13.07.2015 Views

Shpalo (PDF)

Shpalo (PDF)

Shpalo (PDF)

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2. Kontrata e shitjes nëpërmjet të ujdisë së drejtpërdrejtë lidhet me shkrim.3. Kontratën në emër dhe llogari të debitorit e lidhë personi të cilit i është besuar shitja mekonkluzionin e organit përmbarues. Nënshkrimet e personave që lidhin kontratën, duhet tëverifikohen të organi kompetent.4. Kjo kontratë prodhon efekt juridik prej ditës kur nxjerrët aktvendimi apo urdhri përdorëzimin e paluajtshmërisë së shitur.Neni 229Kushtet e shitjes1. Kushtet e shitjes së paluajtshmërisë inkorporohen në konkluzionin për shitjen dhe përpos tëinformatave të tjera përmbajnë:1.1. përshkrimin më të hollësishëm të paluajtshmërisë me sendet që i takojnë;1.2. emërtimi i të drejtave të personave të tretë të cilat nuk shuhen me shitjen e sendittë paluajtshëm;1.3. të dhënat se a është e liruar paluajtshmëria nga personat dhe gjësendet, apo ështëduke u shfrytëzuar dhe nëse po, atëherë për cilën bazë juridike;1.4. vlerën e paluajtshmërisë;1.5. çmimin me të cilin mund të shitet paluajtshmëria dhe kush është i detyruar t’i paguaj tatimet dhe harxhimet lidhur me shitjen;1.6. afatin brenda të cilit blerësi ka për detyrë ta paguajë shumën e të hollave në emërtë çmimit blerës;1.7. mënyrën e shitjes;1.8. shumën e garancionit, afatin brenda të cilit duhet dhënë ai, të cili dhe si duhet tëjepet garancioni;1.9. kushtet e posaçme që duhet t’i plotësojë blerësi për të fituar të drejtën e pronësisëpër paluajtshmërinë e blerë;1.10. natyrën e pronës së shitur.2. Në procedurën e përmbarimit për pjesën në bashkëpronësi nga neni 193 të këtij ligji,kushtet e shitjes nga paragrafi 1. i këtij neni, do t’i përfshijnë kushtet e shitjes sikurse përgjithë paluajtshmërinë ashtu edhe për pjesën në bashkëpronësi që është objekt i përmbarimit.86

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!