13.07.2015 Views

Shpalo (PDF)

Shpalo (PDF)

Shpalo (PDF)

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

3. Organi përmbarues apo personi i autorizuar për shitjen e letrave me vlerë, lidhin kontratënpër shitjen e letrave me vlerë në emër të debitorit në mbështetje të konkluzionit të organitpërmbarues i cili i autorizon për një gjë të tillë.4. Nëse letrat me vlerë shiten përmes bursës apo tregut tjetër publik për letrat me vlerë,atëherë letrat me vlerë shiten në mesataren e çmimeve të tregut në hapje dhe në mbyllje përato letra me vlerë në ditën e shitjes në bursë apo treg në të cilën ato zakonisht shiten.5. Po qe se letrat me vlerë shiten në ankand publik, apo me anë të ujdisë së drejtpërdrejt,atëherë vlerësimi, caktimi i çmimit të shitjes dhe shitja e letrave me vlerë, bëhet duke uzbatuar në mënyrë të përshtatshme dispozitat e Kreut 1 Pjesa 2, të këtij ligji për përmbariminnë sendet e luajtshme të debitorit. Vlerësimi i aksioneve që kërkohet nga Kreu 1 Pjesa 2 ekëtij ligji bëhet nga një ekspert me njohuri në vlerësim të afarizmit. Eksperti emërohet ngaorgani përmbarues me miratim nga të dyja palët.6. Në qoftë se letrat me vlerë nga paragrafi 1. i këtij neni nuk shiten brenda afatit tre (3)mujor nga dita e ofertës së parë për shitje në bursë, apo në rast të tentimit të pasuksesshëmpër shitje nga paragrafi 2. i këtij neni, atëherë propozuesi i përmbarimit mund ta kërkojëpërmbarimin me anë të kalimit të letrave me vlerë në pronësi të tij, në vend të pagesës.7. Aktvendimi apo urdhër për kalimin e letrave me vlerë në pronësi të propozuesit tëpërmbarimit i bashkëngjitet regjistrit të letrave me vlerë.8. Organi përmbarues ka për detyrë që ta njoftojë propozuesin e përmbarimit për të drejtën qëta propozoj kalimin e letrave me vlerë në pronësi të tij, po qe se ato nuk shiten brenda afatit tëparaparë në paragrafin 6. të këtij neni. Me atë rast organi përmbarues e thërret propozuesin epërmbarimit që brenda afatit të cilin ia cakton ta paraqesë kërkesën për kalimin e letrave mevlerë në pronësi të tij në çmimin e dhënë për to nga eksperti.9. Në qoftë se propozuesi i përmbarimit nuk e paraqet kërkesën nga paragrafi 7. i këtij neni,organi përmbarues e pezullon procedurën e përmbarimit, nën nenin 102 të këtij ligji.Neni 172Përmbushja e kredisë së propozuesit të përmbarimit1. Përmbushja e kredive në procedurën e sekuestrimit dhe shitjes së letrave me vlerë tëdebitorit bëhet me anë të zbatimit të përshtatshëm të dispozitave të Kreut 1 Pjesa 2 të këtijligji, të parapara për përmbarimin për sendet e luajtshme të debitorit.2. Në mënyrë të përshtatshme zbatohen dispozitat e Kreut 1, Pjesa 2 e këtij ligji, të paraparapër përmbarimin për sendet e luajtshme edhe kur vendoset kalimi i letrave me vlerë tëdebitorit, që nuk kanë mundur të shiten në pronësi të propozuesit të përmbarimit.Neni 173Përmbarimi për pjesën e pasurisë së debitorit në shoqërinë tregtare1. Sekuestrimi i pjesës së pasurisë në shoqërinë tregtare pronë e debitorit, bëhet me anë tëdorëzimit të aktvendimit apo urdhrit për përmbarimin në Agjencinë për Regjistrimin e69

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!