13.07.2015 Views

Shpalo (PDF)

Shpalo (PDF)

Shpalo (PDF)

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Neni 129Kushtet e posaçme për kalimin e kredisë së papjesëtueshme1. Kredia që bazohet në letrën me vlerë, që kalohet me nënshkrim, ose për realizimin e sëcilës nevojitet parashtrimi i kësaj letre, ose që për shkaqe tjera nuk mund të pjesëtohet lidhurme kalimin ose realizimin, mund të kalohet vetëm në shumën e saj të plotë.2. Në qoftë se kjo shumë e tejkalon shumën e kërkesës së kreditorit të ekzekutimit, kredia esekuestruar do të kalohet vetëm pasi kreditori të depozitoj garancion se këtë tepricë do t’iadorëzojë organi përmbarues.Neni 130Kalimi i kredisë pjesërisht të përjashtuar nga përmbarimi1. Kredia që pjesërisht është e përjashtuar nga përmbarimi i detyrueshëm, apo e cila ështësekuestruar në dobi të personave të tjerë, kalohet vetëm pasi që kreditori të depozitojgarancion se organi përmbarues do t’ia dorëzojë pjesën që është përjashtuar nga përmbarimii detyrueshëm.2. Po qe se më tepër kreditorë kanë paraqitur propozime për kalim të kredisë jo në ditë tënjëjtë, organi përmbarues do ta bëjë kalimin e kredisë në kreditorin e përmbarimit që e kaparaqitur propozimin i pari. Në qoftë se më tepër propozues të përmbarimit kanë paraqiturpropozimin në të njëjtën ditë, kredia do të kalohet në propozuesin e përmbarimit kërkesa e tëcilit është më e madhe.Neni 131Kryerja e kalimit (transferit)1. Kalimi i kredisë së bazuar në letrën me vlerë, e cila pas sekuestrimit të bërë i merretdebitorit të debitorit, quhet e kryer në momentin kur organi përmbarues letrën në të cilënshënohet vendimi për kalimin i dorëzohet kreditorit.2. Kalimin e kredisë së bazuar në letrën me vlerë që kalohet me nënshkrim, apo përrealizimin e së cilës nevojitet parashtrimi i saj, quhet e kryer në momentin kur organipërmbarues në letrën e tillë e venë vendimin për kalimin dhe letrën e pajisur me vendimin etillë ia dorëzon kreditorit.Neni 132Detyrimet e debitorit dhe të kreditorit1. Debitori ka për detyrë që në afatin e caktuar nga organi përmbarues, e me kërkesën ekreditorit në të cilin është bartur kredia, t’i jep shpjegime kreditorit që i janë të nevojshme përrealizimin e kredisë së tillë dhe t’ia dorëzojë dokumentet që kanë të bëjnë me këtë kredi.2. Kreditori në të cilin është bartur vetëm një pjesë nga kredia, ka për detyrë që në qoftë sedebitori e kërkon këtë, brenda afatit të cilin e cakton organi përmbarues të jep garancion sepas realizimit të kredisë së tillë, do t’i kthejë dokumentet që kanë të bëjnë me kredinë.54

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!