13.07.2015 Views

Shpalo (PDF)

Shpalo (PDF)

Shpalo (PDF)

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

4. Në qoftë se pasuritë nga paragrafi 1. i këtij neni nuk shiten brenda afatit prej gjashtëdhjetë(60) ditësh nga dita e ofertës së parë për shitje apo në rast të tentimit të pasuksesshëm përshitje nga paragrafi 2., atëherë kreditori mund të kërkojë transferimin e sendeve në pronësi tëtij, për mbulim të pjesshëm apo të plotë të kredisë në çmim të vlerësuar të atyre sendeve.5. Dispozitat e lartë përmendura të këtij neni do të aplikohen përshtatshmërish edhe përshitjen e sendeve të sekuestruara përmes marrëveshjes së drejtpërdrejt.Neni 102Pezullimi i procedurës1. Organi përmbarues e pezullon përmbarimin në qoftë se asnjëra nga palët nuk paraqetpropozim për ankandin e dytë, apo për shitjen me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë, sipasparagrafit 2. nenit 101 të këtij ligji respektivisht nëse kreditori nuk paraqet propozim përtransferin e sendeve në pronësi të kreditorit, brenda afatit të paraparë në paragrafin 4. neni101 të këtij ligji.2. Dispozitat e sipërme të këtij neni zbatohen në mënyrë të përshtatshme edhe për shitjen esendeve të sekuestruara me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë.Neni 103Të drejtat dhe detyrimet e blerësit1. Blerësi ka për detyrë ta depozitojë çmimin blerës dhe sendet t’i marrë përsipër menjëherëpas përfundimit të ankandit, apo të shitjes me anë të ujdisë së drejtpërdrejtë.2. Organi përmbarues t’ia dorëzojë blerësit sendet edhe para se do ta ketë depozituar shumëne të hollave në emër të çmimit blerës, në qoftë se për këtë gjë në rrezik të vet e jep pëlqiminkreditori brenda suazave të shumës që do t’i takonte nga çmimi i realizuar i shitjes.3. Në qoftë se blerësi nuk e depoziton shumën e të hollave në emër të çmimit blerës, personatnga paragrafi 2. i këtij neni, mund të kërkojnë nga organi përmbarues në të njëjtën procedurëqë me aktvendim të urdhërohet blerësi ta bëjë depozitimin e saj dhe pasi të bëhet i formës sëprerë, të propozohet përmbarimi i sajë.Neni 104Momenti në të cilin blerësi bëhet pronar1. Në momentin në të cilin blerësi merr sendet e sekuestruara në posedim, ai bëhet edhepronar i tyre pasi ta ketë depozituar çmimin e plotë.2. Blerësi nuk ka të drejtë ankese për të metat fizike dhe juridike të sendi.46

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!