13.07.2015 Views

Shpalo (PDF)

Shpalo (PDF)

Shpalo (PDF)

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Neni 372Procedura disiplinore1. Procedura disiplinore konsiderohet se ka filluar në ditën e dorëzimit të propozimit përngritjen e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat.2. Komisioni disiplinor menjëherë ia dërgon përmbaruesit privat propozimin për ngritjen eprocedurës disiplinore, i cili në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh ka të drejtë që të paraqesmbrojtje me shkrim lidhur me propozimin.Neni 373Seanca dëgjimore1. Kryesuesi cakton datën e seancës dëgjimore për rastin. Komisioni Disiplinor ftonpërmbaruesin privat dhe palën ankuese që të paraqiten në seancë dëgjimore së paku dhjetë(10) ditë përpara seancës.2. Propozuesit për ngritjen e procedurës disiplinore së bashku me ftesën i dërgohet edhepërgjigja me shkrim.3. Nëse gjatë dëgjimit shqyrtimi i rastit shtyhet apo pezullohet për një periudhë kohore, asnjënjoftim i ri nuk ka efekt sikurse referohet në paragrafin 1. të këtij neni.4. Seanca dëgjimore e Komisionit Disiplinor është publike. Për arsye me rëndësi, KomisioniDisiplinor mundet të urdhërojë që dëgjimi plotësisht apo pjesërisht të mbahet pa publikun5. Përmbaruesit privat dhe ankuesi munden të ndihmohen apo përfaqësohen nga një avokat.6. Komisioni Disiplinor mundet të refuzojë individët e caktuar si mbrojtës nëse ata nuk janëjuristë.7. Komisioni Disiplinor i jep përmbaruesit privat dhe ankuesit si dhe avokatëve të tyre apo tëtjerëve të cilët i ndihmojnë ata, një mundësi për të marrë shënime për dokumentet qëndërlidhen me rastin.8. Përmbaruesit privat dhe ankuesit apo avokatëve të tyre dhe të tjerëve të cilët i ndihmojnëata u jepet mundësi t’i drejtohen Komisionit Disiplinor dhe të shtjellojnë qëndrimin e tyre.9. Komisioni Disiplinor mundet të thirr dhe dëgjojë dëshmitarët dhe ekspertët. Një ngaanëtarët e Komisionit Disciplinor mundet të udhëzohet të dëgjojë dëshmitarët dhe ekspertët.Çdokush i thirrur si dëshmitar apo ekspertë respekton thirrjen. Ai më tej kërkohet që tëpërgjigjet në pyetjet e bëra apo të ofroj shërbimet e kërkuara. Dispozitat e ligjit të ProcedurësKontestimore vlejnë përshtatshmërish për dëshmitarët dhe ekspertët.10. Pas zbatimit të procedurës disiplinore Komisioni disiplinor nxjerr vendim.11. Procedura disiplinore me hollësisht do të rregullohet me akt nënligjor të Ministrisë.140

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!