13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Raporti Vjetor 2008Nga ana tjetër, rritja e nivelit të likuiditetit strukturor të bankave kryesishtgjatë nëntëmujorit të parë të vitit, ka minimizuar përdorimin e kredisë njëditore.Në harkun kohor dymbëdhjetëmujor, kredia njëditore u përdor në 21 ditëpune, me një mesatare përdorimi 0.3 miliardë lekë. Kredia njëditore patipërqendrim më të lartë gjatë tremujorit të fundit të vitit kryesisht nga bankat evogla të sistemit, të cilat për shkak të ekzistencës së kufijve të tregtimit, kanëhasur vështirësi në gjetjen e likuiditetit në tregun ndërbankar.4.1.3 Instrumente mbështetëseKredia lombard është instrumenti i fundit kreditues i Bankës së Shqipërisëqë iu akordohet bankave në vështirësi të përkohshme me likuiditetin, por qëjanë financiarisht të qëndrueshme. Ky instrument nuk gjeti asnjë përdorimgjatë vitit 2008.4.1.4 Rezerva e DetyruarRezerva e detyruar është instrument i politikës monetare që synon rregullimine likuiditetit në sistemin bankar dhe stabilizimin e normave të interesit. Nivelii rezervës së detyruar korrespondon me 10 për qind të depozitave të bankavetë nivelit të dytë deri në 2 vjet, në të treja monedhat – lek, euro, dollaramerikan. Ecuria e saj gjatë vitit 2008 ka reflektuar ecurinë e depozitavesipas monedhave përkatëse, me një muaj vonesë, pasi periudha e mbajtjessë rezervës së detyruar fillon në datën 24 të çdo muaji dhe korrespondon megjendjen e depozitave të muajit kalendarik që i paraprin.Niveli i rezervës së detyruar pasqyroi rritjensezonale të depozitave në tremujorin e parë dhe atëtë tretë të vitit, ndërkohë që u ndikua nga ulja edepozitave në tremujorin e fundit të tij. Rritja vjetoree rezervës së detyruar rezultoi 6.2 për qind.Pesha mesatare e komponentit të rezervës sëdetyruar në lekë gjatë vitit 2008 ka qenë 56.35 përqind, duke u luhatur nga 57.25 për qind në fillim tëvitit, në 56.34 për qind në fund të tij. Ndërsa peshatmesatare të komponentit të rezervës së detyruar nëvalutë kanë qenë respektivisht 32.57 për qind përrezervën e detyruar në euro (duke u luhatur nga31.22 për qind në fillim të vitit, në 33.56 për qindnë fund të tij) dhe 11.08 për qind për rezervën edetyruar në dollarë amerikanë (duke u luhatur nga11.53 për qind në fillim të vitit, në 10.08 për qindnë fund të tij).Gjatë vitit 2008, mundësia e mesatarizimit të rezervës së detyruar në lekëduke përdorur 20 për qind të saj 5 , është shfrytëzuar në mënyrë më eficienteBanka e Shqipërisë 99

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!