13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2008Raporti VjetorGjatë këtij viti, preferenca e bankave për të investuar në instrumentetafatgjata ka vazhduar të rritet dhe kërkesa për to ka qenë e kënaqshme. Nëtë njëjtën kohë, ecuria e yield-eve është luhatur në varësi të ndryshimeve nëraportet ofertë/kërkesë në treg. Gjatë pjesës së parë të vitit, ato kanë ndjekurecuri të qëndrueshme dhe me prirje rënëse të përqendruar kryesisht nëtremujorin e tretë. Diferencat midis maturiteteve janë zvogëluar, duke zbuturpjerrësinë e kurbës së yield-eve. Vlen për t’u theksuar ngushtimi i diferencësmidis yield-it të obligacioneve 5-vjeçare dhe atyre 2-vjeçare, që tregon përpërmirësimin e primit të rrezikut të perceptuar prej agjentëve për këto letraafatgjata krahasuar me periudhën e emetimit për herë të parë të tyre.Yield-i mesatar i obligacioneve 2-vjeçare gjatë vitit 2008 u rrit me 0.15 përqind në krahasim me vitin 2007. Në muajt e fundit, kërkesa e bankave ështëkushtëzuar nga vështirësitë e lidhura me likuiditetin në treg duke u përcjellënë pjesëmarrje të ulët dhe yield-e të larta.• Tregu valutor dhe ecuria e kursit tëkëmbimitEcuria e kursit nominal efektiv të këmbimit kapasqyruar një gamë të gjerë zhvillimesh gjatë vitit2008. Monedha vendase ka vijuar të forcohetkundrejt shportës së valutave kryesore gjatë periudhësjanar-prill, duke kulmuar në muajin prill (6.2 përqind në terma vjetorë). Ndërkohë, dy tremujorëtpasardhës kanë reflektuar një ngadalësim të ritmevetë rritjes vjetore (1.4 për qind në muajin shtator),duke kaluar në kahun nënçmues në tremujorin efundit të vitit (mesatarisht -3.2 për qind).Në fund të vitit 2008, kursi i këmbimit të lekutkundrejt euros dhe dollarit amerikan pasqyrontenjë rënie vjetore prej respektivisht 0.37 dhe 10 përqind. Megjithatë, në terma mesatarë vjetorë, lekuështë mbiçmuar me 0.66 për qind dhe me 7.23për qind kundrejt monedhës evropiane dhe dollaritamerikan, përgjatë vitit 2008.Pavarësisht zhvillimeve në tremujorit të fundit, duhettheksuar se ecuria pozitive e monedhës vendaseështë mbështetur nga një sërë faktorësh si: ecuria ekënaqshme e treguesve makroekonomikë të vendit,rezultantja pozitive e bilancit të pagesave, ankorimii inflacionit pranë objektivit të Bankës së Shqipërisëdhe përafrimi i këtij indikatori me atë të vendevetë zhvilluara (Eurozonë), dhe diferenca pozitive enormave të interesit. Aktiviteti në tregun vendas tëkëmbimit valutor ka treguar rritje të vazhdueshme,jo vetëm si pasojë e zgjerimit të aktivitetit tregtues, i84 Banka e Shqipërisë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!