13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Raporti Vjetor 2008• Tregu primar dhe ecuria e yield-eveYield-et e bonove të thesarit në tregun primar kanë qenë relativisht tëqëndrueshme gjatë pjesës më të madhe të vitit 2008. Luhatja e tyre ështëndikuar kryesisht nga faktorë të strukturës së tregut. Në muajt e parë të vititato kanë përcjellë rritjen e normës bazë gjatë fundit të vitit 2007 duke ureflektuar në prirje rritëse, ndërsa në tremujorin e tretë vihet re një ulje e tyrepas krijimit të tepricave të mëdha të likuiditetit në treg. Yield-i 12-mujor ibonove të thesarit në tetor shënoi 7.94 për qind, nga 8.23 për qind në muajinjanar. Gjatë dy muajve të fundit të 2008-ës, yield-et janë rritur duke përcjellështrëngimin e kushteve të likuiditetit në banka si efekt i kombinuar i fenomenittë tërheqjes së depozitave dhe rritjes së kërkesës së qeverisë. Në pjesën më tëmadhe të ankandeve për bono thesari, shumat e kërkuara dhe pjesëmarrjakanë qenë në nivele të kënaqshme.Treguesi i kërkesës (raporti bid/cover) në ankandeka shënuar vlera të larta. Ecuria rënëse e yield-evee vërejtur kryesisht në tremujorin e tretë, ndryshoinë muajt e fundit të vitit, kur situata e shtrënguare likuiditetit si dhe kërkesa e lartë për financim upërcoll në rritje të tyre. Megjithë ndërhyrjet e Bankëssë Shqipërisë në ofrimin dhe garantimin e sistemit melikuiditet në këtë periudhë, në vazhdim u vu re njëhezitim i bankave për të investuar në tregun primartë letrave me vlerë. Në kushtet kur pjesëmarrja ebankave në ankand ishte e ulët, kjo gjë solli rritjetë yield-eve. Në muajin dhjetor yield-i 12-mujorrezultoi 8.56 ose 0.30 pikë përqindjeje më lartse në të njëjtën periudhë një vit më parë. Yield-i ibonove 3-mujore gjatë këtij viti qëndroi mesatarishtnë nivelin 6.25 për qind, i njëjtë me normën bazëtë interesit ndërsa ai 6-mujor ndoqi të njëjtën prirjeme atë 12-mujor.Banka e Shqipërisë 83

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!