13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2008Raporti Vjetormë të madhe të vitit, kredia në valutë është rritur me ritme vjetore të lartadhe të qëndrueshme; prej mesatarisht 50 për qind. Portofoli i kredisë nëvalutë, sikurse edhe një vit më parë, u dominua nga kreditimi në euro, i cilipërbën 90 për qind të tepricës së kredisë në monedhë të huaj. Preferenca përkredinë në valutë ka vazhduar të mbështetet nga interesa më të ulët të ofruarpër kredinë në valutë. Ky faktor është cilësuar si më kryesori në vrojtimin eaktivitetit kreditues me bankat. Gjithsesi, Banka e Shqipërisë konstaton seklientët e bankave tregtare vazhdojnë të mos faktorizojnë sa duhet rrezikune kursit të këmbimit kur zgjedhin të marrin një kredi në valutë. Po kështu,sipas rezultateve të vrojtimit, faktorë të tjerë të rëndësishëm për preferencën ekredisë në valutë janë edhe gjenerimi i të ardhurave në valutë si dhe kuotimii disa produkteve në euro. Edhe faktori i fundit, nuk shpreh sjellje racionaletë individëve për sa kohë që ata marrin përsipër një ekspozim afatgjatë 4 ndajlëvizjeve të kursit të këmbimit përkundrejt kostos që mund të ketë konvertimi ikredisë nga lekë në euro, në momentin kur kryhet pagesa.Kredia në lekë në gjithë tremujorin e katërt të vitit 2008, pasqyroi një rritje tëmoderuar të normës vjetore të rritjes në 35 për qind, duke u barazuar me atëtë kredisë në valutë. Tkurrja e ndjeshme e rritjes vjetore të portofolit të kredisënë valutë, dëshmoi për vështirësitë e bankave për sigurimin e likuiditetit nëvalutë, të ndikuara jo vetëm nga mungesa e tij në tregun ndërkombëtar,por edhe nga tërheqjet më të larta të depozitave në valutë. Kjo situatë i kadetyruar bankat të bëjnë një rivlerësim më të mirë të rrezikut të kredisë si dhetë jenë më të kujdesshme në zgjerimin e aktivitetit kreditues në monedhë tëhuaj.Bizneset kanë qenë klientët më të preferuar të bankave edhe gjatë vitit 2008.Portofoli i kredisë për biznese tregoi një rritje të lartë dhe të qëndrueshme gjatëpjesës më të madhe të vitit; mesatarisht 44 për qind. Bankat kanë kredituarmë shumë bizneset për mbulimin e nevojave për likuiditet dhe për financimine investimeve në pasuri të paluajtshme. Ndërkohë, kredia për investime në76 Banka e Shqipërisë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!