13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2008Raporti VjetorKriza financiare globale ka rikthyer edhe një herë në fokus debatin mbi mjaftueshmërinëe rezervave valutore. Vende të ndryshme janë më shumë të ekspozuara ndaj rreziqevetë tilla si thellim i mëtejshëm i deficitit tregtar, tkurrje/tharje e tregut të jashtëm tëhuamarrjes apo krizat e besimit në sistemin bankar të shoqëruara me tërheqjen epapritur të depozitave. Në këto kushte shqetësimi në lidhje me kostot e mbajtjes sënjë niveli të lartë të rezervës valutore është më pak aktual, përkundrejt nevojës përsasi më të mëdha rezervash për përballimin e situatave emergjente.Treguesit e rezervës së vendeve të Evropës Qendrore e Lindore (EQL) kanë njohurnjë rënie të përgjithshme nga viti 2002 (tabelë 1). Megjithë këtë rënie, treguesite vendeve si Serbia, Bullgaria, Kroacia apo Rumania konstatohet të jenë mbinivelin mesatar të grupit të vendeve të EQL-së. Serbia shënon nivelin më të lartë tërezervës të matur ndaj këtyre treguesve, ndërsa Sllovenia nivelin më të ulët. Thuajsetë gjitha vendet, përveç Sllovenisë dhe Lituanisë, plotësojnë kushtin tradicional tëmjaftueshmërisë së rezervës; mbulimin me tre muaj importe (25 për qind e vlerësvjetore të importeve). Në përgjithësi, vërehet se vendet e EQL-së kanë shpenzuarnjë pjesë të rezervës valutore në vitin 2008, përveç Hungarisë dhe Çekisë. Hungariae ka rritur rezervën e saj me rreth 10 miliardë dollarë (kryesisht si pasojë e kredisësë marrë nga FMN-ja), ndërsa Çekia me rreth 2 miliardë dollarë.Për vitin 2008, treguesi i rezervës ndaj importeve në Shqipëri rezulton më i lartë semesatarja e vendeve të rajonit. Në fund të vitit rezerva valutore e Shqipërisë ështëe aftë të mbulojë vlerën e mbi katër muajve importe mallrash dhe shërbimesh.Raporti i rezervës ndaj PBB-së është ulur nga 16.9 për qind në vitin 2002 në 15.1për qind në vitin 2008, rreth 2.4 pikë përqindje nën mesataren e vendeve të EQLsë.E matur si raport ndaj parasë së gjerë rezerva valutore e Shqipërisë rezulton tëjetë gjithashtu nën mesataren e vendeve të rajonit për vitin 2008. Në këtë kontekst,mbajtja e rezervës valutore në nivele të larta, do të vazhdojë të jetë në fokusin epolitikës monetare të Bankës së Shqipërisë gjatë periudhës së ardhme, edhe nëmungesë të marrëveshjeve formale me FMN.Tabelë 1. Rezerva valutore dhe tregues të mjaftueshmërisë (vendet e EvropësQendrore e Lindore).Rezerva valutore Raporti i rezervësStoku në fundin periudhës, nëSi përqindje ndaj: valutore ndaj borxhitmiliardë usd PBB Importe Paraja e gjerë afatshkurtër 12007 2008 Ndryshimi në ‘08 2 2002 2008 2002 2008 2002 2008 2002 2008Shqipëria 1.7 1.9 0.2 16.3 15.4 53.8 37.2 27.8 20.1 27.9 2.0Maqedonia 2.1 1.8 –0.3 18.9 19.2 35.9 26.3 61.3 45.5 9.8 3.0Serbia 13.9 13.6 0.4 14.2 26.0 38.6 57.4 66.7 92.3 2.1 5.0Bosnje-Hercegovina 4.5 3.2 –1.3 19.8 16.5 34.0 25.7 47.1 34.2 3.7 1.8Bullgaria 16.4 17.1 0.4 27.9 33.0 54.6 44.2 58.3 56.9 4.8 1.2Kroacia 13.7 12.5 –1.0 25.6 19.5 54.9 39.7 36.1 31.1 1.5 0.6Rumania 37.2 34.9 –2.7 13.4 16.3 34.3 40.6 58.1 51.3 2.8 0.9Turqia 73.2 70.5 –1.8 11.6 8.8 52.1 32.5 30.5 20.6 1.4 1.0Çekia 34.9 37.0 2.1 31.5 17.0 55.4 25.4 41.5 25.6 4.4 1.8Hungaria 23.8 33.5 9.8 14.6 20.4 25.7 30.3 27.6 47.2 1.1 1.1Polonia 65.7 62.2 –3.6 15.0 11.0 54.0 29.9 35.2 28.8 2.2 1.8Sllovakia 18.0 17.9 0.8 36.0 17.8 50.4 23.5 49.7 34.7 3.4 1.5Sllovenia 1.1 0.9 –0.2 29.5 1.7 65.0 2.7 45.1 3.6 5.3 0.1Estonia 3.3 4.1 0.6 13.7 16.3 20.8 24.4 32.9 39.1 0.4 0.6Latvia 5.6 4.2 –1.2 13.3 12.5 30.6 26.4 38.4 37.3 1.6 0.4Lituania 7.6 6.2 –1.8 16.2 12.7 30.5 19.6 51.0 38.5 1.6 0.9Mesatarja 3 21.5 21.4 0.0 19.2 17.5 41.5 32.4 43.9 40.5 3.1 1.61Borxh i jashtëm afatshkurtër, përkufizuar sipas standardeve të Bankës për RregullimeNdërkombëtare (BIS) me maturitet deri në një vit. 2 Ndryshimi që nga fundi iI vitit 2007.3Mesatare e thjeshtë, duke përjashtuar Shqipërinë në vitin 2002.Burimi: BIS, FMN, të dhëna kombëtare dhe Banka e Shqipërisë.74 Banka e Shqipërisë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!