13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

<strong>Raporti</strong> <strong>Vjetor</strong> <strong>2008</strong>kohore e depozitave në valutë ka pësuar zhvendosje drejt mjeteve monetaremë afatgjata. Kjo prirje evidentohet në rritjen e peshës së depozitave me afatnë valutë ndaj totalit të depozitave në valutë në 74 për qind, rreth 3 pikëpërqindje më e lartë krahasuar me vitin 2007.Hapesirë informuese 5: Rezerva valutore në Shqipëri, një analizëkrahasuese.Rezerva valutore e një vendi mbahet nga autoriteti monetar dhe përfshin rezervate arit, arkën e monedhave dhe kartëmonedhave në valutë, depozitat në bankat ehuaja, letra të ndryshme me vlerë si edhe pozicionin valutor në FMN 1 . Mbajtja erezervës valutore përgjithësisht ka për qëllim përballimin e situatave të papriturashkaktuar nga mungesa likuiditeti në tregjet ndërkombëtare. Ana tjetër e medaljesështë kostoja oportune që ato mbartin nëse këto para do të investoheshin në njëformë tjetër. Niveli dhe mjaftueshmëria e rezervës valutore ka qenë vazhdimishtçështje mjaft e debatuar midis analistëve e studiuesve. Shpeshherë vende tëndryshme janë komentuar për mbajtjen e niveleve të larta të rezervës. Në kuadrine globalizimit, niveli i lartë i rezervave valutore është arsyetuar si një lloj siguracionindaj luhatshmërisë së madhe në lëvizjen e kapitalit. Ndërsa kundërshtuesit e kësajteze mendojnë se rezervat në nivele të larta janë të panevojshme, pasi këto fondemund të shfrytëzohen më mirë për zhvillimin e ekonomisë.Strategjia e Bankës së Shqipërisë për administrimin e rezervës valutore ka parashikuarrritjen e vazhdueshme të saj në përputhje me rritjen e vazhdueshme të aktivitetit tëjashtëm tregtar dhe zgjerimit të sistemit financiar. Politika operacionale që ka ndjekurBanka e Shqipërisë në drejtim të mbajtjes së rezervës valutore ka qenë subjekt imarrëveshjeve të Qeverisë Shqiptare me misionet PRGF/EFF të FMN-së gjatë vitevetë fundit. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje autoriteti monetar ka mbajtur një nivelminimum të rezervës valutore të barabartë me të paktën vlerën e tre muaj importeve.Në përfundim të marrëveshjes trevjeçare me FMN-në në janar të vitit 2009, rezervavalutore do të jetë subjekt i monitorimit të vazhdueshëm të autoritetit monetar.Përcaktimi i nivelit optimal të rezervës valutore varet nga një sërë faktorësh, tëcilët ndryshojnë në varësi të madhësisë së ekonomisë si edhe nivelit të zhvillimittë një vendi. Shqipëria është një vend me një ekonomi të vogël, të hapur dhe nëzhvillim. Ajo karakterizohet nga një deficit i lartë dhe në rritje i llogarisë korente,duke regjistruar një rritje të shpejtë të borxhit të jashtëm afatshkurtër gjatë viteve tëfundit si edhe karakterizohet nga një normë e lartë e euroizimit të parasë së gjerë.Në këtë kuadër është i nevojshëm monitorimi i rezervës ndaj treguesve që adresojnëkëto karakteristika të ekonomisë shqiptare. Treguesi i rezervës matur ndaj importevetë mallrave dhe shërbimeve është një kriter që rekomandohet të përdoret në rastetkur madhësia dhe ecuria e deficitit korent përbëjnë ose mund të përbëjnë një burimdestabiliteti për vendin. Monitorimi i rezervës ndaj borxhit të jashtëm afatshkurtërrekomandohet për të adresuar rreziqet që vijnë nga një tharje ose tkurrje e tregut tëjashtëm të huamarrjes dhe për të dëshmuar aftësinë paguese të ekonomisë në rastekrizash. Ndërsa në kushtet e euroizimit të pjesshëm të ekonomisë, mbajtja e rezervësnë terma të parasë së gjerë adreson rastet e krizave të besimit, të shoqëruara metërheqjen e papritur të depozitave.Mbajtja e rezervës në terma të të tre këtyre treguesve ndihmon për të kuptuar mëmirë rreziqet potenciale nga faktorët që mund të cënojnë stabilitetin makroekonomiktë ekonomisë shqiptare. Të tillë faktorë që karakterizojnë një ekonomi të vogël dhetë hapur në drejtim të bilancit të pagesave, me një sistem financiar me shkallë tëlartë euroizimi sikurse ekonomia shqiptare, e bëjnë të përshtatshëm përdorimin enjë ose disa kritereve të mjaftueshmërisë së rezervës valutore.Banka e Shqipërisë 73

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!