13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

<strong>Raporti</strong> <strong>Vjetor</strong> <strong>2008</strong>Hapësirë informuese 4: Ndryshimi i metodologjisë së statistikavemonetare.Statistikat monetare dhe financiare janë një pjesë e rëndësishme dhe e veçantë estatistikave kombëtare makroekonomike të një vendi. Ato paraqesin nga njëra anëflukset financiare ndërmjet sektorëve të ekonomisë dhe nga ana tjetër, mjetet dhedetyrimet financiare që iu korrespondojnë. Në fillimet e viteve 2000 u prezantuanpër herë të parë nga FMN ndryshime në metodologjinë e llogaritjeve të statistikavemonetare financiare. Këto ndryshime të rëndësishme u ndërmorën me qëllimpërmirësimin e këtyre statistikave dhe përshtatjen me evoluimin e instrumentevedhe tregjeve financiare. Statistikat e reja monetare përfshijnë të gjitha institucionetfinanciare në vend duke ofruar dhe një mbulim më të mirë dhe rigoroz të aktivitetitekonomik të vendit.Në Bankën e Shqipërisë, mbas një periudhe disavjeçare të përpunimit dhekonsolidimit të të dhënave monetare sipas standardeve të reja, tani së fundmi urealizua kalimi përfundimtar në përdorimin e këtyre statistikave. Gjatë gjysmës sëdytë të vitit <strong>2008</strong>, të dhënat për treguesit monetarë në raportet periodike të Bankëssë Shqipërisë, u bazuan në standardin e “Statistikave Monetare” (SM), përkundrejt“Statistikave Ndërkombëtare Financiare” (SNF) të përdorur më parë. Standardi iri i statistikave monetare përfshin disa ndryshime konceptuale në strukturë si edhendryshime teknike, të cilat nuk prekin analizën e treguesve monetarë dhe financiarë,përveçse përmirësojnë cilësinë e të dhënave në disa drejtime.Ndër ndryshimet më të rëndësishme është mbulimi institucional, i cili nënkuptonpërfshirjen e të gjitha institucioneve që pranojnë depozita dhe që ushtrojnë aktivitet nëRepublikën e Shqipërisë. Në këtë kuadër, metodologjia e Statistikave NdërkombëtareFinanciare përfshinte vetëm Bankën e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë, ndërsastandardi i ri përfshin njëkohësisht grupin e shoqërive të kursim-kreditit si pjesë egrupit të institucioneve të tjera financiare.Një tjetër ndryshim ka të bëjë me orientimin e të dhënave përsa i përket sektorizimitdhe klasifikimit të instrumenteve financiare. Standardi i ri ka në fokus treguesitfinanciarë dhe ecurinë e tyre në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përkundrejtstandardit të vjetër i cili kishte në fokus analizën e sektorëve dhe më pas, ecurinëe treguesve në secilin prej tyre. Në përgjithësi, ky standard bën një paraqitje më tëdetajuar të sektorëve ekonomikë dhe instrumenteve financiare.Përveç ndryshimeve konceptuale, metodologjia e re dallon nga ajo e vjetra nëklasifikimin e depozitave në paranë e gjerë M3. Ndryshimi kryesor konsiston nëpërjashtimin nga llogaritja e parasë së gjerë të depozitave të garancive në lekë, tëdepozitave të bllokuara në lekë si dhe të depozitave me afat maturimi mbi 2 vjet,të cilat kanë kufizime përsa i përket likuiditetit dhe transferueshmërisë së tyre. Sipasmetodologjisë së re, ato janë zhvendosur në kategorinë “Depozita të papërfshiranë paranë e gjerë”.Një ndryshim tjetër në metodologjinë e re është përfshirja e interesave të përllogariturpër instrumentet e Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë, si edhe atotë shoqërive të kursim-kreditit që janë shtuar rishtazi me standardin e ri.Ndryshime të tjera ka patur përsa i përket terminologjisë së përdorur, e cila gjithashtuështë përshtatur sipas rekomandimeve të standardeve ndërkombëtare. Për shembull,është përdorur termi “aksione dhe instrumente të tjera të kapitalit” në vend të “llogarikapitale” ose termi “korporata jofinanciare publike” në vend të “sektori publik”.Banka e Shqipërisë 69

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!