13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Raporti Vjetor 2008pozitivisht në këtë rritje është edhe ngushtimi i lehtësive ligjore që ekzistoninpër TVSH-në deri në mesin e vitit 2007.Të ardhurat nga “akcizat”, pavarësisht zhvillimeve në tregjet botëroregjatë gjysmës së dytë të vitit 2008, kanë ruajtur të njëjtën peshë në totaline të ardhurave krahasuar me vitin paraardhës. Megjithatë, viti 2008 shënonngadalësim në ritmet e rritjes së këtij zëri. Me përjashtim të muajit gusht ’08,kur të ardhurat nga akcizat kanë shfaqur pikun e tyre 54 , gjatë muajve nëvijim ritmi i realizimit të këtij zëri ka pësuar tkurrje. Kjo sjellje e të ardhuravenga akcizat, lidhet kryesisht me reflektimin në tregun vendas të çmimeve tëreduktuara të karburanteve në tregjet botërore. Niveli vjetor i programuar përkëtë zë rezulton të jetë përmbushur në masën 91 për qind.Niveli i të ardhurave të akumuluara nga “tatimi mbi fitimin” ka pësuar njëtkurrje prej rreth 14 për qind në terma vjetorë. Faktor kryesor konsiderohetreduktimi i normës së tatimit mbi fitimin në 10 për qind. Niveli vjetor iprogramuar për këtë zë rezulton të jetë përmbushur në masën 98 për qind.Të ardhurat nga “tatimi mbi të ardhurat personale”kanë shfaqur ritmet më të larta të rritjes në termavjetorë. Efekti pozitiv i ndryshimit të mënyrës sëtatimit mbi të ardhurat, përpjekjet drejt formalizimittë ekonomisë 55 si edhe përcaktimi i pagës referuesemujore për të punësuarit në sektorin jopublik, janëndjerë edhe gjatë vitit 2008. Krahas rritjes së lartëvjetore (rreth 64 për qind), të ardhurat nga tatimimbi të ardhurat personale kanë tejkaluar planinvjetor me rreth 5 për qind.Të ardhurat nga “taksat doganore” vijojnë rënien,në sajë të marrëveshjeve të ndryshme që synojnëlëvizjen e lirë të mallrave.Të ardhurat nga pushteti vendor, ndryshe ngatendenca e shfaqur gjatë dy viteve të mëparshme,kanë patur ritme pozitive rritjeje. Kjo i atribuohetkryesisht ristrukturimit të taksave të cilat kaluan nën administrimin e pushtetitvendor. Pavarësisht rritjes pozitive, përqindja e realizimit të planit vjetor përvitin 2008 rezulton rreth 86 për qind.“Kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore”, kanë njohur rritjenmë të lartë të 4 viteve të fundit. Faktor kryesor në këtë zhvillim konsiderohetrritja e bazës tatimpaguese për kontributet e sigurimeve shoqërore, si njëprej elementeve të rëndësishme në uljen e vulnerabiliteteve fiskale, e nxiturkryesisht nga masat e marra drejt formalizimit të ekonomisë.Të ardhurat e karakterit “jotatimor”, kanë treguar një frenim të ritmit tërritjes duke shënuar një nivel realizimi pak më të lartë se një vit më parë.Gjithsesi në krahasim me planin, diferencat mbeten modeste 56 .Banka e Shqipërisë 59

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!