13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2008Raporti Vjetorvëllim për aktivitetin ndërtues është rritur me ritme më të larta krahasuar meaktivitetin industrial.IndustriaGjatë tre tremujorëve të parë të vitit 2008, treguesi i shifrës së afarizmit nëvëllim për industrinë është rritur mesatarisht me rreth 7.4 për qind në termavjetorë; vlerë kjo më e lartë sesa mesatarja vjetore e katër viteve të fundit (5.4për qind). Ky tregues, është rritur me ritme të krahasueshme për nëndegëne industrisë përpunuese dhe atë të furnizimit me energji elektrike, gaz dheujë gjatë të njëjtës periudhë kohore. Ritmin më të lartë të rritjes vjetore eka shënuar industria përpunuese, me mesatarisht 7.9 për qind. Nëndega eindustrisë nxjerrëse, ka regjistruar ritmin më të ulët të rritjes vjetore, rreth 2 përqind nga 6 për qind që vlerësohet mesatarja vjetore e katër viteve të fundit.Tabelë 4. Ecuria e shifrëssë afarizmit në vëllim(mesatarja e ndryshimevevjetore të tremujorëve, nëpërqindje).2004 2005 2006 2007 2008* 25Industria 2.5 4.2 4.9 9.9 7.4Industria nxjerrëse -6.0 -9.7 16.8 22.8 2.0Industria përpunuese 3.5 5.3 7.4 10.0 7.9Energji elektrike, gaz, ujë 2.7 6.4 -6.7 5.1 7.6Burimi: INSTAT, Konjuktura tregues kryesorë ekonomikë, korrik shtator 2008.Industria PërpunueseShifra e afarizmit në vëllim për industrinë përpunuese u rrit mesatarishtme rreth 7.9 për qind gjatë tre tremujorëve të parë të vitit 2008, ritëm ikrahasueshëm ky me dy vitet e mëparshme. Gjatë kësaj periudhe, normënmesatare vjetore më të lartë e ka regjistruar “industria e letrës, kartonit,botime” dhe “metalurgji, fabrikimi i makinave, pajisjeve, pajisjeve elektrike,elektronike, mjeteve të transportit”, me përkatësisht rreth 35 dhe 34 për qind.Ndërkohë, është regjistruar rënie e këtij treguesi për “industrinë e këpucëve”,“industritë e tjera” dhe “industrinë tekstile”. Kontributin më të lartë në rritjenvjetore të shifrës së afarizmit në vëllim e ka dhënë nëndega “metalurgji,fabrikimi i makinave, pajisjeve, pajisjeve elektrike, elektronike, mjetevetë transportit”. Gjithashtu, kontributi i industrisë ushqimore regjistron rritjekrahasuar me dy vitet e mëparshme.Prodhimi dhe Përdorimi i Energjisë ElektrikeViti 2008 dëshmon për një përmirësim të dukshëm të treguesve kryesorë tësektorit energjitik në vend, në krahasim me vitin paraardhës. Rritja e ndjeshmee prodhimit vendas, rezultat i situatës së favorshme hidrometeorologjike, ushoqërua jo vetëm me rënien e importit për këtë produkt por edhe me uljen ehumbjeve kundrejt sasisë së prodhuar.Tabelë 5. Bilanci i SistemitElektroenergjitik Shqiptar (nëGWh).2007 2008 Ndryshimi vjetor (në %)Burimet 5,645 6,246 11Prodhim 2,845 3,771 3342 Banka e Shqipërisë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!