13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

<strong>Raporti</strong> <strong>Vjetor</strong> <strong>2008</strong>Në rastin tonë, opinionet e bizneseve dhe të konsumatorëve grumbullohen dheshprehen në formë numerike nëpërmjet treguesve të balancës dhe të besimit.Treguesi i balancës shpreh në mënyrë të thjeshtuar (numerikisht), opinionet eagreguara të të intervistuarve të çdo sektori mbi një dukuri ekonomike të caktuar.Treguesi i balancës llogaritet si diferencë e përgjigjeve pozitive me ato negative,ku përgjigjet janë të shprehura në përqindje.Treguesi i besimit ndërtohet për çdo sektor të ekonomisë dhe llogaritet si mesatarearitmetike e treguesve të balancave kryesore (zgjedhja e balancave bazohet nëkarakteristikat statistikore dhe kuptimin ekonomik të tyre). Bazuar në treguesit ebesimit për çdo sektor, ndërtohet treguesi i tendencës ekonomike, i cili shprehopinionet dhe pritjet e dy prej grupeve ekonomike kryesore mbi ecurinë e aktivitetitekonomik në vend: bizneset dhe konsumatorët.Duke filluar nga vitit 2002, treguesit e besimit në Bankën e Shqipërisë kanë siguruarnjë panoramë relativisht të mirë të lëvizjeve ciklike të prodhimit, megjithëse janëtregues paraprakë të zhvillimeve në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe jo sizëvendësues të statistikave zyrtare. Testimi dhe përmirësimi në kohë i treguesve tëbesimit, së bashku me disponueshmërinë e serive më të gjata kohore nga statistikatzyrtare, synon shfrytëzimin sa më të mirë të informacionit që vrojtimet e besimitpërmbajnë me qëllim monitorimin e zhvillimeve ekonomike në vend.• Sektori i prodhimitSektori i prodhimit, i cili përmbledh aktivitetin ekonomik të degëve tëndërtimit dhe të industrisë, ka shënuar rritje të lartë gjatë nëntë muajve të parëtë vitit. Rritja e aktivitetit ekonomik të sektorit të ndërtimit ka qenë më e shpejtëse ajo e sektorit të prodhimit, pjesërisht edhe si pasojë e korrektimit të rritjesmë të ngadaltë që ka patur ky sektor gjatë vitit të shkuar. Kontributi që degae ndërtimit ka dhënë në aktivitetin prodhues, duke filluar nga tremujori i tretëi vitit 2007, ka ardhur në rritje dhe ka qenë më i lartë krahasuar me degën eindustrisë. Deri në fund të tremujorit të tretë të vitit <strong>2008</strong>, shifra e afarizmit nëBanka e Shqipërisë 41

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!