13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Raporti Vjetor 2008ekonomike në rang botëror u shoqërua me uljen e çmimeve të lëndëve tëpara dhe një nivel më të ulët të inflacionit të importuar. Qetësimi i goditjevetë ofertës dhe ngadalësimi i kërkesës së brendshme gjatë tremujorit të funditu shoqëruan me uljen progresive të vlerës së inflacionit, deri në nivelin 2.2për qind në muajin dhjetor.Kërkesa e brendshme është reflektuar gjithashtu në rritjen e deficitit tregtardhe të deficitit të llogarisë korente gjatë vitit 2008. Kështu, deficiti i llogarisëkorente arriti në 14.9 për qind të PBB-së, i ndikuar kryesisht nga rritja eshpejtë e importeve dhe ngadalësimi i remitancave përgjatë pjesës së dytëtë vitit, si pasojë e forcimit të efekteve të krizës ekonomike në ekonomitë evendeve fqinje. Nga ana tjetër, duhet theksuar se një pjesë e faktorëve qëkanë ndikuar në zgjerimin e llogarisë korente, si çmimet e larta të mallravebazë të importit dhe zgjerimi i përkohshëm i deficitit buxhetor si pasojë e rritjessë investimeve publike për projektin e rrugës Durrës-Kukës, kanë natyrë tëpërkohshme. Në mungesë të këtyre faktorëve, deficiti i llogarisë korente do tëshënonte një vlerë më të ulët.Në terma makroekonomikë, deficiti i lartë i llogarisë tregtare sinjalizonpër nivele të larta konsumi dhe investimesh në ekonomi, të cilat janëfinancuar nga kursimet e huaja në formën e hyrjeve të kapitalit. Fluksethyrëse valutore kanë qenë të mjaftueshme për ta mbyllur në terma pozitivëbilancin e pagesave. 14 Në një analizë më afatgjatë, deficiti i llogarisë korentetë Shqipërisë është një fenomen i natyrshëm, në kontekstin e nivelit të zhvillimittë vendit. Veçanërisht pozitiv është fakti që pjesa më e madhe e importeve tëvendit përfaqësohet nga importet e makinerive dhe pajisjeve, si dhe importii mallrave të ndërmjetëm në aspektin e konsumit. Megjithatë, rritja e deficitittë llogarisë korente është një zhvillim që duhet monitoruar në vazhdimësi. Nëveçanti, politikat makroekonomike duhet të jenë të kujdesshme për të siguruarqëndrueshmërinë afatgjatë të bilancit të pagesave, si një nga aspektet kryesoretë stabilitetit makroekonomik të vendit dhe një nga kushtëzuesit kryesorë tërritjes afatgjatë të ekonomisë së tij.Politika fiskale ka patur një karakter më ekspansionist gjatë vitit 2008. Kykarakter është reflektuar në zgjerimin e investimeve publike dhe të deficititbuxhetor gjatë vitit 2008. Progresi në fushën e administrimit fiskal dhe rritjabrenda parametrave e ekonomisë së vendit kanë bërë të mundur rritjen e tëardhurave buxhetore dhe kontrollin e deficitit fiskal në nivele të pranueshme.Niveli i borxhit publik shënoi rritje gjatë vitit 2008, duke arritur në 55.9 përqind të PBB-së nga 52.8 për qind një vit më parë. Megjithatë, përmirësimi iadministrimit të borxhit publik në drejtim të zgjatjes së afatit të maturimit dhediversifikimit të burimeve të financimit është zhvillim pozitiv, që ka ndihmuarrifinancimin e borxhit dhe kontrollin e impaktit të kostos së tij në treguesit ebuxhetit.Banka e Shqipërisë 37

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!