13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2008Raporti Vjetorqirasë. Çmimet e kësaj kategorie kanë pësuar një rritje mesatare prej 0.5për qind gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që rritja në katër vitet paraardhëse(2003-2007) ishte mesatarisht 4.3 për qind. Në nivel mesatar, çmimet ekësaj kategorie nuk ndryshuan gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2008.Çmimet e qirasë janë ndikuar vazhdimisht nga ndryshimet në çmimet e treguttë banesave, duke pasqyruar situatën që ka mbizotëruar në këtë treg gjatëvitit të kaluar.Çmimet e administruara u rritën mesatarisht me 4 për qind gjatë vitit 2008.Inflacioni vjetor i kësaj kategorie ka rënë që prej muajit mars ‘08, menjëherëpas rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Në tremujorin e dytë, rritja ishtemesatarisht 6.2 për qind dhe në tremujorin e fundit zbriti në 2 për qind. Rëniaishte kryesisht rezultat i uljes së çmimeve në zërin “komunikim” 4 .Çmimet e kategorisë “Mallra të konsumit afatgjatë”, pësuan rënie gjatëkëtij viti. Brenda kësaj kategorie, grupmallrat “Pajisje audiovizuale” vazhduantë regjistrojnë vlera negative të normës vjetore të inflacionit, e cila nëgjashtëmujorin e dytë të vitit 2008 shënoi vlerën -5.5 për qind.Në kategorinë “Mallra konsumi joushqimorë”, çmimet e karburantevepësuan një rritje të ndjeshme gjatë tetë muajve të parë të vitit. Në muajt embetur, çmimi i këtij malli pësoi rënie graduale, duke kulmuar në muajindhjetor ’08 me vlerën -7.7 për qind. Gjithsesi, rënia e çmimit të karburantevenë tregun vendas nuk regjistroi ritmet e diktuara nga tregu ndërkombëtar. Kjorënie, së bashku me vlerën negative të regjistruar në muajin nëntor, përbënuljen e parë të normës së inflacionit për nënkategorinë “Shërbime ndajmjeteve personale të transportit” (ku bën pjesë dhe nafta), pas një periudhe tëgjatë me inflacion të lartë që nga mesi i vitit 2007. Ky faktor, i ndërthurur mesituatën e kënaqshme të çmimeve në tregun e mallrave ushqimorë dhe atë tëfurnizimit me energji elektrike, krijuan një klimë të karakterizuar nga presionetë ulëta në inflacionin e brendshëm, në fundin e vitit 2008.30 Banka e Shqipërisë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!