13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Raporti Vjetor 2008Stimuli monetar dhe fiskal ka bërë që në fund të vitit 2008, normat e interesit nëtregjet financiare ndërkombëtare të ulen. Kështu, gjatë muajve të fundit të vitit,normat e interesit në tregjet ndërbankare pësuan një rënie të ndjeshme, dukereflektuar uljen e normave bazë të bankave qendrore përkatëse. Pavarësishtrënies së normave të interesit në këto tregje, tensionet dhe perceptimi i rrezikutnga pjesëmarrësit duket se janë ende në nivele të larta. Kjo reflektohet ngavëllimet e larta të likuiditetit të pashfrytëzuar në formën e depozitave njëditore,si dhe nga dinamika e lartë e normave të interesit të aplikuara në këto tregjepër shkëmbimin e fondeve të pasiguruara. Kështu, diferenca midis normës sëinteresit të bonove qeveritare amerikane dhe normës së LIBOR-it në kohë tëvolitshme ekonomike vlerësohet të luhatet me 25 deri në 50 pikë bazë. Pasevidentimit të shenjave të para të krizës financiare, gjatë verës së vitit 2007,kjo diferencë u luhat me rreth 100 pikë bazë deri në kulmin e saj, në shtator tëvitit 2008, kur u regjistrua një ndryshim prej 487 pikësh bazë.Në linjë me uljen e normës bazë të interesit prejRezervës Federale në vlerën 0.00 - 0.25 për qind,normat e interesit të bonove të Qeverisë Amerikanepësuan rënie të mëtejshme. Në muajt e fundit të vititarritën në disa raste dhe normë interesi negative.Tregu i obligacioneve të korporatave dëshmoi përnjë korrektim të preferencave të investitorëve duke iparaprirë rishikimit të renditjes së rrezikut të kredisë.Kërkesa e rritur për obligacione të klasifikuara deri nëatë kohë si më të sigurta prej agjencive të kreditimitu pasqyrua në yield -e mesatarisht më të larta përvitin 2008. Ky fakt dëshmon edhe për humbjen ebesimit të investitorëve në kushtet e përkeqësimit tëdeklaratave financiare të kompanive më të mëdhaamerikane dhe humbjes së vazhdueshme të vlerëssë mjeteve të tyre.Një tjetër zhvillim për t’u përmendur është ndikimiqë ka pasur dobësimi i ekonomive reale në disa vende të zhvilluara të EvropësLindore në tregjet financiare. Vende si Hungaria, Çekia, Polonia apo Rumaniajanë përballur me një rritje të vazhdueshme të deficitit buxhetor, zhvlerësimtë monedhës vendase dhe reduktim të investimeve direkte hyrëse gjatë vitit2008. Gjithashtu, problemet financiare që këto vende përjetuan, kombinuarme aplikimin për miratimin e borxheve prej disa institucioneve kryesorendërkombëtare financiare, kanë ndikuar në rishikimin e klasifikimit të bonovetë tyre qeveritare. Kështu, agjencitë e kreditimit ulën nivelin e klasifikimit tëbonove qeveritare hungareze në muajin nëntor të këtij viti, ndërsa bonotqeveritare të Polonisë dhe të Çekisë ishin disi më të qëndrueshme.Në tregjet valutore ndërkombëtare, gjatë vitit 2007 dhe në fillim të vitit2008 pozicionimi në shitje i monedhës amerikane dukej si zgjidhja më epërshtatshme, duke u mbështetur në faktin se kjo ishte nënçmuar gjatë kësajperiudhe kundrejt euros me 13 për qind dhe kundrejt jenit japonez dhepaundit anglez me 10 dhe 8.5 për qind. Ecuria pozitive e raportit euro/usd nëBanka e Shqipërisë 21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!