13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Raporti Vjetor 2008Në raport, Komisioni theksoi edhe domosdoshmërinë e bërjes sëndryshimeve në kuadrin ligjor në lidhje me liberalizimin e lëvizjes së lirë tëkapitalit në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga MSA.Banka e Shqipërisë ka marrë pjesë rregullisht në takimet periodike tëzhvilluara ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BE-së gjatë vitit 2008, si nëTakimin për Tregun e Brendshëm dhe Konkurrencën ashtu edhe në Takiminpër Çështjet Ekonomiko-Financiare dhe Statistikat, ku Banka e Shqipërisëprezantoi zhvillimet kryesore në fushën e politikës monetare, atë të kursit tëkëmbimit, në sektorin e jashtëm dhe në sistemin bankar. Në të njëjtën kohë,Banka e Shqipërisë është përfaqësuar edhe në Takimin XII të Komitetit tëPërbashkët BE-Shqipëri, të zhvilluar në muajin dhjetor, ku është raportuarrreth zhvillimeve më të fundit ekonomike në vend.Në datën 19 dhjetor 2008, Komisioni Evropian miratoi Programin Kombëtarpër Shqipërinë nën IPA 2008 – Komponenti i Asistencës së Tranzicionitdhe Ngritja e Institucioneve. Instrumenti për Para-Anëtarësim (IPA), përbënasistencën financiare të BE-së.Pjesë e projekteve shqiptare që do të financohen nga IPA 2008 është edheprojekti i binjakëzimit të Bankës së Shqipërisë me një ose dy banka qendroreanëtare të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, i cili synon forcimin ekapaciteteve institucionale të saj, veçanërisht në fushat e mbikëqyrjes bankare,statistikave, sistemeve të pagesave dhe zbatimit të politikës monetare. Objektivikryesor i këtij projekti është përgatitja e Bankës së Shqipërisë në rrugën eintegrimit evropian, duke ndihmuar në përafrimin dhe harmonizimin e kuadritrregullativ dhe atij ligjor, si dhe në përmirësimin e praktikave aktuale sipasstandardeve të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.Projekti ka për qëllim të kontribuojë edhe në përmbushjen e kriterit ekonomiktë Kopenhagenit, nëpërmjet zbatimit të efektshëm të politikës monetare si dhesigurimit të një sistemi bankar të sigurtë, të qëndrueshëm dhe të zhvilluar mirë.Projekti është hartuar në përputhje me përparësitë e shprehura në dokumentetstrategjike të BE-së dhe të Republikës së Shqipërisë si Dokumenti i PartneritetitEvropian për Shqipërinë, Dokumenti Indikativ i Planifikimit Shumëvjeçar MIPD2007-2009 si dhe Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së StabilizimAsociimit 2007-2012.Për herë të parë gjatë vitit 2008, Banka e Shqipërisë ka përfituar asistencëteknike nga Instrumenti TAIEX (Technical Assistance and Information Exchange) iBashkimit Evropian. Ky instrument ofron asistencë teknike në fushën e përafrimitdhe zbatimit të legjislacionit komunitar për vendet që janë kandidate osekandidate potenciale për anëtarësim në BE, nëpërmjet organizimit të vizitavetë ekspertëve evropianë në vend, organizimit të seminareve ose takimeve tëdiskutimit të ndryshme, si dhe organizimit të vizitave studimore në institucionete vendeve të BE-së.Kështu, në vijim të aplikimeve të bëra nga Banka e Shqipërisë në fund të vitit2007 pranë njësisë TAIEX të Komisionit Evropian, gjatë vitit 2008 u zhvilluaBanka e Shqipërisë 143

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!