Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008 Raporti Vjetor 2008

eduart0.tripod.com
from eduart0.tripod.com More from this publisher
13.07.2015 Views

2008Raporti Vjetorgarantimin e së drejtës së vendosjes dhe lirisë për të ofruar shërbime financiarepër bankat dhe institucionet e tjera financiare komunitare, liberalizimine lëvizjeve të kapitalit dhe pagesave rrjedhëse ndërmjet Shqipërisë dheBE-së si dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë komunitar (acquiscommunautaire) në këto fusha.Gjatë vitit 2008, Banka e Shqipërisë ka mbajtur kontakte të rregullta meMinistrinë e Integrimit Evropian dhe ka përcjellë pranë saj raportet mujoretë progresit, të cilat pasqyrojnë progresin e arritur në drejtim të realizimit tëmasave ligjore dhe aktiviteteve zbatuese, në përputhje me afatet e parashikuaranë Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së si dhe një përshkrim të shkallëssë përputhshmërisë me acquis-in të akteve juridike të miratuara nga ana eBankës së Shqipërisë.Në kuadër të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së 2007-2012, Bankae Shqipërisë vijoi punën për nismat ligjore dhe veprimtaritë zbatuese që duhettë ndërmerren nga ana e saj. Kështu, në përputhje me ligjin “Për bankat nëRepublikën e Shqipërisë” i cili hyri në fuqi në muajin qershor të vitit 2007,është rishikuar kuadri rregullator i mbikëqyrjes bankare, sidomos në fushën edrejtimit, transparencës dhe kontrollit të brendshëm të bankave.Më 5 nëntor 2008, Komisioni Evropian publikoi Raportin e Progresit 2008 përShqipërinë, shoqëruar edhe me Strategjinë e Zgjerimit 2008-2009 të BashkimitEvropian. Të dy këto dokumente përshkruan progresin e bërë nga Shqipëriadhe sfidat me të cilat përballet ajo, duke skicuar njëkohësisht edhe përqasjen eKomisionit Evropian, për të udhëhequr dhe mbështetur vendin tonë në të ardhmen.Raporti analizoi progresin e arritur nga Shqipëria për periudhën 1 tetor 2007- 30 shtator 2008 në drejtim të përmbushjes së kritereve të Kopenhagenit.Komisioni Evropian nëpërmjet raportit evidentoi vazhdimin e konsensusitpolitik mbi politikat themelore ekonomike si dhe ruajtjen e stabilitetitmakroekonomik në vend, ndërsa vlerësoi ritmet e shpejta të ekonomisë dhebesueshmërinë e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë në lidhje membajtjen e inflacionit brenda objektivave të vendosur.Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian nënvizoi stabilitetin e sistemitfinanciar, i cili u mbështet nga mjedisi i favorshëm ekonomik dhe forcimi imbikëqyrjes financiare. Gjithashtu, raporti vlerësoi edhe zhvillimet pozitivenë sistemin bankar në vend, duke theksuar forcimin e mbikëqyrjes sëkujdesshme bankare me qëllim ruajtjen e cilësisë së portofolit të kredisë sidhe duke e vlerësuar kuadrin rregullator të mbikëqyrjes bankare në përafrimtë vazhdueshëm me standardet më të mira ndërkombëtare.Komisioni vlerësoi miratimin e një sërë rregulloreve në zbatim të ligjit të ri“Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i cili hoqi dispozitat që kishin të bëninme trajtimin e ndryshëm të degëve të bankave të huaja nga bankat shqiptare,ndërsa u vlerësuan edhe projektet në sistemet e pagesave. Ai bëri gjithashtu,thirrje për forcimin e mëtejshëm të mbikëqyrjes së kujdesshme bankare si dhepër rritjen e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse rajonale.142 Banka e Shqipërisë

Raporti Vjetor 2008Në raport, Komisioni theksoi edhe domosdoshmërinë e bërjes sëndryshimeve në kuadrin ligjor në lidhje me liberalizimin e lëvizjes së lirë tëkapitalit në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga MSA.Banka e Shqipërisë ka marrë pjesë rregullisht në takimet periodike tëzhvilluara ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BE-së gjatë vitit 2008, si nëTakimin për Tregun e Brendshëm dhe Konkurrencën ashtu edhe në Takiminpër Çështjet Ekonomiko-Financiare dhe Statistikat, ku Banka e Shqipërisëprezantoi zhvillimet kryesore në fushën e politikës monetare, atë të kursit tëkëmbimit, në sektorin e jashtëm dhe në sistemin bankar. Në të njëjtën kohë,Banka e Shqipërisë është përfaqësuar edhe në Takimin XII të Komitetit tëPërbashkët BE-Shqipëri, të zhvilluar në muajin dhjetor, ku është raportuarrreth zhvillimeve më të fundit ekonomike në vend.Në datën 19 dhjetor 2008, Komisioni Evropian miratoi Programin Kombëtarpër Shqipërinë nën IPA 2008 – Komponenti i Asistencës së Tranzicionitdhe Ngritja e Institucioneve. Instrumenti për Para-Anëtarësim (IPA), përbënasistencën financiare të BE-së.Pjesë e projekteve shqiptare që do të financohen nga IPA 2008 është edheprojekti i binjakëzimit të Bankës së Shqipërisë me një ose dy banka qendroreanëtare të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, i cili synon forcimin ekapaciteteve institucionale të saj, veçanërisht në fushat e mbikëqyrjes bankare,statistikave, sistemeve të pagesave dhe zbatimit të politikës monetare. Objektivikryesor i këtij projekti është përgatitja e Bankës së Shqipërisë në rrugën eintegrimit evropian, duke ndihmuar në përafrimin dhe harmonizimin e kuadritrregullativ dhe atij ligjor, si dhe në përmirësimin e praktikave aktuale sipasstandardeve të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.Projekti ka për qëllim të kontribuojë edhe në përmbushjen e kriterit ekonomiktë Kopenhagenit, nëpërmjet zbatimit të efektshëm të politikës monetare si dhesigurimit të një sistemi bankar të sigurtë, të qëndrueshëm dhe të zhvilluar mirë.Projekti është hartuar në përputhje me përparësitë e shprehura në dokumentetstrategjike të BE-së dhe të Republikës së Shqipërisë si Dokumenti i PartneritetitEvropian për Shqipërinë, Dokumenti Indikativ i Planifikimit Shumëvjeçar MIPD2007-2009 si dhe Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së StabilizimAsociimit 2007-2012.Për herë të parë gjatë vitit 2008, Banka e Shqipërisë ka përfituar asistencëteknike nga Instrumenti TAIEX (Technical Assistance and Information Exchange) iBashkimit Evropian. Ky instrument ofron asistencë teknike në fushën e përafrimitdhe zbatimit të legjislacionit komunitar për vendet që janë kandidate osekandidate potenciale për anëtarësim në BE, nëpërmjet organizimit të vizitavetë ekspertëve evropianë në vend, organizimit të seminareve ose takimeve tëdiskutimit të ndryshme, si dhe organizimit të vizitave studimore në institucionete vendeve të BE-së.Kështu, në vijim të aplikimeve të bëra nga Banka e Shqipërisë në fund të vitit2007 pranë njësisë TAIEX të Komisionit Evropian, gjatë vitit 2008 u zhvilluaBanka e Shqipërisë 143

2008Raporti Vjetorgarantimin e së drejtës së vendosjes dhe lirisë për të ofruar shërbime financiarepër bankat dhe institucionet e tjera financiare komunitare, liberalizimine lëvizjeve të kapitalit dhe pagesave rrjedhëse ndërmjet Shqipërisë dheBE-së si dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë komunitar (acquiscommunautaire) në këto fusha.Gjatë vitit 2008, Banka e Shqipërisë ka mbajtur kontakte të rregullta meMinistrinë e Integrimit Evropian dhe ka përcjellë pranë saj raportet mujoretë progresit, të cilat pasqyrojnë progresin e arritur në drejtim të realizimit tëmasave ligjore dhe aktiviteteve zbatuese, në përputhje me afatet e parashikuaranë Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së si dhe një përshkrim të shkallëssë përputhshmërisë me acquis-in të akteve juridike të miratuara nga ana eBankës së Shqipërisë.Në kuadër të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së 2007-2012, Bankae Shqipërisë vijoi punën për nismat ligjore dhe veprimtaritë zbatuese që duhettë ndërmerren nga ana e saj. Kështu, në përputhje me ligjin “Për bankat nëRepublikën e Shqipërisë” i cili hyri në fuqi në muajin qershor të vitit 2007,është rishikuar kuadri rregullator i mbikëqyrjes bankare, sidomos në fushën edrejtimit, transparencës dhe kontrollit të brendshëm të bankave.Më 5 nëntor 2008, Komisioni Evropian publikoi Raportin e Progresit 2008 përShqipërinë, shoqëruar edhe me Strategjinë e Zgjerimit 2008-2009 të BashkimitEvropian. Të dy këto dokumente përshkruan progresin e bërë nga Shqipëriadhe sfidat me të cilat përballet ajo, duke skicuar njëkohësisht edhe përqasjen eKomisionit Evropian, për të udhëhequr dhe mbështetur vendin tonë në të ardhmen.Raporti analizoi progresin e arritur nga Shqipëria për periudhën 1 tetor 2007- 30 shtator 2008 në drejtim të përmbushjes së kritereve të Kopenhagenit.Komisioni Evropian nëpërmjet raportit evidentoi vazhdimin e konsensusitpolitik mbi politikat themelore ekonomike si dhe ruajtjen e stabilitetitmakroekonomik në vend, ndërsa vlerësoi ritmet e shpejta të ekonomisë dhebesueshmërinë e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë në lidhje membajtjen e inflacionit brenda objektivave të vendosur.Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian nënvizoi stabilitetin e sistemitfinanciar, i cili u mbështet nga mjedisi i favorshëm ekonomik dhe forcimi imbikëqyrjes financiare. Gjithashtu, raporti vlerësoi edhe zhvillimet pozitivenë sistemin bankar në vend, duke theksuar forcimin e mbikëqyrjes sëkujdesshme bankare me qëllim ruajtjen e cilësisë së portofolit të kredisë sidhe duke e vlerësuar kuadrin rregullator të mbikëqyrjes bankare në përafrimtë vazhdueshëm me standardet më të mira ndërkombëtare.Komisioni vlerësoi miratimin e një sërë rregulloreve në zbatim të ligjit të ri“Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i cili hoqi dispozitat që kishin të bëninme trajtimin e ndryshëm të degëve të bankave të huaja nga bankat shqiptare,ndërsa u vlerësuan edhe projektet në sistemet e pagesave. Ai bëri gjithashtu,thirrje për forcimin e mëtejshëm të mbikëqyrjes së kujdesshme bankare si dhepër rritjen e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse rajonale.142 Banka e Shqipërisë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!