13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Raporti Vjetor 20085.4 Regjistri i krediveFunksionimi i Regjistrit të Kredive konsiderohet një element i rëndësishëmpër garantimin e stabilitetit të sistemit bankar. Regjistri i Kredive përbën bazënelektronike të të dhënave identifikuese dhe veçanërisht, të të dhënave tëkreditit, të individëve, të personave fizikë tregtarë dhe të personave juridikë,që kanë kredi pranë një banke dhe/ose një dege të një banke të huaj tëlicencuar nga Banka e Shqipërisë. Regjistri i Kredive ka dy qëllime kryesore:• vlerësimin dhe minimizimin e rrezikut të kredisë me të cilin përballetsistemi bankar, duke rritur mundësitë për kryerjen e transaksioneve tëshëndosha kredituese;• forcimin dhe përmirësimin e mbikëqyrjes së bazuar në rrezikun.Regjistri i Kredive ka filluar të funksionojë ‘‘live” më 3 janar 2008. Që ngaky moment, Regjistri i Kredive i ka siguruar bankave tregtare informacionin enevojshëm për të gjykuar drejt dhe shpejt mbi besueshmërinë e aplikuesve përkredi, duke rritur kështu mundësitë për një proces kredidhënieje të shëndoshë.Monitorimi i vazhdueshëm i raportimeve të bankave në Regjistrin e Kredivepër të siguruar plotësinë dhe saktësinë e të dhënave që përmban Regjistrii Kredive, monitorimi i përdorimit të të dhënave të Regjistrit të Kredive ngabankat e nivelit të dytë, trajtimi i kërkesave individuale të kredimarrësvepër marrjen e raportit të kredisë, projekti për përfshirjen e institucioneve tëmikrofinancës në Regjistrin e Kredive etj., kanë qenë përparësitë e Zyrës sëRegjistrit të Kredive gjatë vitit të parë të funksionimit të saj.Raportimi i të dhënaveTë gjitha kreditë në sektorin bankar, pavarësisht nga vlera e tyre, janëraportuar në Regjistrin e Kredive. Në këtë kuadër, bankat janë të detyruara tëraportojnë në Regjistrin e Kredive çdo kredi të re të lëvruar, disbursim të ri tëkredisë, kredi të paguar dhe kredi të fshirë nga bilanci, si dhe të dhënat përpersonat e lidhur dhe kolateralet që i mbështesin, brenda ditës së nesërme tëpunës; si dhe përditësimin e portofolit të kredive dhe klasifikimet përkatëse tëtyre, brenda 15 ditëve të muajit të ardhshëm.Konfidencialiteti dhe transparencaInformacioni që përfshihet në bazën e të dhënave, mbrohet dheshfrytëzohet në përputhje me kërkesat e ligjit “Për mbrojtjen e të dhënavepersonale” dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi. Në çdo rast, përtë shmangur keqinterpretimin e informacionit që gjendet në Regjistër dherritjen e transparencës, kredimarrësit lejohen që nëpërmjet një procedure tëpërcaktuar dhe të qartë, t’i drejtohen Bankës së Shqipërisë për të verifikuarinformacionin që ekziston rreth tyre në Regjistër si dhe për të kërkuar ndryshimete nevojshme.Gjithashtu, për një transparencë më të plotë, në faqen e internetit të Bankëssë Shqipërisë ‘www.bankofalbania.org’ ekziston gjithë informacioni përkatëslidhur me Regjistrin e Kredive.Banka e Shqipërisë 123

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!