13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

<strong>2008</strong><strong>Raporti</strong> <strong>Vjetor</strong>tyre. Puna e kryer është bazuar në garantimin e zhvillimit të një aktiviteti tëshëndoshë financiar. Organizimi i punës është bërë në bazë të kritereve të ciklitmbikëqyrës, të përcaktuar nga politika operative e mbikëqyrjes. Duke qenënjë hallkë e rëndësishme e përmbushjes së misionit të Bankës së Shqipërisë,ajo ka ushtruar detyrimet e saj duke iu përmbajtur parimeve mbikëqyrëse,duke i qartësuar, thelluar e respektuar ato. Puna intensive e kryer dhe kujdesii vazhdueshëm e kanë bërë një hallkë të rëndësishme në ruajtjen e stabilitetitfinanciar.Veçori e aktivitetit gjatë vitit <strong>2008</strong> është angazhimi në drejtim të analizëssë thelluar të aktivitetit të subjekteve të licencuara, veçanërisht operatorëvebankarë. Kjo dukuri është shoqëruar me evidentimin e plotë të disaproblematikave si dhe angazhimin intensiv e të zgjeruar të burimeve njerëzore.Në vijimësi të praktikave të ngritura, është mbajtur në vëmendje të veçantëobjektivi i punës për të parandaluar fenomenet në prioritet ndaj adresimit tëtyre pas shfaqjes së dobësive. Për këtë, janë marrë në konsideratë ndikimet qëmund të kenë pozicione të veçanta rreziku si dhe janë paralajmëruar dukuri,me qëllim marrjen e masave në kohë.Përveç respektimit të ciklit mbikëqyrës, është mbajtur një kontakt ivazhdueshëm me bankat për të tërhequr vëmendjen në kohë për dukuri qëkanë përbërë shqetësim mbikëqyrës gjatë gjithë vitit. Janë bërë përpjekje përtë marrë masat për adresimin në kohë të fenomeneve të shfaqura veçanërishtpër çështjet e cilësisë së portofolit të kredive, mënyrën e aplikimit të normavetë interesit dhe për më tepër, administrimin e likuiditetit.Gjatë vitit janë trajtuar edhe ankesa të bëra nga klientë. Numri i tyre,megjithëse modest, është në rritje në krahasim me vitet e kaluara dhe natyrae problematikës është tregues i një ndërgjegjësimi në rritje të publikut përshërbimet e bankave, çka ngre nevojën për një vëmendje të vazhdueshme përadresimin e duhur të problemeve.Bashkëpunimi me autoritete të tjeraDuke marrë në konsideratë zhvillimet në tregjet financiare, veçanërisht atotë muajve të fundit të vitit dhe rëndësinë e bankave me kapital ndërkombëtar,i është kushtuar vëmendje bashkëpunimit me autoritete të tjera mbikëqyrëse.Ky bashkëpunim ka qenë kryesisht me vendet nga të cilat kanë origjinën ekapitalit bankat që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri si dhe ato të rajonit.Në vijim të marrëveshjes shumëpalëshe të bashkëpunimit të nënshkruar megjashtë vende të rajonit, me qëllim promovimin e një koordinimi të strukturuarnë fushën e mbikëqyrjes bankare, është realizuar shkëmbimi i informacionitpër veçoritë mbikëqyrëse të çdo vendi dhe janë hedhur hapat për zgjerimindhe konkretizimin e bashkëpunimit.Është forcuar bashkëpunimi me Bankën e Greqisë, autoritetin mbikëqyrës tësistemit bankar në këtë vend, duke shkëmbyer eksperiencë dhe informacion,dhe nëpërmjet pranisë së këtij autoriteti në kontrollin në Shqipëri të zgjerimevetë bankave me origjinë kapitali nga Greqia.118 Banka e Shqipërisë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!