13.07.2015 Views

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2008Raporti VjetorSi rrjedhojë e ritmit disa herë më të lartë të rritjes së kredive me problemendaj rritjes së tepricës totale të kredisë gjatë vitit 2008, u evidentua njëpërkeqësim i shpejtë i treguesit të cilësisë së portofolit të kredive “kredi meprobleme ndaj tepricës totale të kredive” nga niveli 3.37 për qind në fundvitin2007, në 6.64 për qind në dhjetor ’08. Vlerësojmë se niveli i treguesit përbënnjë shifër rekord, më e larta gjatë gjashtë viteve të fundit. Ky tregues mbi bazaneto përllogaritet në nivelin 3.9 për qind, më shumë se dy herë më i lartë nganiveli 1.8 për qind në fundvitin 2007.Ecuria e cilësisë së portofolit të kredisë për individët dhe bizneset vlerësohete përkeqësuar gjatë vitit 2008, veçanërisht gjatë tremujorit të fundit të vitit.Treguesi i cilësisë së portofolit të kredive evidenton bizneset si më problematikë- me kredi me probleme rreth 7.6 për qind në fund të vitit 2008, nga 3.6 përqind një vit më parë. Ndërkohë, ky tregues për individët përllogaritet rreth 5.5për qind nga rreth 3 për qind në dhjetor ’07.Portofoli i kredive në lekë vazhdon të jetë më problematik në drejtim tëcilësisë së tij, duke e prezantuar treguesin në nivelin 7.5 për qind kundrejt 6.3për qind për atë në valutë. Megjithatë, duke marrë në konsideratë peshënndjeshëm më të lartë të kredisë në valutë si dhe ritmin e përkeqësimit tëtreguesit të cilësisë së tij 1 , vlerësojmë që situata është më shqetësuese përkredinë në valutë, pasi rreziku dhe pasojat që shoqërojnë këtë portofol janëtë një rëndësie materialisht më të lartë.Gjatë vitit 2008, kapitali i sistemit bankar u përfshi në ndryshime strukturoretë rëndësishme, të cilat sollën rritjen e mbizotërimit të kapitalit të huaj tësistemit. Këto ndryshime strukturore si edhe shtimi i kapitalit të paguar 2 ngaana e bankave gjatë vitit 2008, kanë çuar në rritjen e kapitalit të huaj me 12.5miliardë lekë (33 për qind) dhe rënien e kapitalit shqiptar me 266 milionëlekë (5.6 për qind). Në fund të muajit dhjetor 2008, kapitali i huaj i sistemitvlerësohet në 50.3 miliardë lekë apo me një peshë prej 91.8 për qind (nga88.8 për qind në vitin e kaluar), ndërsa kapitali vendas në 4.5 miliardë lekëapo 8.2 për qind.Në fund të vitit 2008 kapitali aksioner i sistemit paraqitet në nivelin 71.5miliardë lekë. Gjatë këtij viti rritja e tij vlerësohet në 15.4 miliardë lekë (27.5për qind), kundrejt rritjes me 14.5 miliardë lekë (34.3 për qind) gjatë vitit 2007.Kapitali i paguar vijon të jetë elementi më i rëndësishëm i kapitalit aksioner.Gjatë vitit 2008 kapitali i paguar i sistemit është rritur nga 41.1 miliardë lekënë 51.1 miliardë lekë ose me 24.3 për qind. Përkeqësimi i performancës sësistemit bankar gjatë 2008-ës ka bërë që rezultati neto i sistemit, të ketë njëndikim 2.6 miliardë lekë më pak në totalin e kapitalit aksioner të sistemit.Raporti i aktiveve mbi kapitalin aksioner të sistemit ose ndryshe levafinanciare e sistemit është zvogëluar gradualisht gjatë vitit 2008. Rënia e levësnga 13.1 në 11.7 përgjatë një viti, do të thotë se sistemi është mbështeturmë pak në borxh për financimin e aktiveve. Ky nivel vlerësohet më i mirë sesaniveli i levës financiare për vendet e Evropës, ShBA dhe Kanada. Rënia enivelit të levës për sistemin duket të jetë ndikuar nga grupi G3.110 Banka e Shqipërisë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!