Raporti Vjetor 2008

Raporti Vjetor 2008 Raporti Vjetor 2008

eduart0.tripod.com
from eduart0.tripod.com More from this publisher
13.07.2015 Views

2008Raporti Vjetor106 Banka e Shqipërisë

Kapitulli V. Stabiliteti Financiar dhe MbikëqyrjaBankareRaporti Vjetor 20085.1 Ecuria e sistemit bankarViti 2008, në ndryshim nga ai paraardhës, prezantoi zhvillime mikse dhetë paqëndrueshme. Analiza e sistemit bankar tregon për një nivel në rritje tërrezikut dhe zvogëlim të kapacitetit të tij financiar. Gjysma e parë e vitit shfaqzhvillime më pozitive krahasimisht me gjysmën e dytë, kur në veçanti tremujorii fundit u dallua për kontributin e tij në përkeqësimin e treguesve kryesorë tësistemit bankar. Gjithsesi, luhatshmëria dhe performanca jo e mirë e disaprej treguesve kryesorë, nuk ka vënë në rrezik nivelin e kapitalit rregullator tënevojshëm për mbulimin e rreziqeve të marra nga sistemi bankar.Sistemi bankar vijon të jetë i angazhuar kryesisht në aktivitetin e grumbullimittë depozitave dhe rritjes së kredidhënies. Megjithëse me ritme më të moderuara,aktivet dhe burimet e sistemit u rritën më tej gjatë vitit 2008. Ekspozimi ndajrrezikut të kredisë duket gjithashtu të jetë rritur, si shprehje e rritjes së peshëssë portofolit të kredive në totalin e aktiveve të sistemit. Për më tepër, kreditëme probleme u rritën ndjeshëm dhe me ritme të shpejta duke cënuar cilësinëe portofolit të kredive. Si rrjedhojë, rentabiliteti i matur me treguesin RoAA,u përkeqësua si pasojë e rritjes së shpenzimeve për provigjone për humbjenga kreditë, të cilat prekën rezultatin neto të sistemit. Niveli i treguesve tësipërpërmendur nuk konsiderohet të jetë kritik, por dinamika dhe intensiteti izhvillimeve kërkon monitorim më të kujdesshëm edhe në vijimësi.Performanca e sistemit bankar për vitin 2008, vlerësuar në këndvështrimine ecurisë së rezultatit neto, ka qenë dukshëm më e dobët sesa gjatë vitit2007. Rezultati neto ka shfaqur luhatshmëri gjatë vitit 2008. Ai përllogaritet26.5 për qind më i vogël se një vit më parë dhe pasqyron kryesisht rritjen eshpejtë të shpenzimeve për provigjone, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit.Po kështu, shpenzimet e veprimtarisë kanë njohur një rritje të konsiderueshmesi rrjedhojë e zgjerimit të vazhdueshëm të aktivitetit të sistemit bankar.Treguesit Dhjetor ‘08 Dhjetor ‘07 Dhjetor’06 Dhjetor’05Rezultati neto (pas tatimit) 7.33 9.98 7.45 6.60Burimi: Banka e Shqipërisë.Tabelë 1. Rezultati neto nëmiliardë lekë.Rritja e rezultatit neto nga interesat dhe nga veprimtaritë e tjera edhe pseme ritëm më të ulët krahasuar me fundvitin 2007, ka pasqyruar rritjen epeshës së aktiveve që gjenerojnë interesa më të lartë si shprehje e orientimitnë vazhdimësi të sistemit bankar drejt aktiveve me rrezik më të lartë dhe rritjenpërgjithësisht të qëndrueshme të vëllimit të aktivitetit bankar.Banka e Shqipërisë 107

<strong>2008</strong><strong>Raporti</strong> <strong>Vjetor</strong>106 Banka e Shqipërisë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!