13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1. Drejtësia (sidk). Çdo profet është i drejtë në fjalë dhe veprime. Profeti kurrë s’gënjen. Poqe se profetët do të kishin gënjyer, njerëzit do ta kishin humbur besimin tek ta. Atëherë edheqëllimi i dërgimit të profetëve do ta kishte humbur kuptimin dhe vlerën. E kundërta e atributit“drejtësi” që është gënjeshtra, nuk mund të mendohet te profetët. Ndërkaq, profetët, papërjashtim, kanë qenë të tillë që s’kanë gënjyer kurrë as para se të bëheshin profetë!2. Besnikëria (emanet). Të gjithë profetët kanë qenë besnikë. Profeti kurrë nuk e shkelamanetin. Lidhur me këtë, Kur’ani thotë: “Nuk i ka hije një profeti ta tradhtojëamanetin...” 227 Shkelja e fjalës dhe tradhtia e amanetit që janë e kundërta e atributit tëbesnikërisë, nuk mund të mendohen për profetin.3. Pafajësia (ismet). Të mos bësh mëkat (gjynah), do të thotë të jesh i mbrojtur prejmundësisë për të bërë mëkat. Profetët, jo vetëm që në jetën e tyre para profetësisë nuk kanë kryermëkate të tilla si mohimi (kufr) dhe politeizmi apo idhujtaria (shirk), por, edhe pasi janë bërëprofetë, nuk kanë kryer mëkat me dashje. Me që edhe profetët janë njerëz, tek ata mund tëgjenden gabime të vogla jo të nivelit të mëkatit, ndërkaq që këto gabime, me tërheqjen evëmendjes nga Zoti, janë rregulluar menjëherë. Këto gabime të vogla të profetëve quhen“rrëshqitje” (zel’le) 228 , kurse kryerja e mëkatit (masijet) që është e kundërta e pafajësisë, nukmund të mendohet për profetët.4. Zgjuarësia (fetanet). Profetët janë të pajisur me një zgjuarësi të veçantë. E kundërta ekësaj, mendjetrashësia, as që mund të mendohet për profetët! Profetët nuk do të kishin paturmundësi t’i bindnin njerëzit dhe të arrinin sukses në detyrën e tyre.5. Kumtesa (teblig). Profetët ua kumtojnë njerëzve pa asnjë të metë urdhrat e marra ngaAllahu. Nuk mund të mendohet që profetët t’i fshehin të gjitha ose një pjesë të urdhrave të Zotit.Çdo profet ua ka kumtuar njerëzve një për një dhe pa bërë as edhe ndryshimin më të vogël,urdhrat e Zotit. E kundërta do të ishte shkelje e amanetit: “O i dërguar! Kumtoje atë që të ështëzbritur nga Zoti yt. Po të mos e bësh këtë, do të thotë se nuk e ke kryer detyrën edërgesës...” 229E. NIVELET PROFETIKESipas besimit islam, profetët, si profetë, janë të barabartë. Allahu e ka bërë farz (detyrim) përmuslimanët besimin e të gjithë profetëve pa përjashtim. Pasi t'i kemi besuar dhe vërtetuar ata, nepranojmë se mes tyre mund të ketë ndryshime niveli. Lidhur me këtë, Kur'ani thotë kështu:"... disa prej tyre i dalluam nga të tjerët. Pati prej tyre që Allahu u foli, kurse disa ingriti në shkallë më të lartë..." 230 Me shprehjen "disa i ngriti në shkallë më të lartë" bëhet fjalëpër profetin tonë, Hz. Muhammed, i cili ka një vend të shquar mes profetëve të tjerë.227 Kur’ani, Ali Imran: 161.228 Lat. lapsus.229 Kur’ani, Maide: 67.230 Kur'ani, Bakara: 253.88

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!