13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

VI. MushebbihitëtFjala arabishte "teshbih" nga e cila rjedh emri i këtij fraksioni, do të thotë "përngjasim",kurse në letërsi, "metaforë". Në filozofi, termi "mushebbihe" do të thotë antropomorfizëm.Mushebbihitët besojnë se Allahu u përngjan njerëzve, se Ai ka organe, pavarësisht se ato nukjanë si të njerëzve. Me që ky fraksion e quan Allahun trup material dhe e pranon si një qeniemateriale si gjithë qeniet e tjera të tilla, është quajtur edhe "muxhessimizëm" (nga cism: trupmaterial) që është sinonim me antropomorfizmin. Ajetet e figurshme të Kur'anit, mushebbihitët ikanë trajtuar njëlloj si ajetet me kuptim të drejtpërdrejtë dhe fjalët dorë, fytyrë, sy, ndenjje,ardhje, etj. i kanë pranuar si veçori të Allahut, duke e përngjasuar Allahun me krijesat.Mushebbihizmin e ka lindur trajtimi i ajeteve të figurshme po ashtu si ajetet e drejtpërdrejta,duke u dhënë kuptim absolut pa bërë interpretim. Për shembull, në Kur'an bëhet fjalë për dorëndhe fytyrën e Allahut. Sipas mushebbihitëve, Allahu ka dorë dhe fytyrë sepse kështu thuhet nëKur'an, prandaj edhe për këto fjalë nuk mund të bëhet interpretim.C. ÇESHTJET MES SUNNITEVE DHE DREJTIMEVE E FRAKSIONEVE TETJERA1. Atributet (sifat): Ndërsa mutezilitët dhe, nën ndikimin e tyre, shiitët i mohojnë atributet eparaqena të Allahut si gjëra të ndara nga individualiteti i Tij, mushebbihitët-muxhessimitët(antropomorfistët), në pozicion diametralisht të kundërt me ta, atributet e Allahut ua përngjasojnëatributeve të njerëzve. Kurse sunnitët, të pozicionuar mes këtyre dy qëndrimeve polare, nuk kanëkaluar në qëndrim skajor as në vërtetimin e atributeve, as në mohimin e tyre. Sunnitët kanëpranuar se Allahu karakterizohet nga atribute që shprehin pjekuri dhe përsosmëri dhe se këtoatribute që nuk u përngjasin atributeve të krijesave, janë absolute, të paraqena e të pasqena.2. Kur'ani: Mutezilitët, duke mbajtur parasysh se Kur'ani është fjalë, shkrim dhe një gjë qëlexohet e mbahet mend përmendësh, kanë pretenduar se ai është i krijuar. Sunnitët thonë se "fjalavetiake" (nefsí kelam) e Allahut, së cilës ne nuk ia dimë natyrën, e cila ka kuptimin e atributit tëparaqenë "fjalë" dhe e cila përbën kuptimin e Kur'anit në lartësinë e Allahut, është e paraqenë,kurse "fjala leksikore" (lafzí kelam) e përbërë prej ajeteve, sureve dhe xhuzeve mes dy kapakëvetë librit të quajtur Kur'an, të cilat ne i lexojmë, i shkruajmë dhe i mësojmë përmendësh, është ekrijuar.3. Shikimi i Allahut (rujetullah): Sipas mutezilitëve, shikimi i Allahut në jetën e pasmeështë i pamundur. Sipas sunnitëve, Allahu do të shihet nga besimtarët në jetën e pasme. Këtë ethonë hapur ajetet e Kur'anit dhe hadithet e vërteta.4. Ngjitja në arsh (istiva): Ndërsa muteshebbihitët e kuptojnë ngjitjen e Allahut në arsh(përgjithësisht raportin e Allahut me arshin) si ngjitje dhe zënie vend në arsh, selefitët e pranojnëkëtë dukuri duke thënë se, megjithatë, e vërteta e saj cilësore nuk mund të njihet, kurse kelamistëtsunnitë dhe mutezilitë thonë se me ngjitjen e Allahut në arsh dhe raportin e Tij me arshin bëhetfjalë për sundimin (zotërimin) e Allahut mbi arshin.163

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!