13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Sipas sunnitëve, vullneti i Allahut është i paraqenë, i pasqenë, i pafund, i pakufizuar, ipakushtëzuar me diçka si dhe absolut. Kurse vullneti i njeriut ka një fund të caktuar, është ikufizuar dhe i kushtëzuar nga faktorë të tillë si koha, hapësira, etj. Çdo dukuri që ndodh nëgjithësi dhe çdo gjë që fiton ekzistencë ndodh dhe realizohet me anë të vullnetit krijues tëAllahut. Ndërkaq, njeriu bën zgjedhjen e vet brenda kufijve që i ka njohur Allahu. Vlerësimi senjeriu është i lirë në aktin e vet do të thotë pranimi i faktit që njeriu, gjatë kryerjes së aktit të vet,nuk ndodhet nën ndonjë lloj presioni apo shtrëngimi.Në çështjen e vullnetit të njeriut dhe rolin e këtij vullneti në aktin e kryer, esharitët dhematuriditët, si dy krahë të rëndësishëm të sunnizmit, kanë pasur të njëjtën pikëpamje. Ndërkaq,esharitët, duke marrë parasysh se vullneti i Allahut përfshin çdo gjë, e kanë emërtuar "vullnet ipërgjithshëm" (kul'li irade). Kurse sipas maturiditëve, edhe vullneti i përgjithshëm, edhe vullneti ipjesshëm i përkasin njeriut. Sipas tyre, vullneti i përgjithshëm është mundësia zgjedhëse e dhënënjeriut nga Allahu dhe e pranuar si mjet për njeriun në zgjedhjen për të bërë apo për të mos bërë,kurse vullneti i pjesshëm është prirja aktive e vullnetit të përgjithshëm në këtë apo në atë anë.II. Vullneti i njeriut dhe roli i tij në aktin e njeriutSipas sunnitëve, njerëzit, në aktet e veta, zotërojnë një liri vullneti të vërtetë. Njeriu e ndienkëtë të vërtetë në vetvete për çdo çast. Ai e ndien fare qartë se, në punët që bën, është krejtësisht ilirë!Allahu i Lartë e ka përcaktuar që njeriu të jetë një qenie me vullnet, i aftë për të bërë atë qëdëshiron dhe e ka krijuar atë të pajisur me një aftësi dhe mundësi të tillë. Prandaj njerëzit kanëfuqi për ta bërë ose për të mos e bërë diçka me dëshirën dhe vullnetin e vet. Ata munden taparapëlqejnë dhe zgjedhin njërën prej të dyja alternativave. Për shkak të këtij vullneti të lirënjeriu meriton shpërblimin ose ndëshkimin, bëhet përgjegjës për akte të caktuara. Ndërkaq, nërealizimin e aktit, është ndikimi i vullnetit të lirë të njeriut, mirëpo aktin e realizon Allahu!Allahu i realizon aktet e vullnetshme të njerëzve ashtu siç e do vullneti i tyre i lirë. Dhe kjondodh kështu jo pse Allahu është i detyruar për këtë, por nga që kështu e ka rregulluar Ai ligjinhyjnor të quajtur "zakoni hyjnor" (adetu'll-llah) ose "tradita hyjnore" (sunnetu'll-llah), domethënë,kaderin. Në këto kushte, parapëlqimi dhe zgjedhja e aktit (kesb) i takon njeriut, realizimi (krijimi– halk) i takon Allahut. Allahu krijon të mirën apo të keqen, atë që të pëlqejë njeriu dhe te e cilata drejtojë vullnetin njeriu. Pse është i lirë për të zgjedhur llojin e aktit, është dhe bëhet përgjegjësnjeriu. Po të ketë zgjedhur dhe bërë mirë, do të shpërblehet, po të ketë zgjedhur dhe bërë keq, dotë ndëshkohet.Ka ajete që tregojnë se njeriu ka vullnet të lirë dhe se, për shkak të këtij vullneti, janëpërgjegjës."Betohem në njeriun dhe në Atë që e pajisi me aftësi dhe ia mësoi se ç'është e mira dheç'është e keqja!" 322322 Kur'ani, Shems: 7-8.126

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!