13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Fjala e Dëshmisë:“Esh’hedu en la ilahe il’lallah ve esh’hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu”,“Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe idërguari i Allahut!”Ky është niveli i parë i besimit dhe themeli i parë i fesë islame. Personi që me të vërtetë enjeh Allahun si Zot të vetëm dhe e pranon Muhammedin si të dërguar të Tij, do të thotë se i kapranuar, në tërësi, edhe të gjitha bazat e besimit dhe të gjithë kumtesën profetike. Gjithçka që ipërket fesë islame dhe besimit, përmbahen në kumtesën e Profetit Muhammed, janë përcjellë teknjerëzit nëpërmjet tij. Prandaj, miratimi dhe vërtetimi i të Dërguarit të Allahut do të thotë miratimdhe vërtetim i drejtësisë së gjërave të kumtuara prej tij! Personi që i thotë Fjalën e Njësisë dhe tëDëshmisë duke u besuar, u ka besuar aty për aty në tërësi edhe të gjitha gjërave të kumtuara ngaHz. Muhammedi. Me që, në këtë nivel të besimit, elementët e tjerë të besimit nuk shprehen dhepohohen në veçanti dhe një e nga një, ky quhet “besim në tërësi”. Megjithëse besimi në tërësiështë i mjaftueshëm për t’u quajtur musliman, mësimi dhe besimi i të gjithë elementëve përbërëstë besimit është i detyrueshëm.II. Besimi në veçantiQuhet besimi i hapur dhe i gjerë i secilës prej gjërave që duhen besuar. Besimi në veçantishqyrtohet në tre nivele:Niveli i parë: besimi në mënyrë të prerë i Allahut, Muhammedit (a.s.) si i dërguar i Allahutdhe ahiretit (jetës tjetër). Ky është pak më i gjerë se besimi në tërësi sepse përfshin edhe besiminnë jetën tjetër.Niveli i dytë: besimi veç e veç i ekzistencës së Allahut, engjëjve, librave, profetëve, jetëstjetër, ringjalljes, xhennetit dhe xhehennemit, të mirës dhe ndëshkimit, kazasë dhe kaderit. Nivelii dytë i besimit në veçanti janë parimet e shprehura në “Amentu”, “Besoj”.Niveli i tretë: miratimi dhe vërtetimi i të gjitha njoftimeve dhe konkluzioneve të sjella ngaProfeti Muhammed prej Allahut dhe të arritura gjer tek ne me anë të përcjelljes nga brezi në brezduke u përvetësuar, miratuar dhe vërtetuar nga një masë shumë e madhe njerëzish në atë mënyrëqë përgënjeshtrimi i tyre të jetë logjikisht i pamundur. 14 E shprehur ndryshe, besimi veç e veç i tëgjitha specifikave përfundimisht të saktësuara me anë të ajeteve kur’anore me kuptim tëdrejtpërdrejtë 15 dhe të haditheve të gjithëpranuara, besimi i tyre në hollësi dhe po në atë formë siçjanë njoftuar dhe urdhëruar nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Konkretisht, nivelin e tretë të besimite përbën mësimi i namazit, agjërimit, zeqatit, haxhit dhe farzeve të tjera, i gjërave hallall (tëlejuara) dhe haram (të palejuara) dhe, pastaj, miratimi, pranimi dhe vërtetimi me gjithë zemër ityre si farze (detyrime fetare), gjëra të lejuara ose të ndaluara.Me anë të besimit në veçanti, personi jomusliman hyn në portën e islamit brenda në besimine tij dhe bëhet musliman. Në se vdes i tillë, si musliman, si përfundim, hyn në xhennet. Ndërkaq,14 Hadithet mutevatir ose të gjithëpranuara.15 Ajetet e Kur’anit janë dy llojesh: muhkem, me kuptim të drejtpërdrejtë dhe muteshabih, me kuptim të figurshëm.11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!