13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Edhe në hadithin e njohur si "Hadithi Xhebrail", Xhebraili, pasi e ka pyetur Profetin mbikonceptet besim, islam dhe mirësi, e ka pyetur edhe se kur do të ndodhë kiameti dhe ka marrëkëtë përgjigje: "Në këtë çështje, ai që pyetet nuk di më shumë se ai që e pyet!"E rëndësishme për muslimanin nuk është se kur do të ndodhë kiameti, por të përgatitet ashtusiç duhet për jetën që do të fillojë me shpërthimin e kiametit. Eshtë e pamundur të dihet se kur dotë ndodhë kiameti, megjithatë, profeti ynë, në disa hadithe, u ka bërë të ditur njerëzve disa shenjaqë tregojnë afrimin e tij.II. Shenjat e kiametitDijetarët islamë, duke mbajtur parasysh vartësinë apo mosvartësinë nga vullneti i njeriut,praninë e çastit të tij afër apo larg kohës sonë, i kanë shqyrtuar shenjat e kiametit në dy grupe:shenjat e vogla, shenjat e mëdha. Cilësimi të vogla apo të mëdha është bërë jo për nga rëndësia etyre, por për shkaqet që parashtruam.Shenjat e vogla. Janë ngjarje që do të ndodhin shumë më parë se shenjat e mëdha. Dërgimi iprofetit tonë dhe mbyllja me të e misionit profetik, mënjanimi i diturisë dhe zëvendësimi i saj mepaditurinë, përdorimi sheshit i pijeve alkoolike dhe i prostitucionit, kalimi i të drejtës së fjalës tenjerëzit e paaftë e jokompetentë, shtimi i vrasjeve, shumimi i pasurive, mosgjetja e të varfërvepër t'u dhënë zeqat dhe ngjarje të tjera si këto janë disa prej shenjave të vogla të kiametit. 273Shenjat e mëdha. Janë ngjarjet që do të ndodhin menjëherë para kiametit dhe që do tandjekin njëra-tjetrën. Shenjat e mëdha janë ngjarje që i kapërcejnë ligjet e natyrës e që kryhenjashtë vullnetit të njeriut. Në një hadith, Profeti ka thënë se "nuk do të vijë fundi i botës para se tëduken dhjetë shenjat para kiametit", të cilat i ka radhitur kështu:1. Tymi. Do të shfaqet një tym që do t'i bëjë besimtarët sikur janë me rrufë, kurse mohuesitsi të dehur dhe ky tym do ta mbështjellë gjithë globin.2. Dexhali. Do të shfaqet një qenie e quajtur kështu 274 , i cili do të pretendojë se është zot dhedo të tregojë disa epërsi të jashtëzakonshme të quajtura istidraxh (mrekulli të shkallëzuara). Mëpas ky do të vritet nga profeti Isa.3. Dabbetul ardh. 275 Do të shfaqet një qenie e quajtur kështu, i cili do të ketë me veteshkopin e profetit Musa dhe vulën e profetit Sulejman; me shkopin do të ndriçojë fytyrat ebesimtarëve, kurse me vulën do të vulosë mohuesit e, kështu, do të bëhet e mundur të njihen sekush janë besimtarët e kush, mosbesimtarët.4. Lindja e diellit nga perëndimi. Me urdhër të Allahut, sundimtarit të vetëm të gjithësisë,dielli do të lindë nga ana e perëndimit dhe atyre që besojnë pas kësaj ndodhie, besimi nuk do t'usjellë asnjë dobi.273 Shih Buhari, Tefsir, 79; Hudud, 20; Fiten, 25. Tirmidhi, Fiten, 34. Ibni Maxhe, Fiten, 25. Ebu Davud, Sunnet, 15.274 Në fenë krishtere quhet Antikrisht.275 Dabbetul ardh (arab.): Kafsha e tokës.107

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!