13.07.2015 Views

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

AKAIDI dhe KELAMI - El-Hikmeh

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

A. BESIMI NE JETEN E PASME"Jeta e pasme" që në terminologjinë arabe i përgjigjet fjalës "ahiret" me kuptimin "i(e)fundit", "ditë e fundit", "kohë e pasme", emërton, në raport me këtë jetë, jetën tjetër vazhduesedhe të fundit. Me "jetë e pasme" (ahiret) kuptohet jeta e pafundme, e ndryshme nga kjo jetë, e cilafillon me vdekjen e njeriut, po ashtu edhe me fundin e kësaj bote.Jeta e pasme do të fillojë, me urdhër të Allahut, me fryrjen e bririt (sur) nga engjëlli Israfilpër të shpërthyer kiameti ose katastrofa e përgjithshme e kësaj bote. Pas kiametit do të ndodhëringjallja e njerëzve të cilët, pastaj, do të hyjnë në xhennet ose xhehennem ku do të mbesinpërgjithmonë. Besimtarët mëkatarë nuk do të mbeten në xhehennem përgjithmonë; pasi tëkryejnë dënimin, do të dalin që aty e do të hyjnë në xhennet. Kështu, jeta e pasme (ahireti)përfshin disa etapa: fryrja e bririt dhe ringjallja e njerëzve, dhënia secilit e librit të punëve dhellogarive të veta, vlerësimi i punëve dhe llogaridhënia, ndërhyrja për falje (shefaati), ura aporruga mbi xhehennem (sirati) si dhe jeta në xhehennem dhe xhennet.Fjala "ahiret" përdoret në Kur'an 110 herë. Dhe, po të mbajmë parasysh se, në shumicën ekëtyre rasteve, përmendet krahas kësaj bote, duhet të themi se mes jetës së pasme dhe jetës sëkësaj bote ekziston një lidhje e ngushtë. Në shumë ajete të Kur'anit theksohet se jeta e kësaj boteështë kalimtare, kurse jeta e pasme është e pafundme, se njerëzit nuk duhet të mashtrohen paskënaqësive të përkohshme e gënjeshtare të jetës së kësaj bote, por të përpiqen të arrijnë lumturinëe përhershme e më të dobishme të jetës së pasme:"... pa dyshim, jeta e kësaj bote është një dëfrim i përkohshëm, ndërsa jeta e pasmeështë jeta e përhershme." 255"Mirëpo ju, megjithëse jeta e pasme është e përhershme dhe më e dobishme, pëlqenijetën e kësaj bote." 256Megjithë këtë, feja islame dhe libri i saj i shenjtë, Kur'ani, nuk e kanë nënvleftësuar as jetëne kësaj bote, sepse lumturia në jetën tjetër varet nga mënyra e jetesës në këtë botë. Kjo botë është"ara ku mbillet jeta e botës tjetër". As braktisja e kësaj bote duke i dhënë tepër vlerë jetës sëpasme është me vend, as dhe braktisja e jetës së pasme duke i dhënë tepër vlerë kësaj bote.Muslimani është njeriu që ka për parim jetesën e rregullt e të drejtpeshuar. Duhet ngriturdrejtpeshimi mes kësaj bote dhe jetës së pasme dhe duhen shtruar në këtë botë sjelljet dheveprimet që do ta sigurojnë lumturinë dhe shpëtimin e përjetshëm. Për këtë të vërtetë bën fjalëKur'ani kur thotë: "... edhe jetën e pasosur e kërko, edhe pjesën që të përket nga kjo botë,mos e harro!" 257 Gjithashtu, në Kur'an bëhet e ditur se njerëzit e fituar thonë: "... Zoti ynë! Najep të mira në këtë botë, të mira edhe në jetën tjetër!" 258Besimi në jetën e pasme si një prej bazave të besimit, është përmendur në Kur'an në formën"el-jevmu'l-ahir" (dita e fundit, dita e pasme) paralelisht me besimin te Allahu, gjë që na tregon255 Kur'ani, Gafir: 39.256 Kur'ani, A'la: 16-17.257 Kur'ani, Kasas: 77.258 Kur'ani, Bakara: 201.100

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!