13.07.2015 Views

HISTORI - Kl.11-1

HISTORI - Kl.11-1

HISTORI - Kl.11-1

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

<strong>HISTORI</strong>Për të gjitha nënlinjatQytetariaNxënës/i-ja:• të përkufizojë dhe shpjegojë konceptet liri, barazi, tëdrejta, ligj, komb, shtet, etni, demokraci dhekushtetutë, për të shpjeguar zhvillimin historik tëqytetërimeve;• të analizojë dhe interpretojë organizimin e familjes, tëinstitucioneve dhe të shoqërisë, për të përcaktuartiparet e jetës së përditshme përgjatë periudhavehistorike;• të shpjegojë dhe analizojë format e sistemeve tëqeverisjes, për të shpjeguar organizimin shtetëror gjatëperiudhave historike;• të analizojë dhe interpretojë besimet e ndryshme fetare(politeizmi, monoteizmi, krishterimi, islamizmi) për tëshpjeguar rolin e fesë në histori.5. KËRKESA PËR ZBATIMIN E PROGRAMITKy program është një dokument zyrtar, pjesë e tërësisë së dokumenteve zyrtare nëlëndën “Historia e qytetërimit botëror”.Zbatimi i programit duhet të bëhet duke respektuar parimet e barazisë gjinore, etnike,kulturore, racore dhe fetare.Objektivat e programitObjektivat e programit janë për të gjithë nxënësit. Kjo do të thotë se të gjithënxënësve duhet t’u jepet mundësia që të nxënë, ç’ka përshkruhet tek objektivat. Realizimii objektivave në tema, kapituj e njësi dhe renditja e tyre është zgjedhje e lirë e zbatuesittë programit.P.sh., le të marrim te “Historia e qytetërimit botëror” objektivin:Nxënës/i-ja duhet të jetë i/e aftë “të ndërtojë linjën e kohës, duke vendosur në tëperiudhat historike dhe ngjarjet e rëndësishme historike”. Ky objektiv do të thotë se tëgjithë nxënësve duhet t’u jepet mundësia të ushtrohen për ndërtimin e linjës së kohës dhepër vendosjen në këtë linjë të periudhave historike.Një objektiv përmbushet në nivele të ndryshme nga nxënës të ndryshëm. Mësuesidhe autorët e materialeve mësimore duhet të mbulojnë të gjithë gamën e niveleve tënxënësve.P.sh., le të marrim te “Historia e qytetërimit botëror” objektivin:Nxënës/i-ja duhet të jetë i/e aftë “të përdorë një gjerësi burimesh historike dheinformacioni të duhur, duke përfshirë dokumentet, burimet e shtypura, historinë gojore,medie, piktura, muze, galeri, fotografi, muzikë dhe internetin si bazë hetimi vetjak, përndërtimin dhe argumentimin e një ngjarjeje historike”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!