12.07.2015 Views

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010/RaportTabela 32: Monumentet e natyrës që janë larguar nga regjistri i zonave të mbrojturaNr. Emërtimi Komuna Viti Kategoria1 Arneni në Nerodime (Pinus Heldreichi) Ferizaj 1959 Monument natyror2 Bliri në Strellc të Epërm (Tilia argentea ) Deçan 1961 Monument natyror3 Vidhi fushor në Lukinaj (Ulmus Campestris) Prizren 1981 Monument natyror4 Trungu i qarrit në Potërç të ulët (Quercus sp.) Klinë 1985 Monument natyror5 Trungu i vidhit në Çabiq (Ulmus minor Miller) Klinë 1985 Monument natyror6 Trungu i qarrit në Bërkovë (Quercus sp) Klinë 1985 Monument natyror7 Trungu i qarrit në Dumnicë të P. (Quercus sp) Podujevë 1988 Monument natyror8 Trungu i plepit në Orllan (Populus tremula) Podujevë 1988 Monument natyror9 Çabrati Gjakovë 1984 Monument natyror10 Rahavane Therandë 1980 Kompleksi i trungjeve11 Ramjani Viti 1982 Monument memorial12 Burimi i ujit në Revuq Podujevë 1988 Monument natyrorGjendja e florës dhe vegjetacionitZonat më të rëndësishme për florën e Kosovës konsiderohen “Malet e Sharrit”, “Bjeshkët e Nemuna”,”Pashtriku”,”Koritniku” etjNë bazë të hulumtimeve të deritanishme floristike janë evidentuar mbi 1800 lloje bimore të florës vaskulare,megjithëse supozohet se numri i tyre është më i madh (rreth 2.500). Në kuadër të llojeve të hulumtuara rreth200 prej tyre janë endemike, endemorelikte dhe subendemike. Sidomos është i rëndësishëm grupi i endemikëvelokal, numri i të cilëve është ende i pa definuar plotësisht, disa prej të cilave kanë përhapje mjaft të kufizuar.Edhe pse fitodiversiteti i Kosovës është shfrytëzuar me shekuj, brengosë fakti që kohëve të fundit ky shfrytëzimbëhet në mënyrë është jo racional dhe pa planifikim, gjë që në të ardhmen mund të rezultojë me humbjen eshume fitocenozave me vlera të larta natyrore. Dëmet të mëdha po i shkaktohen sidomos florës së bimëvemjekuese, aromatike dhe industriale, nga grumbulluesit e tyre.Gjendja e faunësNë aspektin faunistik Kosova karakterizohet me një llojshmëri të madhe të llojeve, edhe pse hulumtimet nëkëtë drejtim nuk kanë përfunduar. Hapësirat më të begatshme faunistike në Kosovë janë të gjitha masivet maloretë Kosovës, por vlen të veçohen: “Malet e Sharrit” dhe “Bjeshkët e Nemuna”. Llogaritet se në Kosovë jetojnërreth 250 lloje të kurrizorëve, 200 lloje të fluturave dhe mbi 500 taksone të makrozoobentosit të ujërave.Me gjithë rrjetin e pasur të lumenjve Kosova ende nuk ka një inventar të plotë për llojet e peshqve, për shkaktë mungesës së hulumtimeve ihtiofaunistike. Deri më sot janë hulumtuar disa nga lumenjtë e Kosovës dhe janëevidentuar gjithsej 30 lloje të peshqve. Prej tyre 18 lloje në lumin Drini i Bardhë, 12 lloje në lumin Llap dhe 17lloje në lumin Drenica.Gjendja e resurseve natyrore në Parkun Kombëtarë “Mali Sharr”Gjendja e pyjeve të Parkut Kombëtar është jo e kënaqshme si pasojë e ndikimit negativ të faktorëve biotikdhe abiotik. Këta faktorë kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të pyjeve, duke shkaktuar dëmetë konsiderueshme pyjore. Në disa pyje, në veçanti të rrobullit, ndikimi i këtyre faktorëve rrezikon ekzistencënbiologjike të tyre.Dëmi i përgjithshëm në pyjet e ahut në vitin 2008 nga prerjet ilegale në PK ka qenë 1608.04 m 3 .Prerjet ilegale në territorin e komunës së Prizrenit në krahasim më atë të Suharekës, janë dukshëm më tëvogla dhe kryesisht shfaqen në rajonet e Manastrecit, Ljubinjës dhe Prevallës.Dëmtime sporadike në pyjet e ahut gjatë vitit 2008 janë verifikuar edhe nga fatkeqësia natyrore (era dhe© Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës/AMMK69

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!