12.07.2015 Views

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010/RaportDisa të dhëna për zonat e identifikuara si hot-spote mjedisore për shkak të ndotjes me metale të rënda janëprezantuar në pjesën e raportit ku flitet për identifikimin e hot- spoteve mjedisore. Për më shumë shiko tabelën 54.Erozioni - Erozioni në territorin e Kosovës rrezikon natyrën dhe pasuritë shoqërore dhe private të krijuara dhetë planifikuara nga njerëzit. Erozioni manifestohet me degradimin e tokës bujqësore, pyjore, rrjetit rrugor dhehekurudhor si dhe me degradimin e objekteve ndërtimore dhe vendbanimeve. Gjendja e ekzistuese e erozionitështë prezantuar në tabelën 25.Tabela 25: Kategoritë e Erozionit në Kosovë, sipërfaqja në km 2 dh pjesëmarrja në % sipas kategorive 37Kategoria e Erozionit Sipërfaqja km 2 %Kategoria I, II dhe III 5.973 km² 55.6 %Kategori IV (erozion i dobët) 3.680 km² 34.2 %Kategoria V (erozion shumë i dobët) 1.097 km² 10.2 %Gjithsej 10.750 km 2 100 %Pra erozioni i kategorive I, II, III dhe IV përfshinë sipërfaqen prej 9.653 km² ose 89.8 % nga sipërfaqja epërgjithshme. Produktiviteti më i theksuar i aluvioneve është në rrjedhën e sipërme të lumit Ibër (gjendja duhetpërmirësuar me masa dhe veprime anti-erozive). Po ashtu edhe sipërfaqet e pellgut të Lepencit janë të rrezikuaranga erozioni. Pastaj vijnë pellgjet e Drinit të Bardhë dhe Moravës së Binçës. Produktiviteti më i vogël i erozionitështë në pellgun e lumit Sitnicë. Vlerësimi i gjendjes së erozionit në territorin e Kosovës është prezantuar edhenë hartën vijuese.Përmbytjet e tokave-Mbrojtja nga përmbytjet dhe rregullimi i regjimit ujorë kërkojnë qasje serioze dheafatgjate. Ndër faktorët kryesorë që shpien deri te paraqitja e vërshimeve dhe përmbytjeve janë:• Shtretërit e parregulluar të lumenjve;• Dëmtimi i shtretërve të lumenjve nga eksploatimi pa kriter i rërës dhe zhavorrit;• Ndërtimi i shtëpive, rrugëve dhe urave në vende që janë të rrezikuara nga vërshimet;• Hedhja e mbeturinave në lumenj;• Prerja e pyjeve në afërsi të zonave vërshuese;• Mirëmbajtja e dobët e objekteve mbrojtëse;• Mungesa e mjeteve financiare për ndërtimin e objekteve mbrojtëse të reja.Në bazë të vlerësimeve të kryera (Master Plani i vitit 1983) për përmbytjet me rastisje një herë në 100-vite, sidhe në bazë të zhvillimit i cili ka qenë në kohën e përllogaritur, mund të konstatohen edhe dëmet nga vërshimet.Sipas kësaj llogaritjeje dëmet nga vërshimet në pellgun e Drinit të Bardhë do të ishin 50%, në pellgun e Ibrit24%, në pellgun e Lepencit 20% dhe 6% në pellgun e Moravës së Binçës. Me qëllim të parandalimit të paraqitjessë përmbytjeve janë paraparë projekte për rregullimin e shtretërve të lumenjve.Sipas vrojtimeve të deritanishme gjatësia e lumenjve të Kosovës të cilët janë të rrezikuar nga vërshimet silletrreth 491 km. Deri më tani janë rregulluar vetëm 140 km, ose 28% e gjatësisë së përgjithshme të paraparë përrregullim 38 .37 Departamenti i Ujërave, 20093833Departamenti i Ujërave, 200960 © Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës/AMMK

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!