12.07.2015 Views

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010/RaportPELLGU I IBRITPellgu i Ibrit ka gjithsej 17 stacione monitorimi. Tri nga to janë stacione që i takojnë lumit Ibër. Stacioni iparë është në Kushtovë, ku cilësia e tij është e kënaqshme. Stacioni i radhës është në dalje të qytetit pas të gjithashkarkimeve të ujërave urbane e të tjera, të cilat ndikojnë që cilësia e ujit të jetë më e dobët në këtë stacion. Stacionii tretë ndodhet në Kelmend pas puqjes së tij me lumin Sitnica, i cili paraprakisht me vete përmban gjithë sasinë eujërave të nënpellgjeve të këtij pellgu lumor. Gjatë kësaj periudhe monitoruese nuk është vërejtur ndonjë rast përtu alarmuar, pasi që në të gjitha pikat monitoruese vlerat janë brenda kufijve të lejueshmërisë sipas kategorisë së II.Komente të përgjithshme për lumenjtë e pellgut IbërLumi Sitnicë- Duke filluar prej Ferizajt deri në Mitrovicë është lumi më i ndotur në Kosovë. Sa i përketparametrave fizik, materiet e suspenduara janë prezentë dhe i tejkalojnë vlerat maksimale të lejuara. Kjo vjennga ajo se në këtë lum derdhet njëra pjesë e lumit të Nerodimës dhe lumenjtë: Shtime, Graçanka, Prishtina,Drenica, Llapi, Trepça si dhe ujërrjedha të tjera më të vogla, ku të gjitha këto puqen në lumin Sitnicë dhepërmbajnë në vete ujërat e shkarkimeve të amvisërisë dhe ujërat e shkarkimeve industriale. Edhe parametratkimik duke u bazuar në matjet e bëra siç janë SHKO (COD) dhe SHBO 5(BOD 5) si indikatorë që tregojnë përndotje permanente të këtij lumi.Graçanka- Cilësia e ujit të këtij lumi është në vazhdimësi e ndotur si rezultat i pompimit të ujërave ngaminierat e Kizhnicës dhe Artanës. Ka vlera të larta të metaleve të rënda si: zink, nikel dhe plumb. Po ashtu, prinëedhe me vlera të larta të përçueshmërisë elektrike dhe të jonit sulfat. Vlen të ceket se gjatë stinës së ngrohtë tëverës ky lumë shteron.Prishtina- Monitorimi i këtij lumi bëhet në Bresje të Fushë Kosovës, para derdhjes së tij në lumin Sitnica. Kynuk mund të quhet lumë sepse nuk plotëson asnjë kriter, por ky është kolektor i të gjitha ujërave të shkarkuaraurbane e ujërave tjera të kryeqytetit të Kosovës. Gjithashtu ka tejkalim të sasisë së nitriteve, materie të suspenduara,shpenzim kimik dhe biokimik të oksigjenit, mungesë të oksigjenit të tretur, detergjente etj.Llapi- Monitorimi i këtij lumi bëhet që nga burimi i tij mbi fshatin Reçicë dhe vazhdon pastaj në Podujevënë dalje të qytetit dhe stacioni i tretë dhe i fundit në Milloshevë para puqjes së tij me lumin Sitnicë. Ky lum nukka tejkalim të VML.Drenica- Monitorimi i këtij lumi bëhet duke filluar nga Komorani dhe para bashkimit me Sitnicën në Vragoli.Gjatë stinës së pranverës në stacionin e parë monitorues ka një cilësi më të mirë, përderisa në stacionin e dytënë Vragoli gjendja e tij pëson ndryshime të theksuara, p.sh. përçueshmëria elektrike rritet për disa qindra njësi,si rezultat i shkarkimeve të ujërave të mihjeve sipërfaqësore të KEK-ut.Shtimja- Ka dy stacione monitorimi, njërën në pjesën ku nuk ka ndikim të jashtëm nga aktivitetet njerëzore, kucilësia e tij është shumë e mirë dhe stacioni i dytë është pas shkarkimeve të të gjitha ujërave urbane nga të gjithafshatrat përreth dhe të vetë qytetit të Shtimes, prej nga cilësia e ujit të këtij lumi kalon në kategori mjaft të dobët.Interpretimi i rezultateveNë vijim përmes rezultateve me VMV të paraqitura në grafikone do të interpretohet gjendja e ujërave nëpellgun e Ibrit me vlera mesatare vjetore të secilit parametër në secilin lumë të këtij pellgu.Sasia e oksigjenit të tretur (O 2tretur)- Vërehet se varijon nga stacioni në stacion, por mund të themi se nëtë gjitha rrjedhat e këtij pellgu ka sasi të mjaftueshme të oksigjenit të tretur, përveç në lumin Prishtina në Bresjesasia e O 2është e ulët.Nëse i krahasojmë vlerat e vitit 2007 me ato të 2008 shihet se nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Vlera më e lartëe O 2është matur në lumin Drenica-Krojmir me vlerë 13.8 mg/l, ndërsa vlerën minimale në 2007 e shënon lumiPrishtina-Bresje. Duhet pasur parasysh se këto janë vlera mesatare vjetore. Ka pas raste gjatë dinamikes mujore tëmonitorimit që në këtë stacion monitorimi të mos ketë fare O 2të tretur. Pasqyra e njëjtë vlen edhe për vitet 2008dhe 2009.Për vitin 2010 gjendja mbetet e njejtë, tretshmëri më të madhe të oksigjenit ka lumi Ibër – Kushtovë 12.48mg/l, derisa vlerën mesatare vjetore më të ulët e ka lumi Prishtina- Bresje 3,43 mg/l oksigjen i tretur.© Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës/AMMK45

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!