12.07.2015 Views

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010/Raport1.4. Presionet në MjedisKoncepti presionet sektoriale, pasqyron presionet në mjedis të sektorëve të caktuar ekonomik dhe sektorëvetjerë, përmes të cilëve njeriu duke kënaqur nevojat e veta socio-ekonomike shkakton ndikime të ndjeshme nëmjedis. Shfrytëzimi i hapësirës, shfrytëzimi i resurseve natyrore dhe llojet e ndryshme të shërbimeve të cilat kanëndikim në mjedis, reflektohen edhe në ndryshimin e baraspeshës natyrore, shterjen e resurseve natyrore dhe nëshëndetin e njeriut. Përmasat e këtyre ndikimeve, mekanizmi i veprimeve dhe pasojat në mjedis janë të varuranga shumë faktorë. Mosndërmarrja e masave adekuate në parandalimin dhe eliminimin e tyre në shumicën erasteve shkaktojnë efekte të pariparueshme për mjedisin .Me qëllim të vlerësimit më të lehtë të ndikimeve në mjedis, praktikohet që efektet sektoriale të grupohensipas aktiviteteve ekonomike, që në realitet trajtohen si sektorë të veçantë.Disa aktivitete ekonomike si: energjetika, industria, transporti, etj. padyshim janë burime me ndikim tëtheksuar në mjedis, ndërsa bujqësia, peshkimi, pylltaria etj. qëndrojnë në raporte të tjera me mjedisin dhe si tëtilla varen mjaft nga gjendja e mjedisit. Shqyrtimi i ndikimeve të tyre në mjedis, assesi nuk duhet të anashkalohet.Ndërsa, turizmi është një sektor ekonomik, efektet e të cilit në mjedis janë identifikuar kohëve të fundit .Shqyrtimi i ndikimeve të sektorëve në mjedis ka një përparësi sidomos gjatë planifikimeve zhvillimoredhe hartimit të strategjive përkatëse. Përveç shqyrtimit të efekteve sektoriale veç e veç, është me interes edheshqyrtimi i zonave në të cilat vjen deri te ndikimi i veprimeve të përbashkëta të disa sektorëve të ndryshëm.Kimikatet i takojnë këtij grupi, prodhimi dhe përdorimi i të cilave sot është në rritje e sipër nga disa sektorë.Energjetika-Energjetika luan rol të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm në jetën e modernizuar të njeriut.Por edhe ndikimet e saj në mjedis janë mjaft të theksuara. Çfarëdo qoftë mënyre e prodhimit të energjisë kandikim të ndjeshëm në mjedis, për shkak të operacioneve të cilat e përcjellin, që nga sigurimi i lëndës së parëdhe transportit të saj e deri te procesi i prodhimit dhe vet shfrytëzimi i energjisë.Në rend të parë analizohen emisionet e përgjithshme nga vargu energjetik duke përfshirë: ndotjen e ujit,ajrit, tokës, menaxhimin e mbetjeve, zhurma dhe radioaktiviteti. Është me interes që të vlerësohen edheaksidentet e mundshme që ndodhin gjatë procesit të prodhimit, transportit dhe shfrytëzimit të energjisë. Arritja enjë baraspeshe në mes kërkesës për energji dhe ruajtjes së gjendjes së mjedisit është një sfidë e madhe. Dukezgjedhur llojet e burimeve të energjisë dhe teknologjive të përshtatshme zvogëlohet ndikimi në mjedis. P.shnëse në vend të thëngjillit përdoret gazi natyror, atëherë emetimi i CO 2zvogëlohet për 40 %.Megjithatë, secili objekt energjetik në përmasa dhe forma të ndryshme ka ndikim në mjedis. Me ndërtimin enjë hidrocentrali vije deri te çrregullimi i regjimit të ujërave nëntokësore dhe mikroklimës, me ç’rast çrregullohetekosistemi në hapësirën ku shtrihet objekti hidroenergjetik.Industria- Industria është çelësi i zhvillimit ekonomik të një vendi, por njëkohësisht hynë në radhën endikuesve më të mëdhenj në mjedis. Përmes zhvillimit të industrisë harxhohen resurset si: burimet energjetike,uji dhe resurset tjera. Nga aktivitetet industriale lirohen emisione në ujë, ajër dhe tokë. Fatkeqësitë industrialeparaqesin një tjetër kërcënim të vazhdueshëm për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve. Ndërsa, prodhimi imbeturinave nga shumica e industrive është edhe një segment tjetër i ndikimit të këtij sektori në mjedis.Bujqësia- Bujqësia në Kosovë në të kaluarën ka qenë njëri ndër sektorët kryesor të punësimit dhe sigurimittë të ardhurave. Krahasuar me vitet ’90-ta, pas vitit 2000 ka qenë e theksuar tendenca e rritjes së prodhimtarisëbujqësore dhe po ashtu, edhe tendenca e ndryshimit të zhvillimit të bujqësisë. Është shtuar numri i fermave dheprodhuesve bujqësorë. Është shtuar përdorimi i kimikateve dhe produkteve tjera me ndikim negativ në mjedis.Në Kosovë ende nuk ka ndonjë interesim të theksuar për prodhimin e produkteve ekologjike.Edhe pse 53 % e sipërfaqes së Kosovës është cilësuar tokë bujqësore, vetëm 3.9 % e forcës punëtore janë tëpunësuar në bujqësi. Nga totali i tokës bujqësore rreth 73% është tokë e punuar, ndërsa pjesa tjetër është tokanën pyll si dhe oborre të shtëpive.Kosova nuk i përmbush nevojat e popullsisë në prodhimtarinë e ushqimit andaj, importi i produkteveushqimore është i domosdoshëm. Në mungesë të laboratorëve të certifikuar importohen ushqime me kualitet tëdyshimtë dhe shpesh pa ndonjë kontroll të mirëfilltë në pikat hyrëse.Pylltaria- Pyjet janë ekosistemet më të përparuara natyrore dhe kanë rendësi shumë të madhe, sepse janëekosisteme me biodiversitet shumë të pasur. Pyjet janë rregullatorë natyror të klimës, ruajnë kualitetin e ujit, ajrit,ato mbrojnë tokën nga erozioni dhe nga shpëlarja e shtresës produktive të tokës. Pyjet po ashtu, janë akumuluesitmë të mëdhenj të sasisë së CO 2në tokë dhe furnizuesit kryesorë të atmosferës me oksigjen. Janë resurse natyrore© Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës/AMMK19

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!