12.07.2015 Views

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

6.5. Rehabilitimi i deponiveGjate viteve 2007-2010 një pjesë e investimeve mjedisore janë orientuar në rehabilitimin e disa deponivedhe mbylljen e deponive të vjetra të mbeturinave komunale dhe industriale. Në kuadër të Planit të Kosovës përVeprim në Mjedis 2006-2010, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, gjatë vitit 2007 ka investuar nërehabilitimin e tri deponive të mbeturinave komunale në: Kaçanik, Prizren dhe Gjakovë, ndërsa gjatë vitit 2008janë rehabilituar deponitë në: Lipjan, Prizren dhe Gjilan. Gjatë vitit 2009 Komisioni Evropian në bashkëpunimme Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka investuar në rehabilitimin dhe mbylljen edhe te tetëdeponive të vjetra të mbeturinave komunale. Të dhëna për projektet e realizuara për rehabilitimin e deponivetë vjetra janë prezantuar në tabelën vijuese. Investime tjera nga MMPH-ja janë planifikuar në implementimine projekteve për ndërtimin e shtatë qendrave për sterilizimin e mbeturinave infektive spitalore, si dhe nëimplementimin e projektit për mbeturina të rrezikshme, në ndërtimin e magazinave për ruajtje të përkohshme tëmbeturinave të rrezikshme.Tabela 60: Projektet për rehabilitimin e deponive të vjetra të mbeturinave komunale 2007-2009 77Emri i projektit Faza e projektit Donatori Viti i realizimit të projektitRehabilitimi i deponisë së Prizrenit I realizuar MMPH 2007Rehabilitimi i deponisë së Gjakovës I realizuar MMPH 2007Rehabilitimi i deponisë së Kaçanikut I realizuar MMPH 2007Rehabilitimi i deponisë së Ferizajt I realizuar MMPH 2008Rehabilitimi i deponisë së Gjilanit I realizuar MMPH 2008-2009Rehabilitimi i deponisë së Lipjanit I realizuar MMPH 2008Projektit për Pastrimin dhe Rikuperimin e Tokës- Ky projekt është duke u implementuar si masë e përkrahjespër aspektin social dhe mjedisor në kuadër të iniciativës së Energjisë nga linjiti në Kosovë.Fondet për realizimin e këtij projekti janë siguruar përmes Bakës Botërore (10.500.000 dollarë), Mbretëriae Holandës (3.000.000 Euro), KEK-ku (shpenzimet operacionale në vlerë prej 3.500.00 Euro) dhe Buxheti iKonsoliduar i Kosovës (transportimi i hirit 4.000.000).Komponentët kryesorë të projektit janë:• Përgatitja e minierës së eskploatuar të Mirashit për pranimin e hirit nga termocentralet;• Riformësimi dhe rikultivimi i deponisë së hirit të termocentalit “Kosova A”, duke përfshirë këtu edhezhvendosjen parciale të kësaj deponie për të siguruar stabilitet të masave përbërëse të kësaj deponie;• Adaptimin e sistemit transportues të hirit nga termocentali “Kosova A” në mënyrë që hiri me transporthidraulik të deponohet direkt në deponinë e eksploatuar të Mirashit.• Largimi i materieve dhe mbeturinave të rrezikshme në seperimet kimike nga zona industriale e TC“Kosova A”.• Riformësimi, rikultivimi dhe rregullimi i pjerrtësisë tek deponia jugore dhe ajo perëndimore e djerrinës.Në kuadër të aktiviteteve të deritanishme është bërë rehabilitimi i disa hapësirave për rreth deponisë së hirit(rrafshime dhe mbulime të luginave, gropave dhe hendeqeve), përmirësimi ngritja e infrastrukturës për qasjemë të mirë dhe nevoja tjera të projektit, operime për shkarkimin (gërmim, shtyrje dhe bartje e hirit) e masivittë deponisë së hirit, rrafshimin dhe rregullimin e sipërfaqes së deponisë në pjesën veri-lindore të saj dhe ështëpërgatitur Raporti për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), për të cilin është organizuar debat publik nëKomunën e Obiliqit.Në ndërkohë është shpallur tenderi për kryerjen e punëve për instalimet e sistemit hidraulik për transportimine hirit dhe për trajtimin dhe largimin e materieve dhe mbeturinave të rrezikshme.Planifikohet që gjatë verës të fillohet me rehabilitimin e deponisë së djerrinës së Vasilevës. Sipas planitdinamik puna në këtë deponi do të përfundojë gjatë vitit 2011.77 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, 2009

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!