12.07.2015 Views

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010 - ammk-rks.net

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Gjendja e Mjedisit në Kosovë 2008-2010/Raport6.3. Identifikimi hapësinor i ndotësve potencialMe qellim të krijimit të bazës së të dhënave dhe të pasqyrimit të gjendjes së mjedisit në terren, AMMKgjatë vitit 2008-2009 ka marrë një iniciativë për inventarizimin hapësinor të ndotësve potencial. Fillimisht kjoiniciativë e AMMK-së, ka filluar me pilot projektin për inventarizimin e potencialeve ndotëse në komunat e FushëKosovës, Obiliqit dhe Prishtinës me tendencë që projekti të vazhdoj në tërë territorin e Kosovës. Identifikimihapësinor i ndotësve potencial, është bazuar në punën e ekipeve profesionale, të cilat kanë mbledhur shënimete nevojshme nga kompanitë të cilat llogariten të jenë ndotës potencial të mjedisit në komunat e hulumtuara.Mbledhja e shënimeve nga kompanitë e lartpërmendura është bërë duke vizituar objektet të cilat llogaritën tëjenë ndotës potencial dhe duke plotësuar formularët e përgatitur paraprakisht. Nga shënimet e marra përmeskëtyre formularëve është krijuar një bazë solide e të dhënave mbi vendndodhjen e ndotësit, lokacionin, komunën,emrin, udhëheqësin, mënyrën e ndotjes, shkarkimin e ndotjes në ujë, ajër dhe tokë, adresën dhe të dhëna tjera tënevojshme. Sipas kodeve të regjistrimit të bizneseve si operatorë ekonomik me ndikim të mundshëm në mjedis,në aglomeracionin e hulumtuar janë gjithsejtë 4548 operatorë ekonomik. Në komunën e Prishtinës sipas kodevetë veprimtarive të regjistruara në MTI, kryejnë aktivitetet e tyre 4598 operatorë ekonomik, në Fushë Kosovë 163dhe Obiliq 87 operatorë. Ekipet e AMMK-së, gjatë punës në aglomeracionin e hulumtuar kanë evidentuar siobjekte potenciale ndotëse gjithsejtë 191 operatorë ekonomik, prej tyre 129 në Prishtinë, 43 në Fushë Kosovëdhe 20 në Obiliq 75 .Figura 64: Numri i operatoreve me potencial ndotësObjektet e vizituar kanë zhvilluar veprimtari të ndryshme ekonomike të cilat paraqesin mundësi të ndotjespotenciale të mjedisit sikur janë: termocentrale për prodhimin e energjisë, hotelet, objektet për gjenerimin enxehtësisë, auto larje, depo të karburanteve dhe pompa të benzinës, objektet për riparimin e automjeteve, depote materialeve të përgatitura për riciklim, fabrika për prodhimin e produkteve bujqësore, fabrika për përpunimine ngjyrave, letrës, etj.75 Raporti, Identifikimi Hapësinor i ndotësve potencial, AMMK 2009© Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës/AMMK113

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!