12.07.2015 Views

Biologji berthame, 2011-2012 - IZHA

Biologji berthame, 2011-2012 - IZHA

Biologji berthame, 2011-2012 - IZHA

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMITPROGRAM ORIENTUESPËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTARTË MATURËS SHTETËROREPËR GJIMNAZINLËNDA:BIOLOGJI BËRTHAMËKoordinatore: Mimoza MiloVITI MËSIMOR <strong>2011</strong> – <strong>2012</strong>


UDHËZIME PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT ORIENTUES TËBIOLOGJISËProgrami orientues për provimin e lëndës së biologjisë bërthamë përfshin njohuritë,konceptet dhe aftësitë kryesore që duhet të zotërojnë nxënësit për të përballuar mesukses provimin e biologjisë si lëndë bërthamë në Maturën Shtetërore.Programi përbën një dokument zyrtar që duhet zbatuar me korrektësi nga specialistëte përfshirë në hartimin e bankës së pyetjeve dhe tezës së provimit të biologjisë përMaturën Shtetërore.Programi, gjithashtu, siguron informacionin e nevojshëm për mësuesit e biologjisë tëshkollave të mesme që do të përgatisin maturantët për provimin e biologjisë si lëndëbërthamë në Maturën Shtetërore.Mësuesit që do përgatitin nxënësit për provimin e biologjisë, duhet t’i aftësojnënxënësit jo vetëm për çështjet mësimore të përcaktuara në këtë program, por dhe nëdrejtim të zgjidhjes me shkrim të detyrave biologjike. Kujdes të veçantë të tregojëmësuesi në drejtim të aftësimit të nxënësve në zgjidhjen e ushtrimeve dhe problemavetë biologjisë për linjat e përcaktuara në program, si dhe të përgatitjes së tyre meteknikat e vetëvlerësimit. Përgatitja e nxënësve për provimin e biologjisë të bëhet nëmënyrë të vazhdueshme duke përdorur një larmi metodash dhe mjetesh.Ky program duhet shqyrtuar me kujdes dhe rigorozitet nga secili prej grupeve tëinteresuara, sidomos kujdes duhet bërë nga specialistët e përfshirë në hartimin ebankës së pyetjeve dhe tezës së provimit të biologjisë si lëndë bërthamë për MaturënShtetërore, të cilët nuk duhet të përfshijnë për vlerësim çështje mësimore që nuk janëparashikuar në këtë program. Vëmendje të tregojnë këta specialistë dhe në lidhje mesigurimin e balancës midis përqindjes që zë secila fushë studimi në këtë program, mepërqindjet që zënë këto fusha studimi në test.Nxënësit duhet të sigurojnë cilësinë e nxënies së çështjeve mësimore, konceptevebiologjike dhe aftësive të përcaktuara në program. Për të arritur këtë, herë-herë ataduhet t’u rikthehen edhe çështjeve të tjera mësimore të biologjisë në shkollën emesme, të cilat nuk janë parashikuar në këtë program, por që përmbajnëinformacionin bazë për të përvetësuar materialin e zgjedhur për provim.2


Linja: Studimi i së gjallësNënlinjat: Kimia e jetës<strong>Biologji</strong>a qelizoreEkuilibrat në biosferëLINJAT DHE NËNLINJATLinja: Trashëgimia e tipareve dhe evolucioniNënlinjat: Mekanizmat e trashëgimisëSi funksionojnë gjenetOrigjina dhe evolucioni i jetësLinja: Studimi i organizmit (anatomia dhe fiziologjia e njeriut)Nënlinjat: Mbrojtja, mbështetja dhe lëvizjaTë ushqyerit dhe tretjaFrymëkëmbimi, qarkullimi dhe ekskretimiRiprodhimi te njeriuSistemi nervor dhe hormonalLinja: Studimi i së gjallësPërshkrimi i linjës: Përmes kësaj linje, të gjithë nxënësit fitojnë njohuri, aftësi,qëndrime për përbërjen kimike të së gjallës, strukturat, funksionet dhe ndërvarësitë nënatyrën e gjallë në të gjitha nivelet e organizimit të saj, që nga qeliza deri në biosferë, dukepërdorur faktet, modelet dhe eksperimentet.NënlinjatObjektivaTerma kyç:Kimia e jetësElemente inorganikeSubstanca inorganikeSubstanca organikeMonosakaridePolisakarideSheqernat / karbohidratetProteinatEnzimatADN dhe ARNNukleotideYndyrnat / lipidetATP- Të identifikojë njësitë bazë (monomerët) të lyrave,proteinave, karbohidrateve dhe acideve nukleike;- të përshkruajë karakteristikat e lyrave (substancaorganike, përbërës të membranës qelizore, burimenergjie);- të përshkruajë karakteristikat e karbohidrateve(substanca organike, përbërës të murit qelizor, burimenergjie, celuloza);- të krahasojë përdorimin e karbohidrateve dhe tëlyrave si burim energjie;- të përshkruajë karakteristikat e proteinave (substancaorganike, rolin ndërtues e funksional, duke përfshirëdhe enzimat);- të përshkruajë ndërtimin e acideve nukleike(substanca organike, njësia bazë e ndërtimit janënukleotidet, të përbëra nga sheqer, mbetje të aciditfosforik, si dhe nga baza të azotuara, ADN është epërbërë nga dy fije, strukturë helikoidale, dhe ARNnga një fije);3


<strong>Biologji</strong>a qelizoreTerma kyç:Teori qelizoreQeliza prokarioteQeliza eukarioteBërthamaOrganeletMur qelizorFunksionet e membranësqelizoreProcesi i shpërhapjesOsmozaTransporti aktivEndocitozaEkzocitozaFotosintezaFrymëmarrja qelizoreDyfishimi i ADNMitozaRiprodhimKromozomet në qelizatsomatike dhe në gametëMejozaRiprodhimi seksual- të përshkruajë ndërtimin dhe funksionin biologjik tëmolekulës së ATP-së (pa formula kimike);- të zgjidhë ushtrime në lidhje me kiminë e jetës;- të realizojë hartën e koncepteve për përbërjenorganike të qelizës.- Të formulojë parimet e teorisë qelizore;- të përcaktojë rëndësinë që pati teoria qelizore nëzbulimet e mëtejshme në fushën e biologjisë qelizore;- të përshkruajë strukturën e qelizave prokariote;- të shpjegojë pse qeliza eukariote është më kompleksese ajo prokariote;- të bëjë lidhjen e strukturës së organeleve (membranësqelizore, bërthamës, membranës bërthamore,bërthamëzës, citoplazmës, mitokondrisë, rrjetitendolazmatik, aparatit të Golxhit, lisozomeve,vakuolave, murit qelizor, centriolave, kloroplasteve tëpërbëra nga tilakoidet dhe granat, cilieve dheflagjeleve, mikrofijëzave dhe mikrotubthave) dhefunksioneve të tyre;- të shpjegojë pse membrana qelizore ka vetigjysmëpërshkuese (difuzioni, osmoza, shpërhapja elehtësuar dhe transporti aktiv);- të diskutojë për procesin e endocitozës dheekzocitozës;- të shpjegojë pse procesi i fotosintezës dhe ai ifrymëmarrjes qelizore në qelizat e organizmavefotosintetikë kanë natyrë ndërvepruese;- të skicojë, me të gjitha organelat, një qelizë bimoredhe një qelizë shtazore, të para në mikroskopinelektronik;- të krahasojë në strukturë dhe funksion qelizat bimoreme ato shtazore;- të shpjegojë procesin e mitozës me të katër fazat dheprocesin e citokinezës në qelizat bimore;- të analizojë pse procesi i mitozës ka rëndësi nëruajtjen e numrit të kromozomeve gjatë riprodhimitseksual;- të diskutojë pse procesi i mejozës rezulton nëformimin e qelizave haploide (gametave);- të shpjegojë si ndodh procesi i mejozës;- të analizojë rëndësinë e procesit të mejozës nëriprodhimin seksual;- të krahasojë ndërmjet tyre procesin e mitozës me tëmejozës.- të skicojë fazat e mitozës dhe të mejozës;- të modelojë strukturën e ADN-së dhe dyfishimin e tij;- të zgjidhë ushtrime në lidhje me biologjinë qelizore;- të realizojë hartën e koncepteve për biologjinëqelizore.4


LINJA: Trashëgimia e tipareve dhe evolucioniPërshkrimi i linjës: Përmes kësaj linje, të gjithë nxënësit fitojnë njohuri, aftësi,qëndrime për bazën materiale të trashëgimisë dhe transmetimit të tipareve ngaprindërit te pasardhësit. Ata do të mësojnë se gjenet lejojnë ruajtjen dhe transmetimine informacionit gjenetik, Mbi këtë bazë, nxënësit do të argumentojnë në mënyrëshkencore si transmetohen tiparet te gjallesat dhe evolucionin e tyre, duke përdorurfaktet, modelet dhe eksperimentet.Orë të sugjeruara: 38 orëNënlinjatMekanizmat etrashëgimisëTerma kyç:Tiparet trashëgueseKromozome seksualeKromozomeautozomikeKromozomehomologeAlelRecesivKariotipGjenotipiHomozigotëHeterozigotëFenotipiTrashëgimia e njëtipariTrashëgueshmëria edy tipareveGjenet e lidhuraKrosingoveriObjektiva- Të formulojë kuptimin biologjik të koncepteve: kariotip,gjen, alel, kromozome homologe, gjenotip, fenotip,homozigot, heterozigot;- të dallojë, midis modeleve të trashëgimisë, se alelet, qëjanë në forma të ndryshme në gjen, mund të jenëdominante, recesive ose kodominante;- të përdorë rrjetën pennet për të përcaktuar probalitetet nëkombinimet e gjenotipeve dhe fenotipeve në kryqëziminmonohibrid (të një tipari);- të llogarisë përpjesëtimin e fenotipit të trashëguar sipasligjit të Mendelit të zbërthimit të tipareve;- të argumentojë, nëpërmjet modeleve, ligjin e Mendelit tëgrupimit të pavarur të tipareve (kryqëzimi i dy tipareve);- të argumentojë, me anë të shembujve, si gjenet qëndodhen në të njëjtin çift kromozomik ose thjesht në njëkromozom, janë të lidhura;- të përshkruajë se si gjatë procesit të mejozës kromozomethomologe këmbejnë pjesë, duke u kryqkëmbyer ndërmjettyre (crossing - over);- të tregojë se organizmat kanë një numër karakteristikkromozomesh, ku një çift i tyre përcakton seksin eindividit (kromozome seksuale), ndërsa të tjerat quhenkromozome autozomike;- të përshkruajë se shumica e njerëzve përmban 23 çiftekromozomesh, ku çifti i 23-të përmban zakonisht XX përseksin femër dhe XY për seksin mashkull;- të tregojë se gametat përmbajnë gjysmën e numrit tëkromozomeve të qelizave diploide dhe, në shumicën erasteve, gametat bashkohen për të formuar një individ tëri;- të zgjidhë ushtrime në lidhje me mekanizmat etrashëgimisë;- të realizojë hartën e koncepteve për mekanizmat etrashëgimisë.5


Si funksionojnëgjenet?Terma kyç:Alelet e shumëfishtaSistemi MN, ABO,RhPërcaktimi i seksitSëmundje etrashëgueshmePema gjenealogjikeADNARN – informacioniARN – ribozomikeARN – transportiBiosintezëTranskriptimTranslatimMutacioneKod gjenetikOrigjina dheevolucioni i jetësTerma kyç:PërshtatshmëriPërzgjedhja artificialePërzgjedhja natyrore- Të analizojë trashëgiminë e tipareve të lidhura mekromozomin X (daltonizmi dhe hemofilia);- të përshkruajë, me anë të shembujve, trashëgiminë egrupeve të gjakut (fenomenin e aleizmit të shumëfishtë,sistemin MN, ABO, Rh);- të diskutojë se informacioni trashëgues ndodhet nëgjene (një tipar i trashëgueshëm mund të përcaktohetnga një gjen ose nga më shumë se një gjen dhe një gjeni thjeshtë mund të ndikojë në përcaktimin e më shumëse një tipari), të cilat janë të lokalizuara në kromozome;- të diskutojë se si kodi gjenetik përgjigjet për sekuencaspecifike të aminoacideve, që përbëjnë karakteristikatproteinike të çdo organizmi;- të ushtrohet në deshifrimin e kodit gjenetik;- të analizojë procesin e biosintezës së proteinave, që ireferohen përfshirjes së ADN-së, ARN-i(informacioni), ARN-r (ribozomike), ARN-t(transporti) dhe aminoacideve, në fazat e translatimit,transkriptimit dhe mbarimit të sintezës të vargutproteinik në ribozome;- të skicojë etapat e biosintezës së proteinave;- të zgjidhë ushtrime në lidhje me funksionimin e gjenevedhe me kodin gjenetik;- të realizojë hartën e koncepteve për biosintezën eproteinave.- Të shpjegojë, me anë të shembujve, aftësinë eorganizmave për t’u përshtatur (përshtatshmëriakonsiston në tërësinë e strukturës, funksionit dhesjelljes që karakterizon çdo organizëm dhe që i lejonatij të mbijetojë, të riprodhohet dhe të shfrytëzojëburimet e mjedisit ku ai jeton), llojet e përshtatshmërisë(të përkohshme, të përhershme, mimetizmi);- të shpjegojë pse përzgjedhja natyrale dhe mekanizmatspecifikë të ndryshimeve gjenetike mund ndryshojnëshumëllojshmërinë e gjallesave;- të krahasojë përzgjedhjen natyrale me atë artificiale;- të realizojë hartën e koncepteve për teorinë eevolucionit dhe të prejardhjes së jetës;- të zgjidhë ushtrime në lidhje me evolucionin e jetës.6


Linja: Studimi i organizmit (Anatomia dhe fiziologjia e njeriut)Përshkrimi i linjës: Përmes kësaj linje, të gjithë nxënësit fitojnë njohuri, aftësi,qëndrime për lidhjet ndërmjet organizimit të qelizave në inde dhe të organizimit tëindeve në organe, ku struktura dhe funksionet e organeve përcaktojnë lidhjet e tyrebrenda sistemeve trupore të një organizmi, në të cilin homeostaza i lejon atij tërealizojë funksionet bazë, duke përdorur faktet, modelet dhe eksperimentet.NënlinjatMbrojtja,mbështetja dhelëvizjaTerma kyç:LëkuraHomeostazëSistem mbështetësSkeletKockaMuskujArtikulacioneTë ushqyerit dhetretjaTerma kyç:Molekulat e dietësSheqernatYndyrnatProteinatVitaminatMetabolizmiHomeostazaTretjaPërpunim mekanik/kimikPërthithjaMëlçiaObjektiva- Të shpjegojë sekretin e organizimit të qelizave në inde,organe dhe sisteme organesh;- të përshkruajë ndërtimin e lëkurës si një organ kompleks,të përbërë nga epiderma, derma dhe hipoderma;- të diskutojë funksionin e lëkurës si një termostat itemperaturës - homeostaza;- të përshkruajë ndërtimin dhe funksionin e sistemitmbështetës te njeriu, skeletin (skeleti i njeriut, kolonavertebrale, artikulacione, brinjë, kafka, gjymtyrët);- të shpjegojë ndërtimin e muskujve dhe mekanizmin ekontraktimit të tyre;- të diskutojë si muskujt dhe sistemi kockor bashkëpunojnëpër të mbështetur trupin dhe për të prodhuar lëvizje(kockat prodhojnë qelizat e gjakut);- të përshkruajë organet kryesore që ndodhen në brendësi tëtrupit të njeriut (në kokë, në gjoks dhe në bark);- të realizojë hartën e koncepteve për mbrojtjen,mbështetjen dhe lëvizjen;- të zgjidhë ushtrime në lidhje me ndërtimin dhe funksionine lëkurës dhe të sistemit lëvizës.- Të diskutojë pse njeriu për të jetuar ka nevojë për t’uushqyer, për një shumëllojshmëri substancash (proteina,sheqer, lyra, vitamina, ujë, kripëra minerale, glukoz,trigliceride, enzima) dhe dietë të ekuilibruar;- të shpjegojë sigurimin e energjisë nëpërmjet frymëmarrjesqelizore (shkurt, pa reaksione);- të përshkruajë procesin e metabolizmit në organizëm(anabolizmin dhe katabolizmin);- të analizojë procesin e tretjes nëpërmjet pjesëve përbërësetë sistemit të tretjes në shndërrimin e makromolekulave tëushqimeve në molekula më të vogla, që mund të përdorennga qeliza për energji, ripërtëritje e rritje;- të analizojë si ndodh procesi i tretjes nëpërmjetpërpunimit mekanik dhe kimik;- të realizojë hartën e koncepteve për të ushqyerit dhetretjen;- të zgjidhë ushtrime në lidhje me problemet e tretjes dhenjë të ushqyerit të shëndetshëm.7


Frymëkëmbimi,qarkullimi dheekskretimiTerma kyç:FrymëmarrjaqelizoreAjrimi i mushkëriveAparati ifrymëmarrjesQelizat e gjakutZemraSistolaDiastolaPresioni i gjakutEnë gjakuEkskretimiVeshkaNefroneFiltrimiRithithjaSekretimLimfaImunitetAntitrupaRiprodhimi tenjeriuTerma kyç:SpermatozoidQelizë vezëPllenimAparat riprodhuesCikli menstrualFaza folikulareOvulacioniFaza luteale- Të shpjegojë pse kemi nevojë për oksigjen;- të analizojë ndryshimin midis frymëmarrjes qelizore dheajrosjes së mushkërive, si dhe ndërvarësinë midis tyre;- të përshkruajë ndërtimin dhe funksionin e sistemit tëfrymëkëmbimit;- të përshkruajë përbërësit dhe funksionet e gjakut (gjaku,qelizat e gjakut, rruazat e kuqe, rruazat e bardha, plazma);- të argumentojë pse gjaku quhet ind lidhor;- të përshkruajë ndërtimin dhe funksionimin e zemrës;- të analizojë punën e zemrës, si organ automatikvetënxitës;- të shpjegojë si shpërndarja e lëndëve bëhet me anë tëgjakut (qarkullimi i gjakut me anë të dy rrathëve);- të skicojë ndërtimin e zemrës dhe të rrathëve tëqarkullimit të gjakut;- të shpjegojë ndërtimin dhe rolin e enëve të gjakut(arteriet, venat, kapilarët);- të përcaktojë grupet e gjakut, mbështetur në elementepërcaktuese të gjakut;- të përshkruajë rolin e sistemit limfatik në mbrojtjen eorganizmit (limfa, reaksione inflamatore, imuniteti,antitrupa);- të diskutojë ndërtimin dhe rolin e sistemit të ekskretimitnë mënjanimin e mbetjeve të metabolizmit (veshka,nefrone, ekskretimi, filtrimi, rithithja, sekretimi);- të realizojë hartën e koncepteve për frymëkëmbimin,qarkullimin dhe ekskretimin;- të zgjidhë ushtrime në lidhje me frymëkëmbimin,qarkullimin dhe ekskretimin.- Të përshkruajë ndërtimin dhe funksionin e sistemit tëriprodhimit te mashkulli;- të shpjegojë ndërtimin dhe funksionin e qelizës seksualemashkullore (spermatozoidi / gameta mashkullore);- të përshkruajë ndërtimin dhe funksionin e sistemit tëriprodhimit te femra;- të shpjegojë ndërtimin dhe funksionin e qelizës seksualefemërore (veza /gameta femërore);- të analizojë ciklin menstrual te femra;- të realizojë hartën e koncepteve për riprodhimin te njeriu;- të zgjidhë ushtrime në lidhje me ndërtimin dhe funksionine organeve riprodhuese.8


Sistemi nervor dhehormonalTerma kyç:Ngacmim/stimulPërgjigjeSistem nervorImpuls nervorSinapsiSNQ: truriPalca kurrizoreRefleksetSistemi nervorperiferikSistem nervorautonomNervat simpatikëNervatparasimpatikëSistemi endokrinGjëndra hormonaleHormonetGjëndër mesekrecion të jashtëm- Të shpjegojë pse koordinimi i punës së qelizave, indevedhe organeve për të kryer funksionet e tyre duhet të jetë igarantuar nga dy sisteme, ai nervor dhe sistemi hormonal,që kapin stimujt, i analizojnë, i përpunojnë dhe më pasdërgojnë përgjigje të përpikta (sistemi nervor dhehormonal, neuroni, hormone, stimuj);- të shpjegojë strukturën dhe funksionin e sistemit nervor(sistemi nervor qendror e periferik);- të analizojë ndërtimin e qelizës nervore (neuroni përbëhetnga trupi, aksoni dhe dentritet), llojet dhe funksionet etyre;- të analizojë komunikimin ndërmjet neuroneve (sinapset);- të përshkruajë ndërtimin e sistemit nervor qendror dhe tëtrurit në veçanti (truri, talamusi, hipotalamusi, bulbi,palca);- të argumentojë rëndësinë e kores së hemisferave tëmëdha;- të shpjegojë ndërtimin dhe rolin fiziologjik të palcëskurrizore;- të analizojë rolin e palcës në realizimin e reflekseve;- të analizojë rolin e harkut reflektor në realizimin elëvizjeve të pavullnetshme;- të përshkruajë ndërtimin e sistemit nervor periferik dhefunksionin e tij në realizimin e reflekseve të organeve tëbrendshme (sistemi nervor autonom, nervat simpatikë eparasimpatikë);- të shpjegojë se hormonet janë substanca kimike aktive qëmbartin informacion dhe prodhohen në gjëndrathormonale;- të përshkruajë llojet dhe funksionimin e gjëndrave mesekrecion të jashtëm dhe të brendshëm;- të realizojë hartën e koncepteve për sistemin nervor dheatë hormonal;- të zgjidhë ushtrime në lidhje me sistemin nervor dhehormonal.Linja: Studimi i së gjallësPërshkrimi i linjës: Përmes kësaj linje, të gjithë nxënësit fitojnë njohuri, aftësi,qëndrime për përbërjen kimike të së gjallës, strukturat, funksionet dhe ndërvarësitë nënatyrën e gjallë në të gjitha nivelet e organizimit të saj, që nga qeliza deri në biosferëduke përdorur faktet, modelet dhe eksperimentet.9


Nënlinja: EkologjiaEkuilibrat në biosferëTerma kyç:BiosferaPopullataBiotopiBashkësitë biologjikeProdhuesKonsumator shpërbërësPiramidë ushqimoreLigji i të dhjetitObjektiva- Të përshkruajë elementet përbërëse tëbiosferës;- të diskutojë për elementet përbërëse të njëekosistemi (popullata, biotopi, dhe bashkësitëbiologjike ose kumunitetet);- të analizojë rolin e energjisë diellore nëformimin e biomasës në biosferë;- të përcaktojë pjesët përbërëse të njëekosistemi pyjor ose liqenor;- të përdorë rrjetën ushqimore për tëidentifikuar prodhuesit, konsumatorët erendeve të ndryshme dhe shpërbërësit;- të paraqesë me anë të diagramës së piramidësekologjike transferimin e energjisë në niveletë ndryshme ushqimore;- të realizojë hartën e koncepteve të ruajtjes sëekuilibrave në biosferë;- të zgjidhë ushtrime në lidhje me ekuilibrat nëbiosferë dhe zinxhirët ushqimorë.Nënlinja: Larmia e qenieve të gjallaPërshkrimi i nënlinjës: Përmes nënlinjës “Larmia e qenieve të gjalla”’,nxënës/i,-ja zhvillon njohuri, aftësi, qëndrime, për biodiversitetin. Ai/ajo demonstrontë kuptuarit e kësaj ndryshueshmërie, mbështetur në parimet taksonomike dhefilogjenike.NënlinjaLarmia e qenieve të gjallaTerma kyç:TaksonomiBiodiversitetProtistëtBakteretKërpudhatBimëtKafshëtObjektiva- Të shpjegojë parimet bazë taksonomike dhefilogjenike;- të përkufizojë konceptet e nivelit taksonomikdhe marrëdhënieve, si: gjini, specie dhe takson;- të përshkruajë karakteristikat e përbashkëta dhedalluese, anatomike dhe fiziologjike tëorganizmave përfaqësues nga secila mbretëri:Monera, Protistët, Kërpudhat, Bimët, Botashtazore (Invertebrorët, Ver-tebrorët) etj.;- të krahasojë ndërtimin dhe funksionin e grupevetë ndryshme të prokariotëve, eukariotëve dheviruseve;- të zgjidhë ushtrime në lidhje meshumëllojshmërinë qenieve të gjalla.10


Linjat e programit dhe pesha për secilën linjëNr. Linjat Përqindja1. Studimi i së gjallës 34%2. Trashëgimia e tipareve dhe evolucioni 23%3. Studimi i organizmit (anatomia dhe fiziologjia e njeriut) 43%Nënlinjat e programit dhe pesha për secilën nënlinjëNr. Nënlinjat Përqindja1. Kimia e jetës 7%2. <strong>Biologji</strong>a qelizore 15%3. Ekuilibrat në biosferë 7%4. Mekanizmat e trashëgimisë 11%5. Si funksionojnë gjenet 8%6. Origjina dhe evolucioni i jetës 4%7. Mbrojtja, mbështetja dhe lëvizja 7%8. Të ushqyerit dhe tretja 6%9. Frymëkëmbimi, qarkullimi dhe ekskretimi 13%10. Riprodhimi te njeriu 5%11. Sistemi nervor dhe hormonal 12%12. Larmia e qenieve të gjalla 5%Total: 100%11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!