12.07.2015 Views

Shkarko

Shkarko

Shkarko

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) është një organizatë joqeveritare kosovare që promovon përfshirjene qytetarëve të Kosovës në proceset shoqërore dhe ato të vendim-marrjes përmes programevetë ideuara që përqëndrojnë vëmendjen në vlerat dhe funksionimin e një shoqërie tëhapur dhe demokratike.Saferworld është një organizatë e pavarur joqeveritare që punon me qeveritë dhe shoqëritë civile nëplanin ndërkombëtar për të hulumtuar, promovuar dhe zbatuar strategji të reja për të rritur sigurinë enjerëzve dhe për të parandaluar dhunën e armatosur.© 2007 Forumi për Iniciativa Qytetare dhe Saferworld


Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja në drejtësi dhemundësitë për paqe në KosovëMirënjohjeKy raport është shkruar nga ekipi i projektit VendiSigurtë nëForumin për Iniciativa Qytetare dhe Saferworld. Ne dëshirojmëqë t’i falënderojmë Qeveritë e Mbretërisë së Bashkuardhe të Gjermanisë për financimin e këtij hulumtimi përmespërkrahjes së tyre për projektin VendiSigurtë.Ne gjithashtu dëshirojmë që të falënderojmë organizatatjoqeveritare në vijim për përkrahjen e tyre të çmueshme nëhulumtimin për këtë raport:Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (CCSD), Komunikimipër Zhvillim të Shoqërisë (CSD), Community Building Mitrovica(CBM), Qendra për Zhvillimin e Komunitetit të Biznesit(CBDC), Iniciativa për Progres (INPO), Qendra Kosovarepër Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC) dhe Rrjeti Rinor ngaGjilani, Këshilli për Paqe dhe të Drejta të Njeriut (PHRC), dheSyri i Vizionit.Së fundi, ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona përinteresin e treguar nga Divizioni për Hulumtim dhe Analizanën Departamentin e Politikave të Ministrisë së Punëvetë Brendshme të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjesnë Kosovë dhe Drejtorisë për Analizë të Politikavetë Shërbimit Policor të Kosovës gjatë hulumtimit në këtë raport.


Produksioni: Rrota, www.rrota.comLayout: Arbër MatoshiKorab EtemiBallina: Korab Etemi


Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë5Përmbledhje ekzekutiveKosova ndodhet në një udhëkryq. Shkaktarët kryesor të konfliktit duke përfshirë vendimin fundamentalpër statusin e ardhshëm, duhet të adresohen në mënyrë që të shpiejnë Kosovën drejt një të ardhmemë prosperuese dhe stabile. Ky raport është bazuar në një metodologji 1 gjithpërfshirëse të analizëssë konfliktit dhe ky është kulminacioni i hulumtimit, këshillave dhe sugjerimeve nga organizatat eshoqërisë civile në tërë Kosovën. Ky raport i shqyrton shkaktarët potencial të konfliktit dhe mundësitëpër paqe në pesë kategori kryesore: statusi i ardhshëm i Kosovës; siguria dhe drejtësia; politika dheqeverisja; shoqëror dhe kulturor; dhe ekonomik dhe të jetesës.Hulumtimi i cili është zhvilluar në mes të muajve shtator dhe tetor 2007 nga Saferworld, Forumi përIniciativa Qytetare (FIQ) dhe tetë OJQ 2 tjera lokale, ka përfshirë pjesëmarrës nga komunitetet kryesoreetnike të Kosovës, OJQ-të dhe punëtorët e sektorit të sigurisë dhe drejtësisë në seminare punuese,fokus grupe dhe intervista. Si i tillë, ky hulumtim reflekton perceptimet e popullit dhe punëtorëve tësektorit të sigurisë dhe drejtësisë të përfshirë në hulumtim, më shumë se sa pikëpamjet e autorëveapo donatorëve të tyre. Shumica e procesit është shoqëruar nga përfaqësuesit e Shërbimit Policor tëKosovës (SHPK) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes(IPVQ).Statusi i ardhshëm i Kosovës‘Statusi Përfundimtar’ i përshkon shqetësimet e popullit siç janë shprehur përgjatë këtij raporti. Lidhetme të gjitha sferat e jetës në Kosovë – shoqërore, ekonomike, kulturore, politike dhe të sigurisë. Njerëzitjanë të shqetësuar në mënyrë të arsyeshme se si do të ndikojë zgjidhja e statusit në jetën e tyre, dhejanë të frustruar se me shtyrjen e zgjidhjes së tij po pengohen përpjekjet për të përmirësuar situatënnë Kosovë. Shumë njerëz ndihen të përjashtuar nga niveli i lartë i negociatave ndërkombëtare dhe tëpafuqishëm që të ndikojnë në vendimet e ndërmarra nga SHBA, Rusia dhe BE për Kosovën.● Administrata ndërkombëtare dhe IPVQ-të duhet t’i adresohen kësaj heqjeje të së drejtës, duke isiguruar popullit të Kosovës informata më të mira në lidhje me procesin e statusit përfundimtardhe të hapin mundësinë që të diskutohet në publik.Siguria dhe drejtësiaSipas pjesëmarrësve në hulumtim të këtij raporti, dobësitë e sektorit të sigurisë dhe drejtësisë ndikojnëqë njerëzit të mos i zgjidhin problemet e tyre përmes gjykatave, duke u nxitur disa që “të marrinligjin në duart e tyre”. Ndarja e paqartë e kompetencave në mes të institucioneve vendore dhendërkombëtare shkakton huti rreth asaj se kush është përgjegjës për cilat aspekte të ofrimit të sigurisëdhe sistemin e drejtësisë, duke e vështirësuar llogaridhënien e institucioneve dhe duke krijuar hapësirëpër korrupcion.1 Shih Aneksin A: Metodologjia për një përshkrim të detajuar të definicioneve dhe metodologjisë së shfrytëzuar.2Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (CCSD) (me zyrë në Mitrovicë); Qendra për Zhvillim Social (CSD) (me zyrë në Graçanicë); Community BuildingMitrovica (CBM); Qendra për Zhvillimin e Biznesit në Komunitet (CBDC) (me zyrë në Gjakovë); Iniciativa për Progres (INPO) (me zyrë në Ferizaj);Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Kosovë (KCIC) dhe Rrjeti i të Rinjve në Gjilan (me zyrë në Gjilan); Këshilli për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut(me zyrë në Prizren); Syri i Vizionit (me zyrë në Pejë).


6Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në KosovëËshtë me rëndësi që IPVQ dhe administrata ndërkombëtare në Kosovë të sqarojnë dhe komunikojnëndarjen e kompetencave të sektorit të sigurisë dhe drejtësisë në mes veti.Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) është njëri prej institucioneve më të besuara në Kosovë, por ky suksesështë duke u nënvlerësuar nga kapaciteti i dobët dhe korrupcioni i perceptuar në sistemin e drejtësisëdhe mbrojtja joadekuate e dëshmitarëve dhe viktimave. Kushtet të cilat lejojnë korrupcionin tëmbizotërojë përfshijnë mungesën e numrit të duhur të gjykatësve, numrin e madh të rasteve të grumbulluara,pagat e ulëta të gjykatësve dhe prokurorëve, paqartësia e një numri të ligjeve dhe konflikti nëkompetenca dhe mekanizmat e dobët të mbikëqyrjes.● Administrata ndërkombëtare dhe IPVQ duhet të promovojnë bashkëpunimin në mes të sektorëvetë institucioneve të ndryshme të sigurisë dhe drejtësisë, t’i ofrojnë përkrahje shtesëprokurorëve dhe të përmirësojnë mekanizmat për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave.Informatat në lidhje me sektorin e sigurisë dhe drejtësisë nuk janë gjithnjë të arritshme apo të detajuaranë mënyrë të mjaftueshme, dhe është vështirë për disa komunitete të minoriteteve të gjejnëinformacion rreth sistemit të gjykatave të udhëhequra nga institucionet e Kosovës.● IPVQ, mediat lokale dhe administrata ndërkombëtare kanë përgjegjësi të korrigjojnë mungesëne informacioneve nga sektori i sigurisë dhe drejtësisë me shpërndarjen më të mirë të informatavenë lidhje me rastet, përgjegjësitë, kompetencat dhe të drejtat e qytetarëve.Qeverisja dhe politikaEkziston një huti në lidhje me rolet dhe përgjegjësitë e autoriteteve të ndryshme, në veçanti me IPVQdhe UNMIK, të cilat janë rritur nga transferimi gradual i kompetencave nga UNMIK në IPVQ dhe mungesëne transparencës në institucionet qeverisëse dhe në agjencitë. Kjo vështirëson llogaridhënien ngaana e përfaqësuesve të qeverisë dhe komuniteti ndërkombëtar mbetet i papërgjegjshëm ndaj popullsisëdhe institucioneve të Kosovës. Të gjitha këto na shpiejnë drejt një padrejtësie dhe cinizmi në mesine popullit.● Kompetencat specifike të IPVQ, UNMIK dhe misioni potencial i ardhshëm i Sigurisë Evropianedhe Politikave të Mbrojtjes (ESDP) duhet t’i bëhen të qarta popullit të Kosovës.●IPVQ duhet të përkrahet në marrjen e një roli më të madh në definimin e nevojave dhe praktikavenë fushat ku ata kanë kompetenca të qarta.● Donatorët të cilët sigurojnë një përkrahje të tillë duhet të koordinojnë përpjekjet e tyre dhe tësigurohen se intervenimet e tyre janë dizajnuar në bazë të nevojave specifike të Kosovës se satë aplikojnë modele nga shtete të ndryshme të cilat përfundimisht mund të mos jenë të përshtatshmepër Kosovën.Ekzistenca e strukturave paralele mbetet një çështje kontradiktore. Aktualisht institucionet e financuaranga Beogradi veprojnë në komunitetet serbe në tërë Kosovën, duke siguruar shërbime publikedhe duke e ndarë politikën e serbëve të Kosovës dhe shërbimet sociale nga politika dhe shërbimete Kosovës. Përderisa ata ofrojnë një mbështetje kulturore dhe politike për ata të cilët dëshirojnë t’imbajnë lidhjet me Beogradin, fakti se ato ekzistojnë ende dhe ndikimi ekonomik dhe politik që kanë,nga shumë njerëz janë konsideruar si shkaktar të konfliktit.


Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë7Vendimi rreth të ardhmes së këtyre strukturave është i rëndësishëm për stabilitetin politik dhe ofrimine shërbimeve shoqërore, por është një çështje shumë e ndjeshme e cila ngërthen disa prej shkaktarëvetë konfliktit lidhur me identitetin, të shprehura nga të intervistuarit dhe pjesëmarrësit e fokusgrupeve.● Vendimet mbi të ardhmen e strukturave paralele dhe shërbimeve të cilat ato i ofrojnë duhet tëbëhen transparente, konsultative dhe të merren parasysh ndikimet e mundshme sociale, ekonomikedhe politike.Faktorët shoqëror dhe kulturorEkzistojnë shumë ndarje në shoqërinë e Kosovës, duke përfshirë ndarjen në rritje urbane-rurale, ndikimete migrimeve brenda Kosovës, çështjet e mbetura rreth lirisë së lëvizjes dhe ndarjet etnike. Kjo efundit është njëra prej ndarjeve kryesore në shoqërinë e Kosovës. Njerëzit janë pothuajse ekskluzivishttë definuar nga prejardhja etnike e tyre se sa identitetet tjera si profesioni, interesat, apo gjinia dheekzistojnë pak lidhje kulturore në mes të komuniteteve, sidomos në mes të shqiptarëve të Kosovës dhekomuniteteve serbe në Kosovë. Ekziston një frustrim se përderisa njerëzit i njohin çështjet e ndarjesndër-etnike, ka shumë pak diskutime në lidhje me aspektet e ndryshme të tensioneve ndër-etnike dhese si të adresohen ato.● Institucionet vendore dhe ndërkombëtare duhet të ndihmojnë në përafrimin e ndarjeve nëmes të popullsisë rurale dhe urbane dhe të zhvillimeve të pabarabarta në mes të komunitetevetë ndryshme, duke siguruar se intervenimet e tyre nuk janë të synuara vetëm në komunitetetdhe komunën e Prishtinës.●Institucionet vendore dhe ndërkombëtare duhet të përkrahin më shumë diskutime të vazhdueshmedhe të përkushtuara në lidhje me çështjet ‘ndër-etnike’.Ekonomia dhe jetesaSfidat ekonomike të Kosovës janë rritur nga lufta 1998-99 dhe pasiguria e vazhdueshme në lidhje mestatusin përfundimtar politik. Kjo ka kontribuar në papunësinë e madhe, e cila i rrit edhe më shumëfrustrimet e popullsisë në lidhje me shtyerjen e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës.● Administrata ndërkombëtare dhe IPVQ-të duhet t’i adresojnë pritjet e larta të njerëzve mbipërfitimet ekonomike nga pavarësia e mundshme, derisa të qartësohet e ardhmja politike eKosovës.Paaftësia e qeverisë për t’i vënë taksë të gjitha burimeve të të ardhurave të saj, do të thotë se ka pakmundësi që të rishpërndahet pasuria te ata njerëz të cilët kanë më së shumti nevojë. Standardet eulëta të jetesës janë të lidhura me pagat e ulëta të atyre të cilët janë të punësuar dhe çmimet e larta tëartikujve themelor.● Administrata ndërkombëtare dhe IPVQ-të duhet të përmirësojnë procesin e privatizimit, dukee bërë atë më transparent, të stimulojnë krijimin e punëve të reja dhe të ndihmojnë në rishpërndarjene drejtë të pasurisë. Prodhimi vendor dhe investimet e huaja dhe vendore duhet tëpërkrahen të gjitha.


8Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në KosovëEnergjia elektrike gjithashtu perceptohet si një shkaktar i konfliktit. Reduktimet e planifikuara dhe tëpaplanifikuara të energjisë elektrike në tërë Kosovën dhe vështirësitë e pagimit të faturave të energjisëelektrike shkaktojnë nervozizëm dhe frustrime, shpeshherë të drejtuara më shumë kundër komunitetevetjera se sa drejt Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).Shumë zona në Kosovën veriore furnizohen me energji elektrike relativisht mirë për shkak të përkrahjessë vazhdueshme nga Beogradi. Ekziston një rrezik se dallimet në furnizim me energji për komunitetete ndryshme mund të kontribuojnë në keqësim të mëtutjeshëm të marrdhënieve në mes tyre.● Administrata ndërkombëtare dhe IPVQ-të duhet seriozisht të merren me sigurimin e energjisëelektrike në tërë Kosovën në mënyrë transparente, sa më shpejtë që është e mundur.PërfundimNë kërkimin dhe evidentimin e shqetësimeve dhe perceptimeve, të një mostre të njerëzve nga komunitetete Kosovës, në disa prej çështjeve të ndërlidhura me siguri, ky raport i identifikon shkaktarëtpotencial të konfliktit dhe sygjeron mundësi për paqe, të cilat lidhen direkt me nevojat dhe përvojat ekomuniteteve të përfshira në hulumtim.Që të dizajnohen intervenimet e sigurisë bazuar në nevoja dhe të fokusuara në njerëz, të cilatmbështeten në mundësitë për paqe dhe menjanimin e shkaktarëve të acaruar të konfliktit, komunitetindërkombëtar, agjencitë donatore dhe IPVQ-të duhet të përpiqen që të përfshijnë komunitetet në njëproces të sinqertë pjesëmarrës në identifikimin e lëmive prioritare për veprim. Me hulumtimin dhe analizimine nevoja lokale dhe reflektimin e tyre në strategjitë e financimeve dhe hartimet e programeve,institucionet ndërkombëtare dhe lokale mund të punojnë në partneritet me komunitetet lokale drejtvendosjes së një paqeje të qëndrueshme në Kosovë.


PërmbajtjaAkronimet 101 Hyrje 112 Statusi i ardhshëm i Kosovës 132.1 Statusi i ardhshëm (i pazgjidhur) i Kosovës si nxitës i konfliktit 132.2 Statusi i ardhshëm i Kosovës si mundësi për paqe 143 Siguria dhe drejtësia 163.1 Çështjet nga siguria dhe drejtësia si nxitës të konfliktit në Kosovë 163.2 FOKUS: Qasja në drejtësi 173.2.1 Mungesa e qartësisë dhe ndarja e paqartë e kompetencave 173.2.2 Mungesa e qartësisë së ligjeve 183.2.3 Qasja e dobët në informacione 193.2.4 Perceptimi për raportim të papërshtatshëm të mediave mbi krimin 203.2.5 Besimi i pabarabartë në ShPK-në 203.2.6 Kapaciteti i dobët dhe perceptimi për korrupcion në sistemin e drejtësisë 213.2.7 Qasja e vështirë në gjykata 223.2.8 Mungesa e mbrojtjes efektive të dëshmitarëve dhe viktimave 233.2.9 Dënimi dhe kaucioni 243.2.10 Mekanizmat jozyrtar të drejtësisë 243.3 Rekomandime për përmirësimin e qasjes në drejtësi 263.3.1 Konsolidimi i roleve dhe përgjegjësive në sektorin e drejtësisë 263.3.2 Sqarimi i bazës ligjore 273.3.3 Përmirësimi i qasjes në gjykata 273.3.4 Fuqizimi i rolit të mediave 283.3.5 Përmirësimi i besimit në ShPK 283.3.6 Adresimi i mungesës së kapaciteteve në sistemin gjyqësor 283.3.7 Mbrojtja e dëshmitarëve dhe viktimave të krimit 294 Qeverisja dhe politika 304.1 Qeverisja dhe politika si nxitës të konfliktit 304.2 Mundësitë për paqe në politikën dhe qeverisjen në Kosovë 325 Çështjet shoqërore dhe kulturore 335.1 Çështjet shoqërore dhe kulturore si nxitës të konfliktit në Kosovë 335.2 Mundësitë për paqe në sferat shoqërore dhe kulturore 346 Ekonomia dhe jetesa 366.1 Ekonomia dhe jetesa si nxitës të konfliktit në Kosovë 366.2 Mundësitë për paqe në sferën e ekonomisë 377 Përfundim 39Aneksi A: Metodologjia 40


AkronimetAKMAKPAVLBEBIRNCBDCCBMCCSDCSDEPBEFIQINPOIPVQKCICKEKKFORKGjKKOSNShOJQOSBEPESMPHRCPSSPPZhBVRKSKBRTKSiVShPKTMKUÇKUNMIKZNCAgjencia Kosovare e MirëbesimitAgjencia Kosovare e PronësArmët e Vogla dhe të LehtaBashkimi EvropianRrjeti Ballkanik për Gazetari HulumtueseQendra për Zhvillimin e Komunitet dhe BiznesitCommunity Building MitirovicaCentre for Civil Society DevelomentCommunication for Social DevelopmentEkipi Planifikues i Bashkimit EvropianForumi për Iniciativa QytetareIniciativa për ProgresInstitucionet Vetëqeverisëse të KosovësQendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Rrjeti Rinor i GjilanKorporata Energjetike e KosovësForca Mbrojtëse e KosovësKëshilli Gjyqësor i KosovësKisha Ortodokse SerbeNdërmarrje ShoqëroreOrganizatë JoqeveritareOrganizata për Siguri dhe Bashkëpunim në EvropëPolitika Evropiane për Siguri dhe MbrojtjePeace and Human Rights CouncilPërfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-sëPerson i Zhvendosur Brenda VenditRezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të BashkuaraRadiotelevizioni i KosovësSyri i VizionitShërbimi Policor i KosovësTrupat e Mbrojtjes së KosovësUshtria Çlirimtare e KosovësMisioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në KosovëZyra Ndërkombëtare Civile


1. HyrjeKosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë11Kosova gjendet në një udhëkryq. Faktorët kryesorqë aktualisht mbajnë territorin në një gjendjetë “konfliktit të ngrirë”, përfshirë edhe vendimetthelbësore mbi statusin e ardhshëm, duhen adresuarnë mënyrë që Kosovën ta shpiejnë drejt njëtë ardhme më prosperuese dhe të qëndrueshme.Pas më shumë se tetë viteve të administrimitndërkombëtar dhe përpjekjeve qëllim-mira tëkrijimit të paqes nga donatorët dhe agjencitëndërkombëtare, ende mbetet shumë për t’u bërëpër të siguruar paqen dhe stabilitetin e ardhshëmtë Kosovës. Sidoqoftë, një shoqëri me besim dheinformim në rritje e sipër, një dëshirë e përbashkëtpër të dalë nga ngecja ekonomike e pas-luftësdhe aftësitë dhe dijenia e popullsisë së Kosovës,të gjitha sjellin mundësi të mira për krijimin e njëpaqe të drejtë dhe të qëndrueshme.Ky raport, i bazuar në një metodologji gjithëpërfshirësetë analizës së konfliktit 3 , është kulmi i hulumtimit,këshillimit dhe sugjerimeve nga organizatate shoqërisë civile në tërë Kosovën. Fillimishti konsideruar si hulumtim i fokusuar në problemetspecifike të lidhura me qasjen në drejtësi nëKosovë, entuziazmi dhe idetë e njëmbëdhjetë organizatavetë përfshira kanë krijuar një punë mëambicioze. Hulumtuar në mes të muajit shtatordhe tetor 2007, janë mbajtur njëmbëdhjetë seminarepër të identifikuar nxitësit e konfliktit në tërëKosovën dhe nivelet rajonale dhe kanë përfshirëpjesëmarrës nga të gjitha rajonet e Kosovës. Janëmbajtur edhe gjashtëmbëdhjetë fokus grupetë organizuara dhe të drejtuara nga organizatajoqeveritare rajonale (OJQ) dhe kanë përfshirëpjesëtarë nga komuniteti shqiptar, boshnjak, ashkali,goran, rom, serb dhe turk në Kosovë në të cilatu shqyrtuan çështjet në lidhje me qasjen e gjerënë drejtësi, përfshirë edhe mekanizmat zyrtar dheata jozyrtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.OJQ-të gjithashtu intervistuan rreth shtatëdhjetënjerëz të përfshirë, në njëfarë mënyre, në sektorine drejtësisë – prokurorë, policë, gjykatës,zyrtar gjyqësor, përfaqësues të zyrës së Ombudspersonit,kryetar komunash dhe përfaqësuestjerë komunash, avokat, përfaqësues të OJQ-vetë specializuara dhe gazetarë. Një pjesë e madhee procesit është përcjellur nga përfaqësues tëShërbimit Policor të Kosovës (ShPK) dhe Dept/DivizMinistrisë së Punëve të Brendshme të InstitucioneveVetëqeverisëse të Kosovës (IPVQ).Informacioni dhe analizat e diskutuara në raportvijnë nga seminaret, diskutimet në fokus grupedhe intervistat, si dhe hulumtimet e bëra nga Saferworlddhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ).Si rrjedhojë, ky raport reflekton perceptimet epublikut të Kosovës dhe punëtorëve të sektorittë drejtësisë e jo perceptimet e Saferworld, FIQ-it,OJQ-ve tjera të përfshira në hulumtim, ose donatorëvetë tyre.Edhe pse u bë çdo përpjekje për të inkurajuarpjesëmarrjen e një numri të madh të meshkujvedhe femrave nga rajone dhe etnitete të ndryshme,raporti përfundimtar është një reflektim ipjesërishëm i pikëpamjeve të komuniteteve tëKosovës dhe nuk jep një pasqyrë të plotë. Kuotimete cekura në kutitë me tekst në raport janëmendime të disa të intervistuarve, por nuk janëdomosdo të aprovuara nga autorët.‘Statusi përfundimtar’ është i përhapur në shqetësimete njerëzve në këtë raport. Ai lidhet me tëgjitha sferat e jetës në Kosovë – shoqërore, ekonomike,kulturore, politike dhe të sigurisë. Njerëzitjanë arsyeshëm të shqetësuar mbi atë se si do tëndikoj në jetën e tyre zgjidhja e statusit, si dhe janëtë frustruar që shtyerjet e zgjidhjes po i pengojnëpërpjekjet për përmirësimin e situatës në Kosovë.Por, për më tepër ata ndihen të izoluar nga negociatat,të pafuqishëm për të ndikuar në ndodhitëpolitike, dhe të painformuar ndaj arsyeve prapavendimeve, si dhe kështu janë shumë pesimistmbi atë se ata nuk mund të bëjnë asgjë që tëmarrin kontrollin për fatin e tyre. Adresimi i kësajheqje të së drejtës – pavarësisht se çfarë ndodhmë 10 dhjetor 2007 ose pas, kur treshja ndërkombëtaredo të raportoj mbi rezultatet e bisedimevetë fundit në mes Prishtinës dhe Beogradit – do tëjetë vendimtare të sigurohet paqja dhe stabilitetinë të ardhmen në Kosovë.3 Shih Aneksin: Metodologjia për përshkrimin e detajizuar të definicioneve dhe metodologjisë së përdorur.


12Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në KosovëKy raport u hulumtua gjatë kohës së fushatëszgjedhore kur shoqëria civile ishte jashtëzakonishtshumë e përfshirë në rolin e saj mbikëqyrës,dhe në një kohë të tensionit kur OJQ-të përgjatëKosovës janë shpesh duke punuar, përkundërmundësive të vogla, që të krijojnë paqe në rajonine tyre. Angazhimi dhe ndryshimi i këtyre organizataveka qenë shumë i vlefshëm në krijimine raportit i cili, shpresojmë, reflekton mprehtësinëdhe kompleksitetet e opinionit, si dhe ndihmonnë identifikimin e nxitësve kyç të konfliktit dhefushave kyçe për krijimin e paqes në Kosovë.Por, shpresojmë që do të jetë më shumë se kaq.Shpresojmë se nuk do të jetë “edhe një raport tëcilin askush nuk do ta lexojë 4 ”, por një kontributnë fillimin e procesit të dëgjimit të zërave të komunitetevetë ndryshme, një kontribut në rritjene respektit të dyanshëm në mes zyrtarëve vendordhe ndërkombëtar dhe njerëzve të Kosovës,pastaj i krijimit dhe implementimit të reformaveqë adresojnë nxitësit e konfliktit dhe krijojnëmundësi të shumta sot për paqe në Kosovë.Ky raport ka për qëllim të analizoj dhe krijoj lidhjenë mes nxitësve të mundshëm të konfliktit nëKosovë, duke i përmbledhur kështu në pesë kategorikryesore: statusi i ardhshëm i Kosovës; siguriadhe drejtësia; politika dhe qeverisja; shoqëria dhekultura; dhe ekonomia dhe jetesa. Secila kategoripërmbledh pikëpamjet dhe mendimet e shprehuranë seminaret e mbajtura për identifikimine nxitësve të konfliktit, nga fokus grupet dhe intervistatkyçe informative mbi secilën temë, si dhesygjeron mundësi për krijimin e paqes të lidhurme temën. Raporti përfundon me disa rekomandimepër hapat e ardhshëm që duhen konsideruarnga politikëbërësit ndërkombëtar dhe vendortë politikave dhe agjencitë implementuese.4 Pjesëmarrës në fokus grup në Graçanicë


2. Statusi i ardhshëm i KosovësKosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë132.1 Statusi i ardhshëm (i pazgjidhur)i Kosovës si nxitës i konfliktitStatusi i ardhshëm i Kosovës është i përhapur nëtë gjitha aspektet e jetës politike në Kosovë përtë gjitha komunitetet, dhe gjithashtu politizonshumë aspekte tjera të jetës. Statusi perceptohetsi nxitësi primar i konfliktit nga shumë njerëz, përshkak të pasigurisë se çfarë do të ndodhë dhepër shkak të lidhjes me shumë çështje tjera. Kjoçështje është ndarësi kryesor në mes popullsisëshqiptare dhe serbe të Kosovës, ku secili grup kapikëpamje të kundërta mbi ‘pavarësinë’. Dhe, edhepse vendimet mbi statusin përfundimtar janë tëlidhura me nxitjen e konfliktit në nivele të ndryshme,gjithashtu është e qartë se shtyrjet e vazhdueshmetë vendimit mbi statusin përfundimtarmund të çojnë drejt dhunës dhe jostabilitetit.Në të gjitha seminaret e mbajtura për identifikimine nxitësve të konfliktit (rajonale dhe në mbarëKosovën), ndryshimet mbi temën e statusit përfundimtaru dalluan si një nga tre nxitësit kryesorëtë konfliktit. Shumica e njerëzve janë të shqetësuarse shtyerja e vazhdueshme në bisedimet mbi statusine ardhshëm të Kosovës është duke shkaktuarfrustrim që mund të shpie drejt demonstratavedhe konfliktit të dhunshëm, por për disa (sidomosserbët e Kosovës në komunat veriore), pasiguriapër status quo-në është më preferueshme se samundësia e një Kosove të pavarur dhe pasojatqë do të shkaktoheshin. Pasiguria aktuale e rritshpresën se pavarësia nuk do të ndodhë, si dheheq motivet për ata që të angazhohen në strukturate Kosovës. Të gjithë pajtohen se vendimi mbistatusin përfundimtar, kur të ndodh, do të shkaktojnjë nivel të konfliktit. Nëse Kosova merr njëformë të pavarësisë, disa komunitete minoritarejanë të shqetësuara se mund të vuajnë nën qeverisjene ‘shumicës shqiptare’. Por, nëse Kosovanuk merr pavarësinë, atëherë shumica e pjesëmarrësvenë seminare për identifikimin e nxitësvetë konfliktit janë të bindur se frustrimi në mesine shqiptarëve të Kosovës mund të përfundoj medhunë, dhe shumë nxitës të tjerë të konfliktit nukdo të adresohen (si ndarja e paqartë e kompetencavetë strukturave qeveritare dhe nivelit të dobëttë zhvillimit ekonomik).Nevoja e perceptuar për unitet për secilën ‘palë’është duke e penguar debatin dhe në të njëjtënkohë është duke dekurajuar kritikën ndaj politikavetë IPVQ-ve dhe Beogradit, duke bërë kështumbikëqyrjen e bërjes së politikave gati të pamundurdhe duke parandaluar zhvillimin e marrëdhënievendëretnike të cilat mund të kenë efekteafatgjata të pajtimit. Në të njëjtën kohë, njerëzitshpesh janë të habitur me atë se çfarë del prejprocesit të bisedimeve dhe si të interpretojnëpropozimet e ndryshme (si Propozimin e Ahtisaarit5 ) që vijnë nga zhvillimi i bisedimeve. Njerëzit(nga të gjitha komunitetet) ndihen të lënë anashnga bisedimet e udhëhequra nga niveli i lartëndërkombëtar, të privuar nga e drejta e tyre dhetë pashpresë për të ndikuar në vendimet e marranë Uashington, Moskë, Bruksel dhe Nju Jork 6 .Pasiguria mbi statusin e ardhshëm, dhe vendiminmbi të, lidhet me të gjitha çështjet e përshkruaranë pjesën tjetër të këtij raporti. Për shembull,shumë njerëz besojnë se zgjidhja e statusit (nëveçanti një Kosovë e pavarur) do të rezultojë nëpërmirësime të situatës ekonomike pasi që institucionetfinanciare ndërkombëtare do të lejohenqë të ndihmojnë Kosovën ligjërisht më shumëse që janë duke bërë tani, dhe në një klimë mëtë sigurtë për investime të huaja direkte. Kjo lidhetngushtë me nivelin e lartë të papunësisë sinjëri nga shqetësimet kryesore të sigurisë: shumëmendojnë se kjo do të ‘zgjidhet’ me rastin e marrjessë pavarësisë për Kosovën. Do të jetë thelbësoretë menaxhohen pritjet publike në lidhje mezgjidhjen e statusit të Kosovës, sepse nuk do tërezultojë në zbutjen e menjëhershme të problemeveekonomike.5 Martti Ahtisaari, i Dërguari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës, paraqitipropozimin e tij gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës në Kombet e Bashkuara me 2 Shkurt 2007. Propozimi mund të gjendet në adresënhttp://www.unosek.org/unosek/en/statusproposal.html (qasur së fundi me 17 Nëntor 2007).6 Ndoshta si rezultat i kësaj, shumë nga njerëzit e përfshirë në këtë hulumtim ishin të dyshimtë mbi rolin e zyrave të ndryshme ndërlidhëse (zyrave tështeteve të huaja në Kosovë) dhe disa i përmendën këto si nxitës të konfliktit, sipas të cilëve ekzistojnë thashetheme mbi spiunim dhe shantazh.


14Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në KosovëPoashtu, marrëdhëniet në mes kompetencavedhe ligjeve të UNMIK-ut dhe IPVQ-ve shkaktojnëhuti, gjë që shumë njerëz pretendojnë se dotë zgjidhen me statusin e ardhshëm. Sidoqoftë,shumë paqartësi mbi kompetencat dhe bazat ligjoredo të mbesin ende, pavarësisht nga statusi iardhshëm, duke marrë parasysh historinë ligjorekomplekse të Kosovës dhe përfshirjen ndërkombëtaretë mbetur në territor, dhe kjo do të ndryshojvetëm nëse bëhen më shumë përpjekje përtë sqaruar situatën. Kjo huti i lejon autoritetetvendore dhe ndërkombëtare që t’u shmangenpërgjegjësive për veprimet e tyre. Sidoqoftë, linjate llogaridhënies dhe mekanizmat për mbikëqyrjejanë të dobët, por ato janë dobësuar më shumënga mundësia aktuale e vënies së fajit tek autoritetitjetër për jokompetencë, neglizhencë osevendime jo të mira.Sipas fokus grupeve dhe të intervistuarve, nëaspektin shoqëror, pasiguria mbi statusin ështëduke i dëmtuar përpjekjet nga disa për të përafruarndarjet ndëretnike, dhe është duke i politizuarmarrëdhëniet funksionale dhe dekurajuar kompromisin.Gjithashtu, kjo është duke u përdorursi arsyetim nga politikanët për problemet e vazhdueshmeme shqetësimet shoqërore, si furnizimime energji elektrike, shërbimet shëndetësore,varfëria dhe papunësia. Në Kosovën e pas-statusit,këto çështje mund të bëhen më të dukshmedhe pakënaqësia me veprimet politike për t’umarrë me këto probleme mund të jetë një nxitësi ri i konfliktit.2.2 Statusi i ardhshëm i Kosovës simundësi për paqePasiguria e vazhdueshme mbi statusin e ardhshëmtë Kosovës e bënë popullin e Kosovës tëndjehet i frustruar dhe i pashpresë në adresimine këtyre çështjeve që kanë ndikim në jetën e tyre– ‘gjithçka është e lidhur me statusin përfundimtar’është një frazë, e cila është përdorur gati nësecilin seminar gjatë këtij procesi. Por, ekzistojnëgjëra të cilat mund të bëhen në nivelet ‘nën’ procesinndërkombëtar të bisedimeve mbi statusine ardhshëm, si adresimi i disa çështjeve specifike(disa nga të cilat janë përmendur në pjesëntjetër të këtij raporti). Ekzistojnë gjithashtu edhedisa aktivitete që mund të ndihmojnë në uljen eshqetësimit mbi statusin e ardhshëm dhe ndoshtamund të inkurajojnë parashikimin se si mund tëduket shoqëria e pas-statusit (sidomos për komunitetetminoritare).Një nga çështjet kyçe në këtë aspekt është nevojapër të ofruar më shumë informacione mbi procesine statusit të ardhshëm dhe implikimete propozimeve të ndryshme për jetën e përditshmetë njerëzve. Komuniteti ndërkombëtardhe IPVQ-të kanë mundësi të veçanta për t’i komunikuarveprimet e tyre (dhe arsyet për këto veprime)në një mënyrë më të qartë dhe transparente.Ofrimi i më shumë mundësive që njerëzit tëpërfshihen në debate të hapura për këto çështjetë ndjeshme me vepruesit janë të përfshirë drejtpërdrejtënë bisedime do të ishte një hap pozitivnë uljen e frikës nga e panjohura, si dhe do të ultepaqartësinë në lidhje me bisedimet mbi statusine ardhshëm.Zyrat Ndërlidhëse, e sidomos ato që përceptohensi veçanërisht me ndikim të madh në negociata(zyra e ShBA-ve, britanike, franceze, gjermanedhe ruse) duhen konsideruar mbajtjen edebateve dhe seancave me pyetje dhe përgjigjenë komunitetet në tërë Kosovën, duke i adresuarkështu arsyet për pozicionet e tyre politike, dheduke u përgjigjur pyetjeve mbi qëllimet e tyre tësakta politike. Hutia më e madhe ekziston jashtëkryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, kështu që dotë ishte e rëndësishme që të udhëtohej në komunattjera për këtë dialog. Në një klimë ku mosbesiminë UNMIK është duke u rritur në të gjithakomunitetet e Kosovës, Bashkimi Evropian (ipranishëm si Ekipi Planifikues i BE-së dhe ZyraNdërkombëtare Civile) tashmë ka bërë disa përpjekjepër t’iu qasur komuniteteve, por përpjekjete tyre nuk janë të mjaftueshme dhe deri më sotkanë qenë më tepër një-drejtimëshe. Tani ështëmundësia për të bërë pyetje – dhe për të marrëpërgjigje – dhe për dialogun pasues, i cili u mungonnjerëzve të Kosovës.


16Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë3. Siguria dhe drejtësia3.1 Çështjet nga siguria dhedrejtësia si nxitës të konfliktitnë KosovëSipas pjesëmarrësve të fokus grupeve, të intervistuarvedhe gjetjeve nga seminaret për identifikimine nxitësve të konfliktit, sundimi i dobët i ligjitdhe ndjenjat e lidhura me pasigurinë janë nxitësitkryesorë të konfliktit në Kosovë. Dobësia e sektorittë drejtësisë nënkupton që njerëzit nuk mund t’iadresojnë ankesat e tyre nëpërmjet sistemit gjyqësordhe si pasojë “marrin drejtësinë në duart etyre”. Shumë njerëz mbajnë armë, sepse ndihen tëpasigurt dhe të pambrojtur (dhe të frikësuar nganjë konflikt i ardhshëm), dhe mund t’i përdorin atopër shkak se ligji nuk funksionon 7 . Kjo nënkuptonqë mosmarrëveshjet relativisht të vogla mundtë kalojnë shpejtë në konfrontime të dhunshme.Protestat legjitime demokratike gjithashtu mundtë dalin jashtë kontrollit, dhe kështu përgjigjetndaj këtyre protestave nga garantuesit e sigurisëduhet të jenë mirë të menduara. Reagimet apopërgjigjet e rënda (si ato të 10 shkurtit 2007 8 )mund të kenë shtrirje më të madhe se vetë protestat,por dështimi për të reaguar shpejtë (si me17 mars 2004 9 ) gjithashtu nënkupton që një protestëmund të dalë jashtë kontrollit dhe kthehetnë trazirë. Veç kësaj, përkundër përmirësimevetë vazhdueshme në reagimin e policisë ndaj protestave,shumë njerëz (sidomos në Mitrovicë) janëtë shqetësuar se KFOR-i dhe ShPK-ja nuk do të reagojnëmjaft shpejtë në të ardhmen.Në këtë periudhë të tensioneve të ngritura, praniae dukshme e grupeve të armatosura mundtë shkaktoj konflikt dhe në mënyrë të natyrshmemund të rris ndjenjat e pasigurisë. Në Mitrovicënjugore dhe në Gjakovë, ekziston një shqetësimmbi disa grupe të cilat janë rishfaqur kohëve tëfundit, respektivisht Armata Kombëtare Shqiptare(AKSh), Garda e Car Llazarit, dhe Rojet e Urës.Derisa këto grupe vetvetiu nuk janë shkaktarëstrukturor të konfliktit në Kosovë, prania e tyrekontribuon në ndjenjat e tensionit dhe e bënë mëtë mundshme që një situatë tashmë e tensionuartë bëhet e dhunshme.Krimet nga e kaluaraDerisa nuk u konsiderua si një nga nxitësit kryesor tëkonfliktit në mesin e komunitetit të shumicës shqiptare,serbët e Kosovës përmendën dështimin e vendosjes sëdrejtësisë për krimet e kryera menjëherë pas luftës sëviteve 1998-99 dhe trazirat e marsit si “një nga pengesatmë të mëdha në zhvillimin e dialogut dhe pajtimittë sinqertë ndëretnik”. Kjo lidhet me mosbesimine vazhdueshëm të serbëve të Kosovës në sistemingjyqësor të drejtuar nga qeveria e Kosovës. Sidoqoftë,të intervistuarit kryesisht fajësojnë UNMIK-un e joinstitucionet e Kosovës për dështimin që të shërbej sindërmjetës në mes komuniteteve.Njerëzit gjithashtu shprehën shqetësimet mbigrupet kriminale (shpesh të armatosura), sidomosnë rajonet kufitare si Gjilani dhe Prizreni, ku kontrabandaështë ngritur si çështje shqetësuese. Nëkohën e hulumtimit dhe shkrimit të këtij raporti,Kosova ishte në mes të një fushate zgjedhore.Ndarjet në mes partive politike dhe vetë procesizgjedhor në disa raste gjatë këtij hulumtimi uidentifikuan si burime të mundshme të tensionitdhe nxitës të konfliktit. Përgjigjet mbi këtë çështjetreguan se të intervistuarit shpesh lidhën krimin eorganizuar dhe pasigurinë me partitë politike dhepolitikanët. Retorika e politikanëve gjithashtu ukonsiderua si nxitës i mundshëm i konfliktit përshumë pjesëmarrës, pasi që mund të ketë ndikimnë frikën e njerëzve, fuqizimin e stereotipeve dhenë ndarjen e mëtutjeshme të komuniteteve.7 Për detaje të mëtutjeshme të numrit të përafërt të armëve në pronësi civile dhe përceptimin publik të sigurisë shih AVL Hulumtimi në Kosovë (2006),Saferworld/SEESAC8 Me 10 Shkurt 2007, një demonstratë paqësore nga lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë u kthye në të dhunshme, duke rezultuar me vdekjen e dyprotestuesve pasi që pozlicët rumun të UNMIK-ut gjuajtën turmën me plumba gome.9 Me 17 Mars 2004, shpërthyen trazirat të cilat zgjatën tri ditë, dhe të cilat u shtrinë në tërë Kosovën dhe rezultuan me vdekjen e së paku nëntëmbëdhjetë njerëzve. Reagimi i garantuesve vendor dhe ndërkombëtar të sigurisë u kritikua si i ngadalshëm dhe i papërshtatshëm.


Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë173.2 FOKUS: Qasja në drejtësiQasja e dobët në drejtësi u identifikua si një ndërshkaktarët kryesor të konfliktit në Kosovë në njëanalizë të mëparshme të udhëhequr nga Saferworlddhe FIQ në periudhën shkurt-mars 2007 10 .Pamundësia për t’iu qasur institucioneve të drejtësisë(për arsyen se ato janë shumë të dobëta, tëpakta, të korruptuara ose të përceptuara si të padrejta)mund të çoj drejt konfliktit pasi që njerëzitmendojnë se “ata duhet të marrin ligjin në duarte tyre” për të mbrojtur familjet e tyre dhe t’i korrigjojnëgabimet që mendojnë se u janë bërë.Aty ku armët posedohen më së shumti, kjo do tëthotë se grindjet mund të rriten shpejt, dhe atyku mekanizmat jozyrtar të drejtësisë përdorenshumë, grupet e ndjeshme mund të margjinalizohennga procesi i drejtësisë. Si pasojë, ky hulumtimu përqëndrua në probleme të veçanta dukeiu qasur mekanizmave të drejtësisë në Kosovë mesynimin për të dhënë këshilla praktike se si duhetpërmirësuar qasja në drejtësi për të gjithë.Informatat dhe analizat mëposhtë burojnë ngapuna e OJQ-ve regjionale në diskutimet e fokusgrupeve, intervistat me zyrtarët e sektorëve të drejtësisë,si dhe nga disa hulumtime nga Saferworlddhe FIQ. E gjithë kjo mund të shihet si diçka që reflektonvetëm perceptimet e publikut të Kosovësdhe një shembull të punonjësve të drejtësisë.3.2.1 Mungesa e qartësisëdhe ndarja e paqartë ekompetencaveNjë nga problemet më të mëdha në sistemin edrejtësisë në Kosovë është ndarja e paqartë ekompetencave në mes të akterëve të ndryshëm.Kosova është e administruar nga UNMIK-u, porkompetencat janë duke iu bartur gradualishtIPVQ–ve. Ky proces i tranzicionit do të thotë sedisa nga akterët nuk e kanë të qartë mandatine tyre të saktë, nëse UNMIK-u ose IPVQ-të janëpërgjegjës për bërjen e politikave dhe nxjerrjen eligjeve në sektorin e drejtësisë, nëse gjykatësit eKosovës apo ata ndërkombëtarë janë përgjegjëspër disa raste dhe cilat ligje aplikohen.Në përgjithësi, marrëdhëniet në mes të ShPK-së,prokurorëve dhe gjykatave mund të përmirësohenmë shumë. Një gazetar komentoi se “ky“Ata (prokurorët) e kryejnë punën e tyre mirë, duke pasparasysh vështirësitë që i hasin. Jemi pjesërisht të kënaqurme punën e tyre” – Polic i ShPK-sëtrekëndësh shpeshherë keqpërdoret nga njëriose tjetri. Për shembull, kur polici kryen detyrëne tij, prokurori mund ta vonojë punën ose kurprokurori e kryen detyrën, gjykata e vonon atë.”Mungesa e sqarimit të kompetencave dhe komunikimii dobët lejon shumë akterë që të kalojnëfajin tjetërkund për parregullsitë e tyre.“Kemi bashkëpunim të ngushtë me ShPK-në”– Prokuror publikMe 4 prill 2004, përgjegjësia për disa aspekte tëhetimit u transferua nga ShPK-ja tek prokurorët,por si duket pati shumë pak trajnim për prokurorëtse si të kryejnë hetimet 11 , ndërsa linjat ekomunikimit në mes policëve të ShPK-së dheprokurorëve janë shpesh të paqarta. Në disa komuna,të dy palët, ShPK-ja dhe prokurorët thonëse kanë pasur bashkëpunim të mirë të ndërsjellë,por intervistat në shumë komuna tjera treguan seky bashkëpunim është një ndër problemet më tëmëdha në zinxhirin e drejtësisë.“Marrëdhënia ShPK-Zyrë e Prokurorit nuk është shumëe kënaqshme. Jemi 80 përqind të kënaqur me këtëbashkëpunim” – Zyrtar i Lartë i ShPK-sëTë gjithë prokurorët që u intervistuan thanëse bashkëpunimi me ShPK-në ishte “i mirë” ose“përgjithësisht i mirë”. Sidoqoftë, shumë policëtë intervistuar të ShPK-së nuk kishin vlerësime aq10 Siguria njerëzore në Kosovë: Analizë e konfliktit (Prill 2007), SafePlace, e papublikuar11 Shih Nuk është në Agjendë: Dështimi i vazhdueshëm për adresimin e përgjegjësisë në Kosovën e pas Marsit 2004 (Maj 2006), Human Rights Watch, f28-31, mund të gjendet në adresën http://hrw.org/reports/2006/kosovo0506/kosovo0506web.pdf , qasur së fundi me 9 Nëntor 2007


18Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovëpozitive, pasi që mendonin se prokurorët mundtë ishin më profesional, pastaj se prokurorët nukkomunikojnë me ShPK-në sa duhet dhe se atajo gjithmonë i ndjekin hetimet e ndërmarra ngaShPK-ja. Nga ana tjetër, disa prokurorë u ankuanse cilësia e provave që ShPK-ja u dorëzon është edobët, ku disa theksuan se kjo ka të bëjë me trajnimetdhe burimet e ShPK-së.“Ka raste kur qytetarët gjobiten nga policia dhe kur ky rastdërgohet në gjykatë ai anulohet, dhe kjo jep përshtypjense nuk ka bashkëpunim të mirë në mes të [ShPK-së dhegjykatës]” – Përfaqësues i një OJQ-je, PejëPërfaqësuesit e mediave dhe OJQ-ve të intervistuarkishin vlerësime më negative lidhur me bashkëpuniminndërmjet ShPK-së dhe prokurorëve.Disa fajësuan ndikimin e politikës në institucionetë ndryshme, ndërsa të tjerët thanë se prokurorët“japin përshtypje se ka bashkëpunim në mes tyre”,por realiteti është ndryshe. Sidoqoftë, ekzistojnëdisa fakte se kjo situatë është duke u përmirësuar.Një përfaqësues i një OJQ-je nga Prishtina tha:“Unë kam përshtypjen se procedura e hetimevenë mes të policit dhe prokurorit është duke u bërëmë efikase”.Komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet gjykatavedhe prokurorëve shpesh është i dobët, edhepse dallon nga komuna në komunë. Në Ferizaj,një gazetar pohoi se “ka mungesë bashkëpunimindërmjet Gjykatës Komunale dhe zyrës së ProkurorisëPublike. Zyra e Prokurorisë Publike deklaronse ata i procedojnë rastet rregullisht, por paditëpërfundojnë në sirtarët e gjykatës, dhe atje mbesinpër një kohë të gjatë dhe ndonjëherë edheharrohen fare. Prandaj është normale që gjithëkjo krijon tension dhe i irriton qytetarët”.Bashkëpunimi ndërmjet ShPK-së dhe gjykatave,veçanërisht për kundërvajtje të lehta të cilat nukshkojnë nëpërmes zyres së prokurorit dhe përcjelljapolicore e të pandehurve për në gjykatëdhe nga gjykatat gjithashtu mund të përmirësohen.Disa gjykatës u ankuan se ndonjëherë rastetrrezikohen me zbulimin e informatave konfidencialenga ShPK-ja.“Ne kemi një kompilim të ligjeve të ish-Jugosllavisë, ngakoha e Millosheviqit, rregulloreve të UNMIK-ut, KonventaveNdërkombëtare, ligjeve të reja të nxjerra nga Kuvendi iKosovës,” – Përfaqësues i Ombudspersonit3.2.2 Mungesa e qartësisë së ligjeveMungesa e një baze të vetme ligjore në Kosovëështë duke shkaktuar paqartësi në mes të institucionevedhe qytetarëve 12 . Jo vetëm që është evështirë për qytetarët të kuptojnë se çfarë është epaligjshme dhe çfarë është e ligjshme, por ështëe vështirë edhe për institucionet e drejtësisë që tëshpjegojnë bazat ligjore të cilat i zbatojnë. Në tënjëjtën kohë, gjykatësit ndërkombëtar nga vendeme sisteme të ndryshme ligjore e bëjnë edhe mëkonfuz interpretimin e një ligji ose një rregulle nëndonjë rast. Për më tepër, kjo paqartësi e bën mëtë vështirë për mjetet e komunikimit të raportojnëme saktësi dhe organizatat e shoqërisë civilet’i mbajnë përgjegjëse këto institucione, sepsenuk është e qartë se cilat ligje ose standarde këtoinstitucione i mbështesin.12 Shih Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 1999/24 mbi Ligjin e Aplikueshëm në Kosovë (12 Dhjetor 1999) për më shumë detaje, që mund të gjendet nëadresën: http://www.unmikonline.org/regulations/1999/reg24-99.htm (qasur së fundi me 16 nëntor 2007)


Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë19“Situatë e paqartë”: sistemet paralele të drejtësisëKomuniteti serb në tërë Kosovën, veçanërisht në komunat veriore me shumicë serbe siç janë Zubin Potoku, Leposaviqi dheZveçani po ashtu edhe Mitrovica e veriut përdorin sisteme paralele të drejtësisë të administruara dhe të financuara ngaBeogradi, si dhe ligjet e Serbisë (ndonjëherë edhe nën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së por asnjëherë ligjete Kuvendit të Kosovës). Komuniteti serb në Kosovë do t’i përdorë gati çdoherë këto sisteme paralele, por ka raste kur juduhet të përdorin edhe sistemin e menaxhuar të Kosovës. E gjithë kjo krijon huti, vështirësi për qasje dhe bashkëpunim nëmes dy sistemeve, dhe një fushë ku institucionet nuk janë përgjegjës ndaj njerëzve që i përfaqësojnë.Në këtë kohë, kur bisedimet për statusin përfundimtar vazhdojnë dhe tensioni politik është i lartë, ka presion të madh nëkomunitetin serb të Kosovës që të përdorin sistemin e gjykatave të administruara nga Beogradi, por siç tha një pjesëmarrësi komunitetit serb në fokus grup, “gjykatësit, prokurorët dhe avokatët mbrojtës të ofruar nga shteti nuk janë aspaktransparent dhe kjo ka të bëjë me faktin se ata janë duke punuar në një status quo dhe se ata nuk janë duke u mbikëqyrurnga askush e madje as nga ministritë relevante të Beogradit.”Prania e dy sistemeve të drejtësisë krijon huti në popull duke mos ditur se cilave gjykata mund t’u drejtohen. Për shembull,personat e zhvendosur brenda vendit që jetojnë në Kosovën veriore nuk dinë se si t’i zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjettyre lidhur me pronat, pasi që derisa ata nuk i pranojnë gjykatat e menaxhuara nga Kosova (nga një perspektivë politike),ata e kuptojnë se ndoshta duhet ta përdorin këtë sistem për të zgjidhur problemet e tyre. Në fakt, siç tha një pjesëmarrësnë fokus grup në Mitrovicën e veriut, duket se “qeveria e Serbisë është duke pranuar juridiksionin e gjykatave të menaxhuaratë Kosovës për rastet e mosmarrëveshjeve rreth pronave, por duket se ata nuk e pranojnë haptas për arsye politike,duke lënë një numër të anëtarëve të komunitetit serb të hutuar dhe të ç’orientuar kur bëhet fjalë për paraqitjen e rasteve tëtyre në gjykatat e menaxhuara nga Kosova. A do të mund të gjykoheshin nga ndonjë anëtar i komunitetit të tyre? A do tëshiheshin nga ekstremistët politik si tradhëtar të vendit?”Disa të intervistuar me përvojë pune brenda strukturave paralele ndiheshin të pashpresë dhe të paaftë për të përmirësuarsigurinë në komunitetet e tyre: “Ne (institucionet e administruara nga Beogradi) nuk mund të ndikojmë në asnjë çështje tësigurisë...... Ne vetëm i japim përkrahje morale popullit dhe kjo nuk është e mjaftueshme”.* - pjesëmarrës në fokus grup, Mitrovica veriore3.2.3 Qasja e dobët në informacioneNë pjesën më të madhe të rajoneve të Kosovës,gazetarët dhe OJQ-të komentojnë se ata kanë qasjenë sistemin e drejtësisë dhe marrin informatalidhur me punën e tyre, gjithashtu kanë bashkëpuniminme prokurorët dhe gjykatat.Peja këtu bënë një përjashtim, ku komentet nëfokus grupe sygjerojnë se “gazetarët nuk kanë qasjenë asnjë seancë gjyqësore qoftë ajo e rëndësishmeapo e parëndësishme, dhe nuk mbahetasnjë konferencë shtypi pas këtyre seancave” 13 .“Qytetarët kanë filluar të vetëdijesohen” – fokus grupi nëMitrovicën jugoreNjë gazetar nga rajoni ankohet se “proceduratpër qasje në zyren e prokurorit janë burokratikedhe kontakti direkt është shumë i vështirë. Nukka informacion të qartë për të drejtat tona për t’utakuar me zyren e prokurorit.” Një tjetër gazetarnga Prizreni pati mendimin e njëjtë: “Qasja ështëshumë e vështirë për OJQ-të dhe mediat edhe nëPrizren.”Sidoqoftë, shumë gazetarë dhe përfaqësuestregojnë se qasja në informacione në gjykata ështëmë e lehtë për ata sesa për qytetarët e thjeshtë.“Njerëzit të cilët lejohen në zyren e prokuroritzgjedhen nga prokurori që do të thotë se ka qasjevetëm për ata të cilët prokurori i lejon si dhe organizatatpër të drejtat e njeriut” 14 . Pjesëmarrësite fokus grupeve gjithashtu e kanë të paqartë se13 Fokus grupi me femra, Pejë14 Përfaqësues i një OJQ-je për të drejtat e njeriut


20Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovënga mund të marrin të dhënat dhe cilave informatamund t’u qasen (dhe cilat janë të besueshme),edhe pse shumë përmendin se interneti është njëburim kryesor i informatave.3.2.4 Perceptimi për raportim tëpapërshtatshëm të mediavembi kriminNë komunitete të mbyllura në Kosovë, thashethemetpërhapen shpejt. Njerëzit dëgjojnë ngjarjetnga të tjerët para se të lexojnë në gazeta për to.Sidoqoftë, njerëzit shpesh nuk i dinë detajet e ngjarjevedhe mbetet vetëm të dëgjojnë lajmet që t’i“Në vend që të ofrohen më shumë informacione mbirastet e krimit dhe drejtësisë për të cilat qytetarët janë mëshumë të interesuar, mediat transmetojnë programe osetelenovela latine” – pjesëmarrës mashkull, fokus grupinga Pejakuptojnë ato. Disa të intervistuar dhe pjesëmarrësnë fokus grupe u ankuan se ndonëse lexojnë nëgazeta për ndonjë arrest, për procesin e mëtutjeshëmnuk shkruan më gazeta dhe shumënjerëz supozojnë se gjykimi nuk ka sjellë asnjë rezultatpozitiv. Mungesa e përcjelljes së ngjarjevekrijon mundësi për korruptim, meqë të dyshuaritjanë akuzuar se kanë dhënë mito për të ulur dëniminose për të dalë më herët nga burgu pa e vënëre mediat. Gjithashtu, është e vërtetë edhe thëniase njerëzit janë akuzuar padrejtësisht (dhe akuzate publikuara në mediat lokale) dhe ka shumë pakmundësi që ata të “pastrojnë emrin e tyre” edhepasi t’u hiqen akuzat.3.2.5 Besimi i pabarabartë nëShPK-nëPërgjithësisht, shumë pjesëmarrës kanë besim nëShPK dhe janë gjithnjë e më shumë të kënaqurme punën e tyre. Ende ka probleme lidhur meprofesionalizmin e policëve dhe ka komente qëkanë të bëjnë me korrupcionin dhe trajnimin epamjaftueshëm, megjithatë të gjithë e pranojnëse ShPK-ja ka përparuar shumë. Sidoqoftë, në diskutimetë fokus grupeve dhe intervista u shfaqëndyshime ndaj ShPK-së, përfshirë edhe Pejën, ku kaprobleme të vazhdueshme me sistemin e drejtësisë,duke përfshirë dhe ShPK-në.Ofrimi i informacioneve në komunitetet serbe të KosovësKomunitetet serbe në Kosovë e kanë shumë të vështirë të gjejnë të dhëna lidhur me sistemin e gjykatave të Kosovëspër disa arsye. Të dhënat shpeshherë nuk përkthehen në gjuhën serbe (ose përkthehen në mënyrë të gabuar), porpërfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë nuk i njohin institucionet e Kosovës të cilat u sigurojnë disa të dhëna nëgjuhën serbe (siç janë ligjet e publikuara në internet në tri gjuhë). Veç kësaj, institucionet e Kosovës nuk u adresohenkëtyre komuniteteve në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe mediat të cilat raportojnë për punën e institucioneve të Kosovës jogjithmonë transmetohen te komunitetet serbe të Kosovës. Për shembull, në Kosovë nuk ka gazetë në gjuhën serbe.Siç tregojnë pjesëmarrësit e fokus grupeve në Mitrovicën veriore “në një mënyrë, komuniteti serb i Kosovës nuk i pranoninstitucionet e menaxhuara nga Prishtina, por nga ana tjetër përfaqësuesit e komunitetit nuk ndihen të shërbyer dhe jotë barabartë pasi që ata nuk marrin të dhëna nga këto institucione”. Problemi është i dyanshëm: Anëtarët e komunitetitserb të Kosovës nuk e shohin të arsyeshme t’u japin të dhëna institucioneve të drejtësisë dhe IPVQ-ve për çështjet qëkanë të bëjnë me implementimin e ligjeve, policinë dhe funksionimin e gjykatës.Situata është pak më ndryshe në enklavën serbe të Graçanicës, ku ka pak gatishmëri për të marrë informata nga IPVQtë,por mediat që japin informata në tërë Kosovën nuk raportojnë në Graçanicë. Një pjesëmarrës i fokus grupit pohoi se“RTK nuk ka emision në gjuhën serbe dhe poashtu është e pamundur të transmetohet në Graçanicë.... radio stacionetlokale merren me problemet lokale dhe ne jemi prapë të ndarë nga Prishtina.” [Shih www.rtklive.com për informacionerreth programit në gjuhën e tyre].


Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë21“Besoj se ShPK-ja është duke bërë një punë të mrekullueshmeduke marrë parasysh rrethanat, dhe është evërtetë – ata janë të kufizuar me sistemet ekzistueseparalele gjyqësore. Askush nuk pret që kjo situatë tëpërmirësohet kur kemi struktura jofunksionale, thjeshtnuk është e arsyeshme” – përfaqësues mashkull i njëOJQ-je nga Mitrovica verioreBesimi në ShPK në mesin e të intervistuarve të komunitetitserb është shumë i ulët (edhe pse atashprehën disa mendime pozitive për punën eShPK-së dhe kuptimin e vështirësive me të cilatballafaqoheshin). Policët e ShPK-së, në rajonet epjesës veriore në komunat me shumicë serbe shihensi njerëz pa iniciativë, të paaftë dhe me kualifikimetë dyshimta. Pjesëmarrësit deklaruan seshumë policë të ShPK-së kanë bashkëpunim metë ashtuquajturat “struktura paralele të sigurisë”siç janë “Rojet e Urës” dhe policia sekrete serbe.Kjo është perceptuar si pozitive nga një pjesë ekomunitet serb të Kosovës, pasi që kjo lidhëpolicët e ShPK-së më shumë me “anën serbe”, portë tjerët i shohin këto lidhje si “hapësirë për korrupciondhe manipulim”. Gjithashtu, ekzistonedhe një përshtypje se ShPK-ja zakonisht nuk intervenonnë kohë kur vie deri te dhuna ndëretnikedhe krimet me motive etnike, gjë që kufizonkapacitetin e saj për të shërbyer si lidhje efektiveme sistemin gjyqësor.Në Graçanicë, çështja deri diku është e lidhurme etninë e policëve dhe pjesërisht ka të bëjëme çështje më të gjëra të korrupcionit: “Banorëte komunitetit serb nuk u besojnë pjesëtarëve tëkomunitetit shqiptar të ShPK-së... pjesëtarët ngakomuniteti serb të cilët punojnë në ShPK nukkanë autoritet dhe zakonisht janë ish-kriminelë”.Pavarësisht nga kjo, është treguar përkrahje përpatrullat shumëetnike të ShPK-së, jo vetëm në rajonete komunitetit serb, por në tërë Kosovën.Komunitetet minoritare, të cilat janë të integruaranë shoqëri më të gjerë, kanë mendime pozitivelidhur me ShPK-në. Pjesëmarrësit e fokus grupevetë komunitetit serb dhe atij goran në rajonin e Ferizajtkanë raporte të mira me ShPK-në: “Ne u jemimirënjohës (ShPK-së). Ata vizitojnë fshatin tonëdhe gjithmonë pyesin nëse kemi ndonjë problem.Pra, ka marrëdhënie të mira ndërmjet fshatarëvedhe ShPK-së.”3.2.6 Kapaciteti i dobët dheperceptimi për korrupcion nësistemin e drejtësisëËshtë e qartë se korrupcioni dhe perceptimi i korrupcionitbrenda sistemit të drejtësisë është njëshqetësim i madh për të intervistuarit. Sidoqoftë,nuk është edhe aq e qartë nëse zgjidhja më e mirëdo të ishte luftimi i korrupcionit apo kushteve tëcilat lejojnë të krijohet, si numri i madh i rastevetë pazgjidhura, pagat e ulëta të gjyqtarëve dheprokurorëve, konfuziteti për llojet e ndryshme tëligjeve, kompetencat kundërthënëse, si dhe mekanizmate dobët të mbikqyrjes.“Kemi rreth 9,000 raste të pazgjidhura” – anëtarë i lartë igjyqësisë, Ferizaj“Kemi rreth 2,500 raste të pazgjidhura penale, rreth 5,000raste civile dhe shumë të tjera”– anëtar i gjykatës komunale, FerizajAnkesa e zakonshme e prokurorëve, policëve,gjyqtarëve dhe qytetarëve ishte mungesa e gjyqtarëve15 , që çon drejt një rritje të rasteve tëpazgjidhura dhe kjo shkakton frustrim ekstrem“Është turp që në gjykata kemi mungesë të gjërave themeloresi lapsa kimik, lapsa, letër ose gjëra tjera që nevojiten përpunë”– Mashkull në FG, Prizrentek njerëzit të cilët presin që rastet e tyre të zgjidhen,si dhe shkakton probleme me kohën e gjatë15 Në Prill 2007, ishin 311 gjyqtarë dhe 88 prokurorë lokal në Kosovë, sipas Faqes së Fakteve të UNMIK-ut, që mund të gjendet në adresën: http://www. unmikonline.org/docs/2007/Fact_Sheet_apr_2007.pdf (qasur së fundi me 16 Nëntor 2007). Kjo do të thotë një gjykatës lokal për 6,430njerëz. Nëse krahasohen, në Maqedoni është një gjykatës për 3,210 njerëz (numër relativisht i madh) (burimi: Nationmaster.com).


22Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë“Një grup është dënuar me 70 vjet burgim për krim tëorganizuar. Pas gjykimit, prokurori përfundoi ditën e tij tëpunës dhe shkoi me transport publik në shtëpi. Aty ishin dukepritur anëtarët e familjeve të të gjithë të dënuarve.Mund tëimagjinoni se çfarë ka mundur t’i ndodhë atij” – gazetar.të paraburgimit për të dyshuarit të cilët më pastajlirohen.prokurorëve dhe gjykatësve, kurse Ministria eDrejtësisë vendosë mbi fondet për shpenzimetadministrative të prokurorisë. Kjo parandalongjykatat që të marrin iniciativa, për shembull tëzhvillojnë programe për qasje apo komunikim mekomunitet, përmirësim të qasjes fizike ose publikimtë broshurave me informacione mbi gjykatatlokale. Një sugjerim nga një gjykatës i intervistuargjatë kësaj analize ishte decentralizimi i buxhetittë gjykatave. Nëse kjo do të bëhej (për shembull,si pjesë e procesit të decentralizimit), sisteme financiaretë sigurta dhe transparente do të duhejtë vendoseshin për të parandaluar rreziqe tjera tëkeqmenaxhimit financiar apo korrupcionit.Rast për studim: korrupcioni në zemër të sistemit të drejtësisë“Kam pasur një herë një rast në Gjykatën komunale në Prishtinë, dhe ky më bëri të mendoj se sistemi i drejtësisë nëKosovë është i korruptuar. Nëse gjykatësi është i korruptuar kuptohet që i tërë sistemi është i korruptuar. Dyqani im mëështë grabitur dhe vlera ka qenë disa mijëra euro. Njerëzit të cilët kanë punuar për mua më kanë vjedhur dhe ata janëkapur nga ShPK-ja. Policët e ShPK-së kanë regjistruar të gjitha ndodhitë e grabitjes konkrete.“Çfarë dua të them është se përkundër dëshmive, fotove dhe regjistrimeve të policisë, ata që më kanë vjedhur janë liruarpas disa ditëve dhe arsyeja ka qenë mungesa e dëshmive. E kam ditur se sistemi është i korruptuar dhe kjo ishte arsyejapse kam dashur që policia të regjistroj këtë vjedhje, por prapë nuk më ka ndihmuar. Më vonë kam angazhuar edhe njëavokat, por më vonë e kam kuptuar se edhe avokati është i korruptuar. Ai nuk më ka informuar mbi rastin dhe ai as qëështë paraqitur në gjykatë, dhe kështu gjykatësi i ka liruar personat që më kanë vjedhur. Kjo do të thotë se zyrat e avokatëvejanë të lidhura me gjykatës, etj. Kam provuar të angazhoj edhe një avokat tjetër, por ai më ka thënë se për 4.000 eurogjithçka do të zgjidhej, që është edhe një dëshmi tjetër për korrupcionin në këtë sistem” – pjesëmarrës i fokus grupit.Një shkaktar i mundshëm që i ndal njerëzit tëbëhen gjykatës është mungesa e sigurisë përgjykatës, e sidomos për ata të cilët punojnë merastet e krimeve serioze. Disa gjykatës dhe prokurorëkanë shprehur frikë për sigurinë e tyre nësedo të merrnin vendime të cilat do të ishin të pafavorshmepër familje të fuqishme, grupe të organizuarakriminale dhe individë tjerë. Shqetësimete sigurisë keqësohen kur një rast nuk është në sytë publikut; publikimi i rasteve u përmend si njëveprim që do të ofronte mbrojtje nga kërcënimet.Pagat e ulëta për gjyqtarët gjithashtu mundtë jenë dëshpëruese për të rinjtë që i bashkohenkëtij profesioni. Pagat e ulëta të gjyqtarëve shihensi një nga nxitësit kyç të korrupcionit në gjyqësi,dhe kombinuar me numrin e madh të rastevekëto shpesh janë shembuj pse njerëzit paguajnëqë rastet e tyre të zgjidhen më shpejtë.Gjykatat nuk kanë buxhet të vetin. Këshilli Gjyqësori Kosovës vendos mbi fondet për shpenzimetadministrative të gjykatave, si dhe për pagat e3.2.7 Qasja e vështirë në gjykataDerisa shumica e anëtarëve të publikut fizikishtkanë qasje në gjykatat në të cilat kanë nevojë,ekzistojnë disa probleme me qasje për grupe tëveçanta të njerëzve, dhe një pjesëmarrës i fokusgrupit në Shtime u ankua se ai nuk mund të hyjënë gjykatë fare pasi që nuk ekziston gjykata në komunëne tij.Gjykatat janë të vendosura në qytete dhe qytezatë mëdha, dhe mund të jetë paksa vështirë përnjerëzit që vijnë nga vendet rurale që të përdorinkëto shërbime. Kufizimet në lirinë e lëvizjes përdisa komuna kufizojnë qasjen e tyre në ndërtesatë gjykatave. Në Mitrovicë, Gjykata e Qarkut ështëe vendosur në pjesën veriore të qytetit, dhe kështue bënë të vështirë për njerëzit nga ana jugore


Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë23që të shkojnë atje. Ekziston një autobus i caktuarposaçërisht për transportimin e njerëzve nga anajugore tek gjykata në veri, por kjo zgjat më shumëse ecja në këmbë dhe kushton më shtrenjtë senjë biletë e zakonshme autobusi. Njejtë, serbët eKosovës nga Graçanica kanë vështirësi në qasjennë Gjykatën komunale në Prishtinë, pjesërisht përshkak të tabelave të regjistrimit të veturës, (shihseksionin 5.1) dhe kështu frikësohen të udhëtojnënë Prishtinë, dhe pjesërisht për shkak se ndjehentë papërfaqësuar nga të punësuarit në gjykata.Qasja fizike gjithashtu mund të jetë e vështirë përnjerëzit me aftësi të kufizuara, dhe për këtë duhenplotësuar nevoja të veçanta (si qasja për karrocainvalidësh) gjatë planifikimit të ndërtesave tëgjykatave.Studentët në fokus grupe u ankuan se nuk kanëqasje në gjykata, duke u ndjerë kështu se nukmerreshin seriozisht nga zyrtarët gjyqësor nësedo të dëshironin ndonjë informacion nga gjyqi.3.2.8 Mungesa e mbrojtjesefektive të dëshmitarëve dheviktimaveEkziston një ndjenjë hutie totale në mes profesionistëvegjyqësor dhe publikut mbi ekzistimin e“Një herë kam parë një krim por nuk kam shkuar nëgjykatë për të dëshmuar. Nuk jam ndjerë i sigurt”– pjesëmarrës i fokus grupit në Prishtinëmasave zyrtare për mbrojtjen e dëshmitarëve dheviktimave, por gjithashtu ekziston edhe pothuajsenjë marrëveshje se në praktikë dëshmitarëtdhe viktimat nuk janë të mbrojtur. Njerëzit ndjehenshumë të pasigurt, dhe frikësohen se ata osefamilja e tyre mund të rrezikohen nëse dëshmojnëkundër ndonjë të akuzuari, por edhe viktimatgjithashtu mund të ngurrojnë në raportimin ekrimit (dhe të përcjellin rastin). Në disa raste kjolidhet me praninë e komuniteteve të mbyllura nëKosovë, me raportimin e papërgjegjshëm të mediave,dhe me shembujt ku ShPK-ja dhe prokurorëtzbulojnë ose tregojnë informacione në lidhje meidentitetin e dëshmitarëve (pjesërisht ka të bëjëme korrupcion dhe pjesërisht me pakujdesi dhejoprofesionalizëm).Pa dëshmitarë, dhe duke marrë parasysh se ShPKjadhe prokurorët duket se kanë mungesë të aftësivepër mbledhjen dhe analizimin e materialevepër dëshmi si dëshmi të mjekëve ligjorë dhe ballistikës,rastet shpesh dështojnë ose nuk arrijnënë gjykatë. Ky mosfunksionim në sistemin e drejtësisëkontribuon në përdorimin e mekanizmavejozyrtar të drejtësisë dhe kështu mund të dëmtojnësistemin zyrtar të drejtësisë ose të çojnë drejtdrejtësisë jozyrtare që nuk i plotëson standardet etë drejtave të njeriut.”Në vendin tim...”: gjykatësit ndërkombëtarë nëKosovëEkziston një nivel i lartë i konsensusit se gjykatësitndërkombëtarë shpesh nuk janë po aq kompetent sagjykatësit vendor për shkak se nuk e kuptojnë kulturëndhe ‘mentalitetin’ kosovar. Shumica e pjesëmarrësvetë fokus grupeve do të dëshironin të gjykoheshin ngagjykatës vendor, edhe pse disa pranuan se në krimete ndjeshme, si incidentet ndëretnike, një gjykatësndërkombëtarë do të ishte më i përshtatshëm. Pagate larta të gjykatësve ndërkombëtarë janë përmendurshpesh, ku disa pjesëmarrës besonin se kjo parandalontekorrupcionin dhe se ishte shumë pozitive, dhe tëtjerët argumentonin se dallimi i pagës është edhe njëshembull tjetër i standardeve të dyfishta. Disa ngritënedhe çështjen e truprojave të gjykatësve ndërkombëtarë,përsëri diçka që zvogëlon mundësitë për korrupciondhe demonstron se sa të pasigurt mund të ndjehengjykatësit vendor në punën e tyre të përditshme.


24Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë3.2.9 Dënimi dhe kaucioniPjesërisht për shkak të korrupcionit brenda sistemittë drejtësisë, dhe pjesërisht si rezultat i raportimitpërcjellës të papërshtatshëm nga media, (shihseksionin 3.2.4), ekziston një perceptim se shumëkriminelë kanë marrë dënime shumë të lehta përashpërsinë e krimit. Një shembull i dhënë nga njëpjesëmarrës i një fokus grupi në Mitrovicën jugorepërfshinë të dyshuarit për një rast dhunimi të njëfëmije, të cilëve u është shqiptuar dënimi i arrestitshtëpiak, dhe një pjesëmarrës i një fokus grupinë Gjilan deklaroi se dikush i akuzuar për vrasjekishte filluar të punonte në sistemin e edukimit.Shqetësimet gjithashtu janë shprehur se korrupcionimund të ndryshoj vendimin nga ‘fajtor’ në ‘i“Gjykatat duhet vendosur për rastet kur lejohet kaucioni”;“Rregullat e kaucionit duhen vendosur me ligj”– pjesëmarrës mashkull i fokus grupit në Gjakovëpafajshëm’: “faktorë të ndryshëm ndikojnë rastetku krimi është i njëjtë por dënimi i ndryshëm”.Pagesa e dënimit me para gjithashtu konsiderohetnë dy mënyra nga shumica e njerëzve të intervistuar,ku disa pjesëmarrës të fokus grupeve“Kaucioni nuk është i nevojshëm për kriminelë. Atalirohen edhe pa pagesë” – pjesëmarrës i fokus grupit nëGraçanicëpërmenden se nga kjo ose përfitojnë të pasuritose u mundësohet të dyshuarve të paguajnë mepara dënimin me burg. Kjo lidhet ngushtë meshqetësimet e mbrojtjes së dëshmitarëve dheviktimave, siç e përmendi një pjesëmarrës i fokusgrupit në Gjilan: “Kaucioni nuk është i mirë përshkak se u mundëson të akuzuarve të ikin ngavendi, të blejnë dëshmitarët ose t’i manipulojnëata, dhe shkaktojnë zhdukje të dëshmive.”3.2.10 Mekanizmat jozyrtar tëdrejtësisëDuke marrë parasysh dështimet e sistemit zyrtar tëdrejtësisë, shumë njerëz i kthehen mekanizmavejozyrtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Disanga këto janë shembuj pozitiv të iniciativave përbisedime ose formulimit të zgjidhjeve specifike përkomunitetet që vlejnë për të gjithë, dhe që mundtë ndihmojnë në uljen e presionit ndaj sistemit tëmbingarkuar zyrtar të drejtësisë. Për shembull, nënjë fshat të Ferizajt, ekziston një Këshill i përbashkëtnë mes serbëve dhe shqiptarëve për zgjidhjene përbashkët të problemeve. Një pjesëmarrësefemër në Gjakovë komentoi se mosmarrëveshjetmbi pronën “zakonisht zgjidhen me marrëveshjenë mes dy personave të përfshirë, dhe jo nëpërmesgjykatave.” Por të tjerët janë më pak pozitiv, e nëveçanti disa nga ta përdorin Kanunin e Lekë Dukagjinit,i cili është përmendur më së shpeshti nëlidhje me mosmarrëveshjet pronësore (sidomosbrenda familjeve). Kanuni interpretohet dhe përdoretnga njerëz të ndryshëm në vende dhe kohëtë ndryshme dhe kështu ekziston një huti dhe njëmospërputhje në përdorimin e tij 16 . Kanuni dukettë jetë më dominues në vendet rurale, dhe i lidhurderi diku me hezitimin që banorët rural nganjëherëe shprehin kur kanë të bëjnë me sisteminzyrtar të drejtësisë (të vendosur në qytet).“Ende ekzistojnë raste kur ne zgjidhim problemet në dymënyra, e para nëpërmes gjykatave dhe e dyta nëpërmesKanunit. Ka ndodhur që pas zgjidhjes së rastit në gjyq,njerëzit janë munduar t’i zgjidhin problemet me dhunë.”– pjesëmarrës në një fokus grup të shqiptarëve dhegoranëve në FerizajShumë të intervistuar thanë se Kanuni i Lekë Dukagjinitkryesisht përdoret në rastet e hakmarrjes,dhe disa përfaqësues të OJQ-ve argumentuan seKanuni shpesh keqpërdoret dhe keqinterpretohet.Disa vende të Kosovës, sidomos në rajonin perën-16 Ekziston një huti e madhe se si ose nëse Kanuni i Lekë Dukagjinit përdoret në realitet. Shpesh i janë referuar në dy fokus grupet dhe intervistat mezyrtarë gjyqësor, por si duket shpesh lidhet me idenë e hakmarrjes (përfshirë gjakësitë), derisa njerëzit tjerë ndajnë plotësisht nga Kanuni çështjete lidhura me hakmarrje. Nevojiten më shumë hulumtime për të parë saktësisht se si përdoret Kanuni (dhe ku nuk përdoret, përkundër deklarimevetë njerëzve). Më shumë diskutime dhe informacione mbi përmbajtjen dhe përdorimin e Kanunit gjithashtu do të ishin të dobishme për shoqërinë eKosovës, në përgjithësi, për të kuptuar atë plotësisht.


Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë25dimor, kanë përjetuar armiqësi gjaku në mesfamiljeve; këto shpesh janë perceptuar si të lidhurame Kanun, dhe reflektojnë vlerat tradicionaleshqiptare të krenarisë dhe nderit. Dështimi i sistemitzyrtar të drejtësisë për të ofruar mbrojtje tëpërshtatshme për dëshmitarë dhe viktima keqësonsituatën, dhe njerëzit shpesh nuk janë të sigurtas nëpër burgje. Për më shumë, sistemi zyrtari drejtësisë në rastet e armiqësisë me gjakmarrjenuk duket të ofroj përmirësime për ndonjë gabimtë ndodhur, dhe kështu pas daljes nga burguarmiqësia vazhdon, nëse gjakatari nuk ka kërkuarfaljen (“fjalën”) dhe nëse ajo nuk i është dhënë.Por, mekanizmat jozyrtar gjithashtu mund të ofrojnëpajtime me përdorimin e Kanunit, nëpërmesshembujve të këshillave të pajtimit ose individëvetë respektuar nga ndonjë komunitet.Rast për studim: “Fjala” e faljes“Dy familje, njëra nga njëri fshat (në Ferizaj) dhe tjetranga Shtimja ishin në armiqësi me njëra tjetrën. Anëtarii familjes nga Ferizaj ishte në burg për shkak të vrasjesqë kishte kryer, dhe edhe gjatë kësaj kohe familja e tijnuk e kishte “fjalën” (e faljes) nga familja tjetër. Fëmijëtnuk shkonin në shkollë për shkak se ishin të frikësuar,dhe anëtarët tjerë të familjes ishin të izoluar në shtëpinëe tyre. Duke pas parasysh këtë informacion, dhe shumëraste të hakmarrjes, një “Këshill i pajtimit” u themelua përKosovë, dhe ky Këshill arriti t’i pajtoj këto dy familje. Sot,anëtarët e familjes nga (Ferizaj) jetojnë të lirë. Si rezultati kësaj, mund të them se në vendet rurale, aty ky gjykatatas nuk punojnë, ose nuk informojnë qytetarët, këshillatjozyrtare luajnë një rol thelbësor.” – GazetarNë një fokus grup të mbajtur me studentë nëMitrovicën veriore, nuk kishte njohuri mbi mekanizmatjozyrtar të përdorur për zgjidhjen emosmarrëveshjeve mbi tokën dhe pronën, porpjesëmarrësit argumentuan se aty ku sistemetzyrtare të drejtësisë funksionojnë dhe njihen ngatë gjitha komunitetet, çfarëdo mekanizmi jozyrtardo të perceptohej si kërcënim për shkak se natyrae tij nuk do të ishte parandaluese dhe edukuese.Sidoqoftë, përfaqësues të OJQ-ve në një tjetërfokus grup në vendin e njëjtë, vërejtën një rritje tëdukshme të mekanizmave jozyrtar për zgjidhjene mosmarrëveshjeve, sidomos në lidhje me personatserbë të zhvendosur brenda vendit (PZh-BV) në Kosovë nga qendrat urbane të Kosovëssi Prishtina dhe Prizreni. Në këto raste, kontaktetdhe zgjidhjet e mosmarrëveshjeve bëhen direktnë mes anëtarëve të komunitetit serb të Kosovësdhe shqiptarë të Kosovës.Që të dy fokus grupet ne veri të Mitrovicës komentuanmbi përdorimin e anëtarëve të “Rojeve tëUrës” 17 , policisë së fshehtë serbe dhe manastirevesi ndërmjetësues në “mosmarrëveshjet e vogla”si përdorimi i drogës, mosmarrëveshjet familjaredhe dhuna ndër-rinore. 18 Kisha Ortodokse Serbe(KOS), sidomos manastiret, luanë një rol jo vetëmkulturor, fetar dhe tradicional, por luan edhe roline këshilltarëve dhe ndërmjetësuesve, duke ebërë kështu KOS-në një nga mekanizmat jozyrtarmë të fuqishëm për adresimin e problemeve tëzakonshme të anëtarëve të komunitetit serb tëKosovës.Rast për studim: Marrja e drejtësisë në duart tuaDo t’ju rrëfej tregimin tim. Në vitin 2005 tri bomba ugjuajtën në Prishtinë dhe unë shkrova një artikull mbikëtë ndodhi në gazetën lokale. Ditën tjetër disa persona,të cilët dukeshin të ishin shumë të rëndësishëm, erdhëntek unë dhe më kërcënuan, dhe kështu unë i lajmërovanë polici. Edhe pse ata e dinin se unë i kam lajmëruar nëpolici, ata erdhën përsëri tek unë. Policia nuk ndërmoriasnjë masë. Kjo është arsyeja pse unë pata nevojë tëpërdorë vëllezërit dhe familjen time për të më mbrojtur,sepse ata ishin të informuar detalisht mbi rastin tim qëështë raportuar në polici.” – pjesëmarrës në fokus grup.17 Të ashtuquajturit Rojat e Urës janë një grup meshkujsh serbë të Kosovës me detyrën e vetëpërcaktuar për të “ruajtur” urën kryesore që kalon mbiLumin Ibër në Mitrovicë me qëllim të monitorimit të atyre që kalojnë urën për në Mitrovicën veriore.18 Pjesëmarrësit e bënë të qartë ndarjen në mes manastireve dhe kishave, dhe thanë se u besojnë më shumë murgjve në manastire se priftërinjve nëkisha, për shkak të qëndrimit të përhapur se priftërinjtë janë duke keqpërdorur njerëzit për përfitime personale, duke i detyruar të paguajnë edhepër shërbimet më të vogla, derisa murgjit në manastire ofrojnë shërbimet e tyre pa pagesë dhe janë më të sjellshëm.


26Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në KosovëMekanizmat jozyrtar:dilema për komunitetin romPërdorimi i mekanizmave jozyrtar të dominuar ngaserbët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mund të jetëshumë problematike për komunitetin rom që jeton nëvendet me shumicë serbe. Në shumicën e rasteve ku kanevojë të adresohet një problem në mes komunitetevetë romëve dhe serbëve të Kosovës, “Rojet e Urës” mundtë intervenojnë. Sidoqoftë, sipas disa pjesëmarrësvetë fokus grupeve në shumë raste zgjidhja e problemitmund të mos jetë në interesin më të mirë të komunitetrom, për shkak se “Rojet e Urës” tentojnë të mbrojnëinteresat e komunitetit serbë të Kosovës. Kështu atanuk do të ishin zgjedhja e parë e mekanizmave jozyrtarnga perspektiva e komuniteti rom. Për të shmangurprobleme shtesë, komuniteti rom ngurron që të raportojkëto lloje të “rasteve të zbutjes së konfliktit” në ShPK,pasi që ShPK-ja kryesisht ka staf policë serbë të Kosovësdhe perceptohet se ata punojnë, jozyrtarisht, në bashkëpunimme “Rojet e Urës”.3.3 Rekomandime përpërmirësimin e qasjes nëdrejtësi3.3.1 Konsolidimi i roleve dhepërgjegjësive në sektorin edrejtësisëKonsolidimi i roleve, përgjegjësive dhe përgatitjetmë të mira trajnuese në sektorin e drejtësisë janëfaktorë të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimitsë shpërndarjes, përgjegjësive dhe rritjene aftësive. Ekzistojnë disa mënyra në të cilat kjomund të arrihet:● Sqarimi i ndarjes së kompetencave:Vepruesit në sektorin e drejtësisë i kanëende të paqarta funksionet e sakta dhemandatet e tyre, veçanërisht kur përfundonfunksioni i ShPK-së dhe fillon funksionii prokurorit. Gjithashtu, ka ende paqartësinëse vepruesit e Kosovës ose ata ndërkombëtarë(UNMIK-u) janë përgjegjës për●●●●●çështje të caktuara, veçanërisht prokurorëtvendor dhe ndërkombëtar. Kjo duhet sqaruarsi çështje urgjente.Krijimi i policisë gjyqësore: Krijimi i policisëgjyqësore është edhe në mandat ngaligji, por ende nuk është bërë asgjë lidhurme këtë. Prokurorët, policët dhe gjykatësitkëshillojnë se krijimi i policisë gjyqësoredo të ishte një hap pozitiv në qartësimine përgjegjësive, zvogëlimin e detyrave nëgjykata dhe vënien e njerëzve të duhur nëadministrimin e hetimeve.Trajnimi i prokurorëve: Kur prokurorëveu dhanë role hulumtuese në prill të vitit2004, thuhet se ata kishin kryer shumëpak trajnime mbi atë se si të drejtojnëhetimet. Pakënaqësitë si nga ShPK-ja ashtuedhe nga gjykatësit lidhur me punën eprokurorëve iu referuan kësaj mungesese si të kryhen punët hetimore. Sigurimi itrajnimeve të planifikuara për prokurorëtnë udhëheqjen e hetimeve është një hapthelbësor në ndërtimin e kapacitetit dhenë këtë mënyrë përmirëson kapacitetinpër tërë sistemin e drejtësisë.Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjetinstitucioneve të drejtësisë: Ka shumëprobleme lidhur me bashkëpunimin dhekomunikimin mes punëve të ShPK-së,prokurorëve dhe gjykatave. Me kompetencamë të qarta, njësi profesionale të policisëgjyqësore dhe prokurorë të trajnuar,bashkëveprimi në mes këtyre institucionevedo të forconte këtë bashkëpunim tutje:Trajnimet e përbashkëta: Duke trajnuarbashkëvepruesit e ndryshëm,ata do të kuptonin më mirë rolet dhepërgjegjësitë e secilit, si dhe do të zhvilloninbesim dhe respekt reciprok.Takimet e vazhdueshme: Disa prokurorëdhe policë të ShPK-së tashmëmbajnë mbledhje të vazhdueshme përtë diskutuar rreth punëve të tyre dhe epranojnë se kjo do të ndikoj pozitivishtnë bashkëpunim dhe efikasitet në punë.


Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë27●Sidoqoftë, kjo gjë nuk ndodh në tërëKosovën. Duhet të bëhen kërkesa qëtë mbahen mbledhjet dhe të mbahenprocesverbale dhe t’u shpërndahen tëgjitha palëve të interesuara. (nuk është imjaftueshëm vetëm komunikimi verbalnga pikëpamja për të kërkuar përgjegjësinga njëri-tjetri).Komunikimi më i mirë: Derisa ShPK-jadhe prokurorët komunikojnë mes vetinë shumicën e rajoneve të Kosovës, kjoshpesh nuk është bërë formale. Protokolletë veçanta të komunikimit duhettë zhvillohen bashkërisht nga ShPK-jadhe zyra e prokurorit për të garantuar setë dy institucionet kanë marrë informacionetë mjaftueshme dhe se problemetdhe mospërputhjet mund të identifikohenlehtë.3.3.2 Sqarimi i bazës ligjoreMungesa e qartësimit se cilat baza ligjore aplikohenkrijon zemërim dhe konfuzion në mesin e tëintervistuarve. Për më tepër, është në interesin edisa njerëzve që të parandalojnë këto fusha ligjore“ngjyrë hiri” të lejojnë korrupcionin, prishinautoritetin e IPVQ-ve dhe kthejnë popullin kundërinstitucioneve. Shumë nga kjo lidhet në mënyrëdirekte me statusin e përkohshëm të Kosovësdhe pozitat politike në negociatat e statusit përfundimtardhe kështu nuk mund të ndalohen nëkëtë kohë. Sidoqoftë, ekziston një mundësi për tësqaruar kur rregulloret e UNMIK-ut ose ligjet eKosovës (para dhe pas vitit 1999) janë të aplikueshme.3.3.3 Përmirësimi i qasjes nëgjykataNganjëherë është e vështirë qasja fizike në gjykatadhe njerëzit shpesh janë të painformuar se simund t’i qasen gjykatave dhe të dhënave për institucionetjera të drejtësisë dhe për gjykata.● Të gjejnë të dhëna të sakta : institucionete drejtësisë duhet të japin të dhëna mëtë sakta (për shembull, në broshura dhe●●●●shpallje) se si mund t’u qasen atyre, numrate telefonit dhe pikat e kontaktit dhegjithashtu të tregojnë edhe funksionet dhepërgjegjësitë që kanë.Ky është problem edhe më i madh nëkomunitetet që janë të angazhuara pakme IPVQ-të. Krijimi i vendeve ndërlidhësetë informimit në komunitete më tëmëdha ku banorët mund të pyesin përpunët e qeverisë së Kosovës dhe institucionete drejtësisë në njëfarë mënyre eplotësojnë këtë hapësirë të informatave.Institucionet duhet të përdorin edheinternetin gjithashtu për të dhënëinformacione (në të gjitha gjuhët e përshtatshme)lidhur me proceset e drejtësisënë përgjithësi dhe veçanërisht rastetpublike, dhe gjykatat gjithashtu duhettë japin rregullisht broshura informativelidhur me rastet e zgjidhura dhetë pazgjidhura dhe t’i shpërndajnë nëkomunitet në mënyrë aktive.Ka shumë pak njohuri mbi qasjen tekavokatët pro bono dhe cilat të drejtaqytetare kanë të bëjnë me marrjen eavokatëve pro bono. Duhet të jepen mëshumë informacione të sakta në këtëlëmi dhe puna e avokatëve pro bonoduhet të monitorohet po aq rreptë sakur ata kryejnë punë private.T’u sigurojnë popullit qasje më të mirënë gjykata: Gati të gjithë punonjësit emediave dhe OJQ-ve ndjehen optimistnë lidhje me qasjen e tyre tek zyrtarët egjykatave dhe dokumentet, edhe pse disamenduan se kjo është vetëm sipërfaqësore.Zyrtarët e gjykatave duhet të zgjerojnëkëtë marrëdhënie me të gjithë qytetarët,duke u treguar atyre orarin kur ata mundt’u qasen gjykatave dhe të dhënave të tyre,cilat seanca gjyqësore janë të hapura përpublik, çfarë lloji të informacionit mund t’uqasen dhe cilat procese dhe institucioneduhet t’i përdorin për këtë qasje. Gjithashtuështë e rëndësishme për zyrtarët që të jenënë zyrat e tyre kur ata e caktojnë orarin.


28Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë●●Të trajtojnë të gjithë qytetarët nëmënyrë të barabartë: Është e domosdoshmeqë të gjithë njerëzit të trajtohennjësoj, pa marrë parasysh vendlindjen,gjininë, moshën, etnitetin ose profesionin.Do të ishte mjaft e dobishme që t’u jepentrajnime plotësuese zyrtarëve të gjykatësse si të shmangin diskriminimin kundërgrupeve të caktuara të njerëzve.Të përmirësojnë qasjen në gjykata nëtërë Kosovën. Për shembull, autobusi qëdërgon njerëzit nga pjesa jugore e qytetittë Mitrovicës në gjykatën që ndodhet nëpjesën veriore të qytetit është një zhvillimpozitiv, por duhet të jetë falas për të gjithë.Nëse pas kësaj njerëzit do të përdorninautobusin për punë që nuk kanë të bëjnëme gjykatë atëherë kjo do të ndikontepozitivisht në përmirësimin e lirisë sëqarkullimit më gjerësisht. IPVQ-të duhet tëmarrin parasysh të krijojnë një shërbim tëngjashëm të autobusëve për komunitetettjera të Kosovës.3.3.4 Fuqizimi i rolit të mediaveMediat kanë rolin e informimit të publikut rrethkrimeve në mënyrë dhe kohë të saktë. Shumënga kjo tashmë është duke u bërë, por do të ishtemirë që ata të përcillnin rastet gjatë procesitgjyqësor dhe procesit të vendimeve. Kjo do tëndikonte jo vetëm në informimin më të mirë tëpublikut dhe mundësisë për të pasur mendimine tyre në një rast të caktuar, por gjithashtu do t’ujepte mundësi policisë dhe prokurorëve për të pasurdëshmitarë dhe më shumë informacione rrethkrimeve. Për më tepër, shpalljet transparente dhetë rrepta të vendimeve gjyqësore do të zvogëloninmundësinë e korruptimit, veçanërisht dukedhënë dënime të lehta dhe ndonjëherë edhe dukelejuar njerëzit të dalin nga burgu para kohës.3.3.5 Përmirësimi i besimit nëShPK 19ShPK është një ndër institucionet më të fuqishmenë sektorin e gjerë të drejtësisë në Kosovë, por nëmesin e disa komuniteteve besimi është i ulët dhenë mesin e publikut më të gjerë ende ka hezitimepër të raportuar krimet. Është shumë i rëndësishëmbesimi i popullit në ShPK në mënyrë qëata të raportojnë krimet dhe kështu të zvogëlojnëshkallën e krimit dhe njerëzit të jenë të sigurt.Prandaj, ShPK-ja duhet të përqendrohet se si tëfitojë besimin e komuniteteve ku besimi ështëi ulët, për shembull duke vazhduar dhe dukezgjeruar praktikën e patrullimeve shumetnike,të këshillohen gjithmonë me komunitetet lokaledhe të përmirësojnë mënyrën e këshillimit.Policët duhet të ruajnë standardet më të lartatë profesionalizmit në çdo kohë. Kjo do të përfshintesjelljen më të mirë dhe afrimin ndaj popullit,por policia duhet gjithashtu të mbaj distancënga njerëzit me lidhje familjare në mënyrë që tëmos jenë të padrejtë ndaj të tjerëve. Ata gjithashtuduhet të jenë profesional në marrëdhënie meprokurorët në veçanti, duke i përkrahur proceduratnë çdo kohë.ShPK-ja duhet të përpiqet që të mbaj publikuntë informuar lidhur me rastet kriminale kur kjoështë e mundur ligjërisht, si dhe t’u japin mediavetë dhëna në Kosovë rreth vazhdimit të hetimeve.Njëjtë, ShPK-ja duhet të përforcojë mënyrën ekomunikimit me qytetarët që të ndihmojnë policinëlidhur me informacione.3.3.6 Adresimi i mungesës sëkapaciteteve në sistemingjyqësorMangësitë më kryesore në sistemin e drejtësisënga një pikëpamje kanë të bëjnë me trajnimin eprokurorëve të papërshtatshëm dhe mungesëne gjyqtarëve. Derisa kapaciteti i këtyre vepruesvetë ndërtohet drejtë (shih më lartë seksionin19Shih Policimi në Kosovë: Hulumtim i perceptimeve (titull i përkohshëm), Saferworld dhe FIQ-i (pritet të publikohet) për më shumë detaje mbi qëndrimetndaj ShPK-së dhe rekomandimet për përmirësimet në policim në të ardhmen.


Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë293.3.1) ekzistojnë disa mënyra që të zvogëlojnëngarkesën në këtë pjesë të sistemit të drejtësisë.● Forcimi i institucionit të Ombudspersonit:Zyra e Ombudspersonit duket serespektohet nga publiku, me njoftimetse qytetarët janë duke përdorur këtëinstitucion gjithnjë e më shumë, dheinstitucionet tjera qeveritare dalëngadalëpo i përgjigjen hetimeve të tyre. Ende kavështirësi lidhur me mënyrën e qasjes teOmbudspersoni dhe mandati i tij/saj. Kydo të mund të ishte institucioni kryesor nëpërmirësimin e qasjes në informacione përpublikun dhe garantimin që procesi ështëduke u përcjellur nga institucionet ligjore,dhe gjithashtu duhet të fuqizohet veçanërishtnë periudhë më të shkurtë.●●Fokusimi në gjykata dhe prokurorë: Derimë tani, agjencitë ndërkombëtare dhedonatorët janë përqendruar në ndërtimine kapacitetit të ShPK-së, gjë që ka ndikuarnë vlerësimin e gjerë të punës së ShPK-së.Sidoqoftë, kjo arritje po krijon punë shtesënë gjykata të cilat nuk mund të përballenme punë shtesë në gjendjen e tanishmedhe ShPK-ja rrezikohet të fajësohet për këtomossuksese (si institucioni më i shquar).Kështu që, vëmendja duhet të përqendrohetnë përmirësimin e aftësive të prokurorëvedhe gjykatësve (në zotësi, në numërdhe në premisat e tyre). E tërë kjo duhet tëbëhet në formë bashkëpunimi, duke pasurnjë qasje të “përbashkët” në zhvillimin e sektorëvetë drejtësisë dhe sigurimit në Kosovë.Largimi i rasteve të pakontestueshmenga gjykatat: Për rastet më të thjeshtaqytetare, një zgjidhje do të ishte që t’ujepen fuqi gjykuese gjykatave ose nëpunësveadministrativ, të cilët do të zgjidhninrastet që kanë të bëjnë vetëm me bizneseose çështjet e pakontestueshme, siç janëkontratat ose marrja e licencave.●Përdorimi i mekanizmave jozyrtar tëdrejtësisë: Qytetarët janë duke përdorurmekanizma jozyrtar të drejtësisë për tëzgjidhur mosmarrëveshjet që do të merrninshumë vite për t’u zgjidhur në sistemine gjykatave. Disa nga këto mekanizmamund të ndihmojnë në zvogëlimin edetyrave në sistemin e gjykatave, siç janëmbledhjet në fshatra duke marrë familjetë respektuara dhe drejtues të fshatit përt’i zgjidhur mosmarrëveshjet. Sidoqoftë,këto mekanizma jozyrtar zakonisht nukkanë sistem të “apeleve” dhe mund të jenëjotransparent dhe të papërgjegjshëm. Përmë shumë, ato jo gjithmonë mbrojnë grupetapo palët më të “dobëta” nga ndonjëmosmarrëveshje dhe mund të përforcojnëstrukturat patriarkale duke injoruarnevojat e domosdoshme për femra dhefëmijë. Prandaj, çdo lloj përdorimi i këtyresistemeve ose përkrahjes së tyre duhet tëbëhet me shumë kujdes.3.3.7 Mbrojtja e dëshmitarëve dheviktimave të krimitEkziston një dispozitë në Kodin e Përkohshëmtë Procedurës Penale në Kosovë për mbrojtjen edëshmitarëve dhe viktimave të krimit brenda sallëssë gjykatës. Kapitulli 21 – Mbrojtja e palëve tëlënduara dhe dëshmitarëve (nenet 168-174 të këtijKodi) 20 merret me këtë. Sidoqoftë, informacionetnë lidhje me këtë janë konfuze dhe të vështira përt’iu qasur. Si urgjencë, Këshilli Gjyqësor i Kosovësduhet të nis një fushatë mediale dhe të mbajëtakime me komunitetet për të informuar publikunmbi masat për mbrojtjen e dëshmitarëve dheviktimave të cilat tashmë ekzistojnë.Një raport i nëntorit 2007 nga OSBE-ja 21 përmbandisa rekomandime të detajizuara për përmirësimine mbrojtjes, përfshirë edhe masat për ndërrim tëvendbanimit dhe masat tjera mbrojtëse afatgjata,dhe në veçanti rekomandimet për përmirësimin20Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale në Kosovë, që mund të gjendet në adresën: http://www.unmikonline.org/regulations/2003/RE2003_26_PCPC.pdf (qasur së fundi me 8 nëntor 2007)21Siguria dhe Mbrojtja e Dëshmitarëve në Kosovë: Vlerësimi dhe Rekomandimet, Misioni i OSBE-së në Kosovë (Nëntor 2007), mund të gjendet në adresën:http://www.osce.org/documents/cio/2007/11/27752_en.pdf , qasur së fundi me 9 nëntor 2007


30Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë4. Qeverisja dhe politikae Programit të UNMIK-ut për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.Këto rekomandime duhen përkrahur siurgjente për shkak se pa dëshmi të besueshmenga dëshmitari, sundimi i ligjit në Kosovë do tëmbetet i dobët dhe kriminelët e fuqishëm do tëvazhdojnë t’i ikin ndëshkimit. Gjithashtu ekzistojnëedhe masa për sanksionimin e personelit nësezbulojnë identitetin e dëshmitarëve të mbrojturose nëse zbulojnë detaje të cilat mund të qojnëdrejt zbulimit të identitetit të dëshmitarit. Nësenjë prokuror ose gjykatës rrezikon fshehtësinë edëshmitarit të mbrojtur, atëherë Këshilli Gjyqësori Kosovës është kompetent që të shqiptoj masadisiplinore 22 ). Nëse shkelja bëhet nga një avokat,Oda e Avokatëve të Kosovës është kompetente,bazuar në dy dokumente: Ligjin mbi Avokatëtdhe Ndihmën Ligjore (Gazeta Zyrtare e Kosovës48/79) dhe Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës.Njohuria mbi këto masa duhet të ngritet dhe masate nevojshme duhen marrë kundër atyre të që ishkelin institucionet e drejtësisë dhe sigurisë.4.1 Qeverisja dhe politika si nxitëstë konfliktitPjesëmarrësit e seminarit shprehën huti mbi roletdhe përgjegjësitë e autoriteteve të ndryshme, enë veçanti IPVQ-ve dhe administratës ndërkombëtare.Rritja e transferit së kompetencave ngaUNMIK-u te IPVQ-të nënkuptoi që përgjegjësitëe ministrive kanë ndryshuar shpesh, dhe zyrtarëtshpesh nuk i kanë të qarta rolet dhe obligimete tyre. Kjo huti gjithashtu u mundëson përfaqësuesvetë autoriteteve qeveritare vendore t’i ikinpërgjegjësisë për vendimet dhe veprimet e tyre.Në të njëjtën kohë, nuk ka ndonjë mekanizëmqë i mundëson publikut dhe institucioneve tëKosovës të mbajnë përgjegjës administratën dheorganizatat ndërkombëtare kompetente. Problemete lidhura me shmangien nga përgjegjësitë(sidomos kur gjërat përkeqësohen), paqartësitëse cilat janë përgjegjësitë e tyre, dhe mungesa emekanizmave të qartë për t’i mbajtur këto organepërgjegjëse, shpiejn drejt privimit të të drejtavenë publik.Puna e institucioneve dhe agjencive qeverisëse –lokale/komunale, të IPVQ-ve dhe ndërkombëtare– është jotransparente. Publiku nuk e ka të qartëse çfarë bëjnë autoritetet. Nuk ka informacione tëmjaftueshme mbi aktivitetet, përgjegjësitë dheprojektet hulumtuese qeveritare dhe njerëzitnuk dinë si t’u qasen informacioneve ekzistuese.Gazetat mund të jenë një burim i rëndësishëm iinformimit, por raportimi mund të jetë i kualitetittë dobët, hutues dhe i pamjaftueshëm. IPVQ-tëgjithashtu nuk shihen si proaktive në ofrimin einformacionit ose kërkimin e mendimeve, gjë qëu theksua në Graçanicë ku informimi mbi IPVQtëështë minimal, por interesimi i njerëzve për tëditur më shumë është i madh. Në këto situata,mungesa e informimit i pengon ata të cilët dëshirojnëtë ndryshojnë marrëdhëniet e tyre me komunitetinshqiptar dhe në këtë mënyrë pengojnëedhe pajtimin dhe ndryshimet pozitive.22Seksioni 7, UNMIK/REG/2005/52 Mbi Themelimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që mund të gjendet në adresën: http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2005regs/RE2005_52.pdf , qasur së fundi me 9 nëntor 2007


Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë31Ekzistimi i strukturave paralele ende mbetet njëçështje kontradiktore. Aktualisht, institucionete financuara nga Beogradi janë duke vepruar nëkomunitetet serbe në tërë Kosovën, duke ofruarkështu shërbime publike dhe duke i ndarë politikëndhe shërbimet shoqërore të serbëve tëKosovës nga pjesa tjetër e Kosovës. Në anën tjetër,ata ofrojnë një jetë kulturore dhe politike për atatë cilët dëshirojnë t’i mbajnë lidhjet me Beogradin,duke ofruar kështu shërbime vitale në vendet tëcilat kanë nevojë për to dhe të cilat përndryshemund të mos përfillen nga institucionet tjera. Nëanën tjetrën, fakti që ato ekzistojnë dhe efektiekonomik dhe politik që kanë, konsiderohet ngashumë si nxitës i konfliktit në Kosovë. Për shembull,pagat e punëtorëve të strukturave paralelejanë në përgjithësi më të mëdha se ato të paguaranga IPVQ-të (shih fusnotën 26), duke i bërë kështunjerëzit të ngurrojnë që të largohen nga sistemiparalel. Në të njëjtën kohë, sistemi paralel ështëpengesë për IPVQ-të që t’i shërbej të gjithë popullittë Kosovës: disa komunitete nuk kanë lidhjeme strukturat kosovare, pasi që shërbimet e tyreofrohen nga strukturat paralele. Në disa nga këtoFokus grupet në Graçanicë dhe Prizren u ankuan përpërfaqësim të pamjaftueshëm të minoriteteve në institucionetqendrore të qeverisë. Në veçanti, dominontenjë ndjenjë se përfaqësuesit e minoriteteve në Qeverinuk i kanë përfaqësuar interesat më të mira të komuniteteveminoritare që i përfaqësojnë.komunitete, si në Graçanicë, strukturat paralelenuk shihen gjithmonë si struktura që i shërbejnëkomuniteteve serbe të Kosovës. Për më shumë,këto struktura paralele konsiderohen nga shumësi të papërgjegjshme ndaj njerëzve në Kosovë epoashtu edhe ndaj insitucioneve në Serbi. Njerëzit,tash janë aq të varur nga strukturat paralele përofrimin e shërbimeve dhe vendet e punës saqëjanë të shqetësuar mbi të ardhmen e këtyre strukturavepasi të vendoset për statusin përfundimtar.Ndarja e paqartë e kompetencave, roleve dhepërgjegjësive në mes IPVQ-ve dhe UNMIK-ut, dhekompetencat jo adekuate në të gjitha institucionetqeverisëse, krijojnë mundësi për dështim nëofrimin e shërbimeve, për nepotizëm dhe korrupsion.Këto çështje janë një shqetësim shumë imadh për publikun e Kosovës dhe tregojnë mendimete secilit për të gjitha nivelet e qeverisë.“Korrupcioni shpie drejt qeverisjes së dobët, shërbime tëdobëta për qytetarët dhe pakënaqësi me institucionet”- Përfaqësues i OJQ-së nga FerizajPjesëmarrësit në hulumtimin për këtë raportshprehën shqetësim dhe huti në lidhje me procesine decentralizimit, siç është propozuar nëPlanin e Ahtisaarit, i cili ofron mundësi për krijimine komunave të reja dhe kompetenca të reja përdisa shërbime në nivelin komunal. Për shembull,në rajonin e Gjilanit, ku ka fshatra me komunitetetë përziera (si Cërnica, Stanishori, Koretini dhePasjaku), të intervistuarit shprehën shqetësiminse krijimi i komunave të reja do të shkaktoj problememe transferin e dokumenteve personale (sipatentëshoferi dhe dokumentet e identifikimit).Probleme të ngjashme me qasjen në dokumentetashmë janë ngritur në Mitrovicën jugore.Për më shumë, procesi i decentralizimit përgjatëvijave etnike është duke krijuar një ndarje të thellënë mes komuniteteve. Disa nga këto çështje janëtë lidhura me informacionet e paqarta mbi procesine decentralizimit. Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësitnuk dukeshin se kuptonin se decentralizimigjithashtu ofron një mundësi për qeverisjetë përmirësuar dhe më të përgjegjshme në niveline qeverisjes lokale nëse bëhet sipas nevojavetë qytetarëve.


32Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë4.2 Mundësitë për paqe nëpolitikën dhe qeverisjen nëKosovëPolitika rreth diskutimeve mbi statusin përfundimtardominon gjithkund, dhe një pjesë e madhee kësaj është jashtë kontrollit të qytetarëve tëthjeshtë. Përderisa kriticizmi i brendshëm ndajIPVQ-ve dhe anëtarëve të Ekipit të Unitetit 23 dukettë jetë zbutur, megjithatë ekzistojnë disa shembujtë mirë të kritikës dhe mbikqyrjes, si debatet televizivetë organizuara nga Rrjeti Ballkanik i GazetarisëHulumtuese (BIRN) dhe koalicioni i OJQ-velokale “Grupi Punues” (Task Forca) gjatë fushatëszgjedhore. Sidoqoftë, ekzistojnë disa probleme tëqarta që dalin në sistemin politik të Kosovës qëjanë të lidhura me korrupcionin, tenderët jotransparentdhe praktikat e punësimit në nivelin vendordhe komunal. Disa nga këto janë përkeqësuarnga vështirësitë e procesit të tranzicionit, dheështë e rëndësishme për të gjithë të përfshirët qëtë vazhdojnë me përpjekjet për përkrahjen e njësistemi qeveritar të përgjegjshëm dhe kompetent,që mund t’i shërbej Kosovës në të ardhmene largët – dhe jo të bllokohen vetëm për statusinpërfundimtar.● Kompetencat specifike të IPVQ-ve,UNMIK-ut dhe të misionit të mundshëmtë Politikës Evropiane të Sigurisë dheMbrojtjes (ESDP) duhen qartësuar përpopullsinë e Kosovës. Gjithashtu, duhenkrijuar mundësitë për të diskutuar këtë meIPVQ-të dhe përfaqësuesit e organizatavendërkombëtare, në takime publike kuopinioni në mbarë Kosovën (e jo vetëmnë Prishtinë) mund të diskutoj çështje tërëndësishme me përfaqësuesit e këtyreorganeve. Kjo është mënyra e vetme metë cilën publiku mund të kuptoj se kë tëmbajë përgjegjës për politikat dhe shërbimetpublike, dhe gjithashtu është thelbësorepër krijimin e një kulture të përgjegjësisëpolitike për të ardhmen. Mungesa edukshme e përgjegjësisë së organizatave●●●ndërkombëtare dhe institucioneve paralele,dhe mekanizmat e dobët të përgjegjësisësë IPVQ-ve, janë të dëmshme përsistemin e ardhshëm politik në Kosovë dhekëto duhet adresuar.Varësisht se çfarë ndodhë me 10 dhjetor,disa nga detajet e mandatit dhe përgjegjësivetë IPVQ-ve mund të mbesin të paqartapër muajt në vazhdim. Kjo komplikonpërkrahjen e institucioneve të IPVQ-ve.Sidoqoftë, IPVQ-të duhen përkrahur përtë marrë një rol më udhëheqës në definimine nevojave të tyre dhe mënyrave tëpunës për fushat ku i kanë kompetencate qarta. Për më shumë, donatorët qëofrojnë këtë përkrahje duhet të bëhenmë të kordinuar dhe duhen shmangurpërsëritjen e modeleve nga shtetet endryshme në pjesë përbërëse të IPVQ-ve,të cilat përfundimisht mund t’u shkaktojnëIPVQ-ve shumë rregullime institucionalekundërshtuese dhe të pamjaftueshme.Vendimi mbi fatin e strukturave paralelenë tërë Kosovën është thelbësor përstabilitetin politik dhe ofrimin e shërbimeveshoqërore, por gjithashtu ështëedhe çështje shumë e ndjeshme e cilapërmban disa nga nxitësit e konfliktit tëlidhur me identitet. Çfarëdo vendimi mbikëtë çështje duhet të jetë transparent,i këshilluar dhe duhet marrë parasyshndikimi shoqëror, ekonomik dhe politikpër zbërthimin ose ruajtjen e këtyrestrukturave.Në përgjithësi, ofrimi i shërbimeve dhedecentralizimi në tërë Kosovën janëmundësi reale për paqe nëse bëhenbazuar në nevoja, dhe nëse vendimet(dhe alokimet buxhetore) janë transparentedhe të përgjegjshme.23Ekipi i Unitetit është ekip negociues pesë-anëtarësh i cili përbëhet prej përfaqësuesëve të koalicionit qeveritar dhe partive opozitare, që merren meçështjen e statusit përfundimtar.


5. Çështjet shoqëroredhe kulturoreKosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë335.1 Çështjet shoqërore dhekulturore si nxitës të konfliktitnë KosovëEkzistojnë shumë ndarje në shoqërinë kosovare,disa prej të cilave luajnë rolin e nxitësve të konfliktitdhe tensionit. Për shembull, gjatë diskutimevetë fokus grupeve, njerëzit nga vendet ruralerregullisht janë përshkruar si njerëz që nuk trajtohenme respektin e njëjtë si njerëzit nga vendeturbane, sidomos kur është nevoja te qasja në institucionetligjore. Në të njëjtën kohë, disa njerëznga vendet urbane janë ankuar se të zhvendosuritnga fshatrat në qytet shpesh nuk i adaptohenjetës së qytetit.“Lëvizja e lirë është shumë më e mirë se që ka qenë, pordisa njerëz ende nuk ndihen të sigurt për këtë çështje”– përfaqësues i OJQ-së nga GraçanicaPasi që ky hulumtim nuk është fokusuar specifikishtnë çështjen e të drejtave të gruas, ekzistojnëçështje të qarta të lidhura me konflikt që i takojnëspecifikisht gruas dhe të cilat kanë nevojë përhulumtim më të fokusuar dhe detajizuar. Në kontekstine kësaj analize, vetëm në rajonin e Pejësdhe Gjakovës (ku numri i madh i grave të veja prejluftës 1998-99 i jep një zë më të fuqishëm gruas)u shpreh shqetësimi për mbrojtjen e pamjaftueshmetë të drejtave të gruas. Një grua në njëfokus grup në Gjakovë përmblodhi problemin“Kravata gjithmonë do të ketë më shumë përparësi se plisi”- mashkull nga Prishtinapër rajonin e saj: “Unë punoj me femrat në vendetrurale, sidomos me femrat të cilat udhëheqinfamiljen. Shumica e tyre qëndrojnë në shtëpi,janë të kufizuara dhe nuk kanë të drejta pronësore,dhe vjehrrit e tyre i marrin vendimet. Ato zakonishtnuk bëjnë asgjë për shkak se nuk janë tësigurta dhe nuk kanë të drejta.”Ndarja etnike mbetet një nga ndarjet kyçe nëshoqërinë e Kosovës, dhe kjo sepse njerëzit janëtë definuar ekskluzivisht sipas etnitetit të tyre, e josipas identiteteve tjera, si profesioni, interesi, dhegjinia, dhe pothuajse nuk ka lidhje kulturore në meskomuniteteve, sidomos në mes komuniteteve tëshqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës. Komunitetete ndryshme etnike definojnë “tjerët” mestereotipe negative, por njerëzit gjithashtu përdorinstereotipe pozitive për të definuar etnitetin e tyre.Kjo do të thotë se shumë nga fjalimet shoqërorejanë bazuar në identitetin etnik, i cili kur perceptohetsi çështje ndarëse zvogëlon hapësirën që njerëzit tëdiskutojnë mbi të përbashkëtat e tyre përkundërdallimeve etnike.Ka shumë debate dhe diskutime pozitive brendagrupeve etnike. Sidoqoftë, ende ka shumë presiontë brendshëm brenda disa komunave (sidomos nëkomunitetet serbe në disa enklava, por gjithashtuedhe në komunitetet e shqiptarëve përkrahës tërrugës së ashpër) për njerëzit të cilët nuk dëshirojnëtë angazhohen në strukturat e përbashkëta ose ‘nëanën tjetër’. Ekziston një vështrim i shumë pjesëmarrësvetë këtij hulumtimi se politikanët nga të gjithaanët nuk janë duke i lejuar debatet në mënyrë që tëparaqesin një front të përbashkët dhe të njëjtë, dukesupozuar të përforcojnë pozitën e tyre politike tënivelit të lartë, sidomos duke iu referuar bisedimevepër statusin përfundimtar. Kjo shpie drejt frustrimitse disa argumente janë duke u injoruar. Për shembull,interesat dhe opinionet e serbëve në enklava,komunitetet e përziera, dhe komuna e Shtërpcësme shumicë serbe janë shumë të ndryshme, porekziston një ndjenjë se këto dallime janë duke uinjoruar pasi që Beogradi dhe disa politikanë serbëtë Kosovës perceptohet se veprojnë për interesat etyre e jo të atyre që i kanë zgjedhur.Migrimi në dhe brenda Kosovës brenda dekadëssë kaluar ka rezultuar në ndryshim të popullsisë:‘të sapoardhurit’ shpesh shihen me dyshim dheinjorancë, por shpesh janë të varfër me shumë pakpërfaqësim dhe qasje në shërbimet qeveritare.Shumë njerëz ende nuk janë kthyer në shtëpitë etyre pasi që janë larguar nga to në vitin 1999 dhe


34Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë2004, dhe ende ka refugjatë nga lufta e Bosnjësdhe Kroacisë, të cilët jetojnë në Kosovën veriore.Liria e lëvizjes ende mbetet një problem përshumë njerëz të Kosovës, por është përmirësuarshumë që prej vitit 1999. Për më shumë, shumënjerëz argumentojnë se perceptimi është më i keqse realiteti. Megjithatë, komunitetet minoritare nëveçanti shpesh janë të frikësuar të udhëtojnë largnga shtëpitë e tyre pasi që bie terri. Një çështje eveçantë që pengon lirinë e lëvizjes janë targat eveturave. Për shembull, në enklavën serbe në Graçanicëshumica e veturave kanë targa të regjimitpara vitit 1999 dhe nuk i kanë targat me KS. Disanjerëz kanë refuzuar të ndërrojnë targat e tyre tëregjistrimit për shkak se kjo do të nënkuptontenjohjen e autoriteteve të institucioneve kosovare,por të tjerët dëshirojnë t’i ndërrojnë targat e tyre,por nuk mund ta bëjnë këtë për shkak se qendrat eregjistrimit të veturave kërkojnë dëshmi mbi pagesëne faturave të energjisë elektrike 24 . Në qytetine Mitrovicës, targat KS përdoren në pjesën jugoredhe targat e Serbisë përdoren në pjesën veriore.Shumë njerëz mendojnë se nuk është e mundurtë kalohet lumi Ibër (i cili kalon nëpërmes qytetit)me targa të kundërta për shkak se ata frikësohense si mund të reagojnë përkrahësit e rrugës sëashpër në anën tjetër të lumit. Si pasojë, njerëzitnuk e kalojnë lumin për shkak se nuk kanë targaneutrale (si ato të përdorura nga organizatatndërkombëtare) edhe pse mund të dëshirojnë tëudhëtojnë në pjesën tjetër të Kosovës nëse do tëkishin mundësinë.Edhe brenda komuniteteve me etni të njëjtanjerëzit jo gjithmonë ndihen të sigurt kur largohennga shtëpitë e tyre gjatë natës. Në Pejë dheGjakovë, shumë njerëz frikësohen të qëndrojnëjashtë natën për shkak të aktiviteteve të grupevekriminale dhe policisë së dobët.“Në Pejë njerëzit ndjehen të pasigurt. Nuk ka liri të lëvizjes pasitë bie terri” – përfaqësues të OJQ-së nga Peja5.2 Mundësitë për paqe në sferatshoqërore dhe kulturoreNë qendrën e dinamikës së konfliktit në Kosovëështë ndarja në mes komuniteteve të ndryshme.Përkundër viteve përpjekje për krijimin e paqesnga organizatat vendore dhe ndërkombëtare 25 ,këto tensione ende ekzistojnë dhe ende ekzistojnëkomunitete ku kontakti me ‘anën tjetër’ ështëthjeshtë i papranueshëm. Mund të thuhet se përmomentin, pasiguria e vazhdueshme mbi statusine ardhshëm politik të Kosovës është dukekontribuar në mbajtjen e këtyre ndarjeve, pasi qëkjo lejon izolimin e vazhdueshëm të komunitetitserb të Kosovës nga strukturat e Beogradit dukeshpresuar për një zgjidhje e cila do të mundësojmbajtjen e lidhjeve me Beogradin. Në të njëjtënkohë, shumica shqiptare duket të jetë e besueshme– dhe jokomprometuese – që Kosova do të bëhete pavarur. Ndikimi i veçantë i bisedimeve mbi statusinpërfundimtar është elaboruar në seksionin2.1. Në këtë seksion, rëndësi e veçantë i ështëkushtuar asaj se çfarë mund të bëhet ndërkohë,si dhe pas statusit përfundimtar në mënyrë që tëfillohet me adresimin e disa nga këtyre nxitësve tëkonfliktit shoqëror dhe kulturor.●Në mënyrë që të zvogëlohen ndarjet në mespopullsisë rurale dhe urbane, dhe zhvillimi ipabarabartë i komunave, institucionet vendoredhe ndërkombëtare (përfshirë IPVQtë,UNMIK-un/një mision të mundshëm tëESDP-së, agjencitë e jashtme qeveritare dheOJQ-të vendore dhe ndërkombëtare) duhettë kenë më shumë kujdes që të sigurohen sepuna dhe investimet e tyre janë të përcak-24Me 4 korrik 2007, u nënshkrua një memorandum i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, Ministrisë sëPunëve të Brendshme dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) sipas së cilës kërkohet dëshmi e pagesës së faturave të energjisë elektrike nëmënyrë që të mund të merren targat e veturave KS. Në disa raste, veçanërisht për serbët e Kosovës, kjo shumë shkon në mijëra euro, sepse disa faturatë energjisë elektrike nuk janë paguar që nga viti 1999. Në këtë mënyrë, njerëzit janë duke u ndëshkuar dy herë për një shkelje. Mund të gjendet nëadresën: http://www.mem-ks.com/index.php?option=com_content&task=vieë&id=137&Itemid=102&lang=en25Shih raportin, A ka Bërë Ndonjë Ndryshim në Kosovë Ndërtimi i Paqes? Studim i efikasitetit të Ndërtimit të Paqes dhe Parandalimit të Konfliktit: mësimete marra nga Trazirat e Marsit 2004 në Kosovë (Qershor 2006), CDA Collaborative Learning Projects dhe CARE International, për një vlerësim të thellë tëpërpjekjeve për ndërtimin e paqes në Kosovë.


Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë35●●●tuara për komunitetet dhe komunat, jovetëm në Prishtinë. Kjo do të ndihmoj që tësigurohet që njerëzit e aftë janë në dispozicionnë tërë Kosovës dhe mund të lidhenme ndonjë proces të decentralizimit. E njëjtaqëndron edhe me alokimet buxhetore në komunate ndryshme të Kosovës, të cilat duhettë adaptohen për të përkrahur këtë qëllim.Si duket ekziston një nevojë reale për tëpërkrahur më shumë diskutime mbi çështjet‘ndëretnike’. Disa pjesëmarrës shprehënfrustrimin që çdokush e njeh ndarjen ndëretnikesi çështje, por mungojnë diskutime tëqëndrueshme dhe angazhuese mbi aspektete ndryshme të tensioneve ndëretnike dhe sesi duhen adresuar ato. Ekzistojnë disa fushatë mundshme në të cilat kjo çështje mund tëadresohet, përfshirë:Rishikimin e sistemit të edukimit përtë përfshirë më shumë diskutime tëhapura për konceptin e diskriminimit,barazisë, të drejtave të njeriut etj., dherishikimin e programit mësimor për tëparaqitur perspektiva të ndryshme tëngjarjeve historike si kundërvënie ndajmësimit propagandistik në shkolla.Vazhdimin e adresimit të lirisë sëlëvizjes, përfshirë adresimin nëpërmjetçështjes së targave të regjistrimit dhevështirësive të marrjes së dokumenteve.Për shembull, do të ishte shumë ndihmësenëse do të largohej fatura e energjisëelektrike nga regjistrimi për marrjene targave të regjistrimit të veturës,në mënyrë që ata të cilët dëshirojnë të●●udhëtojnë jashtë vendbanimeve të tyreta bëjnë këtë më lehtë.Media ka një rol shumë të rëndësishëmnë informimin publik mbi çështjet realetë politikave dhe politikës në mënyrë qëtë gjitha informacionet e IPVQ-ve dheUNMIK-ut të arrijnë tek të gjitha pjesët epopullsisë dhe të jenë në dispozicion nëtë gjitha gjuhët (të përkthyera mirë). Nëtë njëjtën kohë, ekziston një mundësi realepër përmirësimin e marrëdhënievenë mes komuniteteve në kuptimin eradio stacioneve lokale, të cilat mundtë ndajnë informacionet e njëjta nëtë gjitha vendet. Kjo do të përfshinteshembuj pozitiv se si disa komunitete tëpërziera në Kosovë kanë gjetur mënyrapër t’i zgjidhur këto probleme së bashkudhe se bashkëpunimi i tyre është isuksesshëm. Disa media janë duke bërëpunë të mirë në këtë drejtim, si bashkëpuniminë mes Rrjetit Ballkanik tëRaportimit Hulumtues (BIRN) dhe B92-shit, puna e Radio Kamenicës dhe radioprogramit “Bla Bla Café” të Komunikimitpër Zhvillim Shoqëror. 26Monumentet janë gjithmonë pjesë endjeshme e tranzicionit të pas-konfliktit,por kjo është një çështje komplekse nëKosovë, e cila duhet të trajtohet me kujdesnë mënyrë që të gjitha komunitetet tëndjejnë se tregimi i tyre është portretizuar,por që ata gjithashtu mund të shohinpërpara dhe të punojnë për pajtimin mekomunitetet tjera.26Shih Raportin e vlerësimit mbi projektet e rrjetit të Medienhilfe në Maqedoni dhe Kosovë (Shtator 2006), Mark Thompson, mund të gjendet në adresën:http://www.medienhilfe.ch/fileadmin/medienhilfe/mh-Evaluation2006.pdf , qasur me 9 Nëntor 2007, për vlerësimin e disa sukseseve në këtë fushë.


36Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë6. Ekonomia dhe jetesa6.1 Ekonomia dhe jetesa si nxitëstë konfliktit në KosovëNë të gjitha rajonet e Kosovës, me përjashtim tëPrishtinës dhe Mitrovicës veriore, papunësia ngapjesëmarrësit u perceptua si një nga nxitësit kryesortë konfliktit, pjesërisht për shkak të varfërisësë përgjithshme dhe vetërespektit të ulët, dhepjesërisht për shkak se pa të ardhura është e pamundurtë udhëtohet dhe shoqërohet, gjë qëkontribuon në mërzinë, frustrimin dhe izolimin nërritje e sipër. Edhe procesi i privatizimit gjithashtushkakton papunësi në disa vende. ‘Punë përjetë’ është duke u zhdukur pasi që ndërmarrjetshoqërore (NSh) janë shitur dhe punëtorët etyre janë larguar nga puna. Një fabrikë në Prizrenështë shembull i këtij trendi. Tremijë njerëz kanëhumbur punën e tyre kur kjo fabrikë është shiturdhe ka ndryshuar natyrën e punës.Në të njëjtën kohë, nepotizmi në praktikat e punësimitmund të nënkuptoj që njerëzit e pakualifikuarjanë punësuar për shkak të lidhjevefamiljare, duke ulur kështu më shumë mungesënekonomike të ndërmarrjeve dhe duke shkaktuarmllef në mesin e njerëzve që nuk kanë lidhjefamiljare. Kjo çështje është paraqitur sidomos nëPrishtinë, ku u tregua për njerëzit të cilët punësohennë punët që nuk janë të kualifikuar.Derisa paratë nga jashtë në fakt mbështesinshumë familje në Kosovë, dhe pagesat mbi mesatarenga strukturat paralele të financuara nga“Ne marrim 40 euro pension në muaj. Si mund të jetojmë mekëto para?”- mashkull 55 vjeçar nga PrishtinaBeogradi 27 u ofrojnë disa njerëzve standarde relativishttë mira, pamundësia që qeveria qendroretë tatimoj këto burime të të ardhurave (si dhe ekonomisëjozyrtare), nënkupton që ka pak mundësiqë kjo pasuri t’u rishpërndahet atyre që kanë mëshumë nevojë për to. Për shembull, pensionetthuajse nuk mjaftojnë për të mbuluar shpenzimete ushqimit 28 dhe pagesat e ulëta, sidomospër punëtorët e sektorit publik, janë konsideruarnga pjesëmarrësit e seminarit të jenë një faktor icili i kontribuon korrupsionit. Korrupsioni në institucionetqeveritare është në favor të të pasurve,të cilët mund t’i qasen shërbimeve policore, ligjore,shëndetësore dhe edukuese më shpejt dhemë saktë, duke mbështetur dhe rritur ndarjen eshtresave të shoqërisë dhe duke ngritur nivelin epabarazisë.Standardet e ulëta të jetesës janë të lidhura mepagat e ulëta për ata të cilët janë të punësuar, dheme çmimet e larta për artikujt themelor si buka,vaji i gatimit dhe qumështi. Përfaqësues të OJQvelokale përmendën se Ferizaj është regjioni më ivarfër në Kosovë sipas Bankës Botërore, dhe ekzistonnjë perceptim se kjo Ferizaj si komunë nukmerr pjesën e saj të duhur nga buxheti i Kosovës,duke shtuar kështu mllefin ndaj IPVQ-së.Perceptimi për keqmenaxhimin e infrastrukturësekonomikeKosova është një shoqëri në tranzicion, dhe kështu ekonomiae saj është duke kaluar nëpër ndryshime të thellastrukturore si privatizimi. Në të njëjtën kohë, kapacitetii infrastrukturës së saj (për shembull, rrjetet e energjisëelektrike dhe ujit) është i dobët dhe është si pengesë përzhvillimin ekonomik. Ajo që keqëson më shumë këtë ështëperceptimi për keqmenaxhimin eekonomisë dhe infrastrukturëssë saj.Problemet me politikat dhe praktikat e disa kompanive tëshërbimeve komunale janë përmendur si nxitës të konfliktitnga pjesëmarrësit e seminareve dhe të intervistuarit e fokusgrupeve, sidomos Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).Ndërprerjet e rregullta dhe të parregullta të energjisë elektrike,furnizimi i pabarabartë në Kosovë (që është e mundurse mund të keqësohet gjatë dimrit) dhe vështirësitë mepagesën e faturave të energjisë elektrike shkaktojnë mllefdhe frustrim, shpesh të drejtuar kundër komuniteteve tjerae jo KEK-ut (edhe pse kohëve të fundit po i drejtohen KEK-utsecilën herë më shumë). Keqmenaxhimi i rrjetit të energjisë27Disa marrin paga nga institucionet e financuara nga Beogradi dhe institucionet e Kosovës (për shembull në sektorët e shëndetësisë dhe edukimit).28Pensioni mujor për ata që ishin konbtribues në sistemin e kaluar do të ngritet nga 40€ në 75€ që nga 1 janari 2008.


Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë37elektrike krijon kushte për vjedhje të shpeshtë dhe të shtrirënë Kosovë të energjisë elektrike, duke ulur kështu efikasitetine KEK-ut dhe duke i kaluar shpenzimet tek klientët. Siç edhetha një përfaqësues i një OJQ-je nga Gjakova, “Menaxhimii dobët i KEK-ut shpie tek problemet shoqërore”. (Shihseksionin 5.31 dhe 6.2 për më shumë mbi çështjet e energjisëelektrike.)Programi i privatizimit të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit(AKM) shpesh është përmendur si i padrejtë, i keqmenaxhuardhe i ndikuar politikisht. Shitja e pronës qeveritare te pronarëtkomercial shpesh ka shkaktuar mllef në shoqëritë post-komuniste,por në Kosovë korrupsioni i perceptuar në procesin etenderimit është duke rritur mosbesimin në qeveri dhe ështëduke i zgjeruar ndarjet e shoqërisë në mes të atyre “që kanë”dhe “që nuk kanë”.6.2 Mundësitë për paqe në sferëne ekonomisëSfidat ekonomike të Kosovës janë rritur nga luftadhe pasiguria pasuese mbi statusin përfundimtarpolitik të saj. Kjo ka kontribuar në papunësinëe madhe, e cila rrit frustrimin e njerëzve nëlidhje me vonesat që bëhen për përcaktimin estatusit përfundimtar të Kosovës. Derisa ekzistojnëdisa hapa të cilët mund të merren për tëfilluar adresimin e disa nxitësve ekonomik tëkonfliktit, gjithashtu është e rëndësishme tëdihet se pritjet e njerëzve për përfitimet ekonomiketë pavarësimit të mundshëm të Kosovësjanë shumë të larta dhe kanë nevojë të adresohennë muajt e ardhshëm pasi të vendoset mbitë ardhmen politike të Kosovës.● Mënyra me të cilën është drejtuar privatizimimund të përmirësohet në mënyrëqë të nxitet hapja e vendeve të punës dhetë sigurohet që procesi i privatizimittë bizneseve është tërësisht transparent.Së pari, ka nevojë për më shumëtransparencë në procedurat e tenderimit●dhe për më shumë vëmendje në verifikiminse pronësia e tokës në të cilënndodhet biznesi është duke kaluar nëpërnjë proces transparent dhe të pranueshëm.Së dyti, disa lloje të privatizimittë NSh-ve janë me ‘spin-of’, që ofrojnënxitje të mirë për pronarët e rinj që tëvazhdojnë me biznesin e njëjtë, të mbajnëtë njëjtit punëtorë dhe të investojnë nëkëtë biznes 29 . Sidoqoftë, ka mungesë tëmbikëqyrjes dhe vlerësimit të ndërmarrjevetë privatizuara me spin-of special.Duke pas parasysh se papunësia ështëpërmendur shpesh si nxitës kyç i konfliktitgjatë këtij hulumtimi, krijimi i më shumëvendeve të punës ka potencial të ulëmundësinë e një konflikti të ardhshëm. Nëlidhje me këtë, është me rëndësi që mëshumë informacione të jenë në dispoziciontë publikut të gjerë mbi rolindhe mandatin e Agjencisë Kosovare tëMirëbesimit (AKM) në mënyrë që të dihenpritjet reale, por gjithashtu edhe të sigurohetqë AKM-ja është e përgjegjshme përveprimet e saj dhe se kompetencat e sajjanë të ndara qartë nga Agjencia Kosovaree Pronës (AKP).Në mënyrë që të stimulohet rritja ekonomike,një fushë tjetër që duhet përmirësuarështë përkrahja më aktive eprodhimit lokal, që përfshinë punën metarifa të lira për import dhe tarifa të lartapër eksport, si dhe gjetjen e mënyrës sëstimulimit të bujqësisë dhe prodhimit kosovarnë mënyrë që shumë artikuj kryesortë jenë vendor. Gjithashtu ekziston edhenevoja për inkurajimin më të madh tëinvestimeve të jashtme dhe vendore,që përfshinë adresimin e problemeve meshërbimet e energjisë elektrike (që dotë ruante paratë e bizneseve dhe do tëinkurajonte bizneset e reja që të krijohen),rëndësinë e vendosjes së statusit përfun-29 “Metoda e Spin-ofit Special të privatizimit shton dy kushte në kriterin çmimi më i lartë: Niveli i punësimit dhe shpenzimet kapitale. Si rezultat, paspagesës së çmimit ofertues fitues, ofertuesi fitues do të ketë dy vite për të implementuar punësimin e zotuar dhe shpenzimet kapitale në kompaninëe re.” Privatizimi me Spinof Special, Ardian Hackaj, Drejtor i Departamentit të Kontrollit dhe Mbikëqyrjes, Divizioni SOE i AKM-së, mund të gjendet nëadresën http://www.euinkosovo.org/uk/express/express_article.php?cat=49&id=119&eniid=12 (qasur së fundi me 9 nëntor 2007)


38Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë●●●dimtar të Kosovës 30 dhe sigurimin që mosmarrëveshjetpronësore janë trajtuar sa mëshpejtë që është e mundur dhe shënimett’u ofrohen investuesve potencial. Ndoshtaekziston edhe nevoja që të vendosen disa‘garancione’ në mënyrë që të inkurajoheninvestuesit, si për shembull që të gjithapronësitë private do të respektohen, dhetë gjitha bankat të ofrojnë kushte më tëmira kredie, sidomos për ndërmarrjet evogla dhe të mesme, që do të mundësonteinvestime në ekonominë e Kosovës. Politikataktuale të institucioneve financiaree bëjnë më të vështirë që disa biznese tëvogla të zhvillohen më shumë.Lidhur me çështjen e cekur më lartë,gjithashtu ekziston një nevojë për tëpërcjellë më mirë ndikimin shoqëror tëngritjes së çmimeve për artikujt kryesor,sidomos për ata që kanë të ardhura fikse,siç janë pensionistët.Shumë pjesëmarrës në procesin e analizës sëkonfliktit përmendën ekonominë informale,e cila ofron një jetesë të rëndësishme përshumë njerëz në Kosovë, sidomos për personate zhvendosur brenda vendit në disavende. Përkrahja e ekonomisë informalemund të jetë një mundësi që të sigurohet qëkëta njerëz kanë një mënyrë të mbajnë vetene tyre dhe të rrinë larg varfërisë. Çfarëdoiniciative për të trajtuar tregtinë informale (sifutja e saj në ekonominë zyrtare nëpërmestatimeve dhe licencimit, ose presioni në tregtarëtjozyrtar) duhet të ketë këtë parasyshdhe duhet gjetur zgjidhje të cilat janë këshilluarmë parë dhe janë të ndjeshme sidomospër nevojat e atyre që janë prekur nga lufta,dhe e gjithë kjo në mënyrë që të përkrahetrikthimi e njerëzve.Vështirësitë me energji elektrike janëduke e penguar ekonominë e Kosovës,●●dhe gjithashtu duket t’i largojnë investimete huaja dhe vendore, dhe kështukanë një ndikim të rëndësishëm nëmundësinë e Kosovës për të arritur rritjenekonomike të nevojshme për një shoqëritë qëndrueshme. Shumë vende në veritë Kosovës kanë furnizim mesatarishttë mirë më energji elektrike për shkaktë përkrahjes nga Beogradi, dhe nësevazhdohet me këtë trend (sidomos paspërcaktimit të statusit përfundimtar),ekziston rreziku që dallimet në furniziminme energji elektrike mund të kontribuojnënë ndarjet dhe mllefin në mes tyre. 31Kjo duhet shmangur duke e adresuarfurnizimin me energji elektrike nëtërë Kosovën sa më shpejtë që është emundur dhe duke e informuar publikunmbi atë se çfarë është duke u bërë dhembi periudhën kohore reale kur pritet qëpërmirësimet të materializohen.Aktualisht, borxhet për energji elektrikei janë mbledhur një shtëpie ose banesee jo banorit të asaj shtëpie ose banese,që nënkupton se njerëzit nuk mund tëpaguajnë faturat e papaguara të energjisëelektrike vetëm për kohën gjatë të cilëskanë jetuar aty. Kjo ndëshkon disa ngashtresat më të varfra të shoqërisë. Nëse dot’u lejohej njerëzve të paguajnë vetëmborxhin që u është mbledhur atyre, dotë ishte përfituese për këto shtresa më tëvarfra të shoqërisë.Strukturat paralele të financuara nga Beogradiaktualisht ofrojnë punësim dhe të ardhurapër një numër të njerëzve në komunatë ndryshme. Çfarëdo plani i ardhshëmpër trajtimin e këtyre strukturave duhettë konsideroj ndikimet ekonomike dhese si këto ndikime mund të reflektojnënë marrëdhëniet në mes (dhe brenda)komuniteteve të ndryshme.30Mendimet janë të ndara mbi atë se sa do të ndihmonte zgjidhja e statusit të Kosovës në inkurajimin e investimeve, por adoptimi i nxitjeve ose ligjevemë të qarta biznesore dhe të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve – lehtësimet pas një statusi të zgjidhur – me siguri do të ndihmonte.31 Gjatë dimrave të mëparshëm, kjo ndarje ishte e dukshme, sidomos me krijimin e planit të zonave ABC nga KEK-u, i cili ndëshkonte komunitetet evarfra dhe rurale. Edhe pse ky plan ishte bazuar në nivelet e pagesës së faturave, efekti i tij në praktikë krijoi një ndarje në mes të komuniteteveetnike dhe rurale/urbane, që përfundimisht çoi drejt ndërprerjes së planit ABC.


7. PërfundimKosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë39Në kërkesën dhe shënimet e brengave dhe vështrimevetë një mostre të njerëzve nga komunitetet eKosovës për një numër të çështjeve të lidhura mesigurinë, ky raport identifikon nxitësit potencialtë konfliktit dhe sugjeron mundësi për paqe qënë mënyrë direkte lidhet me nevojat dhe përvojate komuniteteve të përfshira në hulumtim. Nënjë vend me opinione dhe interesa të ndryshmesiq është Kosova, siguria është prioritet, përkundrazimundimet për t’u pajisur me të shpesh janëtreguar afatshkurta; është kritike që ata të cilëtjanë të prekur më së shumti kanë një zë në dizajnimindhe zbatimin e politikave për siguri.Në mënyrë që të dizajnohen intervenime të sigurisëqë fokusohen në nevoja dhe intervenime, tëcilat ndërtohen në mundësitë për paqe dhe që ishmangen shkaktarëve të konfliktit, komunitetindërkombëtar, agjensionet e donatorëve dheIPVQ-të duhet të mundohen t’i përfshijnë komunitetetnë një proces pjesëmarrës që të identifikojnëfushat prioritare për aksion. Duke hulumtuardhe analizuar nevojat lokale dhe duke i reflektuarato në strategjitë e fondeve dhe dizajnimit të programeve,institucionet vendore dhe ndërkombëtaremund të punojnë në bashkëpunim me komunitetetlokale për të krijuar një paqe të drejtëdhe të qëndrueshme.


40Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në KosovëAneksi A: MetodologjiaKjo analizë është ndërmarrë nga një rrjet i gjerëi organizatave joqeveritare. Projekti është menagjuarnga Forumi për Iniciativa Qytetare dheSaferworld, dhe analiza u ndërmorrë së bashkume nëntë OJQ lokale në Kosovë. Këto OJQ ishin:- Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile(CCSD) (me zyre në Mitrovicë)- Communication for Social Development(CSD) (me zyre në Graçanicë)- Community Building Mitrovica (CBM)- Qendra për Zhvillimin e Komunitetit të Biznesit(CBDC) (me zyre në Gjakovë)- Iniciativa për Progres (INPO) (me zyre nëFerizaj)- Qendra Kosovare për BashkëpunimNdërkombëtar (KCIC) dhe Rrjeti Rinor iGjilanit (me zyre në Gjilan)- Këshilli për Paqe dhe të Drejta të Njeriut(PHRC) (me zyre në Prizren)- Syri i Vizionit (me zyre në Pejë)Analiza u bazua në masë të madhe në metodologjinëe Vlerësimit Strategjik të Konfliktit, të Departamentittë Britanisë së Madhe për Zhvillim Ndërkombëtar. 32(DFID). Qasja fokusohet në analizimin dhe lidhjene çështjeve shoqërore, ekonomike, politike dhe tësigurisë, të cilat shkaktojnë ose mund të shkaktojnëkonflikt në një kontekst të caktuar. E njëjta shqyrtoninteresat e palëve të ndryshme, dinamikën e konfliktitdhe reagimet aktuale ndaj tij.Kjo analizë ka përdorë një qasje gjithëpërfshirësepër të kuptuar sa më shumë çështjet të cilat janëduke shkaktuar tensione ose ndarje në nivelet komunaledhe lokale. Hulumtimi është bërë në mes14 shtatorit dhe 25 tetorit, dhe u zhvillua sipashapave të shënuar mëposhtë.Hapi 1:Identifikimi i nxitësve tëkonfliktit në tërë KosovënTri seminare janë mbajtur për të identifikuar nxitësite konfliktit në tërë Kosovën në kategoritëpolitika dhe qeverisja; ekonomia dhe jetesa; siguriadhe drejtësia; dhe shoqëria e kultura. Seminarii parë pati pjesëmarrës nga Shërbimi Policori Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme eKosovës, i dyti përfaqësues të OJQ-ve ndërkombëtaretë cilat tanimë kanë ndërmarrë një lloj tëanalizës së konfliktit, dhe i treti pjesëmarrës ngaOJQ-të rajonale në Kosovë.Hapi 2: Identifikimi i nxitësve tëkonfliktit në nivelin rajonalbrenda KosovësSeminaret janë mbajtur në Gjakovë, Gjilan, Mitrovicënveriore, Mitrovicën jugore, Graçanicë, Prizren,Ferizaj, Pejë dhe Prishtinë, nga OJQ-të rajonaledhe pjesëmarrës ishin përfaqësues të shoqërisëcivile nga rajoni i gjerë. Ata ndoqën të njëjtënmënyrë si lidhja e konfliktit në mbarë Kosovës,duke lidhur kështu nxitësit e konfliktit në nivelinrajonal brenda Kosovës.Hapi 3: Fokus grupetFokus grupet janë mbajtur në të gjitha rajonet eKosovës dhe kishin për qëllim të përfshijnë sa mëshumë që është e mundur grupe të shoqërisë civiletë Kosovës. Të mbajtura veç e veç aty ku ishtee duhur, fokus grupet përbëheshin nga komunitetetë ndryshme etnike (shqiptar, serb, goran, turk, rom,ashkali, boshnjak), meshkuj dhe femra, njerëz meprofesione të ndryshme dhe njerëz të moshave tëndryshme. Në përgjithësi, janë mbajtur 16 fokusgrupe, të organizuara nga OJQ-të rajonale.Këto fokus grupe shqyrtuan çështjet rreth qasjesnë drejtësi për qytetarët e thjeshtë dhe që të gjithandoqën një format të njëjtë. Pjesëmarrësit e fokusgrupeve në veçanti komentuan mbi përvojat etyre me strukturat e sigurisë dhe drejtësisë (sistemetgjyqësore, policinë, Ombudspersonin, zyrene prokurorit), vepruesit në sektorin e drejtësisë(avokatët, organizatat për përkrahjen e viktimave,planet për mbrojtjen e viktimave) dhe përvojatme sistemet zyrtare dhe jozyrtare të drejtësisë (sidëshmitarët, viktimat e krimit, kriminelët).32 Siç është cekur në Zhvillimin e vlerësimeve të konfliktit: Shënime udhëzuese, Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID) i Mbretërisë së Bashkuar(2002). Mund të gjendet në adresën: http://www.dfid.gov.uk/pubs/files/conflictassessmentguidance.pdf


Kosova në udhëkryqPerceptimet e konfliktit, qasja nëdrejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë41Hapi 4: IntervistatSecila nga tetë OJQ-të rajonale dhe FIQ-i nëKosovë ndërmorën disa intervista me vepruesrelevant në sektorin e drejtësisë. Këto përfshinëpërfaqësues të Ombudspersonit, gjyqtarë, përfaqësuesnga zyra e prokurorit, policë, zyrtar gjyqësor,personeli i mbrojtjes së dëshmitarëve dhepërkrahjes së viktimave, OJQ të specializuara, medialokale, përfaqësues të autoriteteve komunale,ekspertë ligjor dhe shumë të tjerë.Hapi 5: Seminari i komenteveTë gjitha këto informacione u mblodhën dhe uparaqitën në një seminar të udhëhequr nga FIQ-i.OJQ-të rajonale i paraqitën gjetjet e tyre kryesorenjëra tjetrës dhe përfaqësuesve të Ministrisë sëPunëve të Brendshme dhe Shërbimit Policor tëKosovës.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!