12.07.2015 Views

Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin ARSIMIT - ammk-rks.net

Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin ARSIMIT - ammk-rks.net

Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin ARSIMIT - ammk-rks.net

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMIMINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR1

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMIMINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR2

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMIDraft / dokument puneRaport i sektorial i zhvillimit hapësinor për sektorin e arsimitArsimi në KosovësMINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINORHartues të draftit / dokumentit punuesMiranda Kasneci, Departamenti i arsimit të përgjithshëm MASHTXhavit Rexhaj, Departamenti i arsimit të lartë MASHTEnver Mekolli, koordinatori i grupit për arsimin MASHTFadile Dyla, Drejtore e Departamentit MMPHBesim Avdyli, MMPH, IPHPrishtinë, shator 20043

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMIMINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR4

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMIMINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINORHYRJERaporti i sektorit lidhur me arsimin në Kosovë bazohet në Strategjitë eZhvillimit të Arsimit në Kosovë të hartuara nga Ministria e Arsimit, Shkencësdhe Teknologjisë, po ashtu ky raport do të mbështetet në draft dokumentin eProfilit të Kosovës, i cili është punuar nga MMPH në përkrahje të UN-Habitati.5

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMIStruktura e Sistemit Arsimor në Kosovë (2003)Edukimi parashkollorPara luftës, në vitin 1998/99, shteti ofronte edukimin parashkollor në kopshtedhe në disa raste ato ishin ndërtuar afër fabrikave ku punonin prindërit. Gjatësistemit paralel (1989 –1999) shumica e fëmijëve shqiptarë nuk kishin qasje nëkëto institucione dhe shumica nga to ishin dëmtuar gjatë luftës. Programetpër edukimin në fëmijërinë e hershme (EFH) rifilluan në vitin 1999 tëfinancuara nga agjencionet dhe OJQ-të ndërkombëtare në bashkëpunim meOJQ-të vendase, mirëpo ende pjesa më e madhe e fëmijëve në Kosovë nuk kaqasje në programet formale të edukimit të fëmijërisë së hershme. Një numërnë rritje i shkollave fillore ofrojnë edukim njëvjeçar parashkollor për fëmijëtpesë vjeç. Sipas burimeve të MASHT-ës për vitin 2004 në Kosovë ekzistojnë273 shkolla fillore, të cilat ofrojnë programe parashkollore (EFH) dhe në tëcilat marrin pjesë afërsisht 15.000 fëmijë. Kjo do të thotë se, edhe pse nuk katë dhëna të sakta për popullsinë, një e treta e fëmijëve pesë vjeçare marrinpjesë në programet EFH.Kohëve të fundit Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës ka filluarme programet për edukatorë (EFH) në mënyrë që të ngrihen aftësitë e tyrepërmes parimit të mësimdhënies dhe nxënies me metodën nxënësi në qendër.Kopshtet për fëmijët e vegjël gjenden më shumë në qytete sesa në fshatra.Kopshtet private, kryesisht në qendrat e mëdha urbane, po shndërrohen nëalternativë të përgjithshme.MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR8

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMIArsimi i obliguarSiç është diskutuar më lartë, arsimi i obligueshëm është zgjatur në nëntë viteku 5 vite janë arsim fillor dhe 4 vite arsim i mesëm i ulët. Paraqitja e klasës së9-të në arsimin e obligueshëm përfshin zhvillimin e plan-programit të ri dheorientimin e mësimdhënësit. Viti shtesë ‘është vit orientimi’ që u siguronnxënësve informata dhe këshilla në mënyrë që ata të kenë mundësi tëzgjedhin se çfarë duan të studiojnë dhe të zgjedhin profesionin e tyre në tëardhmen.Përfshirja e klasës së 9-të në arsimin e obligueshëm ka shkaktuar presion përsa i përket përdorimit të klasave ekzistuese, sepse shumë shkolla janë tëstërngarkuara dhe punojnë në dy apo më shumë ndërrime në ditë. Si pasojë ekësaj klasa e 9-të shpesh është e vendosur në objektet e shkollave të mesme,shumica e të cilave gjenden në qendrat urbane. Kjo paraqet edhe njëvështirësi për nxënësit e viseve rurale, të cilët duhet të udhëtojnë çdo ditë.Tabela numër 3 paraqet numrin e shkollave dhe nxënësve në arsimin eobligueshëm të Kosovës gjatë vitit 2003/4, ndërsa tabela numër 4 paraqetnumrin e personelit në këto shkolla.MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINORTabela 3 Numri i shkollave fillore, nxënësit dhe proporcioni nxënës/shkollë nëarsimin e obligueshëm (klasat 1–9), 2003/4Numri i shkollave Numri i Proporcioni nxënës/shkollënxënësve977 (562+415 paralele të339 680ndara)348Burimi: MASHT (2004)Tabela 4 Personeli arsimor në arsimin e obligueshëm sipas pozitës (klasat 1-9)2003/4Mësimdhënësit Personeli PersoneliGjithsej personelarsimoradministrativ ndihmësNumri % Numri % Numri % Numri %17 293 81 1040 5 2960 13 21 293 100Burimi: MASHT (2004)Sipas këtyre të dhënave del se mesatarja e proporcionit mësimdhënës/nxënëspër vitin 2003/4 është përafërsisht 1:20. Komuniteti serb në Kosovë zhvillonnjë sistem paralel të arsimit që bazohet në sistemin e mëhershëm 4+4+4 dhenë plan-programet serbe. Përveç kësaj, mësimdhënësit serbë jo vetëm qëmarrin paga nga MASHT-i, por edhe paguhen nga Beogradi. Edhe psestruktura e re 5+4+3 dhe reforma e plan-programeve u miratuan nëparlament, komunitetit serb i është lejuar prej UNMIK-ut që ta shtyejëzbatimin e tij në shkollat serbe. Diskutimet ende vazhdojnë se si planprogramete reja mund të zbatohen në shkollat serbe.Arsimi i mesëm i lartëArsimi i mesëm i lartë përfshin tri apo katër vite të shkollimit për nxënësit egrup-moshës 15 deri 18 vjeç ( shih figurën 3). Sipas të dhënave të MASHT-ësnumri i nxënësve që kanë kryer klasën e 9-të (vitin e fundit të shkollimit tëmesëm të ulët) në vitin 2002/3 ka qenë 30 802, kurse numri i atyre që kanëvazhduar në klasën e 10-të (shkollimi i mesëm i lartë ) në vitin 2003/4 ka qenë9

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI25,126. Këto të dhëna tregojnë që në Kosovë më se 80% e nxënësve që ekryejnë arsimin e obligueshëm fillor vazhdojnë mësimet në arsimin e mesëmtë lartë. Për fat të keq, për arsye të mungesës së të dhënave mbi numrin epopullsisë, nuk e dimë (përqindjen) për grup-moshën 14-15 vjeç. Vlerësimetsugjerojnë që vijimi i nxënësve në shkolla të mesme është rreth 70%.Arsimi i mesëm përfshin dy lloje; arsimin e përgjithshëm (gjimnazet) dhearsimin profesional (shkollat teknike dhe profesionale). Në tabelën numër 5janë paraqitur të dhënat e fundit mbi pjesëmarrjen e nxënësve në shkolla tëmesme, ndërsa në tabelën me numër 6 është paraqitur numri i personelit.Tabela 5 Numri i shkollave të mesme të larta, nxënësit dhe proporcioni nxënës ishkollë në vitin 2003/4Numri i shkollave Numri i nxënësve Proporcioni nxënës/shkollë144 72 635 504Burimi: MASHT (2004)Aty, lidhur me raportin e pjesëmarrjes së femrave dhe meshkujve nëshkollimin e mesëm, ekziston një dallim ku prej 72 635 nxënësve, 40 811(56%) janë meshkuj, kurse 31 824 (44%) janë femra.Tabela 6 Personeli arsimor sipas pozitës në të gjitha shkollat e mesme të lartanë vitin 2003/4Mësimdhënësit PersoneliadministrativPersonelindihmësGjithsej personelarsimorNumri % Numri % Numri % Numri %5332 82 311 5 861 13 6504 100Burimi: MASHT (2004)Këto të dhëna, lidhur me proporcionin nxënës/mësimdhënës në shkollat emesme të larta, flasin për një mesatare 1:14.Deri sot reformat në shkollat e mesme kanë qenë shumë të kufizuara.Mësimdhënësit i kanë vijuar disa kurse për aftësime në lidhje me metodatmësimore, mirëpo metoda e mësimdhënies ende është mjaft teorike dhe meorientim kah mësimdhënësi si subjekt. Puna me metoda bashkëkohore do tëthotë, po ashtu pajisje me mjete konkretizimi moderne në klasa, laboratorëdhe objekte ku mbahet pjesa praktike. Për të pasur përmirësime duhet qërritja e kapacitetit të mësimdhënësve dhe mjeteve të punës në shkolla të jenëtë bashkërenditura në mënyrë që të reformohet sistemi.Arsimi i lartëRealiteti i ri politikë, ekonomik, shoqëror, kulturor dhe kërkesat e sfidat eintegrimit evropian diktojnë nevojën për transformim, reformim dhe zhvillimtë arsimit të lartë.Treguesit e arsimit të lartë në Kosovë flasin qartë për gjendjen dhe nivelin earsimit të lartë. Më poshtë janë dhënë disa nga treguesit:Përqindja e studentëve në raport me numrin e popullatës në moshën 18-25vjeçare për vitin akademik 2003-2004 është 12%,Numri i universiteteve, fakulteteve dhe i shkollave të larta publike dhejopublike:MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR10

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI1 Universitet publik 2 , 15 fakultete, 7 shkolla të larta (të gjitha publike),1 Universitet jopublik,10 Institucione private të arsimit të lartë.Numri i studentëve të regjistruar, femra/meshkuj, në institucionet publike dhejopublike:Institucionet publike:Institucionet jopublike:Femra: 11437 Femra: 23Meshkuj: 13688 Meshkuj: 39Numri i studentëve me nënshtetësi të huaj, të regjistruar në UP është 385studentë.Numri i studentëve sipas përkatësisë etnike në vitin e parë të studimeve 6253shqiptarë, 118 boshnjakë dhe 1 turkNumri i të diplomuarve për një vit shkollor 2002/2003Femra: 1194 Meshkuj: 1429VLERËSIMI DHE ORIENTIMET, UDHËZIMET POLITIKEÇështjet dhe sfidat e identifikuaraMINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINORMASHT përpos lëvizjeve të përgjithshme, ka identifikuar me kujdes sfidat metë cilat përballet tash dhe do të përballet në të ardhmen arsimi në Kosovë, si:• infrastruktura e pamjaftueshme ligjore,• mungesa e hapësirës së mjaftueshme shkollore për kokë të nxënësit,• mësimdhënësit ende të paaftësuar për mësimdhënie sipasmetodologjive të reja dhe kompensimi jo në nivel i kuadrit,• funksionimi paralel i strukturave të arsimit nëpër viset ku jetonkomuniteti serb,• shkalla jo e kënaqshme e arritshmërisë në të gjitha nivelet e arsimit,• mungesa e teksteve dhe e mjeteve tjera mësimore,• buxheti mjaft i kufizuar, i cili nuk siguron zbatim të suksesshëm tëreformave në arsim,• zhvillimi i ulët ekonomik i vendit,• komunikimi me publikun.Gjatë hartimit të Profilit të Kosovës dhe debateve publike të mbajtura nështatë qendrat kryesore në Kosovë janë identifikuar edhe këto sfida :• lënia e mësimit nga nxënësit kryesisht gjatë kalimit në arsimin emesëm të lartë,• barazia e gjinive në arsimin e mesëm (15-18 vjeç), brengë e veçantëduke u bazuar në raportin mashkull/femër nëpër nivelet shkollore,• çështja e mosnjohjes së shkrim-leximit është po ashtu një brengë dhevlerësohet se është më e lartë në vendet rurale,• çështja e arsimit privat dhe statusi i paqartë i funksionimit të sektoritprivat.• mungesa e personelit të kualifikuar në arsimi special është shumë etheksuar2 Me rastin e dekretimit të Ligjit mbi Arsimin e Lartë ( 2002-2003), i miratuar ëm 12.05.2004 nga Kuvendi iKosovës, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB për Kosovën e ka shtuar nenin 10.7, i ciliparasheh funksionimin e Universitetit të Mitrovicës (me mësim në gjuhën sërbe) në pjesën veriore tëMitrovicës.11

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMISynimet (Objektivat)MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINORPër qëllimet e mësipërme do të përdoren strategji apo rrugë, teknika,aktivitete dhe mjete përkatëse për arritjen e tyre.• Të hartohet dhe zbatohet një politikë arsimore bashkëkohore,gjithëpërfshirëse• Zbatimi i ligjeve dhe akteve të tjera juridike në arsim• Integrimi i grupeve të tjera etnike në arsim• Zhvillimi i programeve dhe projekteve• Të krijohen mekanizma për sigurimin dhe menaxhimin e efektshëm tëburimeve dhe mjeteve financiare• Definimi i qartë i rolit të arsimit parashkollor• Sforcimi i arsimit të obliguar dhe arsimit të mesëm të lartë• Të zhvillohet sistemi i menaxhimit të cilësisë së arsimit të lartë,• Trajtimi specifik i fëmijëve me nevoja për arsim të veçantë• Identifikimi i nevojave dhe sigurimi i arsimit joformal• Zgjerimi i hapësirës për arsimin privat• Zhvillimi i standardeve për vlerësim, për mësimdhënie dhe mësimnxënie• Zhvillimi i plan-programit të ri mësimor• Pranimi dhe aftësimi i potencialit njerëzor• Të ngrihet kapaciteti për punë kërkimore-shkencore,• Të zhvillohet një infrastrukturë e plotë dhe funksionale për arsimin nëKosovë• Bashkëpunimi me ekspertët ndërkombëtarë• Përfshirja e prindërve në qeverisjen e shkollës• Të gjithë për arsimin e të gjithëve• Komunikimi• Motivimi• Ndërtimi i besimit.Prioritetet strategjike dhe zonat e veprimitQëllimet e përgjithshme që synohen të arrihen në një periudhë pesë vjeçarenga MASHT për arsimin e përgjithshëm janë:1. Unifikimi i sistemit të arsimit,2. Sigurimi i hapësirës së nevojshme shkollore,3. Sigurimi i arsimimit për të gjithë,4. Arritja e rezultateve të pranueshme të të nxënit në të gjitha nivelet eshkollimit në përputhje me standardet ndërkombëtare,5. Inkurajimi i prindërve dhe i shoqërisë në përgjithësi në mbështetje tëarsimit,6. Informimi i publikut për rezultatet dhe vështirësitë në sistemin earsimit.Në mënyrë që të realizohet vizioni dhe të përballohen sfidat e identifikuaranë arsimin e lartë, të arrihet një sistem më cilësor, më i efektshëm dhe që dotë jetë i krahasueshëm dhe i përafruar me standardet evropiane janëpërcaktuar këto prioritete strategjike:1. Politika dhe legjislacioni,2. Qeverisja dhe bashkërendimi,3. Sigurimi i cilësisë,4. Kërkimi shkencor,5. Mbështetja financiare dhe6. Infrastruktura13

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMIPengesat e mundshme me të cilat mund të përballet arsimi në periudhën eardhshme pesëvjeçare mendohet se do te jenë:• Jo-stabiliteti politik (statusi i pazgjidhur i Kosovës),• Faktorët ekonomik,• Jo-qëndrueshmëria e sistemit të arsimit,• Trendet demografike dhe• Burimet njerëzoreNdërsa në arsimin e lartë ekziston një tërësi problemesh të cilat renditen mëposhtë në mënyrë të përmbledhur sipas disa aspekteve kryesore 3 :• në fushën e politikës dhe legjislacionit,• në fushën e qeverisjes dhe të bashkërendimit,• në fushën e sigurimit të cilësisë ne arsimin e larte,• në fushën e kërkimit shkencor,• në fushën e financimit,• roli dhe pozita e pavolitshme e studentëve në zhvillimet në arsimin elartë.Lista e projekteve në zbatimMë poshtë është e dhënë lista prioritare e shkollave për ndërtim dhe riparimnga MASHT për vitin 2004.Hapësira shkollore në institucionet arsimoreRritja dhe përmirësimi i hapësirës shkollore me qëllim të arritjes sëstandardeve evropiane si dhe hulumtimi i standardit ekzistues në Kosovëështë një proces i vazhdueshëm.Sektori i arsimit në Kosovë përfshinë më tepër se 1200 godina shkollore.Shumica e tyre janë dëmtuar nga lufta e fundit në Kosovë, kurse një pjesëtjetër është dëmtuar nga vjetërsia, kushtet atmosferike apo edhe nganeglizhenca e mirëmbajtjes. Donatorë të shumtë kanë bërë punë tëkonsiderueshme, por jo edhe të mjaftueshme për funksionimin e këtyreinstitucioneve më se të nevojshme për këtë vend. Megjithatë, shumë godinambeten me nevojën për rindërtim, riparim, rehabilitim, instalim te ngrohjes,instalim të energjisë elektrike, rregullim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimitdhe mirëmbajtje të objektit.Sektori I infrastrukturës është përgjegjës për vlerësimin e nevojave tëhapësirës shkollore, planifikimin, bashkërendimin, inspektimin dhe realizimin eprojekteve me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës shkollore.Për planifikimin dhe projektimin e objekteve shkollore së pari duhet të kemikujdes në zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve. Prejardhja gjenetike, mjedisishoqëror dhe aktiviteti i fëmijëve në atë moshë ndikon në formimin ekarakterit të tyre. Ky proces i ndërlikuar kërkon zgjedhje adekuate tëhapësirës në kuptimin funksional dhe formal. Perceptimi i hapësirës për fëmijëështë mjaftë i ndryshueshëm nga ajo për të rritur, për këtë arsye këtë duhetgjithmonë ta kemi para sysh.Përmirësimi i infrastrukturës shkollore na e mundëson realizimin më të lehtëtë procesit të reformave, për këtë arsye MASHT gjatë këtyre dy viteve tëfundit ka angazhuar në mënyrë shumë ekspeditive personelin dhebashkëpunëtorë të tjerë (donatorë) në mënyrë që të mbërrijë qëllimin e vet.MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR3 Strategjia e arsimit të lartë në Kosovë 2005-201514

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMIÇështjet kryesore të situatësMINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINORJanë edhe disa çështje që e ngarkojnë edhe më situatën lidhur me hapësirënshkollore në Kosovë.- Lëvizja e popullatës pas luftës nga zonat rurale në ato urbane- Shtimi i numrit të popullsisë për shkak të kthimit të ish-azil kërkuesvenga vendet perëndimore- Qasja e bashkësisë ndërkombëtare për renovimin e ndërtimin eobjekteve shkollore në vendet ky ishin para se të shkatërroheshin,megjithëse kjo nuk përkon me lëvizjen e brendshme të popullatës- Qasjet e reja në arsim dhe reflektimi i tyre në infrastrukturënarsimore (heqja e pengesave fizike për personat me mangësi,rregullimi tjetër fare i dhomave të mësimit për metodat e rejamësimore, decentralizimi i përgjegjësive, rritja e rolit të komunitetitnë punën e shkollave etj).- Hapësira ekzistuese shkollore nuk i plotëson nevojat për realizimin esuksesshëm të një procesi mësimor do të thotë zbatimin e reformavetë reja në arsim.- Mungesa e mjeteve financiare në buxhetin e Kosovës- Vlerësimi i ngutur e i gabuar se Kosova ka kaluar prej fazës sërindërtimit në fazën e zhvillimit dhe si rezultat i kësaj, tërheqja edonatorëve më të mëdhenj që do ta kishin lehtësuar shumë adresimine problemit të hapësirës shkollore në KosovëNevojatPër realizimin e mirëfilltë të funksionit të vet, nga aspekti ndërtimor, shkollatduhet të plotësojnë një sërë kushtesh:• Plotësimi i kushteve higjienike- Lokacioni i pastër dhe i ajrosur- Insolimi i duhur- Mbrojtja e duhur nga era- Orientimi i mirë• Plotësimi i kushteve pedagogjike- Objekti me formën dhe madhësinë e vet të mundësojë realizimin e procesittë reformuar të mësimit (klasat, klasat në natyrë, laboratoret, hyrjet,komunikatat, fushë-loja, gjelbërimi etj)• Plotësimi i kushteve urbanistike e të sigurisë- Vendosja e gabaritit për ruajtjen dhe sigurimin e hapësirës shkollore- Largësia e objektit shkollor nga rrugët e nivelit të lartë- Largësia e objektit shkollor nga zonat e ndotura- Distanca e objekteve nga vija rregullative- Distanca e objekteve mësimore nga objektet fqinjësore• Plotësimi i kushteve teknike-ekonomike- Karakteristikat sizmike- karakteristikat topografikeProblemetNga përshkrimi i mësipërm i situatës ravijëzohen një sërë problemesh, të cilatduhen adresuar nga ministria dhe institucionet e tjera shtetërore të Kosovësnë vitet që vijnë, nëse synohet përmirësimi i kushteve të punës dhe i cilësisësë mësimit në Kosovë.15

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMI• Dinamika e shtimit te popullsisë, e cila është në shpërputhje të theksuarme dinamikën e ndërtimit të objekteve shkollore• Stërngarkimi i shkollave në zonat urbaneZhvillimi i mësimit në 3- 4 ndërrime• Rritja e numrit të popullsisë ne zonat urbane (gjatë viteve të periudhës sëpasluftës)• Mungesa e mjeteve financiare• Udhëtimet e gjata në këmbë te nxënësve deri te arritja në shkollë• Mungesa e hapësirës së mjaftueshme shkollore• Mungesa e pajisjeve përkatëse mësimore dhe të teknologjisë sëinformimit• Ambientet e papërshtatshme të brendshme e të jashtme të objekteve tëinstitucioneve shkollore në Kosovë (sidomos për personat me nevoja tëveçanta)SynimiPërmirësimi i kushteve të punës e të mësimit për të gjithë dhe krijimi i një mjedisi tëpërshtatshëm fizik për funksionimin e sistemit arsimor në KosovëObjektivat- Sigurimi i hapësirës së mjaftueshme fizike për mësimdhënie e nxënie- Zhvillimi i procesit mësimor në jo më shumë se dy ndërrime- Lehtësimi i procesit të zbatimit të reformave përmes krijimit të njëambienti të përshtatshëm të brendshëm e të jashtëm në përputhjeme standardet e kriteret bashkëkohoreAktivitetet:- Mbledhja e informatave nga terreni me qëllim të caktimit tëprioriteteve për ndërtim apo renovim- Bashkëpunimi me komunat në lidhje me zhvillimin e infrastrukturësshkollore- Identifikimi i vendeve që kanë nevojë për ndërtimin e objekteve tëreja shkollore- Identifikimi i godinave që kanë nevojë për zgjerim apo renovim- Përcaktimi i prioriteteve urgjente- Përpilimi i tender dokumenteve (paramasa dhe parallogari, specifikimeteknike etj)- Bashkëpunimi me donatore- Mbikëqyrja, inspektimi dhe monitorimi i projekteve në zhvillim- Identifikimi i godinave që kanë nevojë për inventar dhe pajisje tjeramësimorePlani zhvillimorMASHT për zhvillimin e programit të vet për përmirësimin e infrastrukturësnë institucionet arsimore ka identifikuar problemet dhe varësisht nga shuma emjeteve financiare që do të ndahet në këtë drejtim do të ofrojë edhendihmën e saj. MASHT ka përgatitur listën prioritare të objekteve që kanënevojë për ndërtim, renovim apo riparim për 5 vitet e ardhshme (shih listën ebashkangjitur) shuma totale është 63.376670,00€MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR16

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMIMe fillimin e zbatimit të reformave në arsim parashihet që mësimi tërealizohet më së shumti në dy ndërrime do të thotë qëndrim ditor. Për t’uarritur kjo si dhe cilësia në arsim duhet të plotësohen edhe kushtet fizike dhemjedisore të shëndetshme.Propozimi- Ndërtimi i tri objekteve të reja shkollore në kryeqytetin e Kosovës/Prishtinë, si dhe në 6 qendrat më të ngarkuara urbane- Renovimi dhe zgjerimi i shkollave si prioritare brenda komunave tëKosovës- Përmirësimi i ambienteve të jashtme shkollore – terrenet sportive,gjelbërimi etj- Përmirësimi i infrastrukturës për institucionet e arsimit të lartë(Ndërtimi i një fakulteti të ri –Edukimit, Institutit të Pedagogjisë,riparimi i Bibliotekës Kombëtare Universitare)Ndërtimi i shkollave të rejaMINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINORShumë komuna për arsye të stërngarkimit të objekteve ekzistuese me nxënëskanë kërkuar ndihmë nga MASHT për ndërtimin e shkollave të reja. Për këtëqëllim MASHT – ka planifikuar rrjetin e shkollave të reja në qendrat më tëngarkuara urbane, për ndërtimin e të cilave kërkon ndihmë financiare ngaqeveria.Aktivitetet:- bashkëpunimi me komunat,- mbledhja e informatave,- vizitat në terren për arsye të verifikimit të prioriteteve- caktimi i prioriteteve në bazë të kritereve të përcaktuara,- përpilimi i projekteve ideore dhe kryesore në bashkëpunim mekomunat- përcaktimi i hapësirës (lokacionit apo truallit) për ndërtimit nëbashkëpunim me komunat- kontaktet me donatorë, komunitetin dhe institucionet tjeraqeveritare për mundësinë e sigurimit të mjeteve financiareRenovimi dhe zgjerimi i shkollave në komuna:Shumë godinave shkollore u nevojiten riparime të ndryshme apo edhezgjerimi i lokaleve ekzistuese. Identifikimi i objekteve shkollore që kanënevojë të riparohen dhe zgjerohen është në vazhdimësi. MASHT nëbashkëpunim me komunat ka përgatitur listën prioritare për objektet që kanënevojë për renovim dhe zgjerim (shih listën e bashkangjitur). Sigurimi imjeteve financiare do të ndikonte në përmirësimin e kushteve.Institucionet e arsimit të lartëMASHT parasheh zgjerimin e hapësirës së këtyre institucioneve për vitet nëvazhdim si dhe menaxhimin më të mirë të hapësirës ekzistuese universitarepër arritjen e rezultateve më të mira.Program i shkollës promovuese të shëndetitMe qëllim të promovimit të shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhekomunitetit do të thotë krijimit të një ambientit të përshtatshëm dhe të17

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - ARSIMIshëndoshë në shkollat tona MASHT është në bashkëpunim të ngushtë meMinistrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor,Organizatën Botërore të Shëndetësisë, UNICEF in, Institutin Publik tëShëndetësisë, IOM dhe disa organizata tjera, të cilat veprojnë në këtë drejtim.Prioritet i këtij programi është përmirësimi i kushteve higjienike sanitare, siçështë programi parandalues i helmimit me plumb në regjionin e Mitrovicës,furnizimi me ujë të pijshëm cilësor në shkolla, ruajtja e ambientit ngamaterialet e dëmshme që rrezatojnë, menaxhimi i mbeturinave etj. Prioritettjetër është futja e edukimit dhe promovimit shëndetësor në plan-programinshkollor dhe trajnimi i mësimdhënësve në këtë lëmi.Inventari dhe pajisjet e teknologjisë informativePër zhvillimin e veprimtarisë së tyre të gjitha institucionet arsimore duhet tëjene mirë të pajisura me kabinete dhe laboratorë përkatëse. Nëse këtohapësira u mungojnë, atëherë do të ishte shumë i vështirë zhvillimi i praktikësprofesionale për secilën lëndë. MASHT në programin e vet parashehmbështetjen e këtyre institucioneve me inventarë dhe pajisje të tjera varësishtprej mjeteve financiare.Rezultatet e pritura- Është lehtësuar procesi i zbatimit të reformave përmes krijimit të njëambienti të përshtatshëm të brendshëm e të jashtëm në përputhje mestandardet e kriteret bashkëkohore- Mësimi zhvillohet në zonat urbane në jo më shumë se dy ndërrime- Është siguruar hapësira e mjaftueshme fizike për mësimdhënie e nxënie- Janë arritur rezultate më të mira në procesin mësimor në të gjithanivelet si rezultat i krijimit të kushteve më të mira në infrastrukturë.Dokumentacioni ekzistues, lista e materialeveMaterialet gjegjësisht të dhënat të cilat janë shfrytëzuar për hartimin dhepërpilimin e Raportit Sektorial për Arsimin në Kosovë janë:1. Plani Strategjik për Zhvillimin e Arsimit në Kosovë (2002-2007),punuar nga MASHT janar 2003;2. Strategjia e Zhvillimit të Arsimit të Lartë në Kosovë (2005-2015),punuar nga MASHT (versioni përfundimtar, 2004);3. Draft dokumenti “Profili i Kosovës për Zhvillimin Hapësinor tëKosovës”, punuar nga MMPH-Instituti për Planifikim Hapësinor,qershor 2004;4. Draft dokumenti nga diskutimet publike për Planifikimin Hapësinor(Profilin e Kosovës), qershor 2004.MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!