12.07.2015 Views

Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË - ammk-rks.net

Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË - ammk-rks.net

Raporti i zhvillimit hapësinor për sektorin BUJQËSISË - ammk-rks.net

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURALPër shkak të faktit se dendësia e banimit në Kosovë është rreth 204 banor /Km 2, me rreth 0.15-0.18 ha tokë / banor, mund të themi se Kosova është evarfër me tokë bujqësore, duke e krahasuar me Evropën, ku për një banorllogaritet 0.52 ha / banor.Përafërsisht 87% te tokës bujqësore, përfshirë këtu 90% deri 95% të tokës sëkultivuar, 30% te kullosave dhe 38% të tokës pyjore është nën pronënprivate.Ne mungesë te aktiviteteve alternative te rëndësishme ekonomike, ne zonatrurale në periudhën afat mesme, bujqësia është sektor i rëndësishëm isigurimit te ushqimit te popullatës së Kosovës.Mesatarja e fermave për familje janë rreth 3.2 ha ndërsa rreth 2.2 ha. të tokësse punueshme zakonisht te fragmentuara ne 4-8 parcela.Graf.1Sipërfaqet e punuara dhe strukturat e prodhimit në bujqësi5.0 - 10.0 ha5.7%Shpërndarja e pronave sipas madhësisë së tyre (ha)2.0 -5.0 ha25.3%1.0-2.0 ha24.4%> 10.0 ha2.4%0 ha2.0%1. Tregues të rëndësishëm të fermësMadhësia mesatare efermes (ha) 2.36Madhësia mesatare efermës (ha) 2.2Livadhe dhe kullosa (ha) 0.72Toke që punohet (ha) 1.30Numri mesatare i parcelaveper familje 3.4Numri i fermerve që marrintoke me qira (%) 8.90.1-1.0 ha40.2%• Madhësia e fermës në Kosovë është për disa here më e vogël se ajoqë është ne nivelin e Bashkësisë Evropiane.• Prona mesatare ne BE në vitin 1997 ishte 18.4 ha me variacione nemes 4.3 ha ne Greqi dhe 69.3 ha ne Britaninë e Madhe• Madhësinë mesatare nën 10 ha e kane pasur Italia (6.4 ha) dhePortugalia (9.2 ha), mbi 10 ha e kishin Austria(16.3 ha) dhe Holanda(18.6 ha), kurse mbi 20 ha Belgjika dhe vendet tjera te BE-së. Pronatmesatare mbi 10 ha I kanë arritur Franca (41.7 ha), Danimarka (42.6ha), Luksemburgu (42.5) dhe Britania e Madhe (69.3 ha).MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR6


IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURALTabela nr.2 Ndarja e tokës bujqësore sipas kulturave (2002)Kulturat Ha %Drithëra 193.078 33,46%Bimë vajore 2.520 0,44%Perime 21.500 3,73%Patate 7.500 1,30%Vreshta 4.944 0,85%Pemë 4.542 0,80%Kullosa 166.769 28,90%Livadhe 86.000 14,90%Bimë foragjere 38.000 6,59%E pa kultivuar /djerrinë 52.200 9,03%Gjithsej: 577.000 100,00%Burimi i të dhënave: MBPZHR 2002UJITJA DHE KULLIMIUjitja e tokave bujqësoreTë gjitha sistemet e ujitjes kanë qenë të organizuara dhe të menaxhuara ngagjashtë Ndërmarrje Shoqërore me kapacitet projektues për ujitjen e 72.440ha, prej këtyre 33.490 ha. ujitje me shi artificial dhe 38.950 ha ujitjesipërfaqësore.Duke u bazuar në përgjithësi para aneksimit të Kosovës është ujitur në rreth50.000 ha ose rreth 71% të sipërfaqeve nën ujitje, ku mundë të konstatojmëse komplet sistemet e ujitjes ishin në nivel dhe funksion të ujitjes.Sistemet e ujitjes në Kosovë janë menaxhuar nga gjashtë NdërmarrjeHidroekonomike që kanë krye shërbime për ujitjen e tokave bujqësore.1. “Ibër – Lepenc”, me seli në Prishtinë2. “Istog”, me seli në Gurrakoc3. “Drini Bardhë” me seli në Pejë4. “Lumi Bardhë” me seli në Deçan5. “Radoniqi”, me seli në Gjakovë6. “Dukagjini”, me seli në PrizrenMINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR8


IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURALPasqyra e akumulimeve të ardhshme në Kosovë• Akumulimi vendi milj m3Sipërfqja ha________________________________________________________________• Sllupi Deçan 22,9012.000• Ponosheci Gjakovë 49,828.800• Drelaj Pejë 79,8124.300• Dragaçina Therandë 7,82900• Sharri I - Reçan Prizren 135,9028.000• HS “Radoniqi” II 10.750• Lepenc Shtimje 120,043.000• Dobroshevc Drenicë 30,09.000• Hajnovc, Makresh, Livoç e Zhegër Gjilan 30.511.500• Tankosiq Tankosiq 20.06.222________________________________________________________________• Gjithsej: 496.75154.472Burimi: Baza e Hidroekonomisë së Kosovës 1982Kullimi i tokave bujqësoreStudimet specifike si pasojë e lagështis së tepërt të tokës nuk janë zbatuar nëteritorin e Kosovës përpos për:• Pjesën vërshuese të zonës së luginës të lumit Sitnica;• Një projekt në teritorin e Vitisë në sipërfaqe prej 1.500 ha. (Morava eBinqes).• Dy,tri projekte në sipërfaqe të vogla në teritorin e Prizrenit rrethë600 ha.• Në kuadër të sistemit të ujitjes në HS.“Radoniq” KK. Gjakovëvlerësohet rreth 3.500 ha.• Në kuadër të HS. “Ibër-Lepenc” është punuar projekti i kullimit për3.000 ha. me sistem të kanaleve të hapur dhe drenazh të kombinuar.Zgjidhja për këto sipërfaqe kërkohet me qëllim të përmirësimit të regjimitujor, ujitjes dhe rritjes së mundësisë për një prodhimtari të planifikuar.Parashihet se për kullim të tokës bujqësore në Kosovë duhet të merren tëgjitha sipërfaqet të cilat janë nën ndikimin e ujit të tepërt e që janë tëdamshme për kultivimin e bimës. Kjo sipërfaqe sillet sipas BazësHidroekonomike të Kosovës prej 80.000 – 100.000 ha.KRU – Kompanitë rajonale të ujitjesPRUK - I- Projekti rehabilitues i ujitjes ne KosovëMINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR10


IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURALSasia e plehrave që përdoren në Kosovë sipaspërmbajtjes se materieve aktive23%22%1%1%NPKNAGURESuperfosfatUshqim foliar53%SEKTORI I BLEGTORISËZhvillimi i blegtorisë në vend është në varëshmëri nga trendet e <strong>zhvillimit</strong> tëpërgjithshëm ekonomik të vendit. Vlerësohet se inputet me të cilatdisponojnë vendi janë potencial i mjaftueshëm për zhvillimin e aktiviteteveblegtorale në nivel të krahasueshëm me vendet e regjionit.Trendet aktuale të <strong>zhvillimit</strong> të blegtorisë në vend varen nga investimet ekapitalit individual në ngritjen e objekteve të reja dhe privatizimit të objektevetë sektorit shoqërorë, megjithatë sipas vlerësimit të gjendjes aktuale në terentë ngritja e objekteve dhe infrastrukturës blegtorale nuk paraqet rrezik nëpla<strong>net</strong> urbanistike në nivel lokal dhe planin hapësinor në përgjithësi. Zhvillimetnë blegtori janë të rregulluara me Ligjin e Blegtorisë së Kosovës dheStrategjinë Zhvillimore 10 vjeçare.Nevoja për politikën e prodhimtarisë Blegtorale:Dokumenti i Strategjisë jep udhëzime për programin 10 vjeçar të <strong>zhvillimit</strong> tësektorit të Blegtorisë përmes programeve zhvillimore si rezultat i rishikimeveteknike dhe ekonomike të sektorit të prodhimtarisë blegtorale si dheaspekteve të nderlidhura me <strong>sektorin</strong> e prodhimtarisë së kulturave bujqësore.Bazat për hartimin e politikës janë cekur në Librin e Gjelbërt të Ministrisë,përmes së cilit synohet zhvillimi i politikës me një qasje pjesëmarrëse. Kjod.m.th. këshillim/diskutim me Komunat, OJQ-të që veprojnë në këtë sektordhe organizatat e fermerëve, përpunuesit dhe tregtarët. Politikat epërgjithshme janë parashtruar në kapitullin II të Librit të Gjelbërt. Synimkryesorë i politikës në aspektin afat shkurtër-mesëm është që të krijoj vendepune dhe të ngritë të ardhurat e fermerëve të varfër të ekonomive të voglabujqësore; të ndihmojnë në zgjerimin e aktiviteteve. Njëkohësisht politika dotë promovon lëvizjet drejt komercializimit. Është e nevojshme që të bëhet editur nevoja për të baraspeshuar kërkesat “sociale” për të ndihmuar fermerëte vegjël dhe kërkesat “zhvillimore” për inkurajimin e njësive më të mëdhakomerciale të veprimtarisë bujqësore dhe njësive agro-përpunuese.MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR12


IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURALMundësitë prodhueseAktualisht ekzistojnë tendenca për kalim nga sistemi i ekonomive të voglafermere në atë të mesëm (ferma komerciale). Ekonomitë e vogla fermere dotë vazhdojnë të ekzistojnë kryesisht nëpër fshatra të larta. Numri iekonomive të vogla fermere nuk do të rritet. Fermat komerciale (25-50 lopëqumështore, 30-60 ha) do të zhvillohen në ultësirat më pjellore. Zhvillimi ikësaj situate do të nxitet nga zhvillimi i industrisë së qumështit dhe mishit sidhe industrisë së përpunimit të ushqimit të kafshëve.Tabela nr. X Fondi blegtoral në Kosovë 2003Llojet e kafshëveNumri i krerëveGjedhë 238.857Dele 93.313Dhi 13.344Kuaj 12.261Derra 53.222Pula 550.000Koshere bletësh 45.000Burim i të dhënave: Projekti I&R.MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINORPlanifikimi për të ardhmen – Plani për zhvillimin 10 vjeçar të sektorit tëblegtorisëStrategjia Zhvillimore 10 vjeçare synon krijimin e një fondi të qëndrueshëmblegtoral më bazë gje<strong>net</strong>ike të prodhimtarisë së lartë dhe kushte intensive tëmbarështimit në ferma të mëdha komerciale.Krijimi i komplekseve të fermave të mëdha, ndërtimi i objekteve dheinfrastruktura blegtorale do të jetë në harmoni më dispozitat ligjore të ligjevepërkatëse për planifikim hapësinor.Ndryshimet pozitive në fondin blegtoral, janë të kushtëzuara nga ndryshimete strukturave foragjere dhe bazës ushqyese në përgjithësi.Blegtoria 2004 Blegtoria 2015 Ushqimi i kafshëve 2004 Ushqimi i kafshëve 2015Lopë qumështore =150,000Dele = 93.313Derra = 53.222 =80,000 krerë derraShpresëtari (fermafamiljare) 1,500,000njësiShpresëtari (fermatkomerciale të vezëve)550,000 njësi450,000 krerëgjedhe400,000 krerëdele80,000 krerëderraGrurë = 70,000 haMisër = 70,000 ha =210Kultura vajore = 15,000ha = 45,000 tonJonxhë dhe livadhe =125,000 haKullosa = 180,000 haGrurë=60.000hax5.5t/ha=380,000tonMisër=60.000x8t/ha=480,000 tonKulturavajore=15.000hax3t/ha=45.000 t.Jonxhë dhe livadhe=125.000 haKullosa=166.000 ha.Prioritetet e sektorit1. Sigurimi i ushqimit: Ruajtja e mundësive ekonomike të Kosovës qëtë shfrytëzoj efektivisht resurset e veta rurale për të zvogëluarnevojën e importit të ushqimit dhe ushqimit të kafshëve.2. Krijimi i kushteve të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteveblegtorale sipas kritereve të ekonomisë së tregut3. Krijimi i mekanizmave të nevojshëm për zbatimin e ligjit dhembështetjen e fermerëve4. Privatizimi i aseteve13


IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL5. Mbështetja e fermerëve komercialë përmes kredive preferencialedhe6. Zhvillimin e agropërpunimit7. krijimi i mundësive për punësim të popullatës rurale më qellim tëkrijimit të të ardhurave për parandalimin e migrimit.Të gjithë këto veprime kanë për qëllim krijimin e një sistemi komercial tëfermave të mëdha të orientuara në treg me një fond dhe strukturë racore tëqëndrueshme e produktive si dhe një industri përpunuese që do të përgjigjetkapaciteteve prodhuese e të sigurojë kualitet sipas kërkesave tëTabela nr. 5 Shtrirja e fondit blegtoral sipas komunaveKomuna Gjedhët Derrat Kuajt Delet DhitëDeçan 10577 57 795 2488 113Gjakovë 12611 3027 492 2071 174Gllogovc 10736 0 36 1733 94Gjilan 7235 7241 141 3632 2494Dragash 8276 0 1642 7557 150Istog 9057 444 379 1493 434Kaçanik 7355 0 648 1600 331Klinë 7355 0 648 1816 331F. Kosovë 2976 1564 18 400 66Kamenicë 8839 5029 52 5132 1546Mitrovicë 5267 389 154 1763 124Leposaviq 4419 5472 60 3671 244Lipjan 10027 7149 252 2313 734Artanë 601 691 5 520 339Obiliq 3006 1360 331 381 146Rahavec 8235 177 262 4943 250Pejë 13178 1263 489 3443 394Podujevë 12302 0 197 1954 199Prishtinë 4632 4896 55 20274 561Prizren 12964 839 2502 1357 1357Skenderaj 12559 269 102 2088 215Shtime 4103 0 157 772 107Shterrpc 2933 1513 456 1099 481Therandë 12265 82 365 3182 479Ferizaj 9704 0 365 3722 209Viti 8411 3007 765 4713 426Vushtrri 11060 5074 687 3354 475Zubin Potok 2947 2362 41 2435 124Zveçan 669 1304 4 687 162Malishevë 14558 13 161 2720 585Totali 238857 53222 12261 93313 13344Burimi : Projekti SPUVSEK,2003MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR14


IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURALZHVILLIMI RURALMINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINORKoncepti: Zhvillimi rural është një proces në të cilin popullata rurale(individët, ekonomitë familjare dhe komuniteti) i bashkojnë resurset e tyredhe i përmirësojnë kushtet e tyre të jetës dhe punës, nëpërmes <strong>zhvillimit</strong> tëaftësive të tyre, rritjes së aftësive të tyre analitike dhe kërkuese dhe dukeformuar organizatat e komunitetit, që do të rezultonte në përmirësimin e tëardhurave të tyre, përmirësimin e shëndetit, edukimit, infrastrukturës dheshërbimeve sociale.Së fundi, banorëve të zonave rurale u jepet mundësia që të kontribuojnë përlirinë civile, të menaxhojnë vet zhvillimin e tyre, me marrëdhënie tëbalancuara gjinore dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve ambientalelokale.Qasja bashkëkohore lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm rural nënkupton njëqasje komplekse e cila përfshinë: bujqësinë, resurset nacionale dhemenaxhimin e tyre, transportin rural, ujin dhe higjienën, telekomunikimet,edukimin, shëndetësinë, shërbimet sociale.Zhvillimi rural në Kosovë përballet me shumë probleme specifike; standardi iulët, papunësia e madhe e popullsisë rurale, shkalla e ulët e arsimimit në zonatrurale, infrastruktura e dobët, niveli i ulët i prodhimit bujqësor dhe rritja engadalshme ekonomike me një bazë të gjerë.Plani strategjik përcakton synimet, objektivat, strategjitë, drejtimet, zgjedhjet,fushëveprimet e mbulimit dhe rolet e Ministrisë përballë aktorëve tjerë nëzhvillimin rural.Cilësia e tokës në KosovëCilësia e tokës në Kosovë vlerësohet si e ndryshueshme si rezultat i ndikimittë shumë faktorëve gjatë historisë gjeologjike. Sipas bonitetit, toka epunueshme është e klasifikuar në 8 klasa. Zakonisht, 5 klasat e para përdorënnë prodhimtarinë bujqësore. Tokat e klasës I dhe II, me 91,900 ha, bëjnëpjesë në ato më pjelloret, me aftësi të larta prodhuese. Tokat e klasës së III,me 96,000 ha, janë ende toka të mira për punim dhe shfrytëzim, por për ngapjelloria ngecin nga dy të parat. Tokat e këtij grupi kërkojnë disa përmirësimepër tu kthyer në toka me aftësi të lartë produktiviteti. Tokat e klasës së IV,me 208,000 ha, karakterizohen me aftësi të kufizuara pjellore, si toka tëcekëta dhe me përmbajtje të lartë të rërës.Duhet pasur kujdes që gjatë shfrytëzimit të tokës duhet të sigurohet mbrojtjadhe kultivimi i drejtë, në mënyrë që të evitohet degradimi i substratitprodhues. Po ashtu, duhet të pengohet ndërrimi i pa kontrolluar i destinimittë tokës bujqësore dhe ndotja e tokës bujqësore.Në përgjithësi shfrytëzimi i tokës është funksioni i tokës i vendosur ngakushtet natyrore dhe intervenimi i njeriut. Ajo mund të shpjegohet gjithashtume arritjet e njeriut që të përfiton nga resurset tokësore duke përfshirënjohurit teknike, pronën dhe fuqinë punëtore. Në këtë mënyrë kushtet dheelementet që shfrytëzohen nga njeriu, në mënyrë që ti plotësoj nevojat janë:bimët, shtazët, uji, mineralet / shkëmbinjtë etj.Në mungesë të mbrojtjes institucionale, një pjesë e tokave të kultivueshmejanë kthyer për përdorim për nevoja tjera. Kjo ka rezultuar në zvogëlimin evazhdueshëm të sipërfaqes së tokës së kultivueshme.Në Kosovë tokat bujqësore kanë humbur në forma të ndryshme që mund tërangohen në dy mënyra:15


IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURALraste janë sipërfaqësore, pa shërbime për grumbullimin embeturinave, të cilat shpërndahen, e gjithë kjo shkakton ndotjen eambientit.• Energjia elektrike – Furnizimi me energji elektrike është mjaft idobët. Sistemet e distribuimit të rrymës sidomos në zonat rurale janëshumë të vjetruara. Mjafton vetëm një stuhi e vogël, rrebesh shiu apodëbore dhe me ditë të tëra mungon energjia elektrike. Furnizimi meenergji elektrike është shumë i rëndësishëm për aktivitetetagropërpunuese dhe për bizneset tjera.MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR• Sistemet e ujitjes – Edhe pse Kosova është vend i pasur me ujërambitokësore dhe nëntokësore, shfrytëzimi i ujit për ujitje ështëshumë i vogël. Sistemet e ujitjes paraqesin si faktor kufizues nëprodhimtarinë bujqësore (është paraqitur në Sektorin e Ujitjes).Po ashtu, infrastruktura rurale do të mundësonte zhvillimin e turizmit rural,duke pasur parasysh aspektin turistik të shumë vendbanimeve në Kosovë;bukuria e rrallë natyrore, flora dhe fauna, objektet e shumta kulturore dhehistorike me vlerë të lartë artistike e shkencore, kushtet shumë të volitshmepër skijim dhe kampim. Me rregullimin e infrastrukturës në zonat rurale nëpërgjithësi, do t’u ipet prioritet grupeve të vogla të pronarëve të cilët do tëkishin dëshirë të formojnë shoqata të disa ndërmarrjeve në fushat e agropërpunimitdhe paketimi dhe krijimi i biznesit për të ardhura jashtë ferme.Duke u bazuar në Ligjin për Planifikimin Hapësinor, secila komunë ështëpërgjegjëse për përgatitjen e Planit Zhvillimor të Komunës i cili mbulonterritorin e brendshëm të saj. Ky plan është një plan strategjik multisektorial icili përcakton caqet afatgjata të <strong>zhvillimit</strong> ekonomik, shoqëror dhe hapësinor.Plani zhvillimor i komunës do të përfshijë planin për zhvillim të zonave urbanedhe fshatit brenda komunës.Ne synojmë rritjen e standardit të jetesës së banorëve të këtyre zonavenëpërmjet:• Rritjes së prodhimit dhe produktivitetit të bujqësisë dhe blegtorisë;• Sigurimi i ushqimit dhe ushqyerje më të mirë të familjes rurale;• Rritjes së të ardhurave nëpërmjet bujqësisë dhe sipërmarrjeve ruraletë lidhura me të;• Përmirësimit të infrastrukturës rurale.17


IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURALSEKTORI I PYLLTARISËNë kudër të Librit të Gjelbër të Kosovës- “ Strategjia për zhvillimin eqëndrueshëm Bujqësor dhe Rural në Kosovë”, e hartuar gjatë viteve 2001-2002 dhe e miratuar në muajin maj 2003 është edhe zhvillimi i Sektorit tëPylltarisë në Kosovë.Sektori i pylltarisë, ngjashëm me sektorët tjerë për kohë të gjatë ështëballafaquar me probleme dhe sfida të shumta, shumë prej të cilave nuk janëzgjidhur deri në këtë kohë. Pyjet dhe resurset pyjore me pjesëmarrjen e tyreafro 42% në sipërfaqen e përgjithshme të Kosovës, rendësin e tyre ekologjike,sociale, shëndetësore dhe ekonomike kanë rendësi dhe ndikim të madh nëplanifikimin hapësinor.Struktura pyjore ekzistuese, sasia e sipërfaqeve të zhveshura, nevoja eshpalljes së zonave të mbrojtura, nevoja e ruajtjes së tokave pyjore, zhvillimi iinfrastrukturës pyjore, ndërrimi i destinimit të tokave pyjore etj. imponojnëqasje serioze të trajtimit të këtij sektori si komponent e rëndësishme eplanifikimit hapësinor.Pasuritë pyjore në KosovëSipërfaqja e tërësishme e mbuluar me pyje në Kosove është afërsisht rreth430 000 ha,që i përgjigjet rreth 41% të sipërfaqes së tërësishme të Kosovës.Prej tyre rreth 162,000 ha. është në pronësi private e zotëruar nga rreth 40000 pronarë pyjorë private, ndërsa 266 000 ha e mbetur janë pronë publike-Shtetërore. Klasifikimi ne bazë të kategorive të pronësisë dhe llojevekryesore të pyjeve është paraqitur në tabelën më poshtëTabela:.6Lloji pyjorZonat ne 000 ha përkategorinë epronarit dhe llojetpyjore% ezonëssëploteShtetëror Privat TotaliPyjet e larta 51 15 66 15(trungishtë)Pyjet e uleta 116 63 179 42(cungishte)Pyjet e 34 48 82 20degraduaraShkurre/kaçuba 67 36 103 23Totali 268 162 430 100• Pyjet e ulëta (cungishte), përbejnë pjesën me të madhe, dukembuluar kështu me se 40% te zonës pyjore. Rreth 15% vlerësohen sipyje të larta (trungishte). Ndërsa të tjerat janë klasifikuar si tëdegraduara dhe shkurre.• Përveç këtyre zonave, ekzistojnë edhe 85 000 ha të tjerë, tëklasifikuar si tokë pyjore.• Masa drunore e përgjithshme është vlerësuar rreth 30 mil.m 3 .* Këto të dhëna, janë të bazuara në shënimet statistikore të viteve 1978dhe dallojnë nga të dhënat e përfituara nga inventarizimi i pyjeve në nivelkombëtar 2003.MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR18


IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURALLlojet (speciet) kryesore drunorePër nga shtrirja hapësinore llojet kryesore drunore në Kosovë janë dushkudhe ahu nga gjetherënësit dhe bredhi me hormoçin nga gjethembajtësit(halorët),. Llojet (speciet) tjera drunore janë: frashëri, shkoza, lajthia, verriri,plepi, panjat, gështenja etj. Vlen të përmendën edhe dy lloje drunoreendemike rrobulli dhe arneni.Sipërfaqja e përgjithshme e pyjeve dhe tokave pyjore është 490.000 ha, prejtyre, pyje rreth 460.000 ha.POLITIKA E SEKTORIT TË PYJEVE NË KOSOVËMe Ligjin për Pyjet e Kosovës pylli është definuar si resurs kombëtar dheduhet të menaxhohet në mënyrë të rregullt për të sigurua zhvillim tëqëndrueshëm në sasi dhe kualitet. Në Kosovë pylltaria ka qenë dhe ështësektor i rëndësishëm në aspektin ekonomik, social dhe ekologjik.Përveç funksioneve mbrojtëse të pyllit duhet marrë në konsideratë:kontributin në ekonomin e Kosovës, punësimi, tregtia, rekreacioni, vleratkulturore dhe tradicionale etj.Me qëllim që sektori i pyjeve dhe resurseve pyjore të siguroj kontributoptimal në zhvillimin social-ekonomik janë formuluar objektivat e mëposhtme:• vendosja e menaxhimit të qëndrueshëm me pyje dhe resurse pyjore;• mbrojtja dhe ruajtja e integritetit të pyjeve dhe resurseve pyjore;• njohja e të gjitha formave të pronësisë;• zgjidhja e konflikteve pronësore-juridike;• kalimi nga ekonomia e centralizuar në ekonomin e tregut;• sigurimi se parimet themelore për ruajtjen e mjedisit do të zbatohen;• respektimi i konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare;• zgjerimi dhe zhvillimi i zonave të mbrojtura;• përmirësimi i strukturës pyjore;• reduktimi i nevojave për dru djegie përmes zgjidhjeve alternative;• mbrojtja ndaj erozionit;• mbrojtja e llojeve relikte dhe endemike të florës dhe faunës;• ngritja e vetëdijes dhe kujdesit për ruajtjen e biodiversitetit dhevlerave natyrore; zhvillimi i bashkëpunimit me institucio<strong>net</strong> dheorganizmat ndërkombëtar dhe vendor• përmirësimi i strukturës profesionale të sektorit etjMINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR20


IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURALPARAMETRAT NDIHMËS SEKTORIAL PERPLANIFIKIM HAPËSINORStrategjia e Sektorit të pylltarisë ose plani i veprimit për realizimin eqëllimeve përmban edhe komponentën e planifikimit hapësinor, gjithnjëmarrë parasysh shënimet e lartëshkruara mbi resurset ekzistuese në Kosovëdhe rendësin e tyre mjedisore, sociale dhe ekonomike. Ekzistojnë një serëparametrash të qeverisjes me pyje dhe resurse pyjore që drejtpërsëdrejti dhetërthorazi ndikojnë në planifikimin hapësinor. Përmes objektivave kohore poveçojmë disa prej tyre:Objektivat afatshkurtraMINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR• ndërprerja e prerjeve të parregullta (ilegale) dhe shkatërrimit tëpyjeve, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në mjedis dhe planifikimhapësinor;• kompletimi i strukturave institucionale dhe menaxhuese të pyjeveflorës dhë faunës në përgjithësi dhe zhvillimi i bashkëpunimit meMMPH;• trajnimi dhe arsimimi i të gjitha kategorive të personelit (punëtorët,teknikët, inxhinierët etj.) përmes projektit: “ Mbështetja e edukimitdhe trajnimit në pylltarinë e Kosovës”.duke përfshirë edhe ndikimine menaxhimit me pyje dhe resurse pyjore në planifikimin hapësinor;• organizimi tekniko-teknologjik dhe shtirja hapësinore e <strong>zhvillimit</strong> tëindustrisë së drurit në Kosovë,konkretisht respektimi i planifikimeve urbane të shtrirjes së zonaveindustriale.Objektivat afatmesme• përmirësimi i strukturës pyjore në kualitet dhe sasi si dhe shtim tëpjesëmarrjes së llojeve cilësore me rrallime parakomerciale dhekomerciale. Parashihet që çdo vit të trajtohen rreth 1500 ha/vit.• zgjerimi i zonave të mbrojtura natyrore;• zhvillimi i ekoturizmit dhe turizmit malor;• zhvillimi i infrastrukturës pyjore duke përfshirë ndërtimin e qendravesportive, rekreative etj;• përcaktimi i zonave për zhvillimin e gjuetisë sportive dhe gjuetisëekonomike;• përcaktimi i zonave të pyjeve të virgjëra, rezervateve pyjore dhe tëgjuetisë, park pyjeve, arboretumeve etj. etj;• restaurimi i pyjeve të degraduara në sipërfaqe prej 20.000 ha. ose1000 ha/vit;• pyllëzimi i 10.000 ha. sipërfaqe të zhveshura nga 1000 ha/vit.• mirëmbajtja e plantacioneve pyjore përmes masave silvikulturore;• monitorimi i gjendjes shëndetësore të pyjeve;• zhvillimi i aftësive dhe programeve të organizatave që merren mendërgjegjësimin, mbështetjen dhe aktivitetet në mbrojtjen e mjedisit;Objektivat afatgjataMe Ligjin për pyjet e Kosovës, pylli është definuar si resurs kombëtar dheduhet të menaxhohet në mënyrë të rregullt. Objektivat afatgjata rrjedhin nga21


IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURALmenaxhimi i qëndrueshëm me qëllim të mirëmbajtjes së pyjeve, zgjerimit tësipërfaqeve pyjore, mirëmbajtjes shëndetësore dhe vitalitetit të pyjeve,mbrojtjes së biodiversitetit dhe <strong>zhvillimit</strong> të funksionit shoqëroro-ekonomik.Edhe pse shumë qëllime vepruese kanë karakter kohor afatgjatë, afatmesëmdhe afatshkurtër vlen të përmenden si qëllime afatgjata:• konvertimi ( transformimi) i pyjeve të ulëta (cungishteve) 01n-ë pyjetë larta (trungishte);• pyllëzimi dhe ripyllëzimi i të gjitha sipërfaqeve të përshtatshme përpyllëzim dhe ripyllëzim;• zhvillimi i prodhimit fidanor me fidane cilësore;• ngritja e plantacioneve pyjore me lloje që rritën shpejtë në sipërfaqeprej 8000 ha;• shtimi i rritjes vjetore mesatare nga 3m 3 /ha. në 5m 3 /ha;• zhvillimi i sektorit për menaxhimin me gjueti dhe prodhimejodrunore pyjore;• zhvillimi politikës kadrovike në lëmin e pylltarisë dhe industrisë sëdrurit;• shtimi i pjesëmarrjes së sektorit në të ardhurat kombëtare dhepunësim etj.Nga elaborimi i shkurtër mund të konkludohet se pyjet e Kosovës memenaxhim të qëndrueshëm paraqesin bazë të mirë të <strong>zhvillimit</strong> social,mbrojtjes së ambientit dhe pjesëmarrje modeste në zhvillimin e përgjithshëmtë vendit.Përparësitë për zhvillimin e bujqësisë• Popullata e Kosovës është më e reja në Evropë (shumë më e re), kumë shumë se gjysma e popullatës ka moshë mesatare nën 25 vjeçare.• Bujqësia është aktiviteti kryesor ekonomik dhe gjithashtu sektor qësiguron dhe ofron prodhim për Kosovën 2 .• 87 për qind e tokës është në <strong>sektorin</strong> privat ndërsa pjesa tjetër ështënë pronësi të ish Ndërmarrjeve Shoqërore 12 %.• Kosova disponon kushte të mira klimatike dhe agroekologjike qekrijon ambient te përshtatshëm për zhvillimin e sektorëve të veçantëte bujqësisë ne regjio<strong>net</strong> përkatëse.• Kosova merr pjesë në Paktin e Stabilitetit dhe kjo mundëson që njëpjesë e investimeve të drejtohen në zhvillimin e infrastrukturës ruraledhe njëkohësisht në zhvillimin e bujqësisë.Pengesat (veshtiresit) për zhvillimin e bujqësisë• Klima pak më e ashpër se sa në disa vende fqinje.• Mungon tregu i tokave( nen pronësi private).Vlera e tokës në disaraste arrin deri në 200.000 € për hektar, që është rreth 10 herë mëe lartë se sa vlerat e tokave të krahasueshme në EvropënPerëndimore. Kjo qëndron për shkak të mungesës së planifikimit tëpërdorimit dhe zonimit të tokës, ashtu që të gjitha tokat kanë vlerëspekulative sepse asnjëra nuk është përcaktuar vetëm për përdorimnë bujqësi;• Politika jo e favorshme fiskale dhe tregtare për <strong>sektorin</strong> e bujqësisë 3 ;2 Bujqesia eshte aktiviteti kryesore I 2/3 se populates se Kosoves ( burimi: Libri I Gjelbert IMBPZHR)3 Si rezultat i politikave aktuale, bujqësia në Kosovë tatimohet me anë të taksave të larta tëimportit në inputet e bujqësisë në njërën anë, ku nuk ka prodhim vendor (psh plehërat,produktet për mbrojtjen e bimëve), dhe doganat jokonsistente për produktet bujqësore kurekzistojnë mundësitë për prodhim efikas vendor, MBPZHR, Libri i Gjelbert .Prej muajitMINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR22


IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL• Fermat e vogla, jokonkurrente, fragmentimi i tokës;• Sektori i pazhvilluar i agropërpunimit dhe tregtimit(marketingut),• Sektori i neglizhuar dhe jo konkurrent i agropërpunimit;• Mungesa e punësimit jasht fermës;• Mungesa e shërbimeve si shërbimi këshillimor, financat rurale,kontraktuesit, mekanizimi bashkëkohor;• Mungesa e infrastrukturës fizike rurale (rrugët, telekomunikacioni,elektriciteti, magazinat);• Korniza e pamjaftueshme legjislative dhe zbatimi i saj dhe mungesa ekonsensusit shoqëror për përgjegjësitë e përbashkëta dhe dënimet;• Bujqësia ka imazh të dobët te të rinjtë, si dhe kapacitete të dobëtatrajnimi dhe arsimimi;• Duke lënë anash pasojat e dëmeve të luftës, disa familje fermere qëjetonin, por që jetojnë edhe tani në zonat kodrinoro – malore,gjithmonë do të kenë mungesë të resurseve për të bërë jetënormale 4 ;• Shumica e fermave punojnë për të siguruar jetesë vetëm përekonomitë familjare.Kërcënimet (rreziqet)MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR• Zvogëlimi i sipërfaqeve te tokave bujqësore 5 ( ndërrim i destinimit tëtokës bujqësore-shfrytëzimi i sajë për qëllime tjera) 6• Mos interesimi e fermerëve për punimin e tokës dhe aktiviteteve tetjera bujqësore 7 (për shkak të kostos së lartë të prodhimtarisë nëbujqësi);• Vazhdimi I ndërtimeve mbi tokat bujqësore dhe tokave nen skemën eujitjes etj 8 .Vizioni I MBPZHRStabiliteti afat gjatë ekonomiko-shoqëror arrihet përmes <strong>zhvillimit</strong> të qëndrueshëmte bujqësisë si një nder hallkat më të rëndësishme të ekonomisë kosovare dhePlanifikimi, mbrojtja dhe shfrytëzimin racional i tokës bujqësore. 9Politika e MBPZHR Zhvillim i qëndrueshëm i nënsektorëve të bujqësisë 10 i bazuar ne zonate caktuara;qershor te vitit 2004 tarifa doganore eshte zero(o),ndërsa nga muaji shtator 2004 eshtë hjekedhe TVSH-ja, per inputet bujqësore,paisjet kapitale dhe ushqimit të kafshëve.4 Fermerët nga viset e thella malore kanë dhe përparësitë e tyre me spektër të gjerë tëinteresave të brendshme siç janë: prodhimi i farës së patates, turizmi dhe menaxhimi me kafshëtë egra, sporti dhe rekreacioni për kohë të lirë etj.5 Shenim: Tokat e klasit te I,II,III dhe IV jane toka te mbrojtura me ligjin mbi tokat bujqesore.6 P.sh siq eshte rasti me disa Komuna te cilat jane atakuar me se shumti nga ndertimet ne tokatbujqesore si ferizaj. Lipjani, Gjilani dhe Vushtrria pa konsideruar bonitetin e tokave ( burimi:Raport I MBPZHR)7 Kjo gje mund te ndodhe per shkak te mungeses se subvencioneve te ndryshme per produktebujqesore apo edhe mos dhenies mundesi te exportit te produkteve bujqesore; d.m.thfarmeret nuk shofin ndonje leverdi ekonomike8 Situate me alarmante eshte ne tokat qe jane nen ujitje (Iber-Lepenc, Radoniq Istogu, Drini IBardhe, Lumi I Bardhe, Dukagjini) kur dihet se per ngritjen e ketyre sistemeve jane dhenemjete te konsiderueshme kapitale.9 Sigurimi i mbrojtjes efikase të tokës bujqësore është një nga prioritetet kryesore. Si pasojë ekapacitetit aktual institucional të ulët për zbatimin e mbrotjes së tokës bujqësore në bazë tëligjit të aplikueshëm dhe formulimit të legjislacionit të ri, fenomeni i degradimit të tokës është itheksuar posaçërisht për shkak të ndryshimit të pakontrolluar të tokës bujqësore në tokëurbane ose industriale.23


IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL Politika të favorshme investive dhe kreditore; Të krijojë mundësi më të mira jetese për të gjithë qytetarët dhefermerët në viset rurale; Të mbrojë ambientin në fshatra dhe vise rurale; Të ngrisë konkurrencën e prodhimit bujqësor; Të ngritën të ardhurat në fermë duke rritur prodhimtarinë bujqësore;Synimet strategjike Shfrytëzimi racional dhe mbrojta maksimale e tokës bujqësore 11 ; Krijimi i një klime të favorshme ekonomike për një zhvillim tëqëndrueshëm të bujqësisë; Rritje e produktivitetit te bujqësisë dhe aftësisë se saje për të qenëkonkurrente në treg; Përmirësimi i menaxhimit të resurseve natyrore; Bujqësi të zhvilluar, duke ju përshtatur kushteve te ekonomisë sëtregut; Ambient të qëndrueshëm makroekonomik ; Integrim në tregun rajonal dhe veçanërisht integrim në BashkiminEvropian (BE). Sa i përket kësaj do të bëhen përpjekjet për tëpërmirësuar lidhjet e transportit, industrinë e përpunimit të ushqimit,kapacitetet tregtare dhe deponuese si lehtësim për tregtimin eprodhimeve bujqësore. Kosova gjithashtu do të synojë të bëhet anëtare e BE-së, OrganizatësBotërore të Tregtisë, (Marrëveshjeve ndërkombëtare te EvropësQendrore për Tregti të Lirë) etj.INVESTIMET NË BUJQËSIPas luftës rifillimi i prodhimit në bujqësi është bërë kryesisht në <strong>sektorin</strong>privat, me mbështetje të donatorëve, OJQ-ve,të parave nga diaspora si dhepërpjekjeve vetjake të fermerëve. Në Kosovë korniza e përgjithshme(ambienti ekonomik) nuk është i favorshëm për ringjalljen e fuqishëm tësektorit të bujqësisë në Kosovë. Buxheti i Konsoliduar i Kosovës (BKK) nukmund të sigurojë mjete financiare për mekanizmat nxitës për prodhimetbujqësore (qumësht, mish, perime, pemë etj.)sikurse vendet në regjion, dheato të BE-së të cilat subvencionojnë prodhimin dhe eksportin e produktevebujqësore. BE-ja shpenzon një pjesë të madhe të buxhetit të vet për politikëne përgjithshme bujqësore duke mbështetur fuqishëm fermerët dheagrobiznesin.Sa për ilustrim po përmendim se Sllovenia shpenzon rreth 170 milionë € nëvit në mbështetje të bujqësisë. Në fazën e tanishme të <strong>zhvillimit</strong> në të cilëngjendet Kosova, nuk ka mundësi buxhetore të subvencionoj bujqësinë, porduhet t’u krijohen kushte të favorshme fermerëve, duke krijuar politika tëfavorshme fiskale të cilat nuk tatimojnë prodhuesit bujqësorë, dhe që ofrojnë10 Raporte te ndryshme tregojne demet e te medha te shkaktuara si rezultat I luftes neKosove, vecanarisht ne disa nensektor te rendesishem si blegtoria,kulturat industriale dhe neprodhimtarine e pemeve,perimeve dhe veres.11 Toka bujqësore në Kosovë përfaqëson resurs të kufizuar natyrore, pasuri me vlerë tëveçantë. Ne shume shtete te botes toka shfrytezohet ne menyre racionale dhe njekohesishtmbrohet maksimalisht, dhe nga aspekti ligjore trajtohet ne nivel te veqante (kjo ndodhe bileedhe ne ato vende te botes ku ka toke te mjaftueshme per koke banori). Viteve te fundit,procesi I demtimit te tokes bujqesore eshte shume intenziv. Ani pse nuk ka te dhena precisevleresohet se ne Kosove ne vit humbin rreth 2.600-3.00ha te saje.(burimi: MBPZHR , Raportmbi gjendjen e tokave bujqesore qe jane atakuar nga ndertimet e egra dhe propozimi I masaveper parandalimin e kesaj dukurie)MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR24


IPVQ RAPORT SEKTORIAL – BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURALnxitje për konkurrencë në kushte të ngjashme ekonomike që mbizotërojnënë tregun rajonal.Mjetet buxhetore kryesisht orientohen në <strong>sektorin</strong> e arsimit, shëndetësisë,mirëqenies sociale dhe infrastrukturë. Në vitin 2003 buxheti për MBPZHR kaqenë vetëm 0.6 për qind,që duket qartë se është shifër e ulët për një sektorqë në GDP merr pjesë rreth 26 %.PRIORITET KRYESORE TË MBPZHR ME NDIKIM NËPLANIN HAPËSINOR TË KOSOVËSGjatë hartimit të Planit Hapësinor të Kosovës, MBPZHR konsideron sëzhvillimi i sektorit të bujqësisë, pylltarisë dhe atij rural është me rëndësi përekonomin e Kosovës në përgjithësi e sidomos në krijimin e të ardhurave përfermerët në veçanti. Prandaj ky sektor mundë të zhvillohet duke i dhënëhapësirë fizike gjatë hartimit të planit hapësinor, me theks të posaçëm nëmbrojtjen e tokësMINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINORRekomandimet e MBPZHR-së të cilat duhet të mirren nëkonsiderim nga hartuesit e planit janë:• Zonimi i tokave (përcaktimi i zonave të cilat do të përdoren vetëmpër kultivimin e kulturave bujqësore dhe jo për qëllime tjera);• Me rastin e zgjerimit të qyteteve dhe vendbanimeve(me pla<strong>net</strong>urbanistike), të mbrohet toka sidomos kategoria e I,II,III,IV, nëharmoni mbi Ligjin për tokat bujqësore si dhe kategoritë tjera tëtokës të cilat janë nën sistem të ujitjes.• Urbanizimi i fshatrave me të gjithë infrastrukturën përcjellëse;• Objektet e ndërtuara dhe infrastruktura tjetër në kategoritë e tokavetë cilat janë të mbrojtura me ligj, të mos legalizohen(të rrënohen).Prioritetet kryesore të MBPZHR, të cilat do të kenë ndikim nëruajtjen e tokës:• Politika e Administrimit të Tokës(PAT).Vetëm me një politikë aktivedhe të qëndrueshme të administrimit të tokës,mundë të arrihetbalanca në mes të <strong>zhvillimit</strong> të përgjithshëm ekonomiko shoqëror, nënjërën anë si dhe të prodhimit të ushqimit në anën tjetër;• Formimi i komisionit nen nivel ndërministror, i cili do të këtëmandatin për shqyrtimin e kërkesave dhe dhënien e pëlqimit përndërrimin eventual të destinimit të tokës.• Konsolidimi(komasacioni) i tokave;• Krijimi i Fondit të Tokës Bujqësore dhe Pyjeve të Kosovës(FTBPK);• Krijimi i Fondit për ripërtëritjen e tokave bujqësore(përmes taksavegjatë ndërrimit të destinmit).Nga ky fond do të ngritën toka të reja sidhe do të përmirësohet struktura e tokës përmes masave tëndryshme agroteknike, dhe mbrojtja e tokave nga erozioni ;• Tregu i tokës-zhvillimi i principeve të tregut të tokës;• Ruajtja e trashëgimisë kulturore-historike e viseve rurale;Prioritetet tjera me rendësi për zhvillimin e sektorit të bujqësisë:• Hartimi i politikave zhvillimore sektoriale;• Hartimi i kornizës ligjore dhe rregullative, si dhe implementimi i tyre;• Përshpejtimi i privatizimit të ish NSH-ve, dhe orientimi kahekonomia e tregut 12 .12 Është me rëndësi për ekonominë e Kosovës, veçanërisht për ekonominë bujqësore/rurale tëgjenden investitorë për NSH që kanë treg ekonomik dhe potencial për punësim, duke synuarnë krijimin e vendeve të punës.Prandaj privatizimi kuptohet si proces shumë i rëndësishme për25


IPVQ RAPORT SEKTORIAL - BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE ZHVILLIMI RURAL• Ngritja e sistemit të shërbimeve këshillimore bujqësore dhe rurale,komunikim, informim publik dhe propagandim;• Zhvillimi i sistemit informativ të tregut (prodhimi, çmimet, tregu);• Krijimi e programeve të kreditimit, mbështetja e sektorit privat nëviset rurale, veçanërisht për plasim të prodhimit dhe shërbime përfermerët.• Avancimi dhe përkrahja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme(NVM) për përpunim dhe tregtim të produkteve ushqimore;• Mbështetja e ndërtimit të kapacitetit institucional;• Hulumtimi dhe kërkimi në bujqësi;• Zhvillimi I Prodhimtarisë bimore,blegtorale dhe ushqim të kafshëve;• Menaxhimi dhe kontabiliteti i fermës;• Zhvillim të viseve rurale dhe ekoturizmit;• Standardet e ushqimit, siguri dhe sigurim të ushqimit etj;zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për integrimin në strukturat e BE-së.MBPZhR do tëmbështesë krijimin e klimës investuese në <strong>sektorin</strong> e bujqësisë, pylltarisë dhe të ushqimit nëKosovë.MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR26

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!