12.07.2015 Views

REGJISTRIMI I NJËSIVE EKONOMIKE BUJQËSORE 2012 - INSTAT

REGJISTRIMI I NJËSIVE EKONOMIKE BUJQËSORE 2012 - INSTAT

REGJISTRIMI I NJËSIVE EKONOMIKE BUJQËSORE 2012 - INSTAT

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

• Formularët e regjistrimit:o Formularë A.2 – Shumatorja e Anketuesito Formularë A.3 - Ndryshimet e adresëso Formularë T – Transferimet e tokës• Letra njoftuese në rast mungese: letra që informojnë njësitë për datën dhe kohën epërpjekjes së ardhshme për ti regjistruar ato, dhe dhënien e numrit të telefonit të anketuesit përtu kontaktuar.Anketuesi së bashku me kontrollorin duhet të kontrollojë përmbajtjen e kutive për plotshmëri osedëmtim. Për këtë qëllim, anketuesi duhet të plotësojë dhe nënshkruajë një listë kontrolli.Kutia e Anketuesit do të qëndrojë gjithmonë në zyrën lokale të regjistrimit, për të magazinuarnë mënyrë progresive pyetësorët e plotësuar dhe materialet e tjera të regjistrimit. Nuk lejohetqë kutia e Anketuesit me materialet e regjistrimit të merren në shtëpi. Nëse anketuesi vendos të marrënë shtëpi të gjithë përmbajtjen e kutisë, ai/ajo duhet të përdorë një kuti tjetër të duhur për ti mbajturpyetësorët dhe formularët të padëmtuar dhe të sigurt.3.1.2 Faza e regjistrimitNë periudhën e mbledhjes së të dhënave çdo anketues duhet të vizitojë dhe mundësisht të intervistojëtë gjitha njësitë e listuara në formularin A1 lidhur me ZR-të e caktuara.Ditët e para janë shumë të rëndësishme për të ndërtuar një regjim të caktuar për të aplikuar mekorrektësi proçedurat dhe përkufizimet.Prandaj, në tre ditët e para të punës në terren të regjistrimit (1-3 Tetor) anketuesi duhet:- të studiojë me kujdes këtë manual dhe të jetë familjarizuar me pyetësorin dhe formularët eregjistrimit.- të njohë ZR e caktuara me ndihmën e kontrollorit për të identifikuar kufinjtë e çdo ZR-je.- të identifikojë të gjitha ndërtesat për tu vizituar, me kodet që kanë në hartat 2 e ZR-ve. Në këtëmënyrë mund të bëhen kontakte paraprake me NjEB-të që jetojnë në atë lagje duke dhënëshpjegime lidhur me regjistrimin dhe palët bien dakort se kur mund të zhvillohet intervista.- të planifikojë - preferohet të bëhet me kontrollorin - ngarkesën e punës dhe rregullin për vizitatte njësitë në çdo ZR. Ky plan duhet të sigurojë që regjistrimi të jetë i kompletuar brenda afatevetë parashikuara.- të kufizojë numrin e intervistave që do të kryejë në ditë, jo më shumë se tre intervista në ditëduke vlerësuar me kujdes punën e tij/saj dhe duke përdorur Manualin si udhërrëfyes. Kyvlerësim duhet të bëhet së bashku me kontrollorin.Kontrollori do të organizojë “mbledhje grupi” pas periudhës së parë, me të gjithë anketuesit nënpërgjegjësinë e tij/saj. Mbledhjen do ta ndjekë edhe supervizori.Më detajisht, gjatë gjithë fazës së regjistrimit, anketuesi duhet:1. të mbajë me vete Letrën e Autorizimit dhe kartën identifikuese për të vërtetuar funksionin qëkryen;2. të mbajë të gjitha materialet e nevojshme në çantën e regjistrimit dhe të marrë masa që pyetësorëtdhe formularët të mos dëmtohen apo humbin. Kur viziton një ZR anketuesi duhet të mbajëtelefonin celular me vete, në mënyrë që të kontaktojë me kontrollorin dhe duhet të ketë gjithmonëme vete, në çantën e anketuesit, këto materiale:2Ndërtesat e NjEF që merren me bujqësi, të identifikuara nga Censusi i Popullsisë dhe Banesave 2011,shënohen me një ngjyrë të veçantë në hartat e ZR-ve të printuara për Regjistrimin e Bujqësisë.13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!