Akideja e Tahaviut - Mburoja

Akideja e Tahaviut - Mburoja Akideja e Tahaviut - Mburoja

12.07.2015 Views

1 MBUROJA.netAkideja e Tahaviutnga Imam et-TahauiHyrjeAkideja e Imam Et-Tahauit - përfaqësues i pikëpamjes të ehl el-Sune uel-Xhemat, një kohë mjafttë gjatë është referenca e miratuar përgjithësisht dhe vërtet e nevojshme - punim referimi mbibesimet e Muslimanëve.Imam Ebu Xhafer Ahmed bin Muhamed bin Seleme bin Selme bin Abd el Malik bin Selme binSuleim bin Xheueb Azdi, i njohur si Imam Tahaui, pas vendlindjes së tij në Egjipt, ështëautoriteti më i shquar i botës Islamike mbi Hadithin dhe Fikhun (jurisprudencën). Ai jetoi prej239 deri më 321 P.H., një epokë kur nxënësit e drejtpërdrejt dhe jo të drejtpërdrejt të katërImamëve – Imam Ebu Hanife, Imam Malik, Imam Shafi’i dhe Imam Ahmed Ibn Hanbel –mësonin dhe praktikonin. Kjo periudhë qe zeniti i studimeve të Hadithit dhe Fikhut, dhe ImamTahaui studioi me të gjitha autoritetet e gjalla të asaj kohe. Ai filloi si student i dajës së tij, Ismailbin Jahja Muzni, nxënës i gjallë i Imam Shafiut. Imam Tahaui qe tërhequr instinktivisht nëpërmbledhjen e punimeve të Imam Ebu Hanifes. Vërtet, ai e kishte parë dajën dhe mësuesin e tijduke iu kthyer punimeve të dijetarëve Hanefi për t’i zgjedhur çështjet delikate të fikhut, duke upërqendruar me të madhe në shkrimet e Imam Muhamed Ibn el-Hasan el-Shejbanit dhe ImamEbu Jusufit, i cili kishte kodifikuar fikhun Hanefi. Kjo e udhëhoqi Imam Tahaviun që t’iapërkushtojë tërë vëmendjen e tij studimit të punimeve Hanefite dhe ai përfundimisht iubashkëngjit shkollës Hanefite.Imam Tahaui dallohet jo vetëm si pasues i spikatur i shkollës Hanefite, por në shikim apo nëerudicionin e madh të tij dhe aftësitë e jashtëzakonshme të asimilimit (shqyrtimit), si njëri prejdijetarëve kryesor. Punimet e tija madhështore prej dijetari, siç është Sherh Me’eni el-Ether dheMushkil el-Ether, janë enciklopedike në shtrirje dhe shumë gjatë janë konsideruar si tëdomosdoshme për trajnimin e studentëve të fikhut.Ekziston konsensusi në mesin e Shoqëruesve (Sahabëve), Pasaardhësve (Tabi’inëve) dhe tëgjitha autoriteteve kryesore Islamike siç është Imam Ebu Hanife, Imam Ebu Jusuf, ImamMuhamed, Imam Malik, Imam Shafi’i dhe Imam Ahmed ibn Hanbel mbi doktrinat e numëruaranë këtë punim. Këto doktrina të përdorura nga ehl us-Sune uel-Xhemat i kanë borxh origjinën etyre Kur’anit të Shenjtë dhe Haditheve të konfirmuara dhe të qëndrueshme – burimet primaretë padiskutueshme të Islamit.Duke qenë një tekst mbi doktrinat Islamike, ky punim tërhiqet me të madhe nga dëshmitë eparashtruara në Kur’anin e Shenjtë dhe Sunet. Ngjashëm, dëshmitë e avancuara nëpërgënjeshtrimin e pikëpamjeve të sekteve që kanë devijuar prej Sunetit, po ashtu janë marrënga Kur’ani i Shenjtë dhe Suneti.

1 MBUROJA.net<strong>Akideja</strong> e <strong>Tahaviut</strong>nga Imam et-TahauiHyrje<strong>Akideja</strong> e Imam Et-Tahauit - përfaqësues i pikëpamjes të ehl el-Sune uel-Xhemat, një kohë mjafttë gjatë është referenca e miratuar përgjithësisht dhe vërtet e nevojshme - punim referimi mbibesimet e Muslimanëve.Imam Ebu Xhafer Ahmed bin Muhamed bin Seleme bin Selme bin Abd el Malik bin Selme binSuleim bin Xheueb Azdi, i njohur si Imam Tahaui, pas vendlindjes së tij në Egjipt, ështëautoriteti më i shquar i botës Islamike mbi Hadithin dhe Fikhun (jurisprudencën). Ai jetoi prej239 deri më 321 P.H., një epokë kur nxënësit e drejtpërdrejt dhe jo të drejtpërdrejt të katërImamëve – Imam Ebu Hanife, Imam Malik, Imam Shafi’i dhe Imam Ahmed Ibn Hanbel –mësonin dhe praktikonin. Kjo periudhë qe zeniti i studimeve të Hadithit dhe Fikhut, dhe ImamTahaui studioi me të gjitha autoritetet e gjalla të asaj kohe. Ai filloi si student i dajës së tij, Ismailbin Jahja Muzni, nxënës i gjallë i Imam Shafiut. Imam Tahaui qe tërhequr instinktivisht nëpërmbledhjen e punimeve të Imam Ebu Hanifes. Vërtet, ai e kishte parë dajën dhe mësuesin e tijduke iu kthyer punimeve të dijetarëve Hanefi për t’i zgjedhur çështjet delikate të fikhut, duke upërqendruar me të madhe në shkrimet e Imam Muhamed Ibn el-Hasan el-Shejbanit dhe ImamEbu Jusufit, i cili kishte kodifikuar fikhun Hanefi. Kjo e udhëhoqi Imam Tahaviun që t’iapërkushtojë tërë vëmendjen e tij studimit të punimeve Hanefite dhe ai përfundimisht iubashkëngjit shkollës Hanefite.Imam Tahaui dallohet jo vetëm si pasues i spikatur i shkollës Hanefite, por në shikim apo nëerudicionin e madh të tij dhe aftësitë e jashtëzakonshme të asimilimit (shqyrtimit), si njëri prejdijetarëve kryesor. Punimet e tija madhështore prej dijetari, siç është Sherh Me’eni el-Ether dheMushkil el-Ether, janë enciklopedike në shtrirje dhe shumë gjatë janë konsideruar si tëdomosdoshme për trajnimin e studentëve të fikhut.Ekziston konsensusi në mesin e Shoqëruesve (Sahabëve), Pasaardhësve (Tabi’inëve) dhe tëgjitha autoriteteve kryesore Islamike siç është Imam Ebu Hanife, Imam Ebu Jusuf, ImamMuhamed, Imam Malik, Imam Shafi’i dhe Imam Ahmed ibn Hanbel mbi doktrinat e numëruaranë këtë punim. Këto doktrina të përdorura nga ehl us-Sune uel-Xhemat i kanë borxh origjinën etyre Kur’anit të Shenjtë dhe Haditheve të konfirmuara dhe të qëndrueshme – burimet primaretë padiskutueshme të Islamit.Duke qenë një tekst mbi doktrinat Islamike, ky punim tërhiqet me të madhe nga dëshmitë eparashtruara në Kur’anin e Shenjtë dhe Sunet. Ngjashëm, dëshmitë e avancuara nëpërgënjeshtrimin e pikëpamjeve të sekteve që kanë devijuar prej Sunetit, po ashtu janë marrënga Kur’ani i Shenjtë dhe Suneti.


2 MBUROJA.netSa i përket sekteve që janë përmendur në këtë punim, një studim i historisë Islame deri nëkohën e Imam <strong>Tahaviut</strong> do të ndihmonte mjaft. Refrencat ndaj sekteve siç janë Mu’teizile,Xhehmije, Kaderije, dhe Xhebrije gjinden në punim. Për më tepër, kjo përmban aluzione ndajpikëpamjeve jo-ortodokse dhe devijante të Shiajve, Havarixhëve dhe mistikëve të këtillë që kanëdevijuar nga rruga e drejtë. Në këtë punim gjendet edhe një referencë e qartë ndaj polemikësabsurde mbi khalk el-Kur’an (Krijimit të Kur’anit) në kohën e Me’munit dhe disa Halifeve tëtjerë Abasid.Derisa rëndësia e përhershme e thënieve të besimeve të Kur’anit është evidente, pesha historikedhe besueshmëria e këtyre thënieve mund të vlerësohet ashtu siç duhet vetëm nëse punimipërdoret si tekst për studim nën mbikëqyrjen e ndonjë personi të ditur, i aftë që të qartësojëplotësisht argumentet e tija, duke iu referuar prapavijës historike dhe intelektuale të sekteve tëpërgënjeshtruara në punimin. Studimi i tillë e ndihmon individin që të kuptojë më mirëdoktrinat Islame dhe t’u shmanget devijimeve të kaluara dhe të sotme.Lusim Allahun që të na dhurojë të kuptuar të vërtetë të fesë dhe të na përfshijë me ata të cilëveAllahu iu referohet si ‘O ju që besoni, keni frikë Allahun dhe bëni vepra të mira’; dhe ‘ai i cili ifrikohet Allahut, duron vuajtjen, Allahu s’do ta humbë shpërblimin e bamirësve.’Ikbal Ahmed AzamiTekstiNë emër të Allahut, Përdëllestarit, MëshiruesitLavdërimi i qoftë Allahut, Zotit të Botëve.Dijetari i madh Huxhet el-Islam Ebu Xhafer el-Uerek el-Tahaui el-Misri, Allahu qoftë i kënaqurme të, ka thënë: Ky është prezantim i besimeve të ehl es-Sune ue el-Xhemat sipas shkollës sëjuristëve të kësaj feje, Ebu Hanife en-Nu’man ibn Thebit el-Kufi, Ebu Jusuf Ibn Ibrahim el-Ensaridhe Ebu Abdullah Muhamed ibn el-Hasan el-Shejbeni, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata,dhe atë çka ata besojnë në lidhje me fundamentet e fesë dhe besimit të tyre në Zotin e Botave.1. Ne themi për unitetin e Allahut duke besuar me ndihmën e Allahut – Allahu është Një, pandonjë ortak.2. Asgjë s’është sikur Ai.3. Asgjë s’mund ta mbizotërojë Atë.4. Nuk ka zot tjetër përveç Tij.5. Ai është i Përjetshmi pa fillim dhe i qëndrueshëm pa fund.


3 MBUROJA.net6. Ai kurrë s’do të zhduket apo të përfundojë.7. Asgjë nuk ndodh përveç asaj çka do Ai.8. Asnjë imagjinatë s’mund ta përfytyrojë Atë dhe të kuptuarit s’mund ta përfshijë Atë.9. Ai ndryshon nga çdo qenie e krijuar.10. Ai është i gjallë dhe kurrë nuk vdes, dhe është përgjithmonë aktiv dhe kurrë nuk fle.11. Ai krijon pa qenë qenia e Tij e nevojshme për këtë dhe e furnizon krijimin e Tij pa ndonjëmundim.12. Ai e shkakton vdekjen pa frikë dhe e rivendos jetën pa vështirësi.13. Ai gjithmonë ka ekzistuar me atributet e Veta qysh para krijimit. Nxjerrja e krijimit nëekzistencë nuk i ka shtuar asgjë atributeve të Tija që tashmë ishin aty. Ashtu siç ka qenë, sëbashku me atributet e tija, në para-përjetësi, ashtu do të mbetet Ai gjatë gjithë kohës.14. Nuk ka qenë vetëm pas aktit të krijimit që Ai ka mundur të përshkruhet si ‘Krijuesi’, as që kaqenë vetëm me aktin e shpikjes që Ai ka mundur të përshkruhet si ‘Shpikësi’.15. Ai gjithmonë ka qenë Zot edhe kur nuk ka pasur ndonjë gjë që të jetë Zot i saj, dhegjithmonë Krijues edhe kur s’ka pasur krijim.16. Në mënyrë të njëjtë siç është ‘Ai që i ringjallë të vdekurit’, pasi t’u ketë dhënë jetë herën eparë, dhe e meriton këtë emër edhe para se t’i ringjallë Ata, Ai po ashtu e meriton emrin e‘Krijuesit’ para se t’i ketë krijuar ata.17. Kjo është për shkak se Ai ka fuqi të bëjë çdo gjë, çdo gjë varet prej Tij, çdo gjë është lehtë përtë, dhe Ai s’ka nevojë për asgjë. ‘Asgjë s’është sikur Ai dhe Ai është Dëgjuesi, Shikuesi’. (el-Shura 11).18. Ai e krijoi krijimin me diturinë e Tij.19. Ai e përcaktoi fatin për ata që i krijoi.20. Ai u caktoi atyre jetëgjatësi të caktuar.21. Asgjë në lidhje me ta s’ka qenë e fshehur për Të para se Ai t’i ketë krijuar ata, dhe Ai dinteçdo gjë që ata do të bënin para se t’i krijojë ata.22. Ai i urdhëroi ata që ta dëgjojnë Atë dhe ua ndaloi që ta kundërshtojnë Atë.


4 MBUROJA.net23. Çdo gjë ndodh sipas vendimit dhe vullnetit të Tij, dhe vullneti i Tij është i përkryer.Vullnetin e vetëm të cilin e kanë njerëzit është ai të cilin e ka dëshiruar Ai për ta. Ajo çka Aidëshiron për ta, ndodhë; Ajo që Ai nuk e dëshiron, nuk ndodh.24. Ai i udhëzon ata që do Ai, i mbron ata, dhe i ruan ata nga e keqja, prej fisnikërisë së Tij; dheAi i humb ata që do Ai, i poshtëron dhe i dëmton ata, prej drejtësisë së Tij.25. Të gjithë ata i janë nënshtruar vullnetit të Tij në mes fisnikërisë së tij ose drejtësisë së Tij.26. Ai është i lartësuar përtej të pasurit rival apo të barabartë me Të.27. Askush s’mund t’i shmanget vendimit të Tij apo ta zmbrapsë urdhrin e tij, apo t’imbizotërojë çështjet e Tija.28. Ne besojmë në tërë këtë dhe jemi të sigurt se çdo gjë vjen prej Tij.29. Ne jemi të sigurt se Muhamedi (salallahu alejhi ue selam) është robi i zgjedhur i Tij dhePejgamberi e i Dërguari i zgjedhur i Tij me të cilin Ai është i kënaqur.30. Dhe, atë se ai është vula e pejgamberëve dhe Imami i besimtarëve, dhe më i nderuari prej tëgjithë të Dërguarve dhe i dashuri i Zotit të Botëve.31. Çdo pohim në pejgamberllëk pas tij është gënjeshtër dhe mashtrim.32. Ai është i cili u është dërguar të gjithë xhinëve dhe të gjithë njerëzimit me të vërtetën dheudhëzim, dhe me dritë e sqarim.33. Kur’ani është fjalë e Allahut. Ai erdhi prej Tij si fjalë pa qenë e mundur për të që të thuhet si.Ai e zbriti atë në të Dërguarin e Tij si shpallje. Besimtarët e pranuan atë si të vërtetë absolute.Ata janë të sigurt se ai është, në të vërtetën, fjala e Allahut. Ai s’është i krijuar, siç është të folurite qenieve njerëzore, dhe kushdo që e dëgjon atë dhe pohon se ai është e folme e njeriut, bëhetpabesimtar. Allahu e paralajmëron dhe e qorton atë, dhe e kërcënon atë me zjarr kur Ai thotë, iLartësuar është Ai: ‘Unë do ta djeg atë në Zjarr’ (el-Muddethir 26). Kur Allahu u kërcënohet mezjarr atyre që thonë ‘Kjo është vetëm e folme e njeriut’ (el-Muddethir 25) ne e dimë me sigurise ai është të folurit e Krijuesit të njerëzimit dhe se ai është plotësisht i ndryshëm nga të folurit enjerëzve.34. Kushdo që e përshkruan Allahun si të ngjashëm me qenien njerëzore në çfarëdo mënyre, aiështë bërë jobesimtar. Të gjithë ata që e kuptojnë këtë do ta kenë parasysh dhe do të përmbahennga thëniet të cilat i flasin jobesimtarët, dhe ata do ta dinë se Ai, në atributet e Tij, s’është sikurqeniet njerëzore.35. ‘Të parit e Allahut nga njerëzit e Kopshtit’ është i vërtetë, pa qenë të parit e tyregjithëpërfshirës dhe pa qenë e ditur mënyra e shikimit të tyre. Ashtu siç e ka shprehur Libri i


5 MBUROJA.netZotit tënd: ‘Fytyrat do të vezullojnë në atë Ditë, duke e shikuar Zotin e tyre’. (el-Kijame 22-3)Shpjegimi i kësaj është ashtu siç Allahu di dhe dëshiron. Çdo gjë që është zbritur në lidhje mekëtë nga i Dërguari (salallahu alejhi ue selam) në traditat autentike, është siç ka thënë ai dhe dotë thotë atë çka ai ka pasur ndër mend. Ne nuk bëjmë gjurmime në këtë, duke u munduar që tainterpretojmë këtë sipas mendimeve tona apo ta lejojmë imagjinatën që të shfrenohet në këtë.Askush s’është i sigurt në fenë e tij, përveç nëse i dorëzohet plotësisht Allahut, të Lartësuaritdhe të Madhërishmit, dhe të Dërguarit të Tij, dhe t’ia lë diturinë e gjërave të cilat janë tëdykuptimta atij i cili i njeh ato.36. Islami i njeriut s’është i sigurt, përveç nëse është i bazuar në nënshtrim dhe dorëzim.Kushdo që dëshiron të dijë gjëra të cilat janë përtej kapacitetit të tij të njohurisë, dhe intelekti i tëcilit s’është i kënaqur me dorëzim, do të shohë se dëshira e tij i hedh vellon atij në të kuptuarit edëlirë të unitetit të vërtetë të Allahut, diturisë së pastër dhe besimit korrekt, dhe atë se aindërron drejtimin në mes mosbesimit dhe besimit, pohimit dhe mohimit, pranimit dherefuzimit. Ai do t’u nënshtrohet pëshpëritjeve dhe do ta gjejë veten të ngatërruar dhe plotëdyshim, duke mos qenë as besimtar që pranon, e as mohues që refuzon.37. Besimi i njeriut në ‘të parit e Allahut nga njerëzit e Kopshtit s’është korrekt nëse ai imagjinonse si është kjo, apo ta interpretojë atë sipas të kuptuarit të vet meqë interpretimi i të shikuaritAtë’ apo vërtet, domethënia e çfarëdo fenomeni delikat i cili është në sferën e Zotërimit, ështëanulimi i interpretimit të tij dhe mbajtja rreptësishtë në nënshtrim.’Ky është Dini i Muslimanit.Kushdo që nuk e ruan veten nga mohimi i atributeve të Allahut, apo ia ngjason Allahun njëgjësendi tjetër, ai ka devijuar dhe ka dështuar që ta kuptojë Madhështinë e Allahut, sepse Zotiynë, i Lavdishmi dhe i Lartësuari, mund të përshkruhet vetëm me anë të njësisë dhe veçantisëabsolute dhe asnjë krijesë në asnjë mënyrë nuk është sikur Ai.38. Ai është përtej nga të pasurit kufij në Të, apo nga të qenit i kufizuar, apo nga të pasurit pjesëapo gjymtyrë. Ai s’është i përfshirë nga gjashtë drejtimet ashtu siç janë të gjitha gjërat e krijuara.39. El-Miraxh (Ngritja nëpër qiejt) është e vërtetë. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) qemarrë natën dhe ngritur në formën e tij trupore, derisa ishte zgjuar, nëpër qiej, deri në çfarëdolartësie që Allahu dëshiroi për të. Allahu e fisnikëroi atë në mënyrën me të cilën e fisnikëroi dhei shpalli atij atë që i shpalli, ‘dhe zemra e tij nuk gaboi në lidhje me atë çka ai pa’ (Nexhm 11).Allahu e bekoi atë dhe i dhuroi atij paqe në këtë botë dhe në tjetrën.40. El-Haud, (Pellgu të cilin Allahu do t’ia dhurojë Pejgamberit si shenjë nderimi për ta shuaretjen e Umetit të tij në Ditën e Gjykimit), është i vërtetë.41. El-Shefa’a, (ndërmjetësimi, i cili është i ruajtur për Muslimanët), është i vërtetë, siçtransmetohet në Hadithin (e qëndrueshëm dhe të vërtetuar).42. Marrëveshja ‘të cilën Allahu e bëri me Ademin dhe pasardhësit e tij’ është e vërtetë.


6 MBUROJA.net43. Allahu e dinte, para ekzistencës së kohës, numrin e saktë të atyre që do të hyjnë në Parajsëdhe numrin e saktë të atyre që do të hyjnë në Zjarr. Ky numër as nuk do të rritet as nuk do tëzvogëlohet.44. E njëjta vlen për të gjitha veprat e bëra nga njerëzit, të cilat bëhen saktësisht siç Allahu edinte se do të bëhen. Secili është i udhëzuar në atë për çka është krijuar dhe është vepra me tëcilën jeta e njeriut është e vulosur e cila e dikton fatin e tij. Ata të cilët janë fatlumë, janë fatlumëme vendimin e Allahut; ata të cilët janë fatkëqij, janë fatkëqij me vendimin e Allahut.45. Natyra e saktë e parapërcaktimit është sekret i Allahut në krijimin e Tij, dhe asnjë engjëlliafër Fronit, as Pejgamberit të dërguar me porosi, nuk i është dhënë dituri në lidhje me këtë.Gjurmimi në këtë dhe meditimi i tepërt për të vetëm çon në shkatërrim dhe humbje, dherezulton në rebelim. Pra, të keni shumë kujdes në lidhje me të menduarit dhe të medituarit mbikëtë çështje apo të lejoni që dyshimi në lidhje me këtë t’ju sulmojë, sepse Allahu e ka mbajturditurinë për parapërcaktimin larg prej qenieve njerëzore, dhe i ka ndaluar ata që të pyesin përkëtë, duke thënë në Librin e Tij, ‘Ai nuk pyetet për atë që bën por ata pyeten’. (Enbija 23). Pra,kushdo që pyet: ‘Pse e ka bërë Allahu këtë?’, ai ka kundërshtuar gjykimin e Librit; kushdo që ekundërshton gjykimin e Librit është jobesimtar.46. Kjo në thelb është ajo çka ata prej miqve të Allahut me zemra të ndriçuara duhet ta dinë, dhekjo përbën shkallën e atyre që janë të pajisur me dituri. Për shkak se janë dy lloje të diturisë:dituria e cila është e arritshme për qeniet e krijuara, dhe dituria e cila është e paarritshme përqeniet e krijuara. Mohimi i diturisë e cila është e arritshme është mosbesim, dhe pretendimi iditurisë e cila është e paarritshme është mosbesim. Besimi mund të jetë i qëndrueshëm vetëmkur të pranohet dituria e arritshme dhe kur mos të kërkohet dituria e paarritshme.47. Ne besojmë në el-Leuh (Pllakën) dhe el-Kalem (Pendën) dhe në çdo gjë të shkruar në të. Dhe,sikur të gjitha qeniet e krijuara të mblidheshin së bashku që ta bëjnë një gjë të mos ekzistojë,ekzistencën e së cilës Allahu e ka shkruar në Pllakë, ata s’do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë.Sikur të gjitha qeniet e krijuara të bashkoheshin që të bëjnë të ekzistojë ndonjë gjë të cilën Allahunuk e ka shkruar në të, ata s’do të ishin në gjendje ta bëjnë këtë. Penda është tharë pasi që kashkruar tërë atë që do të jetë në ekzistencë deri në Ditën e Gjykimit. Çfarëdo qoftë që personitnuk i ka ndodhur, ai kurrë s’ka pasur mundësi që ta përjetojë atë; dhe ajo që personit i ndodh,kurrë s’ka mundur t’i shmanget asaj.48. Është e domosdoshme për robin që ta di se Allahu tashmë di çdo gjë që do të ndodhë nëkrijimin e tij dhe ai e ka paracaktuar atë në mënyrë të detajuar dhe vendimtare. S’ka asgjë që Aika krijuar qoftë në qiej apo në tokë që mund ta kundërshtojë atë, apo t’i shtojë asaj, apo ta fshijëatë, apo ta ndryshojë atë, apo ta pakësojë atë, apo të shtojë atë në çfarëdo mënyre. Ky është njëaspekt fundamental i besimit dhe një element i domosdoshëm i tërë diturisë dhe njohjes sënjësisë dhe zotërimit të Allahut. Siç thotë Allahu në Librin e Tij: ‘Ai krijoi çdo gjë dhe eparacaktoi atë në mënyrë të detajuar’. (el-Furkan 2) Ai po ashtu thotë: ‘Urdhri i Allahutgjithmonë është vendim i paracaktuar’. (el-Ahzab 38) Pra, mjerë ai që polemizon me Allahun


7 MBUROJA.netnë lidhje me paracaktimin dhe i cili, me zemër të sëmurë, fillon të gjurmojë në këtë çështje. Nëorvatjen e tij mashtruese që të shqyrtojë të Padukshmen, ai kërkon sekretin i cili kurrë s’mund tëzbulohet dhe përfundon si keqbërës, duke mos folur tjetër përveç rrenave.49. El-Arsh (Froni) dhe el-Kursi (platforma ku Allahu i mban këmbët e veta – ashtu siç ipërshtatet Madhërisë së Tij) janë të vërteta.50. Ai është i pavarur nga Froni dhe nga ajo që është nën të.51. Ai përshin çdo gjë dhe është mbi atë, dhe ajo çka Ai ka krijuar është e paaftë që ta përfshijëAtë.52. Ne themi me besim, pranim dhe nënshtrim se Allahu e mori Ibrahimin për mik intim dhe seAi i foli drejtpërdrejt Musait.53. Ne besojmë në engjëjt, pejgamberët, dhe në librat që u qenë shpallur të dërguarve, dhedëshmojmë se të gjithë ata pasonin të Vërtetën e qartë.54. Ne i quajmë njerëzit e kibles sonë muslimanë dhe besimtarë përderisa ata vërtetojnë atë çkasolli pejgamberi (salallahu alejhi ue selam), dhe ta pranojnë si të vërtetë çdo gjë që ai ka thënëdhe për të cilën ai na ka treguar.55. Ne nuk lëshohemi në të folur të kotë e as që lejojmë ndonjë polemikë në lidhje me fenë eAllahut.56. Ne nuk polemizojmë për Kur’anin dhe dëshmojmë se ai është fjala e Zotit të Botëve me tëcilën Shpirti Besnik zbriti dhe e mësoi më të ndershmin nga të gjithë të dërguarit, Muhamedin(salallahu alejhi ue selam). Ai (Kur’ani) është fjalë e Allahut dhe asnjë e folme e qenieve tëkrijuara nuk është e krahasueshme me të. Ne nuk themi se ai është i krijuar dhe ne nuk ekundërshtojmë Xhematin e muslimanëve në lidhje me këtë.57. Ne nuk e konsiderojmë ndonjë prej njerëzve të kibles sonë të jetë jobesimtar për shkak tëndonjë vepre të gabuar që ata e kanë bërë, përderisa të mos e konsiderojnë të lejuar atë vepër .58. Dhe, as që themi se vepra e keqe e njeriut, i cili ka besim, nuk e dëmton atë.59. Ne shpresojmë se Allahu do t’i falë njerëzit e veprave të mira në mesin e besimtarëve dhe dot'i fusë ata në Kopsht përmes mëshirës së Tij, por nuk mundemi të jemi të sigurt për këtë, dhenuk mundemi të dëshmojmë se kjo përfundimisht do të ndodhë dhe atë se ata do të jenë nëKopsht. Ne kërkojmë falje për njerëzit e veprave të këqija nga mesi i besimtarëve dhe ndonësene frikësohemi për ta, nuk biem në dëshpërim për ata.


8 MBUROJA.net60. Siguria dhe dëshpërimi e nxjerrin njeriun prej fesë, por shtegu i vërtetë për njerëzit e kiblesshtrihet në mes të këtyre dyjave (d.m.th. personi duhet të frikësohet dhe të jetë i vetëdijshëm përllogaritjen e Allahut, si dhe të shpresojë mëshirën e Allahut).61. Personi nuk del prej besimit, përveç me mohimin e asaj që e ka sjell në të.62. Besimet përbëhen nga pohimi me gjuhë dhe pranimi me zemër.63. Tërë ajo që është dëshmuar nga pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) në lidhje me Sheriatindhe shpjegimin (e Kur’anit dhe të Islamit), është e vërtetë.64. Besimi, në bazë, është i njëjtë për çdonjërin. Por superioriteti i disave mbi të tjerët në të ështëpër shkak të frikës së tyre dhe të qenit të vetëdijshëm për Allahun, kundërshtimit të tyre ndajdëshirave të tyre, dhe të zgjedhurit e tyre atë që është më e kënaqshme për Allahun.65. Të gjithë besimtarët janë ‘miq’ të Allahut dhe më fisnikët prej tyre, në shikimin e Allahut,janë ata të cilët janë më të dëgjueshmit dhe të cilët më së shumti e pasojnë Kur’anin.66. Besimi përbëhet nga besimi në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditës sëFundit dhe besimit se paracaktimi – e mira prej saj dhe e keqja prej saj, e ëmbla e saj dhe ehidhura e saj – është prej Allahut.67. Ne besojmë në të gjitha këto gjëra. Ne nuk bëjmë dallim në ndonjërin nga të Dërguarit dhe epranojmë si të vërtetë atë çka të gjithë ata e sollën.68. Ata nga Umeti i Muhamedit (salallahu alejhi ue selam) të cilat kanë bërë mëkate të mëdhado të jenë në Zjarr, por jo përgjithmonë, me kusht që ata të vdesin dhe ta takojnë Allahun sibesimtarë duke pohuar unitetin e Tij edhe nëse nuk janë penduar. Ata i janë nënshtruarvullnetit dhe gjykimit të Tij. Nëse Ai do, do t’i falë ata prej fisnikërisë së Tij, ashtu siç përmendetnë Kur’an kur Ai thotë: ‘Dhe Ai i falë çfarëdo qoftë që është më pak se kjo (shirku) kujt tëdojë’ (el-Nisa 116); dhe nëse Ai do, Ai, do t’i dënojë ata në Zjarr prej drejtësisë së Tij dhe pastajdo t’i nxjerrë ata nga Zjarri prej mëshirës së Tij, dhe për ndërmjetësimin e atyre të cilët qenë tëdëgjueshëm ndaj Tij dhe t’i dërgojë ata në Parajsë. Kjo sepse Allahu është Mbrojtësi i atyre që enjohin Atë dhe s’do t’i trajtojë ata në Jetën e Përtejme në mënyrë të njëjtë siç i trajton ata të cilët emohojnë Atë dhe të cilët janë pa udhëzimin e Tij, dhe të cilët kanë dështuar që ta përfitojnëmbrojtjen e Tij. O Allah, Ti je mbrojtësi i Islamit dhe njerëzve të tij. Na bëj të fortë në Islam derinë ditën kur të takojmë Ty.69. Ne pajtohemi me faljen e namazit pas kujtdo qoftë prej njerëzve të kibles, qoftë ai i gabuarapo bamirës, dhe me faljen e namazit të funeralit të kujtdo qoftë prej tyre kur ata të vdesin.70. Ne nuk themi se ndonjëri prej tyre kategorikisht do të shkojë në Parajsë ose në Zjarr, dhe nenuk e akuzojmë ndonjërin prej tyre për kufër (mosbesim), shirk (të bërit ortak me Allahun), apo


9 MBUROJA.netnifak (hipokrizi), përderisa ata të mos e demonstrojnë haptazi ndonjërën prej këtyre gjërave. Neia lëmë Allahut sekretet e tyre.71. Ne s’pajtohemi me mbytjen e kujtdo qoftë nga Umeti i Muhamedit (salallahu alejhi ueselam), përveç nëse është e obligueshme me Sheriat të bëhet kjo.72. Ne nuk e pranojmë kryengritjen kundër Imamit tonë apo atyre që janë përgjegjës tëçështjeve tona edhe nëse ata janë të padrejtë, as që ua dëshirojmë të keqen atyre, e as qëtërhiqemi nga dëgjueshmëria ndaj tyre. Ne konsiderojmë se bindja ndaj tyre është pjesë ebindjes ndaj Allahut, të Madhërishmit, dhe prandaj e detyrueshme përderisa ata nukurdhërojnë bërjen e mëkateve. Ne lutemi për ta për udhëzim të drejtë dhe falje për gabimet etyre.73. Ne e pasojmë Sunetin e pejgamberit dhe Xhematin e Muslimanëve, dhe iu shmangemidevijimeve, dallimeve dhe ndarjeve.74. Ne i duam njerëzit e drejtësisë dhe besnikërisë, dhe i urrejmë njerëzit e padrejtësisë dhetradhtisë.75. Kur dituria jonë në lidhje me diçka është e paqartë, ne themi: ‘Allahu e di më së miri’.76. Ne pajtohemi me fërkimin mbi çorapë (në Abdes), qoftë në udhëtim apo ndryshe, mu ashtusiç ka ardhur në hadithin (e qëndrueshëm dhe të vërtetuar).77. Haxhi dhe xhihadi nën udhëheqjen e atyre që janë përgjegjës për muslimanët, qofshin atabamirës apo mëkatarë, janë detyra deri të vijë Çasti i Fundit. Asgjë s’mund t’i anulojë apo t’ihedh poshtë ato.78. Ne besojmë në Kiramen Katibin (engjëjt bujarë), të cilët i shkruajnë veprat tona për shkak seAllahu i ka caktuar ata mbi ne si dy kujdestarë.79. Ne besojmë në Engjëllin e Vdekjes, i cili është përgjegjës për marrjen e shpirtrave të të gjithabotëve.80. Ne besojmë në dënimin e varrit për ata që e meritojnë atë, dhe në marrjen në pyetje në varrnga Munker dhe Nekir në lidhje me Zotin e personit, fenë dhe pejgamberin, siç na ka ardhur nëhadithin nga i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam), dhe në transmetimet ngaShoqëruesit (sahabët), Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.81. Varri është ose njëra nga livadhet e Kopshtit, ose njëra nga birucat e Zjarrit.82. Ne besojmë në rikthimin në jetë pas vdekjes dhe në shpërblimin për veprat tona në Ditën eGjykimit, dhe në el-Ard, të treguarit e tyre dhe el-Hisab, marrja në llogari për to. Dhe Kira’at el-


10 MBUROJA.netKitab, leximin e librit, dhe shpërblimin apo dënimin dhe në el-Sirat (Ura) dhe el-Mizan(Peshoja).83. Kopshti dhe Zjarri janë gjëra të krijuara që kurrë nuk përfundojnë, dhe ne besojmë se Allahui ka krijuar ato para tërë krijimit dhe pastaj i krijoi njerëzit që të banojnë në secilën prej tyre.Kushdo që Ai dëshiron, do të shkojë në Kopsht prej Mirësisë së tij; kushdo që Ai dëshiron, do tëshkojë në Zjarr përmes drejtësisë së Tij. Çdonjëri vepron në pajtim me atë që është paracaktuarpër të dhe shkon drejt asaj për çka ai është krijuar.84. E mira dhe e keqja janë paracaktuar për njerëzit.85. Mundësia me anë të Teufikut (Mëshirës dhe Favorizimit Hyjnor), e cila e bën të mundur qëtë ndodhë një vepër, s’mund t’i përshkruhet qenies së krijuar. Kjo mundësi është integrale meveprën, kurse mundësia e një vepre me të pasurit e shëndetit të nevojshëm, ekziston nëpersonin para veprës. Ky është lloj i mundësisë i cili është objekt i diktatit të Sheriatit. Allahu iLartësuar thotë: ‘Allahu nuk e ngarkon një person, përveç sipas mundësive të tija’. (el-Bekare286)86. Veprat e njerëzve janë të krijuara nga Allahu, por të merituara nga njerëzit.87. Allahu, i Lartësuari, i ka ngarkuar njerëzit vetëm me atë për çka ata kanë mundësi, dhenjerëzit janë në gjendje që ta bëjnë atë në çka Allahu i ka favorizuar. Kjo është shpjegim i frazës:‘Nuk ka fuqi as mundësi, përveç me Allahun’. Ne i shtojmë kësaj se s’ka manovrim apo mënyrëme të cilën ndokush mund t’i shmanget apo t’i ikë dëgjueshmërisë ndaj Allahut, përveç mendihmën e Allahut; as që ndokush ka fuqi që ta praktikojë dëgjueshmërinë ndaj Allahut dhe tëmbetet i qëndrueshëm në të, përveç nëse Allahu e bën këtë të mundur për ta që të veprojnëkësisoj.88. Çdo gjë ndodh sipas dëshirës, diturisë, paracaktimit dhe vendimit të Allahut. Vullneti i tijmbizotëron të gjitha vullnetet tjera dhe vendimi i Tij i mbizotëron të gjitha dredhitë. Ai bënçfarëdo që Ai dëshiron dhe Ai kurrë s’është i padrejtë. Ai është i lartësuar në dëlirësinë e Tij mbiçdo të keqe apo humbje, dhe Ai është i përsosur larg përtej çfarëdo gabimi apo të mete. ‘Ai s’dotë pyetet për atë që bën, por ata do të pyeten’. (el-Enbija 23)89. Për njerëzit e vdekur ka dobi prej lutjes dhe dhënies së lëmoshës nga të gjallët.90. Allahu u përgjigjet lutjeve të njerëzve dhe ju jep atë për çka ata luten.91. Allahu ka kontroll absolute mbi çdo gjë, dhe asgjë s’ka çfarëdo kontrolli mbi Të. Asgjës’mund të jetë e pavarur nga Allahu, qoftë edhe për kapsitje të syrit, dhe kushdo që ekonsideron vetveten të pavarur prej Allahut për kapsitje të syrit, ai është jobesimtar dhe bëhetnjëri prej njerëzve të humbjes.92. Allahu hidhërohet dhe mund të kënaqet, por jo në të njëjtën mënyrë si cilado krijesë.


11 MBUROJA.net93. Ne i duam Shoqëruesit (Sahabët) e të Dërguarit të Allahut, por ne nuk e teprojmë nëdashurinë tonë për ndonjërin individ nga mesi i tyre, e as që e mohojmë ndonjërin prej tyre. Nee urrejmë secilin që i urren ata apo nuk flet mirë për ta, dhe ne flasim vetëm mirë për ta.Dashuria ndaj tyre është pjesë e Islamit, pjesë e besimit dhe pjesë e sjelljes së shkëlqyeshme,ndërsa urrejtja ndaj tyre është mosbesim, hipokrizi dhe rebelim.94. Ne e konfirmojmë atë se, pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selam),Hilafeti së pari i takoi Ebu Bekr es-Sidikut, Allahu qoftë i kënaqur me të, kështu duke dëshmuarsuperioritetin dhe shkëlqesinë e tij mbi muslimanët tjerë; pastaj Umer ibn el-Khatabit, Allahuqoftë i kënaqur me të; pastaj Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe pastaj Ali ibn EbiTalibit, Allahu qoftë i kënaqur me të. Këta janë Halifet e Udhëzuara Drejt dhe udhëheqësit edrejtë.95. Ne dëshmojmë se të dhjetit që qenë emëruar nga i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ueselam), dhe të cilëve u qe premtuar Kopshti prej tij, do të jenë në Kopsht, siç ka dëshmuar iDërguari i Allahut fjala e të cilit është e vërteta se ata do të jenë. Të dhjetit janë: Ebu Bekr, Umer,Uthman, Ali, Talha, Zubejr, Sa’d, Se’id, Abdur-Rahman ibn Auf dhe Ebu Ubejde ibn el-Xherrah,titulli i të cilit qe besniku i këtij Umeti, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.96. Çdonjëri që flet mirë për Shoqëruesit e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selam),gratë dhe pasardhësit e tij, të cilët të gjithë janë të dëlirë dhe të panjollosur nga çfarëdopapastërtie, është i lirë prej akuzës së hipokrizisë.97. Njerëzit e ditur nga komuniteti i parë dhe ata që i pasuan hapat e tyre – njerëzit e virtytit,transmetuesit e hadithit, juristët dhe analistët – për ta duhet të flitet vetëm në mënyrën më tëmirë, dhe kushdo që flet keq për ta s’është në rrugën e drejtë.98. Ne nuk e preferojmë ndonjë nga njerëzit e shenjtë nga mesi i Umetit mbi cilindo prejpejgamberëve, por më parë themi se njëri prej pejgamberëve është më i mirë se të gjithë eulijatësë bashku.99. Ne besojmë në atë që e dimë prej Kerameteve, mrekullitë e eulijave, dhe në rrëfimetautentike në lidhje me ta prej burimeve të besueshme.100. Ne besojmë në shenjat e Çastit, siç është paraqitja e Dexhallit dhe në zbritjen e Isait, të birittë Merjemes, paqja qoftë mbi të, nga qielli dhe besojmë në lindjen e diellit prej ku perëndon dhenë shfaqjen e Bishës nga toka.101. Ne nuk e pranojmë si të vërtetë atë çka thonë falltarët dhe fatthënësit, e as që i pranojmëpohimet e atyre të cilët pohojnë çfarëdo qoftë që është në kundërshtim me Librin, Sunetin dhekonsenzusin e Umetit musliman.102. Ne pajtohemi se të qëndruarit bashkë është rruga e vërtetë dhe e drejtë, dhe se ndarja ështëdevijim dhe dënim.


12 MBUROJA.net103. Është vetëm një fe e Allahut në qiej dhe në tokë, dhe ajo është feja islame. Allahu thotë:‘Vërtet, feja në shikimin e Allahut është Islami’. (Al-Imran 19) Dhe Ai po ashtu thotë: ‘Unëjam i kënaqur që Islami të jetë feja juaj.’ (el-Maide 3)104. Islami qëndron në mes shkuarjes në ekstrem dhe dështimit, në mes Teshbihut (gjasimit tëatributeve të Allahut diçkaje tjetër), dhe Te’tilit (mohimit të atributeve të Allahut), në mes tëfatalizmit dhe refuzimit të paracaktimit nga Allahu, dhe në mes sigurisë (pa qenë i vetëdijshëmpër llogarinë ndaj Allahut) dhe dëshpërimit (nga mëshira e Allahut).105. Kjo është feja jonë dhe kjo është ajo në çka besojmë, së brendshmi dhe së jashtmi, dhe nerefuzojmë çfarëdo lidhje, para Allahut, me ndonjërin që kundërshton atë që ne e thamë dhe ebëmë të qartë.Lusim Allahun që të na forcojë në besimin tonë dhe të na i vulos jetët tona me të dhe të nambrojë nga idetë e ndryshme, mendimet e shpërndara dhe shkollat djallëzore të mendimit siçjanë ato të Mushabihe, Mu’tezile*, Xhehmije*, Xhebrije*, Kaderije* dhe të tjera sikur këto të cilëtkundërshtojnë Sunetin dhe Xhematin dhe e kanë përkrahur vetveten me gabim. Ne refuzojmëçfarëdo lidhje me ta, dhe sipas mendimit tonë ata janë gabim dhe në rrugën e shkatërrimit.*Mu’tezile – Ata që i përkasin shkollës së mendimit racionalist.*Xhehmije – Mohuesit e Emrave dhe Atributeve të Allahut.*Xhebrije – Ata të cilët pohojnë se njeriu është i detyruar ta bëjë atë që e bën, d.m.th. se ai s’ka vullnet të lirë që tëveprojë.*Kaderije – Mohuesit e parapërcaktimit hyjnor.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!