12.07.2015 Views

Raporti Vjetor 01 janar 2006 - Banka Qendrore e Republikës së ...

Raporti Vjetor 01 janar 2006 - Banka Qendrore e Republikës së ...

Raporti Vjetor 01 janar 2006 - Banka Qendrore e Republikës së ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

AQBKRaport Vjetor 20064. Mbikëqyrja FinanciareAQBK-ja ka autoritet rregullator dhe zbatues për te gjitha institucionet financiare ne Kosovë, si dhemerr pjesë ne zhvillimin dhe modernizimin e sektorit financiar, i cili aktualisht mbulon industrinëbankare, industrinë e sigurimeve, fondet pensionale dhe institucionet tjera financiare (institucionetmikro financiare, institucionet financiare jo bankare, zyret e këmbimit të valutave dhe institucionetpër transferin e parave).Synimi i AQBK –se është që të këtë një mbikëqyrje financiare dhe nje proces rregullator që ështëefikas, fleksibil dhe i cili promovon një sektor financiar konkurrues të bazuar në treg, duke zbatuarparimet më të mira të standardeve ndërkombëtare në zhvillimin e sektorit financiar.Qasja e mbikëqyrjes së AQBK-së është zhvilluar në përputhje me praktikat më të mirandërkombëtare për mbikëqyrësit, duke filluar nga qasja e ‚bazuar në rregulla‛ në qasjen e ‚bazuarnë rrezikun‛, e formuluar sipas Principeve Themelore të Basel-it dhe Shtylla e 2 e Basel-it II përbankat, dhe nje regjime te aftesise paguese bazuar ne rrezikun e cila eshte duke u adoptuarnderkombetarisht per kompanite e sigurimeve.Qasja e bazuar në rrezikun ka për qëllim që t’i mundësojë AQBK–së që në mënyrë të përshatshmetë përdorë burimet e saj mbikëqyrëse në ato fusha me rrezik me të lartë, brenda institucioneveindividuale financiare dhe sektorit financiar në përgjithësi. Mbikëqyrja bankare në bazë të rrezikutpërqendrohet në aftësine e menaxhmentit për të identifikuar, matur, monitoruar dhe kontrolluarrrezikun, kurse mbikëqyrja e sigurimit ne baze te rrezikut përqendrohet ne kërkesat e aftësisëpaguese dhe krijon kornizë te matur e cila pasqyron ne menyre me te saktë rreziqet e ndërmarr ngasiguruesit. Qëllimi është krijimi i një mbikëqyrje sa më efektive dhe të balancuar mirë te sektorit tesigurimit e cila do te siguroj perspektivën e aftësisë paguese si dhe çeshtjet tjera me rendësi përmbikëqyrjen e sigurimeve te cilat mund te drejtojne ne liberalizimin e tarifave.Ne përputhje me legjislacionin qe drejton funksionin e saj të paraparë me ligj (Rregulloret eUNMIK-ut 1999/21, 2001/25, 2005/20, dhe 2006/47), AQBK-ja ka vendosur standarde dhe kërkesambikëqyrese të hollësishme në mënyrë që të arrij një sektor financiar të rregulluar mirë. Gjithashtu,këto Rregullore i japin Bordit Drejtues të AQBK-së autoritet për te adoptuar rregulla prudente tëmbikëqyrjes, të cilat përcaktojnë limitet, direktivat operuese, procedurat dhe kërkesat raportuesepër institucionet financiare, si dhe masat zbatuese në rast mospajtueshmërie me kërkesat ligjore osepër shkak të praktikave te pasigurta dhe pa shëndosha.Rregulloret e institucionit financiar dhe rregullat prudente vazhdimisht rishikohen dhe freskohen,për të siguruar që ato vazhdojnë të jenë në linjë me praktikat më të mira ndërkombetare. Atogjithashtu rishikohen për te siguruar qe ato vendosin ekuilibrin e duhur ne krijimin e një mjedisi terregulluar mirë, pa vendosur ngarkesa të panevojshme për përdoruesit e shërbimeve financiare.4.1 Veprimtaria Rregullative e Sektorit FinanciarSi rregullator, AQBK-ja merr pjesë ne zbatimin e Rregulloreve përkatese te UNMIK-ut. Kornizaligjore për drejtimin e këtyre veprimtarive ne përputhje me standardet e BE-se është përshtatur nëAQBK- Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës 48

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!