12.07.2015 Views

Raporti Vjetor 01 janar 2006 - Banka Qendrore e Republikës së ...

Raporti Vjetor 01 janar 2006 - Banka Qendrore e Republikës së ...

Raporti Vjetor 01 janar 2006 - Banka Qendrore e Republikës së ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

AQBKRaport Vjetor 2006I nderuari zoti Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara,I nderuari zoti President i Kosovës,Sektori financiar i Kosovës sërish ka arritur përparim të vërtetë në ofrimin e shërbimeve financiare,duke mbështetur në këtë mënyrë zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik dhe shtytjen drejtekonomisë së tregut. Në vitin 2006, sikur në vitet paraprake, sektori financiar shënoi ngritje tëcilësisë dhe vëllimit të ofertës drejt akterëve ekonomik, duke ngritur Kosovën në një nivel përkatësme vendet fqinje. Edhe pse zhvillimi ekonomik është i pamjaftueshëm për të adresuar sfidat me tëcilat Kosova po përballet, sektori financiar vë në dispozicion një ofertë themelore për mbështetje tëprojekteve të ekonomive familiare dhe kompanive.Në këtë vështrim, sektori financiar duhet të konsiderohet si një nga pasuritë e Kosovës.Pas një norme të ultë të rritjes së PBB-së në vitin 2005 (përfundimisht e vlerësuar si 0.3%), aktivitetiekonomik u përmirësua në vitin 2006, me një rritje reale të PBB-së, aktualisht të vlerësuar në shkallëprej 3%. Natyrisht, niveli i rritjes ekonomike duhet të forcohet në mënyrë që të tejkaloj rritjendemografike dhe sfidat e vështira që Kosova ka përpara vetes; sidoqoftë, është pozitive që në vitin2006, përkundër ndikimit negativ të zvogëlimit të ndihmës nga ana e donatorëve dhe linjavekreditore investive të pashpenzuara nga buxheti i Kosovës, PBB-ja është rritur duke iu falenderuarkontributit të sektorit privat.Aktiviteti kreditor i bankave komerciale ishte akoma i lartë edhe në vitin 2006, kështuqe me rritjengjithsej të kredive për 24% solli raportin e gjithsej kredive ndaj PBB-së në 27%, që është nivel shumëmë i lartë se në shumë vende fqinje. Kërkesat për kredi shfaqin një lëvizje të vogël nga financimipër importe në drejtim të financimit për pajisje.Sidoqoftë, edhepse akoma kemi një ofertë të vogël për nevoja afatgjate dhe një kosto relativisht tëlartë të kredisë, duhet të theksohet se projektet e mira bankare si dhe iniciativat nga ndërmarrësitnë sektorët me vlerë të shtuar, janë ende të pakta. Për më tepër, do të ishte iluzion të mbështetemikryesisht në zgjidhjen e statusit të Kosovës për tërheqjen e investitorëve të huaj, dhe se në të njëjtënkohë duhet punuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe imazhit ndërkombëtar për Kosovën.Me fjalë të tjera, një ngritje e komponenteve të ndryshme të mjedisit të biznesit duhet të ecë në hapme efikasitetin e tërësishëm aktual të sistemit financiar.Me kapacitetet e një banke qendrore dhe autoriteti mbikëqyrës, AQBK-ja është e përcaktuar për tëkontribuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik, duke forcuar sektorin financiar dhe duke iu ofruarpartnerëve të ndryshëm dhe publikut në përgjithësi shërbimet më të mira. Rregullorja e lëshuar më24 gusht, 2006, i ka siguruar AQBK-së statusin e ri, duke i rritur kompetencat dhe duke krijuarshtegun për ndërrime institucionale. Rregullat prudenciale të aplikueshme në sektorin financiarjanë ndryshuar me qëllim të ngritjes së kornizës rregullative dhe kalimit në mbikëqyrje të bazuar nërrezik.Nga ana praktike, AQBK-ja ka shfaqur gatishmërinë për të shfrytëzuar tërë suazat e autorizimevetë saja për të forcuar rregullativën dhe për të avancuar praktikat profesionale dhe menaxheriale.Kjo ka çuar në atë që Bordi i AQBK-së, në mars të vitit 2006, të revokoj licencën e një banke1AQBK- Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!