12.07.2015 Views

MARJAN SEBAJ – SOPI Jeta ka kuptim - Famulliabinqes.com

MARJAN SEBAJ – SOPI Jeta ka kuptim - Famulliabinqes.com

MARJAN SEBAJ – SOPI Jeta ka kuptim - Famulliabinqes.com

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

MARJAN SEBAJ – SOPIJeta ka kuptim(Rrëfime, përjetime, meditime…)1

Redaktor: Don Lush GjergjiRecensent dhe Lektor: Ndue UkajBallina, Agron Bytyqi (vaj në pëlhurë)Pikturat tjera në tekst, Agron BytyqiRealizmi kompjuterik: Ardita (Zenel) Pajaziti2

MARJAN SEBAJ – SOPIJeta ka kuptim(Rrëfime, përjetime, meditime…)Prishtinë20123

Këtë vepër, me përkushtim, ia kushtoi, siç ia kam kushtuar tërëjetën dhe vuajtjet e mia popullit tim të stërvuajtur dhe martir, tëgjithë të rënëve për çlirim dhe lirinë e Kosovës.“Kjo është rruga e jonë, rruga ime, rruga e popullit tim…rrugë epësimit, vuajtjes, dhembjes, por edhe rrugë e shpresës,dashurisë…Rrugë e flijimit dhe ngadhënjimit!autori4

Ajo që më ka impresionuar përherë te miku im Marjan Sebaj -Sopi, është zemërgjerësia, urtësia, energjia e skajshme pozitivedhe mbi të gjitha sensi për humor. Njerëz të tillë, si Marjani, janëtë rrallë. Origjinaliteti i tij, qasja pa paragjykime ndaj botës dhenjerëzve, e bëjnë atë shumë të veçantë madje, madje, tëpakrahasueshëm andaj, jo rastësisht pa asnjë mëdyshje ekonsideroj si njërin ndër miqtë e mi më të çmuar.Shkendije Geci-Sherifi,Ambasadore e Republikës së Kosovës në HungariBudapest’ 2012I nderuari Marjan,Dhembja është një shenjë, dhe kjo dhembje është unike. Këtë edëshmon përshkrimi total i gjendjes psikike dhe i vizionit përjetën pas kalimit të Udhës së Kryqit në jetë. Mbresëlënëse ështëkthimi në vendlindje, një kthim ndryshe nga të tjerët. Mbresa qëtë mësojnë shkollën e stoicizmit. Vizita e babait, raporti mepersonelin mjekësor, vdekja e vëllait, janë shkolla jete.Ky libër i së vërtetës personale, ka një mesazh universal, jetaështë e bukur, sido që jetohet ajo ruan filozofinë e të qenurit.Jashtë modulet e tilla të shkrimit bëhen bestseller, për tëkultivuar njerëzoren dhe forcën e të jetuarit.Miqësisht,Prof. Dr. Qibrije Demiri-Frangu5

Kryqi yt!Urtia e amshuar, që nga fillimi ka përcaktuar kryqin, të cilin dota jap Zoti ty, me gjithë zemër, si dhuratë të vlefshme.Para se ta dërgoi Zoti atë kryq, e vështroi me syrin e tij tëgjithëdijshëm, mendoi me arsyen e tij hyjnore, ngrohi memëshirimin e tij të plotë të dashurisë, bëri matje gjatësinë meduar të veta, që mos të jetë për një milimetër ndoshta tepër imadh, apo për një miligram më i rëndë. Atëherë, prapë tëvlerësoi ty dhe guximin tënd.Dhe kështu, kryqi yt, erdhi nga qielli, si dhuratë dhe përshëndetjee veçantë e Hyjit për ty.I dashuri mik MarjanM. Snijezhna Stjepandic, BDH,Zagreb, shkurt’2012E di se Pashkëve, iu paraprinë e Premtja e Madhe dhe pikërishtTi je në të Premten e Madhe me kryqin tënd, me dhimbjet dhemundimet e tua. Me Jezusin, kemi të gjitha, edhe kur s’ kemiasgjë, kurse pa Të, nuk kemi asgjë, madje edhe kur i kemi tëgjitha. Ai, është thesar për të cilin ia vlen të shesim çdo gjë. Kushështë këtu fitues e kush humbës? Ai, i cili ruan jetën e tij, ai e kahumbur. Kurse ai që e humbi (për shkak të tij), ai e ka ruajtur.Fitorja e Jezusit për të gjithë ne është rrugë deri në fitore në tëgjitha betejat, luftërat për drejtësi, liri, paqe, njerëzi e dashuri.Kurse kryqi yt, mik i dashur, është edhe kryq i Jezusit. Në kryqjuve dy jeni takuar dhe bashkuar. Vuajtjet e tua shumëvjeçare,janë me plagë të hapura e të pashëruara. Pa pushuar, barte6

kryqin tënd. Sjelle, mik i dashur, deri në Kalvar, deri tek caku,deri në fund. Sjelle para Jezusit dhe mëshirës së tij. Në kryqështë shpëtimi, në kryq është fitorja, në kryq është jeta. Tëmrekullohem, mik, shkaku i guximit tënd, fuqisë tënde tëdëshmisë dhe shembullit të mirë. I mrekullohem angazhimit dhedurimit tënd. As ti e sikur as unë nuk kemi atdhe, (nuk jetojmë eveprojmë në atdhe), dhe pikërisht bëjmë diçka më tepër për të,për MËMËDHEUN TONË. Në vështirësitë në të cilat vuajmë, nëvuajtjet dhe pësimet, dhe në dhimbjet e tona personale, nambetët, mik i dashur, një siguri: jemi në rrugë të vërtetë, sepse nëte është Ai, Jezusi i vuajtjes, Jezusi i Ringjallur, Miku dhe Vëllaiynë. Dhe për këtë gëzohu e galdo, sepse të lumët ne, i lumi Ti, ilumi unë, sepse jemi miq të Jezusit.I dashur Marjan!Don Frok ZefiOsjek (Kroatia) ‘ 2012Unë të besoi ty dhe përzgjedhjes sate. Piktura ime lidhet nëndërgjegjen time dhe të popullit tim. Kam jetuar dhe jetoj çdohap me sinqeritet në jetë dhe në artin tim. E di që një jetë të tillëe bëni edhe Ju, prandaj merr nga arti im ato çfarë të duhet, dhekuptoje njëherë e mirë se ti je motivi për 80% të asaj që bëj unëdhe duhet të bëjë njerëzimi. Ah, i dashur, sikur ta kuptoni sa mevlerë jeni, po të thoni Ju do të del uji aty ku gjithmonë ka qenëshkreti, Ju besoj.Agron Bytuqi, piktorPrishtinë’ 20127

I dashuri Marjan!Me gëzon shumë komunikimi me te dashurin tim vëlla! Me vjenmirë që tani do të relaksohesh në kushte më të mira, nëinfrastrukturë gjermane, por, na mungon ngrohtësia e njëpersonaliteti që rrezaton shpresë dhe homogjenizon rininë tonëtë dashur binçolle. Në këto përpjekje tua, vërehet dukshëm njëunitet brenda tyre. Mos harro se të donë shumë vendi yt dhepopulli yt, e në veçanti rinia e vendit ku Zoti të dhuroi shumëvirtyte të cilat i kultivon dhe shpërndan si një altruist i madh ikohës.. Vërtet, shoh se je mendimtar i madh dhe kthen shpresënaty ku mungon, stimulon guximin aty ku ka dyshim. Faleminderit,vëlla i dashur! Idealet e pastërta, japin guxim personit qe kadashuri ndaj njeriut dhe te vërtetës!Gëzuar dhe përherë gëzuar! Jam i emocionuar kur shoh fotontënde dhe ndiej aromën e rinisë tënde me karakteristika teveçanta binçolle. Shpirti Yt aq i pastër, me krijon një botëmeditative plotë optimizëm. Te dua, të ndiej thellë ne brendinëtime, të kujtoj në ecjen time plotë dëshmi për Atme dhe Fe! Urojdhe të përqafoj vëllazërisht e ngrohtësish Gëzuar; Pax Christi etpax Maria Mater Dei. Viva Binça! Ti je ajo forcë që më bën tëndihem i fortë dhe mirë. Kështu kuptoje dhuratën e optimizmit tëcilën e posedon dhe e kultivon, binçolli im i dashur.Don Viktor Sopi, famullitarDrejtor i përgjithshëm i Caritas-it të KosovësFerizaj’ 20128

Miku im,E lexova me zë miku im, apo, ish sportisti ynë i dashur, që krejtenergjinë fizike të shpirtit tënd, e ktheve në një shpirt të madh, tëmbushur me libra vlerash qytetare e kombëtare. Të mbeta borxh,or vëllua im, sepse askush si ti nuk e kupton të tjetrin, po, po,askush miku im i dashtun Marjan.Qanë edhe gruaja Fetija e vajza Fjolla që ju përshkrova vetëjetën tënde të mbushur sot me një shpirt të madh, që nukdorëzohet kurrë dhe e do jetën.Të falënderoj miku imSylë Mujaj, piktor(Ish i burgosur politik shumëvjeçar)Lugano (Zvicër) ’ 2012I nderuari Marjan!Suksesi më i madh në jetë, sipas meje, është të kesh shpirtin emadh dhe shembull konkret për këtë je Ti. Po të them sinqerisht:Je njeriu i parë që për një kohë shumë të shkurtër, ke fituarsimpati tek unë, seriozisht i vlerësoj njerëzit e thjeshtë me kulturëtë madhe. Kjo është, ajo sa kam arrit me të njohur.Shkurte Bogujevci, artistePrishtinë’20129

Marjan i dashur!Shkrimet tuaja, janë ushqim i shpirtit tonë. Ju lumtë, se jeninga gjaku i martirëve, nga familja bujare, atdhetare e fetare.Zoti ju bekoftë kudo që jeni.Zahide-Marie Ukaj, poeteGraz ‘ 201210

PARATHËNIELeximi i dorëshkrimit të Marjan Sebaj-Sopi “Jeta ka kuptim”, sinjë rrëfim personal i jetës dhe përvojës së tij, sidomos i pësimitnë fatkeqësi të qarkullimit, që i shkaktoi dhembje, vuajtje,pësime të rënda fizike dhe psikike, që sot e atë ditë e detyroi të“lidhet me djepin e dytë” – karrocën për invalid, Kryqin e JezuKrishtit, ishte për mua e dhembshme dhe ngushëlluese.E dhembshme, sepse mësova dhe përjetova dramën e një të riut, icili ishte në hovin e rinisë, plot vullnet, vrull, dëshirë, entuziazëmpër jetë, për studime, për thirrje meshtarake, për sport, veçmaspër futboll, ku dallohej si lojtar i mirë dhe me shumë perspektivë.Mirëpo të gjitha këto synime dhe ëndërrime rinore për disasekonda ndërpriten në një fatkeqësi të qarkullit me automjet,pothuaj se gjithçka është në pikëpyetje, bile rrezikohej edhe jeta.Marjanin e kam njohur qysh si fëmijë, sidomos gjatë rinisë dhepërvojës së tij në seminar në Suboticë e më vonë në Rijekë. Ishtepa dyshim një i ri i dalluar dhe me shumë premtues.E dhimbshme, sepse ai ishte nisur për një udhëtim të shpresës,për të njohur njerëz dhe vende të reja, traditën dhe kulturënevropiane, për të punuar në një spital me njerëz të cunguar dhe tëhendikepuar, së pari kuptohet, për t’iu ndihmuar dhe shërbyer,për të pasur një përvojë pune dhe jete me ata, pastaj edhe për tëfituar diçka për vete dhe për studime.E dhimbshme, sepse fijet e jetës dhe të vdekjes nuk janë në dorëtë njeriut, të shkencës, të mjekësisë, të planifikimit tonë, porvetëm në dorë të fatit, rrethanave të jetës dhe të punës, për ne tëkrishterët, për çdo besimtar, në dorë të Zotit. Ky mësim dheqortim është “Abetarja e fesë”, fija e hollë e shpresës dhe lidhja engushtë dhe e pandashme e dashurisë me Zotin, Atin tonë të11

mirë, dhe me njëri-tjetrin, në bashkë ndarje të përvojës së jetës,sfidave të vuajtjes, ngushëllimeve dhe sigurisë që na dhuron iKryqëzuari dhe i Ngjalluri – Jezu Krishti, si dhuratë tëçmueshme të fesë dhe dëshmi të fuqishme të dashurisë.Ngushëlluese, sepse Marjani, në këtë fatkeqësi, kishte rrezikuarjetën, humbi aftësinë e ecjes dhe lëvizjes me këmbët e tija, tëcilat ishin të zhvilluara dhe mjeshtrore për lojë dhe sport, përargëtim dhe shijim rinor, për të ardhmen sa më të bukur dhe tëndritur. Pas kësaj përvoje të papritur dhe të hidhët, ai e gjeti një“trajner” të ri, Jezu Krishtin, i cili vazhdimisht do ta ushtronte në“palestrën e kryqit” për duresë, vuajtje, flijim, dhurim,bashkëpunim me Të në bartjen e kryqit të jetës.Ngushëlluese, sepse edhe Marjani, sipas shembullit të Mësuesithyjnor, sipas dëshmisë së Shën Palit, apostullit të Ilirëve dhe tëbotës, sipas martirizimit shumëshekullor të Kishës dhe PopullitShqiptar, sipas jetës dhe shembullit të së Lumes Nënës Tereze,hap pas hapi e mëson dhe zbaton urtinë e kryqit, parakusht për tëqenë i krishterë dhe nxënësi i Tij.Ngushëlluese, sepse çdo i krishterë beson se jemi shëlbuar memundimin, vdekjen dhe ngjalljen e Jezu Krishtit, pra, jemi të larëme Gjakun e tij, por sa jemi të gatshëm që në përditshmërinëtonë ta pranojmë kryqin e Tij dhe kryqin tonë si dhuratë feje dheshenjë dashurie? Kisha Katolike në popullin tonë shqiptar kapësuar dhe vuajtur shumë gjatë dymijë vjet krishterimi, dhe nëkëtë me siguri i përngjajmë Jezu Krishtit, por sa kemi përballuartë gjitha me fuqinë e fesë dhe me frymëzimin e dashurisë, lypsettë mendojmë, të meditojmë, të lutemi dhe të përkushtohemigjithnjë e më shumë.12

Ngushëlluese, sepse më kujtohet përvoja e fesë dhe dëshmia emadhe e dashurisë së Shën Palit fill pas takimit me Jezusin engjallur gjatë udhëtimit për Damask, kur haptas dhe qartas i qethënë parashikimi se do të duhej të vuante shumë: “Jo, po, unëvetë do t’i tregoj se sa shumë do t’i duhet të pësojë për shkak tëEmrit tim” (Vap 9, 16).Përse dhe si, është një ndër pyetjet më të shpeshta që Marjani iabënte vetvetes, Zotit, të tjerëve. Ashtu bëjmë të gjithë ne,sidomos kur papritmas na prishën planet, na godit sëmundja, nalargohet dhe na dëshpëron miku dhe dashamiri, na sfidonmossuksesi, vetmia, dëbimi, shpifja, përgojimi, urrejtja. Atëherëna duket se Qielli hesht dhe është i mbyllur, ndërsa toka është egatshme vetëm për një varr të ri i cili na pret...Ngushëlluese, sepse Marjani jo vetëm që mbijetoi këtë fatkeqësi,mbeti në karrocë, por u bë një njeri shumë më i “lëvizshëm” sene të lëvizshmit, me guxim të pashoq për përballimin e stilit të ritë jetës. Humbi këmbët për ecje dhe lëvizje, por fitoi “krahët”për fluturim, nëpërmjet fesë dhe dashurisë. Ai tashmë ishteaftësuar nëpërmjet “artit të vuajtjes” për t’u angazhuar në jetënshpirtërore dhe kulturore, për të qenë një shembull bindës përrininë tonë se me vlera dhe me virtyte njeriu jeton, dëshmon,flijohet dhe dhurohet gjithnjë. Këtë përvojë e bashkëndava me tëvite të tëra në Binçë. Dhe thënë të vërtetën, pas largimit të tijnga Kosova, ai më mungon shumë, sepse për mua vazhdimishtishte dhe mbetet një shembull dhe dëshmi e fortë e jetësshpirtërore dhe kulturore, njeriu i cili jeton me të tjerët dhe për tëtjerët dhe pa asnjë fjalë na mëson dhe qorton për vlerën e jetës,flijimit dhe dhurimit, për mundësinë e komunikimit ndërnjerëzor,për shoqërimin gjatë shtegtimit tonë tokësor kah Amshimi13

Mësimi dhe dëshmia e Shën Palit për kryqin e Jezu Krishtit janëjetësore për të gjithë ne. “Sepse gjithmonë të gjallë, jemi gati tëvdesim për dashurinë e Jezusit, që edhe jeta e Jezusit të shfaqetnë trupin tonë të vdekshëm” (2 Kor 4, 11). “Nëse durojmë nëqëndresë, bashkë me Të do të mbretërojmë” (2 Tim 2, 12).“Këndej duroj çdo vështirësi për të mirën e të zgjedhurve qëedhe ata ta fitojnë shëlbimin, që është në Krishtin Jezus, bashkëme lumturinë e amshueshme” (2 Tim 2, 10).Sinteza mbi kryqin e Krishtit mund të jetë kjo: “ E, ndërsahebrenjtë kërkojnë mrekulli, e grekët lypin urti, ne predikojmëKrishtin e kryqëzuar – për hebrenj shkandull e për paganë marri,kurse për të grishurit si hebrenj si grekë - Krishtin – fuqinë eHyjit dhe dijen e Hyjit” (1 Kor 1, 22-24).Vuajtja, është si dashuria, ajo nuk mund të kuptohet kurrë deri nëfund, por mund të pranohet apo të dëbohet, dhe kryesisht varetprej dhuratës së fesë dhe frymëzimit të dashurisë. Prandaj mundtë themi edhe kështu: besojmë aq sa jemi të aftë të vuajmë dhe tëdashurojmë.Këtë më së miri e ka dëshmuar Jezu Krishti, i cili e zgjodhirrugën me dy binare, atë të dashurisë dhe të flijimit. Dashuria evërtetë është gjithmonë dhembje, flijim, dhurim, dhe flijimi padashuri rrënon dhe asgjëson çdo gjë.Këtë, në ditët tona e ka dëshmuar gjithnjë edhe e Lumja NënaTereze, e cila në mënyrë përmbledhëse thoshte kështu: “Padashuri dhe flijim jeta s’ka kuptim”. Ajo ndër të tjera shkruantekështu: “Në një ditë të veçantë të errësirës, e mbështjellur meerrësirë të dendur, e gjeta dritën në letrën e dytë të Shën PalitKorintianëve 11, 19-23 dhe 12, 1-9. Ai ma ka dhënë përgjigjen...Prandaj jam e lumtur për të bartur gjithnjë e më shumë dhe me14

uzëqeshje të madhe kryqin e Krishtit. Nëse do të bëhemshenjtëreshë ndonjë herë, do të jem me siguri shenjtëresha eerrësirës. Vazhdimisht do të jem jashtë Parrizit, për t’ua dhezurdritën atyre të cilët në tokë jetojnë në errësirë... Të falënderoj qëe bëre të gjallë varfërinë e Jezusit, misterin e dashurisë së Hyjit.Po, dua të jem e varfër si Jezusi, i cili edhe pse i pasur, u bë ivarfër për dashurinë tonë (Krh. 2 Kor 8, 9). Faleminderit që nake shpjeguar në mënyrë kaq të thjeshtë : “Jetoj, por jo më unë, nëmua jeton Krishti” (Gal 2, 20).Postulatori i së Lumes Nënës Tereze, atë Brajan Kolodiejchuk, ekomenton kështu dashurinë dhe dëshminë e Nënës Tereze: “Kjofjali e përshkruan mirë bashkimin e Nënës Tereze me Hyjin.Jezusi, vërtet ka jetuar dhe vepruar në Të, duke e përhapurdashurinë e tij në botë. Ajo shpesh thoshte kështu: “Zoti e doende botën nëpërmjet jush dhe meje...”.Botimi i librit të Marjan Sebaj-Sopi, ka për qëllim dëshminë efesë dhe frymëzimin e dashurisë, me të cilat, ai i përballoi baticatdhe zbaticat e jetës dhe vazhdon të jetë për ne shembull si mundtë jetohet dhe bashkëjetohet me Kryqin e Krishtit. Kjo vlen për tëgjithë, sidomos për rininë tonë, që shpesh gjendet në udhëkryqete jetës në Kosovë dhe në botë, dhe para vuajtjes, dhembjes,Kryqit, zmbrapset, largohet, lodhet dhe dëshpërohet, jepet paskërkimit të kënaqësive, veseve, epsheve që shumë premtojnë porasgjë nuk dhurojnë.Mos ta harrojmë parimin e krishterë shekullor: “Në Kryq ështëshëlbimi”.Don Lush GJERGJI15

1. SA MIRË TË JETOSH, POR A KA JETA KUPTIM?Të dua o Zot- Krijuesi im! Fuqia ime!Ti o Zot, je rruga ima, Çdo ime, Kështjella ime,Shpëtimtari im!Perëndia im, Ndihmëtari im.Ty të besoj, në Ty shpresoj.Ti je mbrojtësi im, fuqia e shpëtimit tim, ndorja ima.Në universin e pafundmë të dilemave, ndalem, mendoj dhesfidohem, çka të them për jetën, çka të tregoj për jetën, përkohën, vendin, mesin ku jetoj, veproj dhe krijoj? Shpeshherë,gjendëm në pozitë të vështirë, sidomos kur ndokush më shtronpyetje: Çka është jeta, si jeton atë dhe përse jeton?Si çdokush, edhe unë, në këso pyetje mundohem, përpiqem tëgjej dhe jap përgjigje. Këtë e bëjë, si në një lloj tregimi dhe kësajpyetje komplekse, i përgjigjem në një kohëzgjatje ndoshtamaksimumi gjysmë ore. Atëherë, mendoj e them: vallë, mosështë më mirë të jetoj vetëm aq?! Sepse, edhe pse ndoshta ishtyrë në moshë, unë apo ti, me të gjitha përvojat e deritanishme,s’dimë të tregojmë përse jetojmë dhe ku qëndron kuptimi ijetës?! Për çudi, gati kurrë nuk më bie në mend të mendoj; a ishadhe a jam në jetë për të mirën e vetes sime, për të mirën efamiljes, rrethit, të mirën e të afërmit apo atë të përbashkët?! Ajam ndonjëherë i vetëdijshëm se pikërisht për këtë qëllim, tëmirën e përbashkët, më krijoi Hyji, pra, që të jam në disponimdhe ndihmë vëllait, motrës, të afërmit, ashtu sikur na mësoi vetëJezusi dhe me shembullin e saj Nëna jonë Tereza: “Gjithçkabëjmë, bëjmë prej dashurisë, me dashuri, për dashuri, përJezusin.”16

njerëz që të kuptojnë, pranojnë dhe të duan. Nuk ka më mirë, setë hasësh vetëm të mirën, të ecësh, të shikosh, dëgjosh bilbilat,duke komponuar dhe vet ekzekutuar muzikë madhështore. Unë,kur i mendoj dhe shikoj gjitha këto mrekulli, më duket shumëpak, të them vetëm një faleminderit o Zot. Pikërisht tani e këtu,më imponohet pyetja tjetër jetësore, rreth së cilës, ndërlidhet igjithë meditimi im rreth jetës dhe kuptimit të saj. A t’ifalënderohem Zotit vetëm kur jam mirë, kur kam gjithçka, kurjam i lumtur dhe hareshëm?! Më pëlqen shumë një thënie e njëshkrimtari: “në të mirë është lehtë të jesh i mirë, por nëvështirësi, mundime, vuajtje e kryqe, tregohen heronjtë!”Këto fjalë, gjithnjë i kam ndërmend dhe shpeshherë më janëinspirim e forcë, e sidomos atëherë kur gjendem në tehun edëshpërimit dhe tundimit. Këto janë fjalë nxitëse, sidomos nëmomentet e vështira të jetës sime. Por, prapë nuk mjafton të themse jam hero, apo siç kemi zakon të themi, jam burrë, derisa lejojqë bilbili i krijuar të këndoj këngë gëzimi e hareje, ai këndonkëngë vajtimi, ku në vend se të bien gjembat e paqes, sjell lajmetë tmerrshme anekënd! Atëherë, pyetëm, pse jam i krijuar? Psejetoj? Çfarë është misioni im? Çfarë dhe përse?Krijuesi, na dha jetën, të jemi të lumtur, na dha mendjen, dijen qëAtë ta lavdërojmë dhe t’i falënderohemi, për të gjitha dhuratat,por edhe për vështirësitë, sprovat, mundimet, vuajtjet e kryqet, nëtë cilat mund të hasim gjatë jetës. Sa jam në gjendje dhe ipërgatitur t’i pranoj gjitha këto? A ka njerëz të cilët janë nëgjendje të thonë sikur të parët tanë; “U bëftë vullnesa e Jote, oZot!” Sigurisht se ka njerëz të këtillë, edhe atë në mesin tim dhekudo na rrethojnë. Andaj, do ishte mirë që nga jeta e tyre tëfrymëzohemi, të mësohemi sesi duhet pranuar dhe jetuar me tëgjitha që sjell kjo jetë edhe ashtu e shkurtër dhe kalimtare. A jam18

i krijuar vetëm për të mirën e vetes sime, apo t’i ndihmoj edhe tëafërmit tim, vëllait e motrës sime?!Gjithë ne jemi të ftuar, të krijuar, për t’iu ndihmuar atyre që kanënevojë, në mënyrë që me jetë dhe me vepër, të tregojmëdashurinë, për të zbatuar këtë më mirë lus: O, Atë, më ndihmo!Më mëso si të ndihmoj të afërmin, ta gjej veten e tij në këtë botë.Sot, botë e trazuar, e mbushur plotë tym dhe mjegull, e faktor i sëcilës ndoshta jam edhe unë e ti?! Më ndihmo të gjendem në këtëbotë, mi hap sytë e zemrës për të pranuar çdo njeri, çdo krijesëtënde, më mëso vrapin e sigurt, e mos të vrapoj si deri më tani,sikur i pa kokë, sepse po “eci” por nuk po shoh ku po vendosikëmbën. Më jep forcë, më mëso sesi të ndihmoj një të varfër, njëskamnor, i cili ka nevojë, te të cilit ndoshta askush nuk ia shtrindorën e kafshatën e gojës, jetën.Shembuj-shkollë se si duhet ndihmuar kemi mjaft, por sa ishqyrtojmë dhe zbatojmë në jetë, a kemi kohë për këtë?!Drane Bojaxhiu (e ëma e Nënës sonë Tereza Bojaxhiu), kujdesejpër skamnorë e të sëmurë. Nënë Lor Guria, ishte grua e sëmurëdhe skamnore, të cilën Drana çdo ditë e vizitonte, duke i sjellushqim. Pastaj, ajo kujdesej për një grua tjetër, e cila ishte e vejë,e cila së shpejti pati ndërruar jetë siç i takon njeriut d.m.th epërgatitur dhe pa frikë për fëmijët e saj, ngase i la në duar tësigurta të Zotit dhe Dranës. Në të vërtet, Nëna Drane, fëmijët esaj, nuk i dallonte nga fëmijët e vet, i donte po sikur të ishin tësaj.Mendoj, një grua krejtësisht e thjeshtë, kishte gjetur kuptimin ejetës, e dinte përse jeton, për Zotin, për të afërmin, skamnorin, tësëmurin. Edhe unë, do e gjejë jetën, edhe t’i do e gjesh, do egjesh kuptimin e saj dhe të pyetjeve që më preokupojnë mua e ty:19

përse jetoj dhe a ka jeta kuptim, vetëm nëse ndjekim kësoshembujsh dhe shembullin më të madh të gjithë shembujve dhekuptimit të jetës, Birin e Hyjit, Jezu Krishtin, i cili prej dashurisësë madhe që kishte e ka për ne, u përvujtërua, mori natyrën tonënjerëzore, u ngjasua me ne krejtësisht (përveç mëkatit), pra, ulind si skamnor, jetoi si të pashtëpitë, vuajti e u mundua, vdiq përne, dhe të tretën ditë korri fitore, duke u ngjall së vdekuri. Mekëto, ai edhe ne na tregoi se të gjithat këto, si varfëria, sëmundja,vuajtja, mundimi, kryqi, po edhe vetë vdekja, kanë kuptim nëqoftë se pranohen me dashuri dhe në qoftë se janë të kushtuaraashtu siç i trajtoi dhe kushtoi të gjitha këto edhe Jezusi, përshpëtim, shëlbim tonë dhe të njeriut, për të mirën time, tënde, tëbotës mbarë. Dhe pikërisht këtë porosi, Jezusi na la si testamentpërgjithmonë: “Duaje të afërmin tënd, porsi vetveten”.Lumë ata…Së fundi, mos të harrojmë se, shumë njerëz, iu përmbajtën dhe iupërmbahen këtij mësimi, kësaj porosie të Jezusit. Andaj, tëmundohem edhe unë t’i përmbahem kësaj porosie, dhe të ndjekshembuj të sa e sa shenjtërve dhe shenjtëreshave të Zotit, qëjetuan po në këtë botë të njëjtë. Pse, a nuk ishin edhe ata ngamishi dhe gjaku sikur unë?! A nuk janë udhërrëfyes dherrugërrëfim, sesi të sillem, si të veproj dhe jetoj? A nuk janëfrymëzim dhe nxitje për mua, që në shembullin e tyre, edhe unëtë gjej sikur ata kuptimin e jetës, të gjej përgjigjet në të gjithapyetjet që më preokupojnë, e në veçanti përgjigje në pyetjen: Aka jeta kuptim?! A më flet pak, sot, shembull i Martin LuterKingut, shembulli i së Lumturës Nënë Tereza?! Pra, siç po shoh,kam njerëz dhe shembuj edhe në mesin ku jetoj dhe veproj, jetëne të cilëve duhet ndjekur. Por, sa i kuptoj këta? Apo,gjakftohësisht them: Unë jam mirë, e për të tjerët, nuk më20

intereson fare! Apo në rastin më të mirë them: atyre iu ndihmoftëZoti!Mendoj dhe duke menduar, duke medituar, gjithnjë e më tepërmbi këto pyetje, si dhe tjera të ngjashme, duke vepruar, po e gjejkuptimin e jetës dhe se gjithnjë e më tepër, po shoh dhe bindemse jeta ka kuptim! Jetoj për Zotin, për të afërmin vëllain e motrënnjeri. Jetoj për gjithë ata që kanë nevojë, për një fjalë të mirëtimen, për një mbështetje, për një këshillë, për një ndihmësadopak të vogël, për një gotë ujë, për përkrahje, për dashuri.Po, gjej kuptimin, edhe në fjalët premtuese, të cilat janë përplotshpresë dhe kuptim, këto janë fjalët që nuk mbarojnë askurrë,fjalët dhe premtimi i Mësuesit, Vëllait tonë Jezusit: “Lumëskamnorët në shpirt sepse e tyre është Mbretëria e qiejve!”“Lumë ata që qajnë sepse do të ngushëllohen!”“Lumë ata që kanë uri e etje për drejtësi sepse do tëngihen…” (Mt.5, 1-11).Jezusi, me këtë dëshiron të thotë: Unë jam Mbretëria,Ngushëllimi, Drejtësia, Paqja, Kuptimi. Në qoftë se i pranonikëto, atëherë: TË LUMTË JU, SEPSE KENI PËRSE TËJETONI!21

2. ATJE KU TI NUK DËSHIRON“….Ma mëso udhën së cilës duhet të eci,sepse tek Ti e kam lartësuar shpirtin…”22(Ps 143)Në çdo njeri, mbretëron dëshira që të jetë i lumtur, i disponuar, tëjetë i shëndoshë dhe që me aftësitë e tij psikike e fizike, të jetoj,punoj, kontribuoj, dhe dëshmoj veten, në mesin të cilit i takondhe ku me gëzim jeton.Mirëpo, mundimet, sëmundjet e ndryshme dhe vdekja epërcjellin njeriun dhe janë të pandashme, kështu që tek çdoindivid këto janë të pranishme. Megjithatë, njëkohësisht njeriunuk mund të jetë indiferent ndaj këtyre gjërave dhe gjithnjë pyet:Pse? Pse kaq mundime, sëmundje, vdekje? Pse pikërisht tani ekëtu? Pse pikërisht mua?Jeta e njeriut, është mister, fshehtësi. Njeriu me aftësitë e tij tëkufizuara nuk ka të njohur shumëçka, nuk ka të njohur rrugën ecila e pret në jetë. Njeriu, nuk e di se çka mund t’i sjell enesërmja. Por, në rast se ka shenja, ka parandjenjën dhe shihengjërat se si do zhvillohen më tutje rreth jetës dhe punës së tij,sidomos atëherë kur parasheh dhe është i vetëdijshëm se jeta e tijdo jetë e shënjuar me vuajtje, mundime, kryqe, natyrisht si çdoqenie njerëzore, dhe unë kësaj dëshiroj po që se është e mundurt’i shmangëm. Në rrugë të tilla nuk dëshiroj as nuk dëshiron tënisesh.Po, njeriu kundërshton të nisët rrugës së kryqit, e cila, është eshënjuar me mundim, vuajtje, dhimbje, ndoshta edhe gjak esakrifica të mëdha; kundërshton pikërisht ashtu si kundërshtoi

edhe Shën Pjetri, të nisët rrugës për në Jerusalem, me Jezusin, tëcilin e pret mundimi, vuajtja dhe vdekja; kundërshton të nisët ngaaty ku edhe fillon rruga e kryqit (por edhe e shpëtimit eshëlbimit) të çdo të krishteri-njeriu.Çdo njeri, takimit të parë me kryqin, mundohet t’i shmangët meçdo kusht, assesi nuk është në gjendje të pranoi atë, mendon,polemizon, dialogon me vetveten, kundërshton, vajton, mallkon,por njëkohësisht edhe lutet. Mendon, ku do të më shpie kjorrugë, në çfarë sprova dhe sfera jetësore, në çfarë lartësie dhethellësie, tek cilët kufij të fundit të përjetimit dhe të durimit?!Edhe për mua, gjitha këto pyetje, gjitha këto gjëra, sikur edhe përshumë kënd, ishin të panjohura, deri në atë moment tëfatkeqësisë sime.Si çdo njeri i dobët, i papërgatitur për sfida të mëdha, edhe unë,assesi nuk mund ta pranoja këtë kryq jetësor, kundërshtojamundimet, vuajtjet. Isha i tronditur thellë në zemër dhe në shpirt.Madje, nuk dëshiroja t’i dilja faqe-faqas apo ballë për ballë këtijtakimi, takimit me kryqin. Mendoja, diskutoja me veten time dheme Krijuesin tim, të cilin e shtroja pyetje shpesh: pse më krijoveqë të vuaj kaq shumë e pakufi? Për këtë më krijove? Vallë, nukpate tjetër gjë të më dërgosh në jetë? Vallë, vetëm mua më gjete?Kjo është “dashuria” jote e kujdesi yt për mua? Shpërblimi yt?Është e natyrshme se njeriu, në veçanti i riu, duhet të jetë plotëjetë, përplot plane për jetë, ambicioz dhe optimist i madh, për njëtë ardhme të lumtur. Por ja, njeriu në fatkeqësi, në mundime ekryqe doemos pyet: pse të gjitha planet që kisha, për një momentsa çel e mbyll sytë, më dështojnë?! Janë plane të mrekullueshmeqë përgatitja tërë jetën time deri më tani! Mirëpo, mos të ngutëm,i them vetes sime, sepse ndoshta ka ndonjë vlerësues më të mirë23

të planeve dhe parashikimeve të mia. Sado përpiqem ta qetësojvetveten, prapë më shtrohet pyetja: po si është e mundur që tëgjitha planet të cilat i përgatita, që nga fëmijëria ime tani, për njëmoment më dështojnë, të shndërrohen në mënyrë radikale në diçkrejt tjetër e të pakuptimtë?! Mendoj se kjo që më ngjau mua, ingjan njeriut i cili vite të tëra me skamjen e varfërinë në të cilëngjendet, përgatitë ndërtimin e shtëpisë (atë duke e punuar mekënaqësi dhe dalëngadalë) rreth së cilës janë të angazhuar njëmori njerëzish, i madh e i vogël, mashkull e femër, pleq e rini,punëtorë e mjeshtër, dhe sa çudi atëherë kur afrohet momenti igëzimit, momenti i lumturisë, dhe të gjithë presin për t’ia venpikën, kulmin, papritmas ja një erë e “lehtë”, e padukshme, por e“nxehtë” vjen dhe rrënon gjithçka! Mund ta paramendosh seçfarë pikëllimi do t’i përfshijë zemrat e punëtorëve, e të mosflasim për të zotin e zonjën e asaj shtëpie, i cili derdhi ndjerës egjak, derisa arriti të përgatisë shtëpinë.Jo, unë s’mund t’i shmangëm edhe njëherë pyetjeve: si qe emundur kjo?! Pse tani e kështu?! Pse pikërisht mua të më ndodhëkjo?! Njeriu është e natyrshme se nuk dëshiron që atij t’i ndodhdiç e pakëndshme, e padëshiruar dhe çka nuk i pëlqen atij. Por,prapë ndalem e mendoj mbi fjalët e një teologu, i cili tha: “Nukmë takon mua të mendoj mbi jetën time, e imja është të mendojpër Zotin, kurse e Zotit është të mendoj për mua"Edhe pse s’shihja rrugëdalje tjetër nga ky tunel i errët, nga kjopaqartësi, prapëseprapë në gjitha këto pyetje disi në veten time,në zemrën dhe shpirtin tim, gjeja një forcë të brendshme, e cilasikur më përgjigjej me butësi, me dashuri: mos ke frikë, unë jamme ty! Nuk je i vetëm dhe nuk të braktis askurrë! Më beso mua!Nga këso ndjenja dhe nga këto përgjigje të brendshme, qëpranoja dalëngadalë, fillova të qetësohem, fillova të kuptoj pranë24

gjitha dhimbjeve se nuk jam i vetmuar, se dikush (përveçfamiljes sime, miqve dhe dashamirëve, të njohurve dhepersonelit mjekësor ku gjendesha i shtritë dhe “lidhur” për shtratime javë të tëra) kujdeset dhe bashkëndan dhimbjet me mua.Fillova të pranoj këtë realitet “të hidhur” dhe të kuptoj se kësajnuk mund t’i shmangem, këtij realiteti nuk mund t’i ik, sepseështë planifikuar nga “dikush” tjetër. Kështu, fillova ta përqafoj,t’i dal në takim, ta shikoj këtë ngjarje me sy tjerë, ta pranoj këtësi dhuratë, si shpërblim dhe ta kuptoj se ndoshta kjo është dheduhet të jetë pjesë përbërëse e jetës sime, ndoshta pikërisht kjoishte ajo fytyrë e përgjakur e Jezusit, e cila mu shfaq para disavitesh, sa isha ende në shkollë të mesme. Mendoj, ndoshta qyshatëherë ma trasoi dhe tregoi rrugën time, të cilën unë atëherë asqë e mendoja, e aq më pak e kuptoja këtë vizion. Pikërisht kjomë shpinte të mendoj dhe shtroj pyetje vetes sime: pse tëbrengosëm, pse të mendoj se çka do ndodhë me mua në tëardhmen? Pse të frikësohem? Pse të mos i besoj Atij që më dhajetën dhe me siguri se edhe do kujdeset për jetën time? Dheprapë, vazhdoj të notoj në mendime dhe të pyetëm: po çfarë do tëndodhte (sikur që kundërshtoja unë), të kundërshtonte edhe biri ipatrikut tonë Jakobit, Jozefi? Kuptohet se as ai nuk e kishte lehtë.Edhe ai nuk dëshironte të gjitha ato ndodhi të pakëndshme,trishtuese, të dhimbshme, të ndodhnin rreth tij e me të, sepseedhe ai si djalë i ri, ishte i lumtur, kishte plane për jetën që epriste.Më kthehet kjo ngjarje, sikur unë të jetoja në kohën dhe lëkurën etij. Unë e kuptoj, e di se po ashtu planet e tija me siguri sedështuan, por nuk dështuan planet e Zotit që kishte me të.“Dikush” e zgjodhi edhe atë, e përzgjodhi atë djalosh të mirë, tëdashur, të afërt, të urtë, e zgjodhi që të vuante shumë gjëra, saqëndroi në humnerë, sa udhëtonte rrugës së cilës nuk dëshirontetë shkonte, pra rrugës së kryqit për në Egjipt, vend ky i pa25

imagjinuar për të, i largët, i panjohur, rrugë kjo të cilën e kaloime lot në sy, me vaj në buzë dhe i trishtuar nga frika se çka do t’indodhte? Por, me siguri edhe duke menduar në vete: O, Zot(Jahve), çka është duke ndodhur me mua dhe rreth meje? Pse, egjitha kjo të më ndodh mua? A do të mbaroj dhe si, e gjitha kjo?Thuajse gjithë ne, unë, por edhe ti, kemi ndonjë përvojë tëvetmisë. E dimë se nuk është lehtë të qëndrosh i vetmuar largvendlindjes, larg shtëpisë, larg nga më të dashurit e tu, largbabës, nënës, vëllezërve, motrave, e sidomos kur gjendesh nëkushte e rrethana të jashtëzakonshme, të papritura, në vuajtje,mundime, dhembje të mëdha.Shpresoj, ashtu sikur Jozefi, se do të vijë dita, do të vijë momentikur rrugën e filluar, rrugën e panjohur, rrugën e kryqit, tapërfundoj siç planifikoja, dëshiroja unë dhe Zoti në rend të parë,si dhe të tjerët që punojnë rreth të mirës tënde dhe që presin ngati. Besoj dhe shpresoj, do të vijë momenti, kur do të thuash e dotë them: vëllezër, mos keni frikë, ja ku jam, unë jam! Mos kenifrikë, sepse e gjitha çka ndodhi rreth meje e me mua, nuk ishte asdëshira ime e as e juaja, por dëshira dhe plani i Jahves (Zotit), icili i njeh dhe ka shënjuar të gjitha rrugët, të kaluarën, të tashmendhe të ardhmen. Ai, nuk lejoi që të vdesin bijtë dhe bijat e vetanga uria. Ai, më lartësoi që ta shpëtoj jetën shumë popujve.Edhe pse në shikimin e parë, rrugët më duken shpeshherë tëvështira, me thera, kryqe, të panjohura, nuk shqetësohem sepse edi që Zoti është ai që kujdeset për mua, ai që “këtë rrugë” takalojmë së bashku. Nuk frikësohem, sepse Ai i njeh të gjithadobësitë e mia, por edhe rrugët dhe cakun përfundimtar ende paqenë i krijuar unë. Ai ka plane me çdo njeri, me mua dhe ty. Naudhëheq, na drejton, ndihmon dhe ngritë. Mos ke frikë, sepseZoti kujdeset për bijtë dhe bijat e veta, për popull.26

Çka më mbetët mua, në këto momente vuajtjesh e mundimesh,në këto momente dhimbjesh të mëdha trupore, pos të them:„O, Atë, nëse do largoje këtë gotë prej meje!Veçse, le të bëhet jo vullnesa ime por e jotja“.(Lk. 22, 42-43)27

3. TI JE RRUGA E JONË!“Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta;askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje”(Gjoni 14:6)Tërë jeta e njeriut, është hulumtim, kërkim, udhëtim.Njeriu, ka nevojë për shumëçka, kështu që është i domosdoshëmudhëtimi, mirëpo në botën e sotme, çdo udhëtim ka rreziqe,pasiguri e “ndoshta” edhe mundime deri mos të arrihet te caku,vendi i dëshiruar. Kisha bindje dhe mendoja se patjetër më duhettë nisem, të shkoj, të udhëtoj. Ishte vendim i prerë, do nisëm, dheaskush s’mund të ndikonte e të më ndërronte mendje, sepse thellënë zemër, jam i shqetësuar dhe më thërrasin e presin njerëzit.Askush nuk e din sesi do zhvillohet, e do kaloi udhëtimi, dhe pota dija se çka më pret. “Eja…”, dhe të them të vërtetën shëtitjet,udhëtimet i ëndërroja gjithnjë si një i ri, për të dalë e njohurbotën, për të dalë e komunikuar me kultura, tradita e zakone, sidhe mentalitete të njerëzve, popujve e rretheve të reja. Shkurt,dëshiroja të kam më tepër njohuri mbi botën që na rrethon.Udhëtimet janë më të dëshirueshme, sidomos atëherë nëse këtë ekërkon edhe nevoja për të patur, fituar e siguruar një mirëqeniemë të mirë për të ardhmen. Në këso rrethana, njeriu, edhe më meguxim, me dëshirë të flaktë, me gëzim dhe vullnet përgatitet dhepret ditën e nisjes për udhëtim.Vendosa edhe unë të nisesha. Njerëzit e dëgjuan se kishandërmend të udhëtoja, të merrja rrugë. Dhe siç është zakon, miqe dashamirë, erdhën të më përcillnin, të më uronin rrugë tëmbarë, qëndrim të këndshëm në vendin e caktuar, si dhe kthim tëshpejt në gjirin familjar, në gjirin e miqve e dashamirëve, në28

vendin e studimeve e të punës dhe jetës sime. Por, me këtë rastdhe në këto momente, më habiste një gjë, të cilën s’mund takuptoja dot. Disi si në turbullirë e mjegull, apo edhe nënvetëdije,herë pas here pyetsha: po mua nuk më është hera e parë eudhëtimit, ngase unë udhëtimet e mia i kam filluar që nga moshatrembëdhjetë vjeçare, andaj tani më udhëtimet më duken rutinë.A s’u mësuan më, t’më prisnin e përcillnin?! Vinin të gjithë e mëpyetnin, a ke ndërmend të udhëtosh? Po, iu thosha. Në të vërtet,mua disi më vinte rënd pse më pyesin. Sikur të dinin diç, e tëdëshironin të më thoshin, e disa besa edhe më thoshin: rri heburrë, kaloi pushimet me ne këtu! Unë gjitha këto i kuptoja sidashamirësi e dëshirë e njerëzve që të më kenë afër gjatëpushimeve verore, të isha në mesin e gjirin familjar, i rrethuar memirësi dhe dashuri edhe të miqve të tërë. Pse gjithë kjo hyrje edalje, pse gjithë ky kujdes i njerëzve të mirë, pse kjo përcjellje aqsolemne?!Ishte ditë vere, moti i nxehtë. Agoi dita, dhe dielli rrezatontemrekullueshëm mbi fshatin e bukur, kurse unë dalëngadalë dukepritur miq e dashamirë që vinin pa ndërpre për të mëpërshëndetur dhe uruar rrugë të mbarë, përgatitesha për rrugë, meveshmbathje dhe diç për të ngrënë rrugës.E dija se doemos më duhet të nisëm, por si çdokush, edhe unë,nuk po e di se çka më pret gjatë udhëtimit, me siguri gjithçka doshkojë mirë, shpresoja unë, sikur të gjithë të tjerët, si çdo njeri icili merr rrugë. U nisa si çdo herë në emër të Trinisë Shenjte. Dojetë udhëtim i këndshëm dhe me gëzim, por disi i përmallshëm.U përshëndeta me miq dhe dashamirë, të cilët më shikonin mepikëllim. U përshëndeta me babë e nënë, me vëllezër e motër, tëcilët më uruan rrugë të mbarë.29

Njeriu, edhe pse ndoshta shpeshherë kalon po edhe rrugëve tënjëjta, ai prapëseprapë ato si njeh sa duhet, e ndoshta aspak. E aqmë pak di se çka mund t’i sjellin ato! Njeriu, nuk është ivetëdijshëm, apo s’dëshiron të dijë se çka mund të sjell udhëtimi,ajo rrugë, por është e natyrshme të mendoj vetëm mirë. Por,shtrohet pyetja, sesa është kjo dëshirë e sigurt dhe përfundimabsolut?!Është e kotë të mundohemi me mendime, pyetje e përgjigje, kure dimë se rrugët e të gjithëve, si dhe gjitha rrugët i njeh vetëmNjëri, Ai i cili edhe i krijoi ato, i cili të përcjell gjatë çdoudhëtimi dhe “ndoshta” në atë rrugëtim edhe dëshiron më për sëafërmi të takoj, sepse gjithmonë dhe çdo kund, Ai ka plane memua dhe Ty. Mirëpo, shtroj pyetje: vallë, a jam i përgatitur përkëtë udhëtim-takim, sa jam apo je i përgatitur dhe pajisur memjete shpëtimi-sakramente? A jam pikërisht unë i përzgjedhuri iTij? Sepse: "Çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, çdo sekondë janëspeciale, por Ne se dimë, a mos janë edhe të fundit!" Apo,ndoshta jam i pajisur vetëm me ato mjete, gjësende, për të cilatnjeriu mendon se janë të nevojshme, të pashme dhe dobishme,por të përkohshme (edhe për këto njeriu ka nevojë) d.m.th. përtrup e jo edhe për shpirt, për Hyjin, jetën e pasosur.Rrugë e paharruar!Te sa e sa njerëz, nisja, udhëtimi, rruga, mbetën udhëtim, nisje,por edhe rrugë pa kthim. Te sa njerëz, një udhëtim, bën që jeta etij të marrë një kuptim-kahe krejt tjetër, kahe që askurrë se kamenduar apo as parë në ëndërr. As unë, si shumëkush, nuk kammenduar se ky udhëtim, do të më jetë rruga e cila do të mindërronte rrënjësisht planet e mia, jetën e mëparshme, që do tëndërronte e shndërronte këtë udhëtim, këtë rrugë timen në “rrugëtë kryqit”. Unë, këtë nuk e dëshirova, sepse ndryshe planifikova,30

por, ja ka Dikush tjetër që të dërgon “atje ku ti nuk dëshiron”,është Ai, i cili shpresoj se më ndihmon, Ai, në të cilin shpresoj seështë me mua, Ai i cili udhëheq me planet tona, me ne. Është Ai icili të ndihmon, i cili nuk të le askurrë të vetmuar, por të mëson,të ndihmon, ta lehtëson dhe përcjell në çdo hap. Ndoshta këtonuk i kam menduar mirë më parë, por tani afrohej momenti itakimit me Të, dhe të gjitha i mendoj dhe analizoj.Ati ynë në qiell, Krijuesi ynë nuk heq dorë kurrë prej nesh. Edhepse ndoshta shpeshherë në momente të vështira të jetës sonë,mendojmë se Ai na ka harruar, ka hequr dorë nga ne, nuk ështëaskund, gabojmë, sepse e e dimë që babai askurrë nuk braktisëfëmijën e vet, edhe në qoftë se është i padëgjueshëm, i dështuarnë jetë, i përbuz të mirat e atit. Ai, prapë me butësi, me dashuriatërore, na pret dhe thërret: O bir, kthehu, eja, të pres dhe tëpërcjell për çdo ditë e në çdo hap!Njëherë, një i ri në takim me Jezusin, diskutonte mbi jetën e tij tëkaluar. Dhe në hapësirën qiellore, dolën skena të jetës sëdjaloshit sikur në ekran televiziv, e gjitha e përcjell me dy palëshputa dhe djaloshi i thotë Jezusit: të shohim tani jetën time(dmth. në qiell sikur ekran) të rëndë që kisha, sepse Ti po thua,gjithnjë gjatë jetës sime ke qenë pranë meje e që më ke përcjellpa ndërpre, kur unë kisha shumë rreziqe, vështirësi e jetë tërëndë!Atëherë në hapësirën qiellore filloi të shfaqet jeta e të riut, por joedhe fytyra e Jezusit dhe këtij djaloshi, por vetëm dy palë shputa(dmth të djaloshit dhe Jezusit që e përcillte). Vërtet filloi tëshfaqet jeta e djaloshit, që e pati në tokë sikur në film. Dhe qënga lindja e djaloshit shiheshin dy palë shputa, në shkollë kukishte vijuar mësimet djaloshi shihte dy palë shputa, në rrugë, nëlojë po ashtu e gjithkah ka shkonte ky i ri. Tani djaloshi rritej e31

zhvillohej, por me të edhe brengat, problemet dhe vështirësitë endryshme, por shputat nuk ndaheshin dhe përcillnin gjithkunddhe prapë çdo kund shiheshin dy palë shputa.Por, për një moment, filluan të shfaqen edhe skenat nga jeta evështirë dhe e rëndë e djaloshit. Në këtë moment, djaloshi sikur epriti, kur hetoi dhe pa se tani për momentin humbën nga pamja,shfaqja, një palë shputë. Djaloshi shikoi Jezusin dhe i tha: tëthashë se gjithnjë ishe me mua kur e kisha lehtë, mirë. Por, shihetani, kur isha në rreziqe, kur kisha jetë të vështirë, të rëndë, Tihumbe, nuk shihen shputat e tua mbrapa meje duke më përcjell?!Jezusi buzëqeshi dhe i tha djaloshit: Po, është e vërtetë se tanishihen vetëm një palë shputë këmbësh, dhe pikërisht tani kurkishe jetë të vështirë, të rëndë, por, mos harro se këto shputë qëpo i sheh në këto momente të rënda të jetës sate që shikojmë tani,nuk janë shputat e tua që i sheh, por pikërisht të miat, i thaJezusi! Sepse, në këto momente të jetës tënde të rëndë, atëherëkur ti në jetë e kishe më së vështiri dhe më së rëndi, pikërishtatëherë (pra tani që sheh vetëm një palë shputë që janë shputat emia e jo tuat), në këto momente, e gjatë kësaj rruge të rëndë nukshihen edhe një palë shputa, sepse unë të bartja ty, të merrja mbivete! Pra, kur ishe mirë unë vetëm të përcillja e kur e kishe më sëvështiri, më së rëndi në jetë (si në këto momente që shohim).UNË TË BARTJA TY NË SHPINË, NË KRAHRORIN TIM!Duke menduar dhe medituar mbi këtë tregim, mua s’më mbetitjetër, veçse të them, në vend të djaloshit e në vend timin: tëfalënderoj o Atë, ty të besoj, në ty shpresoj dhe gati se ipërgatitur, them: Ti je udhëheqësi i çdo udhëtimi, çdo rruge, edheatyre jo të këndshme, jo të dashur nga ne, atyre rrugëve tëvështirë dhe plotë rreziqe e pasiguri. Unë, Ty të besoj dhe përkëtë qëndro pranë meje, e mos më le asnjëherë të vetëm!32

Meqë planet, rrugët tua s’po i njoh dhe ende nuk po e kam tëqartë çka kërkon nga unë, atëherë të lutem;Më përcjell,Bëju bashkudhëtari im i dashur,Miku im!Rrugën të cilën po e filloj me Ty, më duket e njohur, e shkurtëdhe fatlume, e dashur dhe e pranueshme, edhe pse ndoshta do tëjetë rrugë e gjatë, e mundimshme, e përcjellur me plotë vështirësidhe vuajtje, mundime, dhimbje.Të lus, të jesh me mua, që “rastësisht” po të hasi në kryq, të mosdëshpërohem.Më rri pranë e më forco, sepse jam i dobët, më ndihmo qëgjithnjë të jemi së bashku, Ti të jesh shputë përcjellëse e imja.Qëndro me mua dhe pranë meje, të premtoj se nuk do t’ifrikësohem asnjë udhëtimi, asnjë rruge, e cila më është caktuar takaloj.Pra, nuk kam arsye për frikë! Vallë, nuk më ftove Ti vet, edheatë me emër?! Ti premtove se je me ne deri në të sosurit e botës!E di që sa herë të thërras, je me mua dhe pranë meje, prandaj Tytë besoj. Ti më je siguri dhe garanci, sepse më ftove dhepremtove: Se çka do të kërkojmë në emër tënde tek Ati qiellor,do të na jepet.Pra, të lutem, mos lejo të jam sikur disa të thirrurit nga Bibla (siçna paraqet), sikur ai djaloshi i pasur të cilit i ke thënë, dhe nathua edhe ne, mua: Eja, por më parë shpërndaju të tërë pasurinëtënde skamnorëve dhe pastaj më ndjek!33

O Zot, edhe tani, po na tregon se sa “vështirë” është të nisem pasteje, por me Ty jam, sikurse je edhe Ti me mua!Sa fjalë tmerruese iu dukën shumëkujt kur Jezusi dëshiron që meçdo kusht të shkosh pas Tij, ta ndjekësh atë?! Pyetëm, atëherë ado të gjendet kush ta ndjek rrugën e Tij?!Jezusi, është aq i dashur, sepse, pa kurrfarë fshehtësie na tregon,edhe atë haptazi: të më ndjekësh mua është vështirë, rrugën tëcilën dëshiron ta marrësh, është e vështirë dhe mundimshme, eshënuar me mundime, vuajtje dhe dhimbje dhe prapë: nësedëshiron të kesh thesar në qiell, merre kryqin tënd dhe më ndjek.Ai na thotë edhe këtë që ta kemi me dije: „Unë jam rruga, evërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjetmeje" (Gj 14, 6).Prandaj, më beso dhe më ndjek!34

4. LOJA E FUNDIT…“Kemi mësuar të ngutemi, por jo edhe të presim!"Udhëtim ishte i këndshëm. Udhëtova me tren, deri tek të“ndalurit e parë”, deri te caku i dëshiruar, pikërisht pas një ditë egjysmë udhëtimi, kuptohet pakëz i lodhur, arrita në qytetin kuedhe studioja. Ishte ky një qytet i bukur bregdetar, i ngritur në tëshumtën e rasteve si gjitha qytetet bregdetare në kodramadhështore, prej nga shihej i gjithë brezi bregdetar, gjithë ajomasë uji, sikur në pasqyrën e madhe, të paskajshme. Shihej kjobukuri që ka krijuar Hyji, nga të gjitha anët e qytetit, deti ipafund dhe porti i këtij qyteti tregtar, me anije të llojllojshme,nga të gjitha anët e botës, anije të mëdha e të vogla qëtransportojnë mallra e njerëz prej pjesëve të ndryshme të rruzullittokësor. Ky është një qytet turistik, i qetë dhe i bukur, por qëgjendej shumë larg (rreth 900 km) vendlindjes sime të dashur.Qysh para dy viteve, kur kisha arritur në këtë qytet për tëstudiuar, menjëherë e pashë se këtu ka njerëz të mirë dhe tëdashur, njerëz të afërt dhe gjithnjë të gatshëm për të komunikuardhe ndihmuar. Ishte qytet që i donte, respektonte dhe nderonteshqiptarët, meqë në këtë qytet dhe rreth tij, që nga kohët tëlashta, kishte patur shqiptarë të ardhur nga të gjitha visetshqiptare për të punuar dhe jetuar, për ta siguruar kafshatën egojës.Që nga fillimi, shqiptarët u treguan punëtorë të ndershëm. Përkëtë arsye, nga vendorët, u pranuan shumë mirë. Kjo bëri, qëvendorët të ishin gjithnjë të gatshëm për t’ju ndihmuar banorëvetë rinj, të gjithë neve. Kishte edhe mjaft të rinj që studionin nëkëtë qytet.35

Unë, si destinacion të parë nga vendlindja, kisha pikërisht këtëqytet bregdetar (nga i cili, para dy jave kisha shkuar për nëvendlindje të çmallem pak me familjar, miq e dashamirë të mi),në të cilin tani kthehesha dhe ku mendova të pushoj disa ditë, emë pas me disa miq (që i njihja një vit më parë). Aty, miqtë emijë, patën shpreh gatishmëri për të më ndihmuar që të vazhdojanë rrugën e nisur, rrugën e panjohur, rrugën të cilën deri atëherënuk e kisha kaluar asnjëherë. Tani, qëllimi ishte të pushoj pak,sepse nuk e dija sesa do të zgjaste ky udhëtim, nuk e dija sesa imundimshëm do të ishte. Më pas, kisha planifikuar të vazhdojadrejt cakut të planifikuar dhe dëshiruar, pra, në një spital, ku dotë kisha mundësi të punoja e ndihmoja të hendikepuarit për tremuaj, por ku edhe do të fitoja pak mjete financiare për të paturmundësi vazhdimin e studimeve në vitin e ri akademik!Ishte ky qytet i ditëve të mia të bukura studentore, të cilin e dojadhe e njihja tani e dy vite. Ishte ky qyteti apo të “ndalurit e parë”për të vazhduar më tej kah qëllimi i ditur, por në rrugën time tëpanjohur. Por, para se të vazhdoja udhëtimin një lojë.Lojë për ta mbajtur mend përgjithmonë!Përpos shumë talenteve që më kishte dhuruar Krijuesi, ai nëveçanti më kishte dhuruar edhe me talent sporti. Talentin tim tëlojës së futbollit e pata kultivuar që nga fëmijëria ime. Ky ishtenjë sport i trashëguar brez pas brezi në fshatin tim dhe eadhuronin gjitha gjeneratat, nga kishte patur gjithnjë talent tëmëdhenj. Të gjithë kënaqeshin, kur më shihnin duke lozur evrapuar pas topit, dhe sipas asaj që dëgjoja, unë isha talent irrallë dhe shumë i pranuar nga të gjithë në vendlindjen time.Gjithkund, isha i mirëpritur, gjithkund i dashur dhe i pranuar.Gjatë jetës sime, luajta shumë lojëra futbolli si në fshat, shkollë,fshatra për rreth e nëpër turne dhe festa të ndryshme, në vende të36

ndryshme e me lojtarë të ndryshëm. Ndjeja kënaqësi të madhe,kur gjendesha në fushë, disi “fluturoja” pa krahë, vrapoja sikurrrufe, kërceja sikur dreri, kënaqesha duke lozur sikur dukekënduar. Pikërisht, ashtu sikurse këndon bilbili i lirë në degë.Isha zotërues apo siç dëgjoja gjithnjë komentues që thoshin“mbret në fushë” të futbollit. Dhe si gjithherë çdo kund,shfrytëzoja rastin të lozë këtë sport shumë të preferuar dhe tëdashur timin. Por, pse edhe mos të luaj kur e dimë se në trupin eshëndoshë, është edhe shpirti shëndosh e kreativ!Por, për çudi, dy ditë para se të vazhdoja udhëtimin, shumë miqnga rrethi ku gjendesha, (meqë ishin të njoftuar për arritjen time),më ftonin pa ndërpre të lozi një ndeshje futbolli, më lutnin, sepsemë treguan se është bërë një ekip i mirë nga një shtet fqinjë dhese dëshirojnë të ngadhënjen mbi ta. Unë, si gjithmonë, mekënaqësi, pranova ftesën dhe iu thashë se do jem lojtari i juajditën e caktuar, pra, një ditë para se të nisesha.Gjithçka ishte e përgatitur bukur e në mënyrë shumë shoqërore.Kishte mjaft shikues, dashamirë të futbollit, dhe më tepërsimpatizant të mijë. Dukej sikur gjithë dëshironin të shikojnëlojën time të fundit, të kënaqën me golat e mijë të bukur, gola qëdija t’i shënoja shpeshherë; të shijojnë edhe një herë lojërat e miaatraktive, të cilat shumë gjenerata i mbanin mend dheshfrytëzonin çdo rast të më shohin aty ky shfaqesha në lojë.Them të vërtetën, asnjëherë nuk kam patur më tepër dëshirë nëjetën time për të luajtur ndonjë lojë si asaj here. Asnjëherë nëjetën time, s’kam ndier më tepër kënaqësi në lojë, asnjëherë sekam shijuar lojën sikur atë që prisja tani. Dhe për habi, edhe psendoshta kisha bashkëlojtarë më të dobët se kundërshtari, (gjithnjëmerrja lojtarë më të dobët në anën time, këtë e kisha zakongjithmonë). Kundërshtarët, gjithnjë prisnin humbjen tonë.Ndërkaq, unë, si gjithnjë i bindur se do ngadhënjejmë, sepse deri37

tani nuk isha mësuar të pësoj humbje. Ia arrita. Nuk vonoi shumëdhe shënova, e gëzimi ishte i paparë në zemrën e shpirtin tim,por edhe më i madh në mesin e spektatorëve. Dhe sa shkonte lojakah përfundimi, unë edhe më tepër lozja gjithë e më mirë dhethuajse në çdo aksion, edhe shënoja. Kështu, për habi time, mëdukej se nuk loznin këmbët e mija dhe më dukej sikur atoshkonin vet, sikur dëshironin t’ia qitnin pikën kësaj loje, shënojae shënoja gola. Shënova hiq më pak se 11 gola, ndërsa bilancipërfundimtar i ndeshjes ishte 14:2. Ishte ky rezultat, i cili do tëmbahej mend gjatë tërë jetës sime. S’di as vet, me sa kënaqësiloza “lojën time të fundit”. Ishte si një lojë rikapitulimi apopërmbyllje, një lojë që sikur të dëshiroja të them, po e lozi edhekëtë dhe po e përfundoj karrierën time të futbollit, apo sikur tëdëshiroja të them “mjaft” e kam treguar veten time në këtë sport,“mjaft” kam lozur e vrapuar, mjaft kam kënaqur veten dhe tëtjerët me paraqitjet e mia në fushë futbolli. Por, asnjë sportist nukdëshiron të ndërpres karrierën e tij, sidomos kur gjendet nëformën më të mirë të duhur, në vitet më të mira të jetës, nëmoshë rinore dhe plotë energji për lojë, por edhe për “lojëra”jete.Loja përfundoi. Unë u pikëllova kur dëgjova pipëzën e referit, sishenjë e përfundimit të kësaj loje. Në fakt, dëshiroja të lozsha nëpafundësi, pa ndërpre, nuk dëshiroja të përfundoj loja. Po tëpyetesha unë dhe sikur të mos kishte kjo lojë rregulla e caktimkohor, do dëshiroja t’i them referit, mos e ndal, vazhdoje deri nëpafundësi. Këtë e mendoja, pse nuk vazhdojmë tutje, të mos endalemi askurrë këtë lojë?! Unë i pikëlluar dhe tronditur nëshpirt, por edhe i dëshpëruar se përfundoi loja në të cilën itregova të gjitha aftësitë e mia maksimale, të tërën nga vetja ime,por, prapë i lumtur, shkaku i fitores së thellë, u ula jashtë fushëssë futbollit me bashkëlojtarë e familjarë të tyre, me miq edashamirë që komentonin lojën. Isha i habitur, i humbur dhe i38

thelluar në mendime të thella që më bartnin në gjitha kohërat dhelojërat e mia që kisha bërë deri tani. Më dukej se analizoja lojërate mëhershme që kisha shfaq në vende e qytete të ndryshme,sidomos lojërat që bëja në vendlindjen time të dashur, gjatëpushimeve verore. Po ashtu, më kujtoheshin dhe dilnin paralojërat e fëmijërisë, lojërat e futbollit me bashkëmoshatarët emijë në shkollë, lojërat që me kënaqësi i zhvillonim në fusha, nëlivadhe tona të bukura, në rrugë e rrugica, thjeshtë kudo. Pse mësilleshin të gjitha këto në kokë se dija, por të shkëputeshas’munda. E gjithë kjo, më vonë do të më kujtohet?!Mendoja dhe pa dashje analizoja, gjithë jetën time sportive. Përsekëtë se dija. Diçka ishte e paqartë, e mistershme!!! Edhe pse ishatejet i lumtur pas kësaj paraqitje, disi më kishte kapluar një llojpikëllimi që përfundoi loja ime, më kishte lëshuar trupi, fuqia.Thjeshtë, ndihesha jashtëzakonisht i lodhur, i molisur. Ndoshtaedhe më tepër nga mendimet e dëshirat për të lozur të gjithalojërat që do pasojnë. Unë, s’ dëshiroja të dorëzohem asnjëminutë. Disa herë, më shkoi mendja, a do kem rast të paraqitemmë sikur sot?! A do të përsërisja këtë sukses e kjo lojë emrekullueshëm?! A do shtoja bilancin e shënimeve të golave tëmi, duke mos patur asnjëherë në mendje, duke mos menduarkurrë se këta gola të shënuar, do ishin edhe golat e fundit tëkarrierës sime, të lojës sime, të cilën aq shumë e desha tërë jetën.Me këtë paraqitjet shumë kë e gëzova, aq sa këtë e pranonin dhegjithnjë edhe kundërshtarët më thoshin: të lumtë! I kredhur nëmendime të thella, u nisëm për në banesë dhe secili në drejtim tëvetin. Kuptohet, unë për të pushuar pak nga kjo lodhje e madhedhe për të vazhduar rrugëtimin tim të nesërmen. Njëherë thashë:kjo s’më ka ndodhur kurrë, këtë ndjenë nuk e kam paturasnjëherë dhe se këtë lojë më vështirë se mund ta përsërisë nëjetën time! Kurse kënaqësinë e lojës së shfaqur, se harroja dot!39

Mirëpo, jeta vazhdon me gjitha peripecitë e saj. Planet dheëndërrimet, njeriu dëshiron t’i çojë deri në fund. Presim tënesërmen me shpresë se kjo ditë do na sjellë po ashtu momentegëzimi, ditë të mirë dhe mbarë. Jemi udhëtarë dhe kalimtar nëkëtë jetë, gjithnjë në vrapim dhe pa pushuar. Gjithnjë në kërkim,“gjithnjë në lojë”!40

5. "COGITO, ERGO SUM!" (Mendoj, prandaj ekzistoj!)“Zoti më kishte që në fillim të udhëve të veta,që në fillim, para se të krijonte ndonjë gjë”.(Fjalët e urta 8, 22)Pushuam nga loja. Për udhëtimin tim, unë huazova 300 DM, nganjë profesor i imi që t’i kisha për rrugë, apo siç themi, të mëgjindeshin pranë. Mendoja, ia kthej pasi të fitoj nga puna imesezonale. Tani, të gjithë ishim të përgatitur e të gatshëm. Tënesërmen morëm rrugën, e u nisëm nga qyteti im i studimeve.Meqë ishim të ftuar nga një prift, shkuam për ta vizituar atë nëfamullinë e tij dhe më pas të vazhdonim. Ishte ky një mik idashur i yni dhe dëshiroi t’na ofronte mirësinë dhe bujarinë e tijme një pushim të shkurtër, t’na mundësonte shijimi e bukurive tënatyrës, të Krijuesit të gjithëpushtetshëm, ato bukuri mahnistëseqë gjendeshin për rreth famullisë së tij, ujëvara të mrekullueshmedhe një bukuri të rrallë natyrore.Kaluam për mrekulli tek ai. Ishte ky një pushim i këndshëm dyditor dhe sikur një parapërgatitje për gjërat që do të pasojnë, njëpushim nga “loja” e pafilluar ende, nga “loja” shumë më evështirë dhe më e mundimshme se gjitha të tjerat gjatë jetëssime.Njeriu, ka nevojë të takohet me miq e dashamirë, njerëzitdëshirojnë të të gëzojnë, ta ndihmojnë dhe ka të tillë që gjithnjëjetojnë për ta lumturuar tjetrin, për t’i ofruar njeriut kënaqësi dhelumturi në jetë, për t’i ndihmuar njeriut.Rruga, udhëtimi i filluar vazhdoj. Mua, çdo sekondë më dukej seishte i gjatë, ngase mezi prisja të arrija në cakun e dëshiruar, në41

vendin e punës sezonale. Kështu që të lumtur u nisëm për nështetin dhe vendlindjen e bashkudhëtarëve të mijë të mirë, përkah qyteti i lashtë i kulturës europiane, apo mund ta quajmë edhekryeqendra e kulturës së lashtë, në qytetin ku ende ruhen tëarriturat e kulturës evropiane gjatë shekujve, ku ende mefanatizëm e krenari në Muzeun e famshëm Perandorak ruhen tëkonzervuara Helmeta (Përkrenarja, në të cilën gjendetmbishkrimi: * IN * PE * RA * TO * RE * BT *, që do të thotë:Jezus Nazarenas * Principi Emathie * Regi Albaniae * TerroriOsmanorum * Regi Epirotarum * Benedictat Te (JezusiNazarenas e Bekon Skënderbeun, Princ i Matit, Mbret iShqipërisë, Tmerri i Osmanëve, Mbret i Epirit) dhe Shpata eheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit. Miqtë dhe bashkudhëtarëte mijë, ma mundësuan, me kënaqësi për t’i parë këto gjëra tëshenjta, për t’i vizituar e shijuar ato për disa momente. Dhe ishtekjo një ndjenë e pa përshkruar, të gjendesha para këtyre gjërave,që flasin për të kaluarën tonë të përgjakshme, por edhe tëlavdishme, për historinë tonë shekullore, për të arriturat eperipecitë, por edhe vuajtjet e mundimet nëpër të cilat kaluam.Përkrenarja, e cila qëndroi në një kokë të urtë, na bëri si popull tëmëdhenj e të famshëm në mesjetë e gjer në ditët e sotme; Shpatëishte ajo që çau sa e sa “shkëmbinj”, “kodra e male”, thera epengesa tjera historike që kishim, dhe na trasoi rrugën kah emira. Shpata me të cilën Heroi ynë kombëtar dhe fetar e kishteluftuar të keqen. Para gjërave të heronjve të popullit, paragjësendeve të njerëzve të cilët sakrifikuan gjithçka dhe dhanëjetën për të mirën e kombit, mendja lundron dhe fluturon nëpërshekuj, nëpër histori, nëpër ngjarje të ndryshme, por, ndiheshedhe krenar, më i fuqishëm, më i freskët dhe i mbushur plotëenergji për beteja në jetë, për beteja sikur të ishin ato të Heroittonë. Në pyetjen se përse këto gjësende të heroit tonë gjindenkëtu e jo në shtetin tonë, menjëherë i dhashë përgjigjen vetes:sepse ky njeri bëri shumë për mbarë Europën, për ruajtjen e42

kulturës dhe identitetit tonë fetar e kombëtar, por edhe përidentitetin fetar të mbarë Europës. Atëherë, vetëm përfundova:uh, sa njerëz të mëdhenj pati dhe ka populli ynë! A mos ishte kjovizitë e imja para këtyre gjësendeve të shenjta të Heroit tonë,edhe një frymëzim dhe dhënie e forcës dhe fuqisë për mua, që tëtrimërohem, të mburrem, të krenohem e mbushem plotëheroizëm e energji trupore e shpirtërore, para betejave tëardhshme, që do t’më presin në jetë?! Qëndrova një kohë të gjatëpara këtyre relikteve të shenjta për mua, duke medituar, dukemenduar shumë e gjatë. Ishte edhe kjo një ditë e lumtur. Një ditëe bekuar dhe shumë e madhe, kur ndjeva veten edhe më të fortë,ku u frymëzova më shumë. Më dukej, sikur u mbusha plotëenergji, forcë e fuqi për betejat eventuale të ardhshme, beteja tëcilat kishte edhe Heroi ynë kombëtar.Udhëtimi, një mijë e disa qindra kilometra deri në këtë qendëreuropiane, ishte i mrekullueshëm. Të gjithë në automobil (katërpersona dhe unë), ishim tejet të lumtur gjatë udhëtimit, tejet tëhareshëm e të disponuar dhe mund të them aspak të lodhur. Sikurtë kisha pushuar para gjërave që më presin (unë, duke menduarpara fillimit të punës sezonale dy mujore), e që kisha përzgjedhvet ta bëja këtë vit, për ta ndihmuar veten time, meqë kishaobjektiva të shumta, si dhe për t’iu lehtësuar edhe prindërve tëmijë shkollimin tim. Pasi kishte një javë që kam dalur ngashtëpia e lindjes, që kur u përshëndeta nga prindërit, vëllezërit emotra ime e dashur, vendosa dhe iu shkrova një kartolinë nga kjoqendër e kulturës, nga ky qytet i bukur dhe shumë i lashtë. Këtë ebëra, siç e kisha gjithnjë zakon, sa për t’iu lajmëruar se isha dhekaloja shumë mirë deri më tani. Iu përcolla kartolinën (e cila doudhëtojë disa ditë deri të arrijë në duar të familjarëve të mi) mepostë, dhe në te shkrova; „Babë dhe Nanë e dashur,përshëndetje! Unë jam shumë mirë me shëndet dhe kaloj shumëmirë. Shpresoj dhe besoj por edhe lus Zotin që të jeni edhe ju të43

gjithë mirë! Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju dua të gjithëveshumë. Përshëndetje të veçantë për motrën time të dashur!Kushdo të pyet për mua e përshëndetni dhe i bëni shumë të falanga ana ime! Mos u merakosni e mos u mërzitni për mua,shihemi shpejt! Ditën e mirë e dëgjohemi! „44Wien, 27.07.1987Pasi iu lajmërova familjes sime nëpërmes kartolinës, e cilambante datën e 27.07 dhe pas një dite të bukur, vendosa të nisemme tren nga kjo qendër për të vazhduar rrugën deri në vendin kuisha nisur, mirëpo miqtë e mijë shprehën vullnetin, dëshirën dhegatishmërinë e mirësinë e tyre, të më gjinden edhe më tej, që tëmë ndihmojnë e të më bëjnë edhe një të mirë që të mosharxhohem. Ata vendosën të më ofronin edhe më afër qytetit, tëcilin e kisha marrë në sy. Më thanë, do t’ia bëjmë një vizitë bijëssonë, që e kishin të martuar e që jetonte në shtetin fqinjë të tyre,edhe pse të gjithë këta ishin një kombë më parë. Ky ishte njëqytet i madh multinacional, i këtij shteti, në të cilin kishin ardhurshqiptarët gjatë viteve të gjashtëdhjeta. Pra, miqtë, dëshironin tavizitonin bijën e tyre, e cila ishte e martuar e jetonte me familjeaty. Nga aty, unë e kisha shumë afër. Me mbetën diku afër 600km. Unë, iu falënderova nga zemra, për këtë gatishmëri të tyredhe me këtë u pajtova. Thënë të vërtetën, më erdhi mirë, sepsederi më tani ende nuk kisha ndonjë përvojë të daljes në këtoshtete.“Talitha kum!” = “Unë po të them: çohu!”Në shtetin ku dëshiroja të shkoja, nuk kisha qenë kurrë më parë.Andaj ishte për mua një përvojë e re. Ai ishte shteti më i madh nëEuropë, kështu që doemos mendoja se më nevojitej ndihma.Gjuhën e këtij shteti, po ashtu nuk e njihja mirë dhe me vete

thosha: sa mirë që më gjinden dhe sa mirë që më afrojnë më afërvendit ku dëshiroj të shkoj. Pushuam mirë këtë mbrëmje. Bëranjë gjumë shumë të qetë dhe u zgjuam të gjithë. Por, këtë ditë,unë ndihsha pakë i padisponuar, i trazuar në shpirt dhe zemër,sikur nuk kisha dëshirë të nisëm. Ndihesha i ligështuar, mëdukej sikur i kisha këmbët e këputura, edhe pse gjer atë momentmezi prisja të vazhdoja rrugën për aty ku isha nisur. Këtë ditë,nuk më shkohej, mendoja të pres të nesërmen, mos të udhëtojsot, sepse edhe moti ishte i trazuar, i errët, sikur në vaj itmerrshëm, me shi e erë, gjithkah errësirë e turbullirë, gjithkahmjegullinë dhe paqartësi. Mendoja, të pushoj edhe një ditë tekmiqtë?Mirëpo, diçka me nxiste, me tërhiqte, më thoshte dikush, duheshtë nisësh tani, të vazhdosh rrugën, këtë rrugë të cilën ta kamcaktuar unë që nga lindja?!Dhe gjithçka ishte mirë. Ne u përgatitëm dhe të lumtur u nisëmpër udhëtim. Vazhduam rrugën, e cili me këta miq, mund tëzgjaste edhe diku rreth dy tre orë vozitje me automobil. U nismënë mesditë dhe udhëtonim, unë dhe tre bashkudhëtarë, me të cilëtishim që disa ditë së bashku. Këta miq, patën dëshirë tëqëndronim së bashku më shumë. Por, meqë doja të punoja, edheata ishin dakord.Sa kam hyrë në automobil, ishte diçka e çuditshme. Unë,menjëherë ndihesha shumë lodhur, i përgjumur sa nuk e kuptojakëtë punë assesi. Nuk mbaja mend që gjatë ndonjë udhëtimi nëjetën time të deriatëhershme (me tren, autobus, automobil…) tëkisha bërë gjumë, edhe pse udhëtimi ka mundur të zgjas me orë eorë të tëra, me ditë e net. Gjatë udhëtimeve, unë nuk flija, sepse,gjithnjë kisha dëshirë të shikoj, të njoh vende të ndryshme, tëshijoj bukuritë e natyrës, fshatra e qytete, pra të vëzhgoja. Por,45

vërtet nuk mund të kuptoj atë ditë sapo hyra në auto, nuk kaluamas gjysmë ore vozitje dhe ndihesha tepër i lodhur, molisur dherraskapitur. S’mund t’i hapja sytë, sado më bën “muhabet“,përkundër komunikimit të miqve me mua. Më thanë disa herë,ç’ke, pse nuk flet? Iu tregova se jam tepër i lodhur për gjumë, sekëmbët mu kanë këput, siç thotë populli, më kishte humbëdëshira për të biseduar, për të qeshur, për të shijuar bukuritë ekëtij shteti me natyrë të mrekullueshme alpiniste!U drejtuam qytetit të lindjes të të madhit “fëmijë imrekullueshëm”, qytetit të lindjes së gjeniut të muzikës,Wolfgang Amadeus Mozart-it, njeriut e gjeniut që i dha shumëkulturës botërore, mirëpo që jetoi shumë shkurtër dhe një jetë tëçuditshme, të parehatshme, një jetë gjithnjë në kërkim, i trazuar.Përkundër këtyre, ai kontribuoi e dhuroi shumë civilizimit, porqë fatkeqësisht vdiq në moshë shumë të re. Që nga ajo ditë, tanie qindra vite, atij nuk i dihet ende vendi as varri. Ja, kështumendoja shkojnë e kalojnë ditët e njerëzve të mëdhenj. Japinshumë, nuk marrin asgjë, mundohen shumë, e mundi nuk iushpaguhet, jetojnë për të tjerët, e të tjerët sot nuk ia dinë varrinku ka.Ne, i ofroheshim qytetit ku do të shkoja, por unë nuk arrija tëpërballoj gjumin. Gruaja e mikut tim (që voziste), e ulur nëkarrige mbrapa me mua, disa herë më thirri të zgjohem, edhe tëluaj letra, gjë që fillova, por kot se rishtas më koti gjumi. Asgjënuk kuptoj, pse isha aq i lodhur, i përgjumshëm. Ajo, dëshirontetë më mbaj zgjuar, pse? Vetëm e vetëm të rri zgjuar e mos tëflejë! Pse e bëri këtë nuk e di?! A mos kishte ndoshta ndonjëparandjenjë të keqe?! Më thërret, me emër zgjohu, rri me ne!Por, unë as kokën s’mund ta ngrija lartë, isha tepër i lodhur!Disa here më koti gjumi për gjatë dy orë vozitjeje. Dhe tani kurishim shumë afër qytetit të Mozartit, kur as vet nuk isha i46

vetëdijshëm se si erdhëm deri këtu, sepse të shumtën e kohës unëisha në gjumë, apo here në gjumë e herë zgjuar, por i tëri sikur nëmjegull.Dhe sikur në ëndërr brenda një sekonde, apo as një sekondi, muduk se diçka ndodhi. Unë isha në gjumë të thellë, dhe e gjithandodhi sikur në një ëndërr të shkurtër, por, NDJEVA NJËKRISMË, NJË BRITMË. Më kujtohet, MË KAPI DIKUSH PËRKRAHU, DUKE MË BËRTITË ME ZË TË LARTË, DUKEQARË E PANDËRPRE DUKE THËNË; “ZGJOHU,ZGJOHU!”. Kjo nuk zgjati shumë. BRITMË, ZHURMË, ZË,VAJË. Nuk më kujtohet asgjë, vetëm se diç ndodhi, sikur në njëëndërr të shkurtër dhe të padëshiruar, të keqe, të tmerrshme, kugjithçka kishte mbuluar një mjegull shumë e dendur, errësirë.Pastaj, u plandos dhimbja e pikëllimi, ku gjithçka dukej se kishtembaruar, kishte marrë fund. Dhe momenti i fundit i vetëdijessime (atëherë kur dikush më kishte nxjerr jashtë automjetit), ishtesa më doli gjumi një sekond dhe hetova se jam i shtrirë në njëlivadh, prej ku tentova të ngritëm “ndoshta edhe në këmbë”, sëpaku më duket se ngrita kokën, por jo MENJËHERË RASHËNË GJUMË, “VAZHDOVA GJUMIN E THELLË”. Pastaj, nukmë kujtohet asgjë.Çka ndodhi?! Vallë, mos arrita në vendin që ma kishte caktuartjetër kush?! “Talitha kum!” Zgjohu, zgjohu!!!47

6. ZGJOHU!“O ju të gjithë që udhës kaloni,shikoni e shihni a ka dhimbje si dhimbja ime…”( Vaj. 1. 12)Dalëngadalë, filloj të më vinte vetëdija. Fillova ta kuptoja sediçka paska ndodhur me mua. Fillova t’i hapi sytë, por, prapë bienë gjumë të thellë, ndoshta edhe të “detyruar“! Gjithçka mëduket se është mjegull para meje, diç sikur ëndërr. Askënd nukshoh pranë meje, askënd nuk njoh, askënd nuk e dëgjoj, gjithnjëbie në gjumë të thellë, para meje të gjithën e mbulon njëturbullirë, një errësirë e madhe, tunel, një heshtje.Mundohem, përpiqem të mendoj, të kuptoj se çka është dukendodhur?! Sa mundohem t’i hapi sytë, sa mundohem të mendojse çka ka ndodhur, e është duke ndodhur, prapë bija në gjumë,nuk ndeja asgjë, nuk dija asgjë. Nuk kisha dhimbje, nuk ndjejatrupin tim, nuk ndeja këmbë as duar, këmbët të cilët deri më taniishin shumë aktive, shumë të lëvizshme, atëherë se dija nëse ikisha apo jo.Shpeshherë më duket se më thërrasin disa zëra, mirëpo, sapohapi sytë bie në gjumë, s’kisha kurrfarë force, nuk kisha fuqi astë flas, as të mendoja, as të qëndroja i zgjuar për asnjë minutë. O,Zot çka ndodhi? Ku jam? A hoqe dorë prej meje? Vallë, u“larguan shputat” e Tua nga përcjellja ime, tani kur më së teprimë duket se kam nevojë, kur më së tepri më nevojitesh, kur mësë shumti dëshiroj dhe kërkoj përgjigje që së paku të kuptoj seçka ndodhi me mua?!48

Për një moment, më erdhi një zë që më thirri në emër. Hapa sytëdhe pashë sikur një hije, një njeri më dukej duke qëndruar nëkëmbë, fshinte lotët, më përkëdhelte dorën e priste të zgjohemnga ky gjumë i thellë dhe i pakuptimtë. Duke më shikuar mua mëduket se ai pa ndërpre fshinte lotët dhe nuk fliste asgjë, veçselehtë më thërriste me emër e më thoshte, zgjohu të lutem, zgjohu,më shiko, a më njeh? Më vështronte pandërprerë dhe kur unëdëshiroja të komunikoja me të, e që nuk po mund, atë dikush enxirrte përjashta. Për një moment, hetova, vërejta dhe së fundime mund të madh pashë dhe e njoha, e kuptova se ky është vëllaiim, vëllai i madh Jozefi, i cili qëndron pranë vëllait të vet tani tëpafuqishëm, as të gjallë e as i vdekur, por duke luftuar me jetën,duke u munduar të korrë edhe një fitore, të ngadhënjen edhe mbikëtë “lojë“, tani ndër më të vështirat në jetë. Mund të mendojdhimbjen e tij, dhe mendimet e këtilla që bëja “ndoshta” herë -herë edhe pa vetëdije, e duke më rrjedhur lotët pa ndërpre nëpërfytyrë, pa dashje e pa vetëdije, dhe më zë të shteruar që dëshirojtë komunikoj me tim vëlla. Kjo dëshirë e madhe, të bisedoja ekomunikoja me të, edhe me fjalë ishte një gjë e pamundur për t’urealizuar në atë momente, prapë e përsëri këto mendime tëshkurtra mjegullore, të paartikuluara e të pakonceptuara, edhepër mua vet të paqarta e gjysmake më vunë në gjumë, gjumë dhevetëm gjumë i thellë! Ai, i përlotur, i thyer në shpirt e zemër mëthërriste pa ndërpre, por unë nuk kisha fuqi t’i përgjigjem pos tëdënesja, të marrë thellë frymë e të gjëmoj e nga unë të dal zëri ishteruar dhe gjëma, oh dhe sa herë e herë oh, …dhe prapëkllapia. Mua më duket se unë i përgjigjesha, por jo me zë, sepsekëtë nuk kisha mundësi ta bëja, por me dëshirë dhe me mendime.Dëshiroja t’i them: mos qaj, mos u merakos, mos u brengos sebëhet mirë, nuk do të dorëzohem, do t’ia dal, do të ngadhënjej.Mendoj se dalëngadalë po më vinte vetëdija, edhe pse ipafuqishëm, nuk mund të flas e komunikoj, nuk mund e nuk49

kam fuqi as dorë e as këmbë të lëviz. Unë mendoja dhe po ekuptoja se e gjithçka paska ndodhur, e mua që më duket para disasekondash, paska qenë një aksident komunikacioni, fatkeqësi kupaskam pësuar rëndë. Dhe prapë gjumi i thellë!Vëllai im, me të dëgjuar këtë lajmë të hidhur të fatkeqësisë sime,paska pas ardhur të më jetë pranë. Pranë kisha edhe njerëz tjerëtë cilët nuk po i njoh dot! Mund t’i kuptoj dhimbjet e tyre përmua. Mund t’i kuptoj dhimbjet e prindërve nëse iu kanë treguarse çka ndodhi me mua gjatë këtij udhëtimi? Ndodhi kjo të cilëngjë nuk e kam dëshiruar unë, të cilën gjë nuk e kam pritur dhe asëndërr parë asnjë herë, ndodhi kjo të cilën nuk e ka dëshiruaraskush. Tani ndodhi e unë jam në agoni të vdekjes.Por, gjithmonë, më shkonte mendja në vdekje, gjersa unë dojamë tepër se kurrë të jetoja, nuk dëshiroja të vdisja, sepse mëshkon mendja që misionin time ende nuk e kam filluar e lëre mëpërfunduar, më shkonte mendja tek më të dashurit e mijë! Nukdëshiroja të vdisja, por të jetoja doja, nëse shkoja dhedorëzohesha më dukej se i tradhtoja të gjithë, e ika pa iu thënëlamtumirë, prandaj në këtë gjendje nuk më mbetet gjë përposgjumi, lutja për jetë. E unë, jetën e doja më tepër se askurrë, mëmbeti vetëm biseda me ata që më kuptonin në këtë gjendje, ata tëcilët dëgjonin zërin tim të pa nxjerrë nga goja, ende tëpashqiptuar, cilët dëgjonin zërin e heshtjes sime, të cilët kuptoninzërin e brendisë sime, të cilët kuptonin ndonjë fjalë të turbullta etë paqarta të dalur nga goja ime e tharë, por, që i kuptoninplotësisht mendimet, dëshirat. Në rend të parë, dëshirën për tëshpëtuar, për të jetuar tutje. E, mbi të gjitha, aty më mbeti tëkomunikoja, vetëm me ata që më kuptuan të tërë jetën, që mëkuptojnë plotësisht edhe tani në këtë gjendje, me ata që askurrënuk më lanë të vetëm e në të cilët tërë jetën shpresova, besova.50

Të jetoj dua…Sado të jetë jeta e vështirë, e mundimshme, sado e dhimbshme,në njeriun gjithnjë ekziston dëshira për të jetuar. Sidomos, kjodëshirë ekziston në persona që janë plotë vrull, plotë dëshirë evullnet për të arritur diçka në jetë, e në veçanti te personat, tëcilët që herët janë përcaktuat për t’iu ndihmuar të tjerëve. Nëpersonat të cilët që moti i kanë caktuar vetes prioritete e qëllime.Dhe deri mos të arrijnë këto ambicie, ata doemos dëshirojnë tëjetojnë, të zgjohen, të ecin tutje.Unë gradualisht kuptoja se çka ka ndodhur, e kuptoja veten timese në çfarë gjendje paskam arritur, bëja një luftë në vete, njëbetejë të madhe për jetë, e të cilën betejë së bashku me mua ebënin edhe të tjerët, mjek e motra.Por, pranoj të vërtetën se nuk më ishin ende të qarta rrugët, nuk edija se a është ky realitet apo vetëm ëndërr, apo në rastin më tëmirë ndoshta vetëm një sprovë për mua, por jo sepse sa kuptojanë këtë gjendje e gjitha ishte një realitet që nuk mund t’i ikjaassesi! Në gjendjen të cilën isha, i shtrirë tani e disa ditë nëdhomë intensive, i “lidhur” për shtrati, nën medikamente e mjetetndihmesë medicinave në të gjithë trupin tim të llomitur, tërraskapitur, të thyer, të lënduar rëndë, të përgjakur e herë nëgjumë të thellë e shumë pak i zgjuar, kur nuk mund të bisedojame ata që hynin e dilni nga kjo dhomë, kur nuk kisha si tëkomunikoj me familjarët e mi ku njëherë për njëherë kisha vetëmvëllain afër, kurse askund, babë e nënë, vëllezër tjerë apo motrëntime të dashur me të cilin deri në këto momente ishim të pandarë,sikur bineq, tani kur nuk kisha afër miq e dashamirë, të njohur.Tani, kur arrija për momente të kuptoja diçka, kur më kthehejherë-herë vetëdija, por, kur edhe më ishin dhimbjet gjithnjë e mëtë mëdha, të cilat tani i hetoja, i ndieja, tani gjithnjë në çdo51

lëvizje e çdo sekondë në dhimbje të padurueshme pyetsha vetentime: a më kupton kush?! A “më sheh” kush? A mund të mëndihmoj kush?!Është e vërtetë, se afër nuk kisha as babë e as nënë, por gjithëkëta e gjithë ngushëllimin gjëja në një grua, në një zonjë, në njëNënë, fytyra e së cilës më shfaqej pa ndërpre. Ajo ishte Zoja eBekuar, Nëna e të gjithëve, Nëna e Botës mbarë, Nëna eDhimbjes, por edhe Nëna e Këshillit të Mirë, Nëna eNgushëllimit dhe Ndihmëtarja e jonë! Me Të bisedoja, me Tëkomunikoja në heshtje e pa zë, më dukej se e vetmja Ajo mëishte pranë pa ndërpre dhe gjithnjë, më kuptonte, më jepte forcë,më jepte shpresë, vullnet, kuraje, e vetmja që më ndalte dhimbjetapo ndoshta këto dhimbje i ndante me zemrën e saj tëdhimbshme, i merrte mbi vete e në trupin e saj, sepse edhe fytyrae saj ato momente ashtu dukej, duke vuajtur, duke bartë dhimbatë mëdha. Zemra e saj, ishte e shporuar, ashtu siç ishte edhe trupiim gjithkah, së bashku bartnin plagë të rënda, bartnim kryqin eBirit të saj. Bisedoja pa zë me orë të tëra, komunikoja dhe lutjapa ndërpre të qëndrojë pranë meje, me mua…, të më ndihmojëdhe të më shpëtojë që të mos vdes, si askurrë më parë tanidëshiroja të jetoj! Më dukej se ishte e vetmja që më kuptonte,zemra e saj e madhe, e cila kishte përjetuar këso momentedhimbjeje që moti, Ajo e cila kishte parë të Birin e saj tëpërgjakur, të rraskapitur, të lodhur e të lidhur e në agonin evdekjes, më kuptonte më së miri…Nënën e kisha larg fizikisht dhe mendoja me siguri asaj as që ikanë treguar të vërtetën se çka është duke përjetuar biri i saj i“lidhur” për shtrati, i cili është duke bërë me ditë të tëra luftë përjetë, e cila ende nuk din e çka ka ndodhë vërtetë me të birin e sajtë dashur. Por, ja tani kisha Nënën tjetër, e cila më gjendej, e cilakujdesej për mua, e cila më fshinte djersët e vdekjes, e cila më52

fshinte lotët, e cila më i zbuste dhe lagëte buzët e thara me ujë tëfreskët, me ujë që është jetë, me shpresë e me dashuri, e cila nukpati se si t’i ndihmoj të Birit të saj e tani e gjithë atë e kthen teunë, më ndihmon e qëndron afër meje pandërprerë.Dikur para aksidentit, si i ri mu shfaqë figura e Jezusit tëpërgjakur e tani më shfaqet e gjithnjë sillet në kokën, nëmendimet e sytë e mi të përlotur Nëna e Tij, kjo Nënë tani poashtu e pikëlluar për mua, dhe sa ngushëlluese e shpresëdhënëseishin fjalët që pëshpëritsha: jo nuk dua të vdes, të jetoj dua! Dhegjithnjë, më dukej sikur merrja përgjigje nga kjo Nënë: mos kefrikë, unë jam me ty, mos u brengos sepse bashkë jemi duke ibartë e ndarë dhimbjet (edhe pse mua më dukeshin se nuk kakush dhimbje më të madhe, por nuk e dija se çfarë do ishin këtodhimbje pa Të, por me siguri të paqëndrueshme, tëpapërballueshme). Kisha ndjenë se here-herë të gjitha dhimbjet ibarte e merrte ajo, sepse në disa momente unë pushoja!Tani, kur filloj të më kthehet vetëdija, këtë që kishin pritur mepadurim dhe shpresë e besim edhe vëllai im që më qëndronpranë, edhe mjekët të cilët luftuan tani e shtatë ditë rreth jetëssime, pra të më kthejnë, të më mbajnë në jetë, mirëpo tani edhedhimbjet janë gjithnjë e më të padurueshme. Fillova të hap sytëhere-herë, të më kthjellohet të pamurit, shikimi, por shihja gjithëe më tepër mjete mbi kokën time, gjithnjë e më shumë shishe tëllojllojshme, gjithnjë e më tepër infuzione, e çka jo mbi mua erreth meje.Nuk kuptoja ende dot se unë isha i operuar tani, se operimi nëmua kishte zgjatur me orë të tëra (diku rreth 14 orë), e këtë endenuk e kuptoja saktësisht shkaku se isha nën sedative të forta. Nuke kuptoja se isha i operuar në boshtin kurrizor, ku kisha pësuarlëndime të rënda dhe që tani as unë dhe as ata që më ndihmuan53

(mjekët) nuk e dinin se si do të kaloja të gjitha, por prisnin dukeshpresuar; së paku të shpëtoj, të vazhdoj të jetoj. Por, në çfarëkushtesh e rrethanash dhe me çfarë pasojash nuk e dinin as ata,as unë e “askush”, nuk ishte e sigurt asgjë.Megjithatë, të gjithë që kishin dëgjuar për këtë aksident, për këtëfatkeqësi time, shpresonin, lutnin, ishin me mua në këtomomente të rënda të jetës sime, në këto momente kur isha “ilidhur për shtrati” tani e disa ditë e javë. Besonin nëngadhënjimin tim! Më duket se shpëtova nga vdekja, më nukisha në dhomë intensive, vetëdija më ishte kthyer mjaft mirë,kuptoja, ngadalë edhe komunikoja me njerëz, e vëllai ende mëqëndron gjithnjë pranë. Po ashtu, pranë fillojnë të më qëndrojnëedhe miq të shumtë që kisha në këtë qytet, por edhe tjerë, qëvinin nga pjesë të ndryshme anë e kënd, edhe nga vendlindja. Portë gjitha këto vizita të shkurtra që më bëheshin, gjithakomunikimet e bisedat dhe mendimet e mia i ndërpriteshingjithnjë dhimbjet që shkonin e gjithnjë rriteshin dhe bëheshin tëpadurueshme, dhimbje të papërballueshme, të mëdha e tëpareshtura, të pandërprera, në gjithë trupin tim, sidomos tanigjithë e më tepër ndiej dhimba të mëdha në boshtin tim kurrizor,dhimbje e gjithkund dhimbje. Por kjo Nënë e mirë më qëndronpranë, më përkëdhelte, më përkrahte kur isha i zgjuar e në gjumë,gjithnjë.54

7. S’KA GJË TË PAMUNDSHME PËR HYJIN…“ Ti u afrove kur të rashë ndore e the: “Frikë mos ki!”(Vaj. 3, 57-58)Tani, kur disa ditë jam jashtë dhomës intensive, por, nënpërkujdesje njëzetekatërorëshe të personelit mjekësorë, afërdhomës së personelit që kujdeset për pacientët në gjendje tërëndë, tani kur pas disa javësh edhe vetëdija më është kthyer dhekur po kam mundësi komunikimi me vëlla, me njerëz të afërm emiq, duket se që nga dita e aksidentit tim edhe moti u turbullua, utërbua dhe vajton e derdhë lot pa ndërpre, së bashku me mua, përvuajtjet në të cilat gjendem. Kam dhimbje të mëdha trupore, etani edhe shpirtërore, dhimbjet janë gjithnjë e më tëpadurueshme. Vajtoj e qaj unë, qajnë të dashurit e mi, qanë evajton i madh e i vogël. Madje, edhe qielli më duket i ështëtrazuar, i cili me rrufe e bubullima pandërprera sikur dëshiron tëthoshte: pse e gjithë kjo? Bubullon dhe pa ndërpre loton, shi, erë,stuhi e fortë çdo ditë që duket sikur të jetë dita e gjykimit, dita efundit. Sikur, e gjithë kjo i bashkëngjitet dhimbjes dhe pikëllimittim.Spitali “Unfalkrankenhaus” (Spitali i të aksidentuarëve), në tëcilin gjendem tani e disa javë, ishte i vendosur në rrënjët ekodrave të larta nga guri të këtij qyteti të lashtë, qyteti që lindinjerëz të mëdhenj, edhe kompozitorët e muzikës klasike ndër mëtë mëdhenj në histori të njerëzimit, qyteti i lavdisë por edhe imuzikës sa të hareshme, aq edhe të dhimbshme, kështu që mëduket se edhe ai tani gjendet në pikëllim. Këto pamje, të cilat ishikoj dhe herë-herë i vështroj, i shtrirë nga shtrati im, nëmomente të bëjnë të frikësohesh, diku në këtë mot të lig sikurdëshiron të shembet mbi ndërtesë, mbi ty. Unë. jam që një kohëtë gjatë i pavetëdijshëm, kur është mëngjesi, mesdita apo nata,55

sepse, jam i shtrirë, i “lidhur” për shtrati qe një kohë të gjatë,bëjë gjumë atëherë kur për ndonjë minutë më ndalen dhimbjet.Më duket se kam harruar të bëjë gjumë normal. Nuk di, qysh tanikam filluar dalëngadalë të përdori ushqime të lehta aq sa për tambajtur shpirtin në jetë, por këtë e zëvendëson tani e javë të tëraushqimi artificial, i cili së bashku me medikamente e infuzionetjera, më qëndrojnë mbi kokë dhe vetëm ndërrohen me shishetjera të reja, të plota e që duket kurrë nuk mbarojnë. Më shkonkoha herë-herë, duke numëruar pika-pika këto shishe dhe endepa përfunduar mirë arrijnë të tjerat cilat zëvendësojnë tëzbrazurat. Pak gjumë, e shumë dhimbje, pak pushim e më tepër itrazuar, i lënduar rëndë në trup e shpirt, pak gëzim kur shohvëllain e miqtë e mijë që më vizitojnë pandërprerë, më tepërshqetësim e mallëngjim për ata që nuk i kam afër e nuk po i shohe për të cilët edhe në këtë gjendje tani mendoj. Por, të gjithë mëndihmojnë, më japin kuraje, me fjalë, se vetëm forcohu dhe mëpas e gjitha do jetë mirë! E kam shumë vështirë, të pranojrealitetin e krijuar. Tani gjithnjë e më tepër, e kam të qartë sekëmbët nuk i ndiej, jam operuar, dhimbjet në vend se të fillojnëtë zbutën e ngadalë të zhduken, ato gjithnjë e më tepër rriten.Çka është duke ndodhur, pranë gjithë këtij kujdesi të madhe rrethmeje, pranë gjitha këtyre ilaçeve e mjeteve tjera për zbutjen edhimbjeve, e ato sa shkojnë e shtohen, janë të padurueshme, tëmëdha e të pa ndalura. Duket s’ ndikon asnjë ilaç në trupin tim,saqë fillojnë të mendojnë e të brengosën edhe mjekët e motratmedicinale rreth meje!Edhe në këtë gjendje të rënd, unë pranoja vizitorë, pranoja tëafërmit e mijë, pranoja gjithë ata që vinin, që dëshironin të mëshohin e të jenë së paku pranë meje edhe pse unë shpeshherë nukpo mund të komunikoj me ta, pa dashje, bie në kllapi, sigjithmonë jam i lumtur në mesin e të afërmve, të miqve edashamirëve të mi, dëshiroj të jem sa më gjatë me ta, të56

komunikoj, të çmallem. Por, këtë nuk ma mundëson gjendjashëndetësore, nuk lejojnë as personat përgjegjës të repartit, dukeditur gjendjen time jostabile shëndetësore. Kështu që, e gjithapërfundon shpejt dhe prapë kisha dhimbje të shumëfishta!Mundohem të përmbahem, e të mos dinë kush sesa jam dukevuajtur, se çka është duke përjetuar trupi e shpirti im, sesadhimbje të mëdha trupore kam, por, e gjitha është e kotë,domosdo nga sytë e mi të lodhur për gjumë më del vaji, mërrjedhin lotët, dëgjohet zëri e britma ime ku duket se ky zëdhimbjeje të forta dëgjohet jo vetëm në spital, por edhe në qytet.Dhembje dhe britmë me zë të shterur. Unë s’ mund të qëndrojmë, herë-herë kam tundime e mendoj: më mirë të mos isha, edhepse luftova dhe ende mundohem e po luftoj për jetë. Nganjëherëthem: më mirë e gjitha të përfundoj, të mos jam më, të mbarojkjo betejë, sepse vërtet më nuk qëndrohet, të lirohem unë dhe tëgjithë të brengosurit rreth meje, pra, të mos mundohem unë e astë dashurit e mi. Po, këso momente të dëshpërimit kisha, mëishin të pashmangshme në këto rrethana. Por falë gruas-nënës sëdashur e Birit të saj, ende qëndroj stoikisht, dhe kthehem epërmbahem, pendohem për ato mendime e “dëshira”.Shiko, o Zot, e shqyrto se në ç ‘gjendje çnjerëzore jam!”Kisha aq dhimbje sa që u vinte keq e më kuptonin edhe mjekët,edhe motrat medicinale, po edhe punëtoret e punëtorët qëpastronin, të cilët nga gjëma ime, nga klithmat, nga britmat eofshamat, vetëm hapnin derën të shihnin kush është në kësodhimbje, zëri i kujt dëgjohet aq fortë e dhimbshëm. Unë, kthejakokën, sikur dëshiroja t’iu them, e shihni se sa vuaj, a mund kushtë më ndihmoj më?! Me sa dhembshuri më shikonin, më pyesindiçka sa për t’ma tërhequr vëmendjen që të harroja dhimbjet.Por, çdo gjë ishte e kot. Përkundër këtyre, unë luftoj me dhimbje,ndalen në heshtje duke drejtuar sytë ka qielli, e duke lëvizur57

kokën mbyllin derën, sikur dëshirojnë të më thonë, të kuptojmë,edhe ne jemi me ty, por nuk dimë sesi me të ndihmuar, s’kemimundësi, por mos u dorëzo, qëndro, mbaju! Me një rast, dukeparë gjithë vuajtjet e vajin tim, një punëtore në gjuhën kroateshau jetën dhe thirri me zë: ku je o Zot, ndihmoj, çka pret? Ekuptoja se këtë e bënë nga dhimbja që ka për mua.Natyra ime e çiltër, e hapur, kjo aftësi, dhuratë nga Zoti, aftësiapër komunikim, e me këtë afërsia me njerëz, kanë bërë që unë nëjetën time të kam shumë miq, të kam shumë dashamirë, shumëadhurues dhe përkrahës, shumë mbështetës, sikur të përgatiteshepër një ditë, për një ngjarje, për këtë në të cilën gjendem tani, përkëto ditë e këtë gjendje! Në këtë qytet e rrethinën e tij, po edhenë këtë shtet, kisha e njihesha më parë miq të dashur, njerëz tëmirë dhe të gatshëm për të ndihmuar të tjerët gjithnjë, tani për tëmë ndihmuar edhe mua.Sadopak, dhimbjet më zbuteshin përmes vizitës së tyre, pra, dukeparë kujdesin e tyre, brengosjen e tyre për fatin tim, duke parëdhimbjet e tyre ndaj meje e gjitha kjo më jep forcë të mosdorëzohem, të mos i dëshpëroj më të afërmit dhe dashurit e mi.Ata, jo vetëm se më gjinden mua në këto momente, por tani kurjam larg familjes, larg atdheut tim, larg dhe i izoluar nga bota,miqtë gjinden pranë dhe ndajnë dhimbjen e pikëllimin edhe mevëllain tim, i cili qëndron me javë të tëra pranë kokës time. Atë ekanë pranuar në familjet e tyre sikur një anëtarë të vetin. Banontenë një familje kroate mike e imja, të ardhur në këtë shtet vite mëparë për të siguruar ekzistencën. Shpeshherë, mendoj, sa njerëztë mirë më dhuroi Zoti. Ja se si kujdesen edhe përmes mirësisë sëtyre për mua, askurrë nuk më lënë të vetëm, çdo kund e në çdohap, në të mirë dhe vështirësi, në gëzime e pikëllime, ai mëpërcjell edhe përmes njerëzve që dërgon në jetën time.58

Por të gjitha, i prishin dhimbjet e padurueshme, të cilat as nukmund të merren me mend e të përshkruhen. Tani, kur shumica enjerëzve kanë dëgjuar për këtë lajm të hidhur, për aksidentin timfatal, tani kur gjithnjë e më tepër dalin miq pas miqve, të njohur,tani kur intervenimet për të tejkaluar sa më mirë e sa më parëkëtë situatë gjithnjë e më tepër rritën, tash dhimbjet nuk durohendot. Dhe, në një vizitë mjekësore, që ishin të shpeshta, ja edhenjë e pakëndshme e padëshiruar, por jo edhe e papritur pranëgjitha këtyre dhimbjeve veçmas këto ditë të fundit, kur mendoheje ngadalë pritej të përmirësohet e stabilizohet gjendja ime,radhën e ka infektimi, këto që shpeshherë mund të jenë edhefatale.Pas shumë dhimbjeve, konstatohet se kam infektim të madh,infektim të brendshme në plagë, në boshtin kurrizor. Eh,mendoja, ja arsyeja e dhimbjeve kulminante disa ditore, tëpadurueshme e të papërballueshme. Janë këto mundime, mëduket hiq më të vogla se ato nëpër të cilat kalova deri më tani, ecilat i kaloi dhe përjetoi edhe Mësuesi ynë, Ai i cili i dha kuptimvuajtjes, mundimeve, ai, i cili të gjithat i pësoi që ne të mos kemivuajtje, dhimbje, por të kemi jetën. Unë, këtë kryq që dita ditësmë është gjithnjë e më i rëndë, me vështirësi, e kuptoj edhe mëme vështirësi po e pranoj dhe barti. Por, nuk më mbetet asgjëtjetër pos të them: “U bëftë vullnesa e jote!”Dhe më e keqja e gjithë kësaj, gjëja më shqetësuese dhe brengosëështë që pikërisht në këto vuajtje e dhimbje të mëdha, kur egjitha duket se rreth meje po sillet ajo thënia: të jesh apo mos tëjesh. Mjeku kryesor, i cili më operoi, që më shpëtoi jetën, tanigjendet në pushim, dhe askush nuk guxon pa prezencën e tij tëndërhyj, çfarë fati, çfarë ironie, çfarë e papritur dhe padëshiruar!Mjeku, nuk ka faj, duket sikur edhe këtij t’i nevojitet pushimi pasgjithë atij mundi, pas gjitha atyre përpjekjeve që bëri të më59

mbante në jetë, dhe kur duket se ia ka dal dhe mori pak pushim,kur mendoi se ia ka arritur qëllimit, tani i shkon ky lajm sepacienti i tij është në gjendje të rëndë infektive, në gjendjekritike! Dhe me të shpejt ndërpreu pushimin e kthehet urgjentishtnë vendin e punës, pranë pacientit në gjendje të rëndë, kthehet tënesërmen dhe këtë e bënë sipas ndërgjegjes dhe përgjegjësisë,por edhe më tepër në intervenimin e një mjeku me renome efamë botërore, një mjeku që ishte mik i kreut të Kishës katoliketë Maqedonisë e Kosovës, mjek me autoritet e që kontrollon dheudhëheq tre qendra të mëdha spitalore në këtë shtet. Ky ishte ipërndjekur pas Luftës së Dytë Botërore, nga ish-shteti i tijkomunist, ishte me prejardhje nga Dalmacia, ndoshta edhe“gjaku i gjakut tim”. Ai, i cili më kupton, por edhe që vet jeta etij dhe përvoja e kaluar e ka mësuar të kuptoi të përndjekurit, tëvuajturit, gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë… Ndërhyn dhesituata fillon të përmirësohet, ai vet më bënë një blic vizitë, espitali ku gjendem tani e sa kohë unë duket se ishte i nderuar, iprivilegjuara, dhe i lumtur tejet mase me vizitën e tij speciale e tëpapritur, por të lajmëruar e që pritja edhe unë, kjo që ishtedëshmi se çfarë autoriteti gëzonte ai njeri i madh! Vizita e tij mëbëri të ndihem sadopak i relaksuar dhe i qetë, i lumtur!Nuk heq dorë nga unë, askurrë i vetmuar!Në spital, ndryshe frymohet tani, gjithë në panik, vrap e menxitim më sillen, gjithë janë të kyçur rreth meje (edhe pse nukmund të ankohem se deri më tani nuk ishin në nivel)…, porfillojnë edhe përgatitjet urgjente për operim tjetër i cili është mëse i domosdoshëm dhe urgjent, gjë që duke parë gjithë atë vrap,kjo më bëri edhe më tepër të dridhem, të frikësohem e tëdjersitem “në gjak“. Më marrin dhe më dërgojnë përsëri në sallëoperacioni. Tani edhe vëllai edhe gjithë miqtë mendojnë dhepresin çka do të ndodhë, si do të kalonte ky rrezik permanent?!60

Pas një operimi (pra të dytë brenda tre javëve), i cili zgjati meorë të tëra, duket se gjendja filloi të stabilizohet. Mjekët, miqtëdhe vëllai i brengosur, si dhe familja larg, prisnin çfarë do tëndodhte me mua. Jo të gjithë e dinë të vërtetën rreth meje, porshpresojnë, besojnë e luten, në panik e të brengosur presin tëgjithë të afërmit, miqtë. Gjendja ime ishte e rënd. E natyrshmeprandaj ishte pyetja dhe dilema, nëse do t’ia dalë kësaj radhe.Mirëpo, edhe kësaj radhe u vërtetuan fjalët se çka është përnjeriun e pamundur “s’ka gjë të pamundshme për Hyjin”.Edhe njëherë, sikur çdo gjë, nga fillimi i izoluar, në dhomëintensive, nën mbikëqyrje të rreptë e nën sedative e medikamentetë shumtë e të llojllojshëm për qetësim, zbutje të dhimbjeve. Pasdisa ditëve, unë dalëngadalë, duke mu stabilizuar e përmirësuargjendja, kthehem përsëri në dhomën „time“ speciale, në repart.Prapë i “vetmuar”, i “lidhur”, për shtrati, por me dhimbje më të“ëmbla” e që për çdo orë e ditë më duket se tani largoheshin,bëheshin më të vogla, më të buta, më të “pranueshme”. Trupi im,boshti kurrizor edhe pse i operuar, tani për herë të dytë, dukej sepërballonte këto dhimbje. Mjekët kishin futur në tërë trupin tim“gypa” e mjete të ndryshme që bënin pastrimin e plagës, mëdukej se përmes trupit tim kalonte një lumë i tërë me ujë tëfreskët. Kjo zbuste e freskonte trupin tim tani tërësisht tërraskapitur. Të shumtën e kohës, kjo më bënë të ndihem më mirëdhe të kaloja pjesën më të madhe në gjumë, të cilin mandërprenin vetëm vizitat e shumta por të koordinuara të miqve, tëcilët, duket se marrin frymë më lirshëm, duke pa se gjendja imepo përmirësohej. Mendojnë se kaloi edhe ky rrezik dhe presinditë e lajme më të mira rreth shëndetit tim. Ashtu sikur ata,shpresoj edhe unë!Shpeshherë mendoja, përse me aq gëzim e dashuri qysh sifëmijë, nga prindërit e përshpirtshëm mësova lutjen “Ati ynë…”,61

sepse vërtet të thuash: u bëftë vullnesa e jote e jo e imja, nukqenka edhe lehtë. Në këto momente dramatike, nganjëherë mëdukej se do te ishte më mirë sikur të mos e kisha mësuar këtëlutje, këto fjalë apo të tejkaloja vetëm këtë fjali, sepse kjo fjalimë duken plot trishtim, të papranuara e të pakuptimta dhedoemos të shpijnë në pyetjen: a është kjo vullnesa e jote? Këtëpyetje, çdo njeri e shtron, sepse dëshiron që në të, në jetën e tij,të bëhet vullnesa e vet, përkundër faktit se nuk e di çfarë e pretnë të ardhmen. Mirëpo, Ai i ka të gjithat në duar të tij, tëshënuara në shuplakën e dorës së vet dhe nën kontroll çdo send,din kujt dhe sa t’i lejoi gëzime por edhe dhimbje, e dinë, pse egjitha këto në atë njeri, tani në mua! Megjithatë, Ai prapë nafreskon dhe shëron nga dhënia e pirjes nga gota, nga “kelku i tij”.Pas gjithë këtyre dhimbjeve të mëdha e të gjata, gjatë gjithakëtyre vuajtjeve trupore e shpirtërore, pas gjithë kësaj “Rrugë tëKalvarit” të deritashëm, pas gjithë kësaj lufte për jetë, e që ishapranë e afër “Golgotës”, mua as që më kishte shkuar fare mendja,as që kisha patur “kohë” e hapësirë, të mendoja më larg, përveçse si të shpëtoj! Aspak nuk kam mundur mbi pasojat e këtijaksidenti, aspak nuk mendoja se a kam këmbët e mia, a janë nëgjendje e të aftë ato prapë të hyjnë në funksion, të lëvizin, tëecnin, të loznin, edhe pse nuk i hetoja këmbët që kam, nuk indieja ato. Unë, prapë pritja që çdo sekondë të kthehetfunksionaliteti i tyre, pra, gjithnjë, duke mos qenë ende i njohurplotësisht me pasojat e aksidentit, por analizoja, mendoja,shpresoja, besoj.Kalonin sekondat, minutat, orët e ditët, duke pritur, dukeshpresuar, duke besuar që së shpejti do kthehem me shëndet tëmirë, në këmbët e me këmbët e mia në vendlindje, në studime, nëgjirin familjar nga jam nisur e kam ardhur këtu, në jetën normaletë mëparshme, por, ishin këto dëshira të flakta e të mëdha në62

mua, në momente të caktuara edhe emocionale. Unë brengoseshapër të ardhmen time, prapë duke mos dashur të di dhe të pranojrealitetin dhe situatën e re të krijuar, në të cilën gjendesha, e tëcilën me kohë dita-ditës e kuptoja.63

8. BESOJ…Ai u zgjua i urdhëroi erës dhe i tha detit:“Qetësohu! Shuaj!”Era pushoi e u bë fashë e madhe.Atëherë u tha:“Pse jeni frikacakë? Po a ende nuk besoni?”(Mk.4, 39-41)Kur kaluan dy muaj të “kalvarit” tim, pas dy muajve i “lidhur”për shtrati, pas shumë e shumë vuajtjeve, pas dhimbjeve tëtmerrshme, tani pas shumë “diskutimeve”, pas shumëmendimeve e lutjeve për shëndet tim, pas një kujdesi tëmrekullueshëm të personelit mjekësor ndaj shëndetit tim, unëfillova të mendoj, cila është e ardhmja ime, si të gjendem në këtësituatë?! Cila është mundësia e hapave të mijë, e ecjes sime, tëcilën nuk e shijova tani e dy muaj?! Eh, më kishte marrë malli tëqes shputat e mija në tokë, të shijoj kënaqësinë e të ecurit! A dotë gjejë forcë, a do të kamë fuqi të ngritëm? A do të di tani e tutjetë eci këmbë? Çdo çast shikoj këmbët e mia të shtangura, cilatnuk japin asnjë shenjë të lëvizjes, asnjë shenjë se janë “gjallë”, sejanë në funksion, të cilat gjithnjë e më tepër ishin dobësuar, tëcilat me të shpejt ndërruan pamjen e tyre. Nga këmbët të cilattani e 20 vite nuk kishin pushim, të cilat vrapuan shumë, të cilatkaluan shtigje të ndryshme të shkurtra e të gjata, të lehta e tërënda, të cilat nuk dinin e nuk kishin të ndalur, nga këto këmbëmuskuloze ata muskuj thuajse u shndërruan në shkumë, filluanme të shpejt të zhdukën, të tretën, të humbin, të atrofohen. Kjo,ishte shumë shqetësuese dhe brengosëse për mua e të tjerët. Ishikoja pandërprerë, mendoja çka është duke ndodhur, pse nuklëvizin?! Pse, të mos shijojnë ecjen?!64

Deri ato ditë, nuk mendoja këto gjëra, meqë kisha dhimbje aq tëmëdha dhe më dukej primare të më ndaleshin dhimbjet, të cilatishin të padurueshme, aq të forta, sa të pengonin të mendoje çdogjë tjetër. Në mua ekzistonte binda, se “do bëhet mirë”. Por, mekohë e kuptova se nuk ishte kështu! Vinin mjekë dhe tentonin tëmë rikthenin funksionin e muskujve të këmbëve të mija, umundonin, më thoshin, ngrit këmbën, lëvize. Unë, tentoja, por, jos’shkon. Si të lëvizja kur se ndieja dhe se hetoja që kam këmbë.Kjo ndjenë më kishte humbur. O Zot, sa vështirë është kjogjendje, të kesh këmbë, t’i shikosh ato e prapë të mos keshndjenjën se ato të takojnë ty, se janë tuajat! Vështirë është. Unë,tani po kam mundësi ngadalë e të rri edhe ulur që deri tani këtënuk mund ta bëja. Ditën e parë, në të ulur në shtrat, kuptohet patamarramendje dhe nuk mund qëndrova gjatë, prapë u ktheva nëpozitë të shtrirjes. Shpeshherë në ditë tani po qëndroj ulur herëherë,dhe kuptohet për të arritur këtë pozitë e gjitha shkonte mendihmën e motrave medicinale, të cilat më ndihmonin edhe atë ebëjnë dhe e bëjë ngadalë e me kujdes të madh, sepse, në lëvizjeeventuale të shpejt e pakujdesi, dhimbjet kërcejnë, lajmërohen,shfaqen menjëherë! Mirëpo, edhe kjo gjendje, që të kishamundësi të rri sadopak ulur, më bënte të lumtur, më gëzonte,kisha ndjenjën se po i kthehem normales, po i kthehem “jetësnormale” , po ngritëm, edhe pse kjo dukej se është larg e larg,ndoshta edhe e pamundshme, por prapë shpresoja, prapë besoja.Besoja, sepse bazohesha në fjalët e Mësuesit tonë, të cilit ibesova dhe besoj; “Zoti më kishte që në fillim të udhëve të veta,që në fillim, para se të krijonte ndonjë gjë”. (Fjalët e urta 8, 22).Këto fjalë edhe më tepër i forconte fjalia tjetër; „Përnjëmend poju them: në paçit fe edhe vetëm sa një kokërr sinapi e i thoni këtijmali: ‘Dil këndej e shko atje!’, do të kalojë dhe asgjë s’do t’jujetë e pamundshme!”(Mt 17, 20-21)65

Nuk e di sa kam fe, por një e di: në Të shpresoj, Atij dhe vetëmAtij i besoj dhe për këtë nuk kam frikë.Vet fakti se tani kam mundësi, po edhe për një kohë të shkurtërtë qëndroj edhe ulur në shtrat, pas të gjithave që kalova, ekonsideroja këtë si të arritur të madhe, si sukses, por jo vetëmsukses timin, por të të gjithëve, të mjekëve, motrave medicinale,vëllait tim, familjes që më jepte përkrahje e kuraje, të afërmve tëmijë, të miqve që më qëndruan e qëndrojnë pranë meje, që ngadita e aksidentit. Sukses i madh, e arritur, shpresë dhe besim.Nga e gjitha kjo linden në mua edhe lutje spontane. Këtu, e nëkëto momente, takova Atin qiellor, takova Nënën, Zojën eBekuar dhe vet Birin e Saj, kurrë nuk isha më i lidhur se tani meTa, kurrë nuk isha më afër tyre e ata afër meje. Ishin dheqëndronim duke u shikuar sy më sy. Të gjithat i kalonim, ibartnim së bashku!Besoj se jam i shënjuar në shuplakën e dorës së Tij!Gjithnjë e më tepër, pra, dita ditës, po më duket se e kam të qartëpak a shumë se çka është duke më pritur, prandaj lutesha: mëndihmo e Zot që me vullnet e me gëzim të vazhdoj këtë“udhëtim” këtë rrugë të nisur, sepse, po e zbuloj rrugën e cila mëshpie kah Ti, ka lumturia. Është ky udhëtim i shënjuar, me plotëdhembje, vuajtje, mundime. Megjithatë, të jam mirënjohës që jeaq i drejtë dhe i hapur, i mirë, sepse më tregove se kush dëshirontë ndjek, duhet t’i lë të gjithat, ta marrë kryqin e të eci pas teje,ku është gëzimi e lumturia e përjetshme! Kështu, të lutem,vazhdo të qëndrosh me mua, sepse vetëm në Ty po gjejngushëllimin, shpresën, qetësinë dhe besimin. Ti, qenke ai“medaljoni”, shpërblimi i gjithë atyre, i secilit njeri i cili pranondhe bartë kryqin. Edhe pse kjo rrugë e shënjuar nga Ti, qenka evështirë, ajo, prapë paska kuptim, qenka kuptimplote, sepse nuk66

po e dija fillimin, por po e “kuptoj” dhe di mbarimin i cili ështëshpërblim, dhe thesar që më pret në qiell, prandaj Ty të besoj.Të besoj dhe këtë nuk mund të ma lëkund askush, pranë tëgjithave prapë besoj.Besoj, sepse Zoti në Shkrimin Shenjt më thotë:Je i imi. Mos u frikëso. Me emër po të thërras.Në shuplakën e dorës sime të kam shënjuar.Më thotë: Mos ke frikë, unë jam me ty.Po i mbahem këtyre fjalëve, dhe besoj.Nga këto fjalë po jetoj.Këto fjalë më janë urë për tejkalim.Rrugë-tregim, rrugë-drejtim i daljes nga errësira.Kam dhimbje të mëdha trupore, kam vuajtje, mundime, dhembje.Por, besoj në praninë e Tij.Unë, tani së bashku me Të, po e barti kryqin e Tij,shumë i rëndë po më duket,po shtrëngohem, po gjëmoj, po klithi, po bërtas.Por besoj.Besoj se jam i shënjuar në shuplakën e dorës së Tij:-edhe pse saktësisht nuk po e kam të qartë se çfarë ardhmërie pomë prêt,-edhe pse dhimbjet i kam të mëdha ende,-edhe pse tanimë as barërat nuk po kanë efekt.Besoj fort, se, Ai gjendet afër meje.Besoj, edhe pse më duket se jam i vetmuar, dhe askush nuk pomund të më ndihmoj.Besoj, edhe po ma mori tani në këtë moment jetën.Besoj, se qysh tani kishte për të më pranuar tek vetja.Sepse, Ai më njeh, jam i shënjuar në shuplakën e Tij, në tëvërtetë nuk kam frikë aspak.67

Po, mos të kisha aftësinë e mundësinë për të besuar, atëherë ështëqenë dashur;-të ngatërrohem me Zotin,-të padis, të sulmoj,-të mallkoj jetën time,-të mundohem rreth pyetjeve, Pse? Si? Deri kur?-apo, ndoshta të mendoj e të përfundoj me jetën time!Por, jam larg këtyre mendimeve, sepse besoj,sepse kam mundësi dhe guxoj të besoj.Meqë besoj, tani kam të drejtë edhe:-t’i gëzohem kësaj jete,-kësaj sëmundjeje,-këtyre dhembjeve,-as që kam frikë nga vdekja, por, jam në gjendje që me dashurit’i pranoj, dhe që mos të dëshiroj të jetë ndryshe, përveç se qyshështë tani.Pasi besoj, nuk kam arsye për frikë:“Frikë në dashuri nuk ka, sepse dashuria e përsosur e përjashtonfrikën, pse frika e nënkupton ndëshkimin.“ (1 Gjn. 4, 18)Të falënderoj, o Atë, për aftësinë që ma dhurove, TË BESOJ!68

9. TË FALENDEROJ DHE MË FALË…“Nëse e doni njëri-tjetrin,të gjithë do t’ju njohin se jeni nxënësit e mi.“(Gjn 13, 35)Ndihem më mirë. Jam në gjendje të komunikoj, rri ulur gjithnjë emë tepër dhe më gjatë, marramendje nuk kam, por, dhimbje herëpas here, po. Nuk e di a do të janë tani e tutje këto dhimbje pjesëe jetës sime, apo, do të vijë koha kur të do zhdukën. Filloj tëdëgjoj interpretime e mendime të ndryshme rreth fatit, jetës sime.Duket se afrohet dita për të dalur prej spitalit, por ku tani? Si tëdal në këtë gjendje? A të shkoj në shtëpinë time pa u forcuar? Sido e përjetojnë, si do e pranojnë këtë situatë të re, familjarët emijë? Ende as që kam provuar të ngritëm e të eci. Këtë, nukmund ta bëjë, meqë këmbët e mia nuk kanë forcë, më nuk janëato që ishin para dy muaj e gjysmë!Edhe vëllai im i madh Jozefi shkoi, u kthye në vendlindje. Duketse ai shkoi pikërisht për t’i përgatitur familjen, të afërmit, miqtë,e për t’iu thënë se biri, vëllai, shpëtoi, mbijetoi, por…Unë, ende mendoj, çka më prêt? Gjithsesi, mendoj se do bëhetmirë, se prapë do të më kthehet shëndeti i mëparshëm, se punëtdo të shkojnë mirë.Një mëngjes, më erdhi një fizioterapeute, Sonja Stipeçiq.,ndryshe ishte mike e imja sepse ishte bija e atij zotëriut Jerko S.,mjekut kryesor të disa spitaleve me renome në këtë shtet.Tanimë, ishim miqësuar me këtë familje, e cila ishte familjemjekësh, dmth. bashkëshortët mjekë me famë, si dhe një djalë edy vajza të tyre, po ashtu mjekë, e kjo e specializuar për69

fizioterapi. Sa të dashur janë, sa të sjellshëm. Kjo zonjë, e cilaedhe emrin e vërtetë e kishte Zonjë, më vizitonte për çdo ditë,sepse edhe punonte në këtë spital. Ja, tani erdhi dhe dëshiron tëbisedoj diçka me mua. Është shumë e përzemërt, por, duket sesot e ka vështirë t’ia fillonte bisedës, duket se është në mundimdhe shqetësim, sillet në dhomë, shikon nga dritarja, dëshiron tëmë thotë diçka, prapë ndalet, dhe prapë…Para tre ditësh, kjo dhe i gjithë personeli në këtë repart, qenëshumë të lumtur, siç isha edhe unë, meqë pas dy muaj e gjysmë,që nga aksidenti im, ishte dita e parë kur fillova të kam ndjenë nëkëmbë, kur fillova ngadalë të hetoj e të di për këmbët e mia, kurnga pak filluan të më japin shenjë se janë ende gjallë edhemuskujt e këmbëve. Vërtet, ishte ky një gëzim i pa përshkruar,ishte një shenjë shprese, ishte shenjë se mos vallë do të nisë të ec,të ngritëm në këmbët e mia! Dhe sa të lumtur ishim të gjithë,vrapuan mjek e motra për të parë se si është dhe ku qëndrongjendja. Më uronin, më flisnin, e thuajse nga gëzimi mëbërtitshin, jepi, ngritu, lëvizi këmbët, provo, mirëpo, e tëra kjoshkon me vështirësi, mundohem, tentoj, provoj por jo. Këmbët emija ende nuk gjejnë forcë! Por, shpresa qëndron, besimi është ipathyer. Më kishte marrë malli të ec, të ngritëm, të ndiejkënaqësinë e ecjes. Dhe, tani fizioterapeutja dëshiron të më thotëdiçka. E hetoj se mendon se si do të reagoj!Atëherë ulët afër meje, më shikon me butësi, më përkëdhel, epyet se si ndihem këto ditë. I përgjigjem. se ndihesha mirë. Paspak kohe e pyes se a ka mundësi që të eci prapë? E kjo pyetje,sikur e ktheu prapë në gjendje të mëparshme, në mendime dhe nëhamendje: a të filloj e të bisedoj me mua, dhe prapë ajo mebutësi, përgjigjet se duhet ushtrime e ushtrime, mund i madh,tentime, prova e ushtrime, punë të madha për të bërë, por tëshohim. Dhe vazhdoi: eh, e keqja vjen shpejt, e për të mirën70

duhet të mundohemi shumë, të punojmë shumë, mirëpo ne duhett’i falënderohemi në rend të parë Zotit, që mbete gjallë, qëmbijetove, por do të bëhet mirë! Pas kësaj shtoi se edhe burri isaj është në karrocë mbi njëzet vite. Kjo më bëri të mendoj, e tëpres se çka po shton tutje, çka do të thotë me këtë, mirëpo asgjë,më la të mendoj. Kjo që më tha, më bëri të çuditem përshumëçka, të habitem, por edhe të mendoj, pse e tha këtë dhe psee ceku se ka burrin në karrocë tani e shumë, shumë vite?!Mirëpo, ajo vazhdoi kështu: shih, mendoj se tani nuk është keq tëdalim pakëz përjashta, në natyrë. Unë e shikoj dhe mendoj shpejtnë vete, po, por si? I përgjigjem, me kënaqësi do të dilja, por si,kur nuk mund të eci?! Ajo, më shikoi ëmbël e vazhdoi: shih, tanido të të sjellim një karrocë deri mos të forcohesh, dhe me të do tëdalim pak për të shëtitur përjashta, në kopsht të spitalit! Thënë tëvërtetën as që e kisha menduar kurrë këtë në jetë, unë të ulem nëkarrocë invalidore?! Të lëvizi me këtë mjet? Çudi? Epapranueshme për mua?! Edhe pse mezi pritsha të dalë e të shohëdritën e diellit pas ca kohe. Në të vërtet, mua më kishte marrëmalli të frymoj ajër të pastër, prapë këtë nuk mund ta kuptoja eaq më pak ta pranoja! Në karrocë, unë në karrocë?! E tani,papritmas sikur rrufeja më erdhi në mendje e më doli para njëskenë që më pati prekur thellë në shpirt. Para pesë muajve, kishatakuar, kisha parë në qytetin ku studioja një vajzë të re pikërishtnë karrocë. Oh Zot, sa mu pat dhimbsur ajo në atë gjendje.Isha duke shëtitur buzë detit, kur papritmas, në një rrugë që ishtepak e pjerrtë. Më doli para meje një vajzë e re, e cila ishte nëkarrocë, e hendikepuar. Ajo, me atë karrocë të saj, për të cilënmu duk sikur të ishte e lidhur për të, lëvizte me vështirësi tëmëdha dhe shumë ngadalë. Më dukej se vuante e u mundonte tëlëvizte tatëpjetë me karrocën e saj. Ndoshta, ishte “hera e parë”në jetën time, kur pash një gjë të tillë (deri atë moment personat etillë nuk më kishin tërhequr vëmendjen). Mendova t’i ndihmoj,71

sepse mu dhimbtë në zemër, më preku shumë, por nuk ndërmoraasgjë dhe vazhdova ta vështroj dhe pritja të më thoshte: të lutëm,a ke mundësi të më ndihmosh? Mirëpo, kjo nuk ndodhi! Shkoingadalë e pa fjalë, e unë mbeta duke përcjellur sa u zhdukë ngapamja ime. Qëndroja disi i shtangur dhe duke shikuar në drejtimtë saj, duke menduar mbi jetën e saj, por ndoshta edhe nukmendova shumë, nuk hyra në lëkurën e saj, nuk mendova mbijetën, brengat, vuajtjet e dhimbjet e saj, nuk mendova mbiardhmërinë e saj, por, vazhdova rrugën time dhe “shpejt” eharrova atë pamje, atë përjetim e takim timin “të parë” me njëperson që lëvizte me karrocë! E harrova këtë, sepse, edhe ashtuajo nuk dha asnjë shenjë të brengosjes, të dhimbjes, të vuajtjes eaq më pak të ndonjë dëshpërimi, por aq më tepër, mu duk se ishtee lumtur, kishte një buzëqeshje të lehtë e që i jepte pamjen e njëengjëlli. Ishte aq e qetë, një gjë që për mua ishte epakuptueshme! Këtu, assesi nuk më shkoj mendja se pikërishtmundimet, vuajtjet, dhimbjet janë dhuratë e Hyjit ndaj miqve, tëpërzgjedhurave të tij, dhuratë, e cila nuk mund të planifikohet, enë të shumtën e rasteve, nuk mund as të parashikohet.Dhe duke qëndruar i zhytur në mendime, as që kam dëgjuar seçka fliste fizeoterapeutja e kujdesshme dhe shumë e dashur.Papritmas hyri një motër në dhomë, e cila shtynte para saj njëkarrocë invalidore. E shikova fizeoterapeutën. Pastaj u shikuamdhimbshëm. Më shikoj ajo motër me dhembshuri, por askushasgjë nuk folëm për një moment. Thënë të vërtetën, këtë momentvështirë mund ta harroj. Kishte kohë që nuk isha shkëputur ngadhimbjet, nga vuajtjet e shumëfishta e të ndryshmet dhe prapëmë erdhi shumë rëndë kur pashë karrocën e dedikuar e që lëviztenë drejtim timin. Mora frymë thellë, e prapë pyeta: a të ngritëme të ulem në të?! Po, më thanë, mos ke frikë, se edhe ne do të tëndihmojmë. Në këto momente nuk di as vetë se çka mu sillte nëkokë, çfarë ndjenje kisha. Shkurt, isha sikur nën opium, i72

“humbur” tërësisht. Mirëpo, prapë erdhi momenti të dalpërjashta, të shoh botën! E pranoj se zemra, assesi nuk edëshironin këtë karrocë, bile duke menduar iu thashë: jo, jo, nukpo dal sot! Këtë e thashë, duke menduar se më mirë ishte tëprisja edhe ndonjë ditë, e pastaj të dal përjashta në këmbët e mia.Por, më luten e unë me ndihmën e tyre, tani gati edhe me lot përfaqe, pranova dhe dalëngadalë e me lëvizje tejet të kujdesshme(meqë në lëvizje ende kisha dhimbje të mëdha). U ULA. PËRHERË TË PARË NË JETËN TIME NË KARROCËINVALIDORE. duke mos menduar më gjatë e më hollësisht.Mision i caktuar dhe i shenjt – mantelbardhëtQëndruan pranë meje, sepse po të mos ishin afër. unë do tërrëzohesha për tokë. Kisha aq marramendje, saqë e kisha vështirët’i hapi edhe sytë për disa minuta. Mirëpo, motrat e kujdesshmemë thanë se është kjo e natyrshme pas dy muajve të qëndrimitshtrirë. Por, çdo gjë shkon ngadalë, nuk ngutemi ndërsa motratkanë durim të pakufishëm. Dhe ashtu, filluan të shtyjnë karrocën,bashkë me mua në të, dhe u drejtuam të dalim përjashta ngadhoma, nga “dhoma e vuajtjes” dhe pikëllimit, nga qelia ime. Eshikoja trupin tim, shikoja veten time dhe mendoja: a ështërealitet apo ndonjë ëndërr e pakëndshme, e padëshiruar?! Në muaishin prezent gëzimi se pas ca kohe dal përjashta, por edhepikëllimi që jam në këtë gjendje! Dalëngadalë dolëm në natyrë,në kopsht. Unë shikoja gjithkah. Vendi i panjohur. Njerëzit mëdukeshin të çuditshëm, sepse më dukej sikur e tërë bota ështëkëtu e më shikon, më vështron e përcjell vetëm mua. Më kishtemarrë malli për natyrën, të cilën gjithnjë e doja pamasë, por qëtani në këtë kohë vjeshte ishte e zymtë, sikur të mërzitej për fatintim, sikur të vajtonte e qante për mua, sepse lashë pranverën epranverat e lumtura, e tani… Sa më kishte marrë malli të shohnjerëz të buzëqeshur e duke disponuar të sëmurët e tyre që i73

vizitonin familjarët, njerëz të veshur në veshje me ngjyra tëndryshme e jo vetëm në të bardhë, siç mu kishin mësuar sytë tanie gati tre muaj. Shikoja gjithkah dhe vetëm mendoja.U afrova pranë një tavoline, meqë aty ishte edhe një kafeteri.Porosita një kafe dhe luta motrën medicinale, e cila më përcilltetë më lente në vetmi, sepse i tregova se ndihem mirë dhe nuk dotë ketë problem.Mendimet më fluturonin gjithandej, por edhe shikimet të cilatshihnin pandërprerë njerëz të sëmurë, njerëz në karroca e melëndime të ndryshme dhe mendoja e thosha në vete; O Zot, sanjerëz vetëm këtu, vetëm në këtë spital, sa dhembje, sa vuajtje.Tërë kohën, natë e ditë, aty dëgjohet sirenat e autoambulancësduke sjellur njerëz të lënduar lehtë e rendë. Por, njëkohësishtedhe sa i dashur është Zoti kur dinë të krijoi edhe krijesa tëmrekullueshme, njerëz të cilët kanë gjetur kuptimin e jetëspikërisht këtu, duke iu ndihmuar sa e sa të sëmurëve, tëlënduarve. Sa kujdes, sa mirësi, sa butësi e dashuri?! Këtokrijesa, janë njerëzit me mantela të bardhë, mjekë e motra,teknikë, e persona tjerë rreth tyre. Të gjithë këta njerëz, kanë njëprofesion, një mision të caktuar edhe jo fort të lehtë dhe tëlakmueshëm. Këto, të gjitha i bëjnë pa përtesë, me dashuri dhepër dashuri. Pyetëm, po të mos ishin këta, çka kishte për tëndodhur me miliona njerëz nëpër botë, të cilët gjinden po në këtëgjendje në të cilën ishim edhe ne?!Nga mantelbardhët kisha frikë, sikur ndonjë fëmijë, kisha frikëmë parë nga injeksionet, sepse, nuk kisha përvojë me këto qenie.Po tani, duke parë e gjithë këtë punë, gjithë këtë dashuri, unë ikuptoj mirëpo shumëkush nuk i kupton këta njerëz! Sa fjalë eëmbël motër, e nëse pak jeton me këta, sikur edhe unë tani, do tëbindesh dhe dita-ditës do të kuptosh se këta i caktoi vetë Zoti për74

këtë mision të veçantë. Nga e gjitha që po shoh nuk e kanë aspaktë lehtë e për të cilën thirrje-mision mund të përcaktohet - tëzgjidhet vetëm ai i cili me të vërtetë ka dashuri të madhe ndajnjeriut, njëkohësisht ndaj Zotit.Ndodhte të kisha dhimbje që nga mëngjesi i hershëm e deri nëorët e vona të mbrëmjes, e prapë gjatë tërë natës, kështu tëndodhte me ditë të tëra dhe çuditëm, habitem, mrekullohem, mesa dashuri e dhembje këto qenie - motrat në veçanti, kujdesen,më ndihmojnë, dëshirojnë e rrinë afër meje, deri sa nuk mëpushojnë dhimbjet e të gjendem në gjumë e “pushim” të shkurtër.Ato gjithnjë janë afër, qëndrojnë sikur të shtangura afër shtratit,duke më përcjellur. Mrekullohem sesi munden që në çdoklithmë, gjëmë, apo lëvizje time menjëherë të vrapojnë. Vështirëështë të kuptosh këtë mision, këto qenie! Duke shikuar fytyrat,sjelljet e tyre, jam i bindur se më tepër frikësohen ato përshëndetin tim, gjendjen time, se ndoshta unë për vetveten. Nukbëjnë gjumë, duke vrapuar e duke u kujdesur për çdo njeri edheatë me një dashuri të pashoq. Përkundër lodhjes, rraskapitjes,pagjumësisë, madje, të frikësuara për shëndetin tonë, fytyrat etyre janë aq të shndritshme, të hareshme, të buta, të ëmblaengjëllore.Kujdesën për të gjithë, sikur që kujdeset nëna për fëmijën e saj,të cilin e përcjell me kujdes, e pastron, ledhaton, kujdeset përveshmbathje të tij, për ushqim, e shikon se si fle e merr frymë!Dhe sa më tepër të kisha dhimbje, edhe kujdesi i tyre ishte më imadh. Shihet nga fytyrat e tyre se vuajnë së bashku me mua, mene të gjithë…,mendoja në dhimbjet e para disa ditëve që kishapandërprerë, sidomos gjatë netëve të gjata, kur ato ishin nëgjendje të qëndronin tërë kohën pranë meje. Në momente tëkeqësimit të shëndetit, ato më merrnin afër vetes në një dhomëqë quhej “dhoma kujdestare”. Më vështronin në dhimbje e75

vuajtje, më përcillnin pandërprerë edhe nga dhoma e tyredrejtuese, por unë do të thosha se çdo dhomë ishte në kuptimin eplotë dhomë kujdestare. Me sa dashuri sillen me pacientë, sikurtë ishim të gjithë ne vëllezër të tyre dhe sa të lumtura duken nëfytyra të tyre, atëherë kur nuk shohin dhimbje e vuajtje të mëdhanë pacientë. Në ndërrim të orarit të punës të gjithat vijnë tëpërshëndesin, të tjerat që vijnë për t’ia filluar punës me dashuri tëshikojnë, të përshëndesin e shumë nga to të përqafojnë.E gjitha këto sjellje ishin një lehtësim i madh për mua, sepse e didhe sheh se pandërprerë ke dikë afër, ke dike që kujdesët për ty,ke dikë që në momente më të rënda, në dhimbje, vuajtje tëdhurohet një buzëqeshje të ëmbël. Me sa dashuri qysh në fillimine punës, të pyesin si ke kaluar natën, a ke patur dhimbje, pastajthonë: sot do të jesh më mirë, meqë unë do të kujdesëm për ty!Me çfarë dashurie të madhe pranojnë të pastrojnë plagë, tëshërojnë shpirtra të shqetësuar, e prapë pranë të gjithave, nukpashë apo hetova asnjë herë të nervozuar, të padisponuar!Vazhdoja e notoja në mendime, duke bërë një analizë mbisjelljen e njerëzve mantelbardhë, mendime këto që mu nxitninduke pa sjelljen e personelit mjekësor në këtë ditë të parë timen“në natyrë”. Dhe, nga kjo gjithnjë e më tepër bindëm se dashurianuk njeh të afër, sepse të afërm janë të gjithë, nuk njeh gjuhë,sepse këtu ekziston e vetmja gjuhë, gjuha e dashurisë, edashurisë ndaj të afërmit me këtë ndaj Zotit. Sado shihet se kyspital në të cilin qëndroj tani afro tre muajve është i madh, muamë duket dhe kam bindje se i tërë personeli mjekësor, prejmjekëve kirurgë, motrave, teknikëve e deri tek pastrueset espitalit, më bëjnë vizitë e më ndihmojnë aq sa kanë mundësi, mëpërcjellin dhe vështrojnë, kanë besim e shpresë së bashku memua se një ditë, në të ardhmen, do të bëhet mirë. Mirëpo, pranëgjithë këtij kujdesi, pranë gjithë kësaj dashurie të treguar në76

vepër, pyetëm, a janë të gjithë njerëzit të falenderueshëm përkëtë dhuratë të madhe të Zotit, të falenderueshëm për krijesat emrekullueshme të tij, për ndihmën që ofrojnë këta persona?! Ajanë të vetëdijshëm se pa ta, do ta kishim vështirë dhe nuk dokishim jetë?! A mendojmë sesa, gjersa ne pushojmë, ata lusin,gjersa unë rri i shtrirë, ata punojnë e kujdesën për të mirën tonë,për të mirën e përbashkët, për paqe e rahati?! A dimë edhe ne t’ikujtojmë këta persona në lutjet tona, këtyre personave t’iu jemimirënjohës e t’ju themi: për të gjitha TË FELENDEROJ DHEMË FALË!Nuk gjeti forcë as guxim…Këta persona, nuk presin që ne t’iu jemi mirënjohës, sepse imbahen parimit ungjillor: çka jep e djathta mos ta dijë e majta!Mirëpo, është njerëzore që edhe unë, edhe ti e të gjithë ne të jemimirënjohës ndaj njëri-tjetrit. Sepse, së fundi jemi qenieshoqërore, që do të thotë se nuk mund të jetojmë pa njëri-tjetrin,pa dashurinë, mbështetjen, përkujdesjen dhe përkrahjenreciproke. Jemi qenie në marrë+dhënie, marrim nga njeri-tjetrin,plotësojmë njeri-tjetrin. Dhe në valët e këtyre mendimeve, ndezadhe thithja pas sa kohe të gjatë një duhan. Kjo ishte cigarja e parëpas aksidentit tim. Më shkoj mendja në një ngjarje e cila gjithnjëmë rrinte në kujdes, e më shfaqej gjithnjë.Një mëngjes vjeshte të ftohtë, kur e ndjeja veten time mirë, nukkisha dhimbje të mëdha, bile tani e dy javë isha në dhomë tëcilën e ndaja me pacient tjerë. Me siguri, kjo ishte bërë me qëllimqë sadopak të bashkëbisedojmë me njeri-tjetrin, të ndajmë tëmirën e të vështirën mes veti. Dhe një fakt më habiti shumë. Nëdhomë ishim të shtrirë katër persona, njëri nga ta ishte një djalë iri, djalë i bukur dhe shumë i sjellshëm, kishte pësuar një lëndimtë rendë në një lojë futbolli. Pas qëndrimit të tij dyjavor në këtë77

qendër spitalore, me sukses u shërua duke iu falënderuar kujdesittë mjekëve dhe motrave, meqë lëndimi i tij nuk ishte edhe aq irrezikshëm e serioz. Mirëpo, kryesorja ishte se ai që nga dita epranimit, pastaj operimit të suksesshëm, ishte për ditë të tëra ivarur nga të tjerët, nga motrat. Dhe për habi, sa ishte i shtrirë,ishte i dashur dhe i sjellshëm. Por, tani edhe i lumtur që u shëruasuksesshëm. Pasi u forcua, një ditë erdhën prindërit e tij për tamarrë e nxjerrë nga spitali të shëruar thuajse plotësisht. Deri nëkëtë moment motrat, si zakonisht, u munduan rreth tij, edhe taniia përgatiten rrobat e gjësendet tjera të tija për të marrë rrugënpër në shtëpi. Në një mënyrë, unë mendoja kur do të vijë kjo ditëtë dal edhe unë, por i shëruar, këtë e mendoja. Gëzoheshim që kydjalë po shkon në shtëpinë e vet, pranë prindërve, vëllezërve emotrave, e unë…ne?! Pikëlloheshim se po na lë ky djalë i mirë,sepse të gjithë iu përshtatnim shpejt vendit, shoqërisë e bisedavemeqë na lidhte fati i njëjtë, na lidhnin vuajtjet e dhimbjet qëkalonim, me një fjalë, u mësonim së bashku.Por ç’ndodhi? Djali i lumtur u përqafua me ne, na falënderoj përshoqërim e ditët që kaluam bashkërisht. Na përshëndeten edheprindërit e tij të sjellshëm, duke na uruar shërim sa më të shpejt.Po, ai u përshëndet me ne të gjithë, por si nuk gjeti forcë, fuqi eguxim, as dashuri, si nuk gjeti asnjë fjalë mirënjohje efalënderimi t’iu shpreh atyre motrave të cilat me ditë e net, derinë minutat e fundit, u kujdesën për te sikur ta kishin vëlla tëvetin?! Ky fakt më habiti dhe vetëm me habi e shikoja deri diltenga dhoma e motrat qëndronin duke e shikuar se si shkonte.Mendova, pse e bënë ai këtë sjellje në fund?! Çfarë “të keqe”,apo “çfarë faji” kanë këto motra, këto fytyra engjëllore, të cilatshkrijnë jetën rreth nesh e për ne?! Çfarë “faji” kanë motrat, pseunë apo ky djalosh i pafalenderueshëm, jemi lënduar e kemipësuar dhe tani gjendemi këtu?!78

Mua, mu duk sikur këtë sjellje, këtë vepër të pahijshme e bërindoshta me qëllim, në krenari, sikur dëshironte të thoshte: nukjam më i varur nga ju! Nuk kam më nevojë për ju! Mundëm tanitë gjitha edhe vet! Nuk më nevojiteni më! Shkoi pa kthyer kokënmbrapa.Pas këtij episodi, të cilin aspak nuk kisha patur dëshirë ta shohmë, fillova të mendoj e të pyetëm: Si mundën njerëzit sot të janëaq të pafalenderueshëm, të sillën kështu ndaj personave, ndajnjerëzve, të cilët flijojnë gjithçka për ne, për të mirën tonë, për tëmirën e përbashkët, për të mirën e botës, për jetën tonë shkaku idashurisë ndaj krijesës hyjnore, njeriut?! Prandaj, mu deshtë tëpërfundoja se njësoj ndodh edhe me shumë të krishterë, sot, përtë cilët Jezusi flijoi jetën e vet, u mundua, vuajti e vuan së bashkume ne, barti dhimbjet dhe vdes në kryq, më shëroi nga sëmundjetë shumta, më liroi nga dhimbjet e trupit dhe shpirtit, namundësoi jetën në paqe dhe bën çmos prej dashurisë që pati e kapër ne, vetëm e vetëm që të kemi një jetë me bollëk, një jetë e tëardhme të mirë, një siguri dhe jetë të amshuar. E neve, prapë errallë, e ndoshta pikërisht sikur ky djaloshi, nuk dimë, nukgjejmë kohë, nuk gjejmë forcë e fuqi, nuk gjejmë guxim t’i themiFaleminderit. Kështu, të gjitha të mirat i harrojmë duke menduare duke u bazuar dhe shpresuar në fuqitë tona. Dhe nga e gjithakjo mu kujtonte një fjali të cilën gjithnjë përsëritë biografi injohur shqiptar i jetës dhe veprës së Nënë Terezë don LushGjergji, shembullin e jetës dhe veprës së cilës edhe vet epraktikon dhe jeton, thotë; E tërë jeta e jonë duhet të përbëhetprej dy fjalëve, që janë: FALEMINDERIT dhe MË FALË!Nga këto mendime më ndërprenë dhe shkëputën me kujdes sigjithnjë motrat e kujdesshme (duke hetuar se isha tërësisht “ihumbur”), të cilat vijnë, për të më marrë dhe më thërrasin, presinpër të më dhanë medikamente të cilat i merrja ende në kohë dhe79

orar të caktuar. Kështu, më kaluan dy orët e para të mijat nënatyrë, duke medituar mbi ditët e shkuara, por i nxitur nga sjelljae mirë e qenieve të mrekullueshme, dhe duke vështruarambientin rreth meje, duke menduar se kur do të vijë dita tëlëshohem nga spitali, të eci, dhe me kokë të ulur dhe sadopak ilodhur, shkova.80

10. QUO VADIS DOMINE?“Shko lirisht! Feja jote të shpëtoi!”(Mk. 10, 52-53)Kah tani? Shëndeti filloi të përmirësohej. Çdo ditë e më tepërkisha vizita dhe dilja e shëtisë në kopsht. Dhimbjet janë tëherëpashershme, por, më tepër e më të rënda tani janë dhimbjetdhe vuajtjet shpirtërore. Gjithnjë e më tepër vetëdijesohem dhe ekuptoj se çka ndodhi me mua, por nuk e kuptoj pse e gjithë kjo tëndodhë?! Shtroj pyetje vetvetes: me çka “meritova” gjithë këtëvuajtje, gjithë këto dhimbje trupore e shpirtërore?! Por, pyetjet qëgjithnjë e më tepër më imponohen këtyre ditëve vjeshte saqëndroj ende në spital janë: si dhe çka tutje? Tani, kur duket seshumëçka ndryshoi në jetën time edhe atë sa mbyllen e hapensytë, ndryshoi radikalisht, e pra, tani kah t’ia mbajë? Mundohemtë gjej përgjigje, por vështirë i gjej në gjitha pyetjet që sillen nëkokën dhe shpirtin tim.Unë u nisa për të shkuar e punuar në një spital, edhe atë me tëhendikepuar. Tani, vetë jam i hendikepuar dhe lëvizi me karrocë,është më se e sigurt se këtë gjendje assesi nuk mund ta pranoj,kurrsesi të pajtohem me gjendjen në të cilën jam, me realitetin ehidhur se jam i ngujuar në karrocë, e s’mund të ecë. Shikoj trupintim, vetveten, dhe nga vetvetja, pa dashje “turpërohem” dhepyetëm: a jam unë ky njeri?! A jam ai djalë që deri “dje” ishtetepër i lëvizshëm, shumë aktiv dhe sportiv?!Tani, për çdo ditë e më tepër, vijnë e më vizitojnë miq,dashamirë, nga të gjitha vendet, dhe them të vërtetën, duke parëfytyrat e tyre, duke parë nga sytë e tyre sesa vuajnë, e si lotojnëpër mua e që nuk e kishin pritur dhe dëshiruar gjithë këtë, dukehetuar që ata po mundohen të përmbahen së paku para meje,81

duke më dhënë kuraje, shpresë. Unë, në çdo takim, nukpërmbahem, pa dashje më rrjedhin lotët. Sikur të më kujtohen,me një shpejtësi marramendëse, gjithçka që kaluam gjatë jetës sëderi tanishme, me këta miq e dashamirë vizitorë, sikur ipërsëritnim edhe në heshtje e pa zë ditët e mira e të lumtura tëkaluara së bashku, kur vraponim, shëtisnim, bënim plane.Në këtë gjendje, në karrocë invalidore, prapë assesi nuk humbishpresat, besoj që kjo mund të jetë e përkohshme, edhe pse s’kandonjë shenjë që mund të ngritëm, e të ecë në këmbët e mia, cilattanimë janë dobësuar tepër shumë, këmbët të cilat nuk kanë forcëtë ngritën. Kohëve të fundit, filluam edhe me terapi. Deri tani,këtë nuk e bëmë, meqë kisha fituar shumë plagë shkaku ishtrirjes dhe qëndrimit tim të gjatë në shtrat. Por, mendoj se mekohë, do të bëhet mirë, plagët e trupit dhe ato të shpirtit do tëshërohen dhe se dita-ditës pres ndonjë “mrekulli”, të ngritëm e tëshkoj dhe vazhdoj punën time, shkollimin, jetën e planifikuar.Më erdhi në vizitë të zakonshme terapeutja Sonja Stipiçiq, e cila,më ftoi të shkojmë pak dhe të ushtronim në sallë të ushtrimeve.Normal se u ngrita ngadalë (ende me ndihmën e motravemedicinale), meqë në karrocë, nuk kisha orientim të duhur dhe egjitha mu duke e çuditshme dhe e papranueshme. Nuk ishte lehtëtë ulësh në karrocë, pasi këmbët nuk ishin në funksion e nukkishin farë force të më mbajnë, dhe kur të gjithën duhet bërëvetëm me anë të darëve, që nuk e kishin fuqinë e dikurshme!Shkova në sallë të ushtrimeve, krejt në përdhese të këtij spitali,dhe pas pak filloi biseda mes terapeutës, mikës time dhe meje,atë bisedë të cilën disa herë dëshiroja ta zhvilloj, por që nuk evazhdonte, por ndalej! Dhe tani, sikur kishte ardhur koha dheduke parë pakëz edhe disponimin tim më të mirë, nuk hezitoi tëmë tregoi që edhe burri i saj tani e dy dekada ishte në karrocë.Dy dekada e më tepër?! Sa vështirë më erdhi kur dëgjova këtë82

lajm. Mendoja si është e mundur të jetë kjo?! Si ka mundur që sëpaku kësaj qenie të mrekullueshme t’i ndodhte e ta ketë këtë fatme bashkëshortin e saj, të cilin e donte pamasë?! Dhe prapë, kjogjithnjë është e lumtur dhe e disponuar, gjithnjë e përkushtuardhe e gatshme për të ndihmuar, gjithnjë e buzëqeshur. Po mos tadëgjoja rrëfimin e saj, siç kam menduar edhe deri tani, prapë domendoja se kjo i ka të gjitha të mirat e kësaj bote. Por, ja tani igjithë ky perceptim e mendim, bindja ime rreth jetës së sajndryshoi. Mikja ime, e hetoi se u preka dhe se më erdhi shumëkeq për këtë që dëgjova, dhe prapë buzëqeshi me lehtësi, sizakonisht, dhe vazhdoi: jo nuk është asgjë, jeta është e tillë dhepër mua e bashkëshortin tim është kjo jetë shumë e mirë pranë tëgjithave dhe e lumtur. Kemi ditë ta pranojmë dhe kuptojmë jetën,me gjitha peripecitë, të mirat dhe vështirësitë në të cilat hasemdhe na solli kjo fatkeqësi. E dëgjova dhe dëgjova dhe së fundimora guximin e duhur dhe e pyeta: mos vallë, dëshiron të mëthuash se edhe jeta ime tani e tutje do të jetë kështu në karrocë?!Se nuk do të ecë më kurrë në këmbët e mia?! Se nuk kam shpresëpër shëndet të mirë?! A dëshiron me tregimin rreth jetës së burrittuaj, të më thoni edhe mua se tani e tutje edhe jeta e juaj do tëzhvillohet nga karroca?! Ajo, uli kokën më shtrëngoi kraharorindhe me dhimbje më tha: duhet punë e punë por edhe shpresë dhebesim në Zotin! Mirëpo, i dashur, duhesh të jesh i përgatitur përtë gjitha ato që sjell jeta, po i përgatitur edhe për këtë që pobisedojmë dhe ndoshta ti do të mund të më mbash mua leksionrreth jetës, e jo unë ty. Të gjitha këto mi tha urtësisht e mirësisht,me një dhembje, por edhe dashuri si dhe me një buzëqeshje tëëmbël. Dhe vazhdoi, ti je më i përgatitur se sa unë për jetë, tikupton jetën më mirë se unë. Për ketë ke mësuar dhe kepërgatitur të tjerët! Dhe, thënë të vërtetën, këto fjalë më bërën tëmos dorëzohem, të përmbahem, “kinse” po e kuptoj dhe pranojjetën edhe të tillë çfarë ma paralajmëroi tërthorazi e heshtazi kjo83

zonjë e mrekullueshme, e dashur, bujare, humane e hapur dhedashamirëse.U ndamë. Unë shkova në kapelë të spitalit, të cilin e vizitojakohën e fundit shpeshherë. Dhe qëndroja pranë altarit nëmendime, rikujtoja të gjithë jetën time, bisedoja e shtroja pyetje,në të cilat nuk shihesha e nuk gjeja përgjigje për momentin…Analizoja dhe pyetja Zotin dhe vetveten: Çka, si dhe kah tani?Pyetja: quo vadis Domine?Malli për vendlindje…Unë, kurrë në jetën time, nuk isha ndier kështu, i tronditur, ipërmalluar, i mërzitur. Më dukej vetja, përkundër gjithë atyrenjerëzve që më rrethonin se isha tepër i vetmuar, sepse, tëshumtën e kohës, kaloja në kujtime, në mendime. Thjesht, nëkokën time sillej gjithçka rreth planeve jetësore dhe të ardhmessime. Por, as që më shkonte mendja se me gjithat jeta ima do tëmarrë kahe tjetër, se e gjitha ka ndryshuar në jetën dhe planet emia. Nuk e kuptoja se tani e tutje “të tjerët“ do të më udhëheqin,ku tani e tutje fati im do të varet nga dëshira dhe vullneti i tëtjerëve, se ata do të vulosin shumëçka rreth fatit tim.Isha përmalluar tepër shumë për familjen time të ngushtë, përmiq e dashamirë, për kolegë të cilët tani kanë filluar vitin e rishkollor, me një vend të zbrazur në një bankë shkollore në fundtë klasës. Më kishte marrë malli për vendlindjen time, për fshatintim të dashur, për të gjithë.Isha përmalluar, edhe pse dalje ime jashtë vendlindjes nuk ishtediçka e panjohur tani e shtatë vite. Mezi pritja të kthehem nëfshatin tim, që tani më dukej shumë i afërt dhe dashur. Më tepërse kurrë më parë, kujtoja mëngjeset në fshatin tim, rrezet e84

hershme të diellit, ajrin e pastër, natyrën e bukur, lumin i cili pandërpre me shekuj rrjedh dhe që më veti barti e bartë gjithçkasjell ai në kohëra të mira e të turbullta. Kalon koha, ndërrohenstinët, moti, njerëzit, dhe të gjitha kalojnë e lumi me ujin e tij tëqetë qëndron dhe vazhdon rrjedhën, jetën, pastron gjithçka, tëfreskon mban në jetë çdo gjë rreth nesh.Më kishte marrë malli shumë për babë, e në veçanti për nënëntime, për vëllezër dhe motrën, me të cilën isha tepër i lidhur. Ajomë deshi pamasë, duke me dalluar nga vëllezërit tjerë, ajo me tëcilën ishim gjithnjë bashkë gjatë kohës së pushimeve të mijaverore, aq sa njerëzit edhe pse të një fshatit, prapë për habimendonin se jemi bineq! Thënë të vërtetën, edhe ne, të gjithëfamilja, motrën Lurde e donin shumë, meqë kishim vetëm këtëmotër në mesin e gjashtë vëllezërve. Unë, isha vëllai i dytë merend, kurse motra e vëllezërit tjerë, të gjithë më të rinj se unë. Mëkishte marrë tanimë shumë malli për t’i parë, për t’i takuar, për tëndejë me ta, për t’u çmallur pas të gjithave që kishin ndodhur.Mirëpo, si më shkonte mendja se jam në karrocë (e që endeshpresoja se në këtë gjendje nuk do të shkoj në familje),menjëherë disi sikur mu ndrëprente kjo dëshirë e flakët,menjëherë më kaplonte mërzia, pikëllimi, sepse e dija që assesis’do ta pranojnë këtë që ndodhi me mua! Pse e gjithë kjo? Pse tëmë ndodhë mua? Të më shohin në këtë gjendje më të dashurit emi?! Çka ishte edhe më e vështira, mendoja a kanë parë, takuar,ndonjëherë në fshatin tim njeri duke lëvizur në karrocë, pasi qënë rrethin tonë nuk njihnim njerëz në këtë gjendje, së paku unënuk kisha parë deri më tani, e ja tani unë jam i tillë. Si doreagojnë, kur të më shohin ata që më njihnin krejt ndryshe. Ishinkëto pyetje pa përgjigje, që silleshin vërdallë në kokën time.Isha në tunel që sillej gjithçka rreth meje, tunel në të cilin nukshihja asgjë, e që më dukej i gjatë dhe i pakalueshëm, por që85

prapë “krejt në fund“ të tij, sikur dukej ndoshta vetëm pakëzdritë, dritë shprese sidomos kur një ditë më tha mjeku kryesor:tani je më mirë dhe duhesh të vazhdosh me terapi, ushtrime. Përkëtë, ishte përkujdesur miku im Jerko Stipiçiq., primarius i disaspitaleve në këtë shtet. Ai, në marrëveshje me mjekët e këtijspitali, kishte ra në ujdi se këto ditë mund të më transferojnë nënjë qendër rehabilituese, ku ai vet ishte primarius, dmth. i pari ikësaj qendre rehabilitimi.Meqë mjekët mendonin, se, pas qëndrimit dhe shërimit, vërtettrajtimit tim tremujor në këtë spital kryen punën e tyre, nëmënyrën më të mirë të mundshme, tani kishte ardhur koha eperiudhës tjetër, pra rehabilitimi im.Më kapi pikëllimi dhe thashë në vete: po dal nga spitali ipashëruar, gjë të cilën nuk e prisja, po dal nga këtu jo në këmbëtë mija, por me karrocë! E kisha vështirë të kuptoja këtë, meqëkisha pritur që për dita ditës të ngritëm! Por, ja erdhi dita kur mëduhet të nisëm rrugës kah kisha kaluar para tre muajve. Tani, prakthehem ngadalë nga kam ardhur.Dhe një ditë gjithçka ishte përgatitur të dal nga ky spital e tëdrejtohem qendrës së rehabilitimit. Medikamente vazhdoja tëmerrja herë pas here, sidomos në raste dhimbjeje. Kështu,gjendja ime shëndetësore shkonte duke u përmirësuar.Me të dëgjuar lajmin se do të dalë nga spitali dhe të vazhdoj merehabilitim në qendër tjetër, adekuate për këtë gjendje, filluandita-ditës të vinin miq e të njohur për të më përshëndetur, për tëmë uruar shëndet të mirë, shërim, për të më dhënë forcë e kurajepër jetë e beteja të mëtutjeshme. Vinin gjithë ata që tani e tremuaj qëndruan pranë meje, ata cilët kaluan së bashku me muaKalvarin, Golgotën time, momentet më të vështira të jetës sime86

të gjertanishme. Gjithë ishin edhe të pikëlluar që tani ndahen prejmeje, por edhe të lumtur shkaku i shpresës që kishin dukemenduar, duke lutur Zotin për shëndetin tim e duke besuar se njëditë do bëhet mirë. Vinin me lot në sy, për t’u përshëndetur memua, nuk u përmbanin dot as ata e as unë. Nuk kisha fjalë,s’gjeja mënyra që t’i falënderoja për sakrificën, mirësinë edashurinë e tyre, për gjithë atë çka bë për mua dhe familjen time.Kujdesin e mirësinë e tregoi edhe spitali, të i cili isha drejtuarpër të shkuar dhe punuar. Ky spital, tregoj një përkushtim tëmadh për mua dhe gjendjen time. Ata, me të dëgjuar lajmin mbifatkeqësinë time, menjëherë kishin kërkuar që të transferoheshatek ata. Ky shtet, ishte treguar zemërgjerë dhe i gatshëm të bëjëçmos deri në rehabilitimin sa më të mirë timin, por, me siguri seedhe shëndeti im nuk lejonte të bartëm në ndonjë vend tjetër.Erdhi dita të përshëndetesha miq e dashamirë, me mjek e motramedicinale që u përkujdesën për mua. Dhe nga të gjithë kërkovafalje, për netët që i lashë pa gjumë, për kujdesin e madh natë editë, për sakrificat e shumta që bën për mua, për dashurinë epamasë që treguan ndaj meje dhe vizitorëve të shumtë. Dhekuptohet, përgjigja e tyre ishte: nuk ke nevojë të falënderoheshpër asgjë. Motrat më uruan pastaj shëndet të mirë dhe jetë tëgjatë! Gjithnjë ato me butësi, e thoshin se këtë e kanë punë dhedetyrë. Sa të mëshirshëm e të dashur ishin të gjithë. Kishte ngaata që ju dilnin edhe lot duke u përshëndetur, sepse së bashku memua kishin kaluar ditë e net të vështira, dhe me siguri atamendonin gjithë të kaluarën e përbashkët të kësaj kohe saqëndrova aty.Ishte mëngjes i hershëm. Gjithçka ishte gati. Unë, dola dukeshikuar korridoret e këtij spitali dhe me vete thosha: do vijë kohakur të kthehem i shëndoshë e të më shohin, në mënyrë që unë t’iufalënderohem prapë të gjithëve për të gjitha që kanë bë për mua.87

Dhe kështu e me këto mendime, dolëm me automjetin e tyre tëndihmës së parë nga ky spital. Tani është hera e parë që e shijakëtë qytet me gjithë shkëlqimin e tij. Tani shihja madhështinë eqytetit të Mozartit, shihja gjithë atë histori të lavdishme, gjithëatë arkitekturë të mrekullueshme, të arritura të mëdha të kulturësevropiane. Habitëm i tëri, duke shikuar gjithë natyrën emrekullueshme, me të cilën ishte i rrethuar ky qytet i lashtë qëlindi e rriti njerëz të mëdhenj, sa janë të mëdha shkëmbinjtë dhekodrat për rreth këtij qyteti madhështor. Shikoja dhepërshëndetesha me gjithçka që qëndronte dhe më dukej, sikur igjithë qyteti dhe bukuria e tij të më vështronte mua e jo unë atë.Më dukej, sikur më thotë i tërë qyteti të cilit ia prisha qetësinë: janjeriu që bërtiti në dhimbje të mëdha, që vuajti pamasë këtyreditëve, ja ky e tani mund të shkoi sepse feja e tij e shpëtoi. Edhepse isha shkëput nga spitali, mendja nuk më largohej nga gjithëajo që ndodhi me mua, dhe mendimi se çka më pret ende në jetëdhe në këtë rrugë që sapo morëm për në qendër rehabilituese,qendër kjo e cila gjendej krejt në të kundërtën e këtij shteti,dmth. pikërisht në hyrje të këtij shteti nga kisha ardhur unë.Vazhdoja të vështroja gjithçka rrugës, më interesonte edhe vendi”ku ndryshoi jeta ime”, por atë nuk ma tregoi as vozitësi, e aspërcjellësit që ishin me mua. Mendoja e mendoja.Pas dy-tre orë vozitjeje, mbërritëm afër një fshati që kishte disandërtesa të mëdha e që e gjitha ishte pranë një natyre tëmrekullueshme, pranë një bukurie të rrallë malore, por, edhe nëpjesën tjetër fushore. Supozova dhe këtë edhe ma thanë njerëzitqë ishin me mua, që pikërisht arritëm, mirëpo këtë e hetontesecili, sepse që në hyrje të fshatit menjëherë të binin në sy shumënjerëz, që lëvizin me karroca. Më thanë se mbërritëm në vendin eduhur, pra, në qendër rehabilituese e ku më priste një mjeke qëvinte nga “shteti im“. Pra, edhe për këtë e këtu ishte kujdesurZoti dhe miku prof dr. Jerko S. primarius. Kështu edhe më tepërbindem se lidhjet për të më ndihmuar sa më shumë që është e88

mundur kishin zgjeruar rrënjët e veta, gjithkund njerëz tëgatshëm të sakrifikoheshin, të më ndihmonin për të kaluar këtësituatë të vështirë të jetës sime. Dhe sikur e gjitha përputhej meatë thënie që pandërprerë sillej në kokën time; “Shko lirisht! Fejajote të shpëtoi!”89

11. BIRI I JUAJ, VËSHTIRË SE MUND TË SHËPTOJË!“Prandaj po ju them: mos u brengosni për jetën tuaj se çka do tëhani dhe çka do të pini, as për trupin tuaj se çka do të vishni:vallë a nuk është jeta më e vlefshme se ushqimi e trupi se petku?”90(Mt 6. 25-26).Mbërrita në një fshat të bukur piktoresk, i cili gjendej jo largqytetit, në të cilin pata dëgjuar dhe që më parë e dija se ka njerëztanë shqiptarë, disa edhe nga rrethina e jonë. Edhe pse ishte kohëvjeshte e thellë, prapë hetohej se ky vend ishte i bukur, ku njeriuvërtet rehabiliton trupin dhe shpirtin. Dhe sapo më përgatitën nënjë dhomë, më erdhi një mjeke, e cila më përshëndeti në gjuhënkroate. Ishte kjo një zonjë në kuptimin e plotë të fjalës, mjekjakryesore për këtë repart, në të cilin më kishin bërë vendin. Ishtekjo zonja dr. Maria Topiç, së cilës edhe syzat që bante, i shkoninpër shtati, dhe pasi mu prezantua e më tregoi se rreth meje dinëtë gjithat nga shefi i saj që jetonte e vepronte në kryeqytetin ekëtij ish-shteti perandorak. Menjëherë, ajo filloi me pyetjet rutinërreth gjendjes sime, pyetje këto të zakonta kur ndodhësh paramjekëve të rinj apo ndonjë qendre ku nuk ke qenë më herët.Biseduam diku rreth një orë, rreth kushteve e rrethanave tanimëtë reja të jetës sime e që të gjitha këto që dëgjonte i incizonte nënjë aparat të vogël. Pyeti e pyeti, saqë mendoja se çka ishte dukemenduar të ndërmerrte. Kjo ishte një rutinë.Biseduam shumë ngrohtësisht dhe miqësisht. Pastaj, ajo më pyetinëse kisha patur këtë ngjyrë të zërit më parë? Shumë interesantedhe kjo i ra në mend dhe tani mu kujtua se që nga fatkeqësiaime, mu kishte shterur e humbur thuajse i tërë zëri. Kisha disi njëngjyrë zëri të tharë, të terur! Me siguri kjo ndodhi shkaku inarkozës së marrë, apo medikamenteve, mbase, ndoshta si pasojë

e vajit tim kur kisha dhimbjet e padurueshme. Por, nën vetëdijegjithnjë pritja dhe mendoja se dita-ditës do të më kthehej ngjyradhe zëri im natyror. Dhe thënë të vërtetën, këtë gjë disi edhe ekisha harruar, por ja kësaj zonje i ra ndërmend të më pyeste edhepër këtë. I tregova se absolutisht jo, këtë zë nuk e kam patur parafatkeqësisë. Më shikoi dhe më kontrolloi edhe fytin dhe tha sendoshta duhej një intervenim i vogël kirurgjik edhe këtu, por këtëdo të analizojë specialisti i kësaj lëmie. Unë i thashë: a nukpërfunduam me operime? I erdhi keq për këtë pyetje dhe medhimbje e buzëqeshje të lehtë më tha: mos ke dert, sepse nukështë kjo diç e madhe dhe ndonjë gjë e rrezikshme. U pajtova mekëtë që tha, sepse as që kisha rrugëdalje tjetër pos të sillem, ashtusiç më thonë, sepse ka kohë që tani u binda se të gjithë rreth mejemë dëshirojnë vetëm të mirën dhe të rehabilitohesha sa mëshumë që është e mundur. Përfunduam bisedën “zyrtare” dhe nëfund më tha se duhej të largohej meqë kishte mjaft punë. Nëmbarim më tha: “Të lutem, për çka do që ke nevojë mu drejtomua, dhe mos u brengos fare për këtë punë, dhe pavarësishtkohës, lirisht mund të më drejtohesh”. Më tregoi se në këtë spitalpunon qe disa vite dhe se banon po ashtu afër kësaj qendre meburrin e saj Zh.T dhe një vajzë të vogël. Më përshëndeti dhe tha:Të lutem, pa brenga, më konsidero mua sikur të më kisheanëtarë të familjes.Mendova në veti: O Zot, si gjen e më dërgon gjithnjë këso qenietë mrekullueshme, aq të afërta, të dashura, të përgatitur gjithnjëpër të ndihmuar e në këtë rast edhe mua, njerëz plotë mirësi egatishmëri për të zbutur dhimbjet e shëruar plagët e trupit dheshpirtit. Motrat të cilat menjëherë pas bisedës së zhvilluar memjeken, erdhën dhe gjithnjë përgatitnin diçka rreth meje, sollëndrekën dhe më thanë që atë ditë nuk kanë parashikuar asgjë, veçtë pushoja. Ndërsa të nesërmen, do të merrja programin, të cilinduhet t’i përmbahem, dmth. ushtrimeve fizikale, etj. Meqë isha i91

lodhur nga rruga, dhe i zhytur në mendime për atë se çka dhe sido të ndodhte më tutje, më zuri gjumi.Edhe në këtë ambient të ri, disi fillova të adaptohem dheambientohem. Kjo nuk ishte ndonjë çudi, meqë tani kishte kohëqë isha në spital dhe në një mënyrë e kisha mësuar jetën e tillë.Së pari, ditën e ardhshme, fillova ta studioja e shikoja vendin kugjendesha dhe kështu filluan ditët e rëndomta me ushtrimefizikale të shumta, para e pas dite, saqë nganjëherë edhenervozohesha, më trajnonin se si të lëvizi më lirshëm e më mirëme karrocë, si t’i kaloja barrierat fizike me të, si të pastrohem.Mua, vetja më dukej sikur të isha ndonjë fëmijë që nuk din endepër mirëmbajtjen e tij. Unë nervozohesha gjersa motrat ishinshumë të kujdesshme dhe durueshme. Dëshpërohesha nga egjithë kjo, ndërsa ato më jepnin vullnet, kuraje e shpresë.Mirëpo, e gjitha çka ngjante rreth meje më shtinte të mendojatutje mbi fatin tim. Mendoja, këto përgatitje pse mi bëjnë? Ekuptoja se dëshirojnë të më përgatitin për jetën e këtillë, jetën qëtani e tutje do ta kisha, jetën në karrocë invalidore. Thënë tëvërtetën, në ato momente e rrethana, mua mu duke se po mëmundojnë shumë, po më maltretojnë. Andaj, e gjithë kjo mëvinte rendë, ndoshta edhe nga fakti se e kuptoja pak a shumë tëardhmen time, të cilën assesi nuk dëshiroja ta pranoja. E qëllimine tyre e dija, ishte pra ajo që të më pavarsojnë sa më tepër. Pra,edhe pse askush nuk më thoshte se cila ishte ardhmëria ime, jetëntë cilën tani e tutje do e vazhdoja, unë e kuptoja, e kuptoja edhepse të gjithë më thoshin se do bëhet mirë e mos u dorëzo.Takim i përmallshëm…Kishte tani dy javë që gjendesha në këtë qendër rehabilituese.Bënim ushtrime të shumta. Unë gjithnjë e më tepër isha aktiv dhepavarësohesha. Mirëpo, këto ushtrime nuk mi donte e pranonte92

zemra aspak, dhe shpeshherë i kundërshtoja sepse mendoja, nukdua të përgatitëm për një jetë në karrocë, dua të ngritëm, të jemsiç kam qenë, por, pranë të gjithave motrat medicinale eterepeutët, ishin të durueshëm me mua, ishin të qetë, më lutnin epritnin, kishin durim të paparë.Dita e ditës, më arrinin shumë letra nga miq e mikesha, nga tënjohurit e mi, cilët ishin dhe duket se tani më shumë se kurrëjanë pranë meje, siç thonë edhe vet me lutje. Shprehnin parezervë përkrahjen, mbështetjen e tyre, më frymëzonin e jepninforcë për të vazhduar “luftën time”.Atë kohë, më lajmëroi mjekja që më pat pranuar, se pas nja dydite do e ishte në vizitë babai im. Eh, kjo më përmalloj shumë,kjo më mallëngjej e më trazoj në shpirt dhe zemër. Sa e pritjakëtë takim, sa më kishte marrë malli për prindër, vëllezër emotër, por isha i mërzitur për gjendjen në të cilën isha, ngasenuk kisha dëshirë që familjarët e mijë, miqtë e mijë, të njohurit tëmë shohin në këtë gjendje, të ulur në karrocë invalidore.Mendoja, e notoja në mendime, sa kisha dëshirë që pas tëgjithave ta takoj babën tim, mirëpo aq i frikësohesha dhedruhesha shëndetit të tij kur të më shihte. Mendoja në veti do elëshojë menjëherë zemra, kur ta sheh birin e tij në këtë gjendje,do të mërzitej e do të qaj pafundësisht e pandërprerë. Mendoja eçmendoja, çfarë të bëjë?! Isha i vetëdijshëm se nga kjo gjendjenë të cilën jam nuk mund të iki, apo siç themi, nuk mundëm tëdilja nga lëkura ime. Gjitha këto gjëra silleshin në kokën timepara takimit me babën tim, duke mos qenë aspak i vetëdijshëm eduke mos ditur se menjëherë me të dëgjuar lajmin mbifatkeqësinë time, atij i kishte shkuar lajmi se “vështirë që mundtë shpëtojë djali yt”. Pra, mund ta marrë me mend se çfarëpikëllimi ka përjetuar zemra e tij, çfarë plage ka marrë me tëdëgjuar këtë lajm. Plagë të pashëruar. Plagë në një zemër të qetë,93

në një zemër, e cila tërë jetën vuajti dhe u rritë po ashtu me plagëdhe në mungesë të dashurisë së nënës, e cila e kishte lënë jetimqë nga fëmijëria e hershme. Megjithatë, ka jetuar e jetonte medashuri, duke u sakrifikuar dhe munduar vetëm e vetëm t’i rristedhe edukonte shtatë fëmijët (gjashtë djem e një vajzë) që ia kadhuruar Zoti. Vështirësi edhe më të madhe i krijonte kjo kur ai edaja i madh Qeshk Gjergji e kishin marrë këtë lajm e që silleshinrrotull e vërdallë, si pa kokë në oborr e jashtë shtëpisë, duke bërëplane për pritjen eventuale të “kufomës”. Dhe të gjitha këtopërgatitje, i bënin nën trysni të madhe psikike, me zemër tëplasur, por pa u vërejt asgjë në sy të nënës sime, vetëm e vetëmpër të mos e hetuar nëna ima se çka në të vërtetë dhe realishtkishte ndodhur me djalin e saj të dashur, meqë asaj tani i kishintreguar për rastin tim por në një version krejt tjetër, shumë tëbutë. Ajo e dinte kinse jam mirë dhe nuk kam pësuar rëndë, porvetëm me disa gërvishtje të lehta!Pra, në një mënyrë baba im “ishte i përgatitur” edhe për rastin mëtë rëndë për të. Dhe kjo më bënte të mendoj, se, pasi të më shehse jam gjallë, ai s’ do të dorëzohej lehtë.Zemra më rrihte me të shpejt, ora nuk lëvizte nga vendi,mendimet më bartin aq sa mendoja që jam në një botë krejt tjetëre jo në këtë reale. Sillesha nëpër dhomë, shikoja nga dritarja mosvallë po e shihja! Dhe ashtu më ra ndërmend një ide: ta pres timatë, jo në karrocë por në shtrat. Kjo ishte ide e mirë, pasi që përherë të parë do të më sheh sikur të jam i shtritë ashtu si “dukepushuar”, pra gjysmë i ulur dhe mendova që ngadalë t’iashpjegoja të gjithën (edhe pse ai të vërtetën e kishte të njohur).Mirëpo, atij për të mos i bie në sy që në takim të parë se jam nëkarrocë invalidore, bile edhe karrocën mendova ta largoj pak ngaafërsia e ime. Por, interesant se pikërisht për këtë ditë, kur do tatakoja babën tim, më ishte caktuar një intervenim tjetër që mjekët94

e quanin jo të vështirë, pra intervenim në fyt-zanore për t’marikthyer zërin dhe ngjyrën e zërit që kisha më parë.Dhe erdhi momenti, pashë nga dritarja babën dhe xhaxhain tim tëmadh Ali Simani duke ardhur. Mua sa nuk më lëshoi zemra ngamalli, nga gëzimi i shoqëruar me pikëllim, i shikoja lëvizjet etyre…. Dridhesha, filluan të më dilnin lotët pareshtur e vetëm senuk më ngufatnin lotët. Luta Zotin të më jepte forcë për këtëtakim, të përmbahem, mos të dorëzohem, ta ngushëlloj veten dhemë tepër ata dy vëllezër të qetë e të lënduar rëndë. Sa u afruan emë nuk i pashë, sepse hyrën në godinën e spitalit për të ardhurtek unë, unë me të shpejt fshira lotët, u shtrira në shtrat ashtugjysmë i ulur që të dukesha “më mirë”!.Qëndroja i shtrirë dhe kinse duke lexuar diçka. Trokitën dhehyrën brenda. Unë, menjëherë iu dhashë një buzëqeshje të lehtë,por e kotë. Me ta ishte në përcjellje edhe mjekja dhe burri i sajZhelko Topic. (me të cilin isha i njoftuar tanimë dhe shpeshherëvinte e më vizitonte). Ishte një biznesmen e zotëri me reputacion,i cili, edhe i kishte pritur dhe strehuar në shtëpinë e tij babën exhaxhain tim. U përshëndetëm dhe përqafuam mallëngjyeshëm egjatë qëndruam ashtu duke na shkuar lotët të gjithëve, e dukemos fol me minuta të tërë asnjë fjalë, mes vete, por aty këtuheshtjen tonë e ndërprente Zhelko Topic dhe bashkëshortja e tij,mjekja shumë e dashur dhe afërt. Dhe pas një kohe filluam me zëtë shterur që të gjithë, me sytë të përlotur, me zemër të mbushurplotë shumëçka në te, filluam të komunikojmë e të pyesim njëritjetrin.Mua më interesonte për gjithçka rreth familjes, në rend tëparë për nënën, motrën e vëllezërit të mi, rreth fqinjëve ebashkëvendëseve, rreth fshatit dhe vendlindjes sime. Duket se nëkëto momente, Zoti më dha forcë dhe mbahesha, mundohesha tambaja një disponim dhe të zhvillonim biseda krejt normale, samë larg atyre gjërave që kisha pësuar e përjetuar deri më tani.95

Por, për çudi edhe baba e xhaxhai mbaheshin mirë. Së paku ashtuparaqiteshin para meje, dhe nuk më pyetnin edhe shumë. Ata,gjithnjë më jepnim kuraje e shpresë se do të bëhej mirë dhe tëmos brengosëm shumë meqë Zoti do dhe e bën mirë. Vazhduambisedën, duke u çmallur, për disa orë, deris mjekja iu shpjegoi see kisha një intervenim të vogël e aspak të rrezikshëm. Ata upajtuan e që unë isha i pajtuar dhe përgatitur edhe për këtëintervenim.Erdhën disa motra medicinale, e më përgatitën. Hetova se umërzitën shumë baba e xhaxhai, por më shtrënguan duart, dukemë thënë: mos ke frikë, asgjë nuk ishte kjo, kalon menjëherë dhebëhet mirë. Më morën e më dërguan në sallë të operimit e këtaduke më mbajt për dore, ndërsa unë i shtrirë. Ata erdhën deri tekdera e sallës së operimit, e mua koka e ngritur dhe sytë tëdrejtuar kah ta më mbetën në korridor, duke shikuar e duke iubërë me dorë, në shenjë se do kalonte edhe kjo.Më duket se nuk kishte zgjatur ky operim shumë, sepse së shpejtimë kthyen në dhomë (së paku mua mu dukë shpejt). Unë i lodhurdhe jo shumë i kthjellur ende, fillova të komunikoja me babëntim dhe axhën që më kishin pritur që të shihnin se si do të kalojanë operacion. Për çudi, unë menjëherë komunikoja me ta qetëdhe me ngjyrë të zërit tim origjinal, të cilin e kisha patur parafatkeqësisë. Për të mos më lodhur, sepse isha i rraskapitur,mjekja propozoi që për sot të përfundonte vizita dhekomunikimi, meqë tha se preferohej një ditë të mos flisja.Kështu, ajo, si çdo ditë pas orarit të punës, erdhi e mori babëndhe axhën tim e shkuan në shtëpinë e familjes së saj ku do bëninkonak tani e tutje.Unë, gjithnjë e për çdo ditë, ndihesha më mirë. Gjithë ditën kishaorar të caktuar për ushtrime të ndryshme fizioterepeutike,96

ushtrime që të pavarësohem sa më shumë dhe të lëvizi e gjendëmvetvetiu në situate të ndryshme, tani me karrocë. Çdo pasdite, ekaloja me babën e axhën tim në biseda të ndryshme (ku babaidhe xhaxhai im me mall, i kujtonin ditët para shumë viteve kurkishin qëndruar dhe punuar përkohësisht në këtë shtet),qëndronim gjatë e në shëtitje aty rreth godinës së spitalit. Këta,më frymëzonin, më jepnin forcë e fuqi, kuraje për të mos udorëzuar. Së paku, para meje qëndronin të fortë edhe psemendoja se të dy janë për nga natyra të dashur, emocional, njerëzqë iu dhimbset çdokush në vështirësi, e jo më unë. Sidoqoftë, atanë prezencën time mbaheshin të fortë e qëndronin burrërisht.Erdhi dita kur edhe ata duheshin të ktheheshin për në vendlindje.Me mua e pranë meje qëndruan afër dy javë. Ishin të lumtur qëmë panë gjallë dhe se fjalia apo lajmi: “djali i juaj, vështirë semund të shpëtojë”, tani më nuk është i vërtetë dhe se e gjithakishte kaluar mirë me ndihmën e Zotit dhe të miqve të shumtë, tëmjekëve të kujdesshëm.Unë vazhdoja tani të jetoja, të mundohesha ta ktheja shëndetin tëhumbur në fatkeqësi. Erdhën baba im dhe axha për t’upërshëndet me mua. Edhe për mua ishte vështirë, meqë ishamësuar tani e disa ditë me ta, por edhe ata mezi se u ndanin prejmeje. Filluan të mërziteshin shumë, të qajnë të dy pa zë. Lotët iurridhnin pandërpre, buzët iu dridheshin që të dyve dhe e kishinvështirë të shqiptojnë fjalët: ne po shkojmë, e ty po të lëmë këtu.Por, ashtu u deshtë, meqë edhe këta dëshironin të shkojnë e tëkthehen në gjirin familjar, në punët e tyre të përditshme, por edhetë dërgojnë në vendlindje lajme më të mira dhe shpresëdhënëserreth meje. Unë, kuptohet se u përmbajta, duke iu premtuar se dotë bëhej mirë dhe i luta, të mos brengoseshin. I përshëndeta, dukeiu thënë të ma përshëndesin fshatin tim, vendlindjen time, nënën,97

motrën dhe vëllezërit e gjithë të brengosurit për fatin tim, ata qëende nuk e dinin të vërtetën rreth gjendjes sime.Falënderova në prezencën e tyre edhe mjeken e bashkëshortin esaj, për gjithë atë kujdes e dashuri që treguan ndaj babës e axhëstim, përgjatë asaj kohe, pa pritesë, duke i mirëmbajtur nëfamiljen e tyre. Shpesh, vinin me ata, për t’më vizituar në spital,me qëllim që mjekimi dhe shërimi im të ishte sa më i lehtë dhesuksesshëm.Njeriu, para së gjithave, ka nevojë për takime, për biseda, meqëështë qenie shoqërore dhe në marrë + dhënie. Ai, i cili merr dhejep, ai i cili ka nevojë të dhurojë mirësi e dashuri por edhe i cilipa këto nuk mund të jetohet.Meqë gjendja ime shëndetësore shkonte kah përmirësimi, kjo mëmundësonte edhe takimin me njerëz të cilët kishin dëgjuar përmua, me njerëz të cilët dëshironin të më shihnin, të rrininsadopak pranë meje, të ndanin bisedat, të ndanin atë që përjetovae përjetoja unë, të mirën e vështirësitë, por edhe të më forconinnë shpresë e shpirt.Një ditë më lajmëroi mjekja se në qytetin e afërt në mbrëmjekomuniteti i tyre në diasporë (komunitet kroat), kanë njëmbrëmje festive, një tubim me bashkëvendës e mërgimtarë. Unë,deri më atëherë nuk isha pjesëmarrës i ndonjë organizimi të tillë,dhe meqë kisha kureshtje të njoh njerëz të rinj, të cilët më tregoimjekja se dinë dhe kishin dëgjuar për mua. Më interesonteorganizimi, tematika, përmbajtja dhe porosia e këtij tubimi në njëkohë kur tashmë “shteti ynë“ ishte trazuar, në ethe dhe kërkim tëndonjë zgjidhjeje të re, vendosa të marrë pjesë.98

Dhe diku pas dite, erdhi me automjet bashkëshorti i saj me të dhevajzën e vogël të tyre, e cila ishte sikur engjulleshë të mëmerrnin. Më morën dhe u drejtuam për në qytet. Më duket se kyçift i ri dhe i dashur, më tepër dëshiruan të më nxjerrin përndonjë orë nga ambientet e spitalit. Moti ishte i vranët, fryentenjë erë e lehtë, e cila sillte edhe një shi të qetë. Thuajse ra muzgu,dhe ne iu ishim afruam një ndërtese të vjetër, në këtë qytet i tëri indërtuar qysh në kohë e perandorisë austro-hungareze e me njëstil të përzier barok, gotik, por me shije dhe rrugë të shtruara nëcopëza gurësh të vegjël. Nga pamja e shtëpive, nga ato rrugica tëlashta e jo fort të ndriçuara, mora përshtypje e mu duk sikur tëshkonim në ndonjë “takim të fshehtë”. Komuniteti kroat njihej sidiasporë e fortë që nuk donte të jetojë me një popull dominues earrogant që udhëhiqej prej një politike antinjerëzore dhenacionaliste serbe. Ishte kjo diasporë, e cila me doemos tentontetë krijonte shtetin e tyre të pavarur. Këto lëvizje dhe qëndrimetanimë diheshin thuajse ndërkombëtarisht, por, vetëm pritejmomenti i përplasjeve, mos të them luftës së hapur për pavarësitë plotë të tyre. Mendova të shohim se ç’mendim kanë ata së paripër popullin e tyre, pastaj edhe për ne dhe më gjerë, pasi ishtenjë takim festiv dhe pune mes intelektualëve e njerëzve tëpërzgjedhur, patriotë të mirëfilltë. Dhe pikërisht ashtu edhe ishte.Që në hyrje të sallës, e cila ishte caktuar të mbahej në qendrën emisionit të tyre fetar, takuam njerëz të veshur mirë, njerëz qëshiheshin se janë zotëri, në kuptimin e plotë të fjalës, njerëz tëdijës dhe shkencës, të bashkuar rreth një ideali të përbashkët,rrëzimin e këtij shteti dhe ideologjie të patenzot, si dhe ndërtimine shtetit të tyre të pavarur, si aspiratë dhe nevojë e kamotshme etyre.Filluan përshëndetjet nga udhëheqësi i programit, filluan tema edebate. Diskutimet qendrore ishin: si t’i ndihmonin komunitetittë tyre dhe më shumë vendlindjes, nga e cila, kishte njerëz që99

kishin ikur qysh pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dheqë askurrë deri atëherë s’kishin patur mundësi e leje të vizitojnëatë. Me sa mallëngjim e dashuri diskutonin e flisnin për atdheune tyre të bukur siç thoshin ata vetë. Me sa mall e nostalgji,kujtonin të kaluarën e tyre të hidhur, peripecitë dhe vuajtje e tyre.Nga e gjitha kuptova se ata përgatisnin popullin e tyre nëdiasporë, për ditë më të mira për shtetin e tyre, për popullin etyre. Përgatiteshin, jo zëshëm, jo duke bërë ndonjë bujë tëmadhe, por në heshtje e duke mbjellur farën e dashurisë sëmadhe për atdheun në njerëzit e diasporës së tyre. I këndojnëkëndshëm heronjve të tyre, për të cilët, unë shumë pak dija, sepsenë “shtetin tonë“ ateisto-komunist, këta njerëz, janë të ndaluar tëpërmendën, sepse ndryshe të rrezikohej edhe jeta. Mirëpo,vërejta edhe se rreth godinës, ishte mirë e mirë e siguruar që mëparë, dhe tanimë e hetova se ky tubim edhe mbahej në fshehtësinga spiunët e mundshëm që vepronin e merreshin me punë të ligakëtu e kudo. Kuptova shumë e “nuk kuptova asgjë”, por pashëbashkim e dashuri, pashë gatishmëri në gjithçka, pashë të rinj e tëreja, që dinë të ndajnë kafshatën e gojës për të mirën e shtetit tëtyre apo republikës së tyre të cilën e konsideronin tani e 50 vitetë robëruar. Mësova, se, këtë dashuri ndaj republikës së tyre dhepopullit të tyre mbjellin në gjenerata të reja. Përvojat e njerëzvetë moshuar aty, përcilleshin me shumë -shumë vëmendje, meshumë kujdes e me shumë dashuri. Sikur përgatiteshin për njëpunë të madhe, por nuk kisha dijeni dhe “nuk kisha kohë” tëmendoj shumë për këto gjëra, apo disi në veten time ndieja edhenjë lloj frike të merresha me tema e biseda të tilla. Mirëpo, mëpëlqeu ky komunitet. Edhe më tepër, më befasuan kur kryesuesi itakimit, u ngrit e më përshëndeti, duke më uruar shëndet të mirëdhe mirëseardhje. Me këtë rast, publikisht më dhuroi një kryq tëpunuar mjeshtërisht në bakër. Këtë kryq e barti që atëherë kah dotë shkoja (ka një madhësi afër 15 cm), më parë e bartja në çantë,ndërsa tani e mbajë dhe ruaj me fanatizëm si kujtim nga njerëzit100

që kishin shumë simpati për popullin tonë, për popullin estërvuajtur shqiptarë. Unë nga ata njerëz, pashë dhe mësovahumanizëm, harmoni, gatishmëri dhe dashuri për atdhe, të cilëtishin në gjendje të bëjnë çmos, të sakrifikohen e të japinmenjëherë edhe jetën për fe e atdheun e tyre që gjithnjë e quajnë“atdheu ynë i bukur” të cilit i thurin dhe këndojnë këngë e himnelavdie.Në mesin e bashkëvendëseve dhe bashkatdhetarëve të mi…Lajmi mbi fatkeqësinë time, ishte përhapur me të shpejtë kudo,sidomos mes komunitetit shqiptar në këtë shtet ku pësova dhe pokurohem. Unë, që më parë e dija dhe kisha dëgjuar se në këtëqytet ku tanimë gjendesha afër një muaj e gjysmë, kishteshqiptarë edhe atë nga fshati fqinjë i yni Stublla, por dhe ngafamullia jonë. Një ditë, bëri zilja e telefonit dhe mu lajmërua njëmotër nderi nga Kosova, përkatësisht nga fshati fqinjë e vëlla yninë Kosovë, një motër që vite të tëra shërbente në këtë shtet. Ishtee prekur me rastin tim dhe më shprehu dëshirën të më vizitonte.Më tregoi për bashkëkombës e vendase të cilët në një numër tëmadh gjendeshin aty me punë të përkohshme, të cilëve ajo iukishte ndihmuar shumë.Ditët në vijim, kjo motër e dashur e nderit, gjatë një vizite mëtha: po kanë shumë dëshirë të të shohin e të vizitojnëbashkëkombësit tanë. Më propozoi që nëse kisha mundësi që tëshkoja tek ata në qytet, pasi ishin në numër i madh që kishinshprehur gatishmëri për të ardhur në vizitë në spital. Mëpropozoi të shkoja një të diell, kur kishin meshën e tuboheshin tëgjithë në Kishë. Unë pranova këtë propozim, pasi që edhe unëisha përmalluar për gjithë ata, tanimë motra më tregoi disa emraqë ishin aty, duke jetuar e punuar e për mua shumë emra kishindomethënie të madhe në jetën time. Pranova dhe ashtu ndodhi.101

Para se të fillonte mesha, aty nja një orë më parë, mjekja e dashurme bashkëshortin e saj, më solli tek këta besimtarë tanë. Ishtetakim i përmallshëm, kishte lot gëzimi e përmallimi, lot malli enostalgjie, por edhe lot shqetësimi dhe dhimbjeje, për atë që tanimë shihnin në karrocë. Ishin aty shumë të rinj, shumëbashkëshortë të rinj, fëmijë dhe poetja e dashur nga Stublla zonjaMarie Zahide Ukaj, të cilën e nderoja dhe respektoja shumë. Mëshikonin me aq dhimbje e mall, saqë unë u deshtë t’i ngushëlloja,t’i forcoja dhe t’iu jepja shpresë se e gjitha do të bëhej mirë. Unëisha më i fortë se ata njerëz, të cilëve iu dhimbesha në shpirt.Vërtet, ishin shumë të prekur, por prapë, e gjitha kaloi në mënyrëshumë vëllazërore. Pas kremtimit të meshës, e cila u paraqitë përshëndetin tim, prapë vazhduam bisedat, pyetjet e përgjigjet rrethgjithçkaje, rreth Kosovës, pasi që kishte edhe nga ata cilët kishinkaluar pushimet në vendlindje dhe ishin kthyer, treguan etreguan, biseduam e biseduam sa nuk mund të përfundonim.Mendova sa bujar është populli ynë. Sa i dashur dhe i afërt, sazemër të madhe ka. Mendova, o Zot, sa njerëz punëtorë janë,kanë lënë vendlindje për të gjetur punë larg atdheut e vetëm evetëm për të mirëmbajtur familjarët tjerë në vendlindje, shumënga këta edhe nën trysni politike e përndjekje kanë braktisurvatrat e tyre. Sa vuajnë për familjarët, për traditat, për t’ubashkuar e qëndruar në lutje në Kishat e tyre në vendlindje dheprapë e gjithë atë dëshirojnë ta kultivojnë edhe jashtë atdheut,duke vazhduar të jenë të bashkuar e afërt mes veti. Ndihmojnë,mësojnë, punojnë dhe kuptojnë njeri-tjetrin. Mendova, janë tëkuptueshëm, kuptojnë njeriun kur vuan, meqë edhe vetë vuajnë.Sepse, ai që nuk ka provuar asnjëherë vuajtjen, as që mund takuptojë tjetrin kur vuan. E populli shqiptarë, i kupton të gjithë tëvuajturit dhe bashkvuan me gjithë ata, sepse ka vuajtur e povuan, sikur sot këta me mua.102

Kështu, bisedë pas bisede, kaloi koha shpejt. Pastaj, ishte koha tëktheheshim në spital. U gëzova shumë që u takova pas shumëmuajve me njerëz tanë, me njerëz nga fshati fqinjë i imi, njerëz tëmirë e bujarë, të dashur. Prapë ashtu siç më pritën me lot përfaqe, ashtu edhe më përqafonin e uronin shëndet e shërim sa mëtë shpejt. Më befasuan me dhuratat që më kishin sjellë thuajseçdo familje apo edhe person. Ato të shumtën ishin dhurataushqimore tradicionale nga Kosova, kishte edhe pemë e perimenga vendlindja, kishte edhe arra e çka jo të mirë nga nënaKosovë. Me siguri kanë menduar që më ka marrë malli për tokëne vendlindjes, për frytet e saj. Më “mbushën” me dhurata për tëmë hjek mallin e vendlindjes dhe vërtet edhe më çmallënpamasë, e jeta ime vazhdoi edhe për disa javë në këtë qendërrehabilituese ku kisha bërë disa përparime të dukshme nëaftësimin e pavarësimit tim.Tani flitet se do të transportohem së shpejti për në shtetin “tonë”,dhe atë shumë afër qytetit tim ku studioja para fatkeqësisë sime,meqë aty krejt afër ishte një qendër e njohur rehabilituese, pormendova të shohim se si shkon puna tutje. Ndodhi edhe njëbefasi e vogël.Një ditë, nga disa motra medicinale dëgjova se mjekët e motratmedicinale, por edhe pacientët, përgatisin një program argëtuesaty në spital që do shfaqej, në të cilin do të kishte mysafirë edhenga jashtë dmth. të atij fshati apo edhe qyteti. Më ftuan edhe muadhe më thanë doemos duhej të marrja pjesë. Kuptohet se pranovaftesën dhe u gjenda në sallë të përgatitur në mënyrë shumëprofesionale. Filloi programi. Hyrja ishe me pagesë, por për muanuk vlejti kjo. Nuk e prisja se i gjithë programi dhe mjetet etubuara ishin të dedikuara për një qëllimi të caktuar. Nisiprogram, shumë argëtues, me humor të përzgjedhur ngapërditshmëria e jetës në këtë qendër, muzikë të përzgjedhur, tanz103

e kërcim me valltarë profesionistë. Programi zgjati afër dy orë,dhe vërtet u ndjeva mirë dhe i relaksuar. Para se të përfundonteprogrami nga moderatori i programit dëgjova shqiptimin e emrittim. U habita, e meqë nuk e kuptova mirë se çka tha moderatori,kur përmendi emrin e mbiemrin tim, pyeta aty ulur afër një miktimin. Ai më tha: mjetet që janë tubuar në këtë mbrëmje eprogram shkojnë për ty, për ta blerë një karrocë ty!Eh, tani i tërë disponimi që krijova më shkoi huq. Ky lajm, jovetëm që nuk më gëzoj, por më pikëlloj shumë, sepse me këtëkuptova se vështirë e paskam për t’u ngritë në këmbë së shpejti.Kuptohet, mirësia e këtyre njerëzve, dashuria e tyre për të bërëmirë, më mahniti, por lajmi se këto mjete shkonin për karrocëtime personale, meqë deri më tani shërbehesha me karrocë tëspitalit, më bëri të ndihesha i mërzitur. Megjithatë, jeta vazhdone unë në veti thashë se assesi nuk guxoja të dorëzohesha.Kalonin ditët. Unë kaloja mirë në këtë qendër, me të cilën thuajseu familjarizova. Kishte raste shumë të rënda, për të cilat më parëas që kam mundur dhe as që më kishte shkuar mendja. Kishtenjerëz me aq probleme shëndetësore, aq të sëmurë e që prapë nukdorëzoheshin. Edhe këtu mora një mësim të madh për jetë,mbarova një fakultet, atë të durimit dhe pritjes.Kur bëra gati tre muaj qëndrimi këtu, tani më thanë se duhej tëtransferohesha në “shtetin tim” pasi që edhe pagesa e shpenzimete spitalit ishin diskutabile se kush do i paguante, meqë unë nukkisha sigurim shëndetësor nga “shteti demokratik”. Në të vërtet,ne, të gjithë studentët e teologjisë shikoheshim si armiqtë eardhshëm të shtetit ateisto-komunist, e për këtë nuk gëzonim farëtë drejte, as ato më elementare.104

Funksiononin lidhjet, i lajmëruan së shpejti mjekëve se do të mëpranojnë dhe përkujdesën për trajtimin tim të mëtutjeshëm, nënjë qytet bregdetar krejt afër qytetit tim, ku studioja dhe kishakaluar ditët më të mira të rinisë sime studentore.Kisha përparuar mjaft këtu. Erdhën gjithë dhe më përshëndetënnë një ditë dimri të butë. U ndamë me lot për faqe, sidomos memjeken time të dashur Dr.Maria Topiç. Iu falënderova të gjithëveme rend, për gjithë kujdesin e mirësinë e treguar ndaj meje. Dhe,për herë të parë, fluturoja në aeroplan dhe në mendime tunduese.Rruga ime për kthim në shtëpi kishte filluar. Pas një fluturimi tëkëndshëm një orësh, nga lartësia pashë detin e hapur, dhekuptova se arritëm.105

12. “GRUA, JA, YT BIR!” (Gjn 19, 26)Pastaj i tha nxënësit:“Ja, nëna jote!” (Gjn 19, 27)Ateruam suksesshëm në një aeroport të vogël, për të cilin as qëkisha dëgjuar më parë se ekzistonte. Qyteti ku do isha në trajtime kurim pas kësaj, ishte një qytet i vogël, por i bukur bregdetar.Ndihesha në brendi më i lumtur, më i relaksuar, shkurt më i qetë,sepse më dukej sikur të kisha arritur në vendlindje, edhe psekishte shumë kilometra apo rrugë deri në vendlindjen time. Por,sidoqoftë, meqë studioja para fatkeqësisë sime në këtë republikëtë “shtetit tonë” të përbashkët, e pasi edhe këta me fqinjin e tyre,republikën me të cilën kufizoheshin dhe gjendej krejt në veri tëkëtij “shteti tonë” të përbashkët, që të dy republikat, nga formimidhe fillimi i bashkëjetesës, ishin në përkrahje të popullitshqiptarë, kishin simpati ndaj nesh, e ndoshta edhe duke parëpadrejtësitë që iu bëheshin shqiptarëve me dekada e shekuj, nadonin e përkrahnin. Ah, si të dihej. Ndoshta edhe shihnin interesprej nesh. Mirëpo, edhe ne shqiptarët e donim këtë popull, meqëshumë studentë sikur unë, shumë njerëz e familje, punëtorë vite evite punonin dhe jetonin në harmoni e dashuri me këtë popullmik. Unë, ndihesha pranë këtyre gati sikur në mesin e popullittim, pranë familjes sime, pranë vendlindjes. Po, isha i lumtur,sepse tanimë nuk do kisha probleme gjuhësore, komunikimi mepersonel mjekësorë do të ishte më i lehtë, pasi këtë gjuhë e njihjadhe e në atë gjuhë studioja. Nuk do mërzitëm e nuk do kam mallpër të parë e për tu takuar me njerëzit tanë, miqtë e mijë, familjetë shumta, për të cilat isha përmalluar tepër shumë, si për ata qëjetonin në këtë republikë, ashtu edhe për ata nga vendlindja, pasiudhëtimi për të më vizituar këtu tanimë është shumë më ishkurtër dhe më i lehtë.106

Më pritën sipas marrëveshjes dy mjekë, bashkëshortë të mirë, poredhe miq të mjekes nga vija. Për këta, më kishte folur me kohëmjekja e dashur Maria., e cila, më kishte ndihmuar dhe mu kishtegjetur shumë deri më tani. Ajo, më pati treguar se do më presin edo kujdesen shumë për shëndetin dhe rehabilitimin tim. Ky çift,më parë, po ashtu kishte punuar në po atë shtet ku pësovafatkeqësinë. Ishte një çift i mirë, i sjellshëm, i afërt dhe i cili qënë takimin e parë më la përshtypje dhe u zotua se do të ketë njëkujdes të veçantë ndaj meje, meqë isha i preferuar dhe iporositur. Gatishmëria e tyre për të ma lehtësuar këtë barrë e këtëkryq që tanimë e kisha “përqafuar” shihej që nga dita e parë, kuru interesuan shumë për gjendjen time shëndetësore, edhe psekishin gjithë dokumentacionin tim, rreth shëndetit e trajtimit tëmëparshëm. Ata, të gjithë, shpresonin se do bëhej shumë mëmirë, ndërkaq sa shumë më mirë nuk dija as unë e as ata, pos qëmë lutën të bëja sa më shumë ushtrime fizikale. Dhe vërtet, pasnjë bisede të përzemërt me ta, u ngritën dhe së bashku dolëm përta parë dhe për të ma treguar ambientin se ku gjendesha. Ishte kjonjë qendër rehabilituese e ngritur në një hapësirë të madhe.Dukej sikur të ishte një qytet i tërë në veti, ashtu i ngritur nëujdhesë dhe mjaft larg qytetit (diku rreth tre-katër km). Ishtevend i qetë, me shumë gjelbërim, parqe të rregulluar dhe drunjë,për ata që dëshirojnë të jenë në natyrë dhe e gjitha kuptohej ishtee rrethuar me ujë deti. Por, ky vend ishte i vërshuar me njerëz nëkarroca dhe unë assesi nuk mund të pranoja këtë shoqëri. Disivetja më dukej e çuditshme dhe herë-herë edhe pyetja veten, pseunë gjendëm këtu? Në shoqërim me njerëz të një “kategorietjetër” nga unë, me ata për të cilët askurrë as që kisha menduarnjë jetën time e lëre më të shoqërohem?! Me ata të cilët ndoshtanuk i kam kuptuar kurrë më parë, me ata, jetën e të cilëve nuk ekam analizuar asnjëherë? Tani jam me ta dhe pjesë e tyre!Ndajmë të gjitha brengat, problemet, dhimbjet, por edhemomentet e gëzimit së bashku!107

Kuptohet, unë u vendosa në një dhomë, në të cilën kisha edhe njëshok tjetër, po nga ai shtet ku pësova e që tani nga i cilikthehesha. Motrat medicinale, menjëherë më treguan se me këtështet Austrinë kanë bashkëpunim të mirë dhe kjo ndërtesë, në tëcilën u vendosa unë, ishte e tyre dhe për shërbime e trajtime tëpacientëve të tyre, cilët vinin rregullisht për çdo vit në grupe përtrajtime e rehabilitim, apo edhe pushime e rekreacion. Duket seata edhe kishin financuar këtë ndërtesë si lloj shtëpierehabilitimi, po edhe pushimi, të njerëzve-pacientëve të tyre. Pra,këtu më vendosën edhe mua pasi vija edhe unë në grup me ta emë trajtonin sikur të isha bashkëvendës e bashkëkombës i tyre,bile edhe motrat medicinale, të cilat dinin aty këtu ndonjë fjalënë gjuhën e tyre (nuk kishin nevojë të mësonin edhe shumë këtëgjuhë, pasi ata vinin me motra të veta medicinale apo edhe meanëtarë të familjes të cilët do iu gjendeshin gjithnjë pranë)mendonin, se edhe unë jam i përkatësisë kombëtare të atij shtetidhe më flisnin në gjuhën gjermane. Mirëpo, unë gjithnjë iushpjegoja pse gjendesha aty e çka ndodhi me mua. Bile, në shakathosha: U gjendem “rastësisht“ në shtetin e tyre dhe tani“rastësisht“ me ta edhe këtu…! Ndoshta, e gjitha ndodhi sikur nëëndërr dhe “rastësisht e gabimisht“, por jo! Sidoqoftë, është mëse e sigurt se në këtë godinë ekzistonin kushtet shumë më të mirase në tre-katër godinat tjera që gjendeshin për rreth. Aty ishin tështrirë pacient të këtij “shteti tonë“ të përbashkët. Aty kishte ngatë gjitha republikat dhe krahinat e këtij shteti artificial. Tanimëdisi ndihesha i privilegjuar dhe sikur të isha “turist” aty, këtë ethosha pasi që edhe gjendja shëndetësore më ishte stabilizuar dhesillesha e gjendesha mirë në karrocën time, isha mjaft ilëvizshëm dhe i pavarur.Pas një shëtitje e bisede të përzemërt që në ditën e parë memjekët e disa persona pos motrave medicinale që takova, erdhikoha e ngrënies së drekës. Sa interesant më erdhi kur pash në108

sallë të madhe se edhe gjatë ngrënies së ushqimit, pacientët ishintë ndarë “ne” dhe “ata”, kuptohet unë ende bëja pjesë në grupin e”turistëve”, të cilët edhe ushqimin e kishin më të mirë. Kjo përfaktin, ngase shteti i tyre paguan para të mëdha për trajtimin samë të mirë të tyre. Dmth. ne në “shtetin tonë” të përbuzur, tëetiketuar, më të pavlerë dhe në kategorinë e dytë të njerëzve! Saçudi më erdhi e nuk më erdhi, meqë, ne shqiptarët, edhe ashtu medekada e shekuj, ishim të rendit të dytë apo tretë në këtë llojshteti “të përbashkët”. Edhe këto çështje të sjellin vuajtje edhimbje të mëdha shpirtërore.Unë, menjëherë rashë në kontakt me personelin shëndetësor, tëcilët kishin kryer studimet po në të njëjtin qytet ku studioja parafatkeqësisë sime. Ata, tanimë mu dukeshin edhe më të afër, më tëcilët gjithnjë shoqërohesha në kohë të lirë timen dhe të tyre.Bisedonim e bisedonim për qytetin tonë të rinisë… Sa mirë ështëtë kujtosh vite të mira, të lumtura. Tani përgatitesha edhepsiqikisht, sepse e dija se do kisha edhe shumë e shumë vizita.Këtë e dija, sepse kisha paralajmërim, por edhe ishte qyteti istudimeve të mija, i miqve të mijë. Thuajse të gjithë e pritninardhjen, apo kthimin tim. Të gjithë me padurim dëshironin të mëshihnin… E unë, si zakonisht, isha e nuk isha i përgatitur përgjitha.Jeta vazhdoi e ditët kalonin, duke i zërë vend njëra-tjetrësDitët më kalonin, duke bërë ushtrime të pareshtura, por ndonjësukses të madh nuk hetoja, edhe pse personat që punonin rrethmeje, mendonin se ka përparime të dukshme. Kishte momentekur e gjitha mu dukej e kotë, kur në momente edhe pse vështirë,prapë iu dorëzoja gjendjes momentele, apo mos të them edhe epranoja se ky qenka fati im dhe patjetër më duhej të pranoja këtëgjendje, të isha në karrocë, dhe në këtë mënyrë të vazhdoj109

ugëtimin, jetën time. Edhe në këtë qendër shihja e takoja njerëzqë kishin pësuar nga fatkeqësitë më të ndryshme, të cilët ishinme vite të tëra e me dekada në karroca. Edhe unë, mendoja nëveti kështu: eh, ky paska qenë fati im, dhe me doemos më duhettë luftoj në çfarëdo gjendje të jam, po edhe nga karroca më duhettë luftoj, të punoj e të angazhohem, të jetoj. Jetën e doja shumë,pavarësisht se në ç’mënyrë e jetoj atë, në çfarë kushtesh errethanash, jeta është jetë dhe atë duhet jetuar me të gjithaperipecitë, gëzimet por edhe me të gjitha vuajtjet, mundimet,dhimbjet që sjellë ajo!Atë që kisha pritur, edhe ndodhi. Vizitat e miqve, dashamirëve efamiljeve të shumta nuk kishin të ndalur. Nuk kishte ditë që s’kisha vizitorë. Më vinin e takonin edhe ata persona, të cilëtndoshta më parë nuk iu kam kushtuar vëmendje të duhur ekujdes. Kjo ishte një dëshmi, se njerëz të shumtë, më shprehinmbështetjen dhe më tregonin se ishin mua në rrugëtimin tim. Mëkalonin ditët, duke pritur ndonjë risi rreth shëndetit, duke pritur eshpresuar se do ndodhë ndonjë mrekulli. Unë, vetëm në ndonjëmrekulli shpresoja, meqë më dukej e vështirë të mund tëngrihesha e të eci prapë, pasi që më dukej se gjitha mënyrat ikisha provuar. Ishte e kot, sepse s’kishte ecje me këmbët e mia,s’kishte ngritje në këmbë, por ngritje të moralit, shpresës,mbështetje, përkrahje, këto që mi jepnin të gjithë që më vizitoninpër çdo ditë. Më ndihmonin moralisht e materialisht. Ndër tëparët që erdhi të më vizitoj nga vendlindja ime, ishte dhëndëri imIzak Llukës dhe ish student i teologjisë së Sarajevës, kumbara iim, don Marjan Marku (tani meshtar që shërben në Zvicër).Kaluam një ditë të tërë të bukur së bashku, duke u shëtitur nëqytet. O Zot, sa ishim përmalluar, saqë nuk dinim të ngopemi mebiseda, tregime e rikujtime. Më kaloi dita me ta, sikur të ishte njëminutë. Pastaj, u deshtë që të shkoi secili në rrugën dhe punën evet.110

Më dukej se çdo lëvizje timen, e përcillnin miq e dashamirë. Mëlajmëroheshin përmes letrave e kartolinave, përmes lidhjevetelefonike, përmes vizitave që mi bënin, sidomos miq që ishinafër dhe që i njihja më parë. Këto vizita, gjithë ato përkrahje embështetje që merrja, më jepnin forcë dhe më ndihmonin që tapranoja me vullnet këtë kryq, këtë jetë tani radikalisht tëndryshuar. Në shumëçka, mu gjind që nga dita e parë kur erdhakëtu, edhe meshtari i këtij qyteti, që ishin famullitar dhe kapelan(ky i fundit një këngëtar i njohur nga ish-fakulteti teologjik nga icili vija edhe unë). Shpeshherë më vizitonin, më merrnin nëshëtitje, ku bënim biseda të gjata. Në këtë mënyrë, për momentinharroja se çka ka ndodh me mua dhe si do të rrjedh tutje e gjithëjeta ime. Thosha me vete, edhe pse në këtë gjendje, prapë e kamshoqërinë, prapë kam njerëz për rreth veti, bile tani edhe mëtepër se më parë. Vinin edhe kolegë dhe profesorë nga fakulteti,miq e dashamirë dhe familje. Kolegët e mijë, më rrëfenin e mëtregonin se qysh ma kanë rregulluar dhomën time, duke pritur mepadurim kthimin në studime. Më treguan që tani dhoma më pretnë godinën e re dhe shumë të përshtatshme që ishte ndërtuar dhehapur për banim po atë vit. Më thoshin, pavarësisht se në ç’gjendje je, me karrocë apo pa të, do të të gjendemi pranë se domë janë pandërprerë afër. Ata ishin këmbëngulës se gjithsesiduhet të kthehesha tek ta për ta vazhduar rrugëtimin tonë.Ndërkaq, me një rast, një koleg në shaka më tha: ej, prapë takemi lënë dhomën e parë, që sa herë të kthehemi nga qyteti apokudo të jemi, të ndalemi së pari tek ti, për të pushuar dhe për t’urelaksuar.Po, vërtet kështu edhe ishte më parë, sepse kisha dhomën e parëqë në hyrje të ndërtesës dhe dhomën më të madhe ku gjithnjëmblidheshim në kohën e lirë, ne studentët e miqtë. Ato ishin ditëtë lumtura studentore e të paharruara.111

Thuhet, miqtë e mirë në kohë të vështirë! Kjo ishte një e vërtetëtë cilën e shihja dhe ndieja, përjetoja për çdo ditë e në mënyra tëndryshme. Sepse, kur isha larg vendlindjes sime, larg familjes emë të dashurve të mijë, ja më ishin pranë dhe më të afërmpikërisht miq e të njohur.Një ditë, më befasoi me vizitën e tij, një njeri i moshuar, i cilivinte nga qyteti ku kisha studiuar. Ishte ky shqiptar që vite të tërajetonte në këtë shtet, me grua e dy bija të tija shumë të dashura.Si student, jo vetëm këtë, por çdo familje shqiptare e vizitoja,pra, hynim e dilnim mes veti. Kishim kontakte dhe ndeja me tëgjithë, sepse ata mërziteshin larg vendlindjes së tyre, e të njëjtëngjë e ndienim edhe ne studentët, kështu që së bashku kalonimditë, së bashku ndanim mallin për vendlindje e familjarë. Nanderonin, në veçanti familjet shqiptare e të cilët disi sikurmburreshin me ne. Erdhi ky zotëri Simon F. Ai, kur më pa, s’mund të ndalte dot lotët. Pas një kohe, u qetësua dhe vazhduamndejën, thuajse të tërë ditën, ku kaluam duke kujtuar ditët ebukura në qytetin e rinisë sime. Edhe pse në kohë i shtyrë, ai ngadashuria ndaj meje kishte marrë këtë rrugë të gjatë me autobus,dhe ishte të tërë ditën me mua. Krejt vonë, në mbrëmje dhe prapëme lot për faqe, duke më dëshiruar shëndet dhe duke më lutur, tëmos dorëzohesha, duke u përshëndetur, nga xhepi i tij nxori njëkuvertë (letër) më la në duar e shkoi i përmalluar, por edhe ilumtur që më sheh gjallë, dhe si gjithnjë e pranë të gjithave tëlumtur dhe plotë jetë. Ishte interesant. Unë hapa zarfin dhe në tëkishte futur komplet një rrogë (pagë) të tijën mujore, që të mëgjendej. Kjo më befasoi. Kjo ishte për të satën herë, një dëshmi efortë të bindëm se sa të dashur, sa human e zemër gjerë kemipopullin tonë.Ishin këto ditë, momente, çaste sa të vështira të takohesha memiq e dashamirë, në të cilët hetoja mërzi, mall e dashuri ndaj112

meje. Mirëpo, po aq ishin edhe ditë të lumtura, ditë që më jepninforcë, ditë gëzimi e lumturie, se prapë i shihja, i takoja, bisedojae çmallesha ta.Tani ishte koha e festës së Krishtlindjes. Festa e parë e madhe tëcilën e pritja jashtë vendlindjes, fshatit e famullisë sime, jashtë elarg, pra, jo në gjirin familjar. Më parë, për festa, edhe psestudionim larg vendlindjes, studentët atyre ditëve gjithnjëgjendeshim në mesin familjarë. Gjithnjë festonim e kremtonim sëbashku, në gjirin familjarë, të lumtur e hareshëm. Festonim nëmënyrë të organizuar, në famulli, si një familje e madhe dheshumë aktive. Këto ditë, për mua ishin të rënda, sepse mendoja,si i festoja më parë i rrethuar nga dashuria e me të dashurit emijë. Mendoja në ritet dhe gjërat tjera të shenjta, të cilatzhvilloheshin me rastin e kësaj feste, ku isha gjithnjë aktiv mestudent tjerë rreth leximeve në Kishë. Këto festa të hareshme dhegëzimi, i pritnin me zemër hapur dhe gëzim, ne studentët eteologjisë që ishim në numër të konsideruar nga fshati e famulliajonë. Më kishte kapluar malli ato ditë për atë kohë, mirëpo,kaluan disi gjithnjë në mendime e rikthim të kohës së shkuar tëkëtyre ditëve.Menjëherë vinte edhe Viti i ri. Unë isha i vetmuar, ndërkaq egjithë bota thuaja se qëndrojnë me familje e të dashurit e tyre.Mirëpo, ja papritmas në mesditë më telefonoi një mik i imi LinoZohil, koleg më i vjetër nga fakulteti dhe më tha: jemi organizuarnë familjen e studentit (atëherë xhakon dhe në përfundim tëstudimeve, xhakon Milan Zgrabliç) dhe jemi shumë student qëdo të presim Vitin e Ri në mënyrë të organizuar. Të lutempërgatitu, se rreth mbrëmjes, do të vijmë të marrim, që të jeshkëtë natë me ne. Thënë të vërtetën, me kënaqësi pranovamenjëherë këtë propozim dhe ftesë, pasi që më kishte marrëmalli të isha i bashkuar në gëzime, këngë e hare, sikur dikur si113

student kur ishim një mendje e zemre në gjithçka, po edhekremteje të ngjashme, në të cilat mbretëronte hareja, gëzimi dhejehonte kënga deri në mëngjes. Ashtu ndodhi, erdhi më mori dheshkuam në shtëpinë ku ishte paraparë ndeja. Më pritën shumëpërzemërsisht, edhe pse familjarët e tyre mbetën shumë tëpikëlluar, kur më panë në atë gjendje, sepse disa nga ta mënjihnin më parë, e disa më shihnin për herë të parë. Mirëpo, tëgjithë kishin dëgjuar për mua edhe më herët, ashtu sikurse edhepër rastin e fatkeqësisë sime. Kaluam për mrekulli, u çmallëm,me këngë gëzimi, si dhe valle e këndime, duke mos pushuar derinë orët e hershme të mëngjesit. Mua, prapë nuk mu hiqnin ngamendja familja dhe vendlindja.Më kthyen të nesërmen, pasi bëme edhe disa vizita në fshatin etyre. Për mua, prapë vazhdonte jeta, vazhdonin e kalonin ditët,duke i zërë vend njëra-tjetrës. Unë qëndroja në pritje të kthimintë shëndetit dhe vazhdimit të jetës sime të përditshme. E vizitat,takimet, komunikimet vazhdonin pandërprerë. Disa vinin, për tëmë parë, edhe nga kureshtja, ndoshta edhe me qëllime jo të mira,Zoti i faltë! I dija qëllimet e disave, por ajo nuk më bëntepërshtypje dhe as nuk më shqetësonte. Unë dëshiroja tëshërohem, t’i kthehesha jetës së përditshme, studimeve, tikthehesha familjes sime e vendlindjes.Nuk iu ndalën më lotët askurrë…Koha kalonte ngadalë. Atëherë afrohej momenti më i pritur qënga fatkeqësia ime para disa muajve, kur do të takoj nënën timetë dashur, personin që ma dhuroi jetën, personin që më përcollime lutjet e lotët e saj që nga lindja ime, personin që më mësoi tëdua jetën dhe të tjerët, personin që më mësoi fjalët e para shqipe“nënë” dhe personin që më mësoi të dua, të nderoj dhe respektojnjeriun, personin i cili, të tërë jetën e saj ia kushtoi familjes,114

ashkëshortit dhe fëmijëve. Ajo, na edukoi për të qenë sa më tëpërgatitur në jetë, për t’u ballafaquar dhe sfiduar atë dhe tëpapriturat e saj. Na mësoi të jemi të përgatitur, meqë ajo që ngamosha nëntëmujore kishte mbetur bonjake, pa nënë, e cila ikishte vdekur në moshë të re, duke e lënë këtë foshnjë të pa faj.Këtë mungesë të dashurisë së nënës, të cilën e kishte që ngalindja, dëshironte dhe e kultivonte në ne dhe për ne, gjithnjë dukena thënë: së paku fëmijët e mijë të kenë sa më shumë përkrahje edashuri dhe ngrohtësi të nënës, ngase unë nuk e përjetova këtëkurrë. Gjithnjë përsëriste: ju më jeni gjithçka në jetë! Dhe vërtetishte ashtu, sepse, edhe pse vuajti shumë gjatë jetës së saj, ajo,me tërë qenien e saj, u mundua, u sakrifikua, na rriti dhe edukoinë frymë të krishterë dhe atdhedashëse. Që nga lindja jonë, ajona pranoi me shumë dashuri. Para vëllait tim më të madh, kishtepatur edhe tre fëmijë tjerë, për të cilët thoshte: mi mori Zoti, përt’u lutur nga atje për ne. Shpeshherë, më pati treguar që kishtepatur një foshnjë me emër të njëjtë si unë, të cilin e përmendteshpeshherë. Pasi i kishte vdekur ajo foshnjë, mua më kishtedhënë emrin e tij për ta ripërtërirë. Ajo, më donte shumë, edhepse isha pak më temperament e më i gjallë nga vëllezërit e motra.Më donte sepse ndoshta edhe i ngjaja asaj shumë për nga natyradhe karakteri i saj i fortë dhe qëndrueshëm. Të gjithë e njihnin sinjë burrërore, një grua besnike, një grua të fjalës, në grua tëdrejtë, e cila, të mirën e të keqën, ta thoshte në sy. Ishte pikërishtnjë grua fisnike, nënë tipike shqiptare, bujare e dashur epërkushtuar, punëtore e zellshme dhe shumë familjare. E di seme vështirësi na rriti, me mund të madh e në varfëri, por ishte elumtur që na kishte të gjithëve shëndoshë e mirë. Por, ja tani,Zoti e qiti edhe në një sprovë të madhe me rastin tim.Pra, unë që nga fatkeqësia ime, gjithnjë mendoja në të, mendojase si do e pranojë këtë ngjarje, këtë tragjedi timen dhe tëfamiljes, vullnetin e Zotit edhe pse e dija se ajo është e fortë dhe115

esimtare e mirë. Ajo të gjitha, ashtu si dhe më parë ia le Zotit nëduar, por prapë e dija se e gjitha kjo do ta thyente, do tashkatërronte dhe shporonte zemrën e saj të cilës do t’i lente plagëtë pashëruara.Mua më pati lajmëruar para dy ditëve një student, kolegu imi donMate Paliç, i cili ishte nga Kosova se vinte me ta dhe se do takisha në vizitë babën (me të cilin që tani ishim takuar para disamuajve) dhe nënë time, të cilën nuk e kisha parë që nga dita kurdola nga shtëpia, për të shkuar në “gyrbet”. Unë, me padurim epritja se kur do t’i shihja. Nuk shkonin ditët e as orët. Zemra ime,ishte e shqetësuar tejet mase. Mendoja për momentin e takimit,kur do të më sheh, nuk e di se si do qëndroj ajo e unë. A do tëkemi forcë të shikohemi sy në sy, pyetsha veten dhe mendoja seçka do t’i them kur ta shoh e kur të më sheh. A do të kam fuqi tëqëndroj, të flas...Ishte një ditë me mot të vranët e lagështi, kurse unë, edhe pse edija se sot do të takohesha me dy persona që më sollën në jetë, qëma dhuruan jetën dhe të gjitha të mirat, shkova në ushtrime,meqë nuk e dija saktësisht orën dhe momentin se kur do të ishintek unë. Kur diku kah mesdita, më thirri një motër, që tëndërprisja ushtrimet dhe të shkoja në repart, sepse kisha vizitë. OZot, vetëm sa nuk më lëshoi zemra, vetëm sa nuk mu ndal sërrahuri, më lëshoi i tërë trupi nga shqetësimi, nga gëzimi se do tëshihja nënën time, më lëshoi forca nga malli vetëm me të dëgjuarse ajo është tani afër meje, zemra më rrihte me të madhe. Ndjevaafërsinë e saj, dashurinë dhe ngrohtësinë e nënës, përkëdheljet esaja edhe pse nuk më kishte në përqafim dhe gjoksin e saj tani emoti kohë. U skajova dhe qava para se të paraqitëm para saj,mendova e çmendova, analizova e kujtova dashurinë e kujdesin esaj. E tërë fëmijëria e rinia ime, më kaloi nëpër kokë, e gjithëpërvoja ime me nënën time, kujdesi i saj i përhershëm ndaj meje,116

uzëqeshjet e fjalët kurajuese të saj. Dhe për të mos kuptuar sekam qarë, i pastrova sytë, ngrita kokën kah qielli dhe thash: tëlutem, o Zot i dashur, më jep forcë dhe më ndihmo mua dhenënën time. Thënë të vërtetën, pas fatkeqësisë, ishte ky momentimë i vështirë i jetës sime, por, edhe më i lumturi, që potakohesha prapë me nënën, të cilën e prisja ta takoja me padurim.Mora vrap (ngaja karrocën me shpejtësi të paparë), sikur pakokë, nuk e dija se si përshkova rrugën, teksa hyra në goditën,prej së cilës, nga xhamat e nga largët, pashë nënën time. Dhe,sapo hapa derën, si hyra unë më pikuan lotët, ndërsa ajo sikur ushtang, kur më pa në karrocë (që me siguri deri më atë moments’do ta ketë parë askurrë në jetën e saj njeri duke lëvizur nëkarrocë, vetëm sot në hyrje të spitalit dhe tani të birin e saj). Ajo,më shikoi me dhembje të madhe, e vetëm më tha: AH BIRI IM,A BASH KËSHTU A?! Dhe mu hodh në përqafim, duke mëmbajtur gjatë. Qante e dëneste, duke pëshpëritur fjalët: ah morebiri im, ah more Zot, këtë nuk e kam pritur! Pse? Unë, nga kjohetova se asaj kurrë dhe askush deri atëherë, nuk i kishin treguartë vërtetën rreth gjendjes sime. E kuptova shpejt të tërë situatëndhe ia mora të parën, duke i thënë: nënë, kjo është përkohësisht,deri sa të forcohem. Dhe vazhdoja të flisja, sikur të mos mëkishte ndodhur asgjë vetëm e vetëm për t’ia ndalur lotët, të cilët irrjedhin pandërprerë. Së shpejti, asaj i humbën edhe fjalët, porvetëm qante, fshinte lotët që i rridhnin si rrebesh shiu dhe eshtangur më shikonte. Mu duke se ishte tërësisht e humbur ehutuar nga kjo e papritur. Vetëm më shikonte e qante. Me siguri,në kokën e saj silleshin ndoshta e gjithë jeta ime që nga foshëria,fëmijëria e deri kur më mësoi të bëjë hapat e parë, duke mëpërcjell në shkollë. Dhe atëherë, birin e vet e shihte në atëgjendje. Vërtet e kishim vështirë. Edhe mua, më sillej gjithçka nëkokë, mundi i saj rreth jetës dhe përgatitjes sime. E kuptojazemrën e saj, i kuptoja dhimbjet e vuajtjet e saj për mua, përgjithë ne, i kuptoja lotët e saj, të cilët s’kishin të ndalur dhe të117

cilët thuajse e ngulfasnin. Më dukej, se ajo mori rolin e Zonjës eunë të birit të saj. Më dukej sikur i thoshte një zë: grua ja yt bir!Ajo vazhdoi për një kohë të gjatë të derdhë lot pa zë, e duke mosmi hequr sytë, e duke më përkëdhelur e ledhatua gjithnjë këmbëtpër të cilat më tha: ah more biri im, t’u paskan dobësuar këmbët.Duart e saja, ngrohën këmbët e mia, vetëm sa nuk u ngrita ngaprekjet e përkëdheljet e duarve të shenjta të nënës. Oh, sa tëngrohta ishin ato duar, sa të dashura! Kurse, unë, për ta qetësuar,i thashë: nënë, kthehen muskujt me ushtrime, mos u brengosë, sebëhet mirë, po thonë mjekët, dhe se ndihesha mjaft mirë. Por,nuk e di sa ishin këto fjalë ngushëlluese për zemrën e saj të thyertanimë. Dhe kështu, kaloi një kohë e gjatë, kur thuajse “vërejtjatë tjerët“ që kishin ardhur së bashku me nënën time, babanë tim,meshtarin kapelan M. Z. nga ky qytet dhe studentin, kolegun timtë dashur. Dhe dalëngadalë filluam të shkëmbejmë biseda tërëndomta, të pyesnim njëri-tjetrin për shumëçka. Kështu, ngadalëe mori veten edhe nëna ime.Ne bisedonim, ndërsa ajo ishte e heshtur, më shikonte e vetëmdëneste. e merrte frymë thellë, ashtu që herë pas here shtontendonjë fjalë, por gjithnjë. duke marrë frymë thellë. e dukepërfunduar me: ah more Zot, pse? Ose: ah biri im!Vazhduam të rrimë dhe të çmallemi me orë të tëra. Më pyestenëna për gjithçka, më thoshte: shumë ke vuajtur more biri im? Ake ende dhimbje? A të kanë operuar (prerë) shumë?Ishin pyetje të pafund, shihja se frikësohej ende për mua. I thoshase mirë jam dhe gjithnjë e për çdo ditë jam më mirë. E ajo vetëmdëneste. Ndërsa ajo, vetëm dënesej deri në orët e vona, ku edhedolëm e shëtisim, kurse të shumtën e ndejës, unë bisedoja menënën rreth familjes, vëllezërve e motrës, bisedonim e s’dinin tëçmalleshim. Ndërsa, për ta patur sa më lehtë, studenti i118

kujdesshëm dhe i dashur, kujdesej me sjelljet e tija tëmrekullueshme dhe të dashura, ta zbuste sa më shumë nënën, tadispononte sadopak atë, sa më shumë ta largohet nga mendimet e“këqija” dhe të dhimbshme. Ai, bënte shaka e përqafonte nënënme fjalë se birin e ke të fortë, sepse të ka përngjarë ty. Dhekështu kaluam ditën e rëndë e më të lumtur të jetës sime.Në orët e vona, siç ishim marrë vesh më parë me famullitarin ekëtushëm, prindërit do të strehohen në famulli tek ai e ku për disaditë do të ishim së bashku. U përshëndetëm me fjalë se shihemiqë nesër e tutje. Nëna më përkëdheli dhe s’mund të ndahej ngaunë, sikur tanimë kishte frikë të më linte të vetëm, sikurdëshironte të thoshte: nuk largohem nga ti më. Por, patjetër që unisën për të shkuar e për të pushuar, pas rrugëtimit të gjatë, pasdhimbjeve të mëdha. Ajo, u nis duke mbajtur sytë e kokën prapae duke më shikuar me dhembje. Unë e luta të mos mërzitej dheajo më premtoi se do të përmbahet.Të nesërmen, i solli prindërit kapelani me automjet dhe prapëkënaqeshim në ndeja së bashku. Nëna, më dukej sikur ishteqetësuar pak,. Me siguri, pasi është ndarë nga unë në mbrëmje kaqarë me orë të tëra, kështu që mu duke se as lot më s’kishte.Kishte zërin e shterur. Por, sidoqoftë ajo sot përmbahej. Dolëmpak përjashta dhe shëtitëm. Më pas, u kthyem për të drekuar sëbashku. Nëna, në bisedë e sipër më tha: eh more biri im, këtënëna nuk e ka pritur kurrë, por ja e përjetoi edhe këtë. Më tha,kur hyra dje në këtë oborr të këtij spitali tek hyrja takuam, pashënjë djalë në karrocë, sikur kjo e i thashë babës tënd: shihe moreburrë sa djalë i ri e në karrocë! Oh sa “gjynah”. E thash këtë,duke mos ditur se në gjendje të njëjtë ishte edhe biri im, të cilinvetëm pas pak minutash do e shihja. Ai djalë, e kishte prekur nëshpirt nënën time. Dhe vërtetë ishte një djalë i ri, i cili qëndrontegjithnjë pranë portës. Ai, ishte pësuar fatkeqësi nga rryma dhe119

kishte ngelur në karrocë. I thashë nënës, lëre nënë këtë se e gjithado bëhet mirë, jep Zoti e mos u brengosë fare! Ajo, gjithnjë mëpyeste: a do të ngrihesha në këmbë, çfarë thoshin mjekët? Unë iupërgjigja: po, nënë. gjithsesi. E ajo prapë, po, po biri im, dobëhet mirë patjetër! Edhe ajo kishte besim dhe shpresonte nëditët më të mira. Gjatë atyre ditëve sa qëndruam së bashku, ajogjithnjë më trimëronte, më jepte zemër e kuraje, më forconte dhepranë saj vërtetë ndihesha shumë i sigurt, i përkrahur, i lumtur.Pas pesë ditëve qëndrimi së bashku, baba dhe nëna ime erdhënpër t’u përshëndetur, sepse do të ktheheshin në shtëpi, meshpresë se edhe unë së shpejti do kthehesha dhe do t’iubashkëngjitesha gjirit familjar. Edhe këtë ditë e kaluam sëbashku, deri në orët e vona të mbrëmjes. Pastaj, erdhi momenti indarjes. Ajo u mërzitë shumë, përmendi se shumë janëpërmalluar për mua vëllezërit (sidomos dy të vegjëlit, të cilët unëi quaja dhe i shihja sikur të ishin Jozefi dhe Benjamini ngaShkrimi Shenjt) e në veçanti motra ime Lurda (Bernardeta), sidhe gjithë të afërmit e mi. Pastaj, ajo më tha, eja sa më shpejt,sepse nëna është e lumtur vetëm që të sheh gjallë e në jetë, edalëngadalë Zoti të ndihmon dhe bëhet mirë! Gjeti forcë, gjetishpresë, gjeti fuqi e ngushëllim në Zotin, dhe u përqafuam eprapë me lot për faqe. Kështu, i përcolla deri te dera e oborrit,pra deri tek porta. Sytë e kokën, s’mund ta kthenim deri kur nuk ipashë më. Ata shkuan me automjet të kapelanit, i cili për pesëditë radhazi ishte i pandarë nga ta e nga unë.E dija se tani lotët asaj, nuk i ndalën ndoshta deri mos tëmbërrinte në shtëpi (që ishte dy tre ditë rrugë me tren apoautobus) e kurrë. Por, ja atë e sprovoi Zoti shumë në jetë.Ndoshta pikërisht atë e zgjodhi për të dëshmuar para tjerëve fenë,guximin, besimin në Të. Ishte e përzgjedhura e Tij, për ta bartëkryqet e rënda në këtë jetë. E unë, gjithnjë i jam mirënjohës për120

gjithçka bëri për mua, për gjithë ne në jetë. Por, jam më se isigurt se edhe Zoti i shpërblen të përzgjedhurit e vet. Që nëlindje, ajo mori një shtizë në zemër, kur humbi nënën e mbetibonjake, siç thoshte: e rritur nëpër dyer e mëshirë të huajve, tëtjerëve. Shtizën e dytë në zemër e që e shporoi shumë ishte kjofatkeqësia ime. Çka më pret mua tutje? E gjitha mendova ethashë, le të jetë në duar të Zotit, krijues.Ato ditë kaluan me të shpejt, sa hapen dhe mbyllën sytë. Shkuansikur të mos ishin. E unë mbeta për të ushtruar e për t’u kuruartutje gjatë ditëve të buta dimërore në vazhdim!121

13. KOHA SHËRON PLAGËT, ZOTI SHPIRTINFORCON…“ E kush do të më dëgjojë mua,i qetë do të pushojë edhe do të jetë në paqe pa frikën e sëkeqes”. (Fjalët e urta 1, 33)Ditët kalonin, ushtrimet nuk kishin të ndalur, por edhe ndonjësukses apo përparim të dukshëm shëndetësor, nuk e shihjaKryesorja ishte se tanimë dhimbje intensive nuk kisha. Ato ishinzbutur. Kisha herë pas here dhimbje edhe atë të mëdha nënbrinjë, por, nuk kishim se çka të bëjmë pasi që edhe mjekët mëkishin thënë më herët se këto dhimbje mund të zgjasin edhe derinë dy tre vite radhazi meqë kisha të thyer tre brinjë dhe më kishinshpjeguar me kohë se për to nuk ka ndonjë intervenim kirurgjik,porse duhet të pritet e me kohë të shërohen.Sa kalonte koha, unë iu përshtatesha edhe më shumë situatës egjendjes sime, thuajse tanimë “kisha pranuar” e gjithë këtë, menjë fjalë sikur “isha pajtuar” me fatin tim. Unë nuk shihjarrugëdalje, pos të lusja Zotin, të isha në mëshirën e tij, të isha nënpërkujdesjen e tij, të shpresoja dhe në rend të parë të besoja nëndihmën e tij. Kalonte koha, por gjithnjë e më tepër, shtohejmalli për vendlindje, për prindër, për vëllezër e motër, për tëafërm të mi, për gjithçka frymon shqip. Edhe për baltën evendlindjes sime, më kishte marrë malli. Mua vërtet më dukej seishte më e ëmbël se mjalta e ndonjë vendi tjetër. Me parë, melutjen dhe dëshirën time më kishin sjell disa miq në një qese tëvogël një pjesë toke, dheu, e disa gurë të vegjël nga vendlindjaime. Ato i mbaja në pult, afër kokës dhe shpeshherë i nxirrja dheprekja, i merrja erë.122

Tani më duket se edhe mjekët e kishin kuptuar se gjithçkaprovuan dhe arritën ishte kjo që shihej deri më tani. Unë fizikishtdhe shpirtërisht isha në gjendje të lëshohesha nga spitali apoqendra dhe se mund ta vazhdoja jetën, por kuptohet tani nëkarrocë invalidore dhe eventualisht me shfaqje të problemeve tëherëpashershme, por, që do të ishin të përballueshme. Më sëshumti i gëzonte, pavarësimi im.Afrohej momenti i daljes sime nga spitali, apo përfundimi i“rrugëtimit” tim, përfundimi i “rrugës së kryqit” apo “rrugës sëKalvarit”, rrugës të cilën ma kishte përcaktuar që nga lindjaKrijuesi, dhënësi i jetës sime. Afrohej momenti, për të cilin nukkisha shpresuar se do kthehem në mesin e të afërmeve të mijë nëkëtë gjendje, por gjithnjë deri atëherë kisha pasur shpresë seprapë do ngrihesha në këmbë, prapë do ecja. Madje, unë mendojase edhe do të lozja. Por, jo. Unë e kuptoja se më duhet ende punëe punë, mund e mund, sakrifica e flijime. Vizitat e miqve nukpatën të ndalur deri në lëshuarjen (dalje) nga kjo qendërrehabilitimi, ku qëndrova më tepër se dy muaj, kurse e gjithsejnga fatkeqësia ime kishte kaluar gati shtatë muaj. Pasi kisha parë,e isha takuar me babë, nënë, vëlla (i cili për momentin ishte nëshërbim ushtarak të obliguar), axhë, dhëndër, dajën e madh eshumë miq, ja pra isha i gatshëm të takohem edhe me vëllezërittjerë më të rinj, me motrën time të dashur, me të cilën u rritëmsikur të ishim binek. Mendoja, analizoja, studioja e diskutojashumë me veten time, mendoja si do më pranojnë e me çfarë syrido të më shikonin gjithë në vendlindje, kur të më shihnin mua,njeriun të cilin e njihnin si shumë të shkathët, të gjallë e luftarak,për kah natyra e karakteri. Mendoja, tani i qetë, sikur i turpëruarnë këtë gjendje të nisesha për në vendlindje. Thosha: pse moreZot nuk bëre e nuk bënë me fuqinë tënde të ngritëm e mos tëtundoj dhe shqetësoj shumë shpirtra, por të gëzohesha unë dhe tëgjithë. Mirëpo, prapë e kuptoja se Ai ka planet e veta dhe punon123

sipas agjendës së vet e jo të ne njerëzve të kufizuar në kohë dhehapësirë. Ja, pra, nga këto mendime shihet se ende nuk e kishapranuar këtë ”kryq“, shihej se ende dyshoja por edhe shpresojaende, apo siç thotë fjala e lashtë popullore; të gjitha vdesin porshpresa assesi jo, apo vdes e fundit! Eh, këtë shpresë e kemi tëtrashëguar nga të parët tanë, të cilët me shekuj vuajtën, por, kurrënuk u dorëzuan, duke shpresuar në ditë më të mira, siç shpresojaedhe unë e të tjerët rreth meje.Edhe nga kjo qendër bartja përshtypje të mira. Kalova mirë, utrajtova mirë, isha i nderuar, respektuar dhe i dashur nga tëgjithë, si nga personeli mjekësor, po ashtu edhe nga pacient epunëtorë tjerë të kësaj qendre. Mbetën shumë përshtypje të mirae mbresa me njerëz të ndryshëm, me të cilët u shoqërova gjatëgjithë kësaj kohe. Dëgjova e mësova përvoja të ndryshme, ngamë të mirat e deri tek ato më të hidhurat e të vështirat. Nga egjithë ajo, kuptova se Zoti i lejon kryqe pikërisht atyre që dinëdhe mund t’i bartin ato. Zoti bënë përzgjedhjen se kujt çka t’idhuroj. Ai, më së miri njeh krijesën e tij, kështu që meditimet ekëtilla, edhe më mbanin në jetë e më jepnin forcë e kuraje poredhe kënaqësi e gëzim se pikërisht edhe unë qenkam ipërzgjedhuri i Tij, i dashuri i Tij.Dhe një ditë pasi u morëm vesh me përgjegjësit e spitalit, udakorduam që ditën e caktuar të afërt të lirohesha nga qendra.Edhe prindërve iu kishte lajmëruar me kohë studenti ynë i dashurMate Paliqi (tani meshtar)., se së shpejti do lëshohem dhe që tëmë përgatisin sa më mirë që është e mundshme shtëpinë, prahyrjen dhe daljen, për ta pasur lëvizjen time me karrocë sa më tëlehtë, kur të gjendem në familje. E dija se kjo e gjitha do i prekteshumë prindër e familjen time, por, ja Zoti dëshiroi këtë dhe medoemos na duhet ta pranojmë vullnetin e tij. Kuptohet se ne nukkishim kushtet për një gjë të tillë, sepse këtë nuk e kishte pritur,124

as ëndërr parë, e dëshiruar askush. Shtëpinë e kishim të vogël përgjithë ne sa ishim, gjashtë vëllezër (vëllai i madh i martuar dhekishte vajzën e vogël që e doja pamasë) dhe motra ime, pra tëgjithë njëmbëdhjetë anëtarë. Por, e dija se unë do ta kam dhomëntime të veçantë, të cilën ma patën përgatitur qysh verën e kaluar,pa u nisë për rrugë dhe e cila ishte menjëherë në hyrje të oborrit.Pra, jashtë kompleksit të shtëpisë, ishte e bërë gati dhe mirë dheishte në përdhese sikur ta dinin të gjithë dhe unë se çka do të mëndodhë më vonë. Ishim familje shumë anëtarëshe dhe nuk kishimndonjë pasuri. Për më tepër, familje me kushte mesatare jetësore.Dhe pikërisht kjo na bënte të lumtur dhe lidhur mes veti, meqëashtu na kishin edukuar prindërit, të duhemi dhe nderohemi mesveti dhe të tjerët, ishim të rrethuar jo me pasuri materiale, porgjithë të shëndetshëm, të rrethuar me sinqeritet, bujari e dashurindërfamiljare dhe ndërvëllazërore.U përshëndetëm me të gjithë që njoha këtu, me të gjithë qëtakova, duke iu falënderuar për të gjitha të mirat dhe kujdesin,respektin, e dashurinë e treguar dhe për durimin që patën ndajmeje .Erdhën dy student nga qyteti i rinisë sime, nga qyteti i ditëve tëstudimeve të më merrnin me automjet dhe ku do të qëndroj përdy ditë e më pas nga një qytet i afërt, dhe i lasht tjetër, që është injohur me amfiteatrin (arenën) e tij. Nga aty, do të fluturoj përkah vendlindja ime e dashur, të cilën mezi pritja ta shoh edhenjëherë. Nisëm për kah qyteti i ditëve studentore, dhe nuk e kishalehtë të takoj miq, shokë dhe koleg, të cilët këtë vit shkollor ekishin filluar me një karrige më pak apo me një vend bosh nëklasën time, me një vend e karrige të, të cilën, më patën treguarse nuk e kanë larguar nga klasa siç nuk e kishin larguar as ngasalla e ngrënies së bukës. Ata, më dëshironin në mesin e tyresaqë më kishin marrë valixhet e mija, bibliotekën time të pasur125

me libra e shkrime dhe më kishin rregulluar dhomën nëndërtesën e re sikur të isha e të jetoja unë aty, por jo edhe ajoishte e mbyllur dhe duke më pritur. Unë i kuptoja ata që mungesaime iu kishte lënë shumë zbrastira si në fushë futbolli, si në korine këndimit ku isha solist, po ashtu edhe në jetën e përditëshme.Por, ja, Zoti këtë e dëshiron dhe ka plane me mua, ndoshta krejttjera nga ato që ne mendojmë e dëshirojmë.E ndjeva aromën e jetës studentore…Sa isha më afër konviktit, zemra me të madhe më rrihte, aq samendoja se do të më pëlcas nga të rrahurat dhe shqetësimet.Nuk e kisha lehtë të shikoja gjitha ato rrugë, të cilat për dy vite ikalova poshtë e lartë, ditë e natë. Ishte vështirë, të shikoja fushënku shpeshherë u gëzoja, duke zbavitur njerëz të shumtë melojërat e mija. Të gjithat më silleshin në kokë dhe mu kujtoheshinsikur të kishin ndodhur të gjitha këto ngjarje dy vjeçarepërnjëherë dhe para pak momentesh apo po ndodhin edhetanimë. Kujtova shumë vizita që bëja në veçanti në familjet tonashqiptare, nëpër familje, mu kujtuan edhe djemtë e Kosovës sonëtë dashur, të cilët kishin shërbyer në ish armatën e atëhershme tëkëtij shteti të përbashkët, në këtë qytet të bukur. Mu kujtua nëveçanti një djalë i mrekullueshëm nga Stublla kreshnike, + Kristë(Tush) Ramaj, të cilin e vizitoja shpeshherë, e me të cilin kaluamditë të mrekullueshme, sa qëndroi në këtë qytet. Ishte një qenie emrekullueshme, djalë i pashëm, i bukur, i qetë, i urtë, human,gjithnjë me buzëqeshje e plotë mirësi e dashuri, por edheintelektual i mirëfilltë dhe patriot i madh, kombëtar eatdhedashës i flaktë, vizionar, i cili pikëpamjet e tija, me shumëurtësi i shpaloste pa farë frike para të gjithëve. Thënë të vërtetën,unë kisha drojë për te mos po i ndodh qjë e keqe në shërbiminushtarak. Por jo. Ai, ato të padrejta që iu bënin popullit të tij të126

dashur shqiptarë i thoshte pa farë frike, iu thoshte shokëve të tij,por edhe oficerëve. Nuk dinte për frikë, e donte shumë kombin etij, ishte në gjendje që çdo sekondë të flijohej për të mirën epopullit të stërvuajtur shqiptarë. Deshi Zoti dhe përfundoishërbimin ushtarak. U kthye në vendlindje shëndosh e mirë, gjëqë edhe më gëzoi. Nga ai mësova shumë në jetë, mësova se edhejashtë vendlindjes, kudo e më këdo, të jesh duhet dashur enderuar atë, vendlindjen dhe për te duhet sakrifikuar e flijuarnëse është nevoja edhe jetën. Kështu, me mallëngjim, kujtoja ditëe përvoja të kaluara këtu.Më njoftuan studentët se janë kah më presin shumë miq e tënjohur dhe se për këtë ditë edhe ligjëratat i kishin ndërpre, kishinmarrë mësimdhënës e studentët ditë pushimi, të kushtuar pritjes,pra, ardhjes sime. Më befasuan me këtë siç më kanë befasuarshpeshherë edhe gjatë studimeve me dashamirësi, afërsi,ngrohtësi dhe dashuri. Që në hyrje, më priti e dëshiroimirëseardhje rektori dhe ndihmës rektori (me të cilin ishim edhemiq), me gjithë studentët dhe miq tjerë dhe familje e të njohur.Përqafimet e lotët, s’ kishin të ndalur nga të gjithë, askush nukthoshte asnjë fjalë, nuk merrte guxim të më thotë askush asgjë.Por, vetëm me lot për faqe më vështronin, më shikonin dhe esillnin kokën. As nga goja ime nuk doli ndonjë fjalë. Më tëdëgjuar mbi ardhjen time, e cila ishte e paralajmëruar arritënedhe fqinjë e persona që punonin në lokale për rreth konviktit, kushpeshherë dija t’i vizitoja e të pi kafe për relaksim. Pas një kohepërshëndetje, filluan pyetjet e rëndomta dhe vërtetë u çmallëm,kurse i pandarë më ishte ish “zimeri im” Robrerto Zubovich, mekombësi italiane, një djalë i qetë i mirë dhe pianist i dalluar.Vazhduam ndejën në “dhomën time”. Më pas ma treguan gjithëgodinën, e cila ishte e rregulluar për mrekulli dhe me standardetë larta, pra për pleq, të rinj e fëmijë, për të sëmur e hendikepuar,për të gjithë. Shkuam edhe në kuzhinë, vend në të cilën punojnë127

e sakrifikohen motrat e nderit të cilat shkrijnë jetën për të mirëdhe në dobi të vëllait e motrës njeri. Sa isha këtu student, parafatkeqësisë sime, shpeshherë pasdite isha mysafir i privilegjuarnë këtë kuzhinë, ku dinte të pijë kafe vetëm rektori dhe unë. Ishai privilegjuar dhe më donin e nderonin shumë këto qenieengjëllore. Sa shumë u gëzuan kur u ula aty ku ulesha gjithnjë,me një skaj pranë një tavoline të vogël që kishte vetëm njëkarrige, e tani ajo nuk më nevojitej më meqë me vete kisha“karrigen time”, sikur që ka breshka atë shtëpizën e saj. Pimë nganjë kafe, për të kujtuar ditët e mëparshme, dhe u shëtitëm edhepak e më pas erdhi koha e ngrënies së drekës. Unë, i thashstudentit, le të ma sjellin ushqimin në dhomë pasi ndija paklodhje, por ai nuk e pranoi këtë assesi këtë. Unë, thënë tëvërtetën, përtoja të zbritja nën dhe, ku ende qëndronte salla përngrënie, pra në goditën e vjetër. Por, jo, ata assesi nuk e pranuankëtë. Dëshiruan të hamë drekë të gjithë së bashku, sikur dikur.Dhe neve arritëm të fundit në sallë, dhe kur hyra të gjithë ungritën në këmbë dhe për befasi të gjithë së bashku (kori ikëndimit) filloi si mirëseardhje të ma këndoj këngën që më sëtepri e kisha për zemre, të cilën, me ëndje e këndonim . Më parë,gjatë ushtrimit të kësaj kënge bëja gabime të qëllimshme vetëm evetëm për ta përsëritur dirigjenti ynë prapë. Pra, me ëndje edëgjoja dhe shijoja këtë këngë shumëzërëshe polifonike, këtëkëngë të hareshme. Dhe ja, tani, prapë ata e këndojnë e mua mërridhnin lotët nga malli, sikur ndonjë fëmije, sepse vërtetë upreka shumë. Por, kaloi edhe kjo, dhe pas drekës, shkuam tëpushojmë pak sepse kah mbrëmja kishim lënë të shkojmë nëfamulli tek miku im profesori (nga i cili i pata huazuar 300 dmpër udhëtim), dr. Milan Shpehar me të cilin, ishim të lidhurmiqësisht, pasi unë në famullinë e tij (fshat që kishte mbi 3.000banorë, besimtarë) vitin para fatkeqësisë isha i caktuar që njëherë në javë të mbajë mësime fëmijëve dhe ligjërata të shpeshta ekëndim të rinjve. Aty, më nderonin, donin e respektonin. Kjo128

kuptohet, meqë ati i tyre shpirtërorë, sillej njësoj me mua, medashuri dhe respekt. Dhe vërtetë, pritja e tij e organizuar mebashkëpunëtorët e tij në famulli e dikur bashkëpunëtorë të mijëishte madhështore.Që në hyje të oborrit, pash një mori njerëzish, me qindra, dukejsikur të ishte ditë e diell apo ndonjë ditë feste, apo kremtja nëKishë kur edhe dinë të tubohen besimtarët në numër të madh. Jo,ata të gjithë kishin ardhur për ta parë dhe përshëndetur, për tatakuar të dashurin e tyre, apo siç më quanin “Fjala e nderit” (apo“Besa”), erdhën të çmallen, me atë me të cilën ndejën një vit ditëtë vështira, ditë pune, ditë të tëra sakrificash e sfidash tëndryshme, por edhe ditë gëzimi e lumturie. E tani, janë tëlumtur, se më shohin, që më takojnë, por edhe të pikëlluar e tëlënduar në shpirt që më shohin duke lëvizur me karrocë. Sizakonisht që dinin të mi bënin edhe më parë gjatë ditëvestudentore, edhe tani më kishin përgatitur lloj-lloj ëmbëlsirash.Më pritën me këngë mirëseardhje (cilën e kënduan kori i Kishës),më uruan shëndet. Më lutën të mos dorëzohem, sepse, prapëdëshironin të isha unë me ta e ata me mua. Nuk qëndruan edheshumë, sepse dëshira e tyre ishte të më takonin, por siç thoshin joedhe të më lodhnin, prandaj dalëngadalë filluan tëshpërndaheshin e të shkonin secili në punët e veta. Mbetën tëqëndrojmë, ne disa miq e mikesha, të cilët ishim më të afërt mene, ku kujtuam ditët e mëparshme të kaluara në këtë fshat tëbukur, me njerëz human e të dashur. Qëndruam deri në orët evona, në biseda e shkëmbim të përvojave. Ishte kjo një ditë eveçantë, e cila, më ktheu muaj më parë, më ktheu dhe rikujtoipërvoja të shumta të mira të jetës sime të lumtur, ditë kjo në tëcilën ndjeva e shijova aromën e ditëve të mia studentore.129

Aty ku lind e perëndon dielli, zemra rrihte me të shpejt elotët dilnin pa dashjeUnë, isha i përgatitur për tu nisur, e për të fluturuar për nëvendlindjen time. O sa gjatë, e në farë vuajtjesh, mundimesh edhimbjesh prita këtë ditë, këtë ditë, kur do të takoj familjen time,të afërmit e mi, fqinjët, bashkëfshatarët e bashkëkombësit edashurë. Ishte gëzim i madh, meqë pati momente në këtërrugëtim timin, kur edhe më shkonte mendja se mund të mos ishoh më, mund të mos i takoja më, por prapë më mbante shpresa,besimi i fortë dhe nuk u dorëzova. Nuk u dorëzova, sepse Zoti paqë e dua jetën, dhe që dëshiroj të jetoj, nuk u dorëzova sepse nukmë lanë të dorëzohem familja ime, të afërmit, të njohurit, etj. Mëdëshironin të jam në jetë, në mesin e tyre, ngase, siç thoshin, atandjenin nevojë për mua, për këshillat e mija, për këngët ebuzëqeshjen time, për përvojat e mija…Isha përmalluar tejet mase për gjithçka që frymon shqip, përnjerëz, për fusha e male, për rrugë e rrugica edhe pse ato jo tëasfaltuara. Më dukej se edhe dielli me rrezet e tij nxehë e ngrohmë shumë e më mirë në vendlindjen time. Edhe netët, janë më tëmira dhe më të qeta. Po, shpresoja se vendi im edhe dhimbjet ibënë më të buta dhe të durueshme, barrat më të lehta. O, Zot samë kishte marrë malli për motrën time të dashur, për vëllezërit emi, për dy të vegjlit e për mbesën time të vogël e me fytyrëengjëllore.U përshëndeta me koleg student, me profesor dhe miq që erdhëntë më përshëndesin. Të gjithë, më uruan fluturim të këndshëm,por edhe kthim sa më të shpejt në bankat studentore, duke methënë; duhesh të përfundosh shkollimin e filluar, të arrish nëcakun e filluar, kemi nevojë për prezencën tënde. E mua, gjithakëto më jepnin kuraje, forcë e vullnet për ta vazhduar130

“rrugëtimin tim”, jetën. Edhe pse fizikisht isha i lodhur për këtody ditë, shpirtërisht pushova e u kënaqa në mesin e të njohurve etë dashurve. Pastaj, më presnin më të dashurit në këtë jetë dheunë mendoja, sesi do të reagojnë, si do ta pranojnë këtë gjendjetime, si e sa do kanë fuqi ta pranojnë këtë kryq timin, a janë tëpërgatitur si fetar e besimtarë të mirë, të pranojnë, jo vetëm tëmirat që vijnë nga Hyji krijues, por edhe vështirësitë dhe këtosituata, këtë gjendje?! Gjitha këto, më silleshin në kokë që nganisja ime për në aeroport, gjatë fluturimit i cili do të ndaloj epërfundoj diku rreth katërqind kilometra larg fshatit tim. Pas njëorë e disa minuta udhëtimi të këndejshëm, mbërritëm nëaeroportin e këtij qyteti që ishte edhe kryeqytet i këtij shteti tëpërbashkët. Aty më prisnin sipas marrëveshjes, baba im dhe njëmik imi z. Luz Llukes (djali i axhës dhëndrit tim). Ai, kishtemarrë automobilin e tij dhe me babën tim pa bërë ndonjë“zhurmë” të madhe në familje dhe fshat, ishin nisur herët nëmëngjes për të më marrë mua. Shumë u gëzova, por edhe upërmallova, kur takova babën dhe mikun e familjes. Ai, bëhetsikur të mos kishte ndodhur me mua asgjë, nuk jepej aspak, porsillej krejt normal, sikur dëshironte të më thotë; ke qenë mik imi idashur, dhe do jesh përgjithmonë, por mos u dorëzo! Pasi pimënga një kafe aty afër, u përgatitem dhe u nisëm drejtë e për nëvendlindje. Nga aty, ishte rrugë e gjatë disa orëshe, por nëshoqërim me bashkudhëtarët nuk e kisha vështirë. Më tregoninshumëçka rreth këtij shteti, ku kishin pas punuar si djem të rinj.Ata, kujtonin punën e tyre të rëndë, duke shkëputur përvoja ekujtime të ndryshme nga jeta e tyre si punëtorë krahu, në këtopjesë. Duke i dëgjuar me vëmendje thash: more Zot, sa popull ivuajtur që jemi! Mendova, a ka vend ku nuk punojnë e nuk kanëpunuar të parët tanë për një kafshatë goje?! Ashtu, herë duke idëgjuar me vëmendje, e herë duke u zhytur thellë në mendimedhe duke menduar mbi familjen time, mbi përvojat e jetën timenë fshat, kalonte rruga por që mua, mu duke se nuk ka mbarim. E131

tëra i ngjasonte, si një rrugëtimi të gjatë e pambarim. Assesi tëmbërrinim! Mua më kishte mbërthyer dëshira, të arrinim sa mëparë, të shihja shtëpinë ku u linda dhe rrita, familjen për të cilëtmë rrihte e më lëngonte zemra për t’i takuar e për t’i parë tëgjithë të bashkuar pas të gjithave. A do të kem force tëpërmbahem, t’i përqafoj e të forcojë prindër, vëllezër e motër, tëdashuritë?Po, Zoti shpirtin forcon! Nëse i mbështetemi atij, gjithmonë do tëkemi siguri, forcë, fuqi në përballje të çfarëdo sfide, që na sjelljeta. Në te u mbështeta që nga fëmijëria, gjatë rinisë sime, gjatëdështimeve e sukseseve të mia, gjatë gëzimeve e ditëve tëlumtura, por, edhe më tepër, në te u mbështeta, atëherë kur e patamë së vështiri dhe pikërisht shkaku i mbështetjes në Të, ishpresës dhe besimit në Të, tani jam më i fortë. E rëndësishmeishte se unë isha gjallë, frymoja, tani dëgjoja, shikoja dhe shijojajetën. Unë s’mund të ecja, s’mund të ngrihesha në këmbë! Por,prapë më dukej sikur dëshiroja të fluturoja drejt vendlindjes,fshatit, sikur të kisha krahët e shqiponjës do të fluturoja, të arrijsa më shpejt, aty ku prehej zemra ime dhe mendja ime.Pas një rruge të gjatë pesë orëshe, iu afruam qytezës sime, Vitisë,aty ku për katër vite ndjeka shkollën fillore. Ky ishte një vend,ku ecja prej fshatit tim, si fëmijë, për çdo ditë dimër e verë, shiue borë, me shok e shoqe. Shumë u përmallova kur iu drejtuamkësaj rruge. Mu kujtua çdo hapë i bërë për brenda katër viteve tërinisë sime të hershme, mu kujtua çdo ecje. Duke kujtua këtomomente, fillova të mendoja për shumë ngjarje, mu mbushzemra me ndjenja e emocione të pa përshkruara, të cilat i hetoimiku im, i cili, sikur edhe baba im, u heshtën tërësisht. Sikurpritnin se si do të reagojnë e reagoj, kur do më shohin e si dogjendemi në familje. Ai, baba, me siguri se e dinte situatën, meqëishte dëshmitar i sa e sa lotëve të derdhur nga nëna, vëllezërit,132

motra, e të afërmit, nga familjar gjatë gjithë këtyre muajve! Unë,po ashtu, mbeta pa tekst, pa zë, ngulfatesha në lot. Sidomos, kurpash livadhet në hyrje e drejtim të rrugicës që shpie për kahshtëpia ime. Kur e lamë mbrapa fshatin fqinjë Kabash, që gjendetnë kufi me fshatin tonë, dhe pikërisht në të hyrë e drejtim tërrugës që shpie në familjen time, më filluan lotët. Dilnin padashje. Ato momente, mu kujtonte shumëçka nga fëmijëria, ngarinia, nga jeta ime. Mu shfaq, sikur në film fëmijëria, rinia ime.Shikoja tokën kah kanë shkelur shputat e mija, këmbët e mija,shikoja mos kishin lënë ndonjë shenjë, shikoja vendet ku kamkaluar fëmijërinë duke ruajtur bagëtinë, e duke bërë lojëra nërininë time, shikoja ato bukuri për të cilat mendova se vështirëmund të shkelnin më këmbët mija, ato livadhe të bukura, atomale ku vite të tëra i vizitoja e shijoja. Moti ishte i mirë, këto ditëtë përfundimi të dimrit, kështu qe, sikur edhe dielli i gëzohejkthimit tim në vendlindje, në mesin e gjirit familjar, sikurdëshironte të më thotë, po shndrisë për të bërë më tepër dritë merrezet e buta të mija, me rrezet përkëdhelëse dhe të dashura, merreze për të parë sa më mirë e më shumë bukurinë që ju dhurova.Më erdhi shumë interesant, që gjatë kësaj rruge tonë, d.m.th.nëpër fshat, nuk takova asnjë njeri. Sikur të ishin ngujuar tëgjithë në dhimbje e lot, duke pritur në heshtje e me zemër tëthyer dhe lënduar birin dhe bashkëfshatarin e tyre. Të gjitha këtomendime e kujtime të përmallueshme, duke parë se lotët dalinvetvetiu dhe se nuk kanë të ndalur, mi ndërpreu miku im qëvoziste, që ngadalësoi vozitjen, u kthye nga unë, më shikoi në sye më tha: të kuptoj mik. Ti ke qenë gjithnjë i fort dhe duheshedhe tani të jesh e të tregohesh i fortë. Mos kështu, të lutëm!Mbaju, mik i dashur, mos u dorëzo, mos bëj kështu! Vetëm ithash: po, po mik, por vështirë e kam!Luta Zotin, të më jepte forcë. Pas pak, arritëm para shtëpisë sime.Unë dridhesha. O Zot, e gjitha më dukej se kishte ndryshuar, nga133

malli më dukej sikur të mos kisha qenë askurrë këtu! U humba itëri.Doli baba nga automobili dhe hapi dyert e oborrit. O Zot, javendi ku u linda dhe u rrita shëndosh e mirë. Ja vendi gëzimitdhe lumturisë sime. Ja vendi ku loza ditë e natë, ja dashuria ime!Edhe në oborr nuk pash ata që me muaj pritja t’i shoh. Mua, mëdoli menjëherë përpara halla ime më e madhja dada NataliaDokaj., (e martuar në Kabash). Ajo, ishte përmalluar aq shumësaqë mu hodh në përqafim e puthje dhe vetëm thoshte; jo mederdh lot, vëlla im, jo vëlla! Ty të dëshirojmë dhe duam, sido tëjesh! Jemi të lumtur të gjithë që po të shohim prapë, që je në jetë,gjallë!E unë nuk mund të qitja asnjë fjalë të vetme. Dhe familjarët ngamalli i madh, sikur kishin ikur të mos takoheshin me mua, sepsenuk kanë forcë të më dalin përpara, ta pranojnë këtë realitet.Megjithatë e pash, dalëngadalë e me krah hapur, sikur dëshirontetë më thotë; mirëserdhe o birë i jonë, a na u ktheve gjallë! Nëna,nuk dorëzohej para meje, apo ndoshta, deri më tani, gjatë gjithëkohës ka qarë e tani është ndal për të mos më shqetësuar mua. Sagrua e fortë, është more Zot, me farë fjalë ngushëlluese eshpresëdhënëse, më priti në përqafim. Mirëserdhe biri im idashur. Ty të kemi gjithçka, dhe falënderoj Zotin që të la të jeshnë mesin tonë- ishin fjalët e para të saj! Më doli motra ime, e cilanuk mund të ndalte lotët, e lutja të ndalet por e kotë ishte, qantepa zë e lotët i rronin sikur pika shiu pandërprerë. Më përshëndetikunata Maria, me lot për faqe, të cilën e kisha si motër. Mëpërqafoi vajza e saj Prena, mbesa ime, dy vjeçare, që ishte sikurnjë engjëll i vogël e që nuk mu shkëputët nga përqafimi. Takimime ta, më theu shpirtin. O Zot, po sa shumë isha përmalluar përdy vëllezërit e vegjël të mijë Augustinin dhe Leonardin, të cilët,134

sikur ishin humbur e vetëm më shikonin dhimbshëm. Nuk çelningojën, e nuk thoshin asnjë fjalë, sikur turpëroheshin nga unë, eunë nga ata. Mua, më dukej sikur iu dukesha i “huaj” në mesin etyre. Me siguri, nuk ishin ende të vetëdijshëm se çka kishtendodh e çka do ndodh tutje. Të gjithë këta më digjnin shpirtin ezemrën, sepse shihej, se kishin vuajtur dhe vuanin shumë përmua, duke kaluar ditë, javë e muaj në pritje se çka do të ndodh.Shkurt fatkeqësia ime iu kishte pështjelluar dhe ndërruar jetën nëtërësi të gjithëve. Shihej se i kishte kapluar mërzia, malli, por dhedashuria. Vëllai i tretë Kola, ishte ende në punë në dyqan qëkishim në qytetezë, ndërsa vallua tjetër i katër, Pjetri, sizakonisht ishte në mal nga furnizonte shtëpinë dhe dyqanin medru djegës. I pritja e i pritja të gjithë të bashkohemi (përveçvëllait të madh që ishte në shërbim ushtarak), të çmallemibashkërisht.Sa i lumtur isha në mesin e më të dashurve të mijë, që nga dita eparë. Ndërkaq, me të dëgjuar se kamë mbërritur në shtëpi,menjëherë filluan vizitat, vinte të më përshëndet i madh e i vogël.Të gjithë ishin të lumtur që më shihnin prapë në mesin e tyre.Unë sillesha sikur të mos kishte ndodhur asgjë, së pakumundohesha të paraqitesha ashtu. Bile, edhe kur shihja njerëz,duke ardhur (duke hyrë në oborr), unë zakonisht ikja e qëndrojanë shtrat, larg karrocës për mos iu ra menjëherë në sy, sepse edija që kjo do i prekë në zemër. Ata që vinin, më jepnin forcë eunë u mundohesha të mos i dëshpëroj, por të isha në mesin e tyredhe me ta i lumtur si zakonisht, dhe vërtetë “nuk dija” nga gjithëajo forcë në mua. Po, po, është Hyji krijues, i cili bën të shërohenplagët, e të ta forcoj shpirtin.Aq isha i përmalluar. saqë mezi pritja të zbardhë drita e tëtakohem me njerëz, e ata vinin të gjithë, e nga të gjitha anët…135

Sa përkrahje të madhe gjeta, sa kujdes, sa bujari, sa mirësi egatishmëri, sa sakrifica e flijime për mua, sa lutje në mbështetjetë shëndetit tim, sa përkrahje, sa ndihmë të të gjitha llojeve, sashumë dashuri, në gjirin familjar, në mesin e më të dashurve tëmijë, në vendlindjen time, për të cilën doemos nga zemra imedolën këto fjalë;Vendi im (Dashuria ime)Ti je ngrohtësiaVendi im i çmuar, ku qetësi gjejVendi i stërgjyshërve, gjyshërve, etërve të mi ku janë leVendi i të dashurve të mi,martir për fe a atdheVendi imDashuria ime e vetmeGëzimi e kuptimi imVendi ku të parët tanë për atdhe,Jepnin jetën sikur me leVendi imdjepi i ëndrrave të mijalëndina e paqes simeBurimi i vetëm i jetës simeMe ty frymojPër ty galdojMe ty e për ty jetojDeri sa të rroj…Ty do të këndoj!PS. Këtë poezi, ia kamë kushtuar vendlindjes sime, dhe të gjithënjerëzve dhe rinisë në veçanti, që kanë jetuar, jetojnë dhe do tëjetojnë në te, në shenjë falënderimi.136

14. NË NJË DITË QË KURRË S’KA PËR TU HARRUAR“Lakuriq dola nga kraharori i nënëse lakuriq do të kthehem atje.Zoti i ka dhënë e Zoti i ka marrë;si ka dashur Zoti, ashtu u bë:qoftë bekuar Emri i Zotit”! (Jb. 1, 21-22)Që nga dita e parë e ardhjes, pra, e kthimit tim në vendlindje,vizitat e njerëzve s’kishin të ndalur. Vini nga fshati si dhefshatrat e afërt fqinjë. Ata vinin të më vizitonin të moshuar e tërinj, i madh e i vogël, të njohur e të panjohur. Brenda një kohe tëshkurtër a mbeti kush që më ka njohur apo që ka dëgjuar përrastin tim që nuk erdhi të më vizitoj?! Këto vizita ishin tëmirëseardhura, sado nganjëherë ato edhe ishin të lodhshme përmua. Në veçanti, më gëzonin vizitat e të rinjve, të cilët nukdëshironin për asnjë minutë të më lënë të vetmuar. Ishin aq tëkujdesshëm, aq të afërt, aq të dashur e të përgatitur të bëjnë çmosvetëm e vetëm të mos ndihem i vetmuar, i lënë. Tani, dyert eshtëpisë sime ishin të hapura, për secilin njeri. Më dukej sikurshtëpia ime të ishte shndërruar në një vend shtegtim. Përkundërlodhjes, njeriu e ndjen veten e tij mirë, kur sheh e ndienmbështetje të fuqishme, së pari nga familja, pastaj nga të afërmdhe gjithë të njohur e të panjohur por që ta dëshirojnë dhe tëurojnë të mirën. Vinin për të më vizituar edhe në mënyrë tëorganizuar, si populli ashtu edhe udhëheqës klerik fetar, padallime, e veprimtarë politik shqiptarë. Në veçanti, më befasuanvizitat e të rinjve tanë, të rinjve të fshatit tim, më befasoi pjekuriae tyre, qasja dhe afërsia e tyre ndaj një njeriu që vuajti shumë, njënjeriu që ende kishte dhimbje të mëdha trupore e shpirtërore, njënjeriu që e kishte dashur rininë e të cilët këtë e hetojnë, e ndjejnëdhe dinë ta kthejnë për të mirë. Ishin të pandashëm nga unë, nëveçanti kujdes të paparë shprehte i riu Tomë Marku, i cili, më137

gjendej në çdo moment pranë, më voziste, më lutet të dal jashtëambientit të mbyllur, në një mënyrë më merrte “me zor” të dal emos të rri në kujtime, mos të rija pandërprerë në shtëpi. Ai, menjë rast, sikur edhe shprehu të gjithë dëshirën, dashurinë e vet eme këtë edhe të gjithë të rinjve për shëndetin tim. Një ditë, gjersabisedonim rreth shëndetit tim, më tha; “të betohem se po të jetë emundur do jepja një gjymtyrë timen, krahun tim, vetëm e vetëmpër të parë ty në këmbë”. Vërtetë, kjo më preku shumë dhe çkamë mbetet mua, pos që t’i dua e afroj këta njerëz edhe më tepër,të jam me ta kudo e kurdoherë. Në një mënyrë, të gjithë: TomëMarku, Mark Gegaj, Gjon Gjergji, Igzidor Nuja-Sopi, ReshatAzizi, ishin prindërit, vëllezërit e motrat të kujdesshëm. Dëshirae tyre ishte që unë mos të ngeli, mos të dëshpërohem, por të ecipërpara e t’i tejkaloj me përkrahjen e tyre gjitha sfidat. Ështëinteresant se rinia assesi nuk e pranonte këtë që më ndodhi, atame çdo kusht dëshironin të ngritëm prapë në këmbë, të eci. Kjo,nuk ishte vetëm dëshira e tyre, por, edhe shpresa dhe besimi ifortë se do të më kthehej shëndeti. Shkurt, dëshironin të mëshihnin të ngritur në këmbë.Tanimë, pas disa ditësh pushimi e vizitave të shumta, erdhi kohaqë edhe të dal publikisht. E mendova, kanë dëshirë të më shohintë gjithë, e pse mos t’iu ofroj këtë kënaqësi. Edhe pse nuk e patalehtë, vendosëm me rini që të shkojmë të dielën e tretë që kurisha në shtëpi, të shkojmë në Kishë kur ishte edhe mesha dhe itërë populli i tubuar. Dhe vërtetë, ashtu bëmë. I gjithë populli, mëpriti me dhembshuri, por edhe me dashuri. Çdonjëri, kishtedëshirë të ndalet e të më përshëndes, të më uroj shëndet e tëmbarë. Përshëndetjet e gëzimi i tyre që më shohin prapë nëmesin e tyre, që më shohin gjallë, nuk kishte mbarim. Përkrahjetë madhe e mbështetje gjeta menjëherë siç pata gjatë gjithë kohëssë studimeve, gjatë kohës së fatkeqësisë sime, edhe ngafamullitari, prifti vendor don Ndue Gjergji, si dhe bijtë e dashur138

meshtar të fshatit Binçë + don Mark Sopi, don Damjan Kurti,don Franë Sopi, don Viktor Sopi, don Lorenc Sopi, don MarjanMarku, don Lush Sopi, i dashuri dhe shpirtërori im disa vjeçardr. don Mikel Sopi, të cilët shërbenin anë e mbarë Kosovës. Unë,mbështetje dhe përkrahje të madhe gjeta edhe te motrat e nderitBDH (Bijat e Dashurisë Hyjnore), në veçanti m. Violetë Kola, qëshërbenin me përkushtim e dashuri të madhe në famulli.Gjithmonë, më nderuan dhe përkrahën. Ndërkaq, tani duket semë afronin e mbështesin më tepër se kurrë më parë si në famulline fshatin tim ashtu dashuri e përkrahje të paparë, mbështetje e nëdashuri të madhe hasa edhe nga bijtë dhe bijat e Stubllëskreshnike, e kudo.Kështu, dalëngadalë merrja veten time dhe gjithnjë e më tepëradoptohesha në kushte e rrethana të reja. Veten e ndija tëprivilegjuar, në mesin e popullit tim, aq sa më merrte mendja qëky popull tani edhe më tepër më nderon, më çmon, respekton dhedonë. Më dukej se edhe çfarëdo vendimi apo këshille që inevojitej kujt, vinin për tu këshilluar me mua. Me këtë, më bëninnderë, çdo kund më japin përparësi, çdo kund më nderojnë meftesat e tyre, më dëshirojnë të jam me ta e afër tyre, të ndihej e tëshihet prezenca ime kudo. Një nder e respekt, që nuk e kishapritur, edhe pse kam qenë i vetëdijshëm për mirësisë dhedashurisë së tyre përherë. Kjo ndodhte gjatë tërë kohës, as që mëlënin të mendoja për dhembje e problemet e mia shëndetësore.Në një mënyrë “nuk kisha kohë” të mendoja, pse më ndodhi kjo.Duke parë gjithë këtë, e që të jam pakës më aktiv edhe prijësiynë shpirtëror don Ndua, më ofroi pranë veti, më luti që të kamtakime, mësimdhënie fëmijëve e ligjërata të herëpashershme tërinjve. Pikërisht kjo më afronte edhe më tepër me ta, e më bëntemë të lumtur dhe më të fortë në shpirt. Ishim me rininë çdo kund,në tubime, fejesa e martesa, në këndim, e gjetiu. Ishim po edhenë sport aktiv me themelimin e ekipit fubollistik “Anton Çetta”,139

të cilin e udhëhoqa me mjaftë suksese vite të tëra në kushte errethana shumë të rrezikshme, u bashkuam të gjithë sikur tëishim një familje. Nuk u ndalnim, aq sa edhe me vetvetenhabitesha, nga gjithë kjo forcë e fuqi, nga gjithë ky entuziazëm edëshirë, nga gjithë ky vullnet në mua për të vepruar?! Vërtetë,nuk isha dhe u bëra, nuk pata asgjë e fitova, atëherë kur mendovase humba çdo gjë të arritur tani shihja se e gjitha u kthye, i gjithëmundi im, gjitha përpjekjet e mia, të gjitha dhimbjet m’ishpërbleu Zoti, përmes popullit tim- dhimbje të cilat, ia pataparaqitur Zotit, që në fillim të fatkeqësisë sime, për popullin timtë stërvuajtur. Ja, tani Zoti m’i shpërbleu përmes rinisë sëmrekullueshme, përmes fëmijëve të cilët edhe jo aq tëvetëdijshëm gjendjes sime shëndetësore ishin aq të kujdesshëmndaj meje, aq të sjellshëm që edhe ata me forcën e dijen e tyre,mu ofroheshin shpeshherë për ndonjë ndihmë, sa të ëmbël e tëmirë që ishin të gjithë.Duke parë gjithë kujdesin, afërsinë e rinisë me mua, disi e ndijaveten sikur tani të jam pikërisht ai që bashkoi edhe më tepërrininë tonë, rininë e fshatit Kabash Binçë e Stubëll, Beguncë eSmirë, Lubishtë e Debelde, Binçën me të gjitha fshatërat dhe mëgjerë. Për gjithë këtë, edhe familja ime, duke parë të gjitha këto,sikur u qetësua pak, më lehtë po e pranon dhe bartë këtë kryqtimin së bashku me mua dhe gjithë rininë, gjithë popullin.Për ta patur sa më lehtë atyre ditëve, dhe për të ma lehtësuargjithë barrën time, dhimbjet e mia, u përkujdes, edhe pse i vogëlnë moshë vëllai im i parafundit Augustini. Atë, si fëmijë të vogële patëm dashur dhe e donim tejet mase, si ne familja por edherrethi ku jetonim. Ishte me një fytyrë e sjellje engjëllore. Njëherë,e pata dëgjuar plakun fqinjë, kumbarë (nun) i yni Frok Marku-n,një burrë i urtë, kur pat thënë: i frikësohem jetës së këtij djali kaqtë bukur dhe të talentuar, është aq i sjellshëm, aq i dëgjueshëm,140

ndaj të gjithëve i mirë, gjithnjë i buzëqeshur dhe shakaxhi, saqëmendoj e them, ky djalë nuk është i krijuar për të jetuar gjatë nëkëtë jetë! Kam frikë për të! M’i pati thënë këto fjalë disi me sy tëmbushur lot e duke më kërkuar falje pse e mendon këtë. Po tënjëjtat fjalë, me një rast mi pati thënë edhe një burrë i afërt, ipërzemërt dhe shumë i dashur, Dodë (Gjon) Sopi. Mirëpo, thënëtë vërtetën unë këtyre fjalëve nuk ia vura shumë veshin, e nuk evrava mendjen, dhe nuk mendova asgjë më tepër vetëm sa mëerdhi shumë mirë të dëgjoj fjalë lavdëruese për vëllain tim. Dhevërtetë, ky ishte më i bukuri fëmijë nga gjithë ne, i përkëdheluridhe i dashuri i familjes, të afërmve dhe fqinjëve, që ngafoshnjëria, por virtytet që posedonte, bujaria e zemërgjerësia,afërsia, dëgjesa, kujdesi dhe dashuria, atë e zbukuronin edhe mëtepër. Ai kujdesej pandërprerë, që nga dita e parë e ardhjes simenë shtëpi, që të më disponoj. Ai, gjithnjë më vinte në dhomë dheduke ditur dëshirën time e lëshonte muzikën dhe e vallëzontevallen e shotës. Dhe vërtetë nuk e di a kishte ndonjë ditë e që nukkërkoja nga ai të vallëzoj për mua këtë valle, të cilën, e luante nëmënyrë të shkëlqyeshëm dhe, mund të them profesionale. Nukpërtonte asnjëherë, ende pa hapë unë gojën ia e dinte dhe fillontetë vallëzoj me ata krah të hapur, sikur shqiponjë, vallëzonte meaq dashuri, me aq kënaqësi e buzëqeshje, saqë thosha në veti, kyka për tu bërë një artist i madh i këngës, valles dhe humorit meqëshfaqte talent të mrekullueshëm për imitimin e personaliteteve tëndryshëm. Vallëzimi i tij si dhe skeçet e krijuara nga vet ai, mëqetësonin shpirtin e kënaqnin zemrën dhe më dukej se qetësonindhimbjet.Vërtetë, nuk e di a isha për ndonjë sekondë i vetmuar. Dikushgjithnjë ishte pranë dhe me mua, po edhe orarin e gjumit e patëmndryshuar meqë familjarët, prindërit, vëllezër e motër si dhe imbarë farë e fisi e gjithë njerëzit rrinim me orë të gjata e deri në141

orët e mëngjesit duke biseduar e shkëmbyer lloj- lloj përvojashjetësore.Patën kaluar afër katër muaj, që kur isha kthyer në gjirin familjar.Moti ishte përmirësuar dukshëm. Mbretëronte mot i mirë mediell, ditët ishin të gjata dhe të bukura, gjelbërimi vihej regjithkah rreth e përqark fshatit tonë. Po, me këtë edhe daljet eshëtitjet e mia ishin më të shpeshta dhe më të gjata në familje tëndryshme, në mesin e njerëzve. Nga qëndrimet e mia të gjata nëkarrocë, papritmas një ditë hetova që kisha marrë një plagë tëmadhe e të rënd në trup, pikërisht shkaku i uljes dhe ndrydhjes sëlëkurës. Këtë përvojë të hidhur e pata patur dhe përjetuar edhe nëspital. Thënë të vërtetën, kjo plagë filloi të më brengosë shumë,dhe isha i vetëdijshëm se plagët e tilla te unë shkojnë e zgjasinshumë, deri tek mbyllja meqë i bëjë presion pandërprerë, pasi qënuk mund e mos të ulëm në karrocë. Kaluan disa ditë dhe plagaishte edhe më e madhe dhe më e thellë, me të shpejtë bëhej plagëe hapur. Mendoja eh more Zot, çka tani? Mirëpo, pasi kisha njëmotër të nderit, të cilën e pata njohur qysh si student dhe parafatkeqësisë dhe tek e cila pata parë që nga takimi i parë se mëkishte pranuar sikur vëlla të vetin, iu drejtova asaj në besim, pasiedhe me profesion ishte motër medicinale dhe shumë ekujdesshme. Por, problemi ishte se ajo shërbente e vepronte dikurreth 80 km larg fshatit tim. Përkundër largësisë, besimi ështëbesim dhe asaj i pata treguar plagën tanimë të fituar dhe të hapurqë bartja. Vazhdova të shkoj së paku çdo të tretën apo katërtënditë për pastrim të plagës në atë fshat afër Prizrenit. Aty simeshtar shërbente biri i famullisë sonë, pra prift nga fshati imDon Damjan Kurti, një prift i mirë, i sjellshëm, i kujdesshëm dheshumë i dashur. Por, në këtë fshat, kisha edhe mjaft ish koleg tëstudimeve, me të cilët u bashkonim dhe kalonim për mrekulli nështëpinë famullitare te Don Damjan-it, duke kujtuar memallëngjim ditët e kaluara të studimeve. Herë-herë, edhe para se142

ta marrë këtë plagë, dija të qëndroja edhe me ditë e javë në këtëfamulli-fshat për mua shumë të dashur.Një të diel, të muajit qershor, pikërisht 20 qershor 1988, uzgjuam si zakonisht e gjithë familja të dhe u përgatitëm për tëshkuar në Kishë siç e kishim zakon. Mua erdhi të më marrë sizakonisht me dashuri e pa përtesë, vërtetë për të më vozitë meautomobilin që kishim (reno 4) e për të shkuar në Kishë, dr. donMikel Sopi (atëherë studenti i teologjisë), me të cilin ishim rritursë bashku si vëllezër e fqinjë të mirë, por edhe kishim qenë përdy vite bashkë në gjimnaz (Suboticë), si dhe dy vite tjera tëpandarë në fakultet në Rijekë. U bëmë gati e shkuam në Kishë,dhe pas përfundimit të ceremonive fetare (mbarimit të meshës)aty diku rreth orës 12.30 min., duke u kthyer rrugës vërejta nëmesin e shumë fëmijëve edhe vëllain tim Augustinin të lumtur esi gjithnjë të hareshëm dhe gazmor. E pash në mesin e shumëfëmijëve të cilët gjithë së bashku ktheheshin nga Kisha qëgjendet në anën tjetër të fshatit, apo matanë lumit që ndan fshatintonë në dy pjesë. Ndalëm automobilin dhe e lutëm të hyjë e tëvijë me ne edhe pse nuk kishim më tepër se 500 metra për tëarritur në shtëpi. Mendova, është fëmijë dhe ndoshta ka dëshirëtë vijë në auto. Por, jo! Ai, më në buzëqeshje të zakonshme, tëbutë dhe lezetshme, siç ishte edhe vet, buzëqeshje që ende mërrinë para syve, me një butësi e dashuri. Dhe në heshtje më tha:jo baci Marjan., unë vij me shokë, e ju mund të shkoni. Pra, edhekëto momente, nuk dëshiroja t’i lë shokët, nuk dëshiroi të ndahetnga ta. Edhe unë ia dhashë një buzëqeshje të lehtë dhe vazhduamrrugë. Ndërkohë e luta mikun tim që voziste, nëse kishte mundësimeqë ishte mot i mirë, të më bëjë shërbim e të më voziste deri temotra Zoja Vorfi. I thash për vizitë dhe një punë (që ditëve tëfundit shkoja për pastrimin e plagës). Ai, me dëshirë pranoi, dhevendosëm të mos ndalemi aspak në shtëpi as ai e as unë, vetëm ukthyem sa për t’iu lajmëruar familjarëve se po shkonim dhe se do143

të ktheheshim atë ditë. Ashtu edhe ndodhi dhe ne u nisëm rrugëspër në fshatin Velezhë (komuna e Prizrenit).U nisëm me gëzim, duke ditur se edhe në atë fshat, prifti dhemotrat do gëzoheshin, kur të na shihnin, pasi ishim familjarizuarme ta kohën e fundit. Ne, gjatë kësaj kohe, pra, rrugës e cilamund të zgjaste edhe deri dy orë vozitje deri të mbërrinim atje,kujtonim me mallëngjim ditët tona studentore, por edhebisedonim në të shumtën për të ardhmen time.Mirëpo, gjatë rrugës, me të kaluar rrugën ku gjendet një krua, kudinë të ndalën e pushojnë shumë udhëtarë nën hijet e drunjve tëgjatë dhe pyllit të dendur, pranë freskisë të ujit që rrjedh atypranë rrugës, ne nuk u ndalëm, por vazhduam. Dhe krejt afërvendit, apo në të ngjitur në një tatpjetëz për të ra në vendin equajtur “Qafa e Dulës”, ja nga qielli i hapur dhe i pastër sikurloti, të dy dëgjuam befasisht e papritur një bubullimë të madhe,fuqishme, të tmerrshme, të rreptë, krizmë të furishme, sikur tëpëlciste i tërë qielli. Kurrë në jetë s’kisha dëgjuar një krismë tëtillë. Ajo qe e vetmja bubullimë që dëgjova e paraprirënjëkohësisht me një rrufe (dritë të madhe), por, kur dëgjuamkëtë, them të vërtetën të dy u frikësuam. E shikuam njëri-tjetrin,dhe instinktivisht na dolën fjalët; uh, Zot runa! Dhe me të shpejtëe i frikësuar tejet mase, unë ktheva kokën mbrapa, kah drejtimi ishtëpisë apo pjesa nga vinim ne por edhe zëri i bumbullirës sëmë parëshme, dhe nuk vërejta shumë vranësira, pash një të zezëdhe dendur, të tmerrshme e të tërbuar dhe aty këtu ndonjë të lehtëpër rreth asaj, dhe thash: kjo bubullimë (rrufe), për besë, ia morijetën dikujt, mos e harro këtë! Don Mikel Sopi, vetëm shtoi, qe efortë dhe rrezikshme, mund të jetë por nuk besoj! Mua,menjëherë më lëshoi e gjithë forca, e gjithë fuqia, sikur mukëputën këmbët edhe një herë, më lëshoi trupi e dridhesha. Meziqëndroja, mu duke se nuk po mund të mbushesha ajër, diçka144

sikur më ngulfaste. Vetëm sa nuk i thash po kthehemi se nuk pomund të qëndroj më. Mu duk se në atë moment nuk më mbeti aspikë gjaku dhe për disa minuta, nuk mund të nxjerrja fjalë ngagojë, u humba i tëri saqë bashkudhëtari e hetoi këtë dhe më tha;he bre burrë po shumë u frikësove nga kjo bubullimë! Vërtetë,nuk e di pse, por më erdhi papritmas dhe e ndjeva sikur më ramua.“Zoti ka dhënë e Zoti merr…“Arritëm në fshatin e caktuar. Të gjithë na pritën si zakonisht mirëdhe përzemërsisht. Qëndruam pak, biseduam, kurse mua në njëdhomë tjetër më shikoi plagën motra Zojë. Ma pastroi, duke mëdhënë kuraje dhe shpresë. Me siguri, nuk ishte e kënaqur megjendjen time shëndetësore përkatësisht plagën e hapur që tanibartja në trup, mirëpo nuk më frikësoi shumë me shpresë dhedëshirë që do ketë sukses dhe do arrij ta mbyllë këtë plagë, e cilanuk do të jetë asgjë kundrejt plagës që më priste…Atë kohë, s’ kishim lidhje telefonike, nuk kishim as ne në fshatintonë e as ky fshat në të cilin gjendeshim. Diqka na ngacmonte.Ne, gjithnjë herëve tjera kishim dëshirë të rrinim sa më gjatëkëtu, ndërsa tani as mua e as mikut tim bashkudhëtar dr. donMikelit, nuk na rrihej, apo rrinim siç thuhet në popull sikur tëjemi të ulur në thera. Mua vendi vend nuk më zinte, në shpirtndija në zbrazëti, një shqetësim, në mërzitje e pikëllim, shkurtënjë molisje dhe lodhje të madhe. Dhe pas ndejës dy tre orëshe,vendosëm të kthehemi për në fshatin tonë të dashur. Interesant seas nikoqirët nuk insistuan të rrimë më gjatë apo të qëndronim nëkonak. Kjo mu duke mjaft interesant, sepse herëve tjera gjithnjëna luteshin, mirëpo nuk ia vumë vëmendjen kësaj pune (nuk evramë mendjen për këtë), meqë aty, ndihesha sikur në shtëpinëtime. Aty, ndjehesha si në shtëpinë time, atje mund të rrija si në145

shtëpinë time. Por, jo zemra s’më linte të qetë. Një zë, sikur mëthërriste e më thoshte: nisu sa më parë për në shtëpi! Dhe ndodhiashtu. Ne, u përshëndetëm dhe morëm rrugën për kthim. Përçudi, as bashkudhëtari, as unë gjatë gjithë rrugës deri sa hymë nëqytezën tonë, thuajse krejt pak biseda zhvilluam. Unë nuk ekuptoja këtë gjendje, por ne ishim humbur, pa fjalë, na kishtehumbur muhabeti, na kishte humbë i tërë vullneti dhe hareja!Sapo kishte filluar të bie muzgu. Ishte aty përafërsisht rreth orës20.00 kur hymë në fshatin tonë. Për çudi, hetuam shumëautomjete, duke lëvizur poshtë e lartë dhe atë me një shpejtësi jotë zakonshme, askush nuk na “njohu” e as nuk na përshëndeti.Dhe krejt në drejtim të rrugës, nga edhe mund të shihet shtëpiaime, aty diku 400 metra filluam të shohim shumë automjete tëparkuar rreth rrugës, të gjitha dritat e shtëpive për rreth shtëpisësime të ndezura, dhe menjëherë konstatova dhe u pa se diç paskandodhur, i thash don Mikelit: more diçka paska ndodhur, edheatë te unë! Ai, për habi nuk qeli gojë, sikur të dinte diçka. Saishim duke u afruar ngadalë, shihja njerëz që ulnin kokën dhenuk më shikonin. Mua zemra vetëm sa nuk më lëshoi, vetëm sanuk më doli nga vendi, me të rrahurat e saja të mëdha e tëshqetësuar. Më shkoi mendja e thash: në këtë kohë duket se mëpaska vdekur nana, pasi ajo kishte probleme të shpeshtashëndetësore. Ende pa arritur afër shtëpisë, hetova se njerëzitpikërisht dilni e hynin në drejtim të dyerve tona. Më zë thash: Ahmore Zot, çka na lejove e dërgova tani, a mjaftë patëm kohëve tëfundit? Më lëshoi e tërë fuqia e trupit, nuk dija se çka ka ndodhdhe mezi pritja të kuptoja. Unë ndalëm afër shtëpisë tek muri qëgjendej përgjatë rruge. Mu afrua mixha im i dytë Nikolla, nuk elash të hap gojë dhe e pyeta; bac çka ka ndodhur? Ai më tha, jo,jo mos ke frikë asgjë, ka ikur një kusherirë! More i thash, tregodrejt se kjo nuk qenka aspak e mirë, paska ndodhë diçka dhe tëlutëm më trego?! Vazhdova ta pyes, duke dalur nga automobili146

me të shpejtë. As vet nuk di se si u ula në karrocë, duke menduarse çka ka ndodh dhe duke mos heq sytë nga drejtimi në oborr,por, asgjë nuk hetova pos njerëz të heshtur e kokë ulur! Askushnuk më tha asgjë as në oborr deri sa nuk hyra në dhomën time, nëdhomën kur dikur luhej vallja e shotës e tani çka pash; pashvëllai tim Augustinin, që ishte vetëm dymbëdhjetë vjeçar, e pashfytyrën e tij engjëllore, por tani jo duke vallëzuar, por të shtrirënë shtrat dhe të pajetë, të vdekur! Si e pash u shtanga përmomentin. U hodha në përqafim të tij, mora duart e tij, ata krahëqë dikur ishin të hapur sikur ata të shqiponjës dhe vallëzonin.Tani ishin të ftohtë e të shtangur, nuk lëvizte edhe pse e thirrjame zë të lartë e në emër, edhe pse e përbeja, edhe pse me vaj elot e lutja të ngrihej, e të më përqafoj, të më pres hareshëm e mevalle dhe buzëqeshje si zakonisht. Por jo, ai që gjithmonë mëdëgjoi, tani nuk më dëgjon mua, ai nuk më shikon më, ai nukdëshiroi të kthehet e të më pres. Nuk i dëgjoi as bashkëfshatarëtqë me vrap, e të tronditur thellë në shpirtë, Shin (Dodë) Sopi,Ndue Dodaj e shumë të tjerë, shkuan për të mos e lënë të shkoj,të ndahet nga ne. Nuk e dëgjoi askënd, as babën kur me vrapshkoi për t’i ndihmuar por e gjeti të shtrirë në mes fushës, edhepse baba me zë e nga lart e kishte thirr: kthehu o bir, mos udorëzo, mos na le të lutëm! Jo, ai kishe ndërruar jetë, kisheshkuar tek Ati tjetër i tij, te Ati qiellor, ai i cili e kishte krijuar(por për veti) porsi një engjëll, që jetoi si engjëll. Dhe ja, tani, emori si një engjëll të pastër, të zgjedhur në mesin e “grigjës”, nëmesin e kopshtit, si lulen më të bukur, më të freskët, për tahijeshuar parajsën e tij.Nuk dija, kush më fliste, çka më flisnin familjar e tjerë. Qava evajtova, mbeta i shtangur, i humbur tërësisht, i pa frymë dhethuajse si “i çmendur” në këtë botë të befasirave dhe tëpapriturave. Shkoi pa lënë asnjë fjalë. Ndoshta la, por nuk patikush ta dëgjoj se çka thotë, nuk pati kush t’i ndihmoj kur më së147

shumti pati nevojë. Ah, ndoshta edhe kërkoi ndihmë?! Ndoshtaka thirrur emrin e babës, nënës, motrës, vëllezërve, timin?!Ndoshta, as ai nuk ka dashur të shkoj pa na thënë lamtumirë?!Ndoshta, na kërkoi falje pse iku kështu? Por, ja nuk na tregontani, si dhe pse e gjithë kjo?! Pse, largohet nga ne?! Pse?U nda nga ne në moshë shumë të re, ishte i lindur me 15.02.1976.Sapo kishte mbushur të dymbëdhjetat.E shikoja fytyrën e tij engjëllore, duart e tij të bashkuara, dhe endija sikur dëshironte të më thotë: baci Marjan., më vjen keq qëtë lash, më vjen keq që nuk e di se kush do të zbavitë tash e tutje,e kush do të vallëzoj në vendin tim për të lumturuar ty! Sikur mëthoshte, unë shkova por të lutëm mbaju e mos u dorëz as Ti, eshikoja i shtangur dhe sikur më thoshte me buzëqeshje të lehtë etë zakonshme; mu deshtë të le, sepse më thirri Hyji im, atë e duamë tepër por as nga ti, nga ju, nuk do ndahem askurrë, do të luspër ty nga parajsa. Sikur më thoshte, më falë që të “tradhtova”, eshkova pa të përqafuar, pa të thënë lamtumirë, pa të puthë!Qanin e vajtonin motra e vëllezër, qanin e vajtonin të gjithë përrreth tij e rreth meje, dhe hetova dorën përkëdhelëse të nënës emotrës sime. Më përqafoi nëna duke më thënë: biri im, Zoti jep eZoti merr! Ja, nëna jote nuk do të mërzitet, ia ka falë Zotit, tëpaqsha ty more biri im! Këto fjalë, më mbytën edhe më tepërmua në shpirt. Si mund të jetë nëna me aq plagë dhe prapë aq efortë, të më ngushëlloj mua për birin e saj të zemrës, për atë tëcilin me mund e lindi dhe rriti, për atë engjëll i cili sapo ka filluartë rritët, të lëshoj shtat sikur një filiz i njomë. Atë kohë, nënën eshihja sikur nënë e Jezusit, e shihja në rolin dhe vendin e saj, atëe cila mbanë në prehër djalin e dëshirit, mbanë të vdekur duke eshikuar e duke mos patur se si t’i ndihmoj. Fytyra e saj, më dukejsikur fytyra e Jobit të stërvuajtur, që pati gjithçka e tani humbi të148

gjithat, e shikoja këtë krijesë, si atë e cila lindi e u rritë, pa iundalur askurrë lotët, lotët të cilës ishin pjesë e pandarë e jetës sësaj të mundimshme. Përkundër këtyre vuajtjeve, ajo prapë thotë:Zoti jep e Zoti merr! Si ka dashur Zoti, ashtu u bë! E çka të thotënjeriu për motrën Lurde, e cila e rriti me duar të saja, sikur takishte fëmijë të vet. E cila e deshi aq shumë, e mësoi të ec e tëflas, të shkruaj e lexoj, të vallëzoj e këndoj, të jetë i lumtur memotrën e vet. E, ai edhe nga ajo u nda pa i thënë lamtumirëmotër, duke e lanë të zhytur në lot e në vajtim, të pikëlluarpërgjithmonë e me lot në sy dhe vaj në buzë.Nuk dija kur ishte natë e kur mëngjes, mendoja vetëm në vëllaintim, i cili nuk çelë më gojë, nuk thotë asnjë fjalë, i cili nuk hap sypër të na parë.Sa vështirë e kishim, shpirti ynë më pa te nuk gjende shërim. Pastë gjithës sikur më ”barrikadoi“ Zoti, kështu që “zgjodha”heshtjen në vend të vajit dhe vajtimit, u mbylla në pikëllimin tim,në botën time të mjeruar, të vajit dhe pikëllimit, apo siç thotëGjon Zaveri: "Vetmia më pëlqen më tepër, sepse me fantazinëtime, bëhem ai që dua të jem! E dëshira ime, tani ishte, që unë tëisha në vendin e vëllait tim. Këtë e kërkoja, por Zoti kishte planete tija, e as vëllai nuk dëshiroi të ndërrohej me mua. Pse, pyetja,pse e për të satën herë pse?! U ndave, ndoshta, shkaku se nukmund të më shihje në karrocë, të sëmur e më dhimbje, tudhimbsa shumë. Nuk e pranove kurrë këtë realitet, sepse isheshumë i ndjeshëm, i dashur. Por, në veti i thosha dhe tregoja,mos harro vëlla i dashur se me vdekjen tënde, me largimin tënd,me ikjen tënde më shkaktove dhimbje edhe më të mëdha, plagëtë pashëruara, mall të përhershme.Zemra ime, qante e vajtonte për vëllain e pajetë, qante përfamiljarët e pikëlluar tjerë, për babanë Ndue të pikëlluar dhe149

tronditur thellë, por të heshtur, për nënën Gjylë me zemër tëshporuar, për të satën herë në jetën e saj, për motrën time Lurdën(Bernardetën), e cila provoi që në këtë moshë të re idhësinë ejetës, për vëllain e madh Jozefin, i cili kujdesej për ne, sikur tëishte baba i dytë, për vëllezërit Kolën dhe Pjetrin, të cilët mbetëntë humbur e të shtangur, të trishtuar dhe pa të bukurin, paengjëllin e tyre! Qau e vajtoi vëllai i vogël Leonardi me të cilinishin të pandarë e gjithnjë bashkë, i cili e donte shumë, dhe i ciliedhe tani e kërkonte vëllain e tij bacin Augustin ta marrë përdore, ta ngrihej nga “gjumi i thellë” dhe i përjetshëm, ipakthyeshëm. E unë, çka t’i thosha këtij kur të rritët, t’i thosha na“tradhtoi” më i miri, më i bukuri, më i dashuri, u nda sapo filloitë lulëzoi...?! Çka t’i thosha kunatës së tij Marisë, të cilën edëgjonte dhe donte sikur ta kishte nënë, çka t’i thosha mbesës sëvogël të tij, biondinës së ëmbël dyvjeçare Prenës, e cila, u rritënën përkujdesjen dhe dashurinë e tij, në duar të tij që e barte dheshëtiste më gëzim e kënaqësi për çdo ditë, çfarë t’i thosha kësajtë pafaj që tani dëshironte t’i shkoj në përqafim, duke mos qenë evetëdijshëm se axha i saj i ri e la, që kjo kur të rritët të pyet ku akam bacin Augustin, atë që më ka dashur pa masë?!Erdhi edhe vëllai i madh nga shërbimi ushtarak. Zëri i vaji i tij,dëgjohej në tërë fshatin. Sapo dëgjova thirrjen e tij të dhimbeshe,thash o Zot, edhe në këto momente trishtimi e pikëllimi, ai mëkërkon mua e thotë: ky është Marjani.? Si më pa, me lot që irridhnin sikur shiu, mu hodh në përqafim e më tha: unë kammenduar se të kemi humbur ty, më shtrëngoi e përqafon dhe i“humbur” tërësisht, e i tronditur thellë në zemër e shpirt, me lottë pandërprerë u nis tek vëllai që nuk e pret më me buzëqeshje siçdoherë më parë. Dhimbje, vaj...150

“Vdekja të ndau nga jeta, por jo edhe nga zemrat tona!”Qanin e vajtonte babë, nënë, motër e vëllezër, kushërinjtë e gjithëfamiljarët, qante e nuk iu shmangte shoku i pandarë i fëmijërisëRobert (David) Sopi, ai që nuk mundi t’i ndihmoj sa ishin bashkëderi në minutat e fundit, duke ruajtur bagëtinë; vajtonte dhe endiente veten fajtor. pse s’mundi t’i ndihmoj, dridhej i trishtuar.Ai, ishte i vetëdijshëm dhe nuk dëshironte ta pranoj e ta kuptojfaktin se e humbi pa dëshirën e tij shokun e pandarë të klasës dhejetës. Po, vërtet ishte vështirë. Aty qanin e vajtonin pleq e plaka,të rinj e të reja, e në veçanti fëmija, bashkëmoshatarët e tij, ata tëcilët i argëtonte për çdo ditë me humorin e tij, me vallet ekëndimet e tija të bukura në shkollë, qanin e vajtonin mësues earsimtarë, nxënës, qanin e vajtonin fushë e male, por, edhekafshët me zë, sikur e kërkonin bariun e tyre të kujdesshëm e tëdashur. Qante e vajtonte e tërë natyra, me gjitha krijesat e saj, porbiri e vëllai ynë askënd nuk e dëgjonte pos Atin e tij, Krijuesin tëcilin e deshi më së shumti.Procesioni funeral i pas Meshës së dritës, u drejtua kah varret.Mbetëm duke qarë e duke vajtuar të gjithë. Kishte një morinjerëzish nga të gjitha fshatrat për rreth, mori njerëzish që nuk iushihte fundi askund, e që kishin ardhur për t’ia thënë lamtumiren.Ky ishte një ngushëllim, sepse sikur i thuhej, ti u ndave i ri ngane, por ne s’do të harrojmë askurrë!Pas ceremonialit mortor, u nda nga ne, dhe nga ai u ndamë mezemër të thyer, të trishtuar e pikëlluar. U nda me fjalë prekësefamullitari i prekur thellë në shpirt don Ndue Gjergji, i cili e patiPagëzuar vet me; 29.02.1976, (Zyra famullitare, Binçë, Libri II,fq 26 nr.5). Ishte një ndarje e dhimbshme, një nga ato më tëdhimbshmet. Vëllai ynë i dashur, u nda, e ne mbetëm tëpikëlluar, duke e përqafuan për herë të fundit. Kurse fjalët e151

fundit lamtumirës në emër të tij personal dhe gjithë kolektivit tëshkollës dhe nxënësve, e më tepër fjalë falënderuese, me lot përfaqe për çastet e lumtura që iu dhuroi sa qe në jetë, ia drejtoi nëvarrin, vendin e pushimit të fundit të tij, kujdestari i klasës së tijSyla (Sylejman Rexhepi), arsimtari i klasës gjashtë. Ai foli medashuri për nxënësin e dashur të tij, duke shpreh pikëllimin,sepse mbeti pa më të dashurinë nxënës. Ishte dhembje, vaj imadh, sepse qanin e vajtonin bashkëmoshatarët e tij të zhytur nëlot, të cilët sikur jetimë e kërkonin me zë, e thërrisnin...Por, egjitha përfundoi. Këtë ditë varrimi të datës 21.06.1988, lulet uvyshkën, dielli e ndali dritën. Ai shkoi, e u kthye tek Ati qiellor,duke na lënë të zhytur gjithëve në lot, pikëllim, duke na lënë meplagë të thellë, e cila vështirë se do mbyllej.Plagë e hapurNga qielli i pastër si shpirti i tijNë një ditë që kurrë s’ka për tu harruarNga flaka e një vranësire idhnakeJeta e një bariu kishte përfunduarAjo rrufe të ndau në dyshRrugës e ndjeva se një damar mu thaAugustini, vëllau i dashur e bujarNga kjo jetë atë ditë u ndaE dija se ajo rrufe dikë e vrauE ndjeva si mua të më kishte rënëPor mendja as që më shkoiSe Augustinin tim të vdekur kishte lënëAs mendja s’do i shkonteDuke kullotur bagëtinë në livadh152

Se vdekjes do i shkonte pasE nënën do e linte me mallShpesh shikoj qiellin e pastërDhe kërkoj atë vranësirë të trazuarSi me të pa ty shikoj diellinSi pushon në jetën e amshuarE shikoj poshtë tashmëAugustinin e riMe buzëqeshje ne buzë e lot ne syEh sa shumë të përngjan ai ty.Koha shëron plagëtZoti shpirtin forconPor, kjo plagë rri tërë jetën hapurDeri sa Zoti të na bashkon.Në epigrafin e tij qëndron; “Vdekja të ndau nga jeta, por jo edhenga zemrat tona!”153

15. FLIJIMI NGADHËNJYES!“…Sepse, kur jam i ligshtë - atëherë jam i fortë.”(2 Kor 7, 12,10)Ishin ditë e vite të vështira të jetës sime, ditë të përcëlluara medhembje të mëdha shpirtërore dhe trupore. Ishin ditë, kur s’dëshiroja të komunikoja me askënd, por dëshiroja të qëndrojgjithnjë i mbyllur në vetvete, të mos ndaja asgjë me askënd, aspikëllimin.Edhe në këto momente të vështira, Zoti dërgon njerëz të zgjedhurpër të qenë me mua e pranë meje.Kalonin ditë në pikëllim për vëllain tim, gjersa shëndeti imkeqësohej gjithnjë e më tepër. Mirëpo, Zoti gjithnjë kujdeset përtë përzgjedhurit e vet. Së fundi u hapën dyert e shpresës përshëndetin tim. Pas një vizite që më bëri drejtoresha e Caritasit tëKroacisë znj. Jellena Brajsha (të cilën e kisha mike tani e shumëkohë), vendosëm dhe një ditë u nisa për në Austri. Aty qëndrovapër tre muaj dhe në ndërkohë pata edhe një operim të rëndë.Kaluan ditë, larg familjes, por që më mbante shpresa e dashuriapër kthim sa më të shpejtë.Tani në Kosovë, gjendja politike, ekonomike, sociale (ishin vitete nëntëdhjeta), gjithnjë e më tepër rëndohej. Në vendin tim, asgjëmë nuk ishte e sigurt. Ishin këto ditë e vite të vështira për tëgjithë popujt e kësaj hapësire, ditë rreziku e që i vinte era lufte eme vranësira të errëta. Atëbotë, ne shqiptarët, ishim të mësuar memaltretime, me dhunë e dhunime, me rrahje, burgosje, vrasje.Shumë familje vuanin, punëtorët të përjashtuar nga puna,nxënësit nga shkolla, njerëzit të përjashtuar nga e drejta në jetë.Kah do e kudo, për çdo ditë dëgjonim vetëm lajme të këqija, nëtë shumtën e rasteve pësonte më së shumti rinia, studentët. Të154

injtë rreheshin, kërkoheshin e dërgoheshin dhunshëm nëarmatën e këtij shteti, shumë prej tyre ktheheshin në arkivole.Pësonim vetëm pse ishim shqiptarë! Kjo situatë. ishte epadurueshme. prandaj protesta të ndryshme, demonstrata nëshenjë të pakënaqësisë ndaj shtypjes dhe planeve shfarosëse tërepublikës dominuese në atë shtetin e përbashkët artificial.Viktima më të mëdha të gjithë kësaj gjendje, padyshim ishim neshqiptarët, autoktonët e këtyre trojeve. Duke parë këtë rrezik tëshfarosjes kolektive, rinia e jonë me të madhe (edhe shumëbashkëfshatarë të mi, në mesin e tyre një nga një ishin edhevëllezërit e mi), filloi braktisjen e shtëpive të tyre, vendlindjen,për të gjetur strehim në shtetet perëndimore. Iknin nga më ekeqja meqë ajo parandihej, ajo afrohej. Nga kjo gjendje vuanimtë gjithë shqiptarët. Por, prapë na mbante shpresa për një tëardhme më të mirë, një ditë të bekuar, një ditë çlirimi, një ditëkur do të shohim edhe ne dritën e diellit.Nga rreziku i jashtëm, e vetmja e mirë e atyre viteve dheshpresëdhënëse, ishte bashkimi i popullit shqiptar për të tejkaluardhe përballuar kërcënimet nga armiku i përbetuar shekullor. Ishinkëto ditë e vite, kur fillon vetëdijesimi i popullit për bashkim.Sepse, me të drejtë thuhet: bashkimi bënë fuqi. Bashkoheshimnë çdo mënyrë, bëheshim më të afërt me njëri-tjetrin, më humandhe emocional, ndihmoheshim dhe hapnim zemrën për nevojtarë,për skamnorë, për të gjithë në nevojë. Sa të vëllazëruar ebashkuar ishim tanimë në kërcënime të rrezikut permanent, tërrezikut dhe pritjes të më së keqes, luftës e cila dukej epashmangshme. Ajo pritej dhe mund të fillonte pikërisht nëKosovën tonë të stërvuajtur, por, e cila me njerëzit e saj të urtëdëshironte paqe e pajtim. Ishin ditë ngadhënjimi. kur meiniciativën e rinisë. fillon pajtimi i familjeve të hasmuarashqiptare, pajtimi “Mbarë Shqiptarë”. Rinia e jonë, gjatë gjithëkëtyre viteve, u tregua e pjekur, e aftë të çojë përpara proceset e155

lirisë dhe demokracisë, si lëvizje në tërë rajonin dhe ish-shtetetkomuniste. Rrënoheshin barrierat, rrënoheshin ideologjitë, bininsistemet. E gjithë kjo jepte shpresë dhe gëzonte, duke sjell njëpikë drite që shihej në tunelin e gjatë dhe të errët. Njeriu, në kësolëvizje edhe harronte shëndetin, pikëllimet e përjetimetpersonale, por jepej me mish e me shpirt, për të mirën epërbashkët. Mua, pranë të gjithave që përjetova, deri këto vite nëjetën time, ku pata operime të ndryshme në trupin tim, kurhumba vëllain e dashur, atë kohë më mbante populli im i dashur,sepse është ky popull që përjeton dhembje, vuajtje, ishte popullime të cilin mundohesha të isha i pandarë në çdo aktivitet.Harroja dhembjet e mia, sepse më të mëdha tanimë ishindhembjet shpirtërore, vuajtjet e popullit tim, këtij populli që mëmbajti e më mban gjallë e në jetë. Dhe nga e gjithë historia epopullit, më duket se shumë të vërteta e të sakta ishin fjalët e“Plakut të Kosovës”, siç e quanin ipeshkvin e ndjerë Imzot NikëPrela, se: “vuajtja përforcon karakterin e njeriut!”. Pikërisht ngaky personalitet i madh, hasa në përkrahje e mbështetje tëpërhershme, i cili ishte zëri i popullit, zëri i ndërgjegjes, zëri i tëpambrojturave, të vuajturve, i të persekutimeve, të sëmurëve,minatorëve, studentëve, zëri i nënave dhe baballarëve tanë, zëri ifëmijëve dhe rinisë së pafajshme, i shqiptarëve në Kosovë, nëDardaninë e lashtë martire, fjalë të cilat i përsëriste shpeshherë;Ditët më të vështira të jetës sime i ndaja me familjen time, mefamullitarin don Ndue Gjergjin dhe kapelanët e tij (ndihmësit etij), me meshtarë e motrat e nderit, me studentë, me rininë tonë tëmrekullueshme, i ndava me miq e dashamirë anembanë Kosovëse gjetiu. Mirëpo, njëri ndër ta e që më pranoi menjëherë, sikur tëisha vëlla i tij nga gjaku, ai që më pranoi menjëherë pas vdekjessë vëllait tim, ai që ma ktheu buzëqeshjen, gëzimin, deponimindhe vullnetin për jetë e me të cilin kaloja ditë të tëra, javë e muajatje ku vepronte ai, ishte meshtari don Viktor Sopi. Ky156

personalitet i spikatur, i lindur në një familje të lashtë patriotike,me vlera të larta fetare e kombëtare, është një punëtor i zellshëmnë vreshtën e Zotit, një bari i kujdesshëm për grigjën e tij, njëmeshtar shembull i bamirësisë, bujarisë, mikpritjes, një njeri ipërkushtuar me mish e shpirt për të mirën e vëllait njeri, një njeriqë shkriu jetën për Zot e atdhe, një meshtar vizionar e që e donëpopullin e tij pamasë, për të cilin u sakrifikua dhe gjithnjësakrifikohet, për të mirën e fesë dhe kombit. Ky njeri spirituoz,predikatar i dalluar i fjalës dhe porosisë së Zotit, fjalët e të cilitshërojnë shpirtin e njeriut më qëndroi pranë, duke më ndihmuarnë tejkalimin e vështirësive të mia jetësore. Ky meshtar, ipranuar dhe shumë i dashur, i urtë, bujar, human dinte vajin timta kthente në gëzim, vuajtjes sime t’ia gjente kuptimin, të malehtësonte kryqin e barrën e jetës. Në të takova njeriun e paqesdhe mirëkuptimit, të harmonisë dhe kultivuesin e shpallësin edashurisë hyjnore mes njerëzve. Në të, hasa njeriunkëshillëdhënës dhe dashamirës të njerëzimit, mbrojtësin e tëvarfërve, të persekutuarve. Ai, më frymëzoi dhe mahniti mendërtime të tempujve të Zotit në shpirtra dhe fshatra të Kosovës.Është i madh, plotë mirësi e dashuri, plotë zemër e mirëkuptim,për njeriun dhe ata që kanë nevojë, për një fjalë të mirë. Për këtë,të gjithë kemi nevojë. Ai, është shpresëdhënës, ndërsa në tënjeriu merr guxim, merr zemër, frymëzohet për jetë nga parimete Ungjillit, se jeta është dhuratë e Zotit dhe atë duhet pranuar sitë tillë dhe njeriu që beson nuk guxon të dorëzohet kurrë…I forcuar dhe përgatitur për sfidat e reja që sjell jeta…Ditët, javët, muajt e vitet kalonin. Jeta sjelltë të mirat dhe sprovate saja të njëpasnjëshme, përvoja e çaste të hidhura e të lumtura.Në të vërtetë, mirë është që nuk e dimë se çka sjellë ajo në tëardhmen, por, gjithsesi se neve duhet të jemi të përgatitur për tëgjitha sfidat me të cilat ballafaqohemi në jetë.157

Pas angazhimeve të mia të mëdha, të treguar dhe një vullneti tëfortë dhe të pathyeshëm, erdhën ditët që unë të vendosëm nëhapësirën e shtëpisë famullitare. Ky ishte një gëzim i madh i imi,gëzim ngase kisha mundësi të vazhdoja me studimin e ndërprerë,gëzim se tani më tepër jam i lidhur me besimtarët tanë, mefëmijët, me rininë, pleq e plaka nga rrethi ynë. Unë isha i lidhurme popullin tim nga e dija se tani mund t’i shërbeja mëdrejtpërdrejt dhe në një mënyrë, sadopak t’ia ktheja gjithë ato tëmira që bëri për mua gjatë viteve e dekadave, t’ia ktheja sadopak,sa një pikë uji, dashurinë, përkrahjen, mbështetjen që ma jepte,t’ia ktheja mirësinë, bujarinë, gëzimin vetit dhe atyre të cilët mëkuptuan dhe ndihmuan të jam vetvetja, t’i pranoja dhe tejkalojagjitha vështirësitë e peripecitë e jetës. Ishte gëzimi tjetër edhe mëi madh se qëndrimi im në shtëpinë famullitare, pranë së cilës ishalindur, rritur dhe edukuar, isha bëre vetvetja, aty ku gjithnjë gjetangushëllimin, përmes shumë meshtarëve e motrave të nderit, etani ndihmës famullitarit don Marjan Demaj, ku gjeta fenë,shpresën dhe dashurinë. Me një fjalë jetën, isha i lumtur të ishapranë tyre e pranë një njeriu të madh të popullit dhe Zotit. Ishatejet i lumtur dhe i privilegjuar të isha nxënës i tij, asistent i tij, tëisha nën mbikëqyrjen e atit shpirtëror, pra, të isha pranë e me dr.don Lush Gjergjin, biografit të madh, të njohur dhe të pranuarnga mbarë bota, të jetës dhe veprës së Nënës Tereze. Në të,zbulova jetën dhe veprën e Nënës së Madhe, Nënës së lutjes dhemeditimit, Nënës së faljes dhe pajtimit, Nënës së botës sëvuajtur, Nënës së mirësisë dhe bujarisë, Nënës e të përndjekurve,skamnorëve, të braktisurve, Nënës së dashurisë. Në të, zbulovabirin e saj, të një gjaku, gjuhe, dhe tradite i cili e shpallë dhejeton shembullin e jetës dhe veprës së Nënës shenjtëreshe tëditëve tona, të bijës sonë Nënës Tereze. Jeta e tij, ishte plotësishtnë përkim, përputhshmëri, dhe shembullin e Jezu Krishtit dheBijës së madhe shqiptare, në të ishte mishëruar jeta e saj, jeta përtë bërë mirë, për të ndihmuar çdo njeri që ka nevojë, për ta158

përkrahur dhe dashur çdo qenie Hyjnore pa kurrfarë dallimimoshe, qenie, race e feje. Për atë, të gjithë ishin dhe janë bijtëdhe bijat e Hyjit dhe si të tillë, vëllezër e motra. Në të, unë gjetafreskinë dhe vullnetin për punë, veprimtari fetare e kombëtare.Edhe pse s’mund të ecja me këmbët e mija, ai më dha “krahë”për të fluturuar. Për mua, ky njeri ishte, shpresa, dashuria, paqja,me një fjalë ishte vet institucion arsimor dhe shkollë e jetës sime,dhe prandaj gjithnjë thosha dhe them: me të dhe nën mbikëqyrjene tij përfundova shumë fakultete, por edhe atë më tërëndësishmin, më të mirin, më të dobishmin, Fakultetin e Jetës.Ai, ishte frymëzimi im, ishte ngushëllimi im, ishte inspirimi im,ishte mbështetja e pa rezervë dhe krenaria ime, siç është krenariae mbarë popullit shqiptar, njeri i Zotit, njeri i paqes dhe mirësisë,njeri i dashurisë! Kur jam larg tij fizikisht, ndjej ende aromën emirësisë dhe dashurisë së tij, butësinë dhe urtësinë, bujarinë,ndjejë afërsinë e tij në shpirt dhe zemër, praninë e tij në jetëntime. Unë jetoj, duke i kujtuar me mallëngjim nëntë vitet ekaluara me të, dhe gjithnjë e me padurim, duke pritur takimin eradhës, për t’u përforcuar, për të marrë energji të reja, për jetëdhe veprimtari, për tu freskuar sikur tek burimi i freskët i ujit tëgjallë.Me të dhe mbarë popullin tim shqiptarë, mbarë rininë gjeta“këmbët e mia” për të ecur pandalshëm drejt së ardhmes. Ishinata, që në momentet më të vështira të jetës sime, mu gjinden, idërgoi vetë Zoti të më janë pranë, të ishin pranë meje gjithnjë,familja, të ishin pranë meje, në çdo moment e të pandashëm,shumë persona dhe populli im i dashur shqiptar, kudo isha e uparaqita, të ishin pranë meje rinia e jonë e mrekullueshme e tëndanin me mua të mirën e vështirësitë, një rini aq e afërt, edashur dhe e gatshme dhe e përgatitur për të ndihmuar njeriun nënevojë, njeriu në vuajtje. Po mos të ishte populli im, e në veçantirinia, unë do e kisha shumë vështirë të jetoja, vështirë kisha për159

ta konceptuar jetën time, vështirë do të pranoja gjithçka erdhi nëjetën time, vështirë do të pajtohesha me atë, vështirë do të jetojae veproja… Prandaj, i gëzohem fatit që linda në mesin e njëpopulli, që kupton të vuajturin, që kupton dhembjet dhe ato ipërjeton dhe pranon, por, edhe i ndanë me të vuajturin. Kështu qënga populli im i stërvuajtur, por edhe krenar, mësova dhekuptova jetën, mësova ta pranoj dhe të dua atë. Andaj, edhe unësikur edhe apostulli i trojeve ilire i shekullit parë, Shën Pali,mund të them:“Ne mburremi edhe për vuajtjet, sepse e dimë mirë se vuajtjasjell qëndresën, qëndresa na bën besnikë të sprovuar ebesnikëria e sprovuar sjell shpresën, e shpresa nuk turpëron,sepse dashuria e Hyjit u ndikua në zemrat tona...” (Rom 5, 3-5).Ditë të vështira por edhe shpresëdhënëse…Kalonin vitet, ndërsa unë gjithnjë e më tepër forcohesha në fe,shpresë dhe dashuri. Punoja e veproja në të gjitha limitë, papushuar, kisha aq vullnet për punë, saqë edhe gjumi mendoja seishte i tepërt. Por, ajo që më mundonte dhe shqetësonte shpirtintim ishte gjendja gjithnjë e më e rëndë politike në Kosovë. Mëmundonte shumë dhe më dhimbsej edhe nëna ime, e cila, tani edisa vite e kishte humbur të pamurit. Lotët e saja, tanimë iakishin zënë syve të saj dritën e ditës. Edhe vëllezërit tanimë ishinlarguar e strehuar në perëndim, ku jetonin e punonin, kurse meprindër, babën tim e nënën e verbër qëndronte vetëm vëllai ivogël. Mirëpo, edhe në këtë gjendje, atë e gëzonte fati që mëkishte mua pranë. Unë, e vizitoja për çdo ditë, ku bisedonim eçmalleshim. Ajo, ishte mësuar ta dëgjonte zërin tim, e nëmungesë të të pamurit, gjithnjë më thërriste, që së paku, të mëprekte fytyrën time për të cilën tani e disa vite nuk e kishte parë,ajo më thoshte: biri im, më duket se ta kam harruar fytyrën,160

pamjen, por eja që ta preku së paku mjekrën që e bartë. O sa tëëmbël e të ngrohta, ishin ato duar që më rritën, sa qetësi epërkëdhelje, pushim, gjeja në prekjen e darëve të saja. Pranëgjithave që përjetoi si nënë e birit të aksidentuar, si nënë e katërfëmijëve që i humbi, si një nënë që tanimë nga lotët e saj, ngalindja, humbi edhe të pamurit. Ajo, prapë jetën e këtë gjendje epranonte dhe pranoi si vullnet të Zotit, të cilit i lutej për çdo ditë.Rruzaren e lutjet nuk i hiqte nga dora e goja. Kjo fatkeqësi, që indodhi nënën sime, më mundonte shumë. Vuaja bashkë me të,sepse vërtet ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por e gëzontefakti siç thoshte gjithnjë, t’ju “shoh” juve mirë, të dëgjoj për juqë jeni mirë. Për këtë, thoshte faleminderit Zotit, tani jeni mirë tëgjithë. Iu gëzonte jetës pranë të gjithave, iu gëzonte fatit se unëbiri i saj, tanimë gjendem pranë don Lushit, tezakut të saj, me tëcilin ishin rritur së bashku, pasi kjo kishte mbetur qysh si foshnjëbonjake dhe të shumtën e kohës e kishte kaluar te tezja e saj, pra,nëna e këtij meshtari e atdhedashësi shembullor. Don Lushi,nënën time nuk e kishte njohur ndryshe, pos si motër të veten,dhe si të tillë e njihte, pranonte, dhe motër e thërriste. Shpesh, evizitonte me dëshirë e dashuri, siç i vizitonte edhe të gjithë tësëmurët tjerë në famulli, ku të gjithë me dashuri e pranonin, e kynga dashuria ata i quante “engjëjt e mi”!Nënës, në këtë gjendje iu gjendeshin shumë baba im dhe vëllai ivogël, por, edhe gjithë familja dhe fqinjët, të cilët e vizitoninpandërprerë, sa ishte u mundur, nuk e lënin të vetmuar as për njëçast. Ajo, kishte dëshirë të dalë, t’i vizitonte fqinjët, të bisedontee ta kalonte kohën me ta, dhe sa të afërm ishin ata kuptohet ngaajo, se me ta parë nënë time, e cila mbante një shkop për t’uorientuar, menjëherë me të parë atë se doli nga shtëpia vraponte imadh e i vogël, për ta marrë për dorë apo krahu dhe përcjellurderi në vendin e dëshiruar nga ajo.161

Brengoseshim të gjithë për shëndetin e saj, brengoseshim përsituatën gjithnjë e më të vështirë në Kosovë, situatë e gjendjepara lufte. Në disa pjesë të Kosovës, edhe luftohej mes bijve ebijave tona çlirimtare dhe liridashëse dhe vrastarëve të ardhurnga Serbia, luftohej për ta mbrojtur pragun e shtëpisë, për tambrojtur nderin, moralin, jetën, luftohej në shumë pjesë tëKosovës tonë të dashur, derdhej shumë gjak i pafaj. Thuajse, nërrethana të këtilla, të gjithë ishim të “humbur”, të pikëlluar dhetrishtuar, sepse, na arrinin për çdo ditë, orë, minutë, lajme ngamë të rëndat, për bastisje, braktisje të shtëpive, rrahje, vrasje tëindividëve, të burrave, grave e fëmijëve, vrasje e të tërëfamiljeve, lajme të tmerrshme për çdo ditë por në anën tjetëredhe lajme shirëseje, lajme vetëbesimi, lajme se do ja dalim e dotë çlirohemi, lajme se do t’na ndihmojë edhe bashkësiandërkombëtare, lajme se u flijuam, po flijohemi, por, do tëngadhënjejmë, meqë jemi të drejtë, jemi dhe mbrojmë shtëpitë,trojet tona, të cilat për të satën here po përgjakën, po lahen megjak të pafaj.Vërtetë, ishte bërë vështirë e rrezik të jetohej në Kosovën tonë.Gjithkund përndjekje e vrasje, gjithkund e gjithkah ushtarë eparamilitarë, hajna e banditë, kriminel të ndryshëm që bëninkërdi në popullin e pafaj dhe të pambrojtur. Pra, gjendja e filluardikur në Kosovë, pakënaqësitë dhe parashikimet e shumëve segjithçka filloi në këto troje për liri dhe demokraci, do tëpërfundoj këtu. Parashikimet dhe situate aktuale, flisnin për njëgjenocid të mundshëm në këtë popull liridashës.Ngadhënjimi përfundimtarDitët e luftës në Kosovë ishin ditë të rënda. Përjetuam tmerrin ekohës. Shumë familje braktisën shtëpitë e tyre, shumë familjehumbën më të dashuritë e tyre, shumë familje u shukën të tërat.162

Kosova e luftës dhe pas luftës, ishte një shkrumb, një “oaze emjerimit”, por, edhe vend shprese, vend i bekuar dhe i shenjtë,vend i martirizimit i larë me gjak të pafaj, vend i shumëdëshmorëve të kombit, i njerëzve që flijuan veten e tyre për tëmirën tonë, të mirën e ardhmërisë dhe prosperiteti. Pranë tëgjithave, ku ishte rrënuar e shkatërruar gjithçka, prapë qëndronteshpresa dhe besimi, vullneti për jetë, për jetë të re!Unë, pas një muaj e gjysmë qëndrimi gjatë kohës së luftës nëKosovë, u tërhoqa shkaku i një varre (plage) për në Shkup-Maqedoni, me babën e nënën time (vëllai ishte tërheq po atë ditëpak para fillimit të bombardimeve të aleancës veri atlantike-Natos kundër caqeve ushtarake serbe) dhe pikërisht këtu edhe undamë. Ata, shkuan për në Zvicër tek motra e më pas përGjermani, ku do ishin të gjithë së bashku, pra me vëllezërit tjerë,e unë vendosa të shkoja në Kroaci, me shpresë se pas ndonjëintervenimi kirurgjik, do kthehem menjëherë në Kosovën time tëdashur, pranë njerëzve ti mijë. Por, e gjitha nuk shkoi siçmendova e planifikova unë, por siç deshi vetë Zoti. Kuptohet, see gjitha ishte vullnesa e tij dhe këtë e pranoja si të tillë. Pas disaintervenimeve kirurgjike (gjithsej tre) në Zagreb të Kroacisë ekurimit të stërzgjatur në këtë shtet, në ndërkohë përfundoi edheLufta në Kosovë, luftë kjo që zgjati gati tre muaj apo lirishtmund të themi për një shekull radhazi. Gëzimi ishte i madh,gëzim të madh më dhanë edhe lajmet që nëna tanimë pas njëoperimi të rënd (tumor në kokë) kishte shpëtuar dhe ngadalëmerrte veten. Gëzim e pikëllim në shumë anë, gëzim sepse se sëfundi u çliruam, e realizuam ëndrrën e shumë e shumëgjeneratave, por, të pikëlluar sepse humbëm shumë popull (rreth15. 000 persona të vrarë dhe 5000 të zhdukur), shumë të rinj e tëreja e fëmijë në moshë të njomë. Humbëm shumë, por, falëgjakut të derdhur të tyre, fituam edhe më shumë, fituam lirinë epritur me qindra vite e shekuj, fituam shpresën për një jetë më të163

mirë, të lirë e në paqe, u flijuam, por ngadhënjyem. Me ne, ishteZoti, me ne ishin miqtë e shumtë tanë ndërkombëtarë, ne ishim tëbashkuar dhe vëllazëruar mes veti…, dhe tani gjithnjë mukujtonin fjalët e Mësuesit tonë i cili na mëson; “Mosgrumbulloni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja endryshku, ku vjedhësit birojnë muret e vjedhin!....Sepse, ku ështëthesari yt, aty do të jetë edhe zemra jote.” (Mt 6, 19, 21)Dalëngadalë filluam t’i kthehemi Kosovës tonë të dashur, t’ikthehemi punës, prosperitetit e jetës. U kthyem në vendlindjentonë, vendin e lavdisë dhe krenarisë e ku më nuk e gjetëmarmikun tonë të përbetuar shumëshekullor, ai ishte dëbuarturpshëm njëherë e përgjithmonë…‘’…Shpirti, vërtet, është i gatshëm, por trupi është iligshtë.”(Mt, 26, 41-42)Pas një viti qëndrimi në Kroaci, pas disa intervenimevekirurgjike e kurimi, atë që e pritja me padurim erdhi, erdhi dita tashoh Kosovën e lirë. Erdhën edhe prindërit e mijë, nanë e babënga Gjermania, pasi që nëna ime nuk dëshironte assesi tëqëndronte atje.Tani më dukej se vendi im, vendlindja ime, Kosova e populli imkishin edhe më tepër nevojë për mua, për përvojën time jetësore.Isha i pa përtesë dhe plotë vrull për jetë, plotë shpresë e besim nëshërimin e plagëve të pasluftës ngadhënjyese. Punoja natë e ditë,isha me njerëz i pandarë. Ky popull liridashës e paqedashës, kypopull “biblik” edhe më tepër kuptonte të vuajturin, sepse vetëmpara një viti, kishte kaluar “Rrugën e Kalvarit”, por nuk udorëzua. Përkundrazi, ai ngadhënjeu meqë e vërteta dhe e drejtagjithmonë ngadhënjejnë.164

Dhe kur një ditë të bukur kisha një vizitë mjekësore në Prishtinë,në të kthyer nga spitali, ja papritmas sapo dola nga oborri ispitalit, si nga qielli edhe një sprovë për mua e për nënën e babëtimin, për vëllezër e motër, për familjar, miqtë e dashamirët emijë. Pësova fatkeqësi të rëndë komunikacioni me disa frakturatë rënda në këmbë, një lëndim në veshkë e disa lëndime tjera mëtë lehta.Në gjendje të rëndë shëndetësore qëndrova në KlinikënUniversitare për dhjetë ditë, nën mbikëqyrje të mrekullueshmedhe shumë të ndërgjegjshme të personelit mjekësor. Unë ikuptoja kushtet e rënda në përgjithësi në mjekësinë kosovare.Kuptohet se mbi fatkeqësinë time morën lajmin të gjithë. Ndërsa,këtë nuk dinte nëna, të cilës i thoshin se është ndalur për disakontrollime mjekësore, e këtë e kuptoi vetëm pasi shkovapersonalisht në shtëpi e i tregova vetë se çka ka ndodhur. Edhenjë plagë e rëndë për zemrën e saj.Pas qëndrimit tim në spital, u ktheva në gjendje edhe më të rëndëshëndetësore në gjirin familjar. Për këtë fatkeqësi mendoj sedëgjoi e tërë Kosova dhe me dhembje pranoi këtë lajm të pësimittim. Mirëpo, tani duke parë se gjendja ime gjithnjë shkon duke urënduar, vëllezërit e mijë, kushtimisht dëshiruan që sa më shpejttë tërhiqem për mjekim në Gjermani. Thënë të vërtetën, edhe unënuk shihja rrugëdalje tjetër për shpëtim të jetës sime me mendimse duhet të shërohem, i bindur se populli ende kishte nevojë përmua. Kaluan një muaj ku isha nën sedative të forta, shkaku idhembjeve gjithnjë e më të mëdha. Dhe meqë nuk shihja as unë eas familja, as të afërmit, rrugëdalje tjetër, vendosa të iku përGjermani, me shpresë se së shpejti do kthehesha pas ndonjëintervenimi kirurgjik të cilin e dija se më pret e që ishte evident.Ndoshta, tani familja, miqtë e dashamirët, duke parë gjendjentime dhe se kah shkon e tëra, për herë të parë, ishin të lumtur të165

dalja jashtë për shërim. Ndodhi ashtu, dhe një ditë shkurti të vitit2003, në gjendje të rëndë shëndetësore, thuajse i tëri në gjips eme dhembje të mëdha, fluturova për në shtetin demokratik,Gjermani, shtet e shtëpi e dytë për shumë bashkatdhetarë tanë,shtet, në të cilën shumë anëtarë tanë, shumë familje tona gjetënkafshatën e gojës, gjetën mbështetjen e përkrahjen, gjetënstrehimin, bujari e dashuri, gjetën shpresën dhe besimin për jetëmë të mirë për vete dhe anëtarë të tjerë në vendlindje. Pikërishtkur mendoja si t’ia dal kësaj radhe, ja prapë rrugëdalja, ja prapëshpresa e pritja për shërim, për kurim dhe përmirësim tëshëndetit që tanimë më kishte lodhur pamasë fizikisht, vërtetshpirti ishte i fortë por trupi ishte i ligshtë, dhe duke parë tëgjithë kujdesin e familjes, miqve dhe dashamirëve, duke parëkujdesin e mjekëve dhe motrave medicinale të shtetit gjerman, tëinstitucioneve të këtij vendi. Janë të vërteta, fjalët nga ShkrimiShenjtë: “Prandaj po ju them: mos u brengosni për jetën tuaj seçka do të hani dhe çka do të pini, as për trupin tuaj se çka do tëvishni: vallë a nuk është jeta më e vlefshme se ushqimi e trupi sepetku?” (Mt 6. 25-26). Dhe vërtet nga e gjithë kjo për të satënherë u dëshmua se nuk jam i vetëm, se dikush më përcjell dhe kaplane me mua, kjo u dëshmua tani e gjatë gjithë rrugës simejetësore deri më sot.Kalova një vit nëpër spitale të ndryshme. Gjatë asaj kohe, patapesë operime të rënda, sepse tani zbuloheshin problemet embledhura shëndetësore vit pas viti në trupin tim. Ishin momentetë vështira, larg vendlindjes, larg prindërve të cilët i lashë nëKosovë me shpresë se tani do të përmirësohet njëherë epërgjithmonë shëndeti im. Kaluan ditë, javë e muaj në shërim ekurim, nën mbikëqyrje të këtyre njerëzve zemërgjerë e human.Më mbante besimi, shpresa dhe dashuria e të gjithëve për rrethmeje dhe e atyre që gjendeshin shpirtërisht e fizikisht sigjithmonë pranë e me mua.166

Dhe atëherë kur pritja shërimin tim, ku dita-ditës merrja veten,një ditë saktësisht me datën 6 shkurt 2004, herët në mëngjes, mëcingëroi telefoni. Ishin orët e hershme të mëngjesit kur hapatelefonin, dëgjova zërin e dridhur dhe të pikëlluar të vëllait tim tëmadh. Më shkoi mendja menjëherë që paska ndodhur diçka,meqë e dija se askush nuk më shqetëson në orët e hershme. Po ethem se këtë natë as gjumë nuk kisha mund të bëjë, isha ishqetësuar tej mase. Pikërisht në orët e hershme të mëngjesit,kotesha, por nuk bëja gjumë. Por, nuk e dija pse dhe çka kandodhur! Dalëngadalë më tregoi vëllai lajmin e hidhur dheshumë të pikëlluar, më tha: vëlla, duhet të bëhemi të fortë, tani kandërruar jetë nëna, mbaju sepse kështu deshi Zoti dhe e moripranë vete! Oh more Zot, nuk munda të çelja më gojën e tëthosha asnjë fjalë. Mu duk se e tërë godina, në të cilën gjendesha,më ra mbi mua!Ndërroi jetë, ajo e cila që nga lindja derdhi lot, e cila pësoishumë në jetë, ajo e cila duket se jetën nuk e kishte aleat të mirë.Ndërroi jetë, një zemër e madhe dhe bujare, një zemër për tësatën herë e shporuar në jetën e saj, por që askurrë nuk u dorëzuapara asnjë kryqi të rëndë që përjetoi, si me vdekjen e tre fëmijëveqysh foshnje, madje nuk u dorëzua edhe pse zemër thyer mefatkeqësinë time, e as me vdekjen e birit të saj Augustinit. Nuk udorëzua, as kur humbi të pamurit e syve të saj, atyre syve që tëshumtën e jetës derdhën aq shumë lot sa të “mbushët një liqe”.Nuk u dorëzua. deri sa tani nuk e thirri Ati krijues, atij që iumbështet të tërë jetën, atë të cilin e deshi më shumë se të gjithëne. Ajo u kthye tek Ai. Kthehet për t’u takuar me bijtë dhe bijat esaj në parajsë, kthehet aty ku sheh dritën e lumnisë së pasosur,dritën e amshimit. Kthehet aty, ku nuk do të ketë vajë as lot, porgëzim e lumturi, dritë të përjetshme. Deri në çastet e fundit tëjetës pranë saj qëndroi besnik “Benjamini” i saj, biri i dëshirit,Leonardi, i cili, nëse ka qenë i vogël dhe jo i vetëdijshëm kur167

humbi vëllain e tij më të madh Augustinin. Ai, atëherë u takuame pikëllim dhe humbjen tjetër të madhe, të nënës së tij. Qanë, eshikon e përkëdhelë, e lut që të mos ndahet nga ai, nga ne, porasgjë nuk i ndihmoi. Ajo, vetëm e kishte shikuar, pa çelë gojë epa fol asnjë fjalë të vetme, por sikur kishte dëshiruar e tentuar t’ithotë në heshtje: bir, mos u mërzitni, mos qani e vajtoni se nëna ejuaj ngadhënjeu, fitoi lumturinë e pasusur, dritën e amshuar, ubashkova me atë për të cilin jetova, Jezusin!Shkoi nëna ime e dashur, me mall e mallëngjim për të gjithë ne,shkoi pa më parë mua të shëruar e në këmbët e mia, e që tërëjetën shpresonte e besonte se një ditë do të më sheh të ngritur nëkëmbë.Shkoi, pa më thënë lamtumirë, shkoi pa ma dhënë mundësinë qëta përqafoj e puthë, pa ma dhënë mundësinë t’ia them fjalët efundit faleminderit e më falë, faleminderit që më mësove se çkaështë jeta dhe se si duhet pranuar, nderuar dhe çmuar atë; pa ithënë, më falë për dhembjet e vuajtjet që t’i shkaktova gjatëjetës; pa i thënë, më falë për netët e pagjumë që i kalove me vitetë tëra pranë meje e dhimbjeve të mija, duke më përkëdhelurpikërisht ato pjesë ku më së shumti ndieja dhimbje.Shkoi pa fjalë e pa qenë e vetëdijshme se sa pikëllim solli nëzemrën time, në zemrën e bashkëshortit të saj, në zemrën e bijvee bijës së saj, në zemrën e mbesave e nipërve të shumtë që i deshidhe e donin pamasë.Shkoi, duke na lënë të gjithëve në pikëllim dhe kujtime tëpaharrueshme për të! Por, shkoi e pajtua me Zotin, e lumtur që tëgjithë i la mirë, që e përjetoi dhe shijoi Kosovën e lirë.168

Unë, nuk pata mundësi (shkaku i shëndetit, kushteve dherrethanave në të cilat isha), të shkoj e t’i them për herë të funditlamtumirë e tani shihe dritën e lumnisë së përjetshme. Ajongadhënjeu sepse me vullnet, besim, shpresë e dashuri ndaj Zotiti barti të gjitha kryqet e jetës. Ngadhënjeu mbi errësirën, e cila ekisha kapluar (me humbjen e të pamurit), më tepër se nëntë vite.Ngadhënjeu, ndaj të gjitha dhembjeve që kishte në trup e shpirt.Ngadhënjeu, sepse besoi e besimi i saj shpresoj të jetë shpërblyerme jetë të pasosur. Edhe tani kur jetoj në Gjermani, me vite tëtëra, kur përjetoj dhe jetoj ditët e mërgimtarit si shumëbashkëkombës tanë, më duket se ajo gjithnjë më përcjell, ështëprezentë në jetën time, ajo lutet për mua, më jep forcë e kurajepër jetë, më jep qetësinë e shpirtit dhe trupit, më jep guxim evullnet të mos trembëm e të mos lëkundëm në jetë, por të eci ilumtur dhe hareshëm shtigjeve të jetës. Dhe kështu, të jam ilumtur dhe i qetë, i hareshëm, i pajtuar njëherë e përgjithmonëme Zotin që më dha jetën, me vetveten, me popullin tim.Ngadhënjeu ajo mbi errësirën që ia kishte kapluar të pamurit.Ngadhënjeu Kosova mbi errësirën e të keqen, ngadhënjeva unëmbi sëmundjen. Pësova e pësuam, vuajtëm, bartëm dhembje tëmëdha trupore e shpirtërore, u flijuam por ngadhënjyem.“Kjo është rruga jonë, rruga ime, rruga e popullit tim, rrugë epësimit, vuajtjes, dhembjes, por edhe rrugë e shpresës, dashurisë.Rrugë e flijimit dhe ngadhënjimit!”Prandaj, edhe tani, pas dy dekada e gjysmë në “djepin tim tëdytë” në karrocën time që jam, përkundër të gjithave që kalova, ubinda nga përvoja ime jetësore dhe them:-Jeta ka kuptim,-Atje ku ti nuk dëshiron, dëshiron Zoti, sepse Ai është-Rruga jonë, e kur nganjëherë na duket se jeta është-Lojë, luaje atë, mos u dorëzo sepse ti169

-Ekziston, prandaj mendo mbi jetën,-Zgjohu, e qëndro zgjuar sepse-Nuk ka gjë të pamundshme për Hyjin, vetëm Atij-Besoj, dhe thuaj-Të faleminderit dhe më falë, sepse, edhe kur mund të mendoshse-Vështirë mund të shpëtosh, është Ai që-Plagët shëron, e shpirtin forcon, e kur shpeshherë mendojmë epyesim;-Quo vadis Domine, Ai të thotë, ec pas meje e gjithmonë do tëngadhënjesh!Pra, meqë është kështu, unë tani me gëzim them: “Jam përsëri nëkëmbë”!Lus Zotin, për popullin tim, të cilit i jam përjetësisht mirënjohës,që diti të bartë bashkë me mua dhe njëri-tjetrin vuajtjet, e qëaskurrë nuk u dorëzua para vështirësive, para sfidave të jetës.Lus Zotin, t’i ruajë e t’i shpërblejë me dhuratat e hiret e tij tëmirësisë e dashurisë, të gjithë ata njerëz që takova gjatë jetëssime, gjatë rrugëtimit tim deri më sot. Dhe në shenjë falënderimi,ndaj të gjithëve galdoj e brohorisë: “…po të bekoj, o Atë,Zotërues i qiellit e i dheut, që i fshehe këto gjëra nga të dijshmit enga të urtët, e ua zbulove të vegjëlve” (Mt 11, 25)170

Përmbajtja:PARATHËNIE...............................................................................111. SA MIRË TË JETOSH, POR A KA JETA KUPTIM?.......................16Në Ty gjej kuptim!..................................................................17Lumë ata................................................................................202. ATJE KU TI NUK DËSHIRON....................................................223. TI JE RRUGA E JONË!..............................................................28Rrugë e paharruar!.................................................................304. LOJA E FUNDIT.......................................................................35Lojë për ta mbajtur mend përgjithmonë!..............................365. "COGITO, ERGO SUM!" (Mendoj, prandaj ekzistoj!)..............41“Talitha kum!” = “Unë po të them: çohu!”.............................446. ZGJOHU! ................................................................................48Të jetoj dua.............................................................................517. S’KA GJË TË PAMUNDSHME PËR HYJIN..................................55Shiko, o Zot, e shqyrto se në ç ‘gjendje çnjerëzore jam!”......57Nuk heq dorë nga unë, askurrë i vetmuar!............................608. BESOJ.....................................................................................64Besoj se jam i shënjuar në shuplakën e dorës së Tij!.............669. TË FALENDEROJ DHE MË FALË...............................................69Mision i caktuar dhe i shenjt – mantelbardhët......................73Nuk gjeti forcë as guxim.........................................................7710. QUO VADIS DOMINE?..........................................................81Malli për vendlindje….............................................................8411. BIRI I JUAJ, VËSHTIRË SE MUND TË SHËPTOJË!....................90Takim i përmallshëm..............................................................92171

Në mesin e bashkëvendëseve dhe bashkatdhetarëve tëmi..........................................................................................10112. “GRUA, JA, YT BIR!” (Gjn 19, 26)........................................106Jeta vazhdoi e ditët kalonin, duke i zërë vend njëratjetrës...................................................................................109Nuk iu ndalën më lotët askurrë............................................11413. KOHA SHËRON PLAGËT, ZOTI SHPIRTIN FORCON..............122E ndjeva aromën e jetës studentore....................................126Aty ku lind e perëndon dielli, zemra rrihte me të shpejt e lotëtdilnin pa dashje.....................................................................130Vendi im (Dashuria ime).......................................................13614. NË NJË DITË QË KURRË S’KA PËR TU HARRUAR..................137“Zoti ka dhënë e Zoti merr…“...............................................145“Vdekja të ndau nga jeta, por jo edhe nga zemrat tona!”...151Plagë e hapur........................................................................15215. FLIJIMI NGADHËNJYES!.......................................................154I forcuar dhe përgatitur për sfidat e reja që sjell jeta...........157Ditë të vështira por edhe shpresëdhënëse...........................160Ngadhënjimi përfundimtar...................................................162‘’…Shpirti, vërtet, është i gatshëm, por trupi është iligshtë.”(Mt, 26, 41-42)........................................................164172

Falënderoj Caritas Kosova, për ndihmën moral dhe materiale nëbotimin e këtij libri.Katalogimi në botim – (CIP)Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës821.18-94821.18-9727-29Sebaj-Sopi, MarjanJeta ka kuptim : (rrëfime, përjetime, meditime...) /Marjan Sebaj - Sopi. - Prizren : Drita, 2012. – 174 f. :ilustr. ; 21 cm.Parathënie : f. 11-15 / Don Lush GjergjiISBN 978-9951-17-030-7173

174

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!