Udhëzues për përmirësimin e praktikave në klasë - EU EDUCATION ...

Udhëzues për përmirësimin e praktikave në klasë - EU EDUCATION ... Udhëzues për përmirësimin e praktikave në klasë - EU EDUCATION ...

eu.eduswap.ks.org
from eu.eduswap.ks.org More from this publisher
12.07.2015 Views

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPËRMBAJTJEFjala e redaksisë .......................................................................................................... 5Mirësevini në këtë udhëzues ...................................................................................... 7Përmbledhje ................................................................................................................. 7Pjesa 1: PSE? Përdorimi i këtij udhëzuesi .................................. 11Pjesa 2: ÇKA? Korniza e Kurrikulës së Kosovës:Përgatitja për ndryshim ........................................ 15Pjesa 3: SI? Metodologjia: Si japim mësim ............................. 23Burimet për pjesën 3 .......................................... 41Pjesa 4: SI? Shembuj dhe strategji të orës mësimore ............ 49Burimet për pjesën 4 .......................................... 72Pjesa 5: SA MIRË? Vlerësimi i të nxënit të nxënësve ........................ 83Burimet për pjesën 5 .......................................... 99Pjesa 6: ÇKA dhe SI? Sigurimi i gjithëpërfshirjes ................................... 115Burimet për pjesën 6 ........................................... 1323

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë6

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëMirësevini në këtë udhëzuesSfida me të cilën përballet sistemi ynë arsimor është e qartë: ai duhet tëpërgatisë jo shumicën, por të gjithë fëmijët e Kosovës për të qenë tësuksesshëm në jetën e tyre, duke zhvilluar: shkathtësitë e tyre, njohuritëdhe aftësitë që u duhen për të ardhmen e tyre dhe kontributit që do ti japinatdheut të tyre - Kosovës. Korniza e Kurrikulës do t’u mundësojë fëmijëvedhe të rinjve tanë që të bëhen qytetarë të informuar, kritikë dhe aktivë, tëpajisur të me dije, shkathtësi, besim dhe aftësi për të bashkëpunuar, përtë ndërmarrë veprime dhe për t’u përpjekur të sjellin ndryshime në familje,komunitetet e tyre por edhe më gjerë.PërmbledhjeMinistria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka hartuar «Planin Strategjikpër Arsim në Kosovë 2011 - 2016.” Me këtë strategji fillon procesi i reformave tëdomosdoshme për avancimin e cilësisë dhe barazisë në arsimin kosovar në përputhjeme standardet ndërkombëtare.Kurrikula e re, me përmbajtjen dhe materialet e përditësuara dhe me një qasje tëmësimdhënies më ndërvepruese dhe më të përqendruar në nxënësin, do ta zëvendësojëKurrikulën e vitit 2001. Së voni është miratuar Korniza e re e Kurrikulës së Kosovëspër të ndihmuar mësimdhënësit për të realizuar mësimdhënien aktuale dhe për t’indihmuar ata që të përgatiten për ndryshimet e ardhshmekurrikulare. Ky udhëzues është pjesë e këtyre përpjekjevepër ndryshim cilësor të mësimdhënies në KosovëMë 2011, mësimdhënësit janë vizituar në klasat e tyre, dhejanë intervistuar për shkallën e informimit e të ndërgjegjësimittë tyre përkitazi me ndryshimet e ardhshme kurrikularedhe për efektet e këtyre ndryshimeve në praktikat e tyre tëpërditshme në klasë. Nga ky vlerësim fillestar i nevojave,është hartuar një version punues i Udhëzuesit, i cili u ështëprezantuar mësimdhënësve dhe drejtorëve të institucioneveshkollore në 7 punëtori të organizuara në rajone të ndryshme.Informatat kthyese të mbledhura gjatë këtyre punëtorive janëpërfshirë në këtë udhëzues. Kështu, ky Udhëzues paraqetnjë koleksion të temave dhe ideve të grumbulluara ngamësimdhënësit për mësimdhënësit. Ky udhëzues, synontë jetë burim praktik në mbështetje të mësimdhënësve nëpërgatitjen dhe zhvillimin e planeve ditore dhe mbajtjen emësimit, derisa përparojnë drejt përafrimit me Kurrikulën ere të Kosovës.Kurrikula 2001PSAK 2011 -2016Korniza e Kurrikulës sëKosovësNë hartim e sipër:Kurrikula Bërthamë eKosovës7

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëSi e hartojmë Kurrikulën?Pse ka nevojë për ndryshime?Ku është Kosova në këtë proces?Diagrami “Hartimi i Kurrikulës” në faqen vijuese pasqyron tri burimet kryesore prejtë cilave nxjerrim kurrikulën: Nxënësit, Shoqëria dhe Lënda mësimore. Asnjë prejkëtyre nuk qëndrojnë të pandryshueshme ndër vite. Nevojat ndryshojnë tek secili ngakëto burime, andaj për të përmbushur nevojat e shekullit 21, edhe kurrikula duhet tëndryshojë. Ne mund t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme në kurrikulë në tri mënyra tërëndësishme:Nga përqendrimi në lëndë drejt kurrikulave të bazuara në rezultate të tënxënit dhe në kompetencaNga përqendrimi në mësimdhënësin drejt përqendrimit në nxënësinNga metodologjia e ligjërimit drejt një metodologjie më ndërvepruese dhegjithëpërfshirëseKosova e ka filluar procesin e ndryshimit të kurrikulave dhe ky dokument paraqet njësfidë për mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave për të filluar përdorimin e Kornizës sëmiratuar të Kurrikulës së Kosovës (KKK) për të orientuar praktikat e tyre të mësimdhëniespër t’u përgatitur më mirë për Kurrikulën Bërthamë të Kosovës.8

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë9

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë10

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPjesa 1Përdorimi i këtij udhëzuesiHyrjeKjo hyrje përbën Pjesën 1 të Udhëzuesit për Përmirësimin e Praktikave në klasë. Udhëzuesiofron informata mbi Kornizën e Kurrikulës së Kosovës 2011, strategji dhe qasje që mundtë përdoren menjëherë edhe me kurrikulën aktuale të vitit 2001 dhe poashtu shërben përpërgatitje më të mirë për ndryshimet që parashihen nga Kurrikula e Re e Kosovës.Për çka bëhet fjalë në këtë udhëzues?Ky udhëzues do t’ju ndihmojë:1. Të kuptoni si ta përdorni këtë Udhëzues;2. Të kuptoni Kornizën e Kurrikulës së Kosovës dhe Qëllimet dhe të përgatitenipër ndryshimet që po vijnë me Kornizën e Kurrikulës të Kosovës të vitit2011;3. Të mendoni për mënyrat e reja të mësimdhënies dhe t’ju inkurajojë tëprovoni diçka të re për ta bërë praktikën tuaj më të përqendruar në fëmijëndhe më ndërvepruese:o Të ofroni shembuj dhe mjete që janë të mundshme brenda klasave tëmëdha dhe burimeve të kufi zuara, që janë në dispozicionin tuaj dhenxënësve tuaj;o Të përmirësoni menaxhimin e klasës dhe sjelljen e nxënësve;4. Të mendoni për gjërat që i bëni e që funksionojnë mirë, si dhe ato që mundtë bëni për t’i përmirësuar mësimet tuaja dhe planifi kimin e mësimeveo T’i pajisni të gjithë nxënësit me njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlerapër t’i ndihmuar të jenë të suksesshëm dhe të zbatojnë të nxënit e tyre nëshkollë në komunitetin e tyre, si dhe në vendet e punës në të ardhmen.5. Të bëni edhe vlerësimin formativ/ vlerësimin për të nxënit edhe vlerësiminpërmbledhës/ vlerësimin e të nxënit.6. Të kuptoni çështjet e gjithëpërfshirjes përkitazi me gjininë, pakicat, personatme nevoja të veçanta arsimore, mjedisin dhe moshën:o Të përmirësoni aftësitë tuaja për të ofruar më shumë mundësi tëbarabarta për nxënësit, në mënyrë që të përparojnë sa më shumë që tëjetë e mundur pa marrë parasysh prejardhjen e tyre dhe aftësitë e tyrepër arritjen e përparimit optimal.o Nxënësve që kanë arritje më të vogla kundrejt të priturave për moshëne tyre, krijojuni mundësi për të nxënë hapin me moshatarët e tyreo Nxënësve që kanë arritje më të larta, krijojuni mundësi për të shprehurdhe zhvilluar më tej aftësitë e tyre11

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëUdhëzuesi ju jep mesazhe të qarta për kurrikulën që është duke u hartuar dhe duke u shqyrtuarnga mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, Drejtorët Komunalë të Arsimit, dhe inspektorët earsimit.Si është i organizuar ky udhëzues? Çka përmban secila pjesë?Ky udhëzues është i strukturuar në 6 pjesë. Secila pjesë paraqet çështjet relevante përmësimdhënësit/et lidhur me procesin e përgatitjes së tyre për zbatimin e kurrikulës së re tëKosovës.Çfarë përmban secila Pjesë?Pjesa 1: Historiku dhe përdorimi i këtij Udhëzuesi♦ Përmban arsyetimin dhe qëllimin e Kornizës së Kurrikulës të Kosovës dhe organizimine informatave përkatëse.Pjesa 2: Korniza e Kurrikulës së Kosovës: Përgatitja për ndryshim♦ Përshkruhet çka është kurrikula e Kosovës, cilat janë parimet dhe qëllimet arsimore sidhe kompetencat dhe rezultatet përfundimtare.Pjesa 3: Metodologjia: Si japim mësim♦ Paraqet parimet dhe qëllimet e Kornizës së Kurrikulës së Kosovës për t’ju ndihmuar tëpërgatiteni tani për ndryshimet që do të vijnë;♦ Përqendrohet në metodat dhe strategjitë e të nxënit me përqendrim në atë se SI ju dotë jepni mësim, për të lëvizur në drejtim të qasjeve më ndërvepruese të mësimdhëniesdhe me nxënësin në qendër.Pjesa 4: Shembuj të mësimeve dhe strategji për zhvillimin e tyre♦ Ofron udhëzime për planifi kimin e mësimeve; ofron shembuj të planeve ditore, dukepërfshirë çështjet e ndërthurura, të mbledhura dhe të përshtatura nga mësimdhënësite Kosovës; si dhe ofron modele të planeve ditore. Kjo pjesë përmban edhe njëkomponentë të quajtur «Aktivitete Plotësuese», që ju mundësojnë të mendoni se si tëpasuroni planifi kimin tuaj, të mendoni në mënyrë strategjike për praktikën tuaj, si dhe tëinkurajoni zhvillimin profesional me kolegët tuaj.Pjesa 5: Vlerësimi i të nxënit të nxënësve♦ Shqyrton konceptet e vlerësimit të të nxënit të njohurive, shkathtësive, qëndrimeve dhevlerave të nxënësve, dhe ofron shembuj mbi atë se si mund të përmirësoni praktikat13

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPjesa 2Korniza e Kurrikulës së Kosovës:Përgatitja për ndryshimPër çka bëhet fjalë në këtë pjesë?Kjo pjesë përqendrohet në hyrjen në:• Çka është kurrikula e Kosovës• Qëllimet dhe parimet arsimore• Kompetencat dhe rezultatet përfundimtare• Shkallët kryesore kurrikularePërgjigjet ndaj pyetjeve çka, pse dhe si në lidhje me procesin e ndryshimittë kurrikulës, duke:• Diskutimit mbi atë se çfarë kuptimi ka kjo për ju si mësimdhënës; sidhe• Përshkrimit të shkurtër se si do të ndryshoni praktikat tuaja tëmësimdhënies.Tani mund të fi lloni përgatitjet tuaja për ndryshimet që kërkohen nga Kurrikula e ardhshme eKosovës.PSE dhe SI?Në këtë Udhëzues ne kemi në dispozicion Kornizën e miratuar të Kurrikulës së Kosovës (KKK)2011 që do ta përdorim për implementim krahas kurrikulës sw vitit 2001. Ju tani mund të fi llonitë lëvizni drejt një qasjeje ndërvepruese, me nxënësin në qendër, e cila çon drejt lehtësimit tëtë nxënit të nxënësve në formë të rezultateve të të nxënit dhe të kompetencave.Kjo pjesë do t’ju ofrojë më shumë ndihmë për të kuptuar çfarë kemi, pse e kemi dhe si mundtë fi lloni.15

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe përdorimi i teknologjisë;♦ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës.Kompetencat dhe rezultatet përfundimtare (që duhen arritur deri në fund të shkollimittë obligueshëm)Në përputhje me vizionin dhe politikat e arsimit në të cilat bazohet Korniza e Kurrikulës sëKosovës, kompetencat kryesore të parashikuara për sistemin arsimor të Kosovës janë:Më shumë hollësi për aktivitetet për secilën kompetencëgjeni në Pjesën 4 për Përgatitjen e Planeve Mësimore6 KompetencatkryesoreKompetenca ekomunikimit dhe tëshprehuritKompetenca e tëmenduaritKompetenca e tënxënitKompetenca e lidhurme jetën, punën dheme mjedisinKompetencapersonaleKompetenca qytetareNxënësiQë të rinjtë tëbëhenRezultati përfundimtarKomunikues efektivMendimtarë Kreativdhe kritikNxënës tësuksesshëmKontribuues produktivpër Kosovës dhe përshoqëritë e kombet etjeraIndivid ë tëshëndetshëm qëmarrin vendime tëbazuar në mençuriQytetar ë tëpërgjegjshëm, aktivdhe pjesëmarrësMë shumë informata për shkathtësitë dhe vlerësimin gjeninë Pjesën 5, për Vlerësimin e Përparimit të NxënësitParimet e arsimitKorniza e Kurrikulës së Kosovës është e bazuar në një numër parimesh të reja, të cilat synojnëtë përmirësojnë gradualisht praktikat tuaja në klasë. Këto parime janë:♦ Gjithëpërfshirja: secili fëmijë ka të drejtë për arsimim cilësor;♦ Zhvillimi i kompetencave♦ Mësimdhënia dhe të nxënit e integruar dhe koherent;♦ Autonomi dhe fl eksibilitet në nivel shkolle;Kërko mëshumë hollësipër këto Parimenë Pjesën 3Metodologjia♦ Përgjegjësia dhe llogaridhënia.17

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëShkallët kryesore kurrikulareKorniza e Kurrikulës së Kosovës është e strukturuar në disa shkallë kurrikulare, të cilatpërkufi zohen në përputhje me strukturën e arsimit parauniversitar në Kosovë.Shkallët përkufi zohen në periudha prej 1-3 vitesh. Shkallët e kurrikulës përcaktojnë kërkesatkurrikulare dhe qasjet e mësimdhënies dhe të të nxënit. Në Kurrikulën Bërthamë do tëpërcaktohen për secilën shkallë të Kurrikulës tërësitë e:♦ Kompetencave kryesore që duhet arritur;♦ Kërkesat për përparim;♦ Strukturës për organizimin e përvojave në mësimdhënie dhe të nxënit; dhe♦ Qasjet ndaj vlerësimit dhe kriteret e vlerësimit.Struktura e Kornizës së Kurrikulës, sipas shkallëve kurrikulare, refl ekton nevojën për:♦ Më shumë transparencë dhe qartësi në artikulimin e qëllimeve dhe detyrave arsimore;♦ Mundësinë e udhëzimeve konkrete për organizimin e aktiviteteve shkollore, me theksnë metodat, rezultatet e të nxënit dhe mjetet specifi ke të vlerësimit;♦ Pranimin e veçorive specifi ke të fazave zhvillimore dhe të qëllimeve specifi ke të secilësshkallë kryesore të kurrikulës; dhe♦ Nevoja për të rritur llogaridhënien e shkollave për cilësinë e arsimit që ofrohet në nivelshkolle dhe për përparimin e nxënësve drejt zhvillimit të kompetencave kryesore.Tabela në vijim tregon se si do të bazohet Korniza e Kurrikulës së Kosovës në klasifi kiminstandard ISCED të UNESCO-s. ISCED do të thotë Standardet Ndërkombëtare për Klasifi kimine Arsimit. Shkallët kryesore të kurrikulës janë të ndërlidhura me nivelet e SNKA-ve në këtëtabelë.Nivelet formale tësistemit arsimor tëKosovësSNKAMosha enxënësveShkallët kryesore të KurrikulësPas të mesmes 18 + Specializim pas të mesmesI mesëm i lartëKlasa 12I mesëm i lartëKlasat 10-11I mesëm i lartëKlasat 8-9I mesëm i ulëtKlasat 6-7Arsimi fi llorKlasat 3-5Arsimi fi llorKlasat 1-2Arsimi parafi llorEdukimi parashkollorSNKA 3 15-17 SHK 6Konsolidim dhe specializimSHK 5Zhvillim i përgjithshëm dhe profesionalSNKA 2 11-14 SHK 4Përforcim dhe orientimSNKA 1SNKA 0SHK 3Zhvillim i mëtutjeshëm dhe orientim5-10 SHK 2Përforcim dhe zhvillimSHK 1Përvetësim fi llestarSNKA 0 0-5 SHK 0Edukim në fëmijëri të hershme18

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëMë vonë, për moshat prej 0 deri 18 vjeç e më lartë, këto nivele duhet të ndërlidhen dhetë harmonizohen me Kornizën Evropiane të Kualifi kimeve dhe me Kornizën Kombëtare tëKualifi kimeve.Shkolla fillore, mosha 6-10 vjeç, klasat 1 – 5, shkallët 1 dhe 2 të Kurrikulës, niveli1 sipas SNKAÇka pritet se do të arrijnë nxënësit tuaj në fund të këtij niveli?Gjatë këtij niveli, zhvillohen shprehitë themelore “të mësuarit se si të mësohet”, nxitet zhvillimikognitiv/njohës dhe social-emocional, me vëmendje të veçantë tek zhvillimi i personalitetit tëfëmijës dhe zhvillimi i qëndrimit pozitiv ndaj të mësuarit.Nxënësit fi llojnë të bëjnë dallimin mes lojës dhe “punës”, duke përjetuar kënaqësinë, dhezhvillojnë interesimin për “lojë/punë/mësim” në shkollë. Përvojat e mësimdhënies dhe nxëniesndërtohen në bazë të të nxënit të integruar, duke ua mundësuar nxënësve të zhvillojnë njëkuptim gjithëpërfshirës të raportit të tyre me mjedisin natyror dhe atë njerëzor. Po ashtu,adresohet nevoja për të promovuar një qasje ndaj nxënësit si tërësi dhe ndaj inteligjencavetë shumëfi shta, ashtu që nxënësit të jenë të vetëdijshëm për potencialet e tyre, si dhe të kenëmundësi të zhvillojnë plotësisht aspektet e ndryshme të personalitetit të tyre.Mësimdhënia dhe të nxënit në arsimin fi llor ofrohen, mundësohen dhe bashkërendohen ngamësimdhënësi klasor, mësimdhënësit mbështetës kudo që është e nevojshme, si dhe mendihmën e mësimdhënësve të lëndëve specifi ke.Natyra e kurrikulësNxënësit në klasat 1-2 (Shkalla kryesore 1 e Kurrikulës) u ekspozohen qasjeve më sistematiketë të mësuarit. Atyre do t’u shpalosen këto përvoja mësimore:♦ njohja dhe të kuptuarit e të drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive në klasë, në shkollëdhe në familje;♦ përvetësimi i elementeve themelore të shkrim-leximit në gjuhën amtare dhe të llogaritjevenumerike♦ njohja me elemente fi llestare të komunikimit në gjuhën angleze♦ hulumtimi i mjedisit në mënyrë sistematike;♦ përmbushja e detyrave të caktuara, duke respektuar afatet e përcaktuara kohore;♦ përballja individuale dhe si pjesë e një grupi me përvoja të ndryshme të të nxënit.Nxënësit e klasave 3-5 (Shkalla kryesore 2 e Kurrikulës) përballen me sfi da të reja në zhvillimine tyre personal por krahas kësaj , përforcojnë njohuritë dhe shkathtësitë e zhvilluara në nivelinparaprak si në komunikim dhe të shprehur, në lexim, shkrim, llogaritje , komunikim dheteknika të mësimit, bashkë me mjetet për mësim dhe zhvillim të mëtutjeshëm.19

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëNë këtë shkallë nxënësit u nënshtrohen sfi dave si në vijim:♦ shfrytëzimit të drejtë të gjuhës amtare dhe të gjuhës angleze në komunikim verbal dheme shkrim;♦ shfrytëzimit të drejtë të simboleve dhe operacioneve aritmetike;♦ ekspozim ndaj fushave të reja të njohurisë përmes zgjerimit të lëndës së kurrikulës;♦ zhvillimi i të menduarit kritik dhe krijues i orientuar kah zgjidhja e problemit, dhe dukepërdorur qasje kritike dhe kreative ;♦ të kuptuarit e përgjegjësisë për vetveten, për të tjerët dhe për mjedisin;♦ zgjerimit të burimeve të dijes;♦ kultivimit të pavarësisë në planifi kimin dhe realizimin e detyrave;♦ ndërlidhjes së dijes teorike me problemet praktike;♦ zhvillimit të qëndrimit pozitiv ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve zhvillimin e shkathtësiveartistike e krijuese sipas predispozitave individualeAktivitet plotësuesA e keni lexuar broshurën A5 për ndryshimet e planifi kuara në kurrikulë? Quhet Korniza eKurrikulës së Kosovës, dhe është hartuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisënë vitin 2011. Mund të shkarkoni një kopje në adresën www.masht-gov.net apo të kërkoninjë kopje në e-mail adresën kurrikulumi@ks-gov.net ose të shihni Pjesën e Burimeve tëtjera në këtë Udhëzues.Çka do të thotë kjo për ju në klasë?Roli juaj si mësimdhënës/e do të ndryshojë - pse?♦ Për të përmbushur më mirë nevojat e nxënësve në shekullin 21;♦ Për t’u përshtatur më mirë me kompetencat kryesore që duhet të përvetësohen nga tëgjithë nxënësit, dhe me fushat e reja kurrikulare;♦ Koncepti i njohurive si përmbajtje, dhe rrjedhimisht si të kufi zuara, shndërrohet nëkoncept të njohurive si “proces” i të gjykuarit ose të arsyetuarit, pra jo të kufi zuara;♦ Mësimdhënia dhe të nxënit varen nga puna kuptimplotë; si dhe♦ Me ndryshimet në kurrikulë për të plotësuar nevojat e nxënësve, ju do të bëhenimësimdhënës më aktiv që lehtëson të nxënit – funksioni juaj do të jetë të lehtësoniprocesin e të nxënit, duke u ndihmuar fëmijëve të bëhen nxënës tërëjetësorë.20

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëSi do të ndryshojë roli juaj nga mësimdhënës në lehtësues të të nxënitMë pak mësimdhëniePërqëndrim në ofrimin e përmbajtjesOfrimi i njohurisë si përmbajtjeTekstet mësimore, ligjërata dhe të mësuaritpërmendëshOfrim i burimeve të përcaktuaraOfrues informatashMësimdhënës që teston njohuritëMë shumë lehtësimI interesuar për lehtësim të të nxënitOfrimi i ambientit të përshtatshëm për nxënietë suksesshmeKrijimi i Mjedisit interaktiv i të nxënit, brendadhe jashtë klasës , përqëndrimi në arritjen erezultateve të të nxënit dhe kompetencaveUdhëzime për burimet plotësuese krahasteksteve organizues i mundësive për qasjendaj burimeve të tjeraMësimdhënës që nxit të pyeturit, debatin dhehulumtimin si teknika të të nxënit interaktivMësimdhënës që nxit dhe ndihmon vetëvlerësiminNë rolin e ri ju do të♦ Kuptoni që njohuria është gjithkah përreth nesh dhe rritet me një ritëm tejet të shpejt;♦ Kuptoni që në këtë epokë kuptimi i jetës është të mësosh dhe të ndjesh kënaqësi dukemësuar;♦ Kuptoni se detyra juaj është të ndihmoni nxënësit të mësojnë dhe se më e rëndësishmeështë mënyra se si përzgjidhni dhe përdorni njohuritë se sa thjeshtë përvetësimi i tyre;dhe♦ Bëheni mësimdhënës që shkon përtej transmetimit të njohurive, dhe i mëson nxënësitse si mund të kërkohen, të vlerësohen dhe të shfrytëzohen njohuritë si bazë përvendimmarrje dhe mësimnxënie të mëtutjeshme.(Burim: Norman Goble. (The Changing Role of the Teacher). Paris, France: UNESCO 1977 p. 56)Më konkretisht, ju do të jeni mësimdhënës që:♦ Lehtëson të nxënit e nxënësve dhe i angazhon ata në aktivitete kuptimplota e kreative;♦ Përdor një sërë metodash që u përshtaten rrethanave dhe nevojave të nxënësit nëkontekstin e pedagogjive ndërvepruese;♦ Përforcon lidhjet në mes të fushave kurrikulare dhe lëndëve mësimore dhe promovontë nxënit e integruar;♦ Është në gjendje të integrojë çështjet e ndërlidhura, siç janë të drejtat e njeriut dheedukimi për qytetari demokratike; edukimi për paqe; edukimi për zhvillim të qëndrueshëm;21

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëbarazi gjinore; mirëkuptimi ndërkulturor; shkathtësitë jetësore; edukimi shëndetësor;edukimi ekonomik dhe edukimi për ndërmarrësi; edukimi për medie; TIK-u dhe të nxënitelektronik;♦ Është i interesuar dhe në gjendje të marrë pjesë në zhvillimin e planeve e programevespecifi ke dhe materialeve mësimore përkatëse, si dhe në zhvillimin e planeve fl eksibileindividuale, të mësimit, në përputhje me parimin e autonomisë së shkollave;♦ Ka aftësi të identifi kojë problemet/vështirësitë e nxënësve në të nxënë dhe të ofrojëmbështetjen e duhur;♦ Ka aftësi të identifikojë nxënësit me talente të vecanta, i këshillon, orienton dhe përkrahata me aktivitete shtesë;♦ Është i/e interesuar në përparimin e nxënësve dhe në vlerësimin formativ ngaperspektiva e ofrimit të udhëzimeve, këshillave, motivimit dhe përkrahjes për nxënësit;♦ Komunikon mirë me nxënësit, prindërit dhe me palët e tjera të interesuara; dhe♦ Është i/e interesuar dhe në gjendje të angazhohet në punë ekipore dhe merr pjesë nëkomunitetet e praktikës (grupe të nxëni me kolegët tuaj).22

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPjesa 3Metodologjia: Si japim mësimPër çka bëhet fjalë në këtë pjesë?Kjo pjesë është e përqendruar në:Parimet kryesore të KKK-së të cilat duhet t’ju shërbejnë si udhëzime përplanifikimin e mësimeve :• Gjithëpërfshirja: secili fëmijë ka të drejtë për arsimim cilësor;• Zhvillimi i kompetencave• Mësimdhënia dhe të nxënit e integruar dhe koherent;• Autonomi dhe fl eksibilitet në nivel shkolle;• Përgjegjësia dhe llogaridhëniaQasjet metodologjike, duke përfshirë strategji dhe praktika specifi ke nëpërputhje me parimet e KKK, nëpërmjet:• Krijimit të një ambienti mbështetës;• Zbatimit të qasjeve dhe praktikave të të nxënit aktiv dhe të zgjidhjessë problemeve, dhe• Adresimit të sfi dave dhe këshilla për situatat në klasën tuaj, të cilatzakonisht përfshijnë klasa me numër të madh nxënësish, mësiminme ndërrime dhe materiale dhe burime të kufi zuara.Si është e organizuar kjo pjesë ?Pjesët 1 dhe 2 janë përqendruar në atë se çka synojmë t’u mësojmë nxënësve dhe pse uamësojmë:♦ Ndryshimet kurrikulare dhe ndryshimet në mësimdhënie duhet të përballen me sfi dat ereja që dalin nga nevojat gjithnjë në ndryshim të shoqërisë kosovare, nga ndryshimi ibazës së njohurive në lëndët e ndryshme dhe nga kërkesat e nxënësve për shkathtësijetësore;♦ Mjetet mësimore dhe mundësitë janë zgjeruar shumë, kështu që ne nuk mund tëmbështetemi më në “ligjërimin” si mënyrë e mësimit të tërë njohurive në kurrikulë.23

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëNë vend të kësaj, duhet t’i ndihmojmë nxënësit të zbulojnë se si të mësojnë duke ihartuar mësimet / përvojat mësimore me qasje më aktive dhe të bazuar në zgjidhjen eproblemeve; dhe♦ Roli juaj në mësimdhënie tani duhet të ndryshojë drejt lehtësimit, dhe ju duhet tëpërqendroheni në krijimin e mësimeve/përvojave të diferencuara, për t’iu përshtaturnevojave dhe aftësive të ndryshme të nxënësve. Kjo ecje drejt lehtësimit të të nxënit tënxënësve është e rëndësishme për zotërimin e njohurive, aftësive dhe shkathtësive tëshekullit 21.Në pjesën 3 do të lexoni më shumë për mësimdhënien dhe të nxënit me nxënësin në qendër.Me zhvendosjen e rolit tuaj kah lehtësimi, ju do të mësoni të përdorni një spektër më të gjerëtë qasjeve të të nxënit për të siguruar që mësimdhënia e juaj i merr parasysh edhe parimet eKKK-së.Do të mësoni të merrni parasysh individualitetin e nxënësve, si dhe të mundësoni më shumëaktivitete që janë kuptimplote dhe relevante nga këndvështrimi i tyre; aktivitete që mund t’undihmojnë nxënësve të zgjerojnë horizontin e tyre, si dhe të jenë të vetëdijshëm për sfi dat dhemundësitë e reja dhe të ndryshme në të nxënit e tyre.Kjo pjesë ju ofron disa shembuj specifi kë mbi atë se si duhet të ndryshoni ju. Tabela emëposhtme ilustron se si qasja juaj mund të ndryshojë, me një shembull në lëndën e historisë,ku kërkohet prezantimi i konceptit të “kronologjisë”:Të ndryshuarit kah mësimdhënia e përqendruar në nxënësinnë HistoriPrezantimi i idesë së kronologjisëQasja tradicionale me tekstin mësimorMësimdhënësi u kërkon nxënësve të gjejnëfaqen në libër, ta lexojnë dhe ta diskutojnë.Nxënësit u përgjigjen pyetjeve që i bënmësimdhënësi.Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit tëdiskutojnë në grupe rreth disa pyetjeve,ose i pyet individualisht.Mësimdhënësi i udhëzon nxënësit qëtë përgjigjen në pyetje individualisht nëfl etoret e punës.Qasja me nxënësin në qendërMësimdhënësi pyet nxënësit për kuptimine kronologjisë. Njëri nxënës caktohet tëshkruajë idetë në tabelë. Shpjegoni që kjoka të bëjë me renditjen e ngjarjeve, si dhendryshimet në kohë.Mësimdhënësi përshkruan gjuhën historikeqë nxënësit duhet ta përdorin, p.sh. burimet,dëshmitë, ngjarjet, personalitetet, pikat ekthimit, e kaluara, e tashmja, e ardhmja,dekada, shekulli, mijëvjeçari.Mësimdhënësi shpërndan zarfe qëpërmbajnë një sërë letrash me persona tërëndësishëm apo ngjarje të rëndësishme nëepoka (8 letra do të ishte ideale).Mësimdhënësi siguron që secila letër të ketëinformata të rëndësishme në anën e prapmepër personin apo ngjarjen, që ndihmojnë nëgjetjen e atij personi apo ngjarjeje në kohë.24

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Gjatë përgatitjes së planeve ditore, është me rëndësi t’i merrni parasysh parimet eKKK-së së re. Më poshtë ofrohen më shumë hollësi për këto parime, për të orientuardizajnimin e mësimeve tuaja.Korniza e Kurrikulës së Kosovës – Pesë parimet arsimore1. Gjithëpërfshirja: Çdo fëmijë ka të drejtë për arsimim cilësorKorniza e Kurrikulës së Kosovës është e bazuar në parimin e gjithwëpërfshirjes. Ju duhet tëkeni parasysh:♦ Të nxënit që është i ndërlidhur me prejardhjen e nxënësit, njohuritë dhe përvojatparaprake, interesimet, potencialet dhe kapacitetet;♦ Të nxënit kuptimplotë dhe miqësor për nxënësit (për shembull, detyra praktike, zgjidhjeproblemesh, orientim kah jeta e vërtetë); dhe♦ Angazhimin aktiv dhe pronësinë e drejtpërdrejtë të nxënësve në negocimin,përzgjedhjen, planifi kimin, organizimin dhe menaxhimin e përvojave të të nxënit, dukeqenë të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre, si dhe në gjendje të vlerësojnë dhe vetëvlerësojnërezultatet e të nxënit të tyre.2. Zhvillimi i kompetencaveKorniza e Kurrikulës së Kosovës i përcakton kompetencat kryesorepër arsimin, si dhe për jetën dhe punën, të cilat duhet të zotërohennga të gjithë nxënësit deri në përfundim të arsimit të obligueshëm.Qasja e bazuar në kompetenca ka implikime të rëndësishme përpraktikat tuaja në klasë; për shembull:♦ Riformulimi i fjalive që përshkruajnë të nxënit e nxënësve nëformë të rezultateve të të nxënit;♦ Integrimi i çështjeve të ndërlidhura në mësimet tuaja, si përshembull i shkathtësive jetësore (më shumë për këtë nëPjesën 4); dheMëshumërreth Vlerësimitte Përparimit tënxënësve mundtë gjeni në Pjesën5, Vlerësimi iPërparimit tënxënësve♦ Zbatimi i mësimdhënies dhe të të nxënit më ndërveprues, me ç‘rast ju do të mbanimësim më pak dhe do t’u ndihmoni nxënësve të mësojnë duke bërë gjëra, do tëpërqendroheni në vlerësimin formativ dhe progresiv duke zbatuar Vlerësimin për tënxënit (më shumë për këtë në Pjesën 5 për vlerësimin epërparimit të nxënësve).3. Mësimdhënie dhe të nxënit e integruar dhe koherentKorniza e Kurrikulës e Kosovës parasheh fusha të gjera kurrikulare.Kjo nënkupton se kurrikula do të mësohet nëpërmjet të Fushavetwë gjera Kurrikulare ku përmbajtja specifi ke e një lënde ndërlidhetme çështjet ndërlidhura dhe me ndërtimin e sistemit koherent tëkompetencave kryesore.26Fusha e kurrikulës:Një kategori e gjerëmësimore qëgrupon lëndët që kanëqëllime dhe detyratë përbashkëta nëshpjegimin dhe nëtë nxënit e njohurive,aftësive, qëndrimeve/vlerave.

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëIntegrimi i mësimdhënies dhe të nxënies do të thotë:♦ Fuqizimi i ndërlidhjeve të rëndësishme midis fushavekurrikulare të gjera, ku përmbajtja e lëndës së veçantëndërlidhet me çështjet e ndërlidhura, gjë që kontribuon nëzhvillimin e kompetencave kryesore;♦ Të nxënit e integruar përkrahet nga kurrikulat e integruaralëndore, për shembull shkencat natyrore dhe studimetshoqërore në klasat e arsimit fi llor dhe të atij të mesëm tëulët;Rezultat i të nxënit:Pohimet qëpërshkruajnë seçfarë dinë, besojnë,vlerësojnë dhe janënë gjendje të bëjnënxënësit.♦ Ndërlidhje e rëndësishme midis qasjeve konceptuale dhe dimensioneve praktike, siaplikimi i njohurive, shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave në kontekstin e aktivitetevepraktike dhe të zgjidhjes së problemeve, që janë të ndërlidhura me situatat nga jeta epërditshme;♦ Integrimin e fushave të reja kurrikulare që refl ektojnë zhvillimet në sferën shoqërore,ekonomike, kulturore apo të shkencës në epokën digjitale (si TIK, jo si lëndë, por simënyrë e të menduarit dhe të vepruarit), qytetarisë demokratike, vizionit ndërkulturor,si dhe zhvillimit të qëndrueshëm;♦ Perspektivë e të nxënit gjatë gjithë jetës, në mënyrë që nxënësit të përballen, gjatëgjithë jetës, me sfi da e mundësi përditë e më të ndërlikuara brenda një shoqërie dhenjë ekonomie të dijes dhe mësimit; si dhe♦ Më shumë përqendrim në kompetencat kreative, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnëkompetenca për të gjetur dhe për të përpunuar informata në mënyrë efektive dhe tëpërgjegjshme, të nxënit elektronik, si dhe kompetencat për shfrytëzim të teknologjiveekzistuese dhe të atyre që do të vijnë me epokën digjitale.4. Autonomi dhe fleksibilitet në nivel shkolleKorniza e Kurrikulës së Kosovës mundëson nisma të decentralizuara dhe fl eksibile me bazënë shkollë, si dhe vendimmarrje e kreativitet në çështjet kurrikulare. Kjo domethënë se secilashkollë mund të ndërtojë “personalitetin” e vet (kulturën e brendshme të shkollës) në interesinmë të mirë të nxënësve të saj. Kjo nënkupton se mësimdhënësit do të:♦ Hartojnë planet e tyre vjetore të mësimdhënies dhe do të kenëfl eksibilitet për përdorimin e kohës në dispozicion, duke lejuar përmë shumë mësimdhënie dhe të nxënë ndërveprues, përfshirëpërcaktimin e përqindjes minimale të kohës së ndarë për secilënfushë dhe shkallë kryesore kurrikulare (për çdo dy ose tri viteshkollore). Planet e mësimdhënies për lëndët e caktuara dhe përvitin shkollor mund të hartohen në nivel shkolle;Mëshumëpër KKK-nënë Pjesën eBurimeve♦ Organizohen me kolegët e tyre për të mundësuar shfrytëzimin maksimal të shkathtësivedhe potencialit të tyre;♦ Planifi kojnë dhe shfrytëzojnë pjesën zgjedhore të kurrikulës për të rritur kohën e ndarëpër fushat e caktuara mësimore; si dhe♦ Hartojnë programe shtesë për t’i plotësuar nevojat e nxënësve dhe për të pasqyruarrrethanat e asaj shkolle.27

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë5. Përgjegjësia dhe llogaridhëniaKorniza e Kurrikulës së Kosovës krijon hapësirë për angazhim aktiv të shkollave e tëmësimdhënësve në aspektet kryesore të hartimit të kurrikulës. Kjo do të thotë që shkollat dhemësimdhënësit duhet të përfshihen në:♦ Hartimin e kurrikulës për të siguruar cilësinë e implementimit nëpërmjet të rishikimittë planeve e programeve ekzistuese, materialeve të mësimdhënies e të nxënit dheteksteve shkollore për të avancuar të nxënit dhe përparimin e nxënësve; dhe♦ Proceset e implementimit të kurrikulës dhe në mbledhjen e analizën e të dhënave nëmënyrë që të mund të fi lloni të punoni në të gjitha nivelet e kurrikulës në zbatimin eParimeve të Kornizës së Kurrikulës së Kosovës në praktikën tuaj të mësimdhënies.Si të fillojmë?Ka shumë qasje e strategji për mundësimin e të nxënit me nxënësin në qendër, pa marrëparasysh fushën kurrikulare – tre nga më të rëndësishmet që mbështesin parimet e KKK-sëjanë:♦ Krijimi i ambientit në klasë dhe shkollë, edhe në klasa të mëdha, ku nxënësitndjehen të mirëpritur dhe të lidhur me njëri-tjetrin, me mësimdhënësin e tyre dheshkollën e tyre;♦ Zhvillimi i mësimeve duke zbatuar qasje dhe teknika të nxënit aktiv; si dhe♦ Shfrytëzimi i strategjive të zgjidhjes së problemeve dhe të të menduarit kritik.Këto diskutohen në vijim.Mjedisi i klasës dhe i shkollës:Përfshirja e strategjive për mësimdhënie me paralele të mëdhaNxënësit mësojnë më së mirë në një hapësirë ku ndjehen të vlerësuar dhe të përfshirë, si dheku kanë hapësirë dhe burime materiale të cilat mbështesin qasjet e të nxënit aktiv.Edhe pse Kosova është duke punuar shumë në ndërtimin e shkollave të reja, organizimine mësimit në më pak ndërrime, si dhe zhvillimin e materialeve e teksteve shkollorë sipas28

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëkurrikulës së reformuar, si mund të përballeni me sfi dat e krijimit të një qasjeje mirëpritëse,pozitive dhe aktive të të nxënit në klasën tuaj, ashtu si është tani?Hapi 1: Kuptoni që nuk jeni vetëmShumë mësimdhënës, sidomos në shoqëri që përpiqen të ndërtojnë sisteme të reja politike,që zhvillojnë qasje të reja dhe që përballen me situata të paskonfl iktit, përballen me sfi da tëngjashme. Edhe ata kanë pak resurse dhe hapësira të kufi zuara fi zike dhe mësimdhënësit ekanë të vështirë të lëvizin prej orientimit të mësimdhënies në përqendrimin në të nxënë dhenë praktikë.Hapi 2: Në vend se …T’ju tregoni nxënësve për njohuritë kryesore në fushën tuaj (edhe nëse i dini të gjitha njohuritëqë do t’ju duhen për shekullin 21)Ju mundeni …….T’i ndihmoni ata të zbulojnë vetë njohuritë kryesore përmes të nxënit aktiv dhe të menduaritkritik/zgjidhjes së problemeve.Për shembull: Nuk ka nevojë të hiqni dorë krejtësisht nga qasja e ligjërimit, por mund tapërdorni më shkurt gjatë një ore, apo shumë pak në disa mësime. Përdoreni vetëm meqëllim që t’u ndihmoni nxënësve t’u qasen informatave thelbësore. Ligjërata shpjeguesebëhet një qasje që e përdorni më pak, derisa nxënësit angazhohen më shumë dukeu përgjigjur në pyetje dhe duke zgjidhur probleme, derisa ju vetë ecni drejt një stili mëinteraktiv të mësimit.Në vend se …Të punoni vetëm, me derën e klasës të mbyllurMund të ….Filloni punën me kolegët tuaj dhe të këmbeni informatat, sukseset dhe sfi dat lidhur mepërshtatjen e stilit tuaj të mësimdhënies.Për shembull: Mund të ndihmoni në ndërtimin e komuniteteve profesionale mësimore,duke mësuar nga mësimdhënësit e tjerë në shkollën tuaj, shkollat tjera, në komunitetintuaj dhe burime të tjera nga jashtë; duke këmbyer informatat, sukseset dhe sfi dat lidhurme përshtatjen e stilit tuaj të mësimdhënies – një faktor i fuqishëm në ndryshim ështëmësimi nga njëri-tjetri.Hapi 3: Eksperimentimi me strategji të ndryshmeMbani mend që, ashtu siç përshkruhet në këtë Udhëzues, ekzistojnë qasje, strategji e praktikatë dëshmuara që mund të avancojnë mësimdhënien. Mund të fi lloni tani, edhe pse ju dhenxënësit tuaj nuk keni kushte ideale për të zbatuar të nxënit me nxënësin në qendër, ashtu siç29

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëpërshkruhet me parimet e KKK-së. Tani mund të ndryshoni qasjen e “listës së gjërave që dotua thoni nxënësve” për të kaluar në krijimin e “listës së problemeve themelore apo pyetjeve qëdo t’ua bëni”, në mënyrë që nxënësit të mund të hulumtojnë me udhëzimet tuaja.Hapi 4: VeprimiVeproni duke zbatuar disa nga sugjerimet nga kjo pjesë dhe duke shkëmbyer përvojën tuaj metë tjerët. për të përmirësuar praktikën tuaj SOT.Aktivitet plotësuesShumë sugjerime të dhëna më poshtë janë marrë nga Këshillat praktike të UNESCO-spër mësimdhënie në paralele të mëdha; më shumë informata mund të gjeni në:unesdoc.unesco.org/images/0014/001488/148867e.pdfhttp://www2.unescobkk.org/elib/publications/095/Teaching_Large_Classes.pdfMë poshtë janë dhënë disa ide që janë nxjerrë nga dokumenti i UNESCO-s, Këshilla praktikepër mësimdhënie në klasa të mëdha:Mjedisi fizik – Struktura dhe burimet mësimore për orë mësimiSi mund ta bëni klasën tuaj më efektive për strategjitë e të nxënit aktiv?♦ Më së miri është që karriget të jenë të rregulluara ashtu që nxënësi të mund të shohinnjëri-tjetrin, por edhe mësimdhënësin.“Mbani mend:♦ Mendoni për plane të ndryshme të rregullimit të karrigevepër punë në grupe dhe në çifte, nëse është e mundur dukelëvizur karriget dhe bankat në rreth apo në formë patkoi përaktivitete e diskutime.♦ Nëse bankat dhe karriget duhet të jenë të rregulluara përligjërata, lëvizni nëpër klasë mes rreshtave e bankave përt’u afruar me nxënësit.♦ Angazhoni nxënësit të hulumtojnë se si mund të reduktohenndjenjat e rrëmujës dhe hutisë.♦ Kërkoni nga nxënësit të shprehin idetë e tyre për t’i bërë të ndjehen më rehatshëm dhetë kyçen me dëshirë në diskutime apo aktivitete grupore.♦ Përpiquni t’i largoni orenditë e panevojshme.♦ Lehtësoni lëvizjen duke hartuar planet themelore për hyrje e dalje nga klasa, si tëformohen grupe të vogla shpejt, përcaktoni udhëzimet për aktivitetet e zakonshme, sishpërndarja e materialeve, dorëzimi i materialeve/detyrave.30Sa më të afërt të jeninë kuptimin e sjelljesdhe interesimit tëvërtetë dhe lëvdatave,aq më shumë kamundësi që nxënësittë ndjehen rehat nëbiseda me juve dhe nëdëgjim’

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Inkurajoni nxënësit që të mbajnë një ditar pune dhe ta marrin me vete në shkollë dhenë shtëpi për t’ia treguar prindërve.Mjedisi psiko-social – Mënyrat e promovimit të të nxënit si komunitet, për të eliminuarndjenjën e rrëmujës dhe për t’u përballur në mënyrë të efektshme me sjelljet e këqijaÇfarë mund të bëni për të ndërtuar një komunitet të të nxënit që nxit angazhimin aktiv? Kërkonimënyra për ta bërë klasën e madhe të ndjehet më e vogël:♦ Qëndroni më vonë në ditë të caktuara, shkoni më herëtnë ditë tjera, për të pasur mundësi për bisedë individualeme nxënësit.♦ Gjeni mënyra për t’i mbajtur mend dhe për t’i përdorurnë mënyrë aktive emrat e nxënësve– skicat e karrigeve/grupeve, fotografi të, kartelat e emrave, apo letrat meemrat e tyre me shkronja të mëdha para tyre; kërkoni qëtë bëjnë profi le personale.“Aftësia juaj përtë krijuar mjedise tëmenaxhuara fi zike dhepsiko-sociale mund të bëjëdallimin midis një klase tëqetë dhe funksionale dhenë klasë kaotike”♦ Ecni nëpër klasë; kërkoni nga nxënësit t’ju ndihmojnë t’i shpërndani materialet, ofronidemonstrime, bëni aktivitete të të nxënit.♦ Ndajini nxënësit në “grupe shtëpiake”, dhe nëse janë të ulur në rreshta, ndajini nëgrupe prej 5-6 vetash. Këto grupe do të bëhen grupe të vogla të të nxënit për kryerjene shumicës së aktiviteteve dhe detyrave të klasës.♦ Jini më i afërt dhe më i drejtëpërdrejt për nxënësit – fl isni për atë se sa me rëndësiështë mësimi i tyre për juve, si dhe ofroni shembuj të përshtatshëm në mësimet tuajapër sfidat dhe sukseset tuaja.♦ U lejoni nxënësve të shprehin vetveten; përdorni teknika që i mundësojnë secilit nxënëstë fl asin ose të vendosin nëse do të shprehen ndonjë herë tjetër♦ Inkurajoni pyetje dhe komente – pyetini nxënësit “A keni pyetje lidhur me …?” dhepërgjigjuni “Bëtë mirë që më pyetët” ose “Kjo është pyetje e mirë”.♦ Veprimet joverbale tregojnë mbështetje, si buzëqeshja dhe pohimi me kokë.♦ Pranoni që disa koncepte janë të vështira, dhe për t’i ndihmuar ata t’i tejkalojnë këto,tregojini disa vështirësi që i keni pasur vetë: inkurajojini t’i ndajnë me juve vështirësitëe tyre.Caktoni rregulla të arsyeshme për sjelljen e nxënësveTë gjitha klasat kanë nevojë për sjellje me respekt për të funksionuar mirë, sidomos në njëambient të të nxënit aktiv ku zgjidhen problemet.♦ Angazhojini nxënësit në vendosjen e rregullave të klasës – theksoni bashkëpunimindhe konsideratën;31

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Provojeni qasjen ‘e bazuar në të drejta: ‘”Mund të bëni çfarë të doni në këtë klasënëse ajo që bëni nuk ndërhyn në të drejtat e të tjerëve, si ato të mësimdhënësit apotë nxënësve tjerë”. Pastaj, kërkoni nga vetë nxënësit të identifi kojnë sjelljet që janë tëpranueshme dhe të papranueshme; bëni vetëm disa rregulla që theksojnë sjelljen emirë, si “duart dhe këmbët të mbahen afër vetes”;♦ Caktoni rregulla me të cilat mbahet pastër ambienti në klasë dhe të cilat nxisin mësimtë suksesshëm; theksojeni që është mirë të kemi mendime të ndryshme, por nxënësitdo të diskutojnë kuptimin e ideve, e jo meritat e personit;♦ Përdorni teknika pozitive të disiplinimit – theksojeni kur sillen mirë, injorojini sjelljet epahijshme të nxënësve kur janë të vogla, thjesht qëndroni afër tyre me një “shikim tërreptë” pa folur fare.Fuqizimi i zërit të nxënësve në klasë, shkollë dhe komunitetShumë mësime mund të përmirësohen me përfshirjen më të afërt të nxënësve në zhvillimin eaktiviteteve interesante dhe në sigurimin e burimeve.Aktivitetet e shënuara më poshtë do t’u japin nxënësve një ndjenjë të vërtetë të interesimit përshkollën. Varësisht nga niveli i klasës, nxënësit mund të:♦ Të presin vizitorët në shkollë dhe të marrin përsipër detyra të zyrës së pranimit;♦ Të shërbejnë si ciceronë për vizitorët;♦ Të angazhohen në përgatitjen e mjeteve mësimore;♦ Të diskutojnë me mësimdhënësit cilat lloje të mësimeve funksionojnë më së miri, si dhepse;♦ Të identifi kojnë temat për mësim në baza projektesh;♦ T’u ofrojnë këshillim dhe ndërmjetësim bashkëmoshatarëve të tyre;♦ Të përfshihen në këshilla të klasës dhe të shkollës;♦ Të marrin pjesë në diskutime grupore me kolektivin e shkollës;♦ Të organizojnë takime pune për të hulumtuar problemet e shkollës, si mbeturinat, apokryerjen e sondazheve;♦ Të ndihmojnë në planifi kimin e ngjarjeve të ardhshme;♦ Të ndihmojnë e të kujdesen për klube sportive pas shkollës;♦ Të udhëheqin Klubet e Gjelbra për riciklim; si dhe♦ Të ndihmojnë në dizajnimin dhe promovimin e shkollës përmes faqeve të internetit apobroshurave.32

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëQasja e të nxënit aktivNxënësit dhe nevojat e tyre të të nxënit janë në thelb të të nxënit aktiv. Ekzistojnë një sërëstrategjish të mësimdhënies që mund të aplikohen për të angazhuar nxënësit në mënyrë aktivenë procesin e të nxënit, përfshirë diskutime në grupe, zgjidhjen e problemeve, studime rasti,hartimin e ditarëve dhe grupe të strukturuara të të nxënit. Janë tëshumta përfi timet nga aktivitete të tilla. Ato përfshijnë përmirësimine shkathtësive të të menduarit kritik, ruajtja dhe transferimi më imirë i informatave të reja, motivimi i shtuar dhe shkathtësi tëpërmirësuara ndërpersonale.Të nxënit aktiv është:♦ Të nxënit duke vepruar, duke përfshirë nxënësin në procesine mësimit;♦ Të nxënit përmes situatave, ku nxënësit i zgjidhin problemetnë vend që t’u tregohet përgjigja; dhe gjithashtu♦ I quajtur edhe të nxënit nga përvoja.Tënxënitaktivnënkuptoncilëndo qasje qëangazhon nxënësitduke ia përshtatur tënxënit interesimeve,të kuëptuarit dheshkallës së zhvillimittë nxënësit. Shpeshpërfshin aktivitetepraktike eorigjinale.Të nxënit aktiv:♦ Kërkon që të jeni partner në të nxënit;♦ Frymëzon nxënësit që të kërkojnë vetë të dinë;♦ Kërkon që t’i pajisni nxënësit me shkathtësi dhe kompetenca për të mësuar vetëSi mund ta dalloj Qasjen e të Nxënit Aktiv?♦ Të nxënit aktiv i angazhon nxënësit drejtpërsëdrejti në çështje dhe në ngjarje – në gjëraqë janë të rëndësishme për ta.♦ Llojet e angazhimit të nxënësve përfshijnë fushata dhe punë hulumtuese, punë meprojekte, prezantime ose pjesëmarrje në ditë të veçanta – për shembull në Ditën eTokës, ditën e mësuesit, etj♦ Të nxënit aktiv përfshin angazhimin në situata imagjinare ose hipotetike, simulime oselojëra, drama ose lojë me role.♦ Sfi da juaj më e madhe është që t’u lejohet nxënësve që të bëjnë atë që dinë ta bëjnëmë së miri duke u dhënë atyre përgjegjësi.Si mund të filloj?♦ Ndihmoni nxënësit që të gjejnë dhe ta ndjekin pasionin e vet të të nxënit;♦ Përdorni teknologjitë e reja për të ndihmuar të nxënit e nxënësve;33

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Udhëzoni nxënësit që të hulumtojnë dhe të kuptojnë për gjërat që u interesojnë mëshumë në programin e mësimit;♦ Inkurajoni nxënësit që të shkëmbejnë mendimet e veta me të tjerët dhe të gjejnëpërgjigje në pyetjet e veta; dhe♦ Kërkoni nga ata të bëjnë prezantime për të shkëmbyer rezultatet e veta me të tjerët.Aktivitet plotësuesSi mund të përmirësohet të nxënit aktiv në klasë? Provojeni aktivitetin në vijim në orën tuajtë ardhshme:1. Nxënësve u jepen disa pyetje që duhet t’i trajtojnë gjatë diskutimit;2. Gjatë pauzave në diskutim, nxënësit duhet të shkruajnë pyetjet për të cilat kërkojnëpërgjigje në lidhje me temën; si dhe3. Kur fi lloni mësimin e ardhshëm brenda këtij grupi, fi lloni me ato pyetje si ndërlidhje midismësimit të kaluar dhe mësimit të ri.ShembujPër të rritur të nxënit aktiv, përpiquni të zbatoni edhe Koncept-Testet, Shkëmbimin në Çifte,si dhe përmbledhjet e nxënësve sipas pyetjeve. Në mësimin tuaj të radhës:Testet për koncepte1. Mbani një ligjëratë të shkurtër prej 15 minutash.2. Bëjani klasës një pyetje me përgjigje të shumëfi shta3. Pyetini nxënësit sa prej tyre mendojnë që “a” është përgjigja e saktë, sa mendojnëqë “b” është e saktë, e kështu me radhë• Nëse shumica e nxënësve përgjigjen saktë, kaloni tek pjesa tjetër e materialit• Nëse shumë nxënës nuk e dinë përgjigjen, kërkoni nga nxënësit të “bindin fqinjin”(nxënësin tjetër afër tyre) për përgjigjen e tyre• Pas një periudhe prej 1-2 minutash, bëni prapë pyetjen “cila përgjigje është esakta?”• Shumica e nxënësve do ta dinë pas diskutimit me moshatarë• Nëse ende kanë vështirësi, një ligjëratë tjetër e shkurtër mund të adresojëpërgjigjen e saktë dhe të përgjigjet se pse alternativat nuk ishin të sakta.Pra, brenda pesë minutash mund të ndodh shumë të nxënë e bashkëpunim.Kjo procedurë e vë theksin te klasa, ku nxënësit diskutojnë aspekte të ndryshme të pyetjesdhe përmbajtjes në përgjithësi.34

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëShkëmbimi në çiftNë këtë ushtrim ‘mendo/shkruaj’ bëni një pyetje që nxit të menduarit e nxënësve, ose kërkonintegrim apo aplikim të përmbajtjes mësimore të lëndës, dhe kërkon nga nxënësit të punojnëvetëm, duke menduar ose duke shkruar për një minutë• Mos kërkoni nga nxënësit që thjesht të përsërisin apo të kujtojnë fakte tëthjeshta.• Pas një minute, kërkoni nga nxënësit që të diskutojnë në çifte rreth përgjigjevetë mundshme.• Pastaj, kërkoni nga nxënësit t’i paraqesin përgjigjet apo zgjidhjet që i kanëgjetur në “çifte”Shënim: Jo gjithë nxënësit do të marrin pjesë, por as gjatë ligjëratës nuk marrin pjesë tëgjithë. Përderisa shumica dërmuese merr pjesë, nuk ka kurrfarë dëmi nëse disa nxënësrrinë të heshtur gjatë aktivitetit. Mund t’i njihni këta nxënës të heshtur më mirë duke ipyetur se çfarë mendojnë për materialin.Përmbledhje nëpërmjet pyetjeve të nxënësve• Nxënësve u jepen një numër pyetjesh të cilat duhet ti shqyrtojnë gjatëdiskutimit;• Gjatë pauzave në diskutim, nxënësit duhet të shkruajnë pyetjet për të cilatkërkojnë përgjigje në lidhje me temën; dhe• Kur fi lloni mësimin e ardhshëm me këtë grup, fi lloni me këto pyetje, si ndërlidhjemidis orës së kaluar dhe kësaj ore.Për më shumë: APS – Shoqata e Shkencave Psikologjikewww.psychologicalscience.org/observer/getArticle.cfm?id=2169Diskutimi, debati dhe të pyeturitDiskutimet, debatet dhe ngritja e pyetjeve:♦ Paraqesin thelbin e të nxënit aktiv;♦ Kërkon zhvillimin e shkathtësive të mira të dëgjimit, për të ngritur cilësinë e diskutimeve;dhe♦ Mund të ketë dy formao Kundërshtare, ku folësit përpiqen të fi tojnë debatin duke argumentuar në mënyrëtë drejtpërdrejtë; oseo hulumtuese, ku folësit e ndryshëm përpiqen të arrijnë një marrëveshje apo zgjidhjetë përbashkët për një problem, duke dëgjuar dhe duke u angazhuar me idetë e tëtjerëve.Tabela e mëposhtme ilustron se si do të mund të strukturonit një aktivitet të Hapësirës sëLirë për Dialog e Hulumtim (HLDH). HLDH është metodologji që është duke u zhvilluar nganjë grup edukatorësh dhe hulumtuesish në tetë vende të tjera. Kjo merret me zhvillimin etë menduarit kritik dhe të menduarit të pavarur – shkathtësi të transferueshme që mund tëndihmojnë nxënësit në secilën lëndë dhe përtej shkollës.35

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëKëshilla të ndryshme ndërkombëtare mund të merren në këto faqe interneti:♦ Qasja e Hapësirës së Lirë për Dialog www.osdemethodology.org.uk♦ Bashkësia e Hulumtimit ose Filozofi a për Fëmijë www.p4c.comParimet e Hapësirës së Lirë për Dialog dhe Hulumtim1. Stimujt dhe transmetimi: nxënësit i ekspozohen një stimuli, me të cilin paraqitenkëndvështrime të ndryshme dhe “logjike” mbi temën e mësimit. Këndvështrimet duhettë paraqesin aspekte të ndryshme të çështjes dhe të nxisin nxënësit të reagojnë ndajstimulit, duke hulumtuar origjinën dhe implikimet e secilit këndvështrim, dhe ta ndërlidhinatë me këndvështrimet e tyre. Shënim: synimi kryesor i këtij hapi NUK është të shihet seçfarë “mendojnë” pjesëmarrësit për temën.2. Të menduarit e bazuar në informata: nxënësit mendojnë për burimet e informatavelidhur me temën e mësimit, dhe këndvështrimet dominuese dhe ato specifi ke.3. Pyetjet refleksive: nxënësit i ekspozohen pyetjeve që i referohen individit. Shënim:këto nuk duhet të diskutohen në aktivitet grupi, derisa nxënësit të jenë njoftuar memetodologjinë, përndryshe pjesëmarrësit mund të ndjehen tejet të ekspozuar apo qëduhet të garojnë për legjitimitet.4. Pyetje për dialog grupor: nxënësit që u ekspozohen pyetjeve që nxisin “aftësinë etë menduarit kritik”, apo formulimit të pyetjeve në një diskutim hulumtues në grupe tëvogla. Rezervoni kohë për punë me tërë klasën ku do të ceken konkludimet dhe pyetjete rëndësishme.5. Zgjedhjet e përgjegjshme: kjo është detyrë për zgjidhje të problemeve, e cila u jeppjesëmarrësve mundësi të aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e fi tuara në procesin ehulumtimit, në një situatë nga jeta e përditshme apo të simuluar të vendim-marrjes.6. Informim i shkurtër: pjesëmarrësit ftohen të refl ektojnë mbi pjesëmarrjen dhe të nxënit etyre (çfarë kanë mësuar për temën, vetveten, për të tjerët, për vetë hapësirën e krijuar, sidhe për procesin e të të nxënit në përgjithësi). Kjo është gjithashtu një ritual i “mbylljes sëhapësirës së lirë”. (Mësimdhënësi i fton individët të thonë një fjalë, fjali, asgjë ose çfarëdoqë duan të thonë për procesin e të nxënit.)Burim: Metodologjia HLDHZgjidhja e problemeve dhe të menduarit kritik1. Zgjidhja e problemeveEkzistojnë shumë metoda të cilat mund t’ju ndihmojnë në rolin tuaj që të bëheni më shumëlehtësues i të nxënit se sa mësimdhënës që përcjell përmbajtjen.36

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëLehtësoni të nxënit duke e organizuar mësimin nga këndvështrimi i zgjidhjes së problemit;diçka që duhet të kuptohet dhe të zbatohet, për të mundësuar kalimin në aktivitetin e radhës,ose diçka që kulmon me një zgjidhje më të madhe në formë projekti për një çështje nga jeta epërditshme.PËR T’IU MËSUAR NXËNËSVE TUAJ SI T’I ZGJIDHIN PROBLEMET♦ U jepni nxënësve tuaj probleme të cilat ata MUND t’i zgjidhinKënaqësia e zgjidhjes së problemeve është ZGJIDHJA e problemeve. Nxënësit të cilëte përjetojnë GËZIMIN e zgjidhjes së problemeve DËSHIROJNË të zgjidhin MË SHUMËprobleme. Në mënyrë që të jenë të mirë në zgjidhjen e problemeve, nxënësit duhet tëBESOJNË se ata mund t’i zgjidhin problemet. Prandaj duhet t’u jepni probleme të cilatMUND T’I ZGJIDHIN.♦ U jepni nxënësve tuaj probleme të cilat DUKEN të vështira.Nëse TË GJITHA problemet që i zgjidhin nxënësit tuaj janë probleme të LEHTA, ata nukdo të besojnë se mund të zgjidhin probleme të vështira. Prandaj duhet t’i MËSONI ataqë t’i zgjidhin problemet që DUKEN të vështira por që MUND TË ZGJIDHEN.♦ Mësojuni nxënësve SI t’i zgjidhin problemet që DUKEN të vështira.Problemet duken të vështira kur zgjidhja nuk është e kuptueshme. Zgjidhësit e mirë tëproblemeve FILLOJNË duke u PËRPJEKUR ta zgjidhin problemin. Ata e bëjnë HAPIN ePARË dhe kërkojnë ta gjejnë hapin e dytë. Nëse nuk e shohin hapin e dytë, ata e bëjnëpërsëri hapin e parë, por NDRYSHE. Me fjalë të tjera zgjidhësit e mirë të problemevefi llojnë duke u PËRPJEKUR t’i zgjidhin problemet që duken të vështira, e jo duke epyetur veten si t’i zgjidhin ato.♦ Ua mësoni nxënësve tuaj STRATEGJITË për zgjidhjen e problemeve.Zgjedhja e STRATEGJISË për zgjidhjen e problemit propozon hapin e parë dhe i ndihmonzgjidhësit të problemit ta shohë hapin e ardhshëm. Zgjidhësit e mirë të problemeve nukheqin dorë; ata e provojnë një strategji tjetër, një hap tjetër dhe kërkojnë ta gjejnë hapine dytë.Aktiviteti plotësuesStrategjitë për Zgjidhjen e Problemeve mund të përfshijnë vizatimin e diagramit, krijimine listës, supozimet dhe verifi kimet, përçaj dhe pushto, kërko një model. Për më shumëinformata lidhur me këto strategji për zgjidhjen e problemeve shiko në hp://pred.boun.edu.tr/ps/Për të zgjidhur problemet, nxënësit duhet të zhvillojnë të menduarit kritik dhe shkathtësitë ehetimit. Shumë mësimdhënës kosovarë janë aftësuar në metodologji të të menduarit kritik.Siguroni të përfshini informacionet nga ato programe aftësimi në këtë Udhëzues.37

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë2. Të menduarit kritik dhe shkathtësitë e hulumtimitPër t’i zhvilluar të menduarit kritik dhe shkathtësitë hulumtuese nevojitet:♦ Nxjerrjen e përgjithësimeve nga ato që dinë nxënësit;♦ Përdorimi i informacioneve për të zgjidhur problemet; dhe♦ Përdorimin e burimeve relevante të informimit.Shihdiskutiminpër çështjetkontroversenë pjesën eburimeveNë shkathtësi bëjnë pjesë:♦ të pyeturit aktiv;♦ të menduarit racional;♦ të dëgjuarit në mënyrë aktive; dhe♦ zgjidhja e problemeve përmes bashkëpunimit.Të mësuarit e këtyre proceseve do t’u mundësojë nxënësve të mendojnë qartë dhe në mënyrëracionale, të marrin përgjegjësi të shtuar për të nxënit e tyre dhe të bëhen nxënës të pavarur.Duke i shfrytëzuar studimet e rasteve të vërteta, nxënësit tuaj duhet të kërkojnë, planifi kojnëdhe ndërmarrin hulumtime:♦ për t’u marrë me ide të ndryshme, mendime, besime dhe vlera, dhe për të menduar përto gjatë hulumtimit të çështjeve dhe të problemeve aktuale dhe kontroverse;♦ për t’i analizuar dhe vlerësuar burimet e shfrytëzuara, duke i hulumtuar vlerat, idetë dhekëndvështrimet e ndryshme dhe duke e dalluar paragjykimet;♦ për t’ua shprehur dhe për t’ua sqaruar të tjerëve mendimin e tyre përmes diskutimeve,debateve formale dhe votimit;♦ për ta transmetuar një argument duke i pasur parasysh këndvështrimet e ndryshmedhe duke u bazuar në atë që kanë mësuar përmes hulumtimit, veprimit dhe debatit;♦ për ta arsyetuar argumentin e tyre, duke dhënë arsye për t’i bindur të tjerët të mendojnëpërsëri, të ndryshojnë mendimin ose t’i mbështesin ata; dhe♦ për t’i paraqitur këndvështrimet e të tjerëve, me të cilat ata mund të pajtohen apo mundtë mos pajtohen.Kjo do të thotë që kur ta planifi koni mënyrën e mësimdhënies për një temë të caktuar ju duhettë siguroheni që nxënësit tuaj të kenë rast dhe kohë për ta bërë këtë.Cilësia e pyetjeve të cilat i shfrytëzoni me nxënësit tuaj është e rëndësishme, prandaj përpiqunita krijoni praktikën e të shfrytëzuari të pyetjeve të hapura.Tabela e mëposhtme ilustron llojet e ndryshme të pyetjeve të cilat duhet t’i shfrytëzoni.38

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëShembujt e pyetjeve të hapura për lehtësuesitProfesori Robert Fisher në Mësimdhënien e të menduarit1. Pyetjet të cilat kërkojnë sqarim:A mund ta sqaroni atë …? SqarimÇka nënkuptoni me …? Përkufi zimA mund të ma jepni një shembull të …? Dhënia e shembujveSi ndihmon kjo …? MbështetëseA ka dikush ndonjë pyetje …? Hulumtuese2. Pyetjet që shqyrtojnë arsyet dhe faktet:Përse mendoni ashtu …? Të formuarit e një argumentiSi e dini atë …? SupozimeCilat janë arsyet tuaja …? ArsyetA keni fakte …? DëshmiA mund të ma jepni një shembull/kundër –shembull …? Kundër-shembujt3. Pyetjet që kërkojnë këndvështrime alternativeA mund ta thoni ndryshe …? Ri-formulim i këndvështrimitA ka ndonjë këndvështrim tjetër …? SpekulimPo nëse dikush tjetër do të të sugjeronte që …? Këndvështrime alternativeÇka do të thoshte dikush që nuk pajtohet me ju …? Kundër-argumentetCili është dallimi ndërmjet atyre këndvështrimeve/ideve …? Dallimet4. Pyetjet që testojnë implikimet dhe pasojatÇka rrjedhë nga ajo që thoni ju …? ImplikimetA pajtohet kjo me atë që e thatë më herët …? KonsekuencëCila do të ishte pasoja e asaj …? PasojatA ka ndonjë rregull të përgjithshëm për atë...? Përgjithësimi i rregullaveSi do të mund ta provonit për të parë nëse është e vërtetë …? Provimi i të vërtetës5. Pyetjet për çështjen/diskutimetA keni ndonjë pyetje për atë …? Të pyeturitÇfarë pyetjeje është ajo …? Të analizuaritSi mund të na ndihmojë ajo që u tha/pyetja …? Të lidhuritKu kemi arritur/kush mund ta përmbledhë atë që u tha deri më tani …? TëpërmbledhuritA jemi afër përgjigjes në pyetje/në problem …? Arritja te përfundimet39

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëGjashtë shkathtësitë e të menduarit kritikAktivitet plotësuesShkathtësitë e hetimit u mundësojnë nxënësve të bëjnë pyetje, të mendojnë për pyetjene duhur që do ta bëjnë dhe të planifi kojnë pyetje të tjera duke u nisur nga përgjigjet efi tuara.Nxënësit duhet të kenë mundësi të pyesin dhe të përgjigjen në lloje të ndryshme tëpyetjeve; sa më të hapura që të jenë, aq më shumë e inkurajojnë të menduarit. Pasiqë nxënësit kanë nevojë t’i dëgjojnë pyetjet në një llojllojshmëri kontekstesh, është merëndësi jetike që të rriturit t’i bazojnë pyetjet në situata të njohura për nxënësit.Shkathtësitë për përpunimin e informatave i mundësojnë nxënësit që të bëjë diçka mepërgjigjet e fi tuara dhe me informatat e mbledhura. Duke përpunuar informatat, nxënësiështë në gjendje të organizojë dhe t’i mbajë informacionet më të rëndësishme.Shkathtësitë e arsyetimit i mundësojnë nxënësit që të krijojë një mendim të bazuar nëinformatat relevante që i kanë mbledhur. Duke përdorur shkathtësitë e arsyetimit, nxënësitbëhen të aftë t’i verbalizojnë këto mendime dhe mësojnë t’ua shpjegojnë mendimet epikëpamjet e veta të tjerëve. Edhe këtu është e domosdoshme që të rriturit dhe fëmijët mëtë mëdhenj të japin shembull të këtij procesi të të menduarit dhe t’i mbështesin shpjegimete veta.Shkathtësitë e vlerësimit i mundësojnë nxënësit që të shohë informatën që kanë nëdispozicion dhe të vendosin nëse pajtohen ose jo me të. Përmes procesit të vlerësimitnxënësit fi llojnë të zhvillojnë kritere për gjykimin e informatave dhe për analizën ekonstatimeve të veta. Kjo i çon përpara drejt vetëdijesimit për atë që duan të arrijnë dheu ndihmon të kuptojnë nëse dhe kur e kanë arritur objektiven e vet deri në një shkallë tëkënaqshme.Shkathtësitë për zgjidhjen e problemeve i japin nxënësit aftësinë për të dalluar gjërat qëmund të ndryshohen dhe rastet kur kjo mund të jetë vendimtare për produktin ose idenëpërfundimtare. Duke përdorur shkathtësitë e zgjidhjes së problemeve nxënësit zhvillojnëaftësinë për të dalluar problemin si diçka që duhet zgjidhur e jo si tregues të dështimit tëdikujt. Për ta bërë këtë, atyre u duhen shumë përvoja për zgjidhjen e problemit të fi tuaranë situata të jetës së tyre të përditshme.Të menduarit kreativ është aftësia e përdorimit të imagjinatës për të zbuluar diçka të reose për të krijuar ide të reja. Shkathtësitë e të menduarit kreativ i mundësojnë nxënësit qëtë kërkojë alternativa dhe shikojë përtej asaj që është e qartë. Duke qenë i trimëruar që tëmendojë në mënyrë kreative, nxënësi zhvillon vetëbesimin që të provojë ide dhe metodatë reja dhe që të eksperimentojë pa frikë nga pasaktësia dhe nga bërja e gabimeve. Ataduhet të kuptojnë se të provosh dhe të gabosh janë dy elemente jetike të të nxënit; tërriturit duet të demonstrojnë këto shkathtësi dhe duhet t’i trimërojnë që të mendojnë prapë,të veprojnë prapë dhe të gjejnë një zgjidhje.Nuk ekziston një rend hierarkik për këto gjashtë shkathtësi të të menduarit; më parë mundtë thuhet se ato ndërlidhen dhe plotësojnë njëra tjetrën. Këto duhet kultivuar dhe zhvilluarnjëkohësisht në mënyra të kuptimshme dhe praktike.40

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPër mbështetje më të hollësishme për Pjesën 3shikoni Pjesën e Burimeve më poshtë1. Strategjitë për ligjërim të avancuar2. Klasat e mëdha: Udhëzues për mësimdhënie3. Udhëzimet për çështjet aktuale, të ndjeshme dhe kontroverse4. Koha e Rrethit5. Diamanti 96. Ena e Peshkut të Artë7. Tregu i ideve8. Hapësira e LirëBurimet për Pjesën 3BURIMI 1: Strategjitë për ligjërim më të mirëNjë ligjëratë e avancuar përkufi zohet si një sërë mini-ligjëratash të shkurta që ndara ngaaktivitete specifi ke të të nxënit aktiv të menduara për të arritur rezultatet e orës mësimore.Duke përdorur këtë model, ligjërata e avancuar mund të jetë një ligjëratë e thjeshtë por edhekomplekse; për shembull:♦ Një ligjëratë e avancuar e thjeshtë mund të përfshijë dy deri tri pauza gjatë ligjëratës përt’u dhënë kohë nxënësve që të krahasojnë shënimet e veta ose për të bërë pyetje; dhe♦ Një strategji më komplekse do të ishte nëse ora përbëhet nga aktivitete grupore më tëgjata për zhvillimin e shkathtësive, të ndara nga mini-ligjërata të shkurta që përmbledhinaktivitetin paraprak ose krijojnë një tranzicion për aktivitetin e ardhshëm.Shkalla e përdorimit të strategjive të thjeshta ose komplekse varet nga rezultatet e pritura tëorës dhe nga stili i mësimdhënies.Për më shumë ide lidhur me përmirësimin e ligjërimit shiko Shtojcën 1 të librit të CharlesBonwell në www.active-learning-site.comAtje do të gjeni sugjerime specifi ke për:♦ Aktivitetet që duhet të përfshihen në disa minutat e parë të një ligjërate;♦ Aktivitetet për mesin e orës së mësimi 20-25 minuta; dhe♦ Aktivitetet që duhet të përfshihen në dhjetë minutat e fundit të ligjëratës.41

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëBURIMI 2: Klasat e mëdha: Udhëzues për mësimdhënieIde të shkëlqyeshme mund të gjenden në këto dy faqe të internetit:http://www.ydae.purdue.edu/lct/hbcu/documents/Active_Learning_Creating_Excitement_in_the_Classroom.pdfdhe http://www.crlt.umich.edu/tstrategies/tsllc.phpNga Universiteti i Michigan, SHBA, mund të gjendet nëhttp:// www.crlt.umich.edu/tstrategies/tsllc.phpBURIMI 3: Udhëzimet për çështjet aktuale, të ndjeshme dhe kontroverseNë të gjitha lëndët mund të hasni çështje kontroverse dhe aktuale. Duhet të jeni në gjendje t’indihmoni të rinjtë që t’i hulumtojnë ato dhe të planifikoni të jepni mësim për këto. Këto çështjemund të shkaktojnë mendime të ndara dhe të jenë aktuale. Shpesh grupet kanë mendime tëndryshme dhe të fuqishme për çështje të tilla. Ato e ndajnë shoqërinë dhe shpesh kanë tëbëjnë me çështjet themelore të parimit, të vlerave ose të besimit. Nxënësit janë në dijeni përkëto dhe kanë dëshirë t’i diskutojnë ato. Ato mund të shfaqen gjatë mësimit, për shembull:Një mësimdhënës po fl iste për ndryshimet klimatike gjatë njëmësimi, kur disa nxënës thanë që e kishin parë një programnë televizion ku thuhej që nuk ekzistonte diçka e tillë si ngrohjaglobale. Pastaj, ata cituan të dhëna bindëse nga televizioni për tambështetur atë që thanë.Nëse ndodhë kjo situatë, bëjani vetes këto pyetje:♦ A është kjo një çështje që tregon reagimin e nxënësve për diçka që nuk e kuptojnë?♦ A është kjo një çështje që sugjeron se nxënësi ka ca njohuri për këtë çështje dhe pokërkon sqarime?♦ A është kjo një çështje që sugjeron që nxënësi e din përgjigjen por kërkon konfi rmim?♦ A është kjo një çështje që i intereson gjithë klasës apo a duhet të jepet përgjigjeindividuale më vonë?♦ A është kjo një çështje që sugjeron se nxënësi ka njohuri/bindje të papërshtatshëm(zbulim personal të cilin trajtuar më tutje) p.sh. racore, seksuale, kriminale?♦ A është kjo një çështje që është personale, dhe e cila ka për qëllim ta turpërojëmësimdhënësin, për ta bërë klasën të qeshë?♦ A është kjo një çështje që ka për qëllim të nxjerrë informata të palejueshme personalenga mësimdhënësi?42

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëÇështjet kontroverse mund ta përfshijnë mirëqenien e kafshëve dhe eksperimentimin,modifi kimin gjenetik, seksualizmin, fuqinë bërthamore, HIV dhe AIDS apo refugjatët dhepakicat. Çështjet e tilla mund të paraqiten si pjesë e një mësimi të planifi kuar,ose të shfaqenpapritmas gjatë diskutimit. Për ato po ashtu mund të informohen edhe prindërit dhe grupet etjera duke shkaktuar në këtë mënyrë shqetësim.Ju mund të aplikoni tri qasje të përgjithshme:♦ Një qëndrim neutral ku ju nuk shprehni asnjë pikëpamje;♦ Një qëndrim të balancuar ku ju prezantoni një sërë pikëpamjesh, përfshirë edhe të atillame të cilat nuk pajtoheni domosdo; dhe♦ Qëndrimi i pjesëmarrësit të përkushtuar ku ju i shprehni pikëpamjet tuaja dhe bëhenipjesëmarrës aktiv në orën mësimore.Këto çështje janë të rëndësishme për nxënësit, sepse diskutimi i tyre do t’ua mundësojënxënësve t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre për t’u marrë me problemet emocionale të cilat mundtë jenë në kundërshtim me vlerat e tyre. Këto shkathtësi përfshijnë:♦ Shkathtësitë për përpunimin e informatave, që ua mundësojnë nxënësve të mbledhin,klasifi kojnë, kategorizojnë, rendisin dhe krahasojnë informatat dhe ta bëjnë lidhjenndërmjet pjesëve të informatave.♦ Shkathtësitë e arsyetimit, që ua mundësojnë nxënësve arsyetimin e mendimeve dhe tëveprimeve të tyre, ta shfrytëzojnë gjuhën e përshtatshme për sqarimin e mendimeve tëtyre dhe t’i shfrytëzojnë të dhënat për t’i mbështetur vendimet e tyre.♦ Shkathtësitë hulumtuese, që ua mundësojnë nxënësve të bëjnë pyetje relevante, tëplanifi kojnë çfarë të bëjnë dhe si të hulumtojnë, t’i parashikojnë rezultatet dhe t’i presinpërgjigjet, t’i testojnë teoritë dhe problemet dhe t’i përmirësojnë idetë dhe mendimet etyre.♦ Shkathtësitë e të menduarit kreativ, që ua mundësojnë nxënësve gjenerimin dhezgjerimin e ideve, propozimin e hipotezave të mundshme, shfrytëzimin e imagjinatëssë tyre dhe kërkimin e rezultateve alternative.♦ Shkathtësitë e vlerësimit, që ua mundësojnë nxënësve t’i vlerësojnë gjërat që i lexojnë,i dëgjojnë dhe i bëjnë, të mësojnë ta gjykojnë vlerën e punës apo të ideve të tyre dhetë të tjerëve, të mos i marrin të gjitha informatat kallëp dhe të kenë besim në gjykimet eveta.Para se ta fi lloni mësimin është me rëndësi të krijohen rregullat bazë, që kanë për qëllimtë ofrojnë një mjedis së sigurt për nxënësit që t’i shprehin mendimet e tyre. Këto mund tëpërfshijnë:♦ Një person fl et dhe të tjerët nuk e ndërpresin;♦ Tregohet respekt për pikëpamjet e të tjerëve;♦ Sfi dohen idetë dhe jo njerëzit;♦ Përdoret gjuhë e përshtatshme – nuk duhet të ketë komente raciste ose seksiste;43

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Gjithkujt i lejohet të shprehë pikëpamjet e tij/saj për të qenë të sigurt se gjithkushdëgjohet dhe respektohet; dhe♦ Nxënësit duhet të japin arsyet dhe të shpjegojnë pikëpamjen e vet të caktuarVarësisht nga ndjeshmëria e çështjes, ndajeni klasën në grupe më të vogla. Kjo do ta sigurojëbesueshmërinë më të madhe dhe do t’iu ndihmojë nxënësve me më pak vetëbesim t’i shprehinmendimet e tyre. Gjatë diskutimit duhet t’i shmangeni njëanshmërisë:♦ duke siguruar që dëgjohen të gjitha anët e një argumenti;♦ duke paraqitur këndvështrimet kundërshtuese në mënyrë të balancuar;♦ duke i kundërshtuar këndvështrimet dhe mendimet e popullarizuara;♦ duke siguruar që të gjitha faktet studiohen mirë;♦ duke siguruar që të gjitha dëshmitë janë të hapura ndaj hetimit.Kur nxënësit të pajisen me shkathtësi për kontrollimin e çështjeve kontroverse, ata do të jenënë gjendje ta dallojnë anësinë vetë dhe të bëjnë zgjedhje që janë të balancuara. Para sëgjithash, ju duhet të krijoni atmosferë të duhur në klasë për diskutim. Për këshilla shih katrorinposhtë.Këshillat në vijim do të ju ndihmojnë të menaxhoni çështjet e kundërthënshme në klasën tuaj:♦ Duhet të keni shkathtësinë të kaloni prej pyetjeve të mbyllura në diskutim të hapurdhe të nxitni diskutim dhe të menduar cilësor;♦ Flisni më pak për të shmangur dominimin ose kontrollimin e diskutimit;♦ Përcaktohuni për rolin tuaj në diskutim;♦ Vendosni si të reagoni ndaj kërkesave për veprim të mëtejmë;♦ Vendosni dhe përmbajuni udhëzimeve të qarta për sjelljen e pritur gjatë diskutimit;♦ Pranoni dhe mësohuni se disa tema mund të mos jenë të përshtatshme dhe mund tëkërkojnë ndjeshmëri të shtuar;♦ Njiheni qëndrimin e njëanshëm dhe çfarë të bëhet me qëndrimin e caktuar; dhe♦ Ndërtimi i fl eksibilitetit për çështje të kontestueshme si raca, terrorizmi dhe migracioni.Ju duhet të vendosni se cilin qëndrim do ta merrni varësisht nga klasa, dija e nxënësve tuajdhe nga çështja e diskutuar. Mund t’ju nevojitet trajnim plotësues i aprovuar për të ditur si tëmerreni me çështjet e diskutueshme në klasë dhe duhet të fi lloni të mendoni se cilat do tëmund të ishin ato programe aftësimi.44

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëBURIMI 4: Koha në rrethNxënësit ri-rregullojnë ulëset e tyre ashtu që të ulen në rreth përballë njëri-tjetrit. Kjo nënkuptonqë kontakti me sy është i mundur gjatë gjithë kohës. Me aktivitetet dhe diskutimet e sajbashkëpunuese, Koha e Rrethit siguron që secili nxënës të ketë rast të kontribuojë dhe tëndjehet i çmuar. Koha e rrethit është mënyrë shumë efektive për t’i përfshirë nxënësit në tëmësuarit bashkëpunues, sidomos kur shqyrtohen temat komplekse. Më tepër informata përKohën e Rrethit mund të gjeni në internet në www.circletime.co.ukBURIMI 5: Diamant 9Provoni një aktivitet të Diamantit 9. Për këtë aktivitet do t’ju nevojitet ta keni të përgatiturnjë seri prej 9 apo më shumë kartelave informuese lidhur me çështjet që po i shtjelloni;mund të jetë lidhur me mënyrat e mundshme për zgjidhjen e një problemi matematikor aposhkencor, ose ndikimet e vullkaneve tek njerëzit dhe toka, ose kontributi që ka dhënë Turqiapër shoqërinë e Kosovës, ose cilësitë e një poezie të caktuar. Informatat duhet të shtypennë kartelë dhe pastaj të prehen dhe të vendosen në zarfe. Secila kartelë paraqet qëndrimtë ndryshëm lidhur me çështjen që po e shtjelloni. Nxënësit punojnë në grupe prej tre apokatër vetash. Secili grup në klasë merr një zarf. Nxënësit duhet ta shqyrtojnë secilën kartelëdhe pastaj t’i rregullojnë ato sipas modelit të diamantit, duke e vendosur komentin që ekonsiderojnë të jetë më i pranueshmi ose të cilin e identifi kojnë më së shumti në maje tëdiamantit. 8 të tjerat duhet të renditen pas diskutimit. Nëse krijoni më shumë se 9 kartelanxënësit duhet t’i hedhin disa në mënyrë që ta krijojnë Diamantin 9. Modeli i diamantit ështësqaruar në vijim.Secili Diamant 9 krijohet në tavolinë. Pastaj nxënësit duhet në grupe t’i vizitojnë modelet enjëri-tjetrit, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi t’i shohin pozicionet. Secili grup pastaj emerr zgjedhjen kryesore dhe duhet ta shpikë një prezantim tërheqës lidhur me atë deklaratë.Ata duhet ta shqyrtojnë mënyrën dhe arsyen e arsyetimit të deklaratës që e kanë zgjedhur.Prezantimi mund ta marrë formën e:♦ Një posteri me shënime;♦ Një prezantim me PowerPoint;♦ Një fjalim i shkurt – një fjali e hyrjes, tri pika kryesore dhe një përmbledhjeNxënësit duhet të kenë kohë t’i përgatisin dhe t’ua prezantojnë gjetjet e tyre shokëve të tyretë klasës. Si aktivitet përfundimtar, ata pastaj mund të vendosin ta rendisin zgjedhjen kryesore45

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëtë secilit grup për ta krijuar një Diamant 9, për të cilin pajtohen të gjithë. Mbani në mend:gjithmonë bëni rishikime të shkurtra me nxënësit për t’i inkurajuar të refl ektojnë për procesin etë nxënit. Nuk është e thënë që ju të dominoni gjatë orës; mësimdhënësit duhet të fl asin dheudhëzojnë më pak dhe të presin para se të intervenojnë, në mënyrë që nxënësit të kenë mëshumë kohë dhe hapësirë për të menduar për gjërat.BURIMI 6: Ena e Peshkut të ArtëQasja e Enës së peshkut të artë nënkupton vendosjen e nxënësve në rrathë ashtu që të mundta shohin njëri-tjetrin lehtë dhe të rritet pjesëmarrja. Në vijim janë dhënë shembujt e qasjes sëNjë Rrethi dhe të Dy RrathëveQasja e Një Rrethi: Niseni aktivitetin hyrës me tërë klasën e cila është e ulur në një rrethtë madh. Bëjuani dy pyetje nxënësve lidhur me temën për të cilin do t’i mësoni. Nxënësitmund t’i diskutojnë dy pyetjet si grup, duke treguar si ndjehen për secilën prej tyre.Qasja e Dy Rrathëve: Fillon duke i ulur nxënësit në dy rrathë, në fi llim duke i bërë çiftbrenda rrathëve për t’i këmbyer mendimet e tyre lidhur me pyetjet që i keni bërë. Rrethii brendshëm sillet në drejtim të akrepave të orës pas disa minutave të diskutimit. Taniparaqiteni pyetjen e dytë dhe rrotullojeni rrethin e jashtëm në drejtim të kundërt me akrepate orës. Kjo duhet të sigurojë këmbimin e ideve të nxënësve me partnerë të ndryshëmnë të gjitha rastet. Duhet t’i ofroni mundësi gjithë klasës të marrin informata kthyese përmendimet dhe perceptimet e tyre. Për secilën prej dy pyetjeve mund të krijohet një diagrami merimangës në mënyrë që të mund të shënohet një gamë e mendimeve. Mendimet mundtë shënohen përmes shkruesve të cilët shëtisin përreth secilit rreth dhe pastaj paraqesinnjë diagram të madh për ta ngjitur në mur dhe për të diskutuar më vonë. Mendimet kryesoretë klasës duhet të nënvizohen për referencë më vonë në punë.BURIMI 7: Tregu i ideveKy aktivitet angazhon nxënësit në një forum garues ku i shkëmbejnë idetë e veta. Nxënësveu jepet detyrë që të diskutojnë një temë në grupe të vogla; për shembull çështja Cila ështëmënyra më e mirë për të siguruar energji në Kosovë në të ardhmen?, ose Cilat janëpraktikat më të mira për të zvogëluar ndotjen në Kosovë? Secili grup duhet të krijojë njëposter ose paraqitje vizuale grafi ke të ideve të veta. Kur ta kenë mbaruar posterin / paraqitjengrafi ke, prej tyre kërkohet të organizojnë “tregun”; Një anëtar i grupit qëndron me planet egrupit për ta plasuar idenë dhe për t’ua shitur atë anëtarëve të grupeve të tjera që vijnë përvizitë, ndërkaq pjesëtarët e tjerë të grupit qarkullojnë për të vizituar grupet e tjera dhe “blejnë“idetë e tyre duke i vendosur në një tabelë të rezultateve në përputhje me një sërë kriteresh përvlerësimin e ideve.46

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëBURIMI 8: Hapësira e lirëKy aktivitet e mundëson integrimin e shkathtësive njohëse dhe ua ofron nxënësve një formattë respektueshëm për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të ndarë me njëri-tjetrin dhe për të mësuarnga njëri-tjetri.Krijoni një HAPËSIRË TË SIGURTË që do të thotë:♦ Përfshijini të gjithë;♦ Atmosferë e mirë për ndarje;♦ Askush nuk ju thotë çka duhet të mendoni!; dhe♦ Askush (madje as mësimdhënësi) nuk i ka të gjitha përgjigjet.HapatKoha dhe mënyra esugjeruar:Procedurat epërgjithshme1. Stimuli dhe transmetimi: ekspozimindaj nxitjes e cila paraqet këndvështrimetë ndryshme dhe ‘logjike’ për temën.Këndvështrimet duhet të paraqesinpikëpamje të ndryshme të çështjesdhe ta nxisin ‘mospajtimet njohëse’ teknxënësit, të cilët nxiten të reagojnë ndajstimulit duke e hulumtuar origjinën dheimplikimet e secilit këndvështrim dheduke i lidhur ato me këndvështrimet eveta.10 minuta punë në çift Të shikuarit ePERSPEKTIVAVE:imazhi, fi lmi, fi lmivizatimor, kënga,tregimiVërejtje: objektivi kryesor i këtijhapi NUK është të kontrollohet çka‘mendojnë’ nxënësit për temën.2. Të menduarit e bazuar nëinformacion: diskutoni rreth burimevetë informatave lidhur me temën,këndvështrimeve dominuese dhe atyrejodominuese dhe qasjeve në kanaletpublike të komunikimit.3. Pyetjet refleksive: të ekspozuarit ndajpyetjeve që i referohen individit. Vërejtje:këto nuk duhet të diskutohen si aktivitetnë grup deri sa nxënësit të mësohenme metodologjinë, përndryshe mund tëndjehen tejet të ekspozuar ose që duhettë garojnë për legjitimitet.5 minuta të punës nëgrupe me përmbledhjennga ana e lehtësues/it3 minuta të menduarit nëheshtjeTë vizatuarit osetë shkruarit eMENDIMEVE tuajatë PARA dhe ndarjae tyreBërja e PYETJEVEnë çifte47

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë4. Pyetjet për dialog grupor: ekspozimindaj pyetjeve që promovojnë ‘shkrimleximinkritik’ ose formulimin e pyetjeve(në hulumtim të hapur).30 minuta për diskutimnë grupe të vogla + 10minuta në tërë grupin përnjë raund të deklaratavedhe të çështjeve tënxehtaVOTIMI lidhur menjë çështje5. Zgjedhjet e përgjegjshme: Kjoështë detyrë për zgjidhjen e problemite cila u jep nxënësve rast t’i zbatojnëshkathtësitë dhe njohurinë e fi tuarnë procesin e hulumtimit ndaj njësituate të vërtetë apo të simuluar tëvendimmarrjes.20 minuta– punë në grup TË BISEDUARITlidhur me të6. Informim i shkurtër: pjesëmarrësitftohen të refl ektojnë mbi pjesëmarrjendhe të nxënit e tyre (çka kanë mësuarpër temën, veten, për të tjerët, për vetëhapësirën dhe për procesin e të nxënit).Ky është po ashtu ritual i ‘mbylljes sëhapësirës së hapur’.10 minuta– i tërë grupi(mësimdhënësi i ftonindividët ta thonë njëfjalë, një fjali, asgjë oseçdo gjë që dëshirojnëpër procesin e tyre të tënxënit dhe të cilësisë dhetë sigurisë së hapësirës)SHKEMBIMI i asajqë kemi mësuar48

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPjesa 4Shembuj dhe strategji të orës mësimorePër çka bëhet fjalë në këtë pjesëKjo pjesë përqendrohet në planifi kimin e orës mësimore. Këtu do të gjeni:• Informata të mëtejme për fushat kurrikulare, rezultatet e të nxënit dheaktivitetet mësimore (të diskutuara në pjesën e tretë) dhe Kompetencat(të trajtuara në pjesën e pestë - Vlerësimi);• Formularë praktik të planeve mësimore për përdorim në planifikiminditor të mësimit;• Dokumente të burimeve të ndryshme që të ju ndihmojnë në hartimin eplaneve mësimore me një përqendrim më të madh në nxënësin;• Shembuj të planeve mësimore të përshtatura nga mësimdhënësitkosovarë, dhe• Pyetje për refl ektim dhe planifi kim dhe të nxënë të vazhdueshëm.Në këtë pjesë do të mësoni për procesin e hartimit të planeve ditore/aktiviteteve në pajtim meKornizën e Kurrikulës së Kosovës dhe Kurrikulën Bërthamë të Kosovës. Do t’i mësoni pjesëtqë përbëjnë rezultatin e të nxënit, dhe do të mësoni si ta zgjedhni një aktivitet të përshtatshëmtë të nxënit duke u bazuar në proceset njohëse që janë pjesë e Pjesës së tretë mbi shfrytëzimine Taksonomisë së Blumit (Bloom, 2001). Do të mësoni si ta përqendroni mësimdhënien tuaj nëzhvillimin e kompetencave. Krejt në fund, kjo pjesë ju ofron shembuj si ta arrini këtë.49

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëFushat kurrikulareËshtë me rëndësi të keni një Strukturë për planifikimin e Kurrikulës. Një strukturë emundshme për planifikim do të përfshinte:♦ Njohurinë dhe ndërgjegjësimin lidhur me kurrikulën e përgjithshme për nxënësite të gjitha klasave, në mënyrë që mësimdhënia juaj të pozicionohet në kurrikulëne përgjithshme për nxënësit;♦ Të kuptuarit më të thellë të kurrikulës për nivelin tuaj të nxënësve, përfshirëqasjet ndaj mësimdhënies dhe planifikimit të mësimit, që mbështesin rezultatet enxënësve përmes të nxënit aktiv dhe qasjeve të zgjidhjes së problemit;♦ Aftësia për hartimin e mësimeve ditore në klasën tuaj, që janë në përputhje metë pritmet e KKK dhe të KBK dhe jua mundëson të shihni çka po përpiqeni tëarrini dhe çfarë rezultatesh pritni që t’i arrijnë nxënësit drejt kompetencave tërëjetësore.Ku jeni tani?Kurrikula 2001 KKK kërkon që ju të filloni të integroni qasje të reja në mësimdhënien/lehtësimin tuaj të përditshëm Duke u përgatitur për kurrikulën e Kosovës 2011 qëështë duke u hartuar tani për të qenë në harmoni me standardet e Bashkimit Evropian Diagrami i poshtëm ju ndihmon që t’i kuptoni ndryshimet në kurrikulë, duke ikrahasuar disa prej shprehjeve dhe emërtimeve në Kurrikulën e vitit 2001 dhe atë të vitit2011KKK –Struktura e Planifi kimit të KurrikulësFusha kurrikulareRezultati Esencial i të Nxënit(REN) i fushës kurrikulareRezultati Esencial i të Nxënit (REN) për shkallën e kurrikulësShënim 1: Sipas terminologjisë së tanishme, kjo është lënda për klasën tuaj, tema ose njësiamësimore nga lënda prej të cilës e nxjerrni planin tuaj javor dhe e hartoni planin ditormësimorShënim 2: Më shumë hollës ofrohen në tabelën në vijim50

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëStruktura e gjithëmbarshme e kurrikulësKurrikula e vitit 2001 KKK dhe KBK të vitit 2011KurrikulaParashkollor– Klasa 12Kurrikula e përgjithshmeLënda /TemaKlasaNjësia /ModuliJavoreObjektivat kurrikulare të tënxënit• Mosha /Klasa• LëndaFushat kurrikulare të KKK-sëParashkollor – Klasa 12• Gjuhët dhe Komunikimi• Artet• Matematika• Shkencat naturore• Shoqëria dhe mjedisi• Shëndeti dhe mirëqenia• Jeta dhe punaRezultatet e të nxënit në kuadër të kurrikulësbërthamë• për Shkallët kurrikulare• për Fushat e KurrikulësKBK Kurrikula Bërthamë & ProgrametMësimore të LëndëveMë shumë informata lidhur me këtë mund të gjeni duke e lexuar Të mësuarit dhe Arritjet përShekullin 21; Mënyra e Kosovës për të ecur përpara e cila është një udhëzues për Kornizën eKurrikulës të Kosovës.Mund ta shkarkoni nga www.masht-gov.net ose mund të shikoni Kapitullin e Burimeve të këtijudhëzuesi për të parë më shumë për Shtatë Fushat e Kurrikulës të KKKRëndësia e planifikimit të mësimeveTë pasurit e një plani ditor të mirë do t’ju ndihmojë:♦ të siguroni ndërlidhjen e aktiviteteve tuaja me qëllimet, kompetencat dhe rezultatet e tënxënit, duke promovuar të nxënit gjatë gjithë jetës;♦ ta përmirësoni të nxënit dhe kompetencat e nxënësve çdo ditë;♦ ta përmirësoni sjelljen e nxënësve dhe menaxhimin e klasës;51

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëMënyra e dytë për shqyrtimin e rezultateve të të nxënitKarakteristikat kryesore të një rezultati të mirë të të nxënit Pse, Çka, Si, Sa MirëPSE: Kompetencë: Rezultati për nxënësin është grumbullimi i rezultateve të të nxënit qëcojnë drejt zhvillimit të Kompetencave .ÇKA: Fusha e kurrikulës dhe rezultati i të nxënit♦ Çka duhet të bëjë nxënësi?o Zgjedhur nga fusha e kurrikulës dhe niveli arsimoro Një sjellje, pra një foljeSI: Aktivitetet e të nxënit♦ Si do të kryhet kjo?o kushtet/aktivitetet dhe materialet– jepni diagrame, ilustrime, materiale referuese,nga kujtesaSA MIRË: Rezultati i të nxënit♦ Sa mirë do të kryhet?o standardet apo niveli i pranueshëm i kryerjes së detyrës - sa shpesh, sa mirë, sa,si do ta dimë që është në rregull ose kombinimi i sa dhe sa shpeshPikë kritike: Me objektiv duhet të identifikohet një rezultat i të nxënit— Çka duhet të bëjënjë nxënës? Një objektiv që thotë, “nxënësi do ta mësojë Hierarkinë e Nevojave të Masloë-itduke i studiuar faqet prej 100 deri në 115” nuk i referohet një rezultati të mësimdhënies por njëaktiviteti të të nxënit.Me rezultatin e të nxënit duhet të theksohet çka duhet të bëjë nxënësi, jo si mësonnxënësi.Për shembull: “Nxënësit do të shkruajnë në një listë pesë hapat në Hierarkinë e Nevojavetë Masloë-it.” Dëshmi nëse nxënësit e kanë mësuar materialin nuk është të shikuarit e tyrederi sa e lexojnë atë, por kur i dëgjojmë ata duke i sqaruar parimet e listuara me fjalët etyre.Si të shkruhet një rezultat i të nxënitRezultati i të nxënit:Nxënësit do ta tregojnë aftësinë e tyre që të jenë nxënës efektiv/të suksesshëm. Kur ujepen udhëzime që për10 minuta të mendojnë për lojërat e fëmijërisë, nxënësit do të jetë nëgjendje ta krijojnë një listë prej së paku 5 shkathtësive të cilat i kanë mësuar nga loja dhe tajapin një shembull se si po i zbatojnë së paku 2 prej atyre shkathtësive në jetën e tyre sot.54

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëStruktura:PSE: demonstrojnë (zbatimi i Taksonomisë së Blumit) aftësinë e tyre për t’u bërënxënës më efektiv/të suksesshëm– analizë e të nxënit të tyreÇKA: kuptojnë si zbatohen shkathtësitë e mësuara në lojërat e fëmijërisë në situatatpraktike në jetën e tyre si të rriturSI: Jepen udhëzime dhe 10 minuta për të menduar për lojërat e fëmijërisëSA MIRË (ose Standardi): Si do ta dini ju që ata e dinë? Nxënësi do të jetë në gjendjeta krijojë një listë prej së paku 5 shkathtësive të cilat i kanë mësuar nga loja dhe ta japinnjë shembull se si i zbatojnë së paku 2 prej atyre shkathtësive në jetën e tyre sot.Foljet vepruese dhe shkallët e të nxënit njohës në Taksonominë e BlumitZgjedhja juaj e foljeve varetnga niveli i të nxënit të cilin edëshironi për nxënësitËshtë baras meCila është kompetencatë cilin keni dëshirë që tamësojë nxënësi.Taksonomitë e të nxënit janë të dobishme për t’u përgjigjur në këto pyetje dhe për të ndihmuarnë zgjedhjen e foljeve që tregojnë veprim kur shkruhen rezultatet e të nxënit.Taksonomia e Blumit i ndanë objektivat arsimore nëtri “fusha”: Kognitive (Njohëse), Emocionale , dhePsiko-lëvizore (nganjëherë të përshkruara si njohuria/koka, ndjenja /zemra dhe të bërit/duart).Në kuadër të fushave, të nxënit në nivelet e lartavaret nga arritja e njohurive dhe e shkathtësive tëdomosdoshme në nivelet e ulëta.Synim i Taksonomisë së Blumit është t’i motivojëmësimdhënësit të përqendrohen në të tri fushat dhe takrijojnë një formë më holistike (tërësore) të arsimit.Taksonomia e Blumit paraqet klasifi kimin e të nxënitnë kuadër të arsimit. Konsiderohet se është elementthemelor në kuadër të komunitetit të arsimit dhe i kainformuar taksonomitë e tjera lidhur me të nxënit.Taksonominë e Blumit e kanë rishikuar Andersondhe Krathwohl, ndërsa Inteligjencat e shumëfi shtaEmocionale i ka paraqitur Gardner.Informata lidhur meTaksonomitë e tjera të të nxënitme fokus në rezultatet dhekompetencat e të nxënit mundt’i gjeni në ueb-faqet në vijim:• Noble, Toni. Integrimi iTaksonomisë së Rishikuartë Blumit me Inteligjencate Shumëfi shta: Një MjetPlanifi kimi për Modifi kimine Kurrikulës. UniversitetiNacional Katolik iAustralisë• Një Listë e Linqeve tëTaksonomisë së Blumit dheIntegrimi me Inteligjencate Shumëfi shta të Gardnerithttp://bloomstheory.wikispaces.com/Resources+%26+WebsitesFusha kognitive (njohëse)Në këtë fazë do ta shqyrtoni vetëm Fushën Njohëse në Taksonominë e Blumit.Kjo Taksonomi e rishikuar e Blumit do t’ju ndihmojë të përmirësoni mësimdhënien tuaj për tësiguruar që- standardet, mësimet dhe vlerësimet janë të harmonizuara55

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë- mësimet janë të pasura me njohuri- mundësitë për mësimdhënie nuk mungojnëProceset njohëse përfshijnë këto elemente: (1) Të njohurit/Kujtoj,(2) Të kuptuarit/Kuptoj, (3) Zbatimi/Zbatoj, (4) Analiza/Analizoj, (5)Vlerësimi/Vlerësoj, dhe (6) Sinteza/Krijoj.Një listë më e plotëe foljeve të dobishmemund të gjendet nëPjesën e BurimeveLlojet e njohurive kognitive:Njohuritë faktike janë njohuri që janë themelore për disiplinat specifi ke. Ky dimension ureferohet fakteve themelore, hollësive dhe elementeve të cilat duhet t’i dinë ose t’i njohinnxënësit, në mënyrë që ta kuptojnë një disiplinë ose ta zgjidhin një problem në të.Njohuritë konceptuale janë njohuri të klasifi kimeve, parimeve, përgjithësimeve, teorive,modeleve ose strukturave, që i përkasin një fushe të caktuar disiplinore.Njohuritë procedurale u referohet informatave ose njohurive të cilat u ndihmojnënxënësve të bëjnë diçka specifi ke në një disiplinë, lëndë dhe fushë të mësimit. Po ashtu ureferohet metodave të hetimit, shkathtësive shumë specifi ke ose të përcaktuara, teknikavedhe metodologjive të caktuara.Njohuritë meta-kognitive nënkuptojnë që nxënësi është i vetëdijshëm për njohuritë eveta dhe për proceset e veçanta njohëse. Është njohuri strategjike ose refl ektive lidhurme atë se si të veprojmë në rastin e zgjidhjes së problemeve, detyrave njohëse, për tëpërfshirë njohuritë kontekstuale dhe të kushtëzuara dhe njohuritë mbi vetveten.Krahasimi vizual i dy taksonomiveZbatimi i fushës kognitive të Blumit – Të shkruarit e trungjeve për rezultate të të nxënit56

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëMë poshtë janë dhënë disa shembuj (ndërsa më shumë mund të gjeni në Pjesën eBurimeve)Të njohurit /KujtojTë kujtuarit nënkupton shfrytëzimin e kujtesës për të prodhuar përkufizime, fakte, oselista, ose për të përsëritur një përmbajtjeFoljet e dobishme Shembuj të pyetjeve Aktivitetet dhe produktet potencialetregojemërojpërshkruajndërlidhlokalizojshkruajgjejthemcekëÇfarë ndodhi pas...?Sa ...?Kush ishte ai që...?A mund ta cekni ...?Përshkruaj çfarë kandodhur në ...?Kush ka folur me...?A mund të tregoni pse ...?Gjeni kuptimin e ...?Çka është...?Cila është e saktë, e cilajo...?Krijoni një listë të ngjarjeve kryesore.Krijoni një kronologji të ngjarjeve.Bëni një tabelë të fakteve.Shkruani një listë të çdo informate qëju kujtohet.Cekni të gjithë .... në tregim.Bëni një tabelë ku tregohet ...Krijoni një fjalëkryq.Recitoni një poemë.Të kuptuarit/KuptojNdërtimi i kuptimit nga lloje të ndryshme të funksioneve (qoftë të shkruara oseaktivitete, mesazhe, paraqitje grafikeFoljet e dobishme Shembuj të pyetjeve Aktivitetet dhe produktet potencialeshpjegojinterpretojskicojdiskutojdallojparashikojritheksojpërkthejkrahasojpërshkruajA mund të tregoni me fjalëtuaja...?A mund ta shkruani njëpërmbledhje të shkurtër...?Çka mendoni se kamundur të ndodhtepastaj...?Kush mendoni se...?Çka ishte idejakryesore...?Kush ishte personazhikryesor...?A mund t’i dalloni...?Çfarë dallimesh kamidis...?A mund të na e shpjegonime një shembull...?A mund ta përkufi zoni...?Preni ose vizatoni një pikturë për tëilustruar një ngjarje.Ilustroni atë që mendoni se ishte idejakryesore.Krijoni një strip i cili ilustron ecurinë engjarjeve.Shkruani dhe luajeni një shfaqje nëbazë të tregimit.Tregojeni tregimin me fjalë tuaja.Bëni një pikturë të ndonjë aspekti që uka pëlqyer.Shkruani një përmbledhje të njëngjarjeje.Përgatitni një tabele në të cilën do tëilustroni rrjedhën e ngjarjeve.Krijoni një libër për ngjyrosje.57

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëZbatimi/ZbatojKa të bëjë me situata në të cilat materia e mësuar përdoret nëpërmjet produkteve siçjanë modelet, prezantimet, intervistat ose simulimet.Foljet e dobishme Shembuj të pyetjeve Aktivitetet dhe produktet potencialezgjidhtregojpërdorilustrojndërtojkryejhulumtojklasifi kojA dini ndonjë shembulltjetër ku...?A ka mundur të ndodhtekjo në...?A mund t’i klasifi konisipas karakteristikave siçjanë...?Cilët faktorë do t’indryshonit sikur...?A mund ta zbatonimetodën e përdorur përdisa nga përvojat tuaja...?Çfarë pyetjesh do të bënitsikur...?Nga informatat e dhënaa mund të zhvilloniudhëzime për...?A do të kishin qenë tëdobishme këto informatasikur të kishit ...?Ndërtoni një model për të demonstruar se si dotë funksionojë.Krijoni një maketë për të ilustruar një ngjarje merëndësi.Krijoni një fl etore shënimesh mbi fushat emësimit.Krijoni një hartë prej letre ku do të shënoni tëdhënat relevante lidhur me një ngjarje.Sillni një koleksion fotografi sh për të ilustruarnjë pikëpamje.Krijoni një lojë enigmatike duke përdorur idenga mësimi.Krijoni nga argjila modelin e një subjekti ngamësimi.Hartoni një strategji për reklamimin e produktittuaj, duke u bazuar në modelin e një strategjietë njohur.Visheni një kukull me tesha kombëtare.Pikturoni një mural duke përdorur materiale tënjëjta.Shkruani një libër lidhur me... për të tjerët.Analiza/AnalizojZbërthimi i materies ose i koncepteve në pjesë më të vogla, konstatimi se sindërlidhen këto pjesë me njëra-tjetrën ose me një strukturë ose qëllim të përgjithshëm.Foljet e dobishme Shembuj të pyetjeve Aktivitetet dhe produktet potencialeanalizojdallojhulumtojkrahasojbëj dallimhetojkategorizojidentifi kojshpjegojndajreklamojCilat ngjarje kanë mundur tëndodhnin...?Po të kishte ndodhur..., si do tëkishte përfunduar?Pse ishte kjo e ngjashme me...?Cila ishte tema themelore...?Cilat mendoni se mund të jenërezultatet e tjera të mundshme?Pse ... ndodhën këtondryshime?A mund të krahasoni ... tuaj meatë të paraqitur në ...?A mund të shpjegoni çfarëduhet të ketë ndodhur...?Si është... e ngjashme me...?Cilat janë disa nga problemete...?A mund të bëni dallimin midis...?Cilat kanë qenë motivet për...?Cili ishte momenti më kritik ilojës?Çfarë ishte problemi me...?Hartoni një pyetësor për të mbledhurinformata.Shkruani një reklamë për të shitur njëprodukt të ri.Zhvilloni një hulumtim për të mbledhurinformata që mbështesin një pikëpamje.Krijoni një organigram në të cilën do t’iparaqitni fazat kritike.Vizatoni një grafi kon për t’i ilustruarinformatat e zgjedhura.Krijoni një lojë me bashkim të pjesëve tëfi gurës (xhigso).Krijoni një trung familjar në të cilin paraqitenlidhjet familjare.Përgatitni një shfaqe lidhur me përmbajtjene mësimit.Shkruani një biografi të personit për të cilinpo mësoni.Përgatitni një raport për lëmin e studimit.Organizoni një aheng. Bëni të gjithaaranzhimet dhe shënoni të gjithë hapat.Shqyrtoni një vepër arti në kuptimin eformës, ngjyrës dhe trajtës.58

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëVlerësim/VlerësojSjellja e gjykimeve duke u bazuar në kritere dhe standarde përmes kontrollimit përtë vërtetuar dhe kundrimit kritik. Kritikat, rekomandimet dhe raportet janë disa ngaproduktet që mund të krijohen për të demonstruar procesin e vlerësimitFoljet e dobishme Shembuj të pyetjeve Aktivitetet dhe produktet potencialekrijojzbulojkompozojparashikojplanifi kojndërtojhartojimagjinojpropozojsajojformulojA mund ta hartoni një... për të...?Pse të mos e kompozoni njëkëngë për...?A mund të parashikoni njëzgjidhje tjetër për...?Sikur të kishit qasje në të gjithaburimet si do ta bënit...?Pse nuk e shpikni mënyrat tuajpër t’u marrë me...?Çfarë do të ndodhte sikur...?Në sa mënyra mund të...?A mund të sajoni përdorime tëreja dhe pazakonshme për ...?A mund të shkruani një recetë tëre për një gjellë të shijshme?A mund ta përgatisni njëpropozim i cili...?Shpikni një makinë e cila e kryen njëfunksion të caktuar.Projektoni një ndërtesë ku do ta mbanimësimin.Krijoni një produkt të ri. Emërtojeni dheplanifikojeni fushatën e marketingut.Shkruani për ndjenjat tuaja lidhur me...Shkruani një reklamë televizive, njëshfaqje, shfaqje me kukulla, këngë osepantomimë lidhur me ...?Përgatitni një kopertinë për një album,libër ose revistë të re...?Krijoni një kod të ri gjuhësor dhe përdorenipër të shkruar materialin.Shitni një ide.Shpikni një mënyrë për të ...Kompozoni një rritëm ose një tekst të ripër një melodi të njohur.Sinteza/KrijojBashkimi i elementeve për të formuar një tërësi koherente ose funksionale. për tëkrijuar fëmijët duhet t’i bashkojnë pjesët në një mënyrë të re ose t’i sintetizojnë pjesëtnë diçka të re dhe të ndryshme, një formë ose produkt i riFoljet e dobishme Shembuj të pyetjeve Aktivitetet dhe produktet potencialegjykojpërzgjedhzgjedhvendosarsyetojdebatojverifi kojargumentojrekomandojvlerësojdiskutojrangojcaktoj prioritetepërcaktojA ka ndonjë zgjidhje më tëmirë për...Caktoni vlerën e...A mund ta mbroni qëndrimintuaj ndaj...?A mendoni se... është gjë emirë apo e keqe?Si do të merreshit me...?Çfarë ndryshimesh ... do tërekomandonit?A besoni?A jeni person …?Si do të ndjeheni nëse...?Sa efektiv...?Çfarë mendoni për...?Përgatitni një listë kriteresh për tëvlerësuar....Cekni prioritetet dhe rangimet.Zhvilloni një debat rreth një çështjeje meinteres të veçantë.Krijoni një libërth lidhur me 5 rregulla tëcilat i konsideroni të rëndësishme. Bindinitë tjerët.Formoni një panel për të diskutuar rrethpikëpamjeve, p.sh. “Të nxënit në shkollë.”Shkruani një letër për... në të cilët do tëpropozoni ndryshimet e nevojshme në ...Shkruani një raport gjysmë-vjetor.Përgatituni për ta paraqitur pikëpamjen tuajrreth...Përshtatur nga burimet në internetMbani mend …….Një rezultat i të nxënit të ndërtuar mirë ka këto karakteristika:• është specifik• përcakton çka do të jetë në gjendje të bëjë nxënësi pas përvojës së të nxënit• përmban folje konkrete (në nivelin e përshtatshëm të të nxënit) që specifikojnëaktivitetin që duhet ta kryejë (dëshmi të dukshme) nxënësi për ta treguar aftësinë.59

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëShembujKa shumë lloje të planeve ditore dhe shumë modele për shkrimin e planit ditor.Cilido model i planit ditor që do ta përdorni duhet të përmbajë këto elemente kryesore:♦ Si ndërlidhet përmbajtja e mësimit me Kurrikulën(Pse dhe Çfarë)Lënda/Tema/Klasa♦ Objektivat/rezultatet e të nxënit të cilat jua mundësojnë juve edhe nxënësve tuaj të dinise cili është qëllimi i mësimit dhe të vlerësoni përparimin drejt kompetencave(Pse, Çfarë, Si, Sa mirë)♦ Aktivitetet që do t’i kryejnë nxënësit me fokus në të nxënit aktiv/të menduarit kritik dhezgjidhjen e problemeve(Si)♦ Mjetet e punës dhe materialet që do t’ju nevojiten – koha dhe materialet (brenda dhejashtë klasës)(Si)♦ Koha që e keni në dispozicion për mësimin, burimet që do t’ju nevojiten – koha dhematerialet (brenda dhe jashtë klasës)(Si)Shembull i modelit të planit ditorMë poshtë mund ta gjeni një model për planin e mësimit, ndërsa burimet që mund t’i përdornipër të përgatitur Planin e mësimit përfshijnë: Kurrikula e Kosovës 2001, Korniza e Kurrikulëssë Kosovës 2011, ky Udhëzues për Përmirësimin e Praktikës në Klasë, mësimdhënësit e tjerëdhe drejtorin juaj, aftësimi profesional dhe trajnimet e tjera që keni kryer etj.Shembull i modelit të planit ditorLënda/tema:Klasa:Tema e mësimit ose fokusi nga Kurrikula për këtë lëndë:Mjetet e punës:Përdorimi i teknologjisë informative:60

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëLidhja me lëndët e tjera:Fjalët kryesore që do t’i përdorin dhe do t’i kuptojnë nxënësitRezultatet e të nxënit dhe kriteret e suksesit në vlerësimin për të nxënit:Aktiviteti hyrësHyrje në mësimAktivitetet kryesore të nxënies (ndajini në seksione dhe caktoni kohën për secilin)Përmbyllja e mësimitLënda: Njeriu dhe natyraKlasa: IITema: BimëtMjetet e punës: fleta të bardha, ngjyra, lapsa, fletorePërdorimi i teknologjisë informative: video- projektorLidhja me lëndët e tjera: Art, Matematikë, Gjuhë shqipeFjalët kyçe: trungu, kërcelli, gjethet, rrënjët,Rezultatet e të nxënitPas hulumtimit të bimës në oborr të shkollës nxënësit do të jenë në gjendje të:• shënojnë së paku 5 karakteristika të një bime dhe• t’i gjejnë së paku 3 dallime dhe ngjashmëri me bimët e grupeve të tjera61

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPjesa hyrëse : 7-10 minLuhet loja e lulesNxënësit ndahen në çifte (A & B). A-të e luajnë rolin e farës, rrinë të ulur në pozitë tëkërrusur. B-të me anë të lëvizjeve e ujisin dhe e bëjnë farën të ndihet mirë. A-të pasi fi llojnëtë ndihen mirë fi llojnë të ngrihen duke simbolizuar rritjen e lules.Nxënësit dhe mësimdhënësja ulen në rreth dhe fi llon biseda ku secili nxënës tregon çka dipër bimët. Mësimdhënësja i shënon këto në tabelë.Pjesa kryesore- 25 minPastaj mësimdhënësja u tregon se do të dalin në oborr të shkollës për të hulumtuar bimëttë cilat gjenden në oborr të shkollës. Nxënësit ndahen në grupe prej 5 vetash.Mw pas prezanton edhe kriteret për hulumtim:- sa është gjatësia e bimës – matni gjatësinë e bimës- sa degë ka – numëroni degët e bimës- sa gjethe ka në një degë – numëroni gjethet e secilës degë- çfarë forme kanë gjethet – përshkruani formën e gjethes- çfarë ngjyre kanë gjethet – përshkruani dhe dalloni ngjyrat e gjetheve- trashësia e gjetheve – matni dhe përshkruani trashësinë e gjetheveGrupet i zgjedhin pikat/bimët dhe secili grup e hulumton bimën që e ka zgjedhë dhe ishënojnë karakteristikat kryesore që i kanë vërejtur.Pasi kthehen në klasë secili grup e bën një vizatim të përbashkët për bimën që kanëhulumtuar dhe i shënojnë karakteristikat kryesore.Pason prezantimi i punimeve dhe diskutohen ngjashmëritë dhe dallimet në mes të bimëvetë ndryshme.Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit 7-10 minNë fund mësimdhënësja i kthehet listës së karakteristikave të bimëve të shënuara në fi llimtë orës dhe e pasuron atë me njohuritë e reja të marra nga nxënësitPër detyrë shtëpie nxënësit kanë për detyrë të hulumtojnë për bimët helmuese (internet,enciklopedi, anëtarë të familjes, etj).Orën e ardhshme vazhdohet me tregimin Leximi 2 “Mos e pri” dhe mund të mësojnë edhendonjë këngë për lulen ose të luajnë lojën muzikore të përshtatshme për këtë nivel: luljadhe bleta!62

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëAktivitet plotësuesBisedoni me mësimdhënësit e tjerë dhe diskutoni se sa e përmbushin planet tuaja mësimoreformatin e modeleve të mësipërme mbi Planin Mësimor, i cili gjendet në Seksionin eBurimeve; dhe po ashtu diskutoni me mësimdhënësit e tjerë lidhur me mënyrën se si eorganizoni mësimin në përputhje me kohën, grupmoshën e klasës së dhënë, aktivitetet dhematerialet që keni në dispozicion.StrategjitëMe rezultate të të nxënit të përgatitura mirë ju do të keni më shumë mundësi të zbatoni qasjene të nxënit me nxënësin në qendër.Nëse i ndani planet e mësimeve me nxënësit tuaj ata do të bëhen më të përgjegjshëm për tënxënit e tyre dhe më të aftë për të vlerësuar të nxënit e tyre.Ju duhet të jeni të qartë lidhur me rezultatet e të nxënit dhe kriteret e suksesit, në mënyrë qënxënësit të dinë se çfarë do të bëjnë. Shënojini në tabelë në mënyrë që nxënësit të mund t’ishohin. Më poshtë është dhënë një shembull se si duket këto:Klasa 1, Matematikë; Zbritja e numrave deri 9, faqe 52Rezultatet e të nxënit:Në fund të mësimit nxënësit do të jenë në gjendje të• përshkruajnë se si mund të zbritet një numër nga një numër tjetër• japin dy shembuj të zbritjes duke përdorur numra të ndryshëm• të shpjegojnë pse 9-7 nuk është baras me 6Lista e dhënë më poshtë paraqet një udhëzues me të cilin mund ta kontrolloni planintuaj. Ai përmban pyetje esenciale lidhur me atë se si e strukturoni ju mësimin dhe siplanifikoni që mësimdhënia të jetë e përqendruar në rezultate të të nxënit dhe kompetencatë nxënësve.63

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëFushaPërmbajtjaTë nxënit – Përçfarë janë dukemësuar nxënësitMetodat tuaja tëmësimdhëniesPyetjet (Bisedoni me mësimdhënësit e tjerë dhe me drejtorin)A ka ndërlidhje të qartë me Kurrikulën?A ka të bëjë me shkathtësi dhe të kuptuarit e thellë?A shkakton pyetje apo përmban vetëm fakte?A janë të përshtatshme për përmbajtjen që mësohet?A e bëjnë mësimin më interesant?A janë të përshtatshme për të gjithë nxënësit?A do të përshtaten me kohëzgjatjen e orës dhe me klasën?A mund të përfshihen të gjithë nxënësit?A kam planifi kuar probleme të cilat duhet t’i zgjidhin nxënësit?Relevanca epërmbajtjes që uamësoniVariacionet nëqasjen tuaj tëmësimdhëniesSi e përfshinidiferencimin nëmësimin tuajSi e përfshinivlerësimin për tënxënit në planintuaj ditorA është bërë ndonjë studim, ose a ka përvoja vendore lidhur mepërmbajtjen e mësimit?A e ka ndryshuar ritmin e mësimit?A është e i caktuar koha për secilën pjesë të mësimit?A janë përfshirë përmbajtje dhe burime të ndryshme?A mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit në këtë mësim?A janë marrë parasysh nxënësit më të avancuar dhe nxënësit menevoja të veçanta?A e dinë nxënësit se çfarë pritet të bëjnë dhe të kuptojnë?Si do të vlerësohen?A është përfshirë vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve?A e keni bërë të qartë se si duket suksesi në mësim?A mendojnë nxënësit se vlerësimi është relevant dhe interesant?Aktiviteteplotësuese përnxënësit më tëaftëÇfarë mund të mësojnë nxënësit më tepër ose çfarë aktiviteti mund tëbëjnë si rezultat i këtij mësimi?A mund të hulumtojnë më shumë nxënësit?64

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëAktivitet plotësuesShënoni llojet e aktiviteteve të mësimdhënies dhe të të nxënit që mbahen zakonisht, për dymësime që i njihni. Çfarë mund të konkludohet nga kjo për praktikat aktuale në shkollë? Simund të përmirësohet kjo? Për çfarë trajnimi mund të ketë nevojë stafi – për shembull, lidhurme të nxënit aktiv ose me mësimdhënien e çështjeve kontroverse/ kundërthënëse?Strategjitë që duhet t’i merrni parasysh për përzgjedhjen e burimeve të të nxënitTani mund të fi lloni t’i shikoni materialet dhe burimet që i keni në dispozicion për të zbatuarKKK, derisa të hartohet Kurrikula e Kosovës 2011. Disa pika të rëndësishme lidhur me qasjene përqendrimit në nxënësin dhe qasjen e bazuar në kompetenca:♦ Është me rëndësi që burimet e të nxënit t’i motivojnë nxënësit dhe të stimulojnëpërparimin e tyre.♦ Përderisa tekstet mësimore paraqesin burime të rëndësishme të të nxënit, qasja nëinformata e nxënësve nuk do të duhej të kufi zohej vetëm në ata libra. Librat nuk duhettë përdoren për të inkurajuar të mësuari përmendësh dhe nuk guxojnë të shërbejnë simjeti i vetëm për planifi kimin dhe organizimin e mësimdhënies dhe të nxënit në klasë.♦ Ju dhe nxënësit tuaj duhet të angazhoheni për të prodhuar burime të përshtatura tënxënies duke shfrytëzuar burime lokale, në përputhje me dispozitat ligjore (d.m.th. Ligjimbi Arsimin dhe Ligji mbi Tekstet Shkollore) dhe duke e marrë parasysh kontekstin,nevojat e të nxënit dhe interesimet e nxënësve.Për shembull, rezultati i një projekti që e kanë bërë nxënësit mund një burim i vlefshëmi të nxënit për klasa të ndryshme. Ndërsa, mësimdhënësit mund të krijojnë një dosje tëburimeve të përshtatura për tema të ndryshme, duke përdorur gazeta, revista, literaturëtë specializuar dhe internetin për të përgatitur materiale për nxënësit.♦ Po ashtu, mund të mendoni për zhvillimin e burimeve për të nxënit për mësimin elektronik(e-learning)duke përdorur TIK-un.♦ Pavarësisht nga formati dhe qëllimi i tyre, (programekompjuterike arsimore, tekste shkollore; pajisje përeksperimente), burimet e të nxënit duhet të përmbushindisa kriteret për cilësi, pra duhet:o t’i përmbahen dhe ta mbështesin Kurrikulënkombëtare dhe t’u përshtaten moshës dhenevojave mësimore të nxënësve;o t’i përmbahen qasjes të përqendruar në nxënësin dhe të bazuar në kompetencanëpërmjet zgjedhjes dhe organizimit të përvojave të të nxënit, me të cilat mbështetetnë mënyrë të balancuar përvetësimi i njohurive dhe zhvillimi i shkathtësive dhe iqëndrimeve;o të frymëzojnë metoda të mësimdhënies ndërvepruese dhe procedura vlerësimi tëcilat synojnë shkathtësitë intelektuale të nivelit të lartë, duke përfshirë kreativitetindhe zgjidhjen e pavarur të problemeve;65Çështjet e ndërlidhuraparaqesin përmbajtje tërëndësishme Kurrikularetë cilat nuk i takojnëekskluzivisht vetëm njëlënde, por më së mirimësohen si pjesë të disalëndëve të ndryshme.

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëo të promovojnë vlera, parime dhe praktika pozitive, siç janë të drejtat e njeriut,drejtësia sociale dhe gjithëpërfshirja. Të gjitha burimet e të nxënit duhet tëshmangin promovimin e njëanshmërisë, paragjykimi dhe stereotipeve, qëndrimevediskriminuese, urrejtjes dhe dhunës.o të përmbajnë aktivitete relevante dhe të përshtatshme për vlerësim dhe vetëvlerësim,si dhe aktivitete me të cilat mundësohet zhvillimi i shkathtësive të nxëniespër të nxënë.Strategjitë që duhen marrë parasysh kur përfshijmë çështjet e ndërlidhuraPër të promovuar vlerat dhe praktikat e të jetuarit bashkë, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm,të drejtat e njeriut, dhe qytetarinë demokratike, drejtësinë sociale dhe kohezionin social, nëKKK është paraparë obligimi për integrimin e çështjeve të ndërlidhura në Kurrikulë në mënyraspecifi ke.Çështjet e ndërlidhura të përfshira në KKK mund të integrohen në Kurrikulë nëpërmjet njësivetematike dhe njësive mësimore, si dhe nëpërmjet praktikave adekuate në klasë,siç janë:♦ puna në grupe;♦ projektet; dhe♦ shërbimi në komunitet.Çështjet e ndërlidhura dhe dimensionet që duhet marrë parasysh janë:♦ Edukimi për qytetarinë demokratike dhe të drejtat e njeriut;♦ Edukimi për paqen dhe tolerancën;♦ Zhvillimi personal dhe shkathtësitë e jetës;♦ Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm;♦ Barazia gjinore;♦ Edukimi ndërkulturor;♦ Edukimi për media;♦ Edukimi shëndetësor, duke përfshirë edukatën seksuale;♦ Edukimi për Teknologji Informative dhe të Komunikimit (TIK) dhe të nxënit elektronik;♦ Vetëdijesimi për karrierë;♦ Përgatitja për jetë dhe punë;♦ Vetëdijesimi ekonomik;♦ Edukimi fi nanciar;♦ Edukimi për ndërmarrësi; dhe♦ Shkathtësitë gjuhësore dhe të komunikimit në të gjitha fushat e Kurrikulës.66

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëAktivitet plotësuesDuhet të mendoni për:• Çfarë shkathtësish dhe trajnimesh shtesë ju duhen për të eksploruar këto aspekte;• Ku më së miri do të mund të hynin ato në mësimdhënien tuaj;• Nëse ato duhet të jenë pjesë e orarit të rregullt mësimor, të Kurrikulës zgjedhoreapo për përdorim jashtë klase;• Si mund të përfshihen OJQ-të apo grupet e komunitetit në përkrahjen tuaj përmësimdhënien e çështjeve të ndërthurura;Si mund ta vlerësoni të kuptuarit e nxënësve në këtë aspekt.Si mund të filloni t’i adresoni tani çështjet e ndërlidhura?Një nga mënyrat më të mira për të fi lluar me çështjet e ndërlidhura është të zbatohen metodate të nxënit aktiv, të përshkruara në pjesën 3 të këtij Udhëzuesi dhe sugjerimi i dhënë në pjesën4.Më poshtë janë të përshkruara pesë strategjitë të cilat do t’ju ndihmojnë t’i pasuroni burimet përtë nxënit e nxënësve. Ato përfshijnë TIK dhe projektet në shkollën tuaj dhe komunitetin tuaj,të cilat mund të ju ndihmojnë të fi lloni të punoni bashkë me mësimdhënësit e tjerë, shkollatdhe komunitetet e tjera për t’i integruar çështjet e ndërlidhura dhe për t’i gjetur burimet dukeplanifi kuar bashkë.Pesë strategjitë për inkorporimin e çështjeve të ndërlidhura dhe për pasurimin eburimeve mësimore1. TIKTIK paraqet një çështje të ndërlidhur të rëndësishme. Në të ardhmen jo edhe aq të largët, TIKdo të jetë teknologji dominuese e të nxënit. Në shekullin 21 nxënësit duhet të bëhen nxënëstërë-jetësorë, sepse qasja kryesore në informata do të jetë nëpërmjet teknologjisë. Për t’iudhëzuar nxënësit drejt informatave që u nevojiten për të realizuar potencialin e tyre, do të jetëi domosdoshëm përqendrimi në TIK.Përkundër sfi dave për përvetësimin dhe përdorimin e TIK, gjasat janë që në të ardhmenshumica e shkollave në Kosovë do të kenë qasje më të mirë në TIK në mësim. TIK u mundësonnxënësve t’i zbatojnë shkathtësitë dhe aftësitë në mënyra të reja. Ajo u mundëson t’i paraqesinidetë e tyre në forma të ndryshme.TIK përfshinë përdorimin e:♦ Faqeve Wikki dhe faqeve edukative në internet♦ Kompjuterit dhe llaptopit♦ Telefonave mobil për të krijuar fi lma ose audio incizime67

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Kamerave digjitale♦ PowerPoint-it dhe softuerëve të tjerë për prezantime♦ Faqeve blog në internetDuhet të mendoni me kujdes se cilat lloje të medieve të reja janë më të përshtatshmet përnxënësit tuaj dhe si mund të siguroni qasje të rregullt dhe të barabartë për të gjithë nxënësit,në mënyrë që përdorimi i TIK të bëhet normë, e jo aktivitet plotësues për një numër të kufi zuartë nxënësve. Natyrisht se këtë çështje nuk duhet ta zgjidhni vet; kjo është një çështje qëi takon shkollës. Tani është koha të fi lloni të mendoni se si do të ndikojnë ndryshimet nëmësimdhënien tuaj.Aktivitet plotësuesBashkëpunoni me një grup mësimdhënësish për përdorimin e TIK-ut nga nxënësit. Përshembull, nxënësit mund të mbjellin në shtëpi, në prag të dritares, një bimë të ndjeshmendaj ndotjes së ajrit. Ky aktivitet bashkon matematikën, shkencat, gjeografi në dheteknologjinë/TIK-un me fokus tek mjedisi. Kështu, nxënësit do të mbledhin të dhëna realepër të analizuar (matematika), do të vijojnë një eksperiment rigoroz (shkenca), dhe do tëstudiojnë shpërndarjen gjeografi ke të ndotjes nëpër Prishtinë (gjeografi a). Të dhënat mundtë paraqiten në PoëerPoint (teknologji/TIK).A jeni të përgatitur për këto ndryshime? Çfarë trajnimesh ju duhen për të qenë nëgjendje të përdorni TIK-un?Shënim: Ky do të ishte një shembull i mirë i integrimit të një çështjeje të ndërthururPër të përfshirë çështjet e ndërlidhura dhe për t’i pasuruar burimet e të nxënit ju mund t’i merrniparasysh sugjerimet e dhëna më poshtë, të cilat e ndërlidhin të nxënit e nxënësve me ngjarjenga jeta e përditshme. Ato janë: të nxënit jashtë klasës, dita e përqendrimit, projektet shkolloredhe partneritetet në komunitet.2. Të nxënit jashtë klasësTë nxënit jashtë klasës nënkupton nxjerrjen e nxënësve nga klasa e zakonshme për t’uofruar atyre përvoja sfi duese, interesante dhe të ndryshme. Të nxënit jashtë klasës mund tëorganizohet pothuajse në çdo kohë dhe kudo:♦ jashtë ose brenda;♦ në oborrin e shkollës;♦ në rrugë;♦ në park;♦ në muze dhe galeri arti;68

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ në bjeshkë dhe në lumenj; dhe♦ në vendet e shenjta, në ferma ose në fabrika.Kjo është një mënyrë thelbësore e të nxënit dhe nuk duhet të kufi zohet vetëm në stinën e verësose si aktivitet plotësues pas përfundimit të mësimit. Duhet të mbani mend se të nxënit jashtëklasës:♦ paraqet përvojë të fuqishme, dhe për të cilën është dëshmuar se i shton arritjet;♦ i kontribuon shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve;♦ e pasuron mësimdhënien tuaj në klasë;♦ mund të përforcojë të kuptuarit e një çështjeje të ndërlidhur;♦ do t’ju ndihmojë ta bëni të nxënit më interesant dhe nxënësit do të marrin pjesë mëshumë; dhe♦ mund të zhvillohet me një partner nga komuniteti.3. Të nxënit përmes Ditëve të FokusitEdhe ditët e fokusit janë po aq të rëndësishme. Ato ju japin mundësinë të zhvilloni mësim mëtë thellë në lidhje me çështje të caktuara.Për shembull, mund të përdorni kalendarin e ngjarjeve botërore. Ditët e njohura përfshijnëDitën e Evropës më 9 maj, Ditën e Tokës më 22 prill, apo Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave tëNjeriut më 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Këndimit më 8 shtator. Mësimdhënësite lëndëve të ndryshme mund të bashkëpunojnë gjatë ditëve të këtilla për të kontribuuar measpektet unike të lëndëve të tyre.Aktivitet plotësuesÇfarë njohurish, shkathtësish dhe aftësish mund të përvetësojnë nxënësit nga këtoaktivitete:• Mbledhja e mbeturinave jashtë shkollës;• Mbjellja e fi danëve në oborrin e shkollës;• Vizita e një kompanie për ndërtimin e rrugëve në orën e teknologjisë; dhe• Dita e garës në matematikë69

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë4. Zhvillimi i një projekti shkollor dhe çfarë mësohet prej tijDisa ide për projekte që mund t’i përdorni janë:♦ Krijoni një pellg në oborrin e shkollës për të mësuar për mini-bisha;♦ Kontrollojini pajisjet e nxënësve për lojë;♦ Kontrolloni sigurinë e vendit, d.m.th. kontrolloni a ka vende të pasigurta ose shkallë;♦ Përpiquni të reduktoni konsumin e energjisë elektrike ose përdorimin e dritave; dhe♦ Aktivitete reduktimi dhe riciklimi.Rrugët e sigurta për në shkollë:Një projekt në të cilin nxënësit mund të angazhohen është Rruga e Sigurt për në Shkollë.Kështu promovohen mënyrat më të sigurta, më të qëndrueshme në aspektin e ruajtjes sëmjedisit dhe më të shëndetshme, të udhëtimit për në shkollë dhe të kthimit nga shkolla.Ideja është të identifikohen dhe të diskutohen problemet me të gjithë komunitetin e shkollësdhe komunitetin lokal, dhe pastaj të gjenden zgjidhjet në bashkëpunim me komunitetin. Juduhet ta hartoni një plan për:♦ Reduktimin e numrin të lëndimeve kalimtarëve dhe çiklistëve;♦ Përmirësoni sigurinë në rrugë për në shkollë dhe prapa;♦ Reduktoni numrin e udhëtimeve me kerr për në shkollë dhe prapa;♦ Inkurajoni ecjen dhe ngasjen e biçikletës për të shkuar në shkollë dhe prapa;♦ Edukoni nxënësit të adaptohen me rrugët lokale;♦ Punoni me komunitetin për të krijuar një ambient më të sigurt për të gjithë; dhe♦ Hulumtoni masat për zvogëlimin e shpejtësisë së automjeteve për të krijuar një ambienttë sigurt përreth shkollës.Rezultatet e projektit mund të jenë të ndryshme dhe mund të përfshijnë:♦ ‘Autobusi i ecjes’, ku prindërit dhe të tjerët i përcjellin nxënësit në shkollë;♦ trajnimi për sigurinë personale/në rrugë;♦ fushatat ‘Shkoni në shkollë në këmbë”;♦ disa hyrje alternative në shkollë;♦ rrugë alternative më të sigurta për ecje dhe për ngasje të biçikletës;♦ ‘Rrugë të sigurta’ të krijuara nga nxënësit;♦ harta të rrugëve më të sigurta; dhe♦ komuna vë shenja në rrugët më të sigurta.70

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPuna në klasë mund të përfshijë:♦ planifi kimin/hartën e rrugëve të sigurta në gjeografi ;♦ vendin për biçikleta;♦ krijimin e pllakateve dhe krijime dekorative në arte;♦ analiza të anketave në matematikë & TIK;♦ analiza të përfi timeve shëndetësore & pasojat për mjedisin në shkenca natyrore;♦ shfaqjet në dramë;♦ shkrimin e letrave dhe raporteve në Gjuhën Shqipe; dhe♦ fushata vetëdijesimi në shkollë nëpërmjet garave, pllakateve, këngëve, broshurave,pamfl eteve, buletineve, krijimit të faqeve në internet, ekspozitave, prezantimeve.5. Të nxënit përmes krijimit të partneritetit me komunitetinMendoni se si do të bashkëpunoni me komunitetin ose me biznese. Ky bashkëpunim mund tëpërfshijë:♦ zhvillimin e një iniciative sipërmarrëse për riciklimin e shisheve plastika;♦ zhvillimi i një biznesi sipërmarrës që do të sjellë përfi time për shkollën;♦ mbështetja në mësimin e shkencave natyrore duke mësuar për kompaninë energjetikeKEK;♦ përkrahja e aktiviteteve në fushën e të drejtave të njeriut përmes partneritetit meUNICEF-in; dhe♦ përkrahja në mësimin e gjuhës angleze duke vendosur lidhje me Këshillin Britanik.Për më shumë informata rreth Pjesës 4shikoni Pjesën e Burimeve më poshtë1. Folje të dobishme për rezultatet e të nxënit2. Plani ditor3. Modeli i mësimdhënies bashkëkohore4. Shembuj të planeve ditore71

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëBurimet për Pjesën 4BURIMI 1: Folje të dobishme për rezultatet e të nxënithttp:// www.wiu.edu/cas/english_and_journalism/education/images_and_docs/verbs.pdfLista e fjalëve (përshtatur nga “Lista e fjalëve” Jerrold Kemp) është përpiluar sipas taksonomisësë Blumit për të nxënit në fushën kognitive. Përdoreni këtë listë për të shprehur se cilat rezultate/kompetenca të veçanta i prisni nga të nxënit e nxënësve.Në përgjithësi, aftësia njohëse në një fushë fi llon me nivelin e përvetësimit të njohurive dhevazhdon të avancohet përgjatë taksonomisë deri te të kuptuarit, zbatimi dhe shkathtësitë eniveleve më të larta për analizë, sintezë, vlerësim dhe zgjidhje të problemeve.Proceset kognitive (njohëse) sipas Taksonomisë së BlumitRishikuar nga Anderson dhe Krathëohl; Foljet janë marrë nga burimet në internetNiveli ishkathtësiveShkathtësitë themelore Shkathtësitë e mesme Shkathtësitë e nivelitmë të lartëEmër – sipas Njohuri Të kuptuarit Zbatimi Analiza Vlerësimi SintezaBlumitFoljeRishikuarnga A & KKujtoj Kuptoj Zbatoj Analizoj Vlerësoj KrijojAranzhojPërkufi zojPërshkruajDyfishojGjejDiEtiketojEmërojLokalizojPërshtatMemorizojEmërojRendisCitojNjohKujtojNdërlidhPërsërisRiprodhojMbaj mendDeklarojTregojShkruajKarakterizojIlustrojPërshkruajDiskutojKonkludojJap shembujShpjegojShprehIdentifi kojNxjerrpërfundimLokalizojSkicojParashikojNjohRaportojShpall përsëriRishikojZgjedhKlasifi kojPërmbledhTregojPërkthejAdministrojZbatojLlogarisZgjedhKlasifi kojPërfundojLlogarisMbajFormojVërtetojDramatizojPërdorAngazhojKryejIlustrojZbatojInterpretojOperojKryejUshtrojParashkruajLuaj rolCaktoj orarParaqesSkicojZgjidhTransferojPërdor72ReklamojAnalizojçmojAtribuojKategorizojKrahasojGjej dalliminKonvertojKritikojParaqes mediagramDiferencojDiskriminojDallojShqyrtojEksperimentojEksplorojIdentifi kojBëj inventarHulumtojHetojStudiojTestojNdajÇmojArgumentojVlerësojKontrollojKritikojDebatojJustifi kojParashikojParashohVlerësojNotojInspektojGjykojArsyetojParashikojRangojNotojRishikojMbështesÇmojMbledhKombinojKompozojKonsolidojKrijojPërpilojSajojFormulojGjenerojSupozojIntegrojZbulojMenaxhojBashkojOrganizojPlanifi kojPërgatisProdhojPropozojThemelojSugjerojSintetizojSistematizojTeorizojBashkoj

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë73

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëBURIMI 3: Modeli i mësimdhënies bashkëkohoreBURIMI: Shembuj të planeve ditoreLënda: Gjuhë shqipeKlasa: IIITema: Buburreci dhe kokrra e gruritMjetet e punës: Libër leximi 3, detyra problemore në fleta, fleta të bardha,ngjyra dhe materiale arti, fletorePërdorimi i teknologjisë informative: TV-DVDLidhja me lëndët e tjera: matematikë, art, shkencëFjalët kyçe: mugulloj, mbij, kalli, radhëRezultatet e të nxënitNë fund të ditës nxënësit do të jenë në gjendje:♦ të japin së paku 2 argumente pse duhet të investojmë,♦ të shumëzojnë me saktësi me numrin 5,♦ të dizajnojnë thelbin e tregimit përmes kopertinës.Pjesa hyrëse:Në rreth/takimi i mëngjesit, pas rutinës ditore, flasim për kafshët dhe insektet që janë tënjohura si punëtore dhe jopunëtore.Pjesa kryesore:Mësimdhënësi e lexon tregimin “Buburreci dhe kokrra e grurit”Pas leximit mësimdhënësi bën pyetjet në katër faza:Faza I: Çka ju pëlqeu në këtë tregim? Pse ju pëlqeu ajo pjesë? Cila pjesë e tregimit jubefasoi?74

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëFaza II: A keni pasur rast ju të investoni në diçka që ju është kthyer shumëfish?Në çka mund të investojmë (mendohet në fushat materiale po edhe emocionale)? A kenipasur rast të mbillni ndonjë gjë në jetën tuaj? A njihni dikë që mbjell?Faza III: A bëri mirë buburreci që e dëgjoi kokrrën e grurit? A thua sa fish i është kthyerfitimi? Pse kemi nevojë të investojmë?Faza IV: Si mund të ndihmojmë që të mos zhduken llojet e ndryshme të bimëve/kafshëve?Vazhdohet me detyra problemore në matematikë për kuptimin e shumëzimit:Vitin e dytë buburrecit i mbinë 9 radhë me nga 5 kallinj gruri. Njehso sa kallinj gruri fitoibuburreci.Punë në qendra:Qendra e gjuhës shqipe: Nxënësit e lexojnë tregimin individualisht dhe pastaj në çifte ekrijojnë një përfundim tjetër të tregimit.Qendra e matematikës: 5 detyra problemore të përgatitura nga mësimdhënësi.Qendra e shkencës: Nxënësit e analizojnë një kokërr gruri dhe një kalli gruri. Gjetjet e tyre ishënojnë në fletore.Qendra e artit: Nxënësit e dizajnojnë një koperinë për tregimin “Buburreci dhe kokrra egrurit”.(Në orën e edukatës muzikore mund të mësohet kënga ”Moj bubrrec’’)Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënitNë fund të ditës mësimdhënësja u shpërndan nxënësve të ulur në rreth karta me detyrashumëzimi me 5 dhe nxënësit me radhë e tregojnë rezultatin. Përgjigjet e sakta dhe të pasaktashënohen në tabelë në dy kolona.Lënda: Gjuhë shqipeKlasa: ITema: Shkronja ÇMjetet e punës: letër A4, karton, fasule, fleta.Përdorimi i teknologjisë informative:Lidhja me lëndët e tjera: matematikë, art, punëdoreFjalët kyçe: Çimi, çaj, çeltinaRezultatet e të nxënitNë fund të ditës nxënësit do të jenë në gjendje:♦ ta dallojnë shkronjën ç në fjalë,♦ ta shkruajnë, dhe♦ ta modelojnë.75

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPjesa hyrëseNë rreth filloj me prezantimin e nxënësve. Këtë e bëjmë me hedhjen e topit dhe nxënësit që ibie topi tregon emrin e më pas përcillet topi gjer te nxënësi i fundit.Pyes:- A dëshiron dikush të tregojë diçka?Nxënësit tregojnë gjërat interesante që u kanë ndodhur.Pastaj del nxënësi që është i caktuar për ta punuar kalendarin si dhe e përsërisin të gjithë.Pjesa kryesoreMë pas kërkoj nga nxënësit të ngrihen në këmbë, ashtu siç janë në rreth, dhe së bashku do takëndojmë këngën “Çimi punon me një çekiç”. Duke kënduar këngën së bashku me nxënësitpo ashtu bëjmë edhe lëvizje.“Çimi punon me një çekiç, me një çekiç,Çimi punon me dy çekiç, me dy çekiç etj. kënga vazhdon gjerë më 5 çekiçë ku fillon të bëhetme interesante më tërë trupin dhe nxënësit lëvizin Kërkoj nga nxënësit të ulen prapë në rrethdhe vazhdojmë të bisedojmë për tingullin që është përsëritur më së shpeshti “Ç”. Më pase paraqes ilustrimin e nga nxënësit kërkoj të më tregojnë se çfarë po shohin në ilustrim.Nxënësit tregojnë që po e shohin një vajzë, një djalë në natyrë, një tryezë , gota të mbushurame çaj, , lule etj.Diskutojmë për tingullin Ç dhe shkronjën Ç.Analizohet fjalia : ÇELTINA DHE ÇAJUPI PIJNË ÇAJ.Çeltina dhe Çajupi pijnë çaj.Çel-ti-na Ça-ju-piParaqes grafikun e shkronjës Ç ç, nxënësit i lexojnë me zë, paraqes rrokjet me tingullin “ç”dhe fjalë ku nxënësit së bashku me mësimdhënësen i lexojnë.ça, çe, çë, çu, ço, çanta, çaj, çati, çelës, maçok, salsiçe,Po , nëse i marr fjalët Çimi dhe çajI pyes nxënësit:- Çka janë në matematikë këto dy fjalë?- Sa elemente ka bashkësia e fjalës Çimi? (4 elemente)Po bashkësia e fjalës çaj? (3 elemente)- Diskutojmë sa elemente më shumë ka fjala Çimi në krahasim me fjalën çaj? 4 - 3 = 1E njëjta vazhdon edhe me fjalët Çeltina dhe Çajup.76

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëGjuhë shqipe: Në kartat e plastifikuara me fjalë të ndryshme nxënësit do ta gjejnë shkronjënÇ dhe do ta rrethojnë. Më pas do ta shkruajnë shkronjën Ç në fletoret e tyre (një rresht meshkronjën e madhe të shtypit, një rresht me shkronjën e vogël të shtypit, një rresht meshkronjën ë madhe të dorës, një rresht me shkronjën e vogël të dorës).Matematikë: Me kapakët e shisheve, që iu kam dhënë në grup, do të tregojnë se sa kapakëme ngjyrë të kuqe janë më shumë , sesa kapakë më ngjyrë të kaltër. Pas kësaj vazhdojnë meplotësimin e detyrave në librin e matematikës.Punëdore: Në copa kartoni nxënësit do të modelojnë shkronjën Ç me fasule.Kulturë figurative: Në vizatimin e dhënë nxënësit do t’i gjejnë shkronjat Ç të fshehura nëvizatim dhe do ta ngjyrosin në bazë të detyrave të matematikës ku zgjidhja tregon me cilënngjyrë duhet të ngjyroset pjesa e caktuar.Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënitNë fund të ditës nxënësit ndahen në grupe prej 5 vetash. Secili nxënës duhet ta thotë një fjalëme shkronjën Ç dhe në fund grupi i mbledh sa shkronja Ç ka pasur në fjalët e tyre së bashku.Rezultatet tregohen në grup të madh.Dita përfundon duke kënduar këngën Çimi punon me çekiçLënda: Gjuhë anglezeKlasa: IIITema: Fjalët që kanë të bëjnë me kafshëtMjetet e punës: fotografi të kafshëve të madhësisë A4 (pa fjalë), karta me fjalor që ka të bëjëme kafshëtPërdorimi i teknologjisë informative: Bim-projektor, TV-DVDLidhja me lëndët e tjera: Njeriu dhe Natyra, MatematikëFjalët kyçe: kafshë, fjalë, karakteristikaRezultatet e të nxënitNxënësit do të jenë në gjendje të:• shkruajnë emrat e së paku 5 kafshëve, dhe• të rendisin karakteristikat e së paku 2 kafshëve.Pjesa hyrëse - 5 minLuani lojën e hamendjes. Kërkoni nga nxënësit që të mendojnë një kafshë. Pastaj nxënësitme radhë imitojnë ose e shpjegojnë me gjeste atë kafshë, ndërsa të tjerët përpiqen tëzbulojnë se për çfarë kafshe bëhet fjalë. Mësimdhënësi i shënon emrat e kafshëve tëpërmendura. Sipas nevojës mësimdhënësi shton edhe emra të kafshëve të tjera në listë.77

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPjesa kryesore- 30 minNdani nxënësit në grupe prej 5 vetash dhe jepini secilit grup disa zarfa. Secili zarf përmbanshkronja të një fjale që ka të bëjë me kafshët. Nxënësit duhet t’i vendosin shkronjat në rënditjetë saktë. Pasi t’i kenë rënditur të gjitha shkronjat, ata shikojnë në libër/fjalor për të parë se a ikanë vendosur shkronjat në rënditje të saktë.Vizatoni një diagram në tabelë; shënoni titujt, por jo edhe hollësitë.Kafsha Ngjyra(t) Numrat 1-10 (me fjalë)• Lexoni emrat e së paku pesë kafshëve, ndërsa nxënësit duhet t’i shkruajnë në kolonën ekafshëve.• Kërkoni nga nxënësit që në çifte të mendojnë për vetitë fizike të secilës kafshë, përshembull ngjyra ose ndonjë veti tjetër që e zgjidhni ju ose ata.• Plotësoni kolonën e dytë në tabelë me përgjigje të nxënësve.• Pasi t’i keni plotësuar dy kolonat e para, kërkoni nga nxënësit që të vlerësojnë me numranga 1 deri 10 se sa u pëlqen secila kafshë. (1 nuk më pëlqen: 10 më pëlqen shumë)Nxënësit duhet të diskutojnë dhe të përpiqen të pajtohen.• Plotësoni kolonën 3 duke shtuar pikët e të gjitha çifteve për secilën kafshë, dhe duke eshënuar atë numër në kolonën 3. Kështu do ta shihni se cila është kafsha e preferuar eklasësPjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit 10 min• Për këtë aktivitet duhet ta ndërroni renditjen e orendive në mënyrë që të ketë vend tëmjaftueshëm për lëvizjen e nxënësve.• Jepjani secilit nxënës një kartë me kafshë. Sigurohuni që i keni shpërndarë së paku ngady karta me kafshën e njëjtë. Tregojuni nxënësve se përmbajtja e secilës kartë ështësekret dhe të tjerët nuk duhet ta shohin kartën e tyre.• Nxënësit mund të bisedojnë për vetitë e kafshës por jo edhe të tregojnë emrin e saj.Kur të gjejnë një nxënës tjetër i cili e ka kartën e kafshës me veti të njëjta, ata duhet tëformojnë një grup dhe të vazhdojnë të ecin përreth deri sat ë sigurohen që nuk ka mënxënës të tjerë me kartën e kafshës me veti të njëjta.Loja përfundon kur të gjithë e kanë gjetur pjesëtarin e grupit.PrezantimPlanifikim javorTema: Letrat (urimet, njoftimet, ftesat)Klasa II:Ky planifi kim javor është i përqendruar te format e ndryshme të shkrimit të letrave, dallimi në mes tyredhe mënyra e dërgimit. Ofron një rast të mirë për pervetësimin e elementeve të shkrimit të letrës,urimit, njoftimit të ftesës, duke e ditur se ky është një problem që nuk është adresuar mjaft te ne.Rezultatet e të nxënit:• të klasifi kojë letrat dhe procesin e dërgimit të tyre,• të hulumtojë formën e palosjes së zarfi t,• të krahasojnë njoftimet, ftesat dhe urimet (kur dhe si dërgohen),• t’i dallojnë llojet e letrave të ndryshme (letra, njoftime, lajmërime, ftesa, urime), ta përforcojnëmbledhjen dhe zbritjen deri 100.78

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë79

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë80

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë81

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë82

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPjesa 5Vlerësimi i të nxënit të nxënësvePër çka bëhet fjalë në këtë pjesë?Në këtë pjesë do të mësoni për:• procesin e vlerësimit të përparimit të nxënësve në përputhje me Kornizëne Kurrikulës së Kosovës dhe Kurrikulën Bërthamë;• nivelet e ndryshme të vlerësimit;• informata më të hollësishme mbi kompetencat dhe strategjitë përvlerësimin të nxënit të nxënësve;• mënyrat të cilat ju mundësojnë juve dhe fëmijëve që të vlerësoni tënxënit në bazë të nivelit të rezultateve të të nxënit të cilat ju i synoni; dhe• shembuj se si të planifi koni dhe të merrni masa për vlerësimin e të nxënittë nxënësve.Çka është vlerësimi i përparimit të nxënësve?Është me rëndësi që vlerësimi të konsiderohet proces i mbledhjes së të dhënave mbi të nxënite nxënësve. Sa më shumë të dhëna që keni për të nxënit e nxënësve aq më të qartë do takeni se sa janë zhvilluar kompetencat e tyre dhe sa mangësi kanë në të nxënë dhe, po ashtu,aq më të qartë do ta keni se sa do të arrijnë të përparojnë drejt fazës tjetër të rëndësishme tëtë nxënit.Vlerësimi i përparimit të nxënësve është një temë e gjerë.♦ Më së shpeshti nënkupton dy lloje kryesore të vlerësimit:o Vlerësimin për të nxënit dheo Vlerësimin e të nxënit.♦ Përfshinë planifikimin e vlerësimit në kuadër të udhëzimeve të KKK:o Mbledhjen e dëshmive dheo Dhënien e informacionit kthyes nxënësve.83

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëVlerësimi për të nxënit është më i fokusuar.♦ shpeshherë quhet vlerësim formativ,♦ është pjesë e procesit të mësimdhënies/lehtësimit,♦ ndodh përditë,♦ shpesh herë është joformal, por përbëhet nga detaje të vogla të cilat ju ndihmojnë tëkuptoni se si po e përvetëson mësimin secilin nxënës.Është me rëndësi që vlerësimin për të nxënit ta bëni pjesë përbërëse të punës suaj tëpërditshme në klasë.♦ Ju jep informata që ju nevojiten për t’i përshtatur strategjitë tuaja të mësimdhënies nëato çaste kur ndodh të nxënit e nxënësve.♦ Ju informon juve edhe fëmijën mbi të kuptuarit e nxënësit në momentin kur mund tëbëhen përshtatjet e nevojshme, dhe ju ndihmon të siguroheni që nxënësit do të arrijnërezultatet optimale të të nxënit çdo ditë.Konsiderojeni vlerësimin për të nxënit si ‘praktikë’.♦ Ne nuk i vlerësojmë nxënësit me notë në ditarin e klasës për shkathtësitë dhe konceptetqë sapo i kanë dëgjuar apo që janë duke i mësuar.Ju mund të bëni vlerësimin për të nxënit duke:♦ angazhuar vetë nxënësit (vetëvlerësimi dhe vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve), sepseangazhimi i nxënësve dhe përgjegjësia për punën e tyre ua rrit motivim për të mësuar;♦ u dhënë nxënësve informacion kthyes, në mënyrë qe të mësojnë të përmirësojnë tënxënit e tyre.Vlerësimi i të nxënit♦ shpesh quhet vlerësim përmbledhës;♦ është pjesë e procesit të përgjithshëm të mësimdhënies/lehtësimit;♦ është pjesë e vlerësimit periodik në klasë për të përcaktuar në një kohë të caktuar çfarëdinë dhe çfarë nuk dinë nxënësit;♦ bëhet rregullisht çdo disa javë, çdo muaj apo një herë në vit;♦ ndihmon në përcaktimin e përparimit të përgjithshëm të nxënësve dhe në provimin ematurës.Është me rëndësi ta integroni vlerësimin e të nxënit në planin tuaj të përgjithshëm të vlerësimit.♦ Ju siguron informata të cilat ju nevojiten për t’i përshtatur mësimdhënien tuaj dhe planetpër të nxënit në mënyrë periodike, ose në fi llim të njësive mësimore apo mësimevegjatë vitit;84

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ ju informon edhe juve edhe nxënësit për të kuptuarit e tyre në lidhje me standardet epërmbajtjes.Konsiderojeni vlerësimin e të nxënit si:♦ rezultat përfundimtar i të nxënit të nivelit të lartë; dhe,♦ vlerësim i nxënësve karshi standardeve nacionale.Vlerësimin e të nxënit mund ta bëni duke:♦ I angazhuar nxënësit që të përcaktojnë vetë qëllime personale afatgjata të të nxënit;♦ ua bërë të qartë nxënësve nivelin e kompetencave dhe të rezultateve;♦ mbajtur teste dhe hartime, dhe duke llogaritur dhe shpallur notat e tyreGjithmonë ka vend për përdorimin e testeve dhe vlerësimeve të tjera përmbledhëse. Ajoqë është me rëndësi është që ato të jenë objektive dhe të reflektojnë arritje në aktivitete tëndryshme dhe nivele të ndryshme të të nxënit.Vlerësimi i shkathtësive të nxënësve në suaza të kompetencave kryesore të KKKShkathtësitë të cilat i zhvillojnë nxënësit janë të cekura më poshtë krahas kompetencavekryesore në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës.KOMPETENCAT KRYESORE TË PARAPARAME KURRIKULËN E KOSOVËSKompetencat e komunikimit dhe të të shprehurit(“Komunikues efektiv”)• Komunikimi nëpërmjet gjuhës natyrore dheartifi ciale [mbështetet në një sërë rregullash tëpërcaktuara dhe të zhvilluara për një qëllim tëveçantë, të tilla si komunikim ndërkombëtar osetë programeve kompjuterike]Angazhimi dhekontributi për dialog produktiv• Aftësia për të respektuar rregulla dhe për të qenëkreativ njëkohësishtKompetencat e të menduarit (“Mendimtar kreativ”)• Mëson të kuptojë, analizojë, sintetizojë, zgjidhëprobleme, vlerësojë/vetë-vlerësojë• Zhvillon të menduarit konceptual dhe arsyetimin eshëndosh• Merr vendime të bazuara në informata tëverifi kuara• Ndërlidh vendimet me pasojat e vendimeveSHKATHTËSITË RELEVANTEPrezantimTë dëgjuarit aktivGjuhë amtareGjuhë e huajTë menduarit kritikShkathtësitë njohëseZgjidhja e problemeveMenaxhim i stresitPlanifi kimVlerësimVetë-refl ektimShkathtësitë analitike85

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëKompetenca e të nxënit (“Nxënës i suksesshëm”)• Tregon kapacitet për shkrim-lexim, matematikëdhe shkencë, TIK dhe qytetari aktive• Mëson si të mësojë• Identifi kon dhe merr informata, dhe i përpunon nemënyrë të pavarur, efektive dhe me përgjegjësiKompetencat që kanë të bëjnë me jetën, punën dhemjedisin (“Kontribuues produktiv”)• Punon në ekipe• Dëshmon shkathtësi organizative dhe tëudhëheqjes• Dëshmon shkathtësi ndërmarrëse• Zotëron shkathtësitë për menaxhimin e konfl iktevedhe vlerësimin e rreziqeve• Ndërmerr veprime të pavarura• I kontribuon në mënyrë efektive mbrojtjes dhezhvillimit të mjedisitKompetencat personale (“Individ i shëndosh”)• Dëshmon njohjen e vetes dhe të të tjerëve• Dëshmon vetëbesim• Menaxhon emocionet dhe stresin• Tregon bashkëndjesi për të tjerët• Dëshmon kapacitet për të bërë jetë të shëndoshë• Bën zgjedhje të përgjegjshme për shëndetin nëkuptimin e ushqimit, stërvitjes dhe shmangies sësubstancave dhe shprehive të rrezikshmeKompetencat civile (“Qytetar i përgjegjshëm”)• Kupton dhe çmon diversitetin• Tregon tolerancë dhe respekt për të tjerët• Tregon interesim për çështjet publike dhepjesëmarrje të përgjegjshme qytetare• Përkrah dhe inicion ndryshime të dobishme përjetën personale, shoqërinë dhe mjedisinPërvetësimi i informataveHetimTë nxënitHulumtimNdërmarrësEstetikKreativVetëdijesimi për mjedisinMenaxhim i konfl ikteveNdërpersonaleSocialePunë në ekipeUdhëheqjeBashkëpunimEmocionaleTIKOrganizativeMenaxhim i kohësPlanifikimi i vlerësimit të shkathtësiveJu duhet të vendosni se cilat shkathtësi do t’i vlerësoni, sa shpesh dhe kur. Pastaj mund tëvendosni se ç’farë aktivitetesh do të zhvillojnë nxënësit për t’i vlerësuar ato shkathtësi. Parase të fi lloni mendoni për:♦ Besueshmëria e dëshmive – është esenciale që nxënësit të bëjnë aktivitete të ndryshmepër të mbuluar një sërë shkathtësish të ndryshme.♦ Vlefshmëria e dëshmive – Detyra që ua keni caktuar nxënësve a do t’ju sigurojë vërtet tëdhënat që ju nevojiten? Për t’u përgjigjur në këtë pyetje sigurohuni që e keni planifi kuarme kujdes detyrën dhe përshtateni me shkathtësitë të cilat doni t’i vlerësoni.86

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Realizueshmëria e kryerjes së detyrës – Sa është e realizueshmeqë t’i vlerësoni disa shkathtësi të caktuara në të gjitha lëndët? Amund t’i vlerësoni të gjithë nxënësit në mënyrë të barabartë?♦ Mundësia për t’u dhënë informacion kthyes nxënësve– Si dot’ua prezantoni nxënësve informacionin kthyes? Për këtë do tëju nevojitet kohë. Duhet të siguroheni që jeni përgatitur mirë përkëtë.NëPjesëne Burimevemund të gjenimë shumëstrategji tëvlerësimit përtë nxënitBalanconi vlerësimin për të nxënit dhe vlerësimin e të nxënitDerisa mblidhni informata/të dhëna mbi të nxënit e nxënësve, mbani mend se është merëndësi që të keni një sërë dëshmish të ndryshme dhe t’i balanconi vlerësimin për të nxënitdhe vlerësimin e të nxënit nëpër një sërë aktivitetesh dhe fushash të ndryshme të të nxënit.Përderisa gjithmonë ka vend për përdorimin e testeve dhe masave të tjera ‘formale’ të vlerësimittë të nxënit (përmbledhës) në një klasë ku nxënësi është në qendër të vëmendjes, ju duhet tëpërdorni më shumë vlerësimin për të nxënit. Kjo do të ju ndihmojë të keni një pasqyrë më tëqartë të përparimit të nxënësve më rregullisht dhe në mënyrë joformale.Nxënësit do të duhej të kuptonin shkëmbimin e informatave rreth të nxënit të tyre. Dhe, nëmomentin kur kjo ndodh, ne e dimë se vlerësimi për të nxënit është duke funksionuar.Dëshmitë për vlerësim duhet të përfshijnë:♦ Kritere dhe caktimin e qëllimeve – përcaktoni dhe përkufi zoni bashkë punën cilësore;♦ Vrojtimet – vëzhgimet tuaja të sjelljes së nxënësve dhe të angazhimit të tyre nëdiskutime, të cilat i ndani me nxënësit dhe me prindërit gjatë konsultimeve me ta;♦ Strategjitë e të pyeturit (shih Pjesën 3);♦ Vetë-vlerësimin dhe vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve – ata kuptojnë të nxënit e tyredhe të nxënit e të tjerëve; kjo u ndihmon nxënësve të shohin veten dhe të tjerët si burimpër të nxënit e ndërsjellë;♦ Mbajtjen e shënimeve nga nxënësit – dëshmi mbi të nxënit nga vet puna e nxënësit nëklasë:o shkrime të gjata ose të shkurtra në forma të ndryshme;o shënime lidhur me tekstin siç janë shënimet rreth mendimeve, skripte ose afatekohore;o puna verbale siç janë prezantimet në klasë, pjesëmarrja në diskutime në klasë,shfaqjet ose bisedat me mësimdhënësin.Ndërveprimet tuaja të përditshme me nxënësit, vrojtimet dhe vlerësimi i vazhdueshëm do tëduhej t’ju jepnin mundësi të mjaftueshme për t’i parë dëshmitë e asaj se çfarë kanë kuptuarnxënësit.Përshtatur nga Garrison, C., & Ehringhaus, M. (2007). Formative and summative assessments in the classroom.Marrë nga:http:// www.amle.org/Publications/WebExclusive/Assessment/tabid/1120/Default.aspx87

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëAktivitet plotësuesMendoni se si mund t’ju ndihmojnë këto aktivitete të cekura më poshtë për të vlerësuarpërparimin e nxënësve.• Vlerësimi i mësimdhënësit• Vetëvlerësimi i nxënësve dhe vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve• Vëzhgimi i mësimdhënësit• Përdorimi i punës së nxënësve si model• Krijimi i portfoliove të nxënësve nga puna e vlerësuar• Caktimi i një testi• Hulumtimi në veprim• Shkalla e vlerësimit të shkathtësive praktike• Vlerësimi i bazuar në kritere4. Vlerësimi me nxënësin në qendërKorniza e Kurrikulës së Kosovës promovon zbatimin e vlerësimit për të nxënit për të përmirësuararritjet e nxënësve, dhe vlerësimin e të nxënit në bazë të dëshmive objektive të perfomancëssë nxënësve. Ka shumë mënyra të vlerësimit të nxënësve. Disa nga këto i kemi cekur mëposhtë. Në këtë tabelë është cekur edhe ndërlidhja e tyre me shkathtësitë, njohuritë dhe stilete të nxënit.Duhet të mbani mend se për të vlerësuar të gjitha komponentet e ndryshme të kompetencave(d.m.th. njohuritë, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet) duhet të vendosni se çka mund tëmatet dhe si do t’i balanconi vlerësimin kuantitativ dhe vlerësimin kualitativ. Për vlerësimin ekomponenteve të ndryshme nevojiten strategji të ndryshme.Shkallët e tënxënit njohësNjë rezultat i të nxënitqë sjell deri te:Të njohuritKujtojTë kuptuaritKuptojAplikimZbatojAnalizëAnalizojVlerësimVlerësojSintezëKrijojFoljet që lidhen me shkallët e të nxënitNdërlidhet me aktivitetet e të nxënit në të cilat nxënësit do tëtregonin dëshmi që kanë mësuar, duke:Përkufi zuar, përsëritur, shënuar, kujtuar dhe emëruar.Përkthyer, diskutuar, përshkruar, identifi kuar dhe raportuar.Interpretuar, zbatuar, ushtruar, ilustruar, caktuar orar dhe skicuar, .Diferencuar, llogaritur, krahasuar, gjetur dallime, kritikuar, paraqiturnë diagram dhe debatuar.Gjykuar, çmuar, vlerësuar, rishikuar, matur dhe llogaritur.Kombinuar, krijuar, komponuar, përpiluar, propozuar, zbuluar,sistematizuar , prodhuar, dizajnuar.88

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëTashmë dihet botërisht se nxënësit mësojnë në mënyra të ndryshme: disa mësojnë përmesqasjeve pamore, të tjerët preferojnë të mësojnë përmes dëgjimit ose qasjeve auditive. Tëtjerë fare, mësojnë përmes qasjeve lëvizore ose kinestetike. Për këtë arsye, mësimdhënësitaplikojnë strategji të llojllojshme kur organizojnë mësimin për përmbajtjen, në mënyrë qënxënësit të kenë mundësi të mësojnë përmes stileve të tyre primare të të nxënit.Është me rëndësi të kuptoni se kur të hartoni një kuic ose një test tëshkurtë për të vlerësuar të nxënit e nxënësve, atëherë duhet të jenitë vetëdijshëm se jeni duke testuar të njohurit (kujtoj) duke përdorurkryesisht qasjen vizuale. Duke e pasur këtë parasysh ju do të kuptonise po krijoni disavantazhe për nxënësit të cilët mësojnë kryesishtpërmes qasjeve auditive dhe kinestetike. Shihni tabelën në vijim përmë shumë informata lidhur me këtë aspekt.NëPjesën eBurimeve mundtë gjeni më shumëinformata për stilete të nxënitStrategjiaNjohuri/Shkathtësi/Qëndrime (NjShQ)Njohuritë/Shkathtësitë/Qëndrimet primare89Stili primar i tënxënit (PDL)Kuize Njohuri Njohuri PamorTeste Njohuri Njohuri PamorEse NJSHQ Njohuri PamorDebate NJSHQ Shkathtësi, Njohuri DëgjimorDosje NJSHQ Njohuri Pamor, LëvizorProjekte NJSHQ Njohuri PamorRaporte NJSHQ Njohuri PamorModele NJSHQ Shkathtësi LëvizorEkspozitë NJSHQ Shkathtësi LëvizorDemonstrim Shkathtësi Shkathtësi Dëgjimor LëvizorLibra Njohuri, Shkathtësi Shkathtësi LëvizorHarta Njohuri, Shkathtësi Shkathtësi PamorOrganizator grafi k Njohuri Njohuri PamorShënime mbi tënxënitNjohuri, Qëndrime Njohuri, Qëndrime PamorDitarë Njohuri, Qëndrime Njohuri, Qëndrime PamorVrojtime Shkathtësi Shkathtësi Pamor, DëgjimorRubrika të krijuaranga nxënësitNJSHQ Njohuri PamorPrezantimemultimedialeNJSHQ Shkathtësi, Njohuri PamorBroshura NJSHQ Shkathtësi PamorKëngë,performanca NJSHQ Shkathtësi Dëgjimor LëvizormuzikoreVetë-vlerësimdhe vlerësimi ndërsjellë inxënësveNJSHQ Shkathtësi Pamor, DëgjimorSimulime NJSHQ Shkathtësi Lëvizor, Dëgjimor

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëVlerësimi i njohurive duke përdorur rezultatet e të nxënitSë pari duhet t’i përgatitni aktivitetet e nxënies që u përshtaten rezultateve specifi ke të tënxënit nga struktura e përgjithshme e bërthamës së Kurrikulës dhe nga plani ditor. Tabela mëposhtë do t’ju ndihmojë të mendoni se si mund t’ju orientojnë rezultatete të nxënit për aktivitetet të cilat mund të vlerësohen. Ky koncept është iilustruar shkurtimisht në tabelën e dhënë më poshtë.Si t’ju tregoni nxënësve në mënyrë pamore se çfarë duhet të arrijnëPërmëshumëinformata mbiTaksonominëe Blumit të tënxënit shihPjesën 4Është shumë e rëndësishme që nxënësit të kuptojnë se çfarë dëshironitë arrijnë ata nga mësimi. Strategjia sipas së cilës nxënësve ua tregoninë mënyrë vizuale se si do të duket suksesi i tyre është strategji e dëshmuar e të nxënit, e cilado t’i shtyjë nxënësit të mësojnë më mirë.Një shembull se si mund ta bëni këtë është të krijoni një tabelë të madhe, të cilën do ta ngjitninë një mur në klasë. Në këtë tabelë mund të shënoni se çfarë prisni nga nxënësit; madjenë tabelë mund t’i ndani këto të pritura, duke i përkufi zuar nivelet e ndryshme, në mënyrëqë nxënësit ta kenë të qartë se si do të përparojnë. Më poshtë mund ta shihni një shembulltë një tabele të tillë, në të cilën ilustrohet se si mund t’ua tregoni nxënësve shkathtësitë a tëmenduarit kritik, të zgjidhjes së problemeve dhe të hulumtimit.Vlerësimi i shkathtësive të zgjidhjes së problemit, të menduarit kritik dhekërkimitNiveli 1ShkathtësitëthemeloreMund të përdornifjalë kyçeMund t’i shkruanifaktetMund t’i shkruanipikëpamjet tuajaI dëgjoni me kujdespikëpamjet e tëtjerëveNiveli 2Shkathtësitë mesatareMund t’i referoheni njëfjale të caktuar lidhur meçështjenMund ta shpjegoniorigjinën e një numri tëfakteveMund t’ua paraqitni tëtjerëve pikëpamjet tuajaMund ta shpjegoni njëpikëpamje të ndryshmenga ajo e juajaMund ta identifikoniqasjen e njëanshmeNiveli 3Shkathtësitë e nivelit të lartëMund ta përdorni dhe tashpjegoni rëndësinë e një fjale tëcaktuarMund të identifikoni dhehulumtoni çështje tërëndësishme lidhur me temënMund t’i shfrytëzoni njohuritëpër çështjen e ngritur për tashpjeguar pikëpamjen tuajMund t’i shpjegoni disapikëpamje të ndryshme ngapikëpamja juajMund ta identifikoni qasjen enjëanshme dhe të shpjegoni pseekziston90

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëShembuj për vlerësimin e të menduarit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe vetëreflektimitPër vlerësimin e shkathtësive të cekura më lartë mund të jepni një detyrë ku nxënësit:♦ Tregoni para klasës për disa probleme të të jetuarit në shtëpinë tuaj;♦ Shpjegojeni bashkë me të tjerët nëpërmjet diskutimit në grupe ose nëpërmjet ndonjëstrategjie tjetër të të nxënit aktiv, siç është Koha e Rrethit (shih burimet në Pjesën 3),problemin e ngacmimit në oborrin e shkollës;♦ Paraqitjani drejtorit të shkollës një prezantim të shkurtër rreth problemeve me tualetet evajzave në shkollë;♦ Shkruajini një letër kryeministrit të Kosovës në të cilën do t’i shprehni shqetësimet tuajarreth ushqimit të modifi kuar gjenetikisht, i cili shitet nëpër dyqane;♦ Paraqitjani klasës një prezantim mbi Grykën e Rugovës;♦ Zhvilloni një hulumtim të ndikimit turk në qytetin e Prishtinës gjatë shekullit tënëntëmbëdhjetë;♦ Shqyrtoni në mënyrë kritike një poet ose artist shqiptar.Vlerësimi i vlerave dhe qëndrimeve: Vlerësimi i asaj që është më e vështirë për t’uvlerësuarZakonisht do t’ju duket më e lehtë të vlerësoni atë për të cilën ështëmë e lehtë të mblidhni dëshmi dhe që rezulton me të nxënit njohës, siçshpjeguam më lartë. Është më lehtë të vlerësohet fusha njohëse sepsenxënësit mendojnë dhe mësojnë me tru.Për të nxënit e nxënësve shpeshherë është me rëndësi të përpiqenitë vlerësoni aspektet më të ndërlikuara të të nxënit, siç janë vleratdhe qëndrimet. Megjithatë, fusha afektive (emocionale) mund tëpërmirësojë ose të pengojë dukshëm, madje edhe ta parandalojë tënxënit e nxënësve.NëPesëne Burimevemund të gjeni mëshumë shembujtë vlerësimit tëshkathtësive.Në fi llim të kësaj pjese mund t’i gjeni udhëzimet lidhur me vlerat dhe qëndrimet.Po ashtu, mund të keni nevojë për trajnim në mënyrë që t’i kuptoni këto aspekte më tëndërlikuara të të nxënit të nxënësve dhe për të zhvilluar korniza. Më shumë informata rrethvlerësimit të fushës afektive mund të gjeni nëhttp://serc.carleton.edu/NAGTWorkshops/affective/assessment.htmlhttp://www.sasked.gov.sk.ca/docs/physed/physed6-9/pg046.pdfPse të vlerësojmë FUSHËN EMOCIONALE– qëndrimet, bindjet, vlerat?Vlerësimi i fushës emocionale është i rëndësishëm. Ajo është shumëdimensionale dhe një ngadimensionet të cilat shtjellohen në këtë udhëzues janë qëndrimet. (Në Pjesën e burimeve mundtë gjeni më shumë informata mbi dimensionet e tjera të fushës afektive, siç janë bindjet dhe91

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëvlerat). Vlerësimi i qëndrimit apo qëndrimeve paraqet një detyrë tëvështirë, ngase qëndrimet burojnë nga bindjet dhe vlerat e nxënësve.Ekzistenca e një qëndrimi mund të konstatohet nga fjalët dhe sjelljete nxënësit. Disa nga mjetet më të zakonshme për vlerësim në fushënafektive janë:Listë kontrolli– paraqet instrumentin më të zakonshëm dhe ndoshtamë të lehtë për vlerësim në fushën afektive. Ajo përmban disakarakteristika të cilat nxënësi ose mësimdhënësi i kategorizon si “epranishme” ose “mungon”. Hapat e ndërtimit të një liste të tillë janë:♦ Renditni të gjitha vetitë dhe karakteristikat të cilat dëshironi t’ivrojtoni.♦ Radhitni këto veti në një “listë” të karakteristikave.NëPjesën3 mundtë gjeni mëshumë informatapër strategjitë e tëpyeturit.Në Kapitullin 4 mundtë lexoni më tepërpër integrimin evlerësimit përtë nxënit nëmësimdhënientuaj.♦ Kërkoni nga nxënësit t’i shënojnë ato veti të cilat janë tëpranishme dhe të mos shënojnë asgjë pranë atyre që nuk janë të pranishme.Vet-raportimi – individi duhet të shpjegojë qëndrimet ose ndjenjat e tij lidhur me një konceptose ide, ose lidhur me njerëzit e tjerë. Ky raport ndryshe njihet edhe si “refl ektim me shkrim”.Për shembull, kërkoni nga nxënësit t’ju tregojnë “Pse e pëlqejnë ose nuk e pëlqejnë një lëndë,aktivitet apo person”. Ai mund të fl asë për këtë, të shkruajë mbi këtë cështje apo të shprehetnë mënyrë artistike ( fi gurative, letrare, muzikore ).Shkalla e rangimit – paraqet një sërë kategorish të përgatitura për të nxjerrë informata mbinjë veti kuantitative në shkencat sociale. Shembujt e zakonshëm janë Shkalla e Likertit mekategoritë Pajtohem Plotësisht, Pajtohem, i/e Pavendosur, Nuk Pajtohem, Nuk PajtohemAspak dhe Shkalla e Rangimit 1-10, ku një person zgjedh numrin i cili e pasqyron më së miriperceptimin e tij. Karakteristika themelore e cilësdo shkallë rangimi është se ajo përbëhet nganjë numër kategorish me shkallën e rangimit.Burimi: Përshtatur nga http://olga-assessment.blogspot.com/2009/05/assessment-in-affectivedomain.htmlNë tabelat më poshtë janë dhënë shembuj se si të fi lloni të mendoni për vlerësimin e qëndrimevedhe të të nxënit të nxënësve. Kjo tabelë mund t’ju ndihmojë të diskutoni për këtë gjë menxënësit.Qëndrimi ndaj të mësuarit të gjuhësanglezeUnë dua ta mësoj anglishten në nivel bisede.Unë dua të mësoj të lexoj dhe të shkruaj nëgjuhën angleze.Dua të studioj në universitet në gjuhënangleze.Dua të jetoj në një vend ku fl itet gjuha anglezeKategoria e qëndrimitNegativ / Indiferent / PozitivNegativ / Indiferent / PozitivNegativ / Indiferent / PozitivNegativ / Indiferent / Pozitiv92

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëQëndrimi ndaj të mësuarit të gjuhës anglezeGjuha angleze është e rëndësishme për të gjithëkosovarët.Të rinjtë në Kosovë duhet ta mësojnë gjuhën angleze.Miqtë e mi duhet ta mësojnë gjuhën angleze.Familja ime duhet ta mësojë gjuhën angleze.Unë duhet ta mësoj gjuhën angleze.KriteretNegativ / Indiferent / PozitivNegativ / Indiferent / PozitivNegativ / Indiferent / PozitivNegativ / Indiferent / PozitivNegativ / Indiferent / PozitivPër shembull: kërkoni nga nxënësit t’ju ndihmojnë të krijoni një listë temash që mund tëpërdoren për diskutime në klasë, duke kërkuar nga ata të propozojnë tema të cilat u pëlqejnëmë së shumti, ose tema që u shkaktojnë vështirësi, që janë më të vështira dhe të tregojnë psemendojnë ashtu?Pastaj, kërkoni nga ata që ta përdorin tabelën e dhënë më poshtë për të diskutuar me ju, meshokët e klasës dhe me prindërit rreth fushave të ndryshme për të cilat mësojnë. Edhe ju edhenxënësit do të mësoni shumë më tepër rreth qëndrimeve dhe vlerave të tyre.Vlerësimi i vlerave dhe i qëndrimeve nuk është i lehtë, por mund të jetë i dobishëm në disamënyra:♦ Ju ndihmon që t’i kuptoni qëndrimet e nxënësit për aktivitetet mësimore,ose nëse ata pëlqejnë më shumë një lloj të aktiviteti mësimor. Mundta përcaktoni këtë përmes vrojtimeve të drejtpërdrejta të pasuara nganjë bisedë në klasë lidhur me preferencat e tyre. Nëse i planifi koniaktivitetet mësimore sipas preferencave të nxënësve, gjasat janë seata do të jenë më të motivuar të marrin pjesë në procesin e mësimit.♦ ju ndihmon të planifi koni aktivitete të të nxënit që përfshijnë përshkrimin e skenarëve tëdilemave apo problemeve, ku ofrohen disa zgjidhje alternative, për t’i sfi duar vlerat dheqëndrimet e nxënësve.o Kjo u ndihmon nxënësve që të bëhen më të vetëdijshëm për vlerat e veta dhe tërefl ektojnë në mënyrë kritike dhe të vendosin se çka mendojnë për to.Aktivitet plotësuesDiskutoni me një kolegë për këto çështje:ShihPjesëne Burimeve“Vlerësiminë fushënafektive”Vlerësimi i lëndëve merr tepër shumëkohë.Nuk mund t’i vlerësosh disa gjëra siç janëpjesëmarrja, angazhimi apo fushata.Lëndët duhet të jenë nxitëse dheargëtuese. Sapo të fi lloni të vlerësoni tërinjtë e humbin interesimin.Vlerësimi është mjaft i vështirë në shumëlëndë, sepse nxënësit nuk bëjnë mjaftpunime me shkrim në të cilat do të bazohejvlerësimi.Vlerësimi është testim dhe etiketim inxënësve.Vlerësimi në disa lëndëve është i gabuar.Nxënësit nuk duhet të vlerësohen vetëm nënjë lëndë.Nxënësit e din se si po u shkon mësimi. Nukka nevojë t’u tregojnë mësimdhënësit.Nuk do të keni ndonjë dobi nga vetë-vlerësimi nxënësve dhe vlerësimi i ndërsjellë i tyre.93

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëIntegroni vlerësimin për të nxënit në mësimdhënien tuajKa disa mënyra në të cilat mund ta përfshini vlerësimin për të nxënit në mësimdhenien tuaj.♦ Diskutoni rreth qëllimit të mësimit duke i pyetur nxënësit se çfarë duan të mësojnë lidhurme temën e mësimit;♦ Shpjegojini rezultatet e të nxënit dhe kriteret për sukses që në fi llim të orës mësimoredhe shënojini këto në tabelë;♦ Sigurohuni që nxënësit e dinë se si do të vlerësohen;♦ Bëni shumë pyetje të mira për të inkurajuar shkathtësitë e të menduarit kritik;♦ Inkurajoni nxënësit të bëjnë pyetje lidhur me punën e tyre;♦ Kërkoni nga nxënësit që rregullisht t’ju raportojnë juve ose tërë klasës për punën e tyre♦ Gjatë notimit të punimeve të nxënësve shënoni komente pozitive, për t’u ndihmuar tëpunojnë më mirë në të ardhmen;♦ Ndani pak kohë në fund të orës për rishikim dhe refl ektim mbi të nxënit;♦ Angazhojini nxënësit në vlerësimin e tyre nëpërmjet vlerësimit të ndërsjellë të nxënësvedhe vetë-vlerësimit. Nxënësit duhet përgatitur për ta bërë këtë – nuk është e lehtë tëkenë sukses; dhe♦ Mbani shënime për punimet e nxënësve – për shembull, ditarë të të nxënit ose fl etoretë shënimeve ku nxënësit mund të shkruajnë se çfarë kanë mësuar.Siç e kemi diskutuar më lartë në këtë pjesë, vetë-vlerësimi dhe vlerësim i ndërsjellë inxënësve paraqesin strategji të fuqishme për të nxënit e nxënësve.Vetë-vlerësimi dhe vlerësimi i ndërsjellë i nxënësveVetë-vlerësimi dhe vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve ndodhin atëherë kur nxënësit vlerësojnëvetë përparimin e tyre dhe përparimin e të tjerëve. Këto strategji janë të rëndësishme, sepse ujapin nxënësve më shumë përgjegjësi për të nxënit e tyre, rrisin motivimin e nxënësve dhe kanëndikim pozitiv në arritje. Vetë-vlerësimi është mjaft personal – nxënësit shënojnë përparimine vet. Kërkoni nga nxënësit të bëjnë vetë-vlerësimin e produkteve të të nxënit të tyre dhe tëinterpretojnë dëshmitë e mbledhura mbi të nxënit e tyre.Vlerësimi i ndërsjellë është më objektiv – nxënësit i shkëmbejnë përvojat dhe i ndihmojnë njëritjetrit,dhe mësojnë të kuptojnë të nxënit e të tjerëve.Si funksionojnë këto dy strategji?Nxënësit nuk mund t’i realizojnë këto strategji pa ndihmën tuaj. Ata duhet të kuptojnë arsyenpse po e bëjnë këtë. Nxënësit duhet t’i kuptojnë kriteret e suksesit të cilat i keni përcaktuar.Përcillni hapat në vijim:♦ bëjeni vetë-vlerësimin dhe vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve pjesë të planeve ditore;94

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ sigurohuni që kriteret e suksesit për secilin mësim të jenë të detajuara në përputhjeme rezultatet/objektivat e të nxënit. Për shembull, nxënësve mund t’u thoni ‘Qëllimi imësimit është të mësojnë për ndryshimet klimatike dhe për pikëpamjet e ndryshme mbiatë se sa e rëndësime është kjo çështje. Ju do të vlerësoheni na bazë të asaj se si dot’i shpjegoni pikëpamjet e ndryshme dhe si do ta paraqitni pikëpamjen tuaj;♦ krijoni një formular vetë-vlerësimi të cilin do ta përdorin nxënësit. Më poshtë mund tashihni një shembull; dhe♦ kërkoni nga nxënësit që të krijojnë një fl etore shënimesh, apo një dosje ku do tëshënojnë përparimin e tyre.Në rastin vlerësimit të ndërsjellë të nxënësve, nxënësit duhet t’i kenë që qarta kriteret e suksesitdhe t’i zbatojnë për të nxënit e të tjerëve.♦ Tregojuni nxënësve si ta bëjnë vlerësimin. Shpjegojini me kujdes hapat.♦ Kërkoni nga nxënësit që të vlerësojnë me notë një pjesë të punimit të njëri-tjetrit dhezhvilloni disa udhëzime, ose përgatisni një formular të cilin mund ta përdorin. Njëshembull për këtë mund ta gjeni në pjesën e burimeve në këtë udhëzues.♦ Tregojuni nxënësve si të bëhen miq ose partnerë kritik me nxënësit e tjerë, në mënyrëqë të mund të punojnë me njëri-tjetrin me vetëbesim.Të kërkoni nga nxënësit t’i “ndërrojnë” testet në fund të testimit nuk paraqet vlerësimine ndërsjellë të nxënësve. Tabela më poshtë paraqet një shembull të mjetit për vlerësim tëndërsjellë të nxënësve të cilin mund ta përdorni. Po ashtu mund të përdorni këtë tabelë bashkëme nxënësit, për të parë se si do t’i krahasojnë ata punimet e veta.Mjet për vlerësimin e ndërsjellë të nxënësveAspektet kryesore tëvlerësimitNotimi:0=dobët deri5=shumë mirëDëshmitëKomentetE kupton qartë çështjenJep kontribut pozitiv nëdiskutimE argumenton mirëpikëpamjenMendon për pyetje tërejaI dëgjon mirë të tjerëtËshtë i mirë në punënekiporeBën kompromise95

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPërgatitja e nxënësve për Vetëvlerësim dhe Vlerësim nga BashkëmoshatarëtNxënësit mund të kenë pak mundësi të ballafaqohen me forma të ndryshme të vlerësimit dhekështu mund të kenë mungesë të shkathtësive dhe gjykimeve të nevojshme për ta menaxhuarnë mënyrë të efektshme vetëvlerësimin dhe vlerësimin e bashkëmoshatarëve. Gjithashtu,në mesin e nxënësve mund të ketë perceptim se mësimdhënësit janë duke iu “shmangur”përgjegjësive të tyre duke i bërë nxënësit të bëjnë vlerësimin e bashkëmoshatarëve. Kjogjithashtu e thekson nevojën për t’i përgatitur dhe pajisur nxënësit plotësisht për vetëvlerësimine tyre dhe për vlerësimin e të tjerëve.Është e dobishme tu prezantohen nxënësve konceptet dhe elementet e vlerësimit sipaskritereve të veçante gjatë javëve të para të mësimit kur shpjegoni kornizën e mësimit. Kjokërkon që të ndani kohë në fi llim të aktivitetit grupor apo të njësisë për të diskutuar atë qëkërkohet dhe për të ofruar udhëzime se si t’i gjykojnë kontributet e tyre dhe të tjerëve. Nxënësitdo të kenë nevojë të ndihmohen për të zhvilluar kritere që përshtaten me rezultatet e të nxënitnë lidhje me rezultatet dhe procesin e punës në grup. Nëse janë përcaktuar kriteret e suksesitpër secilin element dhe janë komunikuar qartë, edhe roli juaj do të ndryshojnë dhe do të kalojënë atë të fasilitatorit.Planifikojeni vlerësiminËshtë shumë me rëndësi ta planifikoni vlerësimin. Për këtë do t’ju ndihmojë një mjet përplanifi kimin e vlerësimit.♦ Duhet të vendosni se çfarë lloj aktivitetesh të vlerësimit dëshironi të përdorni për njësinëtematike apo për tërë vitin. Vendosni se çka do të vlerësoni, si dhe kur.♦ Krijoni një plan të aktiviteteve të vlerësimit për secilën temë apo njësi tematike.Sigurohuni që të përdorni disa qasje të ndryshme gjatë gjysmëvjetorit apo gjatë vititshkollor.♦ Sigurohuni që në planin e secilit mësim të përshkruhet vlerësimi, në mënyrë që nxënësittë kenë mundësi të përparojnë.♦ Vendosni se kur do të zbatoni vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve dhe vetëvlerësimin,shkrimin formal dhe esetë, prezantimet e nxënësve me poster ose PoëerPoint, osendonjë qasje tjetër.Planifikimi i vlerësimitNë klasën tuaj deri në çfarëmase …Ua tregoni nxënësve rezultatet epritura të të nxënitRrallë Ndonjëherë ShpeshSiguroheni që nxënësit i kanëkuptuar kriteret e suksesitNdani kohë gjatë orës mësimorekur nxënësit mund të refl ektojnëmbi të nxënit e tyre96

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPlanifi koni mundësi për vetëvlerësimnë kuadër të orësmësimorePlanifi koni vlerësimin e ndërsjellëtë nxënësveDiskutoni me nxënësit rrethrezultateve për të nxënit eardhshëmSiguroheni që nxënësit ekuptojnë se gabimet janë pjesë etë nxënitE dini se nxënësit e kuptojnë seçfarë pritet nga ata të arrijnëU ndihmoni nxënësve tëpërmirësojnë punën e tyre pasnotimit të parëDiskutoni për aktivitetet evlerësimit të cilat do t’i zbatonipër një punim apo një temë tëcaktuarAktivitet plotësuesTabela më lartë do t’ju ndihmojë ta planifi koni vlerësimin. Bëjeni një kopje të kësaj tabele,ose plotësojeni tabelën në këtë udhëzues për një temë që do ta realizoni. Pasi ta keniplotësuar tabelën, mund ta krahasoni me tabelën e një kolegu tuaj.Nxënësit duhet të përfshihen në planifikimin e veprimeve dhe përcaktimin e rezultateveËshtë me rëndësi të zhvilloni praktika të qëndrueshme përmes së cilave u ndihmoni nxënësvetë kuptojnë se si bëhet vlerësimi, cili është qëllimi i tij dhe cilat janë rezultatet e pritura. Ështëesenciale t’i informoni nxënësit rregullisht lidhur me vlerësimin.♦ Ndihmojuni nxënësve të caktojnë pritshmëri për gjërat në të cilat ju dëshironi tëpërmirësohen. Kriteret e vlerësimit mund të përfshijnë sjelljen, njohuritë, shkathtësitëapo qëndrimet.♦ Dëgjojini nxënësit kur ju thonë se çfarë dëshirojnë të përmirësojnë.♦ Lavdërojini arritjet, sepse kjo ndërlidhet ngushtë me vlerësimin – nxënësit duhet tandjejnë suksesin.♦ Ndihmojuni të mendojnë se si mund të përmirësohen me plan, e jo rastësisht.97

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPërdorni mënyrat më të mira për t’i vlerësuar nxënësitVlerësimi më i mirë është i gjerë, përfshinë qasje të ndryshme, është kuptimplotë dhe në tëmerr pjesë edhe nxënësit. Këtë mund ta bëni duke:♦ U dhënë nxënësve informacion kthyes të dobishëm. Kjo paraqet vlerësimin për tënxënit (vlerësim formativ);♦ U dhënë nxënësve informacion kthyes nga nxënësit e tjerë. Kjo paraqet vlerësimin endërsjellë të nxënësve;♦ I inkurajuar të kenë aspirate për t’u përmirësuar. Ky është vlerësim me ndjeshmëri;♦ Marrë vlerësime nga agjencitë ose partnerët e jashtëm, me të cilët kanë punuar nxënësite juaj. Kjo paraqet vlerësimin në botën reale;♦ U ndihmuar nxënësve që të kuptojnë përparimin e tyre. Kjo paraqet vetë-vlerësimin;♦ U ndihmuar nxënësve të kuptojnë se dëshmitë për të nxënit e tyre i mbledhin në formatetelektronike në internet. Kjo paraqet përdorimin e TIK-ut.Vlerësimi duhet të paraqesë thelbin e mënyrës tuaj të planifikimit vjetor, mujor, javor,të njësive mësimore dhe të planeve ditore, në kuadër të strukturës së përgjithshme tëKurrikulësDuke e bërë këtë, ju mund të:♦ kuptoni mirë përparësitë dhe dobësitë e nxënësve,dhe mangësitë në përvojat e tyre;♦ vrojtoni se si nxënësit marrin vendime lidhur me tënxënit e tyre;♦ shfrytëzoni dëshmitë verbale dhe ato me shkrim;♦ vrojtoni se si nxënësit provojnë qasje të ndryshme përtë zgjidhur probleme;♦ mblidhni dëshmi nga një sërë punimesh në lëndët endryshme;♦ vlerësoni këto fusha duke përdorur fokuset evlerësimit; dheVlerësimi më i efektshëmështë ai:• që bëhet në kohën eduhur• që është ipërqendruar• që përfshin zbatimine teknikave adekuate• që ka të bëjë medëshmi• në të cilin angazhohennxënësit♦ bisedoni me nxënësit për të kuptuar më mirë se si i zgjidhin ata problemet dhe a i gjejnëpërgjigjet.Informata më të hollësishme për Pjesën 5mund të gjeni në Pjesën e Burimeve më poshtë1. Strategjitë e vlerësimit për të nxënit2. Stilet e të nxënit3. Stilet e të nxënit në klasë4. Vlerësimi në fushën afektive5. Vlerësimi i shkathtësive6. Përmbledhje e planifi kimit mbi vlerësimin e të nxënit98

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëBurimet për Pjesën 5BURIMI 1: Strategjitë e vlerësimit për të nxënit (vlerësimi formativ)Garrison, C., & Ehringhaus, M. (2007). Formative and summative assessments in the classroom. Përshtatur ngahttp://www.amle.org/Publications/ËebExclusive/Assessment/tabid/1120/Default.aspxNë përcaktimi i kritereve dhe qëllimeve bashkë me nxënësit ata angazhohen në procesin emësimdhënies dhe të të nxënit, duke përcaktuar të pritme të qarta. Për të arritur sukses nxënësitduhet t’i kuptojnë objektivat/qëllimet e të nxënit dhe kriteret për arritjen e tyre. Përcaktimi dhepërkufi zimi i përbashkët i punës cilësore, kërkesa që nxënësit të marrin pjesë në përcaktimin esjelljes normative për kulturën e klasës, dhe të përcaktuarit e kritereve për sukses, paraqesinshembuj të kësaj strategjie. Përdorimi i punimeve të nxënësve, testeve apo shembujve të asajse çfarë pritet nga nxënësit u ndihmon atyre të kuptojnë se ku gjenden, ku duan të arrijnë dhesi duket procesi efektiv për të arritur në atë pikë.Vëzhgimet nënkuptojnë diçka më shumë se vetëm lëvizjen nëpër klasë për të kontrolluar sea janë duke e bërë detyrën nxënësit dhe a kanë nevojë për ndonjë sqarim. Vëzhgimet janë tëdobishme për mësimdhënësin gjatë mbledhjes së dëshmive mbi të nxënit të nxënësve, në tëcilat e bazon planifi kimin e mësimdhënies. Këto dëshmi mund të shënohen dhe të përdorensi informacion kthyes për nxënësit lidhur me të nxënit e tyre, apo si të dhëna anekdotike qëpërdoren gjatë konsultimeve me nxënësit.Strategjitë e të pyeturit duhet të inkuadrohen në planifi kimin e mësimit/njësisë mësimore.Kur bëni pyetje më të mira atëherë ua mundësoni nxënësve të mendojnë më thellë dhe kështumund ta keni më të qartë nivelin dhe thellësinë e të kuptuarit të nxënësve. Me pyetje të këtillamund t’i angazhoni nxënësit në dialogun në klasë i cili edhe e zbulon edhe e zgjeron të nxënit.Aktiviteti me “skeda dalëse” në fund të orës, i cili zhvillohet për të kontrolluar se sa e kanëkuptuar nxënësit mësimin, ose një kontroll i shpejtë gjatë mësimdhënies, si për shembull mekarta me ngjyrë “të kuqe/të gjelbër” (ndalo/ec), ose në të cilat shkruan “mirë/ jo mirë ”, janëshembuj të strategjive për të bërë pyetje me anë të të cilave nxirren informata të drejtpërdrejtalidhur me të nxënit e nxënësve. Me zbatimin e kësaj strategjie të vlerësimit formativ, përveçqë do të kontrolloni të kuptuarit, ju edhe do t’u ndihmoni nxënësve të bëjnë pyetje më të mira.Vetë-vlerësimi dhe vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve ju ndihmon të krijoni brenda klasësnjë komunitet të të nxënit. Nxënësit të cilët mund të refl ektojnë derisa janë të angazhuar nëtë menduarit meta-kognitiv angazhohen edhe në të nxënit e tyre. Kur nxënësit marrin pjesënë përcaktimin e kritereve dhe qëllimeve, atëherë vetë-vlerësimi paraqet një hap logjik nëprocesin e të nxënit. Tek vlerësimi i ndërsjellë i nxënësve ata e shohin njëri-tjetrin si burim ngai cili mund të kuptojnë dhe të kontrollojnë cilësinë e punës karshi kritereve të vendosura.Mbajtja e shënimeve nga ana e nxnënësve u ndihmon të kuptojnë të nxënit e tyre në bazëtë dëshmive nga puna në klasë. Ky proces ku nxënësit rregullisht mbajnë shënime mbi punëne tyre jo vetëm që i angazhon ata, por edhe u ndihmon të shohin përtej notës se ku kanë fi lluardhe si po përparojnë drejt qëllimit të të nxënit.99

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëBURIMI 2: Stilet e të nxënitPërshtatur nga http://712educators.about.com/od/learningstyles/a/learning_styles.htmNxënësit arrijnë efektshmërinë më të madhe atëherë kur mësojnë sipas stilit të tyre të veçantëtë të nxënit. Ekzistojnë tri lloje kryesore të nxënësve: vizual (pamor), auditiv (dëgjimor), dhekinestetik. Përderisa shumica e individëve pa aftësi të kufi zuara mund të mësojnë sipas cilitdonga këto stile, shumica e njerëzve kanë një stil të preferuar.Nxënësi vizual/pamor – nxënësi që pëlqen të mendoj në formë të imazheve, preferon tëtakohet me dikë sy me sy dhe më shumë i pëlqejnë diagramet vizuale gjatë përgatitjes sëndonjë punimi, është ai që ka tendenca për të nxënit vizual. Ata zakonisht preferojnë që t’ishohin gjërat të shënuara në letër, në tekst ose të paraqitura me projektor. Ata i konsiderojnëjashtëzakonisht të efektshme hartat, grafi konet, tabelat dhe mjetet e tjera vizuale. Ata më sëmiri i mbajnë mend gjërat e shkruara.Nxënësi auditiv/dëgjimor – nxënësi i cili mendon në formë të tingujve, preferon të bisedojëme dikë në telefon dhe preferon kur i jepen udhëzime me gojë kanë tendenca për të nxënitauditiv. Nxënësit auditivë janë ata që në përgjithësi mësojnë më së miri duke dëgjuar. Atyreu pëlqen të mësojnë nëpërmjet ligjëratave, diskutimeve dhe leximit me zë. Ata më së miri imbajnë mend gjërat duke i dëgjuar ose duke i përsëritur me zë.Nxënësi kinestetik/lëvizor – nxënësi i cili mendon në formë të imazheve lëvizëse, sikur fi lmatë shkurtë në mendjen e tij, preferon të marrë pjesë në aktivitete kur bisedon me dikë dhefi llon punën menjëherë pa i lexuar udhëzimet, ka tendencë për të nxënit kinestetik. Nxënësitkinestetik janë ata që mësojnë më së miri duke prekur, duke ndjerë dhe duke përjetuar atë qëpërpiqen të mësojnë. Ata më së miri mbajnë mend duke shkruar apo duke manipuluar fi zikishtme informata.Si të shfrytëzohen në mënyrë efektive stilet e të nxënit në klasëNë rastin ideal ju do të inkuadronit të tri stile e të nxënit në secilin mësim. Megjithatë, kjo ështëe pamundur në botën reale të mësimdhënies. Por, në të vërtet nuk është edhe aq e vështirë t’iinkuadrosh edhe të nxënit auditiv edhe të nxënit vizual në mësimet tuaja.Për shembull, udhëzimet mund t’i shkruani në tabelë dhe t’i lexoni me zë. Por, nuk ështëgjithmonë aq e lehtë të përfshini edhe stilin e të nxënit kinestetik në mësimet tuaja. Evërteta është se një numër i madh i nxënësve e ka këtë stilit të të nxënit më të shprehurin.Më së miri është që mësimdhënësi të mos e marrë këtë si detyrim, por të përpiqet të gjejëmomente dhe mënyra të përshtatshme për ta përfshirë të nxënit kinestetik në mësim.Nëse i përshtatet klasës, ju mund të përfshini në mësim simulime, luajtje të roleve, debateose të përdorni materiale manipuluese.Shqetësimet lidhur me përfshirjen e stileve të të nxënitEdhe pse sot kjo ndodh më rrallë se në të kaluarën, disa mësimdhënës e nënvlerësojnërëndësinë e stileve të të nxënit. Ata vazhdojnë të mbajnë mësim me metodën e tyre tëzakonshme dhe nuk përpiqen fare t’i ndryshojnë metodat e mësimdhënies. Ky është gabim qërezulton me më pak nxënie në klasë.100

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëNë anën tjetër, shumë nxënës dhe, në masë më të vogël, disa mësimdhënës gabojnë dukemenduar se nuk mund të mësojnë duke përdorur metoda që nuk përqendrohen në stilin etyre të të nxënit. Ky është edhe një gabim tjetër i cili përsëri do të ndikojë që të ketë më paknxënie. Nëse mësimdhënësit nuk u ndihmojnë nxënësve që të gjejnë mënyra në të cilat dotë përvetësojnë informata të paraqitura në cilindo stil, atëherë nuk do t’ju ndihmojnë të arrijnësukses në të ardhëm. Është fakt që nxënësit do të përballen me shumë stile të ndryshme tëmësimdhënies gjatë shkollimit. Nxënësit do të mund të arrijnë sukses vetëm nëse përshtatendhe mësojnë edhe nëpërmjet stileve të tjera.Shembuj të mënyrave në të cilat mund të përshtaten nxënësit:♦ Nxënësit kinestetik/lëvizor duhet t’i shënojnë informatat që duhet t’i përvetësojnë.♦ Nxënësit vizualë/pamorë mund të krijojnë rrjeta të fjalëve, diagramin e Venit apoprezantime të tjera vizuale të informatave.♦ Nxënësit auditiv/dëgjimor mund ta lexojnë me zë një paragraf nga libri ose ngamaterialet e tjera që u janë dhënë.BURIMI 3: Stilet e të nxënit në klasëStilet e të nxënit në klasëKarakteristikatMetodatkryesore të tënxënitMënyrat e përshtatjes sëmësimeveNxënësitvizualëNxënësit vizualë tipik përdorinteknikën e vizualizimit përt’i mbajtur mend gjërat. Atazakonisht kanë ndjenjë të mirëpër drejtim, sepse i vizualizojnëhartat dhe drejtimet nëmendjen e tyre. Shumë prejtyre më shumë preferojnë t’ilexojnë informatat në libër osenë tabelë, sesa ta dëgjojnëmësimdhënësin gjatë mësimit.Atyre u pëlqen të shkarravisindhe të vizatojnë. Nxënësitvizualë zakonisht përdorin nëfjalorin e tyre të përditshëmfjalë që kanë të bëjnë me tëshikuarit. Për shembull, atamund të thonë “Ta shikojmëkëtë.” ose “Ta shikojmë këtënga një perspektivë tjetër.” Atai mbajnë mend detajet siç janëngjyrat dhe ndarja e hapësirës.Nxënësit vizualëmësojnë më sëmiri duke parëatë që duhettë mësojnë.Nxënësit vizualëzakonishtpreferojnëimazhe, harta,grafi kone dheparaqitje të tjeravizuale kundrejtformave të tjeratë mësimdhënies.Ata mendojnë sedo të kenë gjasamë të mira përt’i mbajtur mendinformatat nësepërdorin imazhe,harta mendore,lista dhe teknikatë tjera vizuale nëshënimet e tyre.Përfshirja e diagrameve,hartave mendore, rrjetave tëfjalëve, mjeteve vizuale dheformave të tjera të organizimitgrafi k do t’u ndihmojnënxënësve të përfi tojnënë mënyrë optimale ngamësimdhënia e juaj. Mësojininxënësit të përdorin markeragjatë leximit të shënimeve tëtyre dhe të krijojnë karta meshënime për teste dhe përpërvetësimin e informatave.Përpiquni të mos jepnivetëm udhëzime me gojë kurnxënësve ua jepni një detyrë.Përveç kësaj, përpiquni t’ishmangeni mësimdhënies pashënime përcjellëse dhe/osemjete vizuale.101

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëNxënësitauditivNxënësit auditiv mësojnë mësë miri duke dëgjuar dhe dukefolur me zë. Ata zakonisht ivërejnë dhe i mbajnë mendtingujt. Ata i mbajnë mendgjërat që i dëgjojnë. Atyre poashtu u shkojnë për dore fjalëtdhe gjuha. Zakonisht mësojnëduke lexuar me zë. Mirëpo, atagjithashtu shpesh hutohen ngazhurma dhe tingujt.Nxënësit auditivmësojnë mësë miri dukei dëgjuarinformatat. Atashpesh kanënevojë ta lexojnëme zë tekstinnë mënyrë qët’i mbajnë mendpikat kryesore.Për nxënësitauditiv përsëritjaverbale paraqetmënyrën efektivetë të mësuarit.Krahas udhëzimeve meshkrim për detyra jepuninxënësve edhe udhëzime megojë. Organizoni diskutime nëgrupe gjatë orës mësimore.Jepuni nxënësve videoincizime për të plotësuartekstin e shkruar. Jepuni kohëtë mjaftueshme nxënësve përtë lexuar me zë ose për tëbiseduar lidhur me problemetqë mund t’i kenë. Gjatëperiudhave të leximit nëqetësi bëni pauza. Po ashtuduhet të keni parasysh seatyre që janë të mirë në stiline të nxënit auditiv zakonisht uduhet më shumë kohë për talexuar një paragraf.NxënësitkinestetikNxënësit kinestetik zakonishtmësojnë më së miri duke ibërë gjerat. Atyre zakonishtu shkojnë për dore aktivitetetfi zike siç janë sporti dhevallëzimi. Atyre u pëlqen tëmësojnë me metoda praktike.Atyre zakonisht u pëlqejnëudhëzimet se si duhet bërëdiçka dhe tregimet për aksiondhe aventurë. Ata zakonishtlëvizin derisa fl asin në telefonapo çohen dhe lëvizin derisajanë duke mësuar. Disa nxënëskinestetik duken nervoz dhe ekanë të vështirë të qëndrojnëulur në klasë.Nxënësitkinestetikmësojnë mësë miri dukei bërë gjërat,përfshirë gjëratmanipuluese,simulimet dheluajtjen e roleve,dhe metodat etjera me të cilatata përfshihenfi zikisht nëprocesin e tënxënit në qëpërfshijnë.Atyre u pëlqejnëeksperimentetdhe përvojat edrejtpërdrejta dhemësojnë mirënga ato së miri.Përveç kësaj,ata mësojnëmë së miri kurka aktivitete tëndryshme gjatëorës mësimore.Ndryshoni mësimdhënienjo vetëm nga dita në ditëpor edhe në kuadër të orësmësimore. Jepuni nxënësvesa më shumë mundësi qëua lejon plan-programi për tëbërë punë praktike. Lejojininxënësit që të luajnë rolenë mënyrë që t’i kuptojnë samë mirë konceptet kryesore.Krijoni mundësi që nxënësittë studiojnë materialin nëgrupe të vogla diskutimi.Nëse keni mundësi planifi koninjë vizitë diku jashtë klasëse cila do të ndihmojë tëpërvetësohen më mirëkonceptet kryesore. Nësenxënësit e humbin durimingjatë orës lejojini të çohendhe të lëvizin pak.102

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëBURIMI 4: Vlerësimi në fushën emocionalePërshtatur nga Dr. Olga C. Alonsabehttp://olga-assessment.blogspot.com/2009/05/assessment-in-affective-domain.htmlKy artikull përmban dy pjesë:Pjesa 1 – Koncepte dhe përkufizimePjesa 2 – Shembuj dhe mjete vlerësimiPjesa 1 – Koncepte dhe përkufizimeFusha afektive është pjesë e sistemit për identifi kimin e të kuptuarit dhe shqyrtimin se simësojnë njerëzit, i cili është botuar në vitin 1965. Në të përshkruhen objektivat e të nxënit, tëcilat theksojnë cilësinë e ndjenjës, emocionin ose shkallën e pranimit apo refuzimit. Kjo fushëështë mjaft e vështirë për tu analizuar dhe vlerësuar objektivisht, ngase objektivat afektivedallojnë nga vëmendja e thjeshtë deri te fenomenet e zgjedhura dhe cilësitë e karakterit dhevetëdijes, të cilat janë komplekse por edhe të qëndrueshme në brendësi. Megjithatë, vlerësimidhe matja e aftësive të nxënësve në këtë fushë janë pjesë pandashme e procesit edukativ.Për shembull, shpesh thuhet se disa njerëz janë “të shkolluar” por jo edhe të “edukuar”. Kjothjesht do të thotë se sot pjesa më e madhe e proceseve arsimore ka për qëllim zhvillimine aspekteve kognitive të zhvillimit, ndërsa shumë pak kohë i kushtohet zhvillimit të fushësafektive.Taksonomia në fushën emocionaleTaksonomia në fushën afektive përmban një numër të madh objektivash të cilat në literaturëcilësohen si interesime, qëndrime, vlerësim, vlera dhe gjendje emocionale ose paragjykime.Ju mund ta përkrahni zhvillimin e aftësive emocionale të nxënësve duke rikujtuar foljet që janëpjesë e fushës emocionale. Përshkrimet e hapave në taksonomi janë marrë nga Taksonomiae Kratëohl-it e fushës afektive:1. Pranimi do të thotë të jesh i vetëdijshëm ose i ndjeshëm ndaj ekzistimit të ideve,materialeve ose fenomeneve të caktuara dhe të jesh i gatshëm t’i tolerosh ato. Shembuj:dalloj, pranoj, dëgjoj j, përgjigjem/reagoj.2. Përgjigja/reagimi në masë më të vogël ka të bëjë me idetë, materialet ose fenomenet epërfshira duke u përgjigjur/reaguar në mënyrë aktive ndaj tyre. Shembuj: i përmbahem,përcjell, vlerësoj, paraqitem vullnetar, kaloj kohën e lirë duke…, lavdëroj.3. Të vlerësosh do të thotë të jesh i gatshëm që të tjerët të të konsiderojnë si një personi cili i vlerëson idetë, materialet ose fenomenet e caktuara. Shembuj: rris njohuritë ematura në …, heq dorë, sponsorizoj, mbështes, debatoj.4. Organizimi do të thotë të ndërlidhësh vlerën me vlerat ekzistuese dhe ta ndërthurëshnë një fi lozofi të harmonizuar dhe brendësisht të qëndrueshme. Shembuj: diskutoj,teorizoj, formuloj, balancoj, shqyrtoj.103

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë5. Karakterizimi sipas vlerave apo bashkësia e vlerave do të thotë të veprosh në vazhdimësinë përputhje me vlerat të cilat i ke brendësuar. Shembuj: rishikoj, kërkoj, të vlerësojlartë në kuptimin e vlerave, të shmang, bëj ballë, ia dal mbanë, zgjidh.Taksonomia e Kratëohl-it për Fushën EmocionaleKompetencat e të nxënit emocionalKompetencat e të nxënit afektiv shpesh përkufi zohen në formë të objektivave të mësimdhënies.Objektivat e mësimdhënies paraqesin sjellje specifi ke, të matshme, afatshkurtra dhe tëdukshme të nxënësve. Objektivat paraqesin bazën mbi të cilën mund të zhvilloni mësime dheinstrumente vlerësimi për të cilat mund të dëshmoni se i plotësojnë objektivat e përgjithshmetë lëndës ose objektivat e mësimit. Objektivat duhet t’i shihni si mjete të cilat i përdorni përt’u siguruar që do t’i arrini qëllimet tuaja; sikur shigjeta që e gjuani drejt shënjestrës (qëllimit).Qëllimi i objektivave është të siguroheni që të nxënit është i përqendruar mjaftueshëm qartësa edhe nxënësit edhe mësimdhënësi e din se çfarë po ndodh, prandaj edhe të nxënit mundtë matet në mënyrë objektive. Në shkollë të nxënit në fushën afektive vlerësohet dhe matetnga mësimdhënësit të cilët gjatë një periudhe kohore më të gjatë vërejnë përsëritje në sjelljene nxënësve dhe ndikojnë në zhvillimin e qëndrimeve dhe vlerave.Taksonomia në fushën afektiveObjektivat e sjelljes fokusohen në sjelljet e vëzhgueshme që mund të përkthehen me lehtësinë kuptim sasior:Niveli dhe Definicioni Foljet ilustruese ShembujPranimi i referohet gatishmërisë së nxënësvepër të marrë pjesë në fenomene të caktuaratë stimulimit (aktivitete të klasës, tekstemësimore, muzikë, etj.). Rezultatet e të nxënitnë këtë fushë shkojnë nga vetëdija e thjeshtëse ekziston një gjë deri te vëmendja selektivenga ana e nxënësit. Pranimi përfaqësonnivelin më të ulët të rezultateve të të nxënitnë domenin afektivPërgjigja i referohet pjesëmarrjes aktivenga ana e nxënësve. Në këtë nivel ai apoajo jo vetëm që merr pjesë vetëm në ndonjëfenomen të caktuar por edhe reagon ndajtij në ndonjë mënyrë. Rezultatet e të nxënitnë këtë fushë mund të theksojnë praniminnë dhënien e përgjigjeve, (lexon materialin edhënë), gatishmërinë për tu përgjigjur (lexonvullnetarisht përtej detyrës), apo kënaqësi nëdhënien e përgjigjes (lexon për kënaqësi).pyet, zgjedh,përshkruan, përcjell,jep, mban, identifi kon,gjen, emërton,përcakton, selekton,ulet drejt, përgjigjet,përdorpërgjigjet, ndihmon,përshtatet, përshtat,diskuton, përshëndet,ndihmon, etiketon,performon, praktikon,prezanton, lexon,reciton, zgjedh,tregon, shkruanDëgjon në mënyrë të hapurdiskutimin e çështjeve tëkundërthënshme.Respektimi i të drejtës sëtë tjerëve.Dëgjon dhe mban mendemrat e njerëzve të sapoprezantuar.Përfundimi i detyrave tështëpisë.Pjesëmarrja në aktivitetete zgjidhjes së problemevenë ekip.I vë në pyetje idetë,konceptet, modelet, etj.të reja në mënyrë që t’ikuptojë ato plotësisht.104

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëVlerësimi ka të bëjë me vlerën që nxënësii jep një objekti, fenomeni apo sjelljetë caktuar. Vlerësimi është i bazuar nëpërbrendësimin e një seti të vlerave tëspecifi kuara, por idetë për këto vlera janëshprehur në sjelljen e nxënësit. Rezultatete të nxënit në këtë fushë kanë të bëjnë mesjelljen që është e vazhdueshme dhe mjaftstabile për ta bërë vlerën të identifi kueshmeqartë. Objektivat udhëzuese që klasifi kohenzakonisht në kuadër të “qëndrimeve” dhe“vlerësimit” do të përfshihen në këtë kategori.Organizimi ka të bëjë me bashkimin evlerave të ndryshme, duke i zgjidhur konfl iktetnë mes vete, dhe fi llimin e ndërtimit të njësistemi të brendshëm dhe të vazhdueshëmtë vlerave. Kështu që theksi është nëkrahasimin, ndërlidhjen dhe sintetizimin evlerave.Rezultatet e të nxënit mund të kenë tëbëjnë me kuptimin e vlerave (njohjendhe përgjegjësinë e secilit individ përpërmirësimin e raporteve njerëzore) apo meorganizimin e sistemit të vlerave (zhvillon njëplan profesional që i kënaq nevojat e tij aposaj për të dy shërbimet ekonomike të sigurisëdhe shoqërore).Karakterizim nga vlera apo një pakovlerash. Individi ka një sistem vlerash qëe kontrollon sjelljen e tij apo saj për njëkohë mjaft të gjatë për të për ta zhvilluar një“stil-jetësor” karakteristik. Kështu që sjelljaështë dominuese, e vazhdueshme dhe eparashikueshme. Rezultatet e të nxënit nëkëtë nivel e mbulojnë një spektër të gjerë tëaktiviteteve, por theksi kryesor është te faktise sjellja është tipike apo karakteristike përnxënësin.kompleton,përshkruan,diferencon, shpjegon,pason, formëson,inicion, fton,bashkohet, justifi kon,propozon, lexon,raporton, selekton,shkëmben, studion,punonbashkon, alternon,aranzhon, kombinon,krahason, kompleton,mbron, shpjegon,gjeneralizon,identifi kon, integron,modifi kon, porosit,organizon, përgatit,ndërlidh, sintetizonvepron, diskriminon,shfaq, ndikon,dëgjon, modifi kon,performon, praktikon,propozon, kualifi kon,pyet, rishikon,shërben, zgjidh,shfrytëzon, verifi konPranimi i idesë që integronkurrikulën është mënyrë emirë për të mësuar.Pjesëmarrja në donacionetë gjakut në kampus.Demonstron besimin nëprocese demokratike.Shfaq aftësinë për zgjidhjetë problemeve.Informon menaxhiminpër çështjet për të cilatmendon se kanë shumërëndësi.Njeh aftësitë, kufi zimet dhevlerat dhe zhvillon aspiratareale.Pranon përgjegjësi përsjelljet e veta.Shpjegon rolin e planifi kimitsistematik në zgjedhjen eproblemeve.Pranon standardet etikeprofesionale.Prioretizon kohën nëmënyrë efektive përt’i arritur nevojat eorganizatës, familjes dhevetes.Stili i jetesës së personitndikon në reagimin ndajshumë llojeve të ndryshmetë situatave.Shfaq vetëbesim kurpunon në mënyrë tëpavarur.Shfrytëzon një qasjeobjektive në zgjidhjen eproblemeve.Shfaq përkushtimprofesional ndaj praktikësetike në bazë ditore.Rishikon gjykimet dhendryshimet në sjellje të njëdëshmie të re.Në fushën afektive, dhe në veçanti kur i shqyrtojmë kompetencat e të nxënit, duhet të marrinparasysh edhe këto koncepte kryesore kryesore të Qëndrimeve, Motivimit dhe Vetë-efi kasitetit105

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëQëndrimet:Qëndrimet përkufi zohen si predispozitë mendore për të vepruar, e cila manifestohet nëpërmjetvlerësimit të një subjekti të caktuar me një shkallë pëlqimi ose mospëlqimi. Individët zakonishtkanë qëndrime të cilat përqendrohen në objekte, njerëz ose institucione. Qëndrimet kanë tëbëjnë edhe me kategoritë mendore. Orientimet mendore drejt koncepteve njihen në përgjithësisi vlera. Qëndrimet përbëhen nga katër komponentë:♦ Njohja – bindjet, teoritë, të priturat, bindjet shkak-efekt, perceptimet që lidhen me pikënqëndrore; deklarimi i bindjeve dhe të të priturave që dallojnë nga një individ te tjetri.♦ Emocioni – paraqet ndjenjat që lidhen me subjektin kryesor – frika, pëlqimi, zemërimi;(ngjyra e kaltër ka të bëjë me vetminë), qetësia, gjakftohtësia.♦ Qëllimet e sjelljes – qëllimet, aspiratat tona dhe reagimet tona të pritura ndaj subjektittë qëndrimit.♦ Vlerësimi – komponenti qendror e qëndrimeve; kur një subjekti të qëndrimit ia atribuojmënjë nuancë të mirësisë ose të së keqes; qëndrim pozitiv ose negativ ndaj një subjekti;funksionet e qëllimeve njohëse, afektive dhe të sjelljes të subjektit; ruhet në kujtesë.Qëndrimet ndikojnë në mënyrën e të vepruarit dhe të të menduarit të një personi në komunitetinshoqëror të cilit i përket. Ato mund të funksionojnë si korniza dhe referenca për nxjerrjen ekonkludimeve dhe interpretimin apo të vepruarit për ose kundër një individi, një koncepti aponjë ideje. Ato ndikojnë në sjellje. Njerëzit sillen në përputhje me qëndrimet e tyre.MotivimiMotivimi paraqet arsyen ose një grup arsyesh për shfaqjen e një sjelljeje të caktuar. Arsyetpërfshijnë nevojat themelore, objektet, qëllimet, gjendjen fi zike, idealen e dëshirueshme.Motivimi po ashtu i referohet inicimit, drejtimit, intensitetit dhe qëndrueshmërisë së sjelljesnjerëzore.Ka shumë teori të cilat e shpjegojnë motivimin e njeriut. Një nga këto teori është teoria enevojës. Teoria e Abraham Masloëit mbi hierarkinë e nevojave njerëzore është teoria më edebatuar e motivimit. Kjo teori mund të përmblidhet në këtë mënyrë:♦ qeniet njerëzore kanë dëshira dhe qejfe, të cilat ndikojnë në sjellje. Vetëm nevojat epaplotësuara mund të ndikojnë në sjellje, nevojat e plotësuara nuk mund të ndikojnë;♦ nevojat renditen sipas rëndësisë, nga më të thjeshtat deri te më të ndërlikuarat, dukepërfshirë nevojat psikologjike, për siguri, sociale, për vetëbesim dhe vetërealizim(realizimi i plotë i potencialit personal);♦ personi përparon drejt nivelit tjetër më të lartë të nevojave vetëm pasi të ketë plotësuartë paktën në minimum nevojën paraprake më të ulët;♦ sa më lartë arrin në hierarki personi aq më shumë do të shfaq individualitet, humanitetdhe shëndet psikologjik.Frederick Herzberg paraqet një teori tjetër të nevojave: kjo është teoria e dy faktorëve apo“Teoria e motivimit-higjienës”. Sipas kësaj teorie It ka disa faktorë të caktuar në vendin epunës, të cilët na bëjnë të jemi të kënaqur me punën, dhe disa të tjerë që nuk na bëjnë tëndjehemi kështu, por në rast se mungojnë atëherë shkaktojnë pakënaqësi. Herzberg i dallon:106

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Motivuesit – puna sfi duese, vlerësimi, përgjegjësia, që japin kënaqshmëri pozitive,♦ Faktorët higjienik – statusi, siguria e punës, paga dhe benefi cionet e kontratës – nësejanë të pranishme nuk motivojnë, por nëse mungojnë atëherë do të rezultojnë medemotivim.Siç është rasti me higjienën, prania e motivuesve do ta bëjë një person më të shëndetshëm,por mungesa e tyre do të shkaktojë keqësimin e shëndetit.Clayton Aldefer e ka zgjeruar hierarkinë e Maslow-it të nevojave. Ai e ka formuluar TeorinëELZH (e ekzistencës, lidhshmërisë dhe zhvillimit). Kategoria e ekzistencës (fi ziologjike dhe esigurisë) përfshinë nevojat e nivelit të ulët, pas saj pasojnë kategoria e lidhshmërisë (dashuriadhe vetëbesimi), si nevoja të nivelit të mesëm dhe kategoria e zhvillimit (vetërealizimi dhevetëbesimi), si nevoja të nivelit të lartë.Motivimi në arsim mund të ketë disa efekte në mënyrën në të cilën mësojnë nxënësit dhe nësjelljen e tyre ndaj përmbajtjes së lëndës. Motivimi mund ta orientojë sjelljen drejt qëllimeve tëcaktuara: shtimi i përpjekjeve dhe i energjisë; shtimi i inicimit të aktiviteteve dhe këmbënguljesnë aktivitete; përmirësimi i proceseve kognitive; përcaktimi i pasojave të cilat përforcohen;shpien në performancë të përmirësuar.Ekzistojnë dy lloje të motivimit: motivimi i brendshëm i cili sjell kënaqësi, përkatësisht i bënnjerëzit të ndjejnë se ajo që mësojnë ka rëndësi morale, dhe motivimi i jashtëm i cili ndodh kurnxënësi është i detyruar të bëjë diçka nën ndikimin e faktorëve të jashtëm.Vetë-efikasitetiVetë-efi kasiteti paraqet përshtypjen se jemi në gjendje të kryejmë detyrën në një mënyrëtë caktuar ose të arrijmë qëllime të caktuara. Vetë-efi kasiteti është bindja se jemi të aftë tëkryejmë veprimet e caktuara të cilat janë të domosdoshme për menaxhimin e situatave tëardhshme. Vetë-efi kasiteti është, po ashtu, bindje (e drejt ose e gabuar) se ne kemi aftësinëpër të arritur këtë efekt.Vetë-efi kasiteti ka të bëjë me perceptimin e aftësisë sonë për arritur një qëllim. Hulumtimetkanë dëshmuar se efi kasiteti i tepërt ka ndikim negativ në motivimin e nxënësve, ndërsaefi kasiteti i ulët e rrit motivimin për të mësuar.Pjesa 2: Ushtrime dhe mjete vlerësimi:Zhvillimi i mjeteve të vlerësimit/mjeteve standarde të vlerësimitMjetet e vlerësimit në fushën afektive janë ato që përdoren për të vlerësuar qëndrimet,interesimet, motivimet dhe vetë-efi kasitetin. Ato përfshijnë:♦ Listat e kontrollit - Listat e kontrollit janë instrumenti më i zakonshëm dhe ndoshtamë i lehti në fushën afektive. Ato përmbajnë gjëra të thjeshta të cilat nxënësi osemësimdhënësi mund t’i shënojnë me “mungon” ose “e pranishme”. Hapat e ndërtimit tënjë liste të këtillë janë si në vijim:a. shënoni të gjitha atributet dhe karakteristikat që dëshironi t’i vëzhgoni;b. renditni këto atribute në një “listë të atributeve” të karakteristikave;c. kërkoni nga nxënësit që t’i shënojnë ato atribute që janë të pranishme dhe mosshkruajnë asgjë pranë atributeve që nuk janë të pranishme.107

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Vet-raportimi. Ky është mjeti më i zakonshëm i matjes në domenin afektiv. Në thelbai kërkon nga individi që të ofrojë një pasqyrë të qëndrimeve apo të ndjenjave rrethkonceptit apo idesë apo njerëzve. Ai quhet edhe “refl ektim i shkruar” (pse më pëlqen aponuk më pëlqen matematika). Mësimdhënësi siguron se nxënësit shkruajnë diçka që dotë demonstrojë nivelet e ndryshme të taksonomisë ( nga pranimi deri te karakterizimi).♦ Shkallët e rangimit – paraqesin një grup kategorish të dizajnuara për të nxjerrë informatalidhur me një atribut sasior në shkencën sociale. Shembujt e zakonshëm janë Shkalla eLikert-it dhe Shkalla e rangimit 1-10, ku individi e zgjedh numrin i cili e pasqyron cilësinëe perceptuar të një produkti. Karakteristika kryesore e cilësdo shkallë rangimi është sepërbëhet nga një numër kategorish. Këto kategori zakonisht simbolizohen me numra tëplotë.♦ Shkallët e Diferencialit semantik (DS) përdoren për vlerësimin e reagimit të një individindaj fjalëve, ideve apo koncepteve të caktuara në kuptimin e rangimit në shkallëbipolare, të përkufi zuar me mbiemra të kundërt në secilin skaj:Mirë ___ ___ ___ ___ ___ ___ ___ Keq3 2 1 0 1 2 3( 3 = jashtëzakonisht shumë; 2 = relativisht shumë; 0 = neutral)♦ Shkalla e Thurstone-itMendohet se Thurstone ka qenë themeluesi i konceptit të matjes së qëndrimevedhe e ka shtjelluar çështjen se sa e favorizon një person një çështje të caktuar. Aie ka zhvilluar vazhdimësinë e qëndrimit për të përcaktuar nivelin e favorizimit të njëçështjeje. Më poshtë mund ta shihni një shembull të Shkallës së Thurstone-it të matjes.Udhëzimet –Vini një shenjë tek fjalia me te cilën pajtoheni:____ 1. Gratë nuk mund të garojnë me burrat në jetën publike. (Vlera në shkallë = 0.9)____ 2. Gratë dhe burrat duhet të qëndrojnë ndaras në të gjitha çështjet publike në tëcilat mund të konsiderohen të barabartë ( Vlera në shkallë = 3.2)_____3. Nuk më intereson se si vlerësohen gratë nga opinioni publik. (Vlera në shkallë= 5.4)♦ Shkalla e Likert-itNë vitin 1932, Likert zhvilloi metodën e rangimeve të përmbledhura (Shkallën e Likertit),e cial përdoret shumë. Këtu kërkohet që individi të vë një shenjë për të treguar:“pajtohem plotësisht”, “pajtohem”, “i pavendosur”, “nuk pajtohem” ose “nuk pajtohemfare”, për një numër të madh pikash lidhur me subjektin ose stimuluesin e qëndrimit.Shkalla e Likert-it ndërtohet kështu:a. Zgjidhni gjërat që doni t’i përfshini. Zgjidhni gjërat të cilat e dini se marrin vlerësim tëlartë në krahasim me shumën e të gjitha pikëveb. Vendosni si do të rangohet secila pikë, ose emëroni secilën vlerë të shkallës në atëmënyrë që të pasqyrojnë interpretimin i cili do të shënohet me një numërc. kërkoni nga pjesëmarrësit të rangojnë secilën pikë në listëd. Nxirrni rezultatin përfundimtar duke mbledhur vlerat që i ka identifi kuar individi përsecilën kategori.108

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëBURIMI 5: Vlerësimi i shkathtësivePërshtatur nga: http://academic.pgcc.edu/~wpeirce/MCCCTR/Designingrubricsassessingthinking.htmlVlerësimi i shkathtësive për zgjidhjen e problemeveTeknikaPërshkrimiÇka duhet të bëjmëme të dhënat?Përpjekjet enevojshmeDetyrat përidentifikimine problemitVlerësoni se sa janë në gjendjenxënësit t’i identifi kojnë problemete llojeve të ndryshme që janë tëzakonshme në lëndën tuaj. Filloniduke zgjedhur shembuj të disaproblemeve të ndërlidhura portë ndryshme, të cilët nxënësite kanë të vështirë t’i dallojnë.Krijoni një formular ku nxënësitdo t’i lidhin këta shembuj meteknikat përkatëse për zgjidhjen eproblemeve.Shikojini përgjigjetdhe mblidhnipërgjigjet e saktadhe ato të gabuara.Jepini klasësinformacion kthyes.Për përgatitje:mesatareNë klasë: evogëlPër analizë: evogëlCili ështëparimi?Vlerësoni se sa janë në gjendjenxënësit ta identifi kojnë pariminmë të përshtatshëm për atëproblem. Identifi koni parimin bazëtë cilën e mësojnë nxënësit nëlëndën tuaj. Jepni shembuj tëproblemeve të cilët e ilustrojnë mësë miri secilin parim. Krijoni njëformular ku nxënësit do t’i lidhinparimet me shembuj.Llogaritni numrin epërgjigjeve të saktadhe të gabuaradhe shënoni atoqë përsëriten.Diskutojini rezultatetme klasën.Për përgatitje:mesatareNë klasë: evogëlPër analizë: evogëlShënonizgjidhjen eproblemitVlerësoni se sa janë në gjendjenxënësit t’i zgjidhin problemetdhe sa e kuptojnë procesin ezgjidhjes së problemeve. Zgjidhniprobleme që përbëhen nga disahapa dhe që janë të niveleve tëndryshme të vështirësisë. Kërkoninga nxënësit që ta marrin një fl etëtë pastër dhe ta ndajnë përgjysmëme një vijë. Udhëzojini nxënësitqë t’i zgjidhin problemet dukeshënuar të gjithë punën e tyre nëgjysmën e majtë të faqes. Ndërsa,në anën e djathtë të faqes le t’ishënojnë hapat që i kanë zbatuarpër ta zgjidhur problemin, sikur t’iashpjegonin këtë gjë një shoku tëklasës i cili ka nevojë për ndihmë.Shikojini përgjigjet.Identifi koni tripërgjigje të saktadhe që përmbajnëzgjidhje tëdokumentuaramirë. Identifi koni tripërgjigje të gabuara,por që përmbajnëzgjidhje tëdokumentuara mirë.Bëni shënime. Ndanitri apo katër komenteme nxënësit nëklasë.Për përgatitje:mesatare- emadheNë klasë:mesatarePër analizë:mesatare- emadhe109

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëVlerësimi i shkathtësive për analizë dhe të menduarit kritikTeknikaTabela ekategorizimitPërshkrimiVlerësoni aftësinë e nxënësvepër t’i klasifi kuar në kategorigjërat që duhet t’i mësojnë.Jepuni nxënësve një listëtë gjërave të cilat duhet t’iklasifi kojnë dhe një tabelë medy ose tri kategori. Kërkoni nganxënësit që t’i klasifi kojnë atogjëra nëpër kategori.Çka duhet të bëjmëme të dhënat?Gjeni në tabelë secilat gjërat që janëklasifi kuar gabimishtpërsëriten. Gjenipërgjigjet e gabuaratë cilat përsëritenmë së shumti. Jepniklasës informacionkthyes.Përpjekjet enevojshmePër përgatitje: evogëlNë klasë: evogëlPër analizë: evogëlMatrica ekarakteristikavepërcaktueseVlerësoni shkathtësitë enxënësve për kategorizimin einformatave të rëndësishme.Krijoni një matricë përdy ose tre koncepte tëngjashme. vendosni secilat janë karakteristikat mëtë rëndësishme të këtyrekoncepteve, të cilat duhett’i identifi kojnë nxënësit.Përgatitni një listë tëkarakteristikave përcaktuesetë cilat i ka ose nuk i ka secilikoncept (kjo ju ndihmon nëveçanti kur konceptet kanëdisa karakteristika të njëjta).Kërkoni nga nxënësit që përsecilin koncept të përcaktojnëpraninë (+) ose mungesën (-)e karakteristikave përcaktuesemë të rëndësishme.Kontrolloni matricatdhe identifi konipërgjigjet e gabuara.Gjeni përgjigjet egabuara të cilatpërsëriten më sëshumti. Jepni klasësinformacion kthyes.Për përgatitje:mesatareNë klasë: evogëlPër analizë: evogëlTabela eargumenteve Prodhe KundërVlerësoni se sa janë nëgjendje nxënësit të analizojnëdy anët e një çështjeje.Përqendrohuni në një vendim,dilemë apo çështje e cilandërlidhet me disiplinën tuaj.Mendojeni një pyetje me tëcilën do t’i nxisni nxënësittë japin argumente pro dhekundër. Nxënësit krijojnë njëlistë paralele të fjalëve, frazaveose fjalive.110Filloni duke i dëgjuarargumentet Pro dheKundër të cilat i kanëparaqitur nxënësitdhe veçoni ato qëpërsëriten më sëshpeshti. krahasoniatë listë me listëntuaj. A i kanë lënëanash pikat kryesore,ose a kanë dhënëinformata jorelevantenxënësit? Identifi koniedhe gjërat e tjeraqë përsëriten. Jepiniklasës informacionkthyes.Për përgatitje:mesatareNë klasë: evogëlPër analizë:e vogël -mesatare

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëVlerësimi i shkathtësive për zbatim dhe performancëTeknikaPërshkrimiÇka duhet të bëjmëme të dhënat?Përpjekjet enevojshmeParafrazimi iudhëzuarVlerësoni se sa janë në gjendjenxënësit të përmbledhin dhetë përsërisin informata tërëndësishme. Kërkoni nganxënësit të përgatisin njëpërmbledhje të temës sëzgjedhur. Tregojuni se kushështë audienca, cili ështëqëllimi, dhe cili është kufi ri përfjalët apo fjalitë e shkruara.Identifi koni përgjigjetmë të paqarta dukepërdorur lapsangjyrash të ndryshme.Gjeni pikate paqartadhe ato të qarta qëpërsëriten. Diskutojinirezultatet me klasën.Për përgatitje: evogëlNë klasë:mesatarePër analizë:mesatareKartat ezbatimitPyetjet përtest që inxjerrinnxënësitVlerësoni se sa e kuptojnënxënësit zbatimin e mundshëmtë asaj që kanë mësuar. Pasita kenë mësuar nxënësit njëparim, teori apo një procedurë,shpërndajini kartat e indeksitdhe kërkoni nga nxënësit tëshkruajnë një shembull se simund ta zbatojnë në botënreale atë që e kanë mësuar.Vlerësoni se cilat përmbajtjenxënësit i konsiderojnë tërëndësishme. ky vlerësim duhettë mbahet një apo dy javë parambajtjes së testit në mënyrë qëtë keni kohë të mjaftueshmepër informacion kthyes. Jepuninxënësve udhëzime specifi kepër numrin dhe llojin e pyetjeveqë duhet t’i propozojnë. Kërkoninga nxënësit që të japin edhepërgjigje për t’i testuar pyetjete tyre.Lexojini dhe ndanipërgjigjet në kategorivarësisht se sajanë ato zbatime tëpërshtatshme, tëarsyeshme dhe tëdobishme për temënnë fjalë. Lexojaniklasës disa shembujtë mirë dhe disa më tëdobët.Shikojini pyetjet.A janë temattepër shumë tëpërfaqësuara apomungojnë fare? A janërelevante pyetjet?A janë shkruar nëmënyrë të qartë? Aështë i përshtatshëmniveli i vështirësisë?Zgjedhni ato që dotë jenë pyetje të mirapër test. Rishikoniato që mund tëpërmirësohen.Jepjani klasës këtopyetje si udhëzimpër të mësuar. Jepiniinformacion kthyesklasës duke diskutuarse si krijohen pyetjet epërshtatshme për test.Jepni disa shembuj.Për përgatitje: evogëlNë klasë: e vogëlPër analizë: evogëlPër përgatitje:mesatareNë klasë:mesatare – emadhePër analizë:mesatare-emadhe111

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëTeknikaPërmbledhjame një fjaliVlerësimi i shkathtësive për sintezë dhe të menduarit krijuesPërshkrimiVlerësoni sa janë në gjendjenxënësit të sintetizojnë dhetë integrojnë ide. Zgjidhninjë nga temat e fundit e cilamund të përmblidhet. Nxënësitpërgjigjen në një sërë pyetjeshdhe i përmbledhin përgjigjet etyre në një fjali përmbledhëse,informative dhe gramatikisht tësaktë. (Pyetjet: Kush çka bënkujt, kur, ku, si dhe pse?)Ditari i fjalëve Vlerësoni se sa vëmendshëmdhe thellësisht lexojnë nxënësit.Zgjedhni një detyrë për lexim.Vendosni në cilin aspekt të leximitduhet të përqendrohen nxënësit.Kërkoni nga nxënësit që tapërmbledhin me një fjalë tekstine lexuar dhe të shkruajnë një apody paragrafë ku do të shpjegojnë/argumentojnë pse e kanëzgjedhur atë fjalë. (mësimdhënësiduhet të përgatisë një listë tëfjalëve të arsyeshme dhe disashënime për llojet e analizës dheargumenteve që i presin nganxënësit para se t’i kontrollojnëpërgjigjet.)Çka duhet të bëjmë metë dhënat?Përgjigjet mund tëanalizohen më së miriduke i ndarë elementetkryesore. (Ndani menjë vizë elementetkush / çka bën / kujt…)Identifi koni përgjigjet egabuara, adekuate dhetë jashtëzakonshme përsecilin element. Gjenipërparësitë dhe dobësitëtë cilat përsëriten. Jepiniklasës informacionkthyes.Shënoni fjalët ezakonshme ose tëngjashme. Kategorizonillojet e arsyetimeve qëi kanë dhënë nxënësit.Zgjidhni tre apo katërshembuj/qasje dhediskutojini me klasëntuaj.Përpjekjet enevojshmePër përgatitje:e vogëlNë klasë:mesatarePër analizë:mesatarePër përgatitje:e vogël -mesatareNë klasë:mesatare – emadhePër analizë:mesatare – emadheAnalogjitë epërafërtaVlerësoni se sa e kuptojnënxënësit lidhjen midis dykoncepteve. Zgjidhni njëlidhshmëri kryesore midis dyfakteve ose koncepteve. Bënikrahasimin duke përdorur dykonceptet e ndërlidhura sielementet A dhe B në analogjinë“A është për B-në si X-i përY-in.” Kërkoni nga nxënësitta bëjnë këtë analogji në njëkartë shënimesh duke u bazuarnë njohuritë e tyre paraprake.(Shënim: nxënësve u ndihmonnëse u jepni disa shembuj parase të bëni vlerësimin.)Shikojini përgjigjet dheklasifi kojini në tri grupe:të mira, diskutabile,dhe të dobëta. Lexojinipërsëri kartat nëgrupin e përgjigjevetë diskutueshme dheklasifi kojini. Zgjidhnishembujt e përgjigjevetë mira dhe të atyre tëdobëta dhe diskutojinime klasën. Diskutoni meklasën rreth vetive tëpërgjigjeve të mira dhetë atyre të dobëta.Për përgatitje:e vogëlNë klasë: evogëlPër analizë:mesatare112

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëBURIMI 6: Përmbledhje e Planifikimit mbi Vlerësimin e të nxënitVlerësimi për tënxënitVlerësimi si nxënieVlerësimi i tënxënitPërseVlerësim?T’u mundësohetmësimdhënësve tëpërcaktojnë hapat emëtejmë në avancimine mësimit të nxënësveTë udhëheqë dhesigurojë mundësipër secilin nxënëstë monitorojë dhe tërefl ektojë në mësimin etij në mënyrë kritike dhetë identifi kojë hapat emëtejmë.Të verifi kojë oseinformojë prindëritose të tjerëtmbi aftësinë enxënësve në lidhjeme rezultatet emësimit të planprogramit mësimor.Vlerëso Çka?Përparimin e secilitnxënës dhe nevojatmësimore në lidhje merezultatet mësimore tëKurrikulësMendimin e secilitnxënës për të nxënite tij ose të saj, çfarëstrategjie ai ose ajopërdor për të mbështeturose sfi duar atë mësimdhe mekanizmat që aiose ajo përdor për tëpërshtatur ose avancuarmësimin e tij/saj.Masën deri kunxënësit mundtë aplikojnëkonceptet bazë,diturinë, aftësitëdhe qëndrimet nëlidhje me rezultatetmësimore tëkurrikulës.Cilat Metoda?Një numër i metodavenë forma të ndryshmeqë i bën të dukshmeaftësitë dhe të kuptuarite nxënësve.Një numër i metodavenë forma të ndryshmee cila nxjerr mësimin enxënëseve dhe procesetmetakognitiveNjë numër imetodave në formatë ndryshme e cilavlerëson te dyja,produktin dheprocesin.Sigurimi iKualitetitsaktësia dhepërputhshmëriae vëzhgimit dhenterpretimit të të nxënittë nxënësve.pritjet e qarta dhe tëdetajuara të mësimitshënime të detajuaradhe të sakta përtë dhëna përshkruesepër secilin nxënëssaktësia dhepërputhshmëria erefl ektimit personal tënxënësit, vetë-monitorimidhe vetë-rregullimi.përfshirja e nxënësit nëinteresim dhe të sfi duarite të menduarit të tij/saj.nxënësit regjistrojnëmësimin e tyresaktësia dhepërputhshmëriadhe paanësia egjykimit bazuar nëkualitetin e lartë tëinformatave.pritjet e qarta dhetë detajuara tëmësimitraportimpërmbledhës isaktë dhe i drejtë113

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPërdorimi iinformacionitI ofroni secilit nxënës tëdhëna të saktadhe të detajuarapërshkruese për tëçuar më tej mësimin etij/sajdiferenco mësiminduke shqyrtuar nëvazhdimësi ku secilinxënës është në raportme rezultatet e planitmësimorpajis prindërit osekujdestarët më tëdhëna përshkruesepër mësimin enxënësve dhe idetë përmbështetjePajis secilin nxënës metë dhëna të sakta dhe tëdetajuara përshkruesetë cilat do ti ndihmoninatij/asaj për të zhvilluarshprehi për mësim tëpavarur.bën çdo nxënës tëpërqendrohet në detyrëndhe mësimin e tij/saj (jonë gjetjen e përgjigjes sëdrejtë)pajis çdo nxënës meidenë për përshtatje,rishqyrtim dhe artikulimtë mësimit të tij/sajsiguro kushte përmësimdhënësit dhenxënësit për të diskutuaralternativatPërcakto për secilinnxënës nivelin emësimitsiguro bazën për tëdiskutuar përvendosjen osepromoviminraporto drejtdhe saktë mbiinformatat edetajuara të cilatmundtë përdoren për tëvendosur hapate mëtutjeshëmnë mësimin enxënësvenxënësit raportojnë përtë nxënit e tyreAktivitet plotësuesNë funksion të përmirësimit tëe vlerësimit të të nxënit të nxënësve, ju mund ti referohenipër informata shtesë Udhëzuesve:Kodi i etikës për vlerësimin e nxënësve në:http://www.masht-gov.net/advCms/documents/UA_Kodi_i_etik.pdfStandardet e vlerësimit, në:http://www.masht-gov.net/advCms/documents/UA_standardet.pdf114

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPjesa 6Sigurimi i gjithëpërfshirjesPër çka bëhet fjalë në këtë pjesë?Në këtë pjesë do të mësoni:• Për konceptin e gjithëpërfshirjes sipas përshkrimit të tij në kornizën eKurrikulës së Kosovës;• Për arsimin cilësor si një nga të drejtat themelore të njeriut;• Si të identifi koni shkallën e disavantazheve më te cilat përballën njënumër i madh nxënësish dhe të cilat nuk ua lejojnë atyre qasjen nëarsimim të barabartë;• Si të identifi koni praktikat diskriminuese të vetëdijshme dhe tëpavetëdijshme në klasën tuaj – mënyrat që jua mundësojnë juve edhefëmijëve tuaj të vlerësoni vetëdijesimin dhe veprimet tuaja; dhe• Për qasjet dhe shembujt e strategjive me anë të së cilave krijohet njëambient gjithëpërfshirës i të nxënit (shumë prej tyre janë të ngjashme mepraktikat e mira të përshkruara në kapitujt paraprak të këtij udhëzuesi).Ju do të kuptoni më mirë se çka do të thotë t’i shikosh nxënësit me qasjen“personi parasëgjithash”, e cila mund të ju ndihmojë ta krijoni një ambienttë ngrohtë dhe miqësor për nxënësit, ku të gjithë nxënësve u ofrohenmundësitë më të mira për të mësuar.Çka është arsimi gjithëpërfshirës?Arsimi gjithëpërfshirës ka për qëllim të adresojë nevojat e nxënies të TË GJITHË nxënësvedhe në veçanti përqendrohet në ata nxënës të cilët kanë disavantazhe (të cenueshëm, tëmargjinalizuar dhe të përjashtuar). Arsimi gjithëpërfshirës nënkupton që të gjithë nxënësitmund të mësojnë bashkë duke pasur qasje në të gjitha aspektet e arsimimit.Roli dhe kuptimi i gjthëpërfshirjesNë Kornizën e Kurrikulës së Kosovës, gjithëpërfshirja, në kuptimin më të gjerë, nënkuptonmarrjen parasysh të çdo rrethane e cila e pengon qasjen në arsim cilësor dhe diversitetin meformat e tij të ndryshme:115

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Fëmijët që janë vajza;♦ Fëmijët nga familjet e varfra/me gjendje ekonomike jo të favorshme;♦ Fëmijët nga zonat e rurale/të largëta;♦ Fëmijët e komuniteteve pakicë;♦ Të kthyerit dhe fëmijët nga diaspora;♦ Fëmijët me nevoja të veçanta:o Fëmijët me aftësi të kufizuara (fi zike, vizuale, në të dëgjuar, intelektuale, zhvillimore);o Fëmijët me vështirësi sociale, emocionale dhe në sjellje;o Fëmijët që vuajnë nga sëmundja ose trauma;o Fëmijët me vështirësi në të nxënë;♦ Fëmijët e talentuar dhe me prirje të veçanta;Si ndërlidhet gjithëpërfshirja me të drejtat e njeriut dhe me arsimin cilësor?Arsimi cilësor si e drejte e njeriut mundësohet duke e kuptuar diskriminimin dhe dukezbatuar strategji për gjithëpërfshirje.Arsimi Cilësor është e Drejtë Njerëzore dhe nga natyra e tij duhet të jetë ArsimGjithëpërfshirës: Prandaj, Gjithëpërfshirja duhet të jetë filozofia kryesore e çdo arsimicilësor.Filloni duke i kuptuar konceptet e Edukimit mbi të Drejtat Themelore të NjeriutTë kuptuarit e të drejtave të njeriut paraqet hapin e parë drejt gjithëpërfshirjes në shkolla dhenë klasa.Edukimi mbi të drejtat e njeriut♦ paraqet mësimdhënien dhe të nxënit e parimeve dhe të vlerave lidhur me të drejtat enjeriut sipas Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNj). Qëllimi i edukimitmbi të drejtat e njeriut është që njerëzit të informohen mbi të drejtat e tyre,♦ ofron informata mbi sistemet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, dhe♦ ua zhvillon njerëzve shkathtësitë dhe qëndrimet e nevojshme për mbrojtjen dhembështetjen e të drejtave të njeriut.Në shkolla edukimi mbi të drejtat e njeriut ka rëndësi esenciale për përgatitjen e të rinjve përtë marrë pjesë në shoqëri dhe për t’u formuar si individë.116

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëMësimdhënia e të drejtave të njeriut në shkollë♦ zhvillon tek nxënësit vlerat dhe njohuritë mbi të drejtat e njeriut;♦ i ndërgjegjëson nxënësit dhe i bën të mendojnë për atë se si ndikojnë shkeljet e tëdrejtave të njeriut në jetën e njerëzve, nga mohimi i fjalës së lirë, të qenët i pastrehë,deri te shtypja e grave;♦ promovon të kuptuarit dhe zbatimin e vlerave të të drejtave të njeriut, duke përfshirërespektin për dinjitetin njerëzor, zgjidhjen e konfl ikteve pa dhunë, tolerancën dhemultikulturalizmin;♦ mbështet të nxënit e koncepteve të pjesëmarrjes qytetare dhe të obligimeve të shtetitndaj qytetarëve të tij;♦ inkurajon të vepruarit si përgjigje ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut në bashkësitëlokale dhe në aspektin ndërkombëtar;♦ mëson shkathtësi të rëndësishme akademike dhe për jetë;♦ ua mundëson nxënësve të kuptuarit më të thellë të përmbajtjes mësimore.Njohuritë dhe shkathtësitë të cilat do të përvetësohen nga edukimi mbi të drejtat e njeriutpërfshijnë:♦ të menduarit kritik,♦ analizën e kredibilitetit dhe autenticitetit të marrëdhënieve shkak-efekt,♦ formulimin e analizave dhe pyetjeve.Edukimi mbi të drejtat e njeriut u ndihmon nxënësve:♦ të shikojnë një çështje nga më shumë perspektiva të ndryshme dhe të identifi kojnënjëanshmërinë në mendimin e tyre dhe në mendimet e të tjerëve;♦ të ndërlidhen emocionalisht dhe intelektualisht dhe u ndihmon të gjejnë lidhshmëritëmidis jetës së tyre dhe gjërave që ndodhin përreth tyre.Burim: Manual trajnimi - Ndryshuesit Vendor: “Përmirësimi i të Drejtave të Njeriut për Gratë, të Rinjtë, dheGrupet e Pakicave në Rajonin e Pejës – përmes ngritjes së vetëdijes dhe edukimit” projekt i fi nancuar nga BEqë menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, shtator 2009Qasja “personi parasëgjithash”Qasja “personi para së gjithash” paraqet qasjen ndaj komunikimit me dhe lidhur me individëtme nevoja të vecanta arsimore, e cila synon mbajtjen në nivelin më të lartë të dinjitetit dherespektit për secilin individ. Ne synojmë t’i përmbahemi qasjes “personi parasëgjithash”në gjuhën tonë dhe veprimet tona. Me fjalët më të thjeshta “personi parasëgjithash” do tëthotë se në rend të parë e marrim parasysh personin, përpara çdo cilësimi apo diagnoze.117

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëShembuj të kësaj qasjeje përfshijnë: “nxënësit me vështirësi në të nxënë” në vend të“nxënësit me aftësi të kufi zuara”.Qasja “personi parasëgjithash” paraqet një nga vlerat më të rëndësishme të gjithëpërshirjes.Filloni duke i kuptuar konceptet e grupeve me disavantazheKa shumë fjalë që përdoren për t’i cilësuar ata të cilët në një mënyrë apo tjetër nuk janëtë përfshirë në arsim, siç janë grupet me disavantazhe, të cenueshme, margjinalizuara, tëpërjashtuara, pakicë dhe jo-shumicë.Në Kosovë fjala ‘pakicë’ zakonishtpërdoret për t’i cilësuar grupettë cilat në vendet e tjera quhen‘pakica etnike’. Edhe pse kjo dikujtmund t’i duket si pedanteri, ështëme rëndësi të qartësohet se kushpërfshihet dhe kush nuk përfshihetkur fl asim për çështje specifi ke tëPËRFSHIRJES.Udhëzuesi i UNESCO-s për Barazi Gjinore përMësimdhënësit është një burim i shkëlqyeshëm për tëkuptuar më mirë pabarazinë gjinore dhe pasojat e sajsi për gratë/vajzat ashtu edhe për burrat/djemtë http://portal.unesco.org/en/fi les/47654/12737402501Gender_Toolkit_for_Educators.pdf/Gender%2BToolkit%2Bfor%2BEducators.pdfShprehja me disavantazhe përdoret për të përshkruar të gjithë ata që nuk kanë përparësi tënjëjta si të tjerët, të cilat atyre u krijojnë mundësi të barabarta në arsim (në vend të kësaj fjalenjësoj mund të përdoren edhe i cenueshëm ose i margjinalizuar).Me diagramin e mëposhtëm jemi përpjekur të ilustrojmë përbërjen e disavantzheve, duke epërfaqësuar me secilin rreth përqindjen e popullatës në atë grup. Gjinia (50%) dhe varfëria(40-60%) janë disavantazhet më të mëdha, dhe më së shumti mund të ndikojnë negativisht nëgjasat e një fëmije për të pasur qasje të barabartë në arsimin cilësor. ‘Arsimi pa pagesë’ nukështë pa pagesë për të varfrit, në rastin e të cilëve edhe shpenzimet direkte edhe ato indirektemund të shkaktojnë përjashtim nga arsimi. Kur prindërit duhet të vendosin se cilin nxënës tadërgojnë në shkollë ata zakonisht vendosin për djalin. ‘Varfëria’ është një nga arsyet më tëshpeshta për mospërfshirjen e vajzave në shkolla. Por, nuk duhet të harrojmë se arsyeja nukështë vetëm varfëria– ky është një vendim i prindërve i ndikuar nga gjinia. Ata që jetojnë nëvende të izoluara dhe rurale përbëjnë grupin e dytë më të madh prej 40%.Ndërkaq, grupet të cilave u është kushtuar vëmendja më e madhe në Kosovë– komunitetetpakicë (përafërsisht 8-12%) dhe grupet me aftësi të kufi zuara (deri 10%) – përbëjnë vetëmnjë pjesë të vogël të njerëzve me disavantazhe. Qëllimi i diagramit është të ilustrojë se sirritet shkalla e disavantazhit për grupet që u takojnë fushave të ndryshme të disavantazheve.Kështu, rasti më ekstrem në Kosovë ndoshta mund të jetë një vajzë e me aftësi të kufi zuaratë shkallës së lartë, e një familjeje të varfër të komunitetit rom, e cila nuk e fl et gjuhën shqipedhe jeton në një zonë rurale të izoluar. Për të gjasat janë të vogla që të ketë qasje të barabartënë arsim cilësor.118

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëDiagrami: Shkallët e disavantazheveS = me nevoja të veçanta / aftësi të kufi zuaraM= grup pakicëL = pakicë gjuhësoreBurimi: Janet Raynor: Përfshirë Gjithëpërfshirjen: Raport për promovimin e gjithëpërfshirjes në të gjitha aktivitetetpërbërëse në projektin e Bashkimit Evropian: Qasja Tërësektoriale në Arsim, Korrik 2010Filloni duke e rritur Vetëdijen tuaj mbi aspektet diskriminuese të arsimit, duke përfshirëmjedisin në klasën tuaj (kohën dhe vëmendjen e ndryshme, të priturat dhe stereotipet)Një nga vështirësitë me të cilat përballen grupet me disavantazh është fakti që ne shpeshherënuk e vërejmë se ambienti në klasë nuk është mirëpritës.Për shembull, një ambient jo mirëpritës cilësohet si “Atmosferë e Ftohtë” apo QasjeDiskriminuese (diskriminim indirekt); zakonisht asnjëra nga këto nuk bëhet me qëllim. Atondodhin për shkak të mungesës së vetëdijesimit tonë, gjë që rezulton me “Zhvleftësim”, kugrupet me disavantazhe qoftë në mënyrë të vetëdijshme apo në mënyrë të pavetëdijshmekonsiderohen persona më pak të vlefshëm ose më pak të rëndësishëm.Hulumtimet kanë dëshmuar se kur mësimdhënësit nuk janë të vetëdijshëm për këtë dukuriata zakonisht: më pak i pyesin pjesëtarët e grupeve me disavantazh; u kushtojnë më pakvëmendje, u bëjnë më pak pyetje kritike dhe u japin më pak informacion kthyes kritik, më pakinkurajim dhe lëvdata, më pak konfi rmim joverbal, siç janë pohimet me kokë dhe shikimi në sy;dhe në këtë mënyrë u ndihmojnë më pak në të nxënit e tyre. Përveç kësaj, ka edhe hulumtimetë cilat tregojnë se grupet me disavantazhe zhvleftësohen për shkak të fjalës ose sjelljes,ndërsa për të arriturat e tyre nuk vlerësohen njësoj sikur të tjerët.119

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëKëto dukuri mund të konsiderohen si:♦ stereotipe sociale – kur nuk jemi në gjendje të shohim ‘personin para së gjithash’, gjëqë tek nxënësit nga grupet me disavantazhe shpeshherë rezulton me përvoja jo tëqëllimshme, negative të të nxënit negativ;♦ të pritura më të ulëta - kur ne “kategorizojmë” atë që mendojmë se dikush do ta bëjëdhe duhet ta bëjë;♦ Ngacmimi – kur lejojmë ngacmimin, injorimin, sjelljen e vrazhdë dhe jomiqësore.Shqyrtoni nivelin tuaj të vetëdijesMegjithëse një numër i madh studimesh sistematike kanë dëshmuar realitetin empirik tëdukurive që shkaktojnë klimën e ftohtë, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për këtostudime, prandaj nxënësit nga grupet me disavantazhe u mohohet e drejta për arsim cilësor.Përdorni listën e mëposhtme për t’u vetëdijesuar mbi shkaqet që mund të ndikojnë te grupetme disavantazhe që të mos ndihen të mirëpritur në klasa dhe në shkolla. Mendoni për punëntuaj dhe diskutoni me mësimdhënësit e tjerë dhe me drejtorin tuaj rreth faktorëve të cekur mëposhtë:Gabimet e zakonshme gjatë vlerësimit të mjedisit jomiqësor /qasjesdiskriminuese: Kur mendojmë se qëndrimet e njëanshme dhe diskriminimi burojnë nga ideologjiae vetëdijshme diskriminuese ose nga përpjekjet e vetëdijshme për të diskriminuargrupet e pafavorizuara. Bindja se diskriminimi ekziston “diku tjetër” por jo edhe “te ju” – me fjalëtë tjera, njëanshmëria diskriminuese ekziston në ambiente të tjera, por jo nëklasën apo shkollën tuaj Bindja se edhe nëse ekziston diskriminimi ndikimi i tij është i papërfi llshëm – problemime këtë bindje është se një numër i madh ndikimesh pothuajse të papërfi llshme, porqë veprojnë në drejtim të njëjtë, shumë lehtë mund të akumulohen dhe të shkaktojnënjë diskriminim të konsiderueshëm. Nëse nuk e pyesim veten nëse ka diskriminim por vazhdojmë të besojmë se një gjëe tillë nuk ndodh dhe se askush nuk synon të diskriminojë të tjerët.Përshtatur nga: http://www.bernicesandler.com/id4.htmGjithëpërfshirja është:♦ Qasje e cila mbështet të drejtat e njeriut në klasë dhe në shkollë;♦ E kundërta e diskriminimit dhe mund të “ngrohë” atmosferën në klasën tuaj duke eshndërruar në një vend mirëpritës për të gjithë nxënësit;♦ Grup strategjish për përfshirjen e të gjithë nxënësve/grupeve;120

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Më shumë se t’u ofrosh nxënësve qasje në Kurrikulë. Ju duhet të:o Krijoni sfi da të përshtatshme për nxënie për të gjithë nxënësit,o Të përgjigjeni në nevojat e ndryshme të të nxënit të nxënësve,o Tejkaloni pengesat e mundshme për të nxënit e individëve të veçantë dhe tëgrupeve të veçanta të nxënësve dhe për vlerësimin e tyre.Aktivitet plotësuesLexoni më shumë për dokumentet/ligjet/strategjinë dhe librat e bardhë që mbështesinparimin e gjithëpërfshirjes në KKKDy raporte mbi statusin në vitin 2009 përmbledhin nevojën për më shumë progres nëdrejtësinë sociale dhe në gjithëpërfshirje: Raporti i UNICEF-it http://www.unicef.org/kosovo/Eng_-_Justice.pdfKuvendi i Kosovës http://www.assembly-kosova.org/common/docs/kosovo-social.pdfStrategjitë/ligje të zyrtarizuar http://masht-gov.net/advCms/?id=101&lng=SerPlani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2011-2016Plani Strategjik për Organizimin e Edukimit Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Nevoja tëVeçanta në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2010-2015Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë 2007-2017Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë në Kosovë 2007-2017Ligji për Barazinë Gjinore 2004Ligji për Arsimin Parauniversitar 2011Plani Kombëtar i Veprimit për Aftësi të Kufi zuara i Kosovës.Lista e OJQ-ve mund të gjendet në http://www.cso-ks.org/?page=2,4OJQ-të për persona me aftësi të kufi zuara:Doën Syndrome Kosovahttp://www.doënsyndromekosova.org/Index.htmlHandikoshttp://www.handi-kos.org/publikimet/dokumentetShoqata Kosovare e të Shurdhërvehttp://deafkosova.wordpress.com/Iniciativa Kosovare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufi zuara Mendore (K-MDRI)www.mdri.org/kmdri.html121

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëOJQ-të për komunitetet pakicë:Balkan Sunfl owers – Volunteers for Social Reconstructionwww.balkansunfl owers.orgMateriale të UNESCO-s:Pranimi i Diversitetit: Mjetet për Krijimin e Ambienteve Gjithëpërfshirëse të të Nxënit(Toolkit for Creating Inclusive, Learning-Friendly Environments)http://unesdoc.unesco.org/images/0013/001375/137522e.pdfTë Kuptuarit dhe Plotësimi i Nevojave të Fëmijëve në Klasat Gjithëpërfshirësehttp://unesdoc.unesco.org/images/0012/001243/124394e.pdfMësimdhënia për Fëmijët me Aftësi të Kufi zuara në Mjediset Gjithëpërfshirësehttp://unesdoc.unesco.org/images/0018/001829/182975e.pdfKëshilla Praktike për Mësimdhënie në Klasa të Mëdhahttp://unesdoc.unesco.org/images/0014/001488/148867e.pdfMateriale nga Save the Children:http://www.scalbania.org/html/res.htmQasjet të gjithëpërfshirjesEkzistojnë shumë strategji të suksesshme për gjithëpërfshirje.Ambienti mirëpritës dhe miqësorMbani mend rëndësinë kritike të krijimit të ambientit mirëpritës dhe miqësor për të gjithënxënësit dhe referohuni në Pjesën 3 në të cilën shtjellohet kjo temë.Rëndësia e vlerësimit të vlerave dhe të qëndrimeve tonaPër gjithëpërfshirje është e domosdoshme t’i shqyrtojmë vlerat dhe qëndrimet tona, për t’usiguruar që të mos jemi diskriminues në mënyrë të pavetëdijshme. Ndihmojuni nxënësve tëvlerësojnë nevojat dhe kontributet e ndryshme që i sjellin të gjithë nxënësit në ambientin enxënies në klasë. Planifi koni mësimin në atë mënyrë që të përfshini aktivitete të cilat stimulojnëzhvillimin e vlerave dhe qëndrimeve.Aktivitete që ndihmojnë ndryshimin e vlerave dhe qëndrimeve përfshijnë:Përgjigjet në rreth: Pjesëmarrësve të ulur në rreth u shtrohen pyetje dhe të gjithëpërgjigjen me radhë.122

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëVizita, ture: Vëzhgimi ose përjetimi i drejtpërdrejtë isituatave me qëllim vrojtimi dhe studimi.Lojërat: Përjetimi i lojës dhe diskutimi rreth zbatimit tësaj në jetë.Diskutimet në grup: i ndërsjellë: Shkëmbimi i idevedhe mendimeve nga pjesëtarët e grupeve të vogla (8-20veta) lidhur me një problem ose një çështje me interestë përbashkët për rreth 10-40 minuta, varësisht nga madhësia e grupit.Luajtja e roleve: Inskenimi i paplanifi kuar i një problemi apo një situate, që përcillet mediskutim.Simulimi: Përvoja në një situatë sa më reale, pas cilës pason diskutimi.Në faqen në internet SuccessLink Missouri Departmentof Elementary & SecondaryEducation mund të gjenishumë aktivitetetë ndryshmepër të gjitha klasat.Skeçe: Shfaqje dramatike të shkurtra dhe të ushtruara, që përcillen me diskutim.Burim vetëm për aktivitete: Manual trajnimi - Ndryshuesit Vendor: “Përmirësimi i të Drejtave të Njeriut për Gra,të Rinjë, dhe Grupe të Pakicave në Rajonin e Pejës – përmes ngritjes së vetëdijes dhe edukimit” projekt ifi nancuar nga BE, që menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, shtator 2009Strategji specifike për përfshirjen e vajzave dhe grave të rejaHulumtimet kanë dëshmuar se në klasë djemve u kushtohet kohë, vëmendje dhe ndërveprimcilësor më shumë se vajzave, dhe sjellja e mësimdhënësve ndaj djemve dallon dukshëm ngasjella e tyre ndaj vajzave.♦ Cilësia e kontaktit me mësimdhënësin është diskriminueseo Cilësia e kontaktit me mësimdhënësin varet nga gjinia. Kjo praktikë e sjelljesdiskriminuese të mësimdhënësit fi llon në nivelin parashkollor dhe vazhdon deri nëklasën e 12-të.o Mësimdhënësit u kushtojnë djemve më shumë vëmendjedhe më shumë kohë gjatë mësimdhënies.o Djemtë marrin më shumë lëvdata, kritikë, ndihmë dhekomente më konkrete nga mësimdhënësit se vajzat, si përdetyra ashtu edhe për sjellje.ShikoPjesën 5për vlerësimine vlerave dheqëndrimeve.o Kjo praktikë ndodh pjesërisht për shkak se mësimdhënësit ukushtojnë më shumë vëmendje djemve duke i pyetur ata tetë herë më shpesh sesavajzat, dhe mësimdhënësit zakonisht i dëgjojnë me vëmendje komentet e djemve,ndërsa përgjigjet e vajzave i korrigjojnë. Madje edhe kur djemtë nuk paraqitenvullnetarë për t’u përgjigjur, mësimdhënësit zakonisht kërkojnë përgjigje nga ata.♦ Aktivitete e të nxënit janë diskriminueseQë nga niveli parashkollor aktivitetet që zhvillohen në klasë janë më interesante përdjemtë, dhe mënyrat e zgjedhura të paraqitjeve janë ato në të cilat djemtë shkëlqejnëose inkurajohen më tepër se vajzat:o Mësimdhënësit u bëjnë pyetje akademike 80% më shpesh djemve sesa vajzave;123

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëo Detyrat që përfshijnë ushtrime në libër ushtrimi dhepërgjigje me shkrim në pyetje zakonisht janë tëpërqendruara vetëm në njohuri dhe shkathtësi, e jo nëzgjidhjen e problemeve nga jeta e përditshme – që kanatyrë më abstrakte. Djemve u pëlqen kjo qasje;o Vajzat reagojnë më mirë ndaj ideve në kontekst sesa sipërmbajtje e izoluar, dhe shfaqin më shumë interes përndërlidhjen me njerëz në situata të jetës së përditshme;Në Pjesën 3mund të gjeninjë numër të madhidesh për krijimin eambientit mirëpritëspsikosocial nëklasë. Këto strategjifunksionojnë përtë gjithë nxënësit,përfshirë edhe atanga grupet medisavantazhe.o Hulumtimet po ashtu tregojnë se djemtë përfi tojnënga strategjitë e mësimdhënies konvencionale (p.sh.mësimdhënia me tërë klasën dhe strukturat që bazohennë garë dhe shpërblim), ndërsa vajzat përfi tojnë ngastrategjitë e aktiviteteve që përfshijnë bashkëpunim dhe punë praktike);o Aktivitetet konkurruese në klasë u kontribuojnë të arriturave të djemve nëmatematikë, por ndikojnë negativisht në të arriturat e vajzave; dheo Aktivitetet bashkëpunuese u ndihmojnë vajzave në përvetësimin e shkathtësivethemelore dhe në arritjen e sukseseve më të larta. Këto aktivitete bashkëpunuesenuk i zmbrapsin qëndrimet apo të arriturat e djemve, dhe janë në përputhje mepraktika arsimore më bashkëpunuese, më të integruara dhe më gjithëpërfshirëse.Gjetje të ngjashme mund të jenë të vërteta edhe për pjesëtarët e grupeve te tjera medisavantazheDisa sjellje të mësimdhënësve që dekurajojnë pjesëmarrjen e vajzave mund të jenë dekurajueseedhe për nxënësit që i takojnë grupeve të tjera me disavantazhe. Përdorni këtë Listë kontrollipër të refl ektuar mbi praktikat tuaja të mësimdhënies.Lista e kontrollit të sjelljeve dekurajueseSjellja dekurajuese Më së shpeshti kërkoni përgjigje nga djemtë; Vajzave u bëni pyetje më të lehta; Djemve u bëni pyetje më të vështira që kërkojnë tëmenduarit e nivelit të lartë; Kur bëni pyetje, së pari i shikoni djemtë që të përgjigjenpara se vajzat (apo edhe djemtë) të kenë mundësi tangritin dorën; I përmendni vetëm kontributet e meshkujve në shkencë; I thërrisni femrat me emrin e përgjithësuar “vajzë”, ndërsadjemtë me emrin e tyre; E përdorni ligjërimin si strategji dominante tëmësimdhënies; Përdorni struktura të garimit dhe shpërblimit; Përmbajtjet abstrakte i prezantoni pa shembuj praktik; Aplikimet (p.sh. faktet abstrakte shkencore tëpazbatueshme që nuk janë relevante për shoqërinë dheproblemet e saj)Mendoni për praktikat tuaja124

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëInkurajimi i pjesëmarrjes së vajzave – këto strategji gjithashtu nxisin pjesëmarrjen enxënësve nga grupet e tjera me disavantazheJu mund të bëni shumë gjëra për ta ndryshuar sjelljen tuaj, në mënyrëqë të përfshini më tepër vajzat dhe nxënësit e tjerë të grupeve medisavantazhe. E dimë që nxënësit të cilët marrin pjesë në mënyrëaktive në klasë mësojnë më së shumti nga përvoja e tyre mësimore.Në vijim mund të gjeni disa strategji të cilat mund t’i përdorni nëklasën tuaj me të gjitha nivelet dhe për të gjitha temat. Me këtostrategji inkurajohen vajzat dhe nxënësit e tjerë të grupeve medisavantazhe që të marrin pjesë më shumë në klasë dhe të rrisinbesimin në vete dhe në aftësitë tyre.Në Pjesëne Burimevemund të gjeniKëshilla për gjuhëgjithëpërfshirëseStrategjitë me të cilat inkurajohetpjesëmarrja dhe zhvillohet vetëbesimiPërdorni këto strategji për t’i ndihmuarvajzat dhe pjesëtarët e grupeve të tjera medisavantazhe që të marrin pjesë më shumë nëklasë dhe të përmirësojnë besimin në vete dheaftësitë e tyreKolegu kritik:Diskutoni me një koleg se si mund tambështetni njëri-tjetrin që t’i reduktonisjelljet tuaja dekurajuese dhe t’i shtonisjelljet tuaja inkurajuese në klasë. Kini kujdes se kë e shikoni; shikojini në sy tëgjithë nxënësit; Bëjuni pyetje që kërkojnë nivel më të lartëtë të menduarit edhe djemve edhe vajzave(p.sh. “Çfarë implikimesh do të ketë nëteorinë e evolucionit nëse teoria e ekuilibrit tëndërprerë është e saktë?”); Jepni më shumë “kohë të pritjes” dhe bënipak më shumë durim për heshtje; kërkonipërgjigje nga nxënësit vetëm atëherë kurt’i shihni duart e ngritura nga të dyja gjinitë– përdorni shembuj që përfshijnë edhemeshkuj edhe femra; Drejtojuni të gjithë nxënësve ose me emërose më mbiemër; Votoni për një çështje të caktuar; votimi nëklasë e inkurajon ndjenjën e pjesëmarrjes tektë gjithë nxënësit; Eliminoni gjuhën mbi baza gjinore dhepërpiquni të mos e përdorni përemrin epërgjithësuar “ai” (p.sh. mund të përdornishumësin “ata”) – në Pjesën e Burimevemund të gjeni më shumë informata rrethgjuhës gjithëpërfshirjes gjinore;125

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë Shmangni humorin mbi baza gjinore nëklasë; Përdorni “njohuritë e ndërlidhura” nëklasë për t’i ndihmuar vajzat të ndërlidhenme përmbajtjen e re; shtjelloni njohuritëdhe shkathtësitë në kontekst të situatavetë zgjidhjes së problemeve nga jeta epërditshme (p.sh. në libra zakonishtparaqiten hapat e një metode shkencoresi rregulla, por nuk jepen mundësi për t’izbatuar ata hapa në një hulumtim shkencor); Theksoni bashkëpunimin dhe riorganizonistrukturën konkurruese të klasë (p.sh.zbatoni aktivitete të të nxënit nëbashkëpunim dhe aktivitete praktike në klasëdhe eliminoni ose reduktoni në masë tëkonsiderueshme kritikat publike); Theksoni lidhshmërinë e përmbajtjes mesituatat nga jeta e përditshme –ndërhyni nëpraktikat e komunikimit midis nxënësve metë cilat përjashtohen femrat (p.sh. kur djemtëi ndërpresin vajzat gjatë diskutimeve nëklasë), mos komentoni për dukjen e vajzavepa e komentuar edhe dukjen e djemve.Burim: Përshtatur nga Gender Differences and Instructional Discrimination in the Classroom, Carolyn ButcherDickman, Radford University, Radford VirginiaShënim për materialet dhe burimet:♦ Sigurohuni që të gjeni materiale që përmbajnë fotografi dhe shembuj që përfshijnëvajza, komunitete pakicë, nxënës me nevoja të veçanta arsimore etj., ose t’i pasuronime to materialet dhe burimet që i keni.♦ Kërkoni nga nxënësit që të sjellin nga shtëpitë e tyre ose nga komuniteti i tyre burime tëcilat mund t’i ndajnë me klasën, të cilat kanë të bëjnë me kulturën dhe identitetin e tyre.♦ Ftoni prindërit, pjesëtarët e komunitetit dhe OJQ-të të ju ndihmojnë të krijoni burime dhepërvoja të ndryshme për nxënësit tuaj.Strategjitë specifike për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimoreRoli dhe kuptimi i gjithëpërfshirjes është i njëjtë për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore,sikur edhe për nxënësit e tjerë të grupeve me disavantazhe. Ajo nënkupton më tepër se sa t’uamundësosh nxënësve qasjen në Kurrikulë. Ju duhet të:♦ Krijoni sfi da të përshtatshme për nxënie.♦ Përgjigjeni në nevojat e ndryshme të të nxënit të nxënësve.126

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Tejkaloni pengesat e mundshme për të nxënit e individëve të veçantë dhe të grupeve tëveçanta të nxënësve dhe për vlerësimin e tyre.♦ Individualizoni përmbajtjen dhe qëllimet e të nxënit/mësimdhënies nëpërmjet PlanitMësimor Individual (PMI).Posaçërisht në punën tuaj me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore (NVA) këto parime dotë jua mundësojnë:♦ Të zgjidhni rezultate të të nxënit për nxënësit me NVA që dallojnë nga rezultatet përnxënësit e tjerë.♦ Ta modifi koni plan-programin për t’i hequr pengesat dhe për t’ua mundësuar të gjithënxënësve që t’i arrijnë objektivat e njëjta.Planifi kimi për me nevoja të veçanta arsimore duhet të jetë pjesë e planifi kimit për të gjithënxënësit, e jo të bëhet ndaras. Nuk ka nevojë të jetë i ndërlikuar ose t’ju merr shumë kohë.Mjafton që në planin e mësimit t’i përfshini disa shënime lidhur me rezultatet e të nxënitdhe qasjet që do t’i përdorni për t’i larguar pengesat për këta nxënës. Ky planifi kim mund tëpasurohet me qëllimet personale të nxënësve. Nganjëherë do të jetë më e përshtatshme qëtë planifi koni hapa të vegjël ose të siguroni burime shtesë për të arritur qëllimin e të nxënit.Shpeshherë ka mbështetje për ta bërë këtë.Lista e Qendrave Burimore të cilat ofrojnë mbështetje për nxënësit dhe mësimdhënësit e tyrenë shkollat e rregulltaQendra Burimore “Përparimi” në Prishtinë për nxënësit me aftësi të kufi zuara intelektualeigballepotera@hotmail.comtel: 038 226 120, 044-206 940Qendra Burimore “Nenë Tereza” në MitrovicëHajdar.shyti@gmail.comTel. 028 539 538, 044 812 272Qendra Burimore “Lef Nosi” në Prizrenhttp://lefnosi.com/index.phpZahir Pajaziti p.n., Pri zren 20000Tel./Fax. + 381 (0)29 241037info@lefnosi.comQendra Burimore “Nenë Tereza” në Prizren për nxënësit me aftësi të kufi zuara në tëdëgjuarinfo@qbnt.netwww.qbnt.nettel. 029 223 628Qendra Burimore “Xheladin Deda” në Pejë për nxënësit me aftësi të kufi zuara në të pamëhttp://shvqb.net/Rr. Bill Klinton, Nr. 183, Pejëtel: 039 433 542; 044 199 638; 044 364 208127

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPo ashtu, duhet të mendoni për pyetjet të cilat do t’ua bëni grupeve dhe individëve të ndryshëmdhe për mënyrat në të cilat do të vërtetoni se sa kanë kuptuar nxënësit. Disa nxënës meNVA e shfaqin të kuptuarit e tyre ndryshe nga nxënësit e tjerë (sidomos nxënësit me aftësi tëkufi zuara në të nxënë), prandaj nxënësve duhet t’u ofroni mundësi të ndryshme për të treguarse çfarë dinë dhe çfarë mund të bëjnë.Në punën tuaj me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore dhe mund të ju ndihmojë shumëbashkëpunimi me prindërit e tyre. Ata mund të ju ndihmojnë t’i kuptoni nevojat e nxënësve, t’ipërcaktoni objektivat të punoni bashkë dhe ta vlerësoni përparimin.Mësimdhënia e diferencuar dhe të nxënit e diferencuar paraqesin një metodëtë përfshirjes së të gjitha grupeve me disavantazhe dhe qasjen kryesore përpërfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore.Diferencimi është një qasje e mësimdhënies që siguron që të gjithë nxënësit mësojnë mirë,përkundër dallimeve të shumta që i kanë mes vete. Diferencimi arrihet me strategji, e jo merezultate të pritura të të nxënit, prandaj duhet të përqendroheni pikërisht në to.Si mund të krijoj diferencimin në klasë?Këtë mund ta bëni në tri mënyra:♦ Diferencimi për nga rezultatet, ku të gjithë nxënësve u jepet detyra e njëjtë, ndërsadiferencimi bëhet në bazë të përgjigjeve të tyre.♦ Diferencimi për nga detyrat, ku nxënësve u jepen detyra specifi ke varësisht nga aftësitëe tyre. Detyrat mund të diferencohen për nga niveli i vështirësisë, struktura, udhëzimetqë u janë dhënë, ose ma anë të kombinimit të këtyre tre faktorëve.♦ Diferencimi për nga përpjekja e mësimdhënësit, ku duhet bërë përshtatja e nivelit tëndërhyrjes së mësimdhënësit.Përparësia e diferencimit me anë të detyrës qëndron në mundësinë për t’i përshtatur aktivitetetme aftësitë e nxënësve, në mënyrë që të gjitha nivelet e aftësive të rezultojnë me sukses.Ndërsa, mangësia e tij është që kërkon shumë planifi kim. Përveç kësaj, ju duhet t’i njihni mirënxënësit tuaj dhe aftësitë e tyre dhe t’ua shpjegoni pse secili ka detyra të ndryshme. Ështëme rëndësi të theksohet fjala diferencë dhe të shmanget përdorimi i nocioneve më i lehtë/Ivështirë, më i thjesht /sfi dues, më i mirë-më i keq, më shumë-më pak, dhe/ose të ngjashme.Diferencimi për nga përpjekja e mësimdhënësit, më së miri mundësohet dukë bërë pyetje tëhapura, të cilat NUK nënkuptojnë përgjigje të pritura, por promovojnë diskutimin dhe debatin.Kjo qasje ua mundëson të gjithë nxënësve të përjetojnë arritje pozitive dhe të tregojnë dëshmitë arritjes në nivelin e tyre më të lartë.128

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëAktivitet plotësuesStrategji efektive të mësimdhënies për diferencim në një klasë mikseStrategjitë e përshtatshme të mësimdhënies për nxënësit e talentuar përfshijnë të gjithastrategjitë që janë të përshtatshme edhe për nxënësit tjerë, por ajo që bën mësimdhënësime këto strategji që i bën ato më sfi duese për nxënësit me talent. Shumë strategji mund tëpërdoren në mënyra të ndryshme, varësisht nga nevojat e ndryshme të nxënësve në klasë.Duke përdorur materiale dhe burime më të avancuara se ato që zakonisht gjinden për niveline klasës, mësimdhënësit do të jenë më shumë në gjendje të diferencojnë mësimdhënien përnxënësit me nivel më të lartë të interesave dhe gatishmërisë.Shumica e strategjive të mësimdhënies vlejnë edhe për punën me nxënësit e talentuar, porato strategji që krijojnë mundësi për të nxënë të hapur dhe produktiv janë më së shumtifrytdhënëse.Krijimi i mundësive për përgjigje të shumta të sakta: detyra të hapura që fokusohen nëprocesin e zgjidhjes së problemeve dhe/ose në të menduarit kritikVëmendje për problemet shoqërore, përvojat nga jeta e përditshme, dhe projektet ekomunitetit: detyra për vlerësim të performancës, lojë me role, simulime, etj. bazuar nësituata autentike të interesave të nxënësveCopëzimi: copëzimi i detyrave/aktiviteteve në pjesë më të vogla dhe më lehtë tëmenaxhueshme dhe ofrimi i udhëzimeve më të drejtpërdrejta për secilën pjesë.Kompaktimi: proces që përfshinë vlerësimin paraprak të nxënësve, duke vlerësuar atë qëata e dinë tanimë dhe duke u dhënë mundësi që të ecin përpara sipas kurrikulës.Theksimi i shkathtësive të të menduarit: ofrimi i mundësisë nxënësve që të ‘mendojnëme zë’, të diskutojnë të menduarit e tyre me bashkëmoshatarët dhe të refl ektojnë për tëmenduarit e tyre në revista shkollore.Zhvillimi i përgjegjësisë së nxënësve: nxënësit ndihmojnë në zhvillimin e rubrikave,hartimin e projekt propozimeve, dhe në kryerjen e vetëvlerësimit dhe vlerësimit të grupit.Grupimi fleksibël: grupimi i studentëve bazuar në virtytet e tyre për gatishmëri, e sipassupozimit se të gjithëve u duhet detyra e njëjtë, shkathtësitë e njëjta për llogaritje, detyrat enjëjta me shkrim etj. lëvizja nga grupi në grup është e zakonshme, bazuar në përgatitjen enxënësve në një shkathtësi të caktuar dhe avancimit të tyre në atë shkathtësi.Vendosja fleksibile: mundëson që ndryshimet në aftësitë e nxënësve të përvetësojnëkurrikulën.Vendosja e qëllimeve dhe planifikimi: përfshirja e nxënësve në caktimin e qëllimeve tëtyre personale dhe në planifikimin e aktiviteteve mësimore, një nga një me mësimdhënësin.Hulumtimet grupore: nxënësit punojnë në grupe bashkëpunuese me aftësi të ndryshme nëdetyra të hapura ose në grupe me aftësi të ngjashme në detyra sfi duese të përshtatshme.Zakonisht fokusi është në procesin dhe shkathtësitë e të menduarit.Projekte praktike: përdorimi i objekteve konkrete në mësimin e lëndëve të ndryshme,sidomos në matematikë.129

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëPyetje të nivelit të lartë: pyetje që nxjerrin informata të nivelit të avancuar, që kërkojnë disahapa deri te kuptimi i plotë dhe që kërkojnë të menduar sfi dues.Studimi i pavarur: ofrimi i mundësive për nxënësit që të punojnë në mënyrë të pavarur dhetë hulumtojnë tema që u interesojnë.Kurrikula ndërdisiplinore / e integruar rreth një teme: njësi tematike që krijojnë lidhjemes shumë fushave kurrikulare.Qendrat e interesit: përqendrimi i aktiviteteve akademike bazuar në interesat e nxënësveqë kryhen në mënyrë të pavarur.Kontratat e të nxënit: një propozim, para fi llimit të një projekti ose njësie, i cili paraqet burimet,hapat drejt përfundimit të tij, dhe kriteret e vlerësimit të dakorduara me mësimdhënësinProjektet afatgjata: një mundësi avancimi në të cilën nxënësit hulumtojnë koncepte,probleme, tema apo individ.Mentorimet: nxënësit punojnë me një mësimdhënës, specialist të medies, prind vullnetar,ose me një anëtar të komunitetit për zhvillimin apo kryerjen e të gjitha pjesëve të një projektiapo detyre. Kjo gjithashtu është mënyrë e mirë për t’u ndihmuar nxënësve të zhvillojnëshkathtësi të prodhimit në një fushë të caktuar dhe për të zhvilluar vetëdijesimin për karrierë.Paravlerësimi: mënyrë për të përcaktuar se çfarë dinë nxënësit për një temë të caktuar parase të zhvillohet ajo. Kjo metodë duhet të përdoret rregullisht në të gjitha fushat e kurrikulës.Mësimdhënësit mund të përdorin informacionin e fi tuar nga vlerësimi paraprak për të marrëvendime në lidhje me përparësitë dhe nevojat e nxënësit.Hulumtimi i përbashkët: një metodë e veçantë e të nxënit në të cilën pjesëmarrësit kërkojnëpërgjigje në pyetjet fondamentale të ngritura në një tekst.Zgjedhja e nxënësve: ju ofron nxënësve mundësi për të zgjedhur përmbajtjen, procesindhe produktin që është me më së shumti interes (dhe më e përshtatshme)Kriteret e krijuara nga vet nxënësit për detyrën/produktin: udhëzime për nxënësit derisakrijojnë rubrikaDetyra dhe produkte të dizajnuara për inteligjenca të shumëfishta/stile të të nxënit: edizajnuar për të dhënë mundësi të gjithë nxënësve të angazhojnë përparësitë dhe preferencate tyre personale për të inkurajuar motivim dhe angazhim maksimal.Përdorimi i programeve kompjuterike: një gamë e gjerë e programeve kompjuterike përpërmirësim, praktikë shtesë, zgjerim, përshpejtim.Përdorimi i shumë teksteve: ofrimi i më shumë se një teksti për akomodimin e gamës sëgjerë të nivele të të lexuarit në klasë dhe një bibliotekë e shkollës me tekste të niveleve tëndryshme të leximit që mbulojnë disa klasëSi duhet ta menaxhoj një klasë gjithëpërfshirëse?Kjo do të jetë një nga sfi dat më të mëdha për juve.Udhëzuesi i MASHT-it për Nevoja të Veçanta Arsimore përmban ide të shkëlqyeshme (tëpërmbledhura më poshtë) për hapat që duhet t’i ndërmerrni për t’u siguruar që të gjithë nxënësitmund të mësojnë dhe të përparojnë. Në këtë Udhëzues sugjerohen:130

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Strategjitë që mund t’i përdorni,♦ Si ta organizoni mësimin,♦ Si t’u ndihmoni nxënësve të ballafaqohen me të nxënit,♦ Si të mbani mësim dhe si të bëni vlerësimin në mënyrën më tëefektshme,Mëshumëinformatamund të gjeninë Pjesën eBurimeve.♦ Si të krijoni një ambient fi zikisht të qasshëm në klasëSjellja e padisiplinuar dhe çfarë mund të bëj për ta mbajtur nën kontroll orën dhe për t’indihmuar nxënësit që të mësojnë?Menaxhimi i sjelljes mund të jetë stresues madje edhe për mësimdhënësit më me përvojë,veçanërisht kur punoni me nxënës kërkues ose me nxënës të cilët kanë nevoja shumë tëveçanta. Si mund t’ia lehtësoni punën vetes?♦ Planifi kojeni mirë orën e mësimit dhe përdorini planet e dhëna në këtë Udhëzues, dheshkruani në tabelë rezultatet, kriteret e suksesit dhe qëllimin e punës, në mënyrë që tëgjithë t’i shohin dhe t’i kuptojnë. Nëse veproni kështu do të keni më shumë gjasa për tëndikuar në sjelljen e nxënësve.♦ Kur përballeni me një situatë të vështirë është me rëndësi të mos e merrni si diçkapersonale. Jini të qetë dhe kini vetëbesim, sepse kështu do të ndikoni tek nxënësit qëtë ndjejnë më pak shqetësim dhe frustrim.♦ Jini konsistent. Bëjuani të qartë nxënësve se si duhet të sillen dhe inkurajoni nxënësit takuptojnë këtë. Ndihmojini të kuptojnë se duhet të vendosin që t’u përmbahen rregullavetë sjelljes.♦ Kur duhet të korrigjoni një sjellje bëjeni këtë me kohë, jini specifi k, konsistent, i drejtëdhe i arsyeshëm.♦ Mendoni dhe fl isni në mënyrë pozitive.♦ Mos insistoni të merreni me probleme vetë. Kërkoni mbështetje nga kolegët.Në burimet në internet të dhëna më poshtë mund të gjeni një numër të madh planesh ditoredhe të aktiviteteve për të gjitha klasat/niveletSuccess Link Missouri Department of Elementary & Secondary Education http://www.successlink.org/gti/lesson_unit-viewer.asp?lid=2301Diversity Council.org Rochester Minnesota http://www.diversitycouncil.org/elActivities.shtml131

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëAktivitet plotësuesGjithëpërfshirja e vërtetë e nxënësve të grupeve me disavantazhe, duke përfshirëbashkëpunimin me mësimdhënësit e tjerë, me prindërit dhe komunitetin, është shtjelluarmirë në Udhëzuesin e MASHT-it për Nevoja të Veçanta Arsimore. Ky Udhëzues përmbanstrategji të shkëlqyeshme dhe qasje praktike që mund t’i zbatoni në klasën tuaj.Trajtimi i refuzimit dhe braktisjes së shkollës: Udhëzues praktik për mësimdhënësit, drejtorëte shkollave, këshillat e shkollave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë apo kanë interesnë refuzimin dhe braktisjen e shkollës në Kosovë; GIZ, Ministria e Arsimit, Shkencës dheTeknologjisë, Dr. Sibylle Hielscher; MA, Vlera Kastrati; dhjetor 2011.Informata më të hollësishme për Pjesën 6mund të gjeni në Pjesën e Burimeve më poshtë1. Aktivitet rreth stereotipeve gjinore2. Gjuha e përfshirjes gjinore – udhëzimet për eliminimin e stereotipeve gjinore dhestereotipeve lidhur me nevoja të veçanta3. Si të tejkalohen paragjykimet – aktivitet4. Zhvillimi i respektit për diversitet – mësim5. Strategjitë e mësimdhënies për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore (NVA)6. Këshilla për mësimdhënësit: Strategji të suksesshme për punën me nxënësit etalentuarBurime për Pjesën 6BURIMI 1: Aktivitetet mbi stereotipet gjinore♦ Ndajini nxënësit në grupe ose në çifte.♦ Kërkoni që të shënojnë me () nëse veprimet e dhëna në tabelë asociohen meparagjykime gjinore në bazë të gjinisë biologjike ose gjinisë sociale (socializim)♦ Diskutoni rreth stereotipeve: “një përgjithësim lidhur me një grup njerëzish apo ngjarjesh,ku një individ gjykohet në bazë të atij përgjithësimi, i cili mund të jetë apo të mos jetë isaktë për atë person; etiketimi i një personi me vetëm një karakteristikë”132

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëStereotipet gjinore paraqesin “bindje të formuara nga ndikimet shoqërore” lidhur megratë/vajzat dhe burrat/djemtëVeprimiGatim/kuzhinierGjinia biologjike(mashkull/femër)Gjinia sociale (socializim)Rolet e prituraBoksierLëvrimi i tokësTë ushqyerit me gjiRrobaqepjeNdryshimi i zëritCikli menstrualRiparim i automjetitVeshja e fustanitPastrim i shtëpisëAktivitet diskutimi♦ Organizoni për nxënësit një debat/diskutim me temën “Pse është e rëndësishmematematike edhe për djemtë edhe për vajzat”.Aktivitet me gazetë♦ Mblidhni disa ekzemplarë të gazetës së sotme apo të gazetave më të vjetra të ndryshme(mund të përdorni edhe libra ose revista).♦ Ndajini nxënësit në grupe dhe jepjani secilit grup një gazetë të cilën do ta analizojë.♦ Kërkoni nga nxënësit që t’i analizojnë fotografi të dhe të gjejnë përqindjen e burrave/djemve dhe të grave/vajzave në ato fotografi .♦ Kërkoni që t’i analizojnë fotografi të e grupeve, duke përfshirë edhe reklamat. Nësenë fotografi janë paraqitur djemtë ata duhet të llogariten si burra, dhe vajzat duhet tëllogariten si gra.♦ Cekni rolin e – nëse është e mundur– të grave dhe të burrave në ato fotografi , përshembull, në fotografi në ku një grua është shofer kamioni.133

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Shënoni gjetjet tuaja në tabelën e mëposhtme.♦ Diskutoni rreth sasisë së vëmendjes dhe rolit që u jepen grave dhe burrave në mediettona.% Gra Roli % Burra RoliBurim: Udhëzuesi për Barazi Gjinore për Mësimdhënësit i UNESCO-s është një burim i shkëlqyeshëm për tëkuptuar më mirë pabarazinë gjinore dhe pasojat e saj si për gratë/vajzat ashtu edhe për burrat/djemtë.http://portal.unesco.org/en/files/47654/12737402501Gender_Toolkit_for_Educators.pdf/Gender%2BToolkit%2Bfor%2BEducators.pdfBURIMI 2: Gjuha për gjithëpërfshirje gjinoreUdhëzime për eliminimin e stereotipeve gjinore dhe stereotipeve lidhur me nevoja tëveçanta arsimoreStereotipet krijojnë ekskluzivitet dhe një ndjenjë të hierarkisë, me anë të së cilës një grupnjerëzish konsiderohet se janë në nivel më të ulët se të tjerët dhe shkaktohen pikëpamjesociale negative lidhur me nxënësit/personat që u takojnë grupeve me disavantazhe. Nxënësit/personat nga grupet me disavantazhe zakonisht nuk ndjejnë se i takojnë klasës dhe për këtëarsye mund të mos jenë të gatshëm të marrin pjesë dhe mund të mungojnë edhe më shumënë shkollë.Përdorimi i gjuhës gjithpërfshirëse ndihmon në ndërtimin e një ambienti mirëpritës dhe miqësor,ku të gjithë nxënësit ndjehen të respektuar dhe janë më të gatshëm të marrin pjesë.Tre parimet kryesore që refl ektojnë gjithëpërfshirjen janë:♦ Mos e theksoni gjininë, racën, etninë apo vetitë e tjera personale të një personi (siç janëorientimi seksual, mosha, apo aftësia e kufi zuar), nëse kjo gjë nuk është relevante përtemën në fjalë. Me fjalë të tjera, mos krijoni dhe mos promovoni stereotipe në bazë tëvetive njerëzore të pashmangshme.♦ Jini konsistent kur i përshkruani pjesëtarët e grupit: Mos i veçoni vajzat dhe gratë e rejapër të përshkruar bukurinë e tyre fi zike, veshjen apo aksesoret, apo mos e cekni mjetinndihmës të cilin e përdor një person më aftësi të kufi zuara, apo mos e përmendni racëne pakicës së vetme në grup, përveç nëse kërkojnë vetë individët.♦ Kini parasysh se gjuha gjithëpërfshirëse vlen për rastet e përgjithshme. Kërkesat edrejtpërdrejta nga individët kanë përparësi në krahasim me rregullat e përgjithshme(p.sh. zonja Filane Fisteku kërkon që të tjerët të mos i drejtohen me mbiemrin e saj, porme mbiemrin e bashkëshortit të saj).134

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëAftësitë e kufizuara ose nevojat e veçanta arsimorePërpiquni të mos e veçoni aftësinë e kufi zuar të një individi si mënyrë identifi kimi, përveç nëseduhet ta përshkruani për ndonjë raport apo takim zyrtar të përqendruar në nevoja të veçantadhe aftësi të kufi zuara. Shikojeni personin, e jo aftësinë e kufi zuar. Sigurohuni që në punëntuaj të përditshme:♦ të përdorni gjuhën neutrale;♦ t’i shmangeni përdorimit të fjalëve të cilat nënkuptojnë viktimizim ose krijim të stereotipevenegative. Për shembull, mos i përdorni përshkrimet siç janë “viktimë” ose “I sëmurë” përdikë që vuan nga një sëmundje, por vetëm cekeni sëmundjen;♦ Shmangeni përdorimin e fjalëve si “i varfër,” “fatkeq” ose “i vuajtur”;♦ të mos përdorni fjalë si “guximtar” kur mund të thoni “I suksesshëm” ose “produktiv”.Gjuha për gjithëpërfshirje apo gjuha neutrale për nga gjiniaUdhëzimet e përgjithshme që duhet ndjekur:♦ Eliminoni gjininë e fjalëve, mos i jepni fjalës karakter të gjinisë së kundërt; për shembullkryesuesin bëjeni kreu, e mos e riktheni gjininë te kryesuesja).♦ Krijoni fjalë me karakter gjinor neutral: shndërroni ndajfoljet në emra duke shtuarprapashtesën –ist (për shembull, aktiv: aktivist).♦ Zëvendësoni shprehjet profesionale të cilat përmbajnë gjininë mashkullore, nëse ështëe mundshme, me shprehjet që përfshijnë pjesëtarët e cilësdo gjini.♦ Shmangni emërtimet e pozitave të punës që kanë cilësimin femëror apo mashkullor.♦ Në rastet kur jeni të detyruar t’i përdorni fjalët me karakter gjinor përdorni fjalë paraleleburra/gra, djem/vajza, zotërinj/zonja, çuna/vasha, shokë/shoqe.Në tabelën më poshtë janë dhënë disa strategjiÇfarë duhet bërë dhe çfarë nuk duhet bërë në gjuhën gjithëpërfshirëse? Si shmangetekskluziviteti apo ndjenja e hierarkisë në përdorimin e gjuhës, me të cilën një grup njerëzishkonsiderohet të jetë në nivel më të ulet se të tjerët, dhe e cila krijon ose shkakton stereotipesociale negative?Përemrat – shmanguni përdorimit të përemrit “ai” kur bëhet fjalë për të dyja gjinitë. Disaqasje alternative janë:135

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëQasjet alternative ndaj përemravePërdorni shumësinRiformuloni fjalinëpër ta eliminuarpëremrinZëvendëso përemrinmashkullor me ju apoai/ajoShfrytëzo përemrinnë shumës tëpacaktuarShfrytëzo ndërtimin epëremrit të dyfi shtë,nëse nevojitetMos e përdorniPërdoreniMos e përdorniPërdoreniMos e përdorniPërdoreniMos e përdorniPërdoreniMos e përdorniJepjani secilit nxënës punimin e tij sapo tëketë mbaruar.Jepuni nxënësve punimet e tyre sapo tëkenë mbaruar.Nxënësi me sukses mesatar shqetësohetpër notat e tij.Nxënësi me sukses mesatar shqetësohetpër notat.Nëse nxënësi është i pakënaqur me notëne tij, ai mund të fl asë me mësimdhënësinNxënësi/ja i/e pakënaqur me notën e tij/saj, mund të ankohet te mësimdhënësiPërdori bashkë përemrat ai/ajoSecili që dëshiron të shkojë në lojë nesër letë sjellë paratë e tijAta që dëshirojnë të shkojnë në lojë nesër,le të sjellin paratë e tyre.Secili ka të drejtën në mendimin e tijPërdoreniSecili person ka të drejtën në mendimin etij/sajDisa strategji të tjera për gjithëpërfshirje janë shmangia e tregimeve, fotografi ve apo frazavetë cilat nënkuptojnë supozime të bazuara në stereotipe, për shembull:♦ Që disa grupe etnike janë përfundimisht më pak të afta sesa grupet e tjera etnike; apo,që ndonjë grup është superior në krahasim me grupet e tjera.♦ Që personat me aftësi të kufi zuara domosdoshmërish varen nga të tjerët.♦ Që burrat janë të pavarur dhe gratë janë të varura.♦ Që disa kategori të grave janë të paafta, ose jeta e tyre është tepër e varur nga burrat.♦ Që grave të cilat kanë bërë karrierë zakonisht u mungojnë shkathtësitë e amvisërisë,ato nuk kanë fëmijë, ose edhe po të kenë fëmijë nuk janë prindër të mirë.136

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasë♦ Që burrat janë të vrazhdë, të dhunshëm, të ashpër, të pashpirtë ose të pandjeshëm.♦ Që gratë kanë frikë, janë pasive, të varura, qaramane, mendjelehta, të dobëta,grindavece, të bezdisshme, dorëzohen lehtë, histerike, të shpërqendruara.♦ Që burrave u mungojnë shkathtësitë për të qenë prind i mirë, për t’u kujdesur ose përamvisëri.♦ Që vetëm burrat nga komunitetet pakicë janë të dhunshëm ose të ashpër.Burim: Përshtatur nga Do’s and Don’ts of Inclusive Language; Media Task Force Honolulu County Committee onthe Status of Women, Oct. 1999 http://www2.honolulu.hawaii.edu/facdev/guidebk/teachtip/inclusiv.htm andËords That Count Women Out/In Ontario Ëomen’s Directorate at, The Bias-Free Ëord Finder, Rosalie Maggio,Beacon Press, Boston, Mass. 1991Shembuj të përgjithshëm të gjuhës gjithëpërfshirëseaktorjaMOS PËRDORprezantuesiautorjaburrë i rëndomtë apomesatarkryesuesi, kryesuesjakinezipastruesja/shërbyesjaklerikucimerikëshilltari, këshilltarjazanatçiuskicografishqytarizbatuesbashkëpunëtorizjarrfi kësipeshkatarikryepunëtorishërbyeseheroinëPËRDOR SI MË TË PËRSHTATSHMEaktor, interpretuesprezantuesautorperson mesatar, i rëndomtë, punëtor tipikkryesues (për të dyja gjinitë)kinezamvisë, pastruesklerik, ministër, priftnxënësanëtar i këshillitzanatçiskicograf, teknik i skicografi sëtrimpërmbarueskoleg, bashkëpunëtorzjarrfi këskur mundet: peshkatarmbikëqyrësasistente apo sekretareshëhero137

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasënikoqireburrë i sigurimevedoktoreshëlaikupostierinikoqiragjent i sigurimevedoktor, mjeklaik, person laikbartësi i postës, bartësi i letrave, punëtori i postësburrëriamosha e rritur, pjekuriaorë për njeriorari i punës, numri i orëve të punuaranjerëzimiraca njerëzore, raca e njeriut, qeniet njerëzore, njerëzit, familjanjerëzorefl uturim me njeri brenda fl uturim me pilotnjeriu në rrugë person i rëndomtë, qytetar i rëndomtë, votues, person mesatarfuqi punëtoreforca punëtore, resurse njerëzore, energji njerëzore, personel,punëtorëndërmjetësagjent, ndërlidhësz. kryesues! zonjakryesuese!kryesues (për të dyja gjinitë)shfaqje nga një burrë solist, interpretues, artist, shfaqje individualepoeteshëpolicriparuesdorë e djathtëshitësshitësitzëdhënësitregtaritregtarëtmeteorologujuristeburrë punëtorpunëtornë kryepoetzyrtar i policisëperson që bën riparimeasistent, ndihmës, i dyti në zinxhirin komanduesperson i shitjeve, përfaqësues i shitjes, referentë i shitjes, agjentpersoneli i shitjes, personat që merren me shitjepërfaqësues, zëdhënësdyqanxhiu, shitësi, ndërmarrësishitësitparashikues i motitjuristpunëtorët, punëtor tipikpunonjëskompetentBurim: Përshtatur nga Do’s and Don’ts of Inclusive Language; Media Task Force Honolulu County Committee onthe Status of Ëomen, Oct. 1999 and Words That Count Women Out/In Ontario Women’s Directorate at, The Bias-Free Word Finder, Rosalie Maggio, Beacon Press, Boston, Mass. 1991138

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëBURIMI 3: Aktivitet: Si t’i tejkalojmë paragjykimetQëllimet e këtij aktiviteti♦ MOS i paragjykoni njerëzit. Përpiquni t’i njihni më mirë si individë para se të vendosni aju pëlqejnë apo jo.♦ TRAJTONI njerëzit ashtu siç dëshironi t’ju trajtojnë juve.♦ MBËSHTETNI njerëzit ndaj të cilëve të tjerët sillen me paragjykime. Mos iu bashkonigrupit të njerëzve të cilët janë të padrejtë ndaj dikujt.♦ MËSONI për kulturat, vendet dhe popujt e tjerë.Procedura:1. Diskutoni me nxënësit se si shfaqen paragjykimet në situatat në vijim:♦ Tallja me peshën e dikujt.♦ Kur nuk luajnë me dikë për shkak se ai apo ajo nuk mund të vrapojë shpejt.♦ Tallja me njerëz të cilët fl asin një gjuhë tjetër.♦ Etiketimi i njerëzve për shkak të ngjyrës së lëkurës.♦ Injorimi i një personi në karrocë invalidësh.♦ Kur një vajzë nuk e lejojnë të luajë me kamion sepse është vajzë.♦ Kur një djalë nuk e lejojnë të shkojë në kurs vallëzimi sepse është djalë.2. Kërkoni nga nxënësit që të krijojnë një portret të vetvetes. Përdorini këto mjete vizuale përt’i ilustruar situatat që përfshijnë paragjykime. Kërkoni nga nxënësit që të gjejnë mënyra përt’i ndryshuar sjelljet paragjykuese në këto situata.3. Luani një lojë klasifi kimi. Kërkoni nga nxënësit të ndahen në grupe në bazë të këtyrekategorive:ngjyra e fl okëve, ngjyra e lëkurës, ngjyra e syve, gjinia, gjatësia trupore (më të gjatët dhe mëtë shkurtrit na bazë të një matjeje të zgjedhur), muaji i lindjes, vendi i lindjes (të gjithë ata qëkanë lindur në shtetin ose qytetin e njëjtë), rrobat (ngjyrat ose stilet e veçanta), çfarë u pëlqenose çfarë nuk u pëlqen (si për shembull ngjyrat, ushqimet, muzika, etj.).Për secilën kategori përshkruani një situatë të padrejtë. Për shembull, “Si thoni sikur sot t’i lejojtë dalin në pushim/të shkojnë në shtëpi më herët ose të bëjnë pushim vetëm ata që kanë fl okëngjyrë kafe? A do të ishte e drejtë kjo?” ose “Si thoni sikur sot vetëm vajzat të lejohen për tëngrënë drekë? A është e drejtë kjo?”Përfundim: Pas lojës diskutoni se si paragjykimi nënkupton të mos jesh i drejt ndaj dikujt.Burim: Good Character.com139

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëBURIMI 4: Mësim – Zhvillimi i respektit për diversitetPërshkrimi: Nxënësit do të intervistojnë njëri-tjetrin lidhur me një çështje dhe do t’i përdorinato informata për të krijuar një grafi kon në të cilin do të ilustrojnë dallimet që ekzistojnë nëklasë, në mënyrë që të zhvillojnë të kuptuarit dhe respektin për diversitet.Materialet e nevojshme: fl eta të mëdha, fl eta të pastra, ngjyra ose lapsaObjektivi: Nxënësit do të intervistojnë njëri-tjetrin lidhur me një çështje dhe do t’i përdorin atoinformata për të krijuar një grafi kon në të cilin do të ilustrojnë dallimet që ekzistojnë në klasë,në mënyrë që të zhvillojnë të kuptuarit dhe respektin për diversitet.Shkathtësitë: të kuptojnë dhe të zbatojnë të drejtat dhe përgjegjësitë qytetare; të organizojnëtë dhënat, informatat dhe idetë në forma të përdorshme (tabela, grafi kone, skica);Paraqitni aktivitetin: Tregojuni nxënësve se në botë ekzistojnë miliarda njerëz. A mendonise të gjithë njerëzit e botës janë të njëjtë? Apo janë të ndryshëm? Shikoni përreth na klasëntonë. A duken pikërisht sikur ti shokët e klasës, apo dallojnë nga ti? A më ngjan mua ndonjënxënës në këtë klasë? Mendoj se pajtohemi që njerëzit janë të ndryshëm. Dallimet janë gjë emirë. Bota është një vend aq interesant pikërisht për arsye se jemi të ndryshëm. Përkujtojuaninxënësve se është me rëndësi t’i respektojmë të gjithë njerëzit dhe t’i çmojmë dallimet.Rishikojeni përkufi zimin e respektit: Të kesh respekt do të thotë të tregosh mirësjellje dhekonsideratë për të tjerët.Është me rëndësi t’i respektoni njerëzit edhe kur dallojnë nga ju. Kjo quhet respekt përdiversitet ose respekt për dallime. Po ashtu njihet si pranim dhe tolerancë. Këto janë tiparetë rëndësishme të karakterit që do të duhej t’i kishte çdo njeri. Sikur njerëzit t’i respektonindallimet në vend se të talleshin me dikë që është ndryshe dhe të mos i lëndonin të tjerët vetëmpër shkak të dallimeve, atëherë do të kishte më shumë paqe në shkollat, shtëpitë, komunitetettona dhe në të gjithë botën.Pyesni nxënësit se cilat janë mënyrat e ndryshme në të cilat njerëzit dallojnë nga njëri-tjetri nëshkollën, shkollën dhe komunitetin tuaj. Pastaj, bisedoni për dallimet midis njerëzve në klasëntuaj. Krijoni një grafi kon në të cilin do t’i paraqitni këto dallime. Në atë grafi kon do të mund tëshihni edhe ngjashmëritë. Emërtojini grafi konet dhe tregojuani nxënësve gjatë shtjellimit tëkësaj çështjeje.Shënojini në tabele dallimet që i kanë identifi kuar nxënësit. Kjo listë mund të përfshijë ngjyrëne fl okëve, të syve, të ngjyrës. Ajo mund të përfshijë edhe dallimet midis shtëpive në të cilatjetojnë nxënësit, numrit të anëtarëve të familjeve të tyre, vendeve ku shkojnë për të luajtur.Pranoni çdo përgjigje relevante nga lista.PRAKTIKE E UDHËZUAR:Kërkoni nga nxënësit të zgjedhin një nga dallimet midis njerëzve dhe ilustrojnë dallimet përmesnjë grafi koni.Për shembull: Zgjidhni një karakteristikë të thjeshtë, siç është ngjyra e syve. Pastaj, thoni:“Unë do të intervistoj secilin nga ju për të parë se ç‘farë ngjyre i keni sytë, dhe pastaj do t’i140

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëilustroj rezultatet me një grafi kon. Sytë janë zakonisht të gjelbër, ngjyrë kafe ose të kaltër,prandaj do t’i shënoj së pari këto tri ngjyra në tabelë. Pastaj do të kërkoj nga secili prej jushç‘farë ngjyre i keni sytë dhe do të shënoj emrin tuaj pranë ngjyrës përkatëse në tabelë”. Pyetnisecilin nxënës dhe shënoni përgjigjen në tabelë. “Tani do të vizatoj një grafi kon”. Vizatoninë letër të madhe tri kolona dhe shënoni në fund të secilës tri ngjyrat e syve. Vizatoni edhevijat paralel për të krijuar një grafi kon. Ngjyrosni ose shënoni numrin e saktë të kolonave përsecilën ngjyrë. Pastaj diskutoni me klasën se cila ngjyrë është më e shpeshta, më e rralla,ose a ka ngjyra me numër të njëjtë të përgjigjeve, etj. Pyetni nxënësit a u pengon fakti që disanxënës kanë ngjyrë të ndryshme të syve. Pyetni nxënësit a mund t’i respektojnë këto dallime.Emërtojeni këtë grafi kon “Ngjyra e syve “ dhe vendoseni në mur si model. Po ashtu, mund tavendosni edhe një poster në të cilin shkruan “Respektojeni diversitetin” dhe më vonë mund t’ishtoni grafi konet e nxënësve.PRAKTIKË E PAVARUR:Kërkoni nga secili nxënës të zgjedhë një fushë të dallimeve për të cilën është diskutuar dhee cila është shënuar në tabelë. Një nxënës mund ta zgjedhë ngjyrën e syve, tjetri ngjyrën efl okëve (sigurohuni që këta të jenë nxënësit të cilët janë në gjendje t’i respektojnë dallimet),llojin e shtëpisë, numrin e anëtarëve të familjes, etj. Në rast se nuk doni të diskutoni rrethreligjionit, atëherë pyetni nxënësit lidhur me restorantet e preferuara të ushqimit të shpejtë osedyqanet e veshjeve, apo ngjyrën e këmishës, pantallonave ose këpucëve që i kanë veshur/mbathur atë ditë, etj. Jepuni nxënësve kohë të mjaftueshme për t’i mbledhur të dhënat dhe përta vizatuar grafi konin.PËRMBYLLJE:Secili nxënës le ta paraqesë grafi konin e vet dhe le t’i shpjegojë rezultatet. Përdorini pyetjetnga modeli i mëhershëm për të diskutuar rreth secilit dallim. Kërkoni nga nxënësit që të kenërespekt për secilin dallim. Vendosni grafi konet në mur afër modelit të mëhershëm.AKTIVITETET PASUESE:Ju mund ta zhvilloni aktivitetin me intervistë dhe grafi kone në klasën e një kolegut tuaj, dhepastaj të kërkoni nga nxënësit që t’i shkëmbejnë diskutime dhe konceptet që i kanë mësuar.Vazhdoni t’i lexoni klasës tregime që kanë të bëjnë me respektin për diversitet. Disa sugjerimesugjerime mund ti gjeni në:Success Link http:// www.successlink.org/gti/lesson_unit-viewer.asp?lid=2301141

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëBURIMI 5: Strategjitë për mësimdhënie me nxënësit me nevoja të veçantaarsimore (NVA)Si duhet t’i qasem mësimdhënies dhe nxënies me nxënësit me nevoja të veçantaarsimore?Filloni duke kuptuar se ekziston një mori nevojash të veçanta arsimore. Ju duhet të parashihnise çfarë pengesash mund të përmbajnë mësimet ose njësitë mësimore për pjesëmarrjen nëaktivitete dhe të nxënit e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore. Në planifi kimin tuaj duhett’i përfshini mënyrat për reduktimin e atyre pengesave, në mënyrë që të gjithë nxënësit tëmarrin pjesë në mësim dhe të mësojnë. Në disa aktivitete, nxënësit me nevoja të veçantaarsimore mund të marrin pjesë njësoj sikur nxënësit e tjerë. Ndërsa, në aktivitetet e tjera duhett’i modifi koni ose t’i përshtatni ambientin e klasës ose materialet mësimore, në mënyrë që tëgjithë nxënësit të jenë të përfshirë.Po ashtu, ekzistojnë edhe aktivitete në kuadër të të cilave do të duhet të planifi koni aktivitete‘paralele‘ për nxënësit me NVA, varësisht nga nevojat individuale të tyre, në mënyrë që edheata të punojnë drejt objektivave mësimorë të njëjta sikur nxënësit e tjerë, vetëm se këtë do tabëjnë në një mënyrë tjetër, p. sh. duke krijuar një skript të tregimit në vend se të shkruajnë njëese. Do të ketë edhe raste kur aktivitetet në të cilat do të përfshihen ose objektivat drejt të cilavedo të punojnë nxënësit me NVA, do të dallojnë nga aktivitetet dhe objektivat e planifi kuara përnxënësit e tjerë.Për çfarë duhet të bisedoj me nxënësit e mi kur të vijnë në klasë?Sigurohuni që të gjithë nxënësit mund ta shohin tabelën dhe mund të dëgjojnë mirë. Sigurohuniqë nxënësit të ulen në atë mënyrë që të ketë mundësi për ndihmë nga të rriturit dhe të ketëvend të mjaftueshëm, në mënyrë që nxënësit me vështirësi në lëvizje të kenë qasje në burimetdhe pajisjet e tyre dhe materiale të tjera.Duhet të bisedoni me nxënësit edhe rreth llojit dhe nivelit të mbështetjes që u nevojitet për t’ikryer detyrat dhe aktivitetet.A mund të kërkoj ndihmë për punën me nxënësit me nevojat e veçanta arsimore?Nëse në klasën tuaj keni nxënës nevoja të veçanta arsimore, sigurohuni që ata t’i kuptojnëqartë objektivat e mësimit, të dinë se cila është struktura e mësimit dhe të kuptojnë përmbajtjene mësimit. Ndihmojuni t’i zbërthejnë detyrat në pjesë më të vogla dhe sigurohuni që t’i kuptojnëpyetjet kryesore lidhur me mësimin.Planifi koni për këta nxënës mbështetje plotësuese nga të rriturit për t’ua lejuar që të kalojnëgradualisht në punë pavarur. Në kuadër të planifi kimit duhet identifi kuar cilët nxënës/grupedo të kenë mbështetje plotësuese, në cilën pjesë të mësimit do të ofrohet mbështetja, llojin embështetjes dhe kur do të lejohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur.142

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëA mund të përdor punën në grupe dhe diskutimin?Po. Kjo është mënyrë e shkëlqyeshme për t’i angazhuar nxënësit. Mendoni për pyetjet qëdo t’i bëni dhe sigurohuni që nxënësit të kalojnë me kujdes nga diskutimi në çifte në diskutimnë grupe − gjuha e nevojshme për diskutime me tërë klasën mund të paraqesë problem përnxënësit të cilët e kanë vështirësi në të shprehurit publik. Diskutimet në çifte dhe në grupe emundësojnë pjesëmarrjen e të gjithë nxënësve. Ju mund t’u caktoni nxënësve role të ndryshme,p.sh. kryesuesi, shkruesi, raportuesi dhe vëzhguesi. Kështu të gjithë nxënësit do të jenë tëangazhuar dhe të përqendruar.Si duhet të komunikoj me nxënësit?Gjuha e juaj duhet të jetë e qartë, e paanshme dhe e kuptueshme. Theksoni, shpjegoni dheshënoni fjalë, kuptime dhe simbole kryesore. Sigurohuni që të jepni udhëzime në mënyrë tëqartë dhe t’i përforconi vizualisht, sipas nevojës. Formuloni pyetjet me kujdes dhe shmangenifjalorin dhe fjalitë me strukturë të ndërlikuar. Mos harroni se pyetjet duhet t’i përgatitni nëmënyra/nivele të ndryshme për nxënësit e ndryshëm − përgatitja e pyetjeve me kujdes umundëson të gjithë nxënësve që të kenë rast të përgjigjen në pyetje të hapura. Mund të ketënevojë edhe për forma alternative të komunikimit për t’i plotësuar nevojat e komunikimit, d.m.th.gjuha e shenjave, alfabeti i Brailit. Tekstet, mjetet ndihmëse vizuale, etj. duhet të kontrollohenpër t’u siguruar që janë të qarta dhe të qasshme.Si do të komunikojnë ata me mua?Mund të ketë nevojë të përdorni forma alternative të komunikimit, siç janë gjuha e shenjaveose simbolet. Kërkoni këshilla nga psikologu i shkollës, logopedi dhe nga vet nxënësit për tëzgjedhur mënyrën më të mirë për përdorimin e formave të këtilla gjatë mësimit.Çdo herë kur keni mundësi duhet t’ua lejoni nxënësve të diskutojnë në çifte rreth përgjigjeve tëtyre para se t’ju përgjigjen juve. nxënësve me vështirësi në komunikim duhet dhënë kohë qëtë mendojnë për pyetjet para se të përgjigjen.Si do të mësojnë nxënësit e mi me nevoja të veçanta arsimore?Nxënësit nevoja të veçanta arsimore i kanë mënyrat e veta për të mësuar dhe për t’i mbajturmend gjërat. Ata duhet t’i inkurajoni të bisedojnë se si kanë arritur diçka. Ju duhet të komunikonime ta lidhur me të nxënit, duke shfrytëzuar mënyrat që u përshtaten atyre. Për shembull,shpjegojuani pse janë duke mësuar diçka, pra çka është qëllimi i atij mësimi.Si do t’i kuptojnë nxënësit e mi me nevoja të veçanta qëllimet e mësimit?Rezultatet/objektivat mësimore gjithmonë duhet t’i bëni të qarta nëpërmjet fotografi ve/simboleve/të shkruarit, varësisht nga nevoja. Për shembull, kur i shënoni në tabelë rezultatet/objektivat e të nxënit dhe kriteret e suksesit, shënojeni edhe arsyen pse janë duke e mësuaratë gjë. Përdorni harta mendore dhe mjete të tjera vizuale për t’u ndihmuar nxënësve të shohinse si ndërlidhen përmbajtjet të cilat ua shpjegoni.143

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëSi do ta kuptojnë se sa i kanë arritur qëllimet e të nxënit nxënësit e mi me nevoja tëveçanta arsimore?Sigurohuni që në fund të orës mësimore të diskutoni me nxënësit rreth një apo më shumëideve që janë shtjelluar dhe rreth përparimit drejt tyre që e kanë arritur nxënësit gjatë orës.Pse është kaq me rëndësi t’u jepni informacion kthyes nxënësve, ta rishikoni përparimine tyre dhe t’u ndihmoni të përmirësohen?Notat dhe informacionet e tjera kthyese u ndihmojnë nxënësve ta përmirësojnë performancëne tyre. Informacioni kthyes jepet ne forma përkatëse – me gojë dhe me shkrim. Informacionikthyes që e jepni është më mirë të jetë specifi k se i përgjithshëm. Gjithmonë sigurohuni qëkomentet tuaja të jenë pozitive, të qarta dhe vlerësuese; theksoni përparimin dhe arritjene nxënësve. Dobësitë duhet të paraqiten si fusha për zhvillim të mëtejshëm. Po ashtu,do tëishte shumë e dobishme sikur t’ua mundësonit nxënësve të provojnë edhe një herë ta kryejnëdetyrën. Këto qasje janë të dobishme sidomos kur nxënësit e kanë vështirë të pranojnëkomente për përmirësimin e punës së tyre. Ata nxënës të cilët lëvdatat publike mund t’i vënënë siklet, duhet t’i lavdëroni në mënyrë diskrete.Pyetni nxënësit se çka u duket veçanërisht e vështirë dhe ndihmojuni të mendojnë se si mundta zgjidhin këtë problem – ndoshta mund të punojnë bashkë me një shok ose të kërkojnëndihmë nga ju më shpesh.E përsëritja?Sigurohuni që gjithmonë t’i përsërisni mësimet e mëparshme. Çështjet kryesore të mësuaranga mësimet e mëparshme duhet t’i thonë nxënësit, dhe ato duhet shënuar dhe ruajtur nëmënyrë që nxënësit të mund t’u referohen sipas nevojës.Si mund t’u ndihmoj nxënësve të mi me nevoja të veçanta arsimore që t’i kuptojnëkriteret për vlerësimin e punës së tyre?Sigurohuni që numri i kritereve të jetë vogël. Inkurajojini nxënësit të marrin pjesë në përcaktimine qëllimeve të tyre, edhe pse ata mund ta kenë të vështirë ta kuptojnë nevojën për qëllime.Disa nxënës mund të kenë nevojë për më shumë kohë dhe mbështetje për përcaktimin eqëllimeve. Duhet inkurajuar vetë-vlerësimin dhe vlerësimin e ndërsjellë të nxënësve. Mësojuninxënësve gjuhën e vlerësimit – për shembull ‘sukses’ ose ‘përmirësim’. Shfrytëzoni mundësitëpër vlerësim të ndërsjellë të nxënësve, ku shokët mund ta vlerësojnë punën e njëri-tjetrit drejtsuksesit.Çfarë duhet të bëj që nxënësit të mbështeten më pak në kujtesë?Përpiquni të mos u jepni nxënësve shumë informata të cilat duhet t’i mbajnë mend. Përpiquni tëmos i reduktoni informatat për t’i shndërruar në fakte – në vend të kësaj ndihmojuni nxënësvetë zhvillojnë shkathtësi për të menduar më thellë për çështjet. Përsëritni ose shënoni ne tabelëinformatat e rëndësishme. Përdorni mjete që ndihmojnë kujtesën – këto përfshijnë pllakate dheafi she, fjalorë të personalizuar, kube, njehsorë, numëratorë, tabela shumëzimi, kalkulatorë,karta të kujtesës, aparate për regjistrimin e zërit dhe programe kompjuterike. Sigurohuni qënjohuritë e reja të përshtaten me njohuritë ekzistuese të nxënësve.144

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëSi mund ta konsolidoj të nxënit?Kontrolloni të kuptuarit e nxënësve rregullisht, duke kërkuar nga ata që t’i riformulojnë çështjetkryesorë që i kanë mësuar. Sipas nevojës, shpjegoni përsëri ose përshtateni materialin, përshembull nëpërmjet mësimit plotësues. Mendoni për atë se si mund t’ua mundësoni nxënësvet’i përsërisin dhe përforcojnë rregullisht shkathtësitë dhe proceset e mësuara më parë, nëkontekste të ngjashme dhe të ndryshme, dhe t’i inkurajoni t’i zhvillojnë vetë strategjitë e veta,për shembull një qasje të dakorduar për kërkimin e ndihmës, ushtrime, marrjen e shënimeve,përdorimin e memories afatgjatë dhe strategjitë organizative.Ftojini të komentojnë rreth çështjeve kryesore duke i riformuluar ato, për të vlerësuar të kuptuarite tyre. Për shembull, në mësimin mbi imazhet e konfl iktit në lëndën e Arteve diskutoni se si dot’ia shpjegonit hap pas hapi këtë çështje një personi tjetër, duke përdorur forma alternative tëkomunikimit − p.sh. duke përdorur vizatime, piktura, shfaqje, sipas mundësive të shoqëruarame audio efekte dhe muzikë.Po rreth punës së pavarur/detyrave të shtëpisë?Nëse kërkoni nga nxënësit të bëjnë punë të pavarur/detyra shtëpie, atëherë sigurohuni qët’ua bëni me dije këtë gjatë orës, e jo në fund të saj. Kështu do të siguroheni që ata e kanëkuptuar dhe e kanë shënuar këtë detyrë. Kontrolloni a e kanë kuptuar të gjithë nxënësit seçfarë kanë për detyrë shtëpie. Planifi koni rezultate të ndryshme për arritjen e objektives nëmënyrë që nxënësit të mund të zgjedhin formën e punës që u përshtatet më së miri aftësivetë tyre, p.sh. për një detyrë shtëpie nga lëmi i historisë nxënësit mund të përgatisin një hartëtë klasifi kuar, një diagram shkak-efekt, skripte tregimesh, luajtje rolesh, ese apo një audioregjistrim në telefon mobil.Si duhet ta vlerësoj përparimin e nxënësve më sfidues?Vlerësimi i përparimit të nxënësve duhet të përfshijë përdorimin e një sërë metodash dhedëshmish të të nxënit, në mënyrë që vlerësimi të bëhet pjesë përbërëse e të nxënit. Kur e bënivlerësimin e nxënësve, ju duhet të planifi koni me kujdes për t’u ofruar nxënësve me nevoja tëveçanta arsimore dhe nxënësve me aftësi të kufizuara çdo mundësi të tregojnë çfarë dinë dheçka janë në gjendje të bëjnë, duke përdorur mjete alternative sipas nevojës.Kthehuni tek Pjesa e cila fl et për vlerësimin e përparimit të nxënësve. Aty mund të gjeni disakëshilla për punë me nxënësit sfi dues.♦ Përdorni qasje të ndryshme të vlerësimit – jo vetëm ato që bazohen në kujtesë;♦ Këto qasje le të jenë të thjeshta për t’u shpjeguar;♦ Sigurohuni që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të përjetojnë lloje të ndryshme tëvlerësimit;♦ Përdorni metoda grupore të vlerësimit për t’i vendosur nxënësit me aftësi të ndryshmenë grupe të njëjta.♦ Jepni udhëzime të qarta për rolet që mund t’i kenë nxënësit e ndryshëm gjatë aktivitetittë vlerësimit.Burim: Udhëzuesi për Edukim Special i MASHT-it, nga L Kadriu145

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëBURIMI 5: Këshilla për mësimdhënës: Strategjitë e suksesshme për punën menxënës të talentuarTë jesh mësimdhënës mund të jetë përvojë emocionuese, por edhe e sfi duese. Ka aq shumëprograme mësimore që duhet mbuluar, aq shumë standarde që duhet plotësuar dhe aq shumëgjëra që duhet mësuar. Mund t’ju duket se jeni duke u angazhuar njëkohësisht në shumëdrejtime. Dhe, zakonisht pjesa më e vështirë e punës nuk është t’i mësoni, por të menaxhonisjelljen e nxënësve.Padyshim se nxënësi më i vështirë në klasën tuaj është ai/ajo që e kryen çdo detyre për mëpak se pesë minuta dhe që vazhdimisht duhet ta orientoni në detyra të tjera. Në vijim ështëdhënë një listë e këshillave të cilat janë provuar dhe kanë pasur sukses:Këshilla #1: Njihuni me karakteristikat e nxënësve me dhunti intelektualeJu nuk do të mund t’i identifi koni të gjithë nxëënsit me dhunti në klasën tuaj, dhe madje do tëketë edhe të atillë që edhe pse kanë dhunti nuk do të duken gjithmonë të tillë. Prandaj ështëme rëndësi që të mos ia lejoni vetes të mashtroheni nga stereotipet e rrejshme. Fëmijët etalentuar vijnë nga të gjitha grupet etnike, vijnë edhe nga mesi i djemve dhe nga mesi i vajzave,jetojnë edhe në vise rurale edhe në zona urbane. Fëmijët me dhunti intelektuale dallohen menjë numër të madh veçorish, duke përfshirë: aftësinë e çmueshme për të menduar në mënyrëabstrakte, nevojën jashtëzakonisht të madhe për stimulim intelektual të vazhdueshëm; aftësinëpër të përpunuar dhe përvetësuar shumë shpejt informacione komplekse; dhe nevojën për t’ihulumtuar thellësisht çështjet. Fëmijët që i kanë këto veçori mësojnë në një mënyrë tjetër.Andaj ata kanë nevoja mësimore të veçanta.Këshilla #2: Shkoni përtej “të zakonshmes”Për të qenë një mësimdhënës efektiv, pa marrë parasysh a është ky viti i parë i punës suaj apo itridhjeti, gjëja më e mirë që mund ta bëni për veten tuaj është të shkoni përtej “të zakonshmes.”Unë ju inkurajoj shumë që t’u ofroni të gjithë nxëënsve mundësi për t’u zhvilluar nga aty kujanë, e jo nga niveli i cili parashihet në literaturë. Ju nuk do ta dëmtoni një fëmijë në qoftë se iaofroni mundësinë për të kryer detyra komplekse më të avancuara. Hulumtimet kanë dëshmuarvazhdimisht se programet e bazuara në zhvillim dhe aftësi janë shumë më të efektshme sesaprogramet e bazuara në moshë. Përveç kësaj, hulumtimet kanë treguar që dhuntitë zhvillohennë vazhdimësi. Ju, si mësimdhënës, do të takoni fëmijë të cilët janë mesatarisht të talentuar,ata të cilët janë shumë të talentuar dhe, ndoshta nëse jeni me fat, do të takoni disa fëmijë qëkanë dhunti të jashtëzakonshme. Strategjitë që mund të funksionojnë me një grup fëmijësh tëtalentuar nuk do të funksionojnë domosdo me të gjithë fëmijët e talentuar. Mos kini frikë të jenimendjehapur.Këshilla #3: Bëni vlerësime joformalePërmbushja e nevojave të nxëënsve të talentuar nuk duhet domosdo të jetë detyrë e vështirë.Një nga mënyrat më të lehta për të kuptuar më mirë se si mund t’u siguroni materiale sfi dueseështë të bëni rregullisht vlerësime joformale të klasës.146

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëKëshilla #4: Përsëriteni atë që dini për Piaget dhe BloomKa shumë teoricienë të teorisë së zhvillimit dhe mbase gjatë studimeve keni mësuar përshumë prej tyre. Kur është fjala për punë me nxënësit që kanë dhunti, unë ju rekomandoj që tëshfl etoni punimet e Jean Piaget dhe Benjamin Bloom. Jean Piaget jep një përshkrim të mirëfi lltëtë fazave të zhvillimit në kuptimin e të nxënit. Fëmijët e talentuar zakonisht gjenden në fazën e“operacioneve formale” kur moshatarët e tyre janë ende në fazën “para-operacionale” ose nëfazën e “operacioneve konkrete”. Kur një nxënës është i avancuar në kuptimin zhvillimor, ai/ajoka aftësi dhe nevoja të të nxënit që dallojnë nga fëmijët e tjerë. Këtu mund të ju hyjë në punëTaksonomia e Blumit. Fëmijët në fazën zhvillimore të “operacioneve formale” kanë nevojëpër përvoja të të nxënit që qëndrojnë në krye të Taksonomisë së Blumit. Pra, të gjitha detyratduhet të jenë të atilla që i ofrojnë fëmijës mundësi për t’i vënë në përdorim shkathtësitë e tëmenduarit të rendit të lartë. (Shih: Teoria e Piaget mbi fazat e zhvillimit; dhe Proceset njohësenga Taksonomia e Blumit - Burimet, Pjesa 4)Këshilla #5: Përfshirja e prindërve si burimPrindërit e nxënësve të talentuar janë zakonisht shumë përkrahës ndaj fëmijëve të tyre. Dhe,nëse nuk jeni të përgatitur për këtë, kjo sjellje e tyre mund të ju duket bezdisëse. Por, lajmi imirë është që krejt çka kërkojnë ata është të gjejnë dikë që është i gatshëm të mendoj pak mëndryshe. Fleksibiliteti dhe gatishmëria për të menduar më ndryshe do t’ju ndihmojë të krijonisituata ku fi tojnë të dyja palët.Këshilla #6: Provojeni përshpejtimin ~ nuk kushton dhe funksionon!Një mundësi tjetër është t’ua lejoni fëmijëve të ndjekin mësimin bashkë me fëmijët e tjerëqë kanë nivel të njëjtë të zhvillimit, e jo me moshatarët e tyre. Ka shumë mësimdhënës qëbrengosen se fëmijët të cilëve u jepet qasje në përmbajtjet kurikularë të caktuara për fëmijëmë të rritur, nuk do të kenë më çfarë të mësojnë. Unë mendoj se qëllimi i arsimit duhet të jetëkrijimi i mundësive të vërteta për mësim për TË GJITHË fëmijët – duke përfshirë edhe fëmijëtme dhunti.Një arsye tjetër pse mësimdhënësit kanë frikë të provojnë ‘përshpejtimin’ është shqetësimi ityre lidhur me nivelin e pjekurisë sociale të fëmijëve. Studimet kanë treguar vazhdimisht sepërshpejtimi është efektiv për një numër të madh arsyesh dhe se pjekuria sociale rrallë herëparaqet problem. Disa studime kanë vërtetuar se mosha sociale është e ndërlidhur me moshënmendore – e jo me moshën kronologjike. Pra, përshpejtimi jo vetëm që është në interesin mëtë mirë të fëmijës në kuptimin akademik, por është edhe në interesin më të mirë të fëmijës nëkuptimin e zhvillimit social.Mbani mend: Nxënësit me dhunti kanë nevojë për mbështetjen tuaj dhe ne ju urojmë shumëfat derisa e fi lloni sfi dën e të bërit ndryshime për fëmijët e talentuar në klasën tuaj! Në fund tëfundit, një person mundet dhe bën ndryshime.Përshtatur nga: Instituti Davidson për Zhvillim të Talenteve147

UDHËZUES për përmirësimin e praktikave në klasëUdhëzues për përmirësimin e praktikave në klasëUdhëzues për mësimdhënësit • Shkolla fi llore, mosha 6-10 vjeç, klasat 1 – 5, shkallët 1 dhe 2të Kurrikulës, niveli 1 sipas SNKA.Madhësia: 18.5 tabakë shtypiFormati: 20.5 × 28.5 cmPërgatitja kompjuterikeShërbimi kompjuterik i SHBLSH - PrishtinëU shtyp në ShtypshkronjënTIMEGATE - Prishtinë148

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!