12.07.2015 Views

Thethi

Thethi

Thethi

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ThethiThethi , një nga fshatrat më të veçantë në Alpet shqiptare, shtrihet në pjesën më veriore të Komunëssë Shalës dhe është i vendosur në një gropë në lartesinë 700-950 m mbi nivelin e detit.Thethi për herë të parë në dokumenta del në vitin 1485,me emrin Fusha dhe kishte 7 shtëpi (Defterii rregjistrit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, vellimi I-rë,botim i 1974,fq.150).Ne shekullin XVI-të, kjo zonë nuk përfshihej ëe sistemin e timarëve.Turqit me qëllim që ta izoloninkëtë krahinë nga Malësia e Madhe dhe Shkodra e bashkuan administrativisht me Sanxhakun eDukagjinit,që e kishte qendrën në Pejë.Në fillim të shekullit XIX-të, Can Deda nga Thethi (fis i Ahcajve) mundi që këtë zonë ta bashkojë meBushatlijtë e Shkodrës.P.Coronelli është i pari, që përmend Thethin në hartën e vitit 1688 Në vitin1916-1917,si meshtar gjendet At Gjecovi, i cili shkruan për fshatin. Në vitin 1936 hapet rrugaautomobilistike.Në vitin 1937 hapet një agjensi turistike. Me 18 Korrik te vitit 1956 krijohet lëvizja eparë alpinistike në vendin tone.Në vitin 1956 hapet qendra turistike në godinen e një hoteli,kryesisht për pushimet e punëtorëve dhetë alpinistëve. Në monumentet e kultures vend të rëndësishëm zë kulla e Lulash Keqit, një kullëkarakteristike me vlera arkitektonike të veçanta.Fillimet e turizmit ky fshat i ka pasur që nga viti 1879. Franceskanet ishin të paret që e shfrytëzuankëte zonë si turizem veror.Turistët e parë në Theth nga Shkodra njihen Nush Topalli, ErnestKoliqi1931, Hasan Kaduku 1933.Me 1936 me hapjen e rrugës automobilistike u mundësua hapja e një hoteli në lagjen Okol. Me 1956 uhap edhe kampi i pushimit në Theth.Më 1976 u shpall Park Kombëtar me 2800 ha dhe aktualkishtështë parku i dytë për nga madhësia pas parkut kombëtar te Dajtit.

Thethi është i vendosur në krye të luginës së Shalës. Fshati Theth përbëhet nga gropa tektonikeakullnajoredhe i jep atij formë govate me përmasa relativisht të vogla 6 km gjatësi dhe 1 km gjerësi.Niveli më i ulët është 700 m mbi nivelin e detit. Në veri ngrihet pirungu me ngjyre gri të errët dhekrejtesisht të zhveshur i majës së Arapit 2217,2 m mbi nivelin e detit. mjaft i preferuar për alpinistëtpër vështirësitë e saj të shkallës ndërkombëtare. Në lindje ,mund të shohësh gropën e bukur nga kupushton Jezerca me 2692 m mbi nivelin e detit.Maja e Alise 2471 m, maja e Pullakes 2569 m, nga kjo anë ngjitesh mbi majen e Boshit 2471 m embi atë të Drerit ku shihen male të tjera deri dhe maja e Hekurave 2559,4 m dhe 2125.5 m. Këtomale janë vendosur njëra pas tjetrës si keshtjella të bardha me forma të ndryshme dhe dukuriakullnajore dhe krastike. Majet në perëndim të Arapit si ajo e Rryshkullit 2431 m ku zbret mbi majene Zorgjit 1663.8 m ose më tej në majën e Bigës së Gimajve 2230 m.Nga maja e Radojimës mund tëshohësh Bjeshkët e Namuna dhe alpet në pergjithësi deri në krahinën malore qendrore. Një detmalesh rrethojnë Thethin duke i dhene bukuritë e alpeve të Europës. Kjo lidhje është ngushtuar ngapirgjet shkëmbore të majës së Drerit si dhe rrëpirat e pyllëzuara të Zorgjit. Me ketë ngushtim ështëformuar kanioni i madh I Grunasit me formacione karbonatike masive.Ky eshte 2 km I gjatë me njëpjerresi 76/1 km, 30 -60 m I thellë dhe 2-3 m i gjerë. Në brendësi të këtyre shkëmbinjve gjenden dheshpella si në majën e Zorgjit, shpella e qyqes te luget të shkafëve dhe shpellen e kuqe.Shpellen endërgureve në fushën e Thethit të Pepës në Okol dhe Birën e ujit në qafën e Pejës. Shpellat e Arapitdhe e Rrathëve të cilat kane permasa të mëdha dhe interesante si liqene nëntokësore ,galeri dhesifone stalagetitesh e stalagnitesh shpella e shtegut te dhenëve.Fshati i Thethit mbart atraksione kulturore të larmishme duke filluar nga veshjet tradicionale, kishat,shtëpite karakteristike edhe menyra jetesës.Veshjet tradicionale janë xhubleta për gratë dhe për burrat tirq dhe xhamadan.Gratë mbulojnë kokënme shamitë e tyre tradicionale, për nuset shamitë me trëndafila dhe ngjyra të qelta dhe për ato qëmbajne zi me shami të zeza të cilat I lidhin poshtë fytit.Burrat mbajnë në kokë kësulat e bardha prejleshi.Shtepite kararakteristike malësore me gur dhe çati prej dërrase ku çatia ka pjerrësi për rrëshqitje tëmadhe kur ka deborë.Këto janë 2-3 katëshe të ndërtuara në shpatet e malit dhe në rrëze tëtij.Karakteristikë e tyre janë shkallët nga jashtë për në katin e dytë,pasi I pari është përdorur përbagëti.Në katin e dytë ndodhet oda e miqve me oxhak dhe dritare të vogla, këto janë përdorur përmiqtë,gjithashtu dhe odat e familjareve të tjerë.Ketë e dëshmon mjaft mire kulla e Lulash Keqit nëfushë të Thethit e cila është e ndertuar mbi një shkëmb. Kjo shtëpi është dhe muzeu historik i zonës icili ka qenë i pajisur me të gjitha elementet kulturore e tradicionale.Kulla e ngujimit tre katëshe me çati dërrase, dritare tepër të vogla sa për ajrosjen e banesës,dhe eveçantë e kësaj kulle është se ajo nuk ka shkallë por vetëm një derë e cila shërben për të hyrë në tëKarakteristikë tjetër janë dhe rrugët e fshatit të cilat ndahen në rrugë për bagëti dhe për njerëz.Këtojanë të rrethuara me mur guri ose të thurura me gardh.Aktivitetet që mund të zhvillohen.Peshkim/NotimGjenden disa vende të mundshme për të gjuajtur troftë në lumin e Shalës.Në Theth një nga vendetmë të përshtatshme është nën Urën e Gerlës,një vend mahnitës për notim.Gjithashtu në Ndërlysaj kavende për të kapur një peshk të madh.Mund të shkohet për not në lumin e Shalës ose në ujvarat endryshme.Ndërsa ka një vend të bukur pranë ujëvarës që ndodhet aty.KanotazhNë lumin e Thethit mund të bëhet kanotazh shumë mirë në periudhat e vjeshtes dhe pranverës kurlumi është me ujë të bollshëm nga shkrirja e dëborës si dhe nga shirat e vjeshtës dhe pranverës.Nërealizimin e këtij sporti ndihmon shumë edhe rrjedhja që ka vetë lumi.Shëtitje/MarshimeNga Thethi ju mund të shëtitni me ndihmën e një udhërrëfyesi nëper rrugëkalime të mrekullueshmepër një ose disa ditë.-Turne ne fshatin e ThethitNjë turne i mrekullueshëm prej tre ose pesë orësh mund të bëhet nëpër vendet më të bukura osemë interesante të fshatit.Ky turne do tu çojë në kishën dhe varrezat e fshatit, do tju njohë me mini-

hidrocentralin dhe,natyrisht,me dy kullat monumentale.Prej këtu mund të vazhdoni deri në ujëvarene madhe të fshatit dhe tek ura e Gerlës, 30 metra mbi lumin e Shalës.Çiklizëm-malorTurneu i çiklizmit malor në rrugën malore nga Kopliku për në Theth përmes Bunit të T’thores(1733 m) dhe prej Thethit përgjatë lumejve të Shalës dhe të Kirit,kthimi ne drejtim të Shkodrës,do tëjetë një nga turnetë me të mira të çiklizmit malor në Europë.Rreth 100km rrugë malore të paasfaltuara nëpër një nga peizazhet më të bukura të Shqipërisë.Speleologji/Ngjitje shkëmboreNë zonë ka disa shpella,të eksploruara dhe të paeksploruara.Udhërrëfyesit ju cojnë juve në shpellënnë Majën e Arapit.Tunelet brenda në shpellë do tu cojnë në tre liqene të brendshme,nevojitet që tëvini të pajisur mirë.Ka një faqe vertikale prej rreth 900m. Për ngjitësit e shkembijve kjo duhet të jetë shumësfiduese.Asnjë udhërrefyes dhe asnje pajisje nuk mund të gjendet për ngjitësit e shkembijve nëzonë.Shpella e Arapit 13km e gjatë me tre sifone.Shpellae rrathëve me gjatësi 120 m me formëtektonike dhe puse me ujë.Shpella e ndërgurëve në fushë të Thethit.Hedhje me parashutëNë malet e Thethit mund të bëhen organizime të hedhjeve me parashutë pasi relievi i thyer efavorizon mjaft mirë këtë lloj sporti.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!