12.07.2015 Views

Dituria

Dituria

Dituria

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Por unë nuk do të kem shumë kohë t’i dëgjoj ata.Më pret rruga e gjatë.-Ç’rrugë, bir?-Për në tokën e fëmijëve të lumtur.-Por mund të ndalesh.-Të ndalem? Unë dëshiroj të arrij atje, ojnënë!-E di. Por ti sikur ke arritur, biro.-Nuk po kuptoj.-Gjatë udhëtimit ndihmove shumëvoglushë. E toka e fëmijëve të lumtur është ajoku ka vocrrakë që nuk vuajnë nga uria, që nuktremben nga tmerri i luftës, që nuk dridhen ngatë ftohtët, të zbathur e të zhveshur, që nukpunojnë për të pasurit, por shkojnë në shkollapër të fituar dituri të reja. Djaloshi qeshi mengrohtësi. Tani e kuptoi se cila ishte toka efëmijëve të lumtur.Ajete BeqirajU bëra ikanakePa datë pa orë jetojaNdërrimin e stinëveShihjaNë trungun e qërshisëDimri më gjeti në dritareTek të prisjaTë përcilljaDhe lakmoja heshturFluturimin e harabelitPranvera erdhiQershia shpërtheu bisqetLulëzoiPor vera nuk më gjetiNë vendin e vjetërBashkë me petaletU derdhën përtokëEdhe gëzimet e miaIsha shpirtvogëlU bëra ikanakeSokol DEMAKUNjë fjalëNjë fjalë, një pilëllim.një fjalë, një vegim,një endje, një shikim.Një engjull në horizont,me plotë shpresë që kahmot,me dëshirë në shpirt,për një takim.Një engjull i bardhë,gjithë fluturim,që fashitë dhëmbjenme një shikim.Dhe do vijë ditado vijë lumturia,që fjala e dhënë,të jetë krenaria.Anekdota për figura historikeAbdyl Frashëri në DibërRrugës për në Prizren, Abdyl Frashëri fjeti një natë në Teqenë e Vleshës në Dibër. Aty u mblodhën mjaftfshatarë, të cilët dëgjuan me vëmendje Abdylin, që foli për qëllimin e lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Pas fjalës së Abdylit, njëri nga pleqtë e fshatit iu drejtua:- Abdyl bej, pas fjalëve të mira që na the, të japim besën se, edhe diellin sikur ta ketë në dorë sulltani, prejtij nuk e duam.<strong>Dituria</strong>-Revistë mujore10


Përgatiti për botim:Bahtir LatifiSI TË JETË NJË FAMILJE E SHENDOSHË DHE ME RESPEKT?Të fillojmë prej qerdhës së familjes, ku ndizet dhe ku fiket shkëndia e dritës së jetës sonë – d.m.th. ku lindim,jetojmë dhe ku vdesim. Do të fillojmë aty nga kan filluar hapat e parë të jetës, aty ku fillon dhe kupërfundon rrethi i jetës sonë.Ajo që është më parësore që t’ikushtohet tërë brengosje dhe kujdesinga familja, e cila krijon dheedukon anëtarët e shoqërisë dhe tëbashkësisë njerëzore. Në qerdhenshtëpiake të dashuris themelohet njëpjesë e madhe e fatit të kësaj bote.Prej familjeve të lumtura burojnërrezet e lumturisë në mbarë shoqërinënjerëzore, kurse fatëkeqësinëe familjeve jo të lumtura e përjetojnëtërë bashkësia. Prej familjes pra,fillojnë themelet e shëndosha osejo të shëndosha të tërë nderteses sëshoqërisë njerëzore-gjegjësisht bashkësisënjerëzore.Jeta bashkëshortore është themeli familjes, kurse familja themel ibashkësisë njerëzore. Sa më shumëqift të lumtur bashkëshortor, aqmë shumë familje të lumtura e tëqeta dhe në bazë të kësaj më pakbrengosje e probleme për vet shoqërinënjerëzore. Aty ku çdo anëtari familjes i përmbush detyrat e tiafamiljare: Burri (bashkë-shorti) tëvetat, fëmijët të vetat, aty mbretëronharmonia dhe lulëzon lumturia.Mosharmonia në familje rrjedh ngamungesa e vetëdijes për detyrimetdhe përgjegjësitë ndaj familjes.Shkalla e ulët e edukatës morale,alkooli dhe mosbesnikëria bashkëshortore,janë shkaktarët më tëshpeshtë për shuajtjen e vetëdijesfamiljare.Megjithëatë, fatkeqësitë më tëshumta familjare janë pasojë epërdorimit të alkoolit dhe numri mëi madh i familjeve të deshtuara janëtë dhëna pas alkoolit. Në atë familjeku bashkëshorti është i dehur, i keqdhe jo i sjellshëm, e nuk kujdesetpër shtëpinë, bashkëshorten, fëmijëtapo aty ku bashkëshortja orjentohetdrejtimeve të ndaluara (haram) dhe<strong>Dituria</strong>-Revistë mujoree len anash shtëpinë, bash-këshortine fëmijët krijohen arrogant të rinjë,aty ku janë të pranishme grindjet dherrahjet e përditshme.Pastertia e jetës bashkëshortore ështëe pacenueshme dhe nuk ka asnjëarsye, asnjë shkak, i cili mund taarsyetojë thyerjen e besimit në jetënbashkëshortore. Jeta e përbashkëtnë bashkësi jashtëmartesore është egjykuar si thyerje e besimit në jetënbashkëshortore. E kjo është kështue gjykuar në interes të jetës së qetëdhe të lumtur të pasardhësve tëpafajshëm, të cilët nuk guxojnë pafije faji t’i perjetojnë gabimet e tëtjerëve. Jeta bashkëshortore duhet tevendoset në temele sa më të shëndosha,të përforcuar me dashuri,me mirkuptim e pelqim, të bashkëshortëve,e krejt kjo në interes tëpërbashkët të pasardhësve dhe ardhmerisësë tyre të lumtur. Detyrimet(obligimet) në mes bashkëshortëvepak a shumë sot janë të njohurapër të gjithë. Por gjithnjë edhe sot,në atë drejtim parasegjithash mëe rëndësishmia është rrespektimii përbashkët i vlerave të martesës,besnikëria në mes bashkëshortëvedhe nderi e dinjiteti në jetën e pastere të moralshme elemente këto tëcilat e fuqizojnë bashkëjetesen dhepaqen në jetën bashkëshortore.Kashumë njerëz të cilët gabojnë kur inënçmojnë punët shtëpiake, edhe psenjë fjalë popullore thotë: “Shtëpianuk qendron në tokë por në gruan”.“Shumica, sjelljet arrogante marrëdhaniettiranike ndaj bashkëshortevetë tyre nuk i trajtojnë mëkat, por aqmë keq si e drejtë e tyre. Kësisojqendrimi është që nga themeli gabimdhe primitiv. Veprimet e tilla janëgabime të pafalshme, nga se nëvullnetin e mirë, në fjalë të bukuradhe në veprime të njerëzishme11askush nuk ka më shumë të drejtëse bashkëshortja e ndershme.-“ Tëdrejtat e gruas janë të shenjta. Përatë keni kujdes që ndaj bashkëshortevetë silleni në mënyrë sa më tëbukur dhe njerëzore, sepse edheato bëjnë pjesë në të drejtat e sajatë pranuara.Është e domosdoshme,pra ndihma-rrespekti i dyanshëmnë mes bashkëshortëve në të gjithapikpamjet, vetëdijsimi i plotë përpërgjegjësinë e ardhmërinë dhelumturinë e familjes. Ajo përgjegjësiështë e përhershme e ekzistuesedhe duhet të jetë e mbështetur ngatë dy palët. Sjelljet – qendrimet evoglushëve dhe të miturve, si dhefatkeqësitë e shpeshta të të miturve,të cilët në mënyrë të pa kontrolluarsillen andej këndej, ata për këtë iakuzojnë prindërit. Për gjithë këtëshpeshherë hasim në faqet e shtypittë përditshëm, në të cilat për rastetë tilla akuzohen prindërit.Është ebukur dhe e lumtur jeta në qerdhene dashurisë me kënaqësitë në atë qëka dhënë Zoti xh.sh. kjo është gjëjamë e bukur në këtë botë. Këtë llojjete mund ta turbullojë vetëm djallii mallkuar – duke e tërhequr bashkëshortinnë alkool,drogë, bigjoz,në amoralitet dhe në të gjitha punëttjera të këqia, kurse bashkëshorten tëipet pas modes së tepruar, mospërmbushjessë detyrave bashkëshortore,familjare etj. Sjelljet e njerës dhetjetrës anë fillojnë të rrezikojnë jetënbashkëshortore, e më vonë vjen edhegjer ke ndarja, prishja e martesësdhe shkatërrimi i familjes. Lumturiashpërngulet nga ajo familje dhe ialiron vendin fatkeqësisë. Zakonisht,atëherë, por me vonesë vërehet dhekuptohetfamiljar: se ajo nuk është në pasuri,në luksuz por është në harmonifamiljare, në korrektësi dhe në qerdhëne dashurisë familjare.


Shkroi:BAHTIR LATIFIShqiptarët punojnë kudo në EvropëMe një kulturë, qëndrim, përkushtim, seriozitet të gjerë për jetën dhe familjen, Bahri Seferi i lindur nëMitrovicë, që tash jetonë dhe punon në qytetin Borås të Suedisë, është një emër që nuk do harrohet aq lehtënga shqiptarët këtu.Ky njeri do të mbahet në mend përpunën dhe suksesin që bënë ne shtetinsuedez, pikërisht për shqiptarët.Kjo vërehet në punë dhe jetë. Çkaështë e vërteta, si shumë të tjerë shqiptarëqë jetojnë në mërgim, me njëvizion shumë të qartë për të ardhmene vet dhe vendlindjes së vetë Seferi,është një person që bënë një shërbimshumë humanitar, që e benë të dallohetnga shumë të tjerë që jetojnënë gyrbet me vjet të tëra.Me punën dhe veprën e tij, Seferi, kabërë që shumë shqiptarë te punojnëpor edhe te jetojnë të lumtur. Meangazhimet dhe punën që u ka ofruarSeferi, shumë shqiptarëve në firmëne tij, u ka mundësuar atyre qe tëmbajnë vetveten dhe familjet e tyrenë Kosovë. Them kështu sepse një iri sot që është në marrëdhënie punënë një vend të huaj ai njeri e ndihmonfamiljen e vet, ndërkaq, familjaqë ndihmohet nga anëtari i saj, do taketë shumë më leht. Pra, një njeri siky kosovar ka shumë nevoj sepse mehapjen e një firme punëson shumeshqiptarë në të dhe ata kontribojnënë mbajtjen e familjeve të tyre.Kjo do të thotë, se çdo individ qëpunon ne Evropë, investon ne venddhe familje të vetë, është kontributpër Kosovën. Firma që udhëhiqetnga ky njeri është (7 häradi fascilitiservice)Zakonisht numri i punëtorëvene sezonin e verës rritet derine 20 , ndërsa në zezonën e dimritzvogëlohet. Përkundër faktit qe ështënjë numër i madh punëtorësh mekerkesëqendrimi , në të njëjtën firmëpunojnë edhe shumë prej atyre qekanë qendrim suedez të ma hershëmsepse e ndjejn vetën shumë ma mirë.Pra çka do të thotë se një kërkuesqendrimi(azilkerkues) ne vjetëte më herëshme nuk ka pas kurrëmundësi të punojë ne këtë shtet dhetë sigurij vet egzistenecën e tij.Shumë prej punëtorëve janë të rinjë,qe me vullnet punojnë dhe e ndjejnvetën të lumtur për faktin që kanëpasur mundësi të punojnë në këtështet për aq kohë sa edhe ata kanëmundësi të qëndrojnë këtu. Atashpresojnë se edhe atyre një ditedo tu buzëqesh fati, me marrjen elejeqëndrimit suedez në mënyrë qetë punojnë dhe veprojnë lirshëm .Punojnë nga tetë orë punë ne ditë,mandej kanë kohe edhe të merrenme aktivitete te tjera Njeri nderpunëtorët e kësaj organizate ështëHakif Rohani, i cili derisa e falënderonBahri Seferin për punën eofruar, tregon te jete i kënaqur metë ardhurat që merrë për punën qëbenë dhe që të njëjtën kohe mundta ndihmoj edhe familjen e tij. “Jamshumë i kënaqur me punën. Shkojdhe punoj me vullnet, mbase merrogën qe marre kujdesem për veten,familjen time por edhe për vendintim. Jam mirënjohës edhe i falënderohemZotit që na e mundëson mepune dhe me mbet gjallë”, shprehtëi njëjti, për te treguar qe Bahriu,përveç punësimit, tu ketë mundësuarshqiptarëve edhe formimin e njëekip te futbollit, qe sipas Hakifit, çdotë premte mblidhen dhe luajnë meekipe të ndryshme suedeze këtu neBorås dhe rrethin.hakifi shpreson nëtë ardhmen për një organizim edhemë të mirë në futboll pasi që ështënjë ëndërr me qen një sportiest Imirë në jetën e vet.Mendimin e ngjashëme ndan edhe Arben Seferi qëështë kërkues për qendrim në Suedidhe që punon me Hakif Rohanin.Arbeni” shprehet duke thenë se jami kënaqur me punën që e bejë dheqë më mundësohet me punue për aqkohë sa edhe kemi të drejt të qendrojmnë këtë shtet kur dihet se nëKosovë është vështir të jetohët ngapapunësi e madhe ,“Unë punoj dhe i ndihmoj familjesaq sa kamë mundësi sepse ata kanënevoj për ndihmën tonë”, shprehetArbeni .Më pas duke shpresue për lejeqendriminnë këtë shtet në mënyr që tëkemi edhe mundesi të shkojm dhe tivizitojm familjen dhe vendin ton tëdashur“. Djelmoshat të cilët punojnëme Bahriun janë të kënaqur edhe menje gjest që ata e bëjnë herëpasëhere.Ata janë shumë të privilegjuar përvepren e tyre që bëjnë humane .Disafamilje në Kosovë janë të gëzuaranga ndihmat qe ipen nga këta djelmosha.Bashkpunimi i mirë dhe qellimi imirë bënë që disa familje të varfëratë buzëqeshin fëtyrat e tyre me paranga ky vend e pikrishtë nga ketadjem. Organizimi i mirë, vullneti,zemergjersia i bënë që të ndahet njesymbolik të hollash nga pagat qëmarrin dhe ti dërgojn në familje qëkanë nevojë për ndihmë sociale nëKosovë.Kjo nuk mungon tek shqiptarëtqë punojnë dhe veprojnë në Suedie pikrisht në këtë ndërrmarrje tëudhëhequr nga Bahri Seferi. Le tëmbesim me shpresë se ky shkrim dotë ngrit vëtëdijen tek shumë të rinjëqë punojnë dhe veprojnë në botën ejashtme, në mënyrë qe ti ndihmojnënjëri tjetrit dhe familjeve të varfëraqe kanë nevojë për bukën e gojës nëKosovë.Zoti i bekoftë të gjitha ataqë kanë zemër për të punuar dhe vepruardrejt, mandej për ta ndihmuartë tjerët .<strong>Dituria</strong>-Revistë mujore12


Dasmat shqiptare, si janë zëvendësuar ritetGjatë jetës ndodhin shumë ngjarje të hareshme të cilat meritojnë që të ngelin në mendjen e atyre që janëprezentë dhe atyre për të cilët është e organizuar ngjarja.Që çastet më të mira të dasmës, fejesës, ditëlindjes apo të manifestimeve tjera të kalohen sa më mirënevojitet një angazhim i vetë personit për të cilën organizohet ngjarja ose familjarëve të tij.Në këto raste ngel shumë pak kohë që edhe vetë ata të kënaqen dhe ta shijojnë atmosferën para dhe gjatëmanifestimit.Emigracioni, kushtet ekonomike, ndryshimi i rregullave të jetës nga “e drejta” fisnore në atë individualekanë ndikuar dhe në cermoninë martesore, dasmënDikur nusja kur shkonte tek shtëpiae burrit lyente gishtat në mjalt dheprekte pragun e derës, por kjo tabloështë harruar, përsëritet vetëm saherë shfaqet filmi “Përrallë nga ekaluara”. Llokumet janë zëvedësuarme konfetat, palët e krushqëve menjë dasëm shpesh të përbashkët.Vetëm napoloni dhe shqeqeri meoriz “hidhen” njësoj.Ndërsa sot dasmat bëhen nga më tëndryshme, sipas traditës së vendit kuçifti ka kaluar pjesën më të mirë tëjetës, të ndikuara nga emigracioni,ekonomia e familjeve dhe koncepti ifisit, ka kaluar në atë të individit.Nga dasmat 1 javore, tek ato me 50vetëDeri në fillim të viteve 90 dasmashqiptare zgjaste një javë rreshtdhe të ftuar ishin mbi 100 vetë.Harxhe të mëdha për familjen, porqë i merrnin mbrapsht pasi të ftuaritnuk bënin dhurata, por hidhnin lekënë tabaka, “zakon” i stisur gjatësistemit komunist, ardhur prejvarfërisë, por që ka mbetur dhe sot.Sot janë të rralla dasmat e tilla tëmëdha. Më e zakonshmja është ajoe tipit kur nusja dhe dhëndëri ftojnëvetëm hallat, tezet dhe shoqërinërreth 50, 70 veta. Shtrohet një banketi vogël; gjatë të cilit nusja ndërrondy dhe tre fustane, pasi sigurishtështë dita e saj. Në dasmat e sotmenusja kërcen sa mundet, ndërsaduhet të nusëronte gjithë turp, e nukguxonte as të buzëqeshte. “Dasmavazhdoi tri ditë e tri net. Dasmorëthëngrën e pinë dhe për një javë nuku doli pija”. Kështu përshkruhendasmat e familjeve shqiptare, tëcilat fillonin që të hënën në mëngjesdhe përfundonin të hënën tjetër. Përnjë javë njerëzit hanin, pinin dhekëndonin për fatin e dy të rinjveqë martoheshin. Ndërsa sot ndodhe kundërta. Mund të të lajmërojnëse marton nipin para dy ditëve tëdasmës dhe vetëm të dielën të jesh ipranishëm në koktejlin e thjeshtë, qëdo të organizohet më këtë rast.“Nuk e përballojmë dot një dasmë.Deri tani kemi harxhuar 4 milionëlekë vetëm për rrobat e nuses dhetë dhëndrit, pa llogaritur këtu edhelekët që kemi shpenzuar për lokalinqë e kemi marrë me qira dhe harxhetpër ushqimet”- tregon Moza,një grua e cila ka dasmën e djalit sëshpejti.Dasma shqiptare sotLokali ka ngjyra jo shumë të ndezura,ku në sfond dëgjohet një muzikëe lehtë. Kujt i pëlqen të kërcëjë,mund të ngrihet, ndërsa ata që ekanë mendjen vetëm tek e ngrëna,vendosen para tryezës dhe i gjejnëfundin pjatës që kanë përpara. Nusjadhe dhëndri presin tortën, pasi kanëkërcyer vallen e njohur të çiftit, ecila ka nota të një vallëzimi modern.Që çifti të jetë i lumtur, të gjithë tëkryejnë detyrimin e të qenit të pranishëm- kjo është dasma shqiptarembas “shthurjes” së saj shekullore.Po, shqiptart nuk mund të largohennga e burkura dhe kujtimet, kështuqë një pjesë e rëndësishme e ceremonisëjanë fotot në natyrë mesluleve.Tradita ka mbetur vetëm te valletAsaj që ndoshta dasmorët shqiptarënuk i kanë shpëtuar dot, janë vallete traditës. Edhe çifti nuk shkon nëdhomën e gjumit, nëse nuk ka kryerritin e valles së nuses dhe dhëndrit.Shoqërimi i çiftit që kërcen nëshoqërinë e prindërve është e vetmjatraditë, e cila ka shpëtuar e paprekur.Edhe pse lokali ku dasmat organizohenjanë të vogla, çifti, domosdoshmërisht,duhet të kërcejë hipurmbi një tryezë, ku do të digjet edheshamia e beqarisë. Sipas traditës, nëvallen e nuses merrnin pjesë edhe tëafërm të tjerë, të cilët tashmë dukenrrallë e më rrallë në këtë valle. Kjopër faktin, se nusja dhe dhëndrilodhen.Si u përleshën krushqit dhe nusetNë Dushkajë të Gjakovës dasmatjanë bërë madhështore deri në marrëzi.Një legjendë ekziston nga këtoanë. Ku janë Varret e Krushqve,në një mal të Dushkajës, në mes tëfshatrave: Gergoc, Maznik, e Kralan,janë takuar në rrugë dy krushqi, ngady dasma dhe janë vra deri në një.Kur nuk ka mbetur asnjë i gjallë,edhe nuset zbritën nga qerret dhedolën në dyluftim me njëra tjetrëndhe sot është vendi i asaj gjakderdhjeje.E gjithë kjo për çfarë? : Vetëmmos t’ia lëshojnë udhën njëri-tjetrit,dy krushqitë, me pretekst, se udha ekrushqeve, nuk thyhet...sepse rrugëtishin të ngushta vetëm, vetëm njëkahëshe. E sot, në ato treva, kurbëhet dasma, kur takohen dy krushqinë rrugë, njëra krushqi ndalet, iaheqin zinxhirët e qerreve të kuajve,i lëshojnë përtokë, derisa kalonkolona e krushqëve të tjerë, derisa<strong>Dituria</strong>-Revistë mujore13


të ndërrohen në rrugë, shkëmbejnëcigare, pijnë në këmbë, përshëndetendhe ia urojnë njëri-tjetrit martesatdhe vazhdojne udhën.Dasma ku kërcet pushkaDeri në vitet 40 nuk kishte dasëm kutë mos kërciste pushka për qejf. Mëpas në vitet e sistemit komunist përdasmat me armë as që bëhej fjalë,ndërsa pas vitit ‘97 ato u rishfaqënpërsëri dhe sot tek tuk kërcet ndonjëkrismë në ndonjë damë fshati tëhumbur. Dikur poeti Din Mehmetikujton kam parë dasma madhështore,sa mund të qëndrojë gjithënatën me sytë kokërr, sa sikur tëvijonin ashtu, nuk e dij si kishte përtë përfunduar dasma...Nga krismatthuase deri në qiell të muzikës nëvalle duet, e në grupe, nga madhështiae aktorëve popullorë e sa ngakrismat e armëve, në atë dasëm poetiu inspirua aq shumë, sa dhe shkroipoemën “Krismë është emri im”...Paja e nusesNjë institut i rëndësishëm i së drejtëszakonore familjare, i njohur që ngakohët më të lashtë ka qenë paja enuses. Në fshatrat shqiptare ku sundontevarfëria, paja ishte e kufizuarkryesisht me punime dore prej leshi(çorape e veshmbathje tjetër) qëmerrte me vete nusja. Sipas librit“E drejta zakonore e Labërisë” pajapërbëhej nga sendet vetjake të nuses,prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj.Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusëspërfshinte edhe prikën. Në Labëripaja përgatitej nga shtëpia e burrit.Babai i dhëndrit së bashku me babanëe nuses shkonin në pazar dhe iblinin rrobat e nuses që nga këpucët(zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamiae kokës. Kjo normë e pashkruare së drejtës zakonore ka vepruarkudo në Shqipëri e në Kosovë. Ndërsasot mjaft që të kesh lekë dhe nusjablen gjithçka çfarë do vetë.<strong>Dituria</strong>-Revistë mujoreE ndava nga gruaja, por...“Kur u njohëm, ai nuk më tregoi se ishte i martuar. Paraqitej simashkull i lirë, më dërgonte në restoranet më të shtrenjta, edhe netëti kalonte me mua. Kur dëgjova se ishte i martuar e kishte edhe vajzë,vendosa t’i hakmerrem. Kisha vetëm një qëllim: ta ndaja nga gruaja”,- rrëfen një 35 - vjeçare.“Në tëvërtetë, gjithnjë e kam ditur se aiështë një qyqar, te i cili nuk do tëgjeja mbështetje nëse nuk do tëvepronte ashtu siç i thosha unë. Eai më dëgjonte verbërisht: së pari endava nga gruaja dhe ia shkatërrovafamiljen, pastaj eorganizova jetëntonë të përbashkët, në të cilën nukkishte vend as për prindërit, as për tëafërmit e tij. Kështu, kisha qetësi dheaskujt si lejoja të përzihej në jetëntonë. Prindërit e tij mendonin se unëe kisha shkaktërruar birin e tyre. Atakanë harruar, apo nuk kanë qenë tëvetëdijshëm se ai gjithmonë ka qenënjë qyqar i bukur dhe fjalëëmbël”.- Ai është fajtor për të gjitha, kurseunë ia ktheva me të njëjtën masë.Kur u njohëm nuk më tregoi se ishtei martuar. Paraqitej si mashkull ilirë, më dërgonte në restoranet mëtë shtrenjta, edhe netët i kalonte memua. Se ishte i martuar e kishte edhenjë vajzë, dëgjova nga një kolege epunës. Ajo me vite e njihte gruan etij, kishin qenë shoqe të mira. Vendosat’i hakmerrem. Kisha vetëm njëqëllim: ta ndaj nga gruaja”.Metodat që përdora patën sukses- “Mendoja se një mashkull që etradhëton gruan e fëmijët, e ka lehtët’i baraktisë e t’i harrojë. U mashtrova.M’u desh një mund shumë mëi madh se sa kisha menduar. Zgjatime vite. I përdora të gjitha metodatpër ta bërë për vete: e nënçmoja, ebraktisja për shkakun më të vogël, eai, gjithmonë me vinte pas duke qarëe duke më rënë në gjunjë të mos ebraktisja. Këto ishin metodat e miame të cilat i sprovoja dobësitë e tij, enë anën tjetër kënaqesha. E mundojaedhe gruan e tij. Sa herë mëtekej, shkoja te banesa e tyre dhe ibija ziles pandërprerë, derisa fqinjtëkureshtarë dilnin në dritare. Kështu,të gjithë fqinjtë e morën vesh se atanuk ishin “familje e lumtur”, ashtu14siç dukeshin në shikim të parë. R.paraqitej si njeri i suksesshëm,serioz, besnik ndaj gruas e fëmijëve.Kështu e shkatërrova mitin që kishtendërtuar me vite për veten e tij, dukeia prishur rehatinë në familje. Pastaj,e binda se gruaja e tij ishte fajtorepër të gjitha. Se ajo nuk e kishtedashur dhe respektuar sa duhet,prandaj atij i ishte dashur ta kërkontetjetrën, në mungesë të dashurisë sësaj. E ai, për ta dënuar,e detyroi qëajo vetë të kërkonte shkurorëzim.Por, para se ata të ndaheshin, unëe inskenova ikjen time në një shtettjetër. Vesha një fund të shkurtër, urregullova me kujdes, mora një taksidhe shkova në banesën e tyre. Derisai bija ziles, ata të dy grindeshin. Iluta të ma hapnin derën që ta shihjaR. për herë të fundit, sepse po ikjapërgjithmonë. Të dy u shtangën.Ajo, më në fund mori frymë, kurseR., vrapoi pas meje. Hyra në taksidhe u nisa për në aeroport. Vozitësiti thashë ta ngiste ngadalë makinën,në mënyrë që R. të na ndiçte mëlehtë. Nuk e kisha ndërmend tëudhëtoja. Doja ta detyroja të bënteashtu si doja unë dhe ta vëja edhenjëherë në sprovë dashurinë e tij.Punëtorët e aeroportit ishin dëshmitarëtë një skene dashurie në mes tëdy njerëzve, të cilët ishin të krijuarpër njëri tjetrin dhe asgjë s’mund t’indante.Atë ditë u realizua ëndrra ime. Mendova.”Gjithmonë do jetë i imi!”S’e lija të merrte frymë- Më në fund u shkurorëzua dhe jetontesipas rregullave të mia, duke ilarë vazhdimisht mëkatet e veta. Mëdukej se merrte frymë sipas ritmittim. Të them të drejtën nuk kishtezgjidhje tjetër. Për të qenë gjithnjëpranë tij, e lash punën dhe u vendosanë firmën e tij. Bëja punët qëkërkonin përkushtim dhe dije shumëmë të madhe sesa mundësitë e mia,


por më duhej të dija çdo gjë qëndodhte në jetën e tij. Vetëm ashtumund ta kontrolloja. Tani e di se ekam tepruar, është dashur t’i lija pakliri. I linda tre fëmijë e ai ua ndërrontepelenat, i ushqente, ngrihejnatën kur kishte nevojë. Pas lindjessë parë e mora shërbëtoren. Gruaja etij as që ka guxuar të mendonte përnjë gjë të tillë.Gjithnjë kam qenë tepër e kujdesshmepër pamjen time, prandajbëja çdo gjë të mos më prishej vijae trupit prej lindjeve. Vetëm disamuaj pas lindjes, mund të vishjaprapë fund të shkurtë. Nëse burri ime kthente kokën pas ndonjë fundi tëshkurtë të nesërmen fundi im ngjitejedhe më lart. E pranoj se e kamtepruar me ato skena xhelozie. Jammunduar ta mbaj vetëm për vete,larg femrave të tjera. Prandaj, edhe ehumba, ashtu siç e përvetësova. Kamqenë tepër e marrë kur kam menduarse ai do të jetë përherë imi.Po i lajë mëkatet- Përnjëherë ndryshoi çdo gjë. Gravetë punësuara dhe të ngarkuara meprobleme të shumta, u duhet kohëpër ta kuptuar se burrat e tyre u vardisenfemrave të tjera. E dija se diçkapo ndodhte me të, por nuk e dijashkakun. Vonë e kuptova se atij ipëlqente ortakja e punës, më e vjetërdhe më me përvojë se unë. Ishtegrua serioze e me qëndrim të matur.Ajo nuk e ka fundin e shkurtër, porajo kishte diçka që unë nuk mund tazbuloja. R. shpesh është në udhëtimezyrtare, e unë e di se kjo është një arsyepër të qenë me atë grua, por nukpo mundem t’i kontrollojë. Edhe unëe njoh. Për shkak të punës më duhettë bashkëpunoj shpesh me të, por ajogjithnjë më rri larg. Qe 12 vjet, sajetoj me R., për herë të parë e ndjevaveten të dobët e të vetmuar. Frikësohemse ajo do të ma marrë burrin përtë cilin luftova aq shumë. Ashtu siç endava unë nga gruaja e parë ajo prettë ma kthejë në të njëjtën mënyrë, Siduket ky është dënim nga Zoti, përtë gjitha mëkatet që kam bërë.”- Të gjitha dredhitë në luftë për tapërvetësuar i harxhova herën e parë,e tani, kur këtë më duhet ta bëj përherë të dytë, neveritem. Si duket, asarmët nuk më shkrepin më. Nuk mëndihmojnë as nënçmimet, as fundate shkurtra, as këncënimet se do tabraktis.Atëherë, kur ia përmendja këto,çmendej, e tani bëhet sikur nukdëgjon.E dashura e tij e di ç’kemi hequrderisa ai është ndarë nga gruaja,prandaj e qetë e me durim pret tabëjë këtë për herë të dytë. Asajnuk i ngutet, e luan lojën e gruassë ndershme, tërheqëse, gruas që ekupton, e para së gjithash e do marrëzisht.Prandaj, nuk mund të matemme të. Ngadalë po e përgatis ikjentime. Jam e vetëdijshme se me trefëmijë do ta kem shumë vështirë përta filluar jetën nga e para. Prandaj,po grabis sa më shumë të holla ngaai, fshehurazi. Nëse ndahemi dot’i lë fare pak pasuri. Shërbëtorennuk do ta përzë, do ta paguajë ai.Pse të mundohem dhe t’ua shkurtojkënaqësitë fëmijëve. Ata nuk kanëasnjë faj. Ai nuk meriton tjetër, post’i paguajë mangësitë e mëkatete veta. Është njeri pa përgjegjësi,prandaj nuk meriton fat më të mirë.Huazuar nga KosovawebDordolec, bjerna shiTe na behet misri riMisri ri sa trariTe na mbushet hambari.Nga letersia per femijeMoj zonj’ e uruarFle apo je zgjuar?Hidhi lloze dersSe erdhi dit’ e versNgreu nuse hap qilareTe gostit keta beqare…Ju moj lule gjithsa jinniTe pare ke kini?…E para lulëkaqëzaE dyta manushaqejaE treta luleverjaE katërta trendelinaE pesta trandafili-Lele, lele, moj llazoreNgaj na hyre ngaj na doleNeper bace flytyroveLele, lele, moj, llazoreO Shengjergj i bardheNjishti motmet m’gjec me idjaleO Shengjergj mushtulluNjishti motmot, m’gjecmartuSa ky liTe bahen flokt e mi<strong>Dituria</strong>-Revistë mujore15


Revistë kulturore, letrare, artistike shoqërore e argëtuese për fëmijë, të rinjë dhe prindërD I T U R I AKryeredaktor:Sokol DemakuKoli284@hotmail.comBoton QKSH “Migjeni”Borås – SuediKeshilli redaktues:Rrahmon Jasharirrahmanjashari@hotmail.comLena LidenLena.liden@boras.seHakif Jasharifamiljajashari@hotmail.comArsim DakaArsimdaka@hotnmail.comAgronCelaagron@glocalnet.netAdresa e redaksisëdituria@live.seRevista <strong>Dituria</strong>StudiefrämjandetL. Kyrkogatan 20503 07 Boråswww.immi.se/tidskrifter/dituriaTirazhi: 200 copë16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!