12.07.2015 Views

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

gjyqësori janë të përkushtuara që përmes rezultateve të arritura të dëshmojnë suksesin nëluftimin e krimit të organizuar. Në drejtim të bashkëpunimit me EULEX-in, pas ftesës që i ështëbërë nga ana e Presidentes së Kosovës për zgjatje të mandatit të këtij misioni, Kuvendi iKosovës ka bërë ratifikimin e marrëveshjes së arritur midis BE-së dhe Republikës së Kosovëspër misionin e BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë. Në anën tjetër Këshilli Prokurorial iKosovës (KPK), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) si dhe Ministria e Drejtësisë, i janë drejtuarmë një ftesë EULEX-it në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e tyre në proceset e rekrutimit tëprokurorëve, gjyqtarëve dhe stafit të lartë në Shërbimin Korrektues.Masat për përmbushjen e obligimeve në kuadër të MSA-sëSipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova duhet të zhvillojë një kornizë për bashkëpunim meqëllim të synimit të parandalimit dhe luftimit të aktiviteteve kriminale, sidomos krimit të organizuar.Kosova duhet t’i kushtojë vëmendje të veçante çështjeve të tilla si: trafikimi i qenieve njerëzore,aktiviteteve të paligjshme ekonomike (siç janë korrupsioni dhe transaksionet e paligjshme që përfshijnëmallrat si: prodhimet e falsifikuara, mbeturinat industriale dhe materiali radioaktiv) trafikimi i ndaluar iarmëve dhe terrorizmi. Kosova gjithashtu duhet të jetë e gatshme të përballet me shëndetin dhe pasojatsociale të abuzimit me drogë , parandalimin e diversioneve në stabilimentet kimike dhe të përforcojestrukturat e veta në luftën kundër trafikimit të drogës.Me qëllim të përmbushjes së kërkesave që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në fushën eluftimit të krimit të organizuar dhe krimeve të tjera, Kosova do të miratojë Ligjin mbi përgjimetqë do të ofrojë një kornizë ligjore për të rregulluar këtë fushë. Në nivel zbatimi, do të bëhetintegrimi i bazës së të dhënave të institucioneve të zbatimit të ligjit, gjë që do të përmirësojkualitetin e statistikave të luftimit të krimit të organizuar. Më tutje do të vazhdojë ngritja ekapaciteteve në agjencitë dhe institucionet që luftojnë krimin e organizuar përmes ofrimit tëtrajnimeve të specializuar.Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-AsociimitKosova do të iniciojë marrëveshje ndërkombëtare si dhe anëtarësim në organizata relevantendërkombëtare për luftim të krimit. Këto përpjekje për bashkëpunim ndërkombëtar do të bëhennë koordinim me mekanizmat ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë.3.7. Politika e bashkëpunimit3.7.1. Bashkëpunimi ekonomik, monetar, statistikor dhe mbrojtja e interesit financiar të BEStatistikatKosova ka përmirësuar dukshëm legjislacionin për statistikat i cili kryesisht është në harmonime acquis. Legjislacioni bazë për statistika është Ligji për Statistikat Zyrtare ku ky ligj përcaktonstandardet për zhvillimin, prodhimin dhe publikimin e të dhënave nga Agjencia e Statistikavetë Kosovës (ASK) në përputhje me standardet e BE-së, janë bërë edhe ndryshimet dheplotësimet e Ligjit për Procedurat Tatimore që tani e lejojnë Administratën Tatimore që t’i ofrojëASK-së të dhënat e nevojshme administrative për regjistrin statistikor të bizneseve. Gjithashtu,Kosova ka përgatitur planin vjetor të punës 2013 dhe Planin Strategjik 2013-2017 për statistikazyrtare me qëllim të zhvillimit dhe përmirësimit te kualitetit të të dhënave statistikore nëpërputhje me standardet ndërkombëtare. Pjesë përbërëse e dokumenteve të lartcekura ështëedhe projekti mbi regjistrimin e bujqësisë, ku tani më është realizuar regjistrimi testues si dheASK-ja gjendet në vazhdën e përgatitjeve për regjistrimin e përgjithshëm te bujqësisë në Nëntortë vitit 2013.57

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!